Numrat: 1. Të caktuarit për regjistrim

1

1 E Zoti foli me Moisiun në shretëtirën e Sinait në Tendën e takimit, ditën e parë të muajit të dytë, të vitit të dytë pasi ata dolën prej Egjiptit e tha:

2 “Bëjeni numërimin e mbarë bashkësisë së bijve të Izraelit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre dhe shënoni emër për emër secilin mashkull, 3 njëzet vjet e përpjet, të të gjithë izraelitëve që mund të shkojnë në luftë dhe ti e Aroni shënoni sipas njësive të tyre. 4 Me ju le të jetë nga një njeri për fis, prijësi i fisit të vet”.

Të caktuarit për regjistrim

5 “Ja, emrat e atyre që do t’ju gjenden në ndihmë:

për fisin e Rubenit, Elisuri, biri i Sedeurit.

6 Për fisin e Simonit, Salamieli, biri i Surisadait.

7 Për fisin e Judës, Nahasoni, biri i Aminadabit.

8 Për fisin e Isaharit, Natanaeli, biri i Suarit.

9 Për fisin e Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit.

10 Për fisin e bijve të Jozefit: për Efraimin, Elisamai, biri i Amiudit; për Manaseun, Gamalieli, biri i Fadasurit.

11 Për fisin e Beniaminit, Abidani, biri i Gjedeonit.

12 Për fisin e Danit, Ahiezeri, biri i Amisadait.

13 Për fisin e Aserit, Fegieli, biri Ohranit.

14 Për fisin e Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit.

15 Për fisin e Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit”.

16 Këta ishin burrat e zgjedhur të bashkësisë, prijësit e fiseve përkatëse, krerët e mijërave të izraelitëve.

17 Moisiu e Aroni i morën këta njerëz të caktuar për emër 18 dhe ditën e parë të muajit të dytë e mblodhën në bashkim mbarë bashkësinë. Dhe i regjistruan sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë, 19 ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut. Qenë numëruar në shkretëtirën e Sinait.

Regjistrimi

20 Prej pasardhësve të Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, të gjithë meshkujt të shkruar emër për emër që janë të aftë për të dalë në luftë prej moshës njëzet vjeç e përpjetë: 21 u regjistruan prej fisit të Rubenit dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

22 Prej bijve të Simonit u regjistruan pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër meshkujt që janë të aftë për të dalë në luftë, njëzet vjeç e përpjetë: 23u regjistruan prej fisit të Simonit pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

24 Prej bijve të Gadit, pasardhësit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër meshkujt që janë të aftë për të dalë në luftë njëzet vjeç e përpjetë: u regjistruan 25 dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

26 Prej bijve të Judës pasardhës sipas vëllazërive e barqeve të tyre, emër për emër të gjithë që ishin të aftë për të dalë në luftë, njëzet vjeç e përpjetë: 27 u regjistruan shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.

28 Prej bijve të Isaharit pasardhës, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër, njëzet vjeç e përpjetë u regjistruan të gjithë ata që ishin të aftë të dalin në luftë: 29 pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.

30 Prej bijve të Zabulonit pasardhës, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, u shkruan për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë, që mund të dilnin në luftë: 31 pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

32 Prej bijve të Jozefit, bijve të Efraimit, pasardhës sipas vëllazërive e barqeve të tyre, u regjistruan emër për emër prej vitit të njëzetë e përpjetë të gjithë meshkujt të aftë për të dalë në luftë: 33 dyzet mijë e pesëqind.

34 Kurse prej bijve të Manaseut pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër njëzet vjeç e përpjetë të gjithë ata që mund të dilnin në luftë: 35 tridhjetë e dy mijë e dyqind.

36 Prej bijve të Beniaminit pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë që mund të dilnin në luftë: 37 tridhjetë e pesë mijë e katërqind.

38 Prej bijve të Danit pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër secili të gjithë njëzet vjeç e përpjetë që mund të shkonin në luftë: 39 gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.

40 Prej bijve të Aserit pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë, që mund të dilnin në luftë: 41 dyzet e një mijë e pesëqind.

42 Prej bijve të Neftaliut pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë që mund të dilnin në luftë: 43 pesëdhjetë e tri mijë e katërqind.

44 Këta janë ata që i regjistruan Moisiu e Aroni dhe dymbëdhjetë prijësit e Izraelit, secili sipas vëllazërive të etërve të vet. 45 Numri i të gjithë bijve të Izraelit sipas fiseve të tyre, njëzet vjeç e përpjetë që mund të dilnin në luftë, 46 ishte gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë. 47 Porse levitët nuk qenë regjistruar me ta sipas fisit të babait të tyre.

Gjendja e levitëve

48 Zoti foli me Moisiun e tha:

49 “Fisin e Levit mos e numëro dhe mos e shtjer në numrin e bijve të Izraelit, 50 por caktoj ata për shërbesë në Tendën e Dëshmisë, për të gjitha orenditë e saja dhe për gjithçka i përket asaj. Ata le ta mbartin Banesën dhe të gjitha pjesët përkatëse të saja, le të shërbejnë në të dhe le të fushohen rreth saj. 51 Kur do të duhet të bëhet çoja, levitët le ta shkrehin Banesën; kur do të duhet të zemërimiojmë, ata le ta ngrehin. Kushdo që s’është i fisit të Levit e të afrohet, le të vritet.

52 Kurse bijtë e tjerë të Izraelit le të fushojnë secili në fushimin e vet te flamuri i vet me njësitë e veta. 53 Ndërsa levitët le t’i ngulin tendat e veta rreth Tendës së Dëshmisë që të mos ndezet Zemërimi kundër bashkësisë së izraelitëve e le të bëjnë rojën e Tendës së Dëshmisë”.

54 Po kështu vepruan bijtë e Izraelit. Bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.

Numrat: 2. Renditja e fiseve

2

1 Zoti i tha Moisiut e Aronit: 

2 “Bijtë e Izraelit le të zemërimiojnë secili me njësitin e vet te shenja e flamuri i fisit të vet përreth Tendës së takimit.

3 Në krahun e lindjes le të ngrehen tendat e fisit të Judës sipas njësiteve të ushtrisë së tij. Prijësi i tyre ishte Nahasoni, i biri i Aminadabit. 4 Njësia e luftëtarëve të tij kishte: shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind të regjistruar.

5 Përbri tij le të ngulen tendat e fisit të Isaharit, prijësi i të cilit ishte Natanaeli, i biri i Suarit. 6 Numri i të gjithë luftëtarëve të tij ishte pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.

7 Në fisin e Zabulonit prijës ishte Eliabi, i biri i Helonit. 8 Numri i luftëtarëve të tij pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

9 Të gjithë ata që u numëruan në njësitë e Judës ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Me njësitë e tyre ata le të çojnë të parët.

10 Flamuri i zemërimiimit të njësiteve të Rubenit sipas togave të tyre le të jetë në krahun e mesditës. Prijësi Elisuri, i biri i Sedeurit. 11 Të gjithë luftëtarët e tij të regjistruar: dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

12 Përbri tij le të ngulin tendat e veta ata të fisit të Simonit, prijësi i të cilëve ishte Salamieli, i biri i Surisadait. 13 Tërë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistruan ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

14 Në fisin e Gadit prijës ishte Eliasafi, i biri i Deuelit. 15 Tërë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistruan: dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

16 Të gjithë të regjistruarit në njësitë e Rubenit: njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë sipas njësive të tyre. Këta le të çojnë të dytët.

17 Atëherë le të çojë Tenda e takimit, kështu që zemërimia e Levitëve të gjendet në mes të zemërimiave. Sikurse të çojë ashtu edhe le të ngulë: secili nën flamurin e vet dhe në vendin e vet.

18 Në krahun e perëndimit le të jetë flamuri i njësive të bijve të Efraimit sipas njësive të tyre. Prijësi i tyre ishte Elisamai, i biri i Amiudit. 19 Gjithë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistrua: dyzet mijë e pesëqind.

20 Me ta ishte fisi i Manaseut, prijësi i të cilëve ishte Gamalieli, i biri i Fadasurit. 21 Ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistrua: tridhjetë e dy mijë e dyqind.

22 Në fisin e bijve të Beniaminit prijës ishte Abidani, i biri i Gjedeonit. 23 Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij: tridhjetë e pesë mijë e katërqind të regjistruar.

24 Të gjithë të regjistruarit në njësitë e Efraimit: njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta me njësitë e tyre le të çojnë të tretët.

25 Në krahun e veriut flamuri i zemërimiimit të fisit të Danit, sipas njësive të tij. Prijësi i njësive të tij ishte Ahiezeri, i biri i Amisadait. 26 Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistruan: gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind të regjistruar.

27 Përbri tij le të ngulen çadrat e fisit Aser, prijësi i të cilëve ishte Fegieli, i biri i Ohranit. 28 Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij që u numërua: dyzet e një mijë e pesëqind të regjistruar.

29 Prijësi i fisit të Neftaliut ishte Ahirai, i biri i Enanit. 30 Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistrua: pesëdhjetë e tri mijë e katërqind.

31 Të gjithë të regjistruarit në taborret e Danit: njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind të regjistruar. Këta le të çojnë të fundit sipas flamujve të vet”.

32 Ky është numri i bijve të Izraelit të regjistruar sipas vëllazërive dhe barqeve të veta në njësi ushtarake: të gjithë të regjistruarit sipas njësive të tyre: gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë. 33 Levitët nuk qenë regjistruar ndër bijtë e Izraelit: sepse kështu Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.

34 Izraelitët bënë pikërisht ashtu si u kishte urdhëruar Zoti: zemërimiuan nën flamujt e vet e çonin sipas fiseve e barqeve të të parëve të vet.

Numrat: 3. Fisi i Levit:

3

1 Këta janë pasardhësit e Aronit e të Moisiut kur Zoti foli me Moisiun në malin e Sinait.

2 Këta janë emrat e bijve të Aronit: i parëlinduri i tij Nadabi, pastaj Abihui, Eleazari e Itamari: 3 këta janë emrat e bijve të Aronit, priftërinjve të lyer e të shuguruar për të kryer shërbesën priftërore. 4 Porse vdiqën Nadabi e Abihui, ndërsa po i kushtonin Zotit zjarrin e pashuguruar në shkretëtirën e Sinait e nuk lanë fëmijë. Këndej shërbestuan si priftërinj në praninë e Aronit, t’et, Eleazari dhe Itamari.

B. Levitët. Detyrat e tyre

5 Zoti foli me Moisiun e tha:

6 “Afroje fisin e Levit dhe vëre para Aronit prift që të jenë nën urdhrat e tij 7 e të kryejnë gjithçka i përket atij dhe mbarë bashkësisë në punët e Tendës së takimit duke shërbestuar në Banesë. 8 Le të kujdesen për të gjitha orenditë e Tendës së takimit duke kryer kështu shërbesat që do t’i kryenin bijtë e Izraelit. 9Jepju si dhuratë Aronit e bijve të tij prej anës së bijve të Izraelit levitët që ata ua dhuruan. 10 Aronin dhe bijtë e tij caktoji të kryejnë shërbesën priftërore. Laiku që do të afrohej të shërbejë, le të vritet”.

C. Zoti i zgjedh levitët

11 Zoti foli prapë me Moisiun e tha:

12 “Ja, unë i zgjodha për vete prej bijve të Izraelit levitët në vend të të parëlindurve, atyre që të parët lindin ndër bijtë e Izraelit: levitët le të jenë të mitë. 13 Sepse, mua më përket çdo i parëlindur! Atë ditë kur i vrava të gjithë të parëlindurit në dheun e Egjiptit, i shugurova për vete të gjithë të parëlindurit që lindin në Izrael qoftë njerëz qoftë bagëti: janë të mitë. Unë jam Zoti”.

Ç. Regjistrimi i levitëve

14 Zoti i tha Moisiut në shkretëtirën e Sinait:

15 “Regjistroji bijtë e Levit sipas barqeve e vëllazërive të tyre të gjithë meshkujt një muaj e përpjetë”.

16 Moisiu i regjistroi si kishte urdhëruar Zoti 17 dhe këta janë emrat e bijve të Levit: Gersoni, Kaati, e Merari.

18 Këta janë emrat e bijve të Gersonit sipas barqeve të tyre: Lobni e Semei. 19 Bijtë e Kaatit, sipas barqeve të tyre: Amrami, Isaari, Hebroni dhe Ozieli. 20 Bijtë e Merariut, sipas barqeve të tyre: Meholi e Musiu. Këta janë barqet e Levit sipas vëllazërive të tyre.

21 Prej Gersonit rrjedhin dy vëllazëri e Lobniajve dhe e Semeiajve. 22Të gjithë përkatësit meshkuj të tyre u regjistruan prej një muaji e përpjetë e dolën: shtatë mijë e pesëqind. 23 Këta zemërimionin pas Banesës në perëndim 24 e për prijës kishin Eliasafin, birin e Laelit. 25 Kishin në kujdes Tendën e takimit, vetë Banesën dhe Tendën, mbulesën e saj, velin e hyrjes në Tendën e takimit, 26 koltrinat e tremes, si dhe velin që është në hyrjen e tremes, që është përreth Banesës dhe lterit, për litarët e saj e gjithçka lypet për të.

27 Kaati ka këto vëllazëri: Amramitajt, Isaarajt, Hebronajt e Ozielajt; këto janë vëllazëritë e Kaatajve. 28 Të gjithë meshkujt prej një muaji e përpjetë: tetë mijë e gjashtëqind. Kishin në kujdesim Shenjtëroren. 29 Vëllazëritë e Kaatit zemërimionin në anën e Banesës në krahun e jugut. 30 Për prijës kishin Elisafanin, birin e Ozielit. 31 Ata kishin në kujdesim Arkën, tryezën, shandanin, lterët dhe enët e shenjtërores me të cilat bëhet shërbesa, velin dhe gjithçka i përket asaj. 32 Prijësi i prijësve të levitëve ishte Eleazari, biri i Aronit prift. Ai mbikëqyrte ata që e kishin në kujdesim Shenjtëroren.

33 Kurse prej Merariut ishin vëllazëritë e Moholiajve e të Musiajve. 34 Të gjithë meshkujt prej një muaji e përpjetë: gjashtë mijë e dyqind. 35 Prijësi i vëllazërive të Merariut ishte Surieli, biri i Abihailit. Zemërimionin në anën e veriut të Banesës. 36 Nën kujdesin e tyre ishin dërrasat e Banesës, shtagat, shtyllakët dhe fundat e tyre, e të gjitha veglat përkatëse të tyre dhe gjithsa i takon shërbesës së tyre. 37 Po ashtu edhe shtyllakët e tremes të rrethit me fundësorët e tyre si dhe kunjat e litarët.

38 Zemërimionin para Banesës, në anën e lindjes, para Tendës së takimit, në lindje, Moisiu e Aroni me bijtë e tyre që e kishin në kujdes Shenjtëroren ndër bijtë e Izraelit. Kushdo tjetër të afrohej, do të vdiste.

39 Të gjithë levitët që i regjistroi, sipas urdhrit të Zotit, Moisiu, sipas vëllazërive të tyre, meshkuj prej një muaji e përpjetë dolën njëzet e dy mijë.

D. Levitët dhe shpërblimi i të parëlindurve

40 Zoti i tha Moisiut:

“Numëroji të gjithë të parëlindurit meshkuj të bijve të Izraelit e regjistroje emrin e secilit prej një muaji e përpjetë; 41 dhe levitët m’i jep mua në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit ‑ unë jam Zoti ‑ dhe bagëtitë e levitëve në vend të të gjithë të parëlindurve të bagëtive të bijve të Izraelit”.

42 Moisiu i regjistroi, siç i urdhëroi Zoti, të gjithë të parëlindurit e Izraelit, 43 e dolën të gjithë meshkujt emër për emër prej një muaji e përpjetë njëzet e dy mijë e dyqind e shtatëdhjetë e tre.

44 Zoti foli me Moisiun e tha:

45 “Merri levitët në vend të të gjithë të parëlindurve të Izraelit si dhe bagëtitë e levitëve në vend të bagëtive të tyre. Levitët le të jenë të mitë. Unë jam Zoti. 46 Kurse si shpërblim për dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur që e tejkalojnë numrin të levitëve, 47 merr nga pesë sikla me masë të Shenjtërores, për çdo kokë. Sikli ka njëzet gera. 48 Paratë jepja Aronit e bijve të tij çmimin e atyre që janë më tepër”.

49 Kështu Moisiu e mori shumën e parave të atyre që ishin tepër nga numri i atyre që ishin të shpërblyer prej levitëve. 50 Prej të parëlindurve të bijve të Izraelit mori shumën e parave një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë sikla sipas peshës së Shenjtërores. 51 Ia dha Aronit e bijve të tij ato para sipas urdhrit që i kishte dhënë Zoti.

Numrat: 4. Vëllazërit e levitëve:

4

1 Zoti foli me Moisiun e Aronin e tha:

2 “Ndaje numrin e bijve të Kaatit prej bijve të Levit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, 3 prej tridhjetë vjet deri në pesëdhjetë vjet, të të gjithë atyre që e kanë në kujdes të punojnë në Tendën e takimit.

4 Dhe, ja, shërbesa e bijve të Kaatit në Tendën e takimit: kujdesim për gjërat më të shenjtat.

5 Kur do të duhet të bëhet çoja, Aroni dhe bijtë e tij le të hyjnë e le ta heqin koltrinën që është e varur në hyrje para e me të le ta mbulojnë Arkën e Dëshmisë. 6 Pastaj le ta mbulojnë përsëri me mbulesën e lëkurave të delfinit, mbi të le ta shtrijnë një pëlhurë vjollce, dhe le t’i shtijnë shtojagat. 7 Po ashtu edhe tryezën e bukëve të kushtimit le ta mbulojnë me pëlhurë ngjyrë vjollce e mbi të le të vënë enët, kusitë, qypat, lugët për flitë e njomjes. Bukët duhet të jenë vazhdimisht në të. 8 Atëherë le të shtrijnë mbi të një pëlhurë të kuqe, të cilën le ta mbulojnë prapë me mbulesën e lëkurave të delfinit e le t’i shtijnë shtojagat. 9 Le ta marrin edhe pëlhurën ngjyrë vjollce, e me të le ta mbulojnë shandanin me dritëza, zhirheqës e lotmbajtës dhe të gjitha enët e vajit, që janë të domosdoshme për t’i përgatitur dritëzat. 10 Përmbi të gjitha le të vënë mbulesën prej lëkurash delfini dhe le ta vënë mbi mbartëse. 11 Gjithashtu edhe lterin e artë le ta mbështjellin me pëlhurë ngjyrë vjollce e le ta mbulojnë me lëkura delfini dhe le t’i shtijnë shtagat. 12 Të gjitha enët që përdoren për shërbesë në Shenjtërore, le t’i mbështjellin me pëlhurë ngjyrë vjollce, le të shtrijnë mbi të mbulesën prej lëkurash delfini dhe le t’i vënë mbi mbartëse. 13 Po edhe lterin le ta pastrojnë nga hiri dhe le ta mbështjellin me pëlhurë të kuqe: 14 le t’i vënë mbi të të gjitha enët, të cilat i përdorin në shërbesën e tij, d. m. th. prushorët, pirunjtë, lopatëzat, kupat. Të gjitha enët e lterit le t’i mbulojnë së bashku me mbulesë lëkurash delfini e le t’i fusin shtagat.

15 Pasi Aroni e bijtë e tij ta kenë mbështjellë Shenjtëroren dhe të gjitha enët e shenjta të saja kur të bëhet çoja nga zemërimia, atëherë le të hyjnë bijtë e Kaatit për t’i mbartur ashtu të mbështjella, por të mos e prekin Shenjtëroren që të mos vdesin.

16 I përket Eleazarit, birit të Aronit prift, të kujdeset për vajin e dritëzave, për kemin e erëndshëm, për flinë kushtimore bimore që kushtohet vazhdimisht, për vajin e shugurimit si dhe për të gjitha që i përkasin kultit të Banesës dhe për të gjitha orenditë që janë në Shenjtërore”.

17 Zoti foli me Moisin e Aronin e tha:

18 “Mos lejoni të shuhet vëllazëria e Kaatajve prej fisit të Levit, 19 por bëni kështu me ta që të jetojnë e të mos vdesin, kur t’u afrohen gjërave më të shenjta: Aroni e bijtë e tij le të hyjnë e le ta caktojnë punën e secilit dhe le të ndajnë çka kush duhet të mbartë. 20 Ata të mos hyjnë as për të parë, qoftë edhe një moment të vetëm, në Shenjtërore; ndryshe do të vdesin”.

B. Gersonajt

21 Zoti foli me Moisiun e tha:

22 “Regjistroji edhe bijtë e Gersonit sipas vëllazërive e barqeve të tyre; 23 numëroji të gjithë prej tridhjetë vjetëve e përpjetë deri në pesëdhjetë vjet që mund të hyjnë në rend për të shërbyer në Tendën e takimit.

24 Ja detyra e vëllazërive të Gersonajve në shërbim e në mbartje: 25 le të mbartin koltrinat e Banesës, Tendën e takimit, mbulesën e saj dhe mbulesën mbi të të lëkurave të delfinit, koltrinën që varet në hyrje të Tendës së takimit, 26 koltrinat e tremes dhe velin në hyrje të tremes që rrethon Banesën dhe lterin, litarët dhe veglat të gjitha që u janë dhënë për të kryer shërbimin e tyre. 27 Nën urdhrin e Aronit e të bijve të tij Gersonajt le të mbartin e secili le të dijë çka i duhet të bëjë. 28 Kjo është detyra e vëllazërisë së Gersonajve në Tendën e takimit. Le të jenë nën drejtimin e Itamarit, birit të Aronit prift”.

C. Merariajt

29 “Regjistroji edhe bijtë e Merariut sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre 30 të gjithë ata tridhjetë vjet e përpjetë deri në pesëdhjetë vjet, që hyjnë në rend për të kryer detyrën e shërbimit të vet në Tendën e takimit.

31 Ja detyrat e tyre: le të mbartin dërrasat e Banesës dhe shtagat e tyre, shtyllakët dhe fundësorët e tyre, 32 shtyllakët e tremes për rrethim me fundësorët e tyre, kunjat dhe litarët e tyre: të gjitha veglat për shërbimin e tyre: shkruani me emër secilën gjë që duhet të mbartin. 33 Kjo është detyra e bijve të Merariut dhe shërbimi i tyre në Tendën e takimit. Le të jenë nën drejtimin e Itamarit, birit të Aronit prift”.

Regjistrimi i levitëve

34 Moisiu, Aroni dhe prijësit e bashkësisë i regjistruan bijtë e Kaatit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, 35 të gjithë ata tridhjetë vjet e përpjetë deri në pesëdhjetë vjet që mund të hynin në rend në shërbim të Tendës së takimit: 36 dolën dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë. 37 Ky është numri i anëtarëve të familjeve të Kaatit, që shërbejnë në Tendën e takimit: këta i regjistruan Moisiu e Aroni me urdhërin që Zoti i dha Moisiut.

38 U regjistruan edhe bijtë e Gersonit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre 39 të gjithë ata tridhjet vjet e përpjetë deri në pesëdhjetë vjet, që hyjnë në rend për shërbim në Tendën e takimit: 40 u gjetën sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë. 41 Ky është numri i Gersonajve, i të gjithë atyre që shërbejnë në Tendën e takimit, që i regjistroi Moisiu e Aroni sipas urdhrit të Zotit.

42 U regjistruan edhe anëtarët e familjes së Merariut sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre 43 të gjithë ata tridhjetë vjet e përpjetë deri në pesëdhjetë vjet, që shërbejnë në Tendën e takimit: 44 dhe dolën tri mijë e dyqind. 45 Ky është numri i familjeve të bijve të Merariut, që i regjistruan Moisiu e Aroni sipas urdhrit që Zoti i dha Moisiut.

46 Të gjithë levitët e regjistruar, të cilët i shkruan për emër Moisiut, Aroni dhe prijësit e Izraelit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre 47 tridhjetë vjet e përpjetë deri në pesëdhjetë vjet, të gjithë ata që mund të hyjnë në rend për shërbim në Tendën e takimit dhe për të mbartur barrë në Tendën e takimit, 48 e dolën tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë. 49 Me urdhërin që Zoti i dha Moisiut ai i regjistroi secilin sipas detyrës që kryente e çka mbarte, ashtu si i kishte urdhëruar Zoti.

Numrat: 5. Përjashtimi i të papastërve

5

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhëroju bijve të Izraelit të nxjerrin jashtë zemërimiës çdo gërbulan, atë që i derdhet fareci dhe të papastrin prej të vdekurit. 3 Dëbojeni jashtë zemërimiës si burrë ashtu grua, që të mos e përdhosin atë, pasi unë banoj me ta”.

4 Po kështu bënë bijtë e Izraelit: i qitën jashtë zemërimiës, ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.

Dëmshpërblimi

5 Zoti i tha Moisiut:

6 “Thuaju bijve të Izraelit: Burri ose gruaja që të bëjë çfarëdo mëkati që bëjnë njerëzit dhe dijekeqas ta kenë shkelur urdhrin e Zotit: ai njeri le të jetë fajtor. 7 Le ta pranojë mëkatin e vet, le ta kthejë kokën e gjësë dhe përmbi të edhe të pestën pjesë, atij që ia ka bërë dëmin. 8 Po qe se s’ka kush ta marrë dëmshpërblimin, le t’ia japin Zotit e le t’i përkasë priftit, përveç dashit që kushtohet si fli pajtimi, që flia të dalë e pëlqyeshme.

9 Sepse çdo fli lartësimi që e kushtojnë bijtë e Izraelit i përket priftit; 10 po edhe gjithçka kushtohet në Shenjtërore nëpër duar të priftit, i takon atij”.

Kushti për mendje të zezë

11 Zoti foli me Moisiun e tha:

12 “Fol me bijtë e Izraelit e thuaju:

Burri, gruaja e të cilit gaboi duke e tradhtuar 13 dhe fjeti me një tjetër njeri, por këtë nuk mundi ta hetojë burri dhe mbetet e fshehtë se u bë e papastër e me dëshmitarë s’ është e mundur të vërtetohet, sepse nuk u cakos, 14 nëse e zë shpirti i mendjes së zezë burrin ndaj gruas, e cila ose është e bërë e papastër ose i mbetet në qafë me gjasë të rreme, 15 le ta sjellë te prifti dhe le të kushtojë flinë kushtimore bimore të dhjetën e efit miell elbi. Mos të qesë mbi miell vaj dhe mos të vërë as kem, sepse është fli për mendjen e zezë dhe kusht hetues i kurorëshkeljes.

16 Atëherë prifti le ta marrë e le ta qesë në praninë e Zotit; 17 le ta marrë ujin e shenjtë në një enë bote, të qesë në të pak pluhur nga trualli i Banesës. 18 Prifti, pasi ta ketë vënë gruan në praninë e Zotit, le t’ia zbulojë kokën dhe le ta vërë mbi duart e saja flinë përkujtuese, kushtin e mendjes së zezë. Ai le ta mbajë ujin e hidhur, të cilin e ngarkoi me mallkim. 19 Atëherë le ta përbejë e le të thotë: “Nëse nuk fjeti me ty njeri i huaj, dhe nëse nuk iu shmange burrit tënd, nëse nuk u bëre e papastër duke e braktisur shtratin e tyt shoq, nuk do të bëjnë keq këto ujëra tejet të hidhura, në të cilat i ngarkova mallkimet. 20 Por, nëse iu shmange burrit tënd dhe u fëlliqe me ndonjë tjetër njeri”, 21 le ta nëmë prifti me nëmën e mallkimit: “Zoti të bëftë në mes të popullit tënd shembull mallkimi, një emnesë nëme: t’u kalbtë ama e fëmijëve e prej të enjturit të pëlcastë barku! 22 Depërtoftë uji i mallkimit në kraharorin tënd dhe prej të enjturit të barkut t’u thaftë ama e fëmijëve”. Gruaja le të përgjigjë: “Amen! Amen!”.

23 Këto mallkime prifti le t’i shkruajë në letër dhe le t’i fshijë me ujë të hidhur, 24 le t’ia japë ta pijë ujin e hidhur, të cilin e ngarkoi me mallkime, dhe le të hyjnë në të ujërat e mallkimit e do të bëhen të hidhura. 25 Atëherë prifti le ta marrë prej duarve të saja flinë e mendjes së zezë dhe le ta kushtojë me ritin e lartësimit para Zotit e le ta vendojë përmbi lter. 26 Atëherë le ta marrë prej saj një grusht miell që kushtohet në përkujtim dhe le ta djegë përmbi lter e atëherë le t’ia japë gruas ta pijë ujin e hidhur. 27 Pasi ta ketë pirë këtë ujë, e, nëse është e papastër dhe, nëse, duke e pasë përbuzur burrin, është fajtore e kurorëshkeljes, do ta përshkojë uji i mallkimit, do t’i enjtet barku e do t’i kalbet ama e fëmijëve; dhe do të jetë një grua e mallkuar emnesë për popullin e vet. 28 Por nëse nuk është përdhosur, por është e pastër, nuk do t’i ndodhë gjë dhe do të ketë fëmijë”.

29 Ky është riti në rast të mendjes së zezë kur gruaja merr rrugët e këqija larg burrit të vet dhe, nëse përdhoset, 30 ose kur ndonjë burrë e pushton shpirtin e mendjes së zezë dhe e sjell gruan e vet në praninë e Zotit. Prifti le ta kryejë mbi të tërë këtë rit. 31 Burri i saj le të lirohet nga faji, kurse ajo le ta marrë mbi vete përgjegjësinë e fajësisë së vet.

Numrat: 6. Trajtëza e bekimit

6

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Fol me bijtë e Izraelit dhe thuaju:

Burr ose grua kur të ketë bërë kushtin e nazireatit e të duan t’i kushtohen Zotit, 3 le të përmbahen prej verës e prej çdo pijeje dehëse; të mos e pinë as uthullën që bëhet nga vera ose çdo lloj lëngu që nxirret nga rrushi; të mos e hanë as rrushin e fresktë as të thatë 4 gjatë gjithë kohës në të cilën iu kushtuan Zotit; të mos hanë asgjë që nxirret nga vreshti prej rrushit të papjekur deri te bërsitë. 5 Gjatë tërë kohës së veçimit të vet të mos kalojë brisk rroje mbi kokën e tyre deri ditën që të përmbushet dita e shugurimit të vet: le të jetë i shuguruar e le t’i rriten flokët e kokës së tij. 6 Gjatë tërë kohës së shugurimit të tij të mos i afrohet të vdekurit; 7 dhe të mos ndotet as prej të atit, as nënës, as prej vëllait as prej motrës, sepse shugurimi i Hyjit është mbi kokën e tij. 8 Gjatë krejt kohës së nazireatit të vet le të jetë i shuguruari i Zotit.

9 Por nëse ndodh që dikush të vdesë papritmas përbri tij, do të ndotet koka e shugurimit të tij, ditën e pastrimit të tij le ta rruajë kokën ‑ d. m. th. të shtatën ditë. 10 Të tetën ditë le të kushtojë dy turtuj ose dy zogj pëllumbash e t’ia sjellë priftit në hyrje të Tendës së takimit. 11 Prifti le ta flijojë njërin si fli për mëkat e tjetrin si fli shkrumbimi dhe le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes, sepse mëkatoi duke u ndotur me të vdekurin. Këtë ditë le ta shugurojë kokën e tij 12 dhe le t’i shugurojë ditët e veçimit në nder të Zotit duke sjellë një qengj mashkull vjetak si fli për mëkat. Porse ditët e mëparshme të nazireatit të mos numërohen, sepse shugurimi i tij qe bërë i papastër.

13 Dhe ja riti për nazireatin: kur të plotësohen ditët e caktuara me kusht, le të sillet ai te hyrja në Tendën e takimit, 14 dhe le ta sjellë flinë e vet në nder të Zotit një qengj mashkull vjetak e të patëmetë si fli shkrumbimi dhe një qengje vjetake të patëmetë si fli për mëkat si dhe një dash të patëmetë si fli pajtimi, 15 po ashtu një shportë me bukë të pabrume që të jenë të ngjeshura në vaj si dhe petë të lyera në vaj të pabrume si dhe për të gjitha pjesën e flisë së lartësimit dhe të njomjes. 16 Këto le t’i kushtojë prifti para Zotit si flinë e tij për mëkat e të shkrumbimit. 17 Dashin le ta flijojnë si fli pajtimi duke ia kushtuar Zotit bashkë me shportën e bukëve të pabrume; le ta bëjë edhe kushtimin e flisë bimore dhe njomjen e tyre. 18 Atëherë Nazareu le ta rruajë në hyrje të Banesës kokën e vet të shuguruar, le t’i marrë flokët e vet e le t’i vërë mbi zjarr që është para flisë së pajtimit. 19 Prifti le ta marrë shpatullën e pjekur të dashit, një pagaçë të tërë dhe një petull të pabrume nga shporta e le t’i vërë në duar të Nazareut, pasi ta ketë rruar kokën e vet, 20 dhe le ta kryejë ritin e lartësimit në praninë e Zotit dhe të kushtuarat i përkasin priftit, sikurse edhe gjoksi që duhet kushtuar me ritin e lartësimit dhe sikurse u urdhërua që kosha të merret si ndihmesë. Pas kësaj Nazareu mund të pijë verë”.

21 Ky është riti lidhur me Nazareun që bën kusht. Kjo është dhurata që e ka për detyrë t’ia paraqesë Zotit për kushtin e vet të nazireatit, përveç atyre që mund të kushtojë sikurse ai vetë të ketë dëshiruar të kushtojë më tepër. Ai le të veprojë sipas kushtit që të ketë bërë në përkim me ligjin e nazireatit.

Trajtëza e bekimit

22 Zoti foli me Moisiun e tha:

23 “Thuaju Aronit dhe bijve të tij:

Kështu bekoni bijtë e Izraelit e thoni:

24 Zoti të të bekoftë e të të ruajtë!

25 Të të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet e pastë mëshirë për ty!

26 E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejt teje e ta dhëntë paqen!

27 Kështu ata le ta thërrasin emrin tim mbi bijtë e Izraelit e unë do t’i bekoj”.

Numrat: 7. Dhurimi i qerreve

7

1 Ditën kur Moisiu i dha fund së ndërtuari Tendës dhe e ngrehi atë e leu dhe e shuguroi me të gjitha orenditë e saja, po ashtu edhe lterin dhe të gjitha veglat përkatëse të tija, 2 prijësit e Izraelit, krerët e barqeve që ishin paranikët e secilit fis të cilët kryen regjistrimin, sollën 3 si dhuratë para Zotit gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Dy prijës sollën një qerre e secili nga një ka. I sollën para Banesës. 4 Zoti i tha Moisiut: 5 “Merri prej tyre që të jenë në shërbim të Tendës së takimit dhe jepjau levitëve secilit sipas arsyes së detyrës së tij. 6 Kështu, pra, si i mori Moisiu qerret dhe qetë, ua dha levitëve. 7 Dy qerre dhe katër qe ua dha Gersonajve, sipas nevojës së detyrës së tyre. 8 Katër qerret e tjera dhe tetë qetë ua dha bijve të Merariut sipas detyrës së tyre nën drejtimin e Itamarit, të birit të Aronit prift. 9 Kurse Kaatajve nuk u dha as qerre as qe, sepse shërbejnë në Shenjtërore dhe barrët i mbartin në krah.

Dhuratat për shugurimin e lterit

10 Atëherë krerët, ditën kur u lye lteri, sollën dhuratat e veta para lterit. 11 Zoti i tha Moisiut: “Çdo ditë nga një prijës le t’i sjellë dhuratat e veta për shugurimin e lterit”.

12 Ditën e parë e solli dhuratën e vet Nahasoni, biri i Aminadabit, prej fisit të Judës. 13 Dhurata e tij ishte: një pjatë e argjendtë e rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë e argjendtë e rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ sipas peshës së Shenjtërores, të dyja plot me endës të ngjeshur në vaj për fli, 14 një tas i artë dhjetë siklash plot me kem, 15 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për fli shkrumbimi, 16 dhe një cjap për fli për mëkat. 17 Si fli pajtimi dy qe, pesë desh, pesë cjep, pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Nahasonit, birit të Aminadabit.

18 Ditën e dytë solli Natanaeli, biri i Suarit, prijësi i fisit të Isaharit, 19 një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ sipas peshës së Shenjtërores, të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për fli, 20 një tas të artë dhjetë siklash plotë me kem, 21 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për fli shkrumbimi 22 dhe një cjap për fli për mëkat. 23 Si fli pajtimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Natanaelit, birit të Suarit.

24 Të tretën ditë prijësi i bijve të Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit, 25 dhuroi një pjatë të argjendtë që peshonte njëqind e tridhjetë sikla, një kupë argjendi të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e Shenjtërores ‑ të dyja plot me më të mirin miell, 26 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 27 një mëzat, një dash dhe një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit 28 dhe cjapin për flinë për mëkat. 29 Kurse si fli pajtimi solli dy qe, pesë desh, pesë cjep, dhe qengja vjetakë pesë: kjo ishte ndihmesa e Eliabit, të birit të Helonit.

30 Të katërtën ditë prijësi i bijve të Rubenit, Elisuri, biri i Sedeurit, 31 solli një pjatë të argjendtë që peshonte njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me endës të ngjeshur me vaj si fli bimore, 32 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 33 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit, 34 një cjap për flinë për mëkat. 35 Kurse si fli pajtimi solli dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Elisurit, birit të Sedeurit.

36 Të pestën ditë prijësi i bijve të Simonit, Salamieli, biri i Surisadait, 37 solli një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë kushtimore bimore, 38 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 39 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit, 40 dhe cjapin për flinë për mëkat. 41 Kurse për flinë e pajtimit dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Salamielit, birit të Surisadait.

42 Të gjashtën ditë prijësi i bijve të Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit, 43 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla, sipas peshës së Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë bimore, 44 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 45 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit, 46 cjapin për flinë për mëkat. 47 Kurse për flinë e pajtimit dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte dhurata e Eliasafit, birit të Euelit.

48 Të shtatën ditë prijësi i bijve të Efraimit, Elisamai, biri i Amiudit, 49 solli një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshë të siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur në vaj për flinë bimore, 50 një tas të artë dhjetë siklash plot me kem, 51 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit, 52 cjapin për flinë për mëkat. 53 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Elisamait, birit të Amiudit.

54 Të tetën ditë prijësi i bijve të Manaseut, Gamalieli, biri i Fadasurit, 55 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë argjendi të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e siklit të Shenjtërores ‑ të dyja plot me më të mirin miell për flinë bimore të ngjeshur me vaj, 56 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 57 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit 58 dhe cjapin për flinë për mëkat. 59 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Gamalielit, birit të Fadasurit.

60 Të nëntën ditë prijësi i bijve të Beniaminit, Abidani, biri i Gjedeonit, 61 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ të peshës së Shenjtërores ‑ dhe të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë bimore, 62 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 63 një mëzat, një dash dhe një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit 64 e cjapin për flinë për mëkat. 65 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Abidanit, birit të Gjedeonit.

66 Të dhjetën ditë prijësi i bijve të Danit, Ahiezeri, biri i Amisadait, 67 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e Shenjtërores ‑ të dyja plot me majë mielli të ngjeshur me vaj për flinë bimore, 68 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 69 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit, 70 cjapin për flinë për mëkat. 71 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte dhurata e Ahiezerit, birit të Amisadait.

72 Të njëmbëdhjetën ditë prijësi i bijve të Aserit, Fegieli, biri i Okranit, 73 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ me peshën e Shenjtërores ‑ të dyja plot me endës të ngjeshur me vaj për flinë bimore, 74 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 75 një mëzat, një dash e një qengj vjetak për flinë e shkrumbimit 76 dhe cjapin për flinë për mëkat. 77 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte ndihmesa e Fegielit, birit të Okranit.

78 Të dymbëdhjetën ditë prijësi i bijve të Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit, 79 dhuroi një pjatë të argjendtë të rëndë njëqind e tridhjetë sikla, një kupë të argjendtë të rëndë shtatëdhjetë sikla ‑ sipas peshës së Shenjtëtores ‑ të dyja të mbushura me endës të ngjeshur me vaj për flinë bimore, 80 një tas të artë të rëndë dhjetë sikla plot me kem, 81një mëzat, një dash e një qengj vjetak për fline e shkrumbimit 82 dhe cjapin për flinë për mëkat. 83 Kurse për flinë e pajtimit: dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja vjetakë: kjo ishte dhurata e Ahirait, birit të Enanit.

84 Këto u dhanë si ndihmesë prej prijësve të Izraelit për shugurimin e lterit atë ditë kur u shugurua: pjata të argjendtë dymbëdhjetë, kupa të argjendta dymbëdhjetë, tasa të artë dymbëdhjetë. 85 Secila pjatë e argjendtë peshonte njëqind e tridhjetë sikla, secila kupë e argjendtë peshonte shtatëdhjetë sikla, d. m. th. se të gjitha enët e argjendta së bashku peshonin dy mijë e katërqind sikla me peshën e Shenjtërores. 86 Dymbëdhjetë tasat e artë plot me kem të rëndë secili nga dhjetë sikla të peshës së Shenjtërores, d. m. th. gjithsej njëqind e njëzet sikla ari të peshës së Shenjtërores. 87 Gjithsej mëzetër për flinë e shkrumbimit dymbëdhjetë, desh dymbëdhjetë, qengja vjetakë dymbëdhjetë me njomjet e tyre; për flinë për mëkat dymbëdhjet cjep. 88 Për flitë e pajtimit të gjithë qetë së bashku njëzet e katër, desh gjashtëdhjetë, cjep gjashtëdhjetë, qengja vjetakë gjashtëdhjetë: këto u kushtuan në shugurimin e lterit, kur qe shuguruar.

89 Kur Moisiu hynte në Banesën e Dëshmisë për të folur me Zotin, e dëgjonte zërin që vinte prej Pajtimores që ishte përmbi Arkën e Dëshmisë, ndërmjet dy kerubinëve. Prej andej i fliste.

Numrat: 8. Dritëzat e shandanit

8

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me Aronin e thuaj: Kur t’i ndezësh dritëzat, shtatë dritëzat duhet të bëjnë dritë në anë para shandanit”.

3 Aroni bëri kështu dhe i vuri dritëzat mbi shandan ashtu siç i urdhëroi Zoti Moisiut.

4 Shandani ishte i punuar kështu: prej arit të farkuar si kërcelli i mesëm ashtu edhe boçat e tij. Shandani qe punuar sipas gjedhes që Zoti ia dëftoi Moisiut.

Levitët janë të kushtuar Zotit

5 Prapë Zoti foli me Moisiun e tha:

6 “Veçoji levitët prej mesit të bijve të Izraelit dhe pastroji 7 sipas këtij riti. Le të stërpiken me ujin e pastrimit e le t’i rruajnë të gjitha qimet e trupit të vet, le t’i lajnë petkat e veta e do të jenë të pastër. 8 Le ta marrin një mëzat dhe flinë kushtimore bimore endsën e ngjeshur me vaj. Merre ti një mëzat tjetër për flinë për mëkat. 9 Afroji levitët pranë Tendës së takimit dhe bashkoje mbarë bashkësinë e bijve të Izraelit. 10 Kur levitët të jenë vënë në praninë e Zotit, bijtë e Izraelit le t’i vënë duart mbi ta, 11 dhe Aroni le t’i kushtojë levitët me ritin e tundjes para Zotit si dhuratë prej bijve të Izraelit, që të shërbejnë në shërbesën e tij. 12 Po edhe levitët le t’i vënë duart e veta përmbi kokat e qeve, prej të cilëve njërin kushtoje fli për mëkat e tjetrin fli shkrumbimi në nder të Zotit, për të kryer mbi ta ritin e zgjidhjes. 13 Atëherë vëri levitët para Aronit dhe bijve të tij dhe kushtoja Zotit me ritin e tundjes, 14 dhe veçoji prej mesit të bijve të Izraelit që të jenë të mitë. 15 Vetëm atëherë le të hyjnë për të shërbyer në Tendën e takimit.

Kështu pastroji dhe kushtoji me ritin e tundjes, 16 sepse më janë dhuruar si dhuratë prej mesit të bijve të Izraelit; i mora ata në vend të të gjithë të parëlindurve që lindin të parët në Izrael. 17 Sepse mua më përkasin të gjithë të parëlindurit e izraelitëve qofshin njerëz qofshin bagëti. Që prej ditës kur i vrava të gjithë të parëlindurit në dheun e Egjiptit, i shenjtërova ata për mua. 18 Këndej i mora levitët në vend të të parëlindurve të bijve të Izraelit 19 dhe ia dhashë Aronit dhe bijve të tij prej mesit të bijve të Izraelit që të më shërbejnë mua në vend të izraelitëve në Tendën e takimit, që mbi ta të kryejnë ritin e zgjidhjes që të mos i gjejë ndonjë e keqe izraelitët pse i janë afruar Shenjtërores”.

20 Moisiu, Aroni dhe mbarë bashkësia e izraelitëve bënë mbi levitët gjithçka i kishte urdhëruar Zoti Moisiut. 21 U pastruan dhe i lanë petkat e veta, edhe Aroni e kreu mbi ta ritin e tundjes para Zotit dhe e kreu mbi ta ritin e zgjidhjes që, të pastruar, 22 të hyjnë në shërbim në Tendën e takimit në praninë e Aronit e bijve të tij. Gjithçka u bë mbi levitët ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.

Mosha e shërbimit

23 Zoti foli me Moisiun e tha:

24 “Ja një rregullore lidhur me levitët: njëzet e pesë vjeç e përpjetë le ta marrin detyrën për të shërbyer në Tendën e takimit 25 e kur t’i kenë plotësuar pesëdhjetë vjeç le të pushojnë nga shërbimi. 26 Por mund t’i ndihmojnë vëllezërve të vet në të kryer të shërbesave të tyre në Tendën e takimit, por nuk do të kenë më për detyrë të shërbejnë.

Kështu vepro ndaj levitëve lidhur me detyrat e tyre”.

Numrat: 9. Data e Pashkëve

9

1 Zoti foli me Moisiun në shkretëtirën e Sinait në vitin e dytë pasi kishin dalë nga dheu i Egjiptit, në muajin e parë. Ai i tha:

2 “Bijtë e Izraelit le t’i kremtojnë Pashkët në kohën e tyre. 3 Le t’i kremtojnë të katërmbëdhjetën ditë të këtij muaji në mug të natës pikërisht sipas ritualit dhe zakoneve të saja”.

4 Moisiu u urdhëroi bijve të Izraelit t’i kremtojnë Pashkët.

5 Izraelitët i kremtuan Pashkët në kohën e caktuar të katërmbëdhjetën ditë të muajit në mug në shkretëtirën e Sinait. Bijtë e Izraelit bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.

Raste të veçanta

6 Dhe ja, ishin disa njerëz në gjendje të papastër për shkak se kishin prekur të vdekur që nuk mund t’i kremtonin Pashkët atë ditë. Këta shkuan te Moisiu e Aroni 7 e u thanë: “Jemi në gjendje të papastrisë për shkak se kemi prekur të vdekurin. Përse fajësohemi që të mos mundemi t’i kushtojmë Zotit fli në kohën e caktuar si të gjithë bijtë e Izraelit”? 8 Moisiu u përgjigj: “Pritni të shoh se çfarë urdhëron Zoti në rastin tuaj”.

9 Zoti i tha Moisiut:

10 “Thuaju bijve të Izraelit: Ai njeri që është në gjendje të papastër pse ka prekur të vdekurin ose është larg në udhëtim ‑ kjo vlen për ju dhe për pasardhësit tuaj ‑ le t’i kremtojë Pashkët në nder të Zotit, 11 në muajin e dytë më katërmbëdhjetë të muajit në mug. Le ta hanë qengjin me bukë të pabrume e me barishta të hidhura, 12 të mos lënë asgjë për nesër në mëngjes dhe mos t’ia thejnë asnjë asht: le ta zbatojnë pikë për pikë ritin e Pashkëve.

13 Por, po qe se ndokush që është i pastër e nuk ndodh në udhëtim e, megjithatë nuk i kremton Pashkët, ai njeri le të çrrënjoset prej popullit të vet, pasi nuk ia kushtoi Zotit flinë e vet në kohën e caktuar: le t’i marrë mbi vete rrjedhimet e mëkatit të vet. 14 Po ashtu udhëtari dhe i huaji, nëse ndodhin ndër ju, le t’i kremtojnë Pashkët në nder të Zotit, sipas ritit dhe zakoneve të saja: le të jetë i njëjti ligj për ju, si për të ardhurin ashtu edhe për vendasin”.

Reja

15 Ditën kur u ngreh Banesa, Reja e mbuloi Banesën, Tendën e Dëshmisë. Prej mbrëmjes deri në mëngjes qëndronte në trajtë të zjarrit përmbi Banesë. 16 Kështu ndodhte vazhdimisht: ditën e mbulonte Reja e natën ishte në trajtë të zjarrit. 17 Kur hiqej reja që e mbronte Banesën, atëherë izraelitët çonin; kurse aty ku qëndronte reja, aty ngulnin zemërimiën. 18 Në urdhër të Zotit izraelitët çonin, në urdhër të tij zemërimionin. Tërë kohën ndërsa reja qëndronte përmbi Banesë, në atë vend qëndronin edhe izraelitët. 19 E nëse ndodhte që të qëndronte mbi të për shumë kohë, bijtë e Izraelit i jepnin nderim Zotit e nuk çonin. 20 Por edhe nëse Reja qëndronte pak kohë përmbi Banesë, ‑ pas urdhrit të Zotit i ngrehnin tendat e pas urdhrit të Zotit i hiqnin. 21 Nëse reja qëndronte prej mbrëmjes e deri në mëngjes, e në mëngjes heret e lëshonte Banesën, ata çonin. Ditën ose natën, kur reja hiqej prej Banesës, i shkulnin çadrat. 22 Kur ndodhte që të rrijë dy ditë, ose një muaj ose edhe kohë më të gjatë përmbi Banesë, izraelitët qëndronin në atë vend e nuk çonin. Posa reja largohej, ata merrnin rrugë.

23 Në urdhrin e Zotit ngulnin tendat e në urdhrin e Zotit bënin çojën. Ata i bënin nderime Zotit në përkim me udhëzimet që i kishte dhënë Zoti Moisiut.

Numrat: 10. Trumbetat

10

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhëro të të punohen dy trumbeta prej argjendi të farkuar. Ato do të shërbejnë për të grishur bashkësinë e për të bërë çojën e zemërimiës. 3 Kur t’i biesh të dyjave, le të bashkohet te ti mbarë bashkësia para derës së Banesës së takimit. 4 Nëse do t’i biesh njërës, le të mblidhen te ti prijësit dhe krerët e bashkësisë së Izraelit. 5 Por nëse trumbetimi bëhet më i gjatë dhe përcillet me brohoritje, le të çojnë prej zemërimiës të parët ata që janë në anën e lindjes. 6 Në trumbetimin e dytë po ashtu të përcjellë me brohoritje lufte, le të çojnë prej zemërimiës ata që kanë ngulur në anën e mesditës: le të përcillet trumbetimi me brohoritje lufte që ata të nisen për rrugë. 7 Kur të duhet të mblidhet populli, trumbetimi të jetë i thjeshtë, pa brohoritje. 8 Trumbetave le t’i bien priftërinjtë, bijtë e Aronit. Kjo le të jetë rregullore e përhershme në breznitë tuaja.

9 Nëse do të dilni në luftë në tokën tuaj kundër armikut që lufton kundër jush bini trumbetave me brohoritje; kjo do t’ju përkuj‑ tojë para Zotit Hyjit tuaj që t’ju shpëtojë prej duarve të armiqve tuaj.

10 Po edhe kur të keni ditë gëzimi, të kremte, hënën e re bini trumbetave për t’i përcjellë flitë e shkrumbimit, flitë e pajtimit, që t’ju kujtojnë para Hyjit tuaj. Unë jamë Zoti, Hyji juaj”.

Urdhri i çojës

11 Të dytin vit, në të dytin muaj, të njëzetën ditë të muajit, u ngrit reja prej Banesës së Dëshmisë. 12 Bijtë e Izraelit u nisën prej shkretëtirës së Sinait sipas rendit të çojës së tyre. Dhe reja zuri vend në shkretëtirën e Faranit.

13 Kështu në urdhrin e Zotit të dhënë me anën e Moisiut, izraelitët çuan nga zemërimia për herë të parë. 14 U ngrit i pari flamuri i llogorit të bijve të Judës, sipas togave të veta. Prijësi i tyre ishte Nahasoni i Aminadabit. 15 Në krye të togave të bijve të Isaharit ishte prijës Natanaeli i Suarit. 16 Në krye të togave të bijve të fisit të Zabulonit ishte prijës Eliabi i Helonit.

17 Qe shkrehur edhe Banesa dhe dolën për ta mbartur bijtë e Gersonit dhe të Merariut.

18 U nis edhe flamuri i zemërimiës së bijve të Rubenit sipas togave të veta dhe në krye të njësisë ishte prijës Elisuri i Sedeurit. 19 Në krye të togave të bijve të Simonit ishte prijës Salamieli i Surisadait. 20 Kurse në krye të togave të fisit të Gadit, ishte prijës Eliasafi i Deuelit.

21 U nisën edhe Kaatajt duke mbartur Shenjtëroren. Levitët e tjerë e ngrehën Banesën para se këta të arrinin.

22 U ngrit edhe flamuri i zemërimiës së bijve të Efraimit sipas togave të tyre. Në krye të ushtrisë së tyre ishte prijës Elisamai i Amiudit. 23 Në krye të togave të fisit të bijve të Manaseut ishte prijës Gamalieli i Fadasurit. 24 Në krye të njësive të fisit të bijve të Beniaminit ishte prijës Abidani i Gjedeonit.

25 Më së fundi u ngrit flamuri i zemërimiës së bijve të Danit sipas togave të saja. Në ushtrinë e tyre ishte prijës Ahiezeri i Amisadait. 26 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Aserit ishte prijës Fegieli i Okranit. 27 Në krye të njësisë së fisit të bijve të Neftaliut ishte prijës Ahirai i Enanit.

28 Ky është rendi i udhëtimit të bijve të Izraelit sipas njësive të tyre kur bënin çojën.

Parashtrimi i Moisiut Hobabit

29 Moisiu i tha Hobabit, birit të vjehrrit të vet, të Raguelit prej Madianit: “Ne po nisemi për vendin që Zoti do të na e japë. Eja me ne e do të bëjmë pjesëtar të të mirave që Zoti ia ka premtuar Izraelit”. 30 Por ai iu përgjigj: “Nuk po vij me ty, por do të kthehem në vendin tim ku kam lindur”. 31 Moisiu shtoi: “Mos na lër, sepse ti di në cilat vende nëpër shkretëtirë na duhet të ngulim zemërimiën e do të na gjendesh në ndihmë si prijës. 32 Nëse vjen me ne, ç’të jetë më e mirë ndër ato që Zoti do të na i japë neve, do të bëjmë pjesëtar edhe ty”.

Çoja

33 Kështu u nisën prej malit të Zotit dhe bënë tri ditë udhë. Arka e besëlidhjes udhëtonte para tyre për tri ditë për t’u gjetur vendin e zemërimiimit. 34 Edhe reja e Zotit ishte përmbi ta gjatë ditës ndërsa po bënin udhë.

35 Kur nisej Arka, Moisiu thoshte:

“Ngritu, o Zot,

e le të shpërndahen armiqtë e tu!

Le të vihen në të ikur ata që të urrejnë ty”!

36 Ndërsa kur ajo ndalej, thoshte:

“Kthehu, o Zot,

në mes të ushtrisë së panumërt të Izraelit”!

Numrat: 11. Vendndalimet në Shkretërirë

11

1 Populli filloi të ankohet kundër Zotit gjoja se po hiqte shumë keq. Kur Zoti dëgjoi për këtë, u ndez hidhërimi i tij dhe mori zjarr dhe e përpiu një pjesë të zemërimiës. 2 Populli i ra ndore Moisiut, Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u ndal.

3 Atë vend e quajtën Tabera, sepse zjarri i Zotit, në atë vend, mori flakë kundër tyre.

Populli qahet për shkak të manës

4 Njerëzit e huaj, që u ishin mbështetur atyre, e kapi dëshira e grykësisë dhe bashkë me ta u ulën edhe bijtë e Izraelit e të filluan të ankohen: “Kush do të na ngijë me mish? 5 Na bie në mend peshku që e hanim falas në Egjipt. Na bien në mend trangujt, shalqiri, purrinjtë, qepët dhe hudhrat! 6 Tani na u tha fyti: sytë tanë nuk shohin tjetër përveç manës”!

7 Tashti mana ishte në gjasim të kokrrës së koriandrit në të shikuar si bdeli. 8 Populli shkonte përreth për ta mbledhur e pastaj ose e bluante në mokër ose e shtypte në shtypëse. E ziente në kusi e pastaj e bënte kuleç; e kishte shijen si kulaçi i përgatitur në vaj. 9 Natën kur në fushim binte vesë, binte gjithashtu edhe mana.

Ndërmjetësimi i Moisiut

10 Moisiu e dëgjoi popullin se si ankohej, secili në familjen e vet, në hyrje të çadrës së vet. Zemërimi i Zotit u ndez flakë. Po edhe Moisiut iu duk punë e padurueshme 11 e i tha Zotit: “Pse e mundon shërbëtorin tënd? Pse nuk gjeta hir para teje? Pse e ngarkove mbi mua peshën e tërë këtij populli? 12 Po a thua se prej meje u ngjiz ose leu i gjithë ky popull që të më thuash: ‘Mbarte ngrykë siç e mbart nëna foshnjën kur i jep gji dhe çoje në tokën për të cilën u përbetove etërve të tyre?’ 13 Ku ta marr mishin që t’ia jap këtij populli? Ankohen kundër meje e thonë: ‘Na jep të hamë mish!’ 14 Unë nuk jam i zoti ta mbart vetëm tërë këtë popull, sepse është për mua tepër i rëndë. 15 Nëse do të veprosh kështu me mua, të lutem ma merr jetën, në qoftë se u pëlqej ndonjë fije syve të tu, që të mos i shikoj më të këqijat e mia”.

Përgjigjja e Zotit

16 Atëherë Zoti i tha Moisiut:

“M’i bashko shtatëdhjetë burra prej pleqve të Izraelit, që ti e di se janë pleqtë e popullit dhe mësuesit e tij dhe m’i sill te dera e Tendës së takimit, dhe aty le të qëndrojnë në këmbë bashkë me ty. 17 Unë do të zbres dhe aty do të bisedoj me ty dhe do të marr prej frymës sate e do t’u jap atyre që bashkë me ty ta mbartin barrën e popullit që të mos mbesë e tërë pesha mbi ty.

18 Kurse popullit thuaj: Shenjtërohuni se nesër do të hani mish. Sepse vetë ju dëgjova duke u ankuar: ‘Kush do të na japë të hamë mish? Sa mirë që ishim në Egjipt’! Zoti do t’ju japë mish e do të hani 19 jo vetëm një ditë, dy ditë, ose pesë ose dhjetë ose edhe njëzet, 20 por derisa të kryhet muaji, derisa të mos ju dalë për hundësh e derisa t’ju neveritet, sepse e përbuzët Zotin që është mes jush dhe u ankuat para tij: ‘Pse dëgjuam të dalin prej Egjiptit’?

21 Moisiu u përgjigj: “Populli në të cilin jam, ka gjashtëqind mijë këmbësorë e ti thua: ‘Do t’u jap të hanë mish për krejt një muaj’! 22 A thua do t’i shuajmë dele e lopë për t’i ngirë? Apo do të mblidhen në një të gjithë peshqit e detit për t’i ngopur ata”? 23 Zoti iu përgjigj: “Pse a i është shkurtuar dora Zotit? Që tani do të shohësh a do të vërtetohet apo jo fjala ime”.

Ndikimi i Shpirtit

24 Moisiu doli dhe i tregoi popullit fjalët e Zotit. I mblodhi edhe shtatëdhjetë burrat prej pleqve të Izraelit e i vendosi përreth Tendës. 25 Zoti zbriti në re dhe zuri të bisedojë me Moisiun. Nga fryma që ishte në Moisiun mori dhe u dha shtatëdhjetë burrave pleq. Kur Shpirti pushoi mbi ta, filluan të profetizojnë, por këtë nuk e bënë askurrë më.

26 Porse dy pleq ndenjën në zemërimië. Njëri quhej Eldad e tjetri Medad. Edhe mbi ta pushoi Shpirti. Edhe këta ishin shënuar, por nuk erdhën te Tenda. Kur filluan të profetizojnë në zemërimië, 27 vrapoi një djalosh e i tregoi Moisiut me këto fjalë: “Eldadi e Medadi po profetizojnë në zemërimië”! 28 Jozuehi, biri i Nunit, që Moisiu e kishte zgjedhur t’i shërbejë që të ri, tha menjëherë:”Ndalojau, Imzot, Moisi”! 29 Kurse Moisiu u përgjigj: “Po a ke smirë për mua? Eh, po të ishte e mundur që i tërë populli të profetizojë e Zoti t’ia jepte Shpirtin e vet”!

30 Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit u kthyen në zemërimië.

Shkurtat

31 Atëherë, me urdhër të Zotit, u çua një erë dhe shkurtat i mbarti prej përtej detit dhe i qiti dhe i lëshoi në zemërimië gjithreth e rrotull në një largësi sa mund të ecet një ditë. Fluturonin lart në ajër dy kutë përmbi tokë.

32 T’u çua populli e të mblodhë shkurta gjithë ditën e gjithë natën atë ditë e të nesërmen. Ai që mblodhi më pak kishte dhjetë homera. Atëherë i shtrinë nëpër zemërimië. 33 Ende duke e pasur mishin ndër dhëmbët e tyre, ende pa e përçapur mirë, kur ja, u ndez zemërimi i Zotit kundër popullit dhe i çoi një shuplakë të rëndë. 34 Ky vend u quajt Cibrotataava, sepse aty i varrosën ata që i mbizotëroi grykësia.

35 Nga Cibrotataava u nisën drejt Haserotit dhe aty ngulën zemërimiën.

Numrat: 12. Maria e Aroni kundër Moisiut

12

1 Atëherë folën Maria e Aroni kundër Moisiut për shkak të gruas etiopase me të cilën ishte martuar 2 dhe thanë: “A thua Zoti ka folur vetëm me Moisiun? Po a nuk ka folur, po ashtu, edhe me ne”? Kur Zoti e dëgjoi këtë gjë 3 ‑ e Moisiu ishte njeri tejet i përvuajtur, më i përvujti ndër njerëz që banojnë përmbi tokë.

Përgjigjja e Zotit

4 Dhe foli menjëherë me të, me Aronin e me Marinë; tha: “Ejani vetëm ju të tre në Tendën e takimit”.

Kur shkuan, 5 Zoti zbriti në shtyllën e resë dhe qëndroi në hyrje të Tendës. I thirri Aronin e Marinë. Kur këta shkuan, 6 u tha:

“Dëgjojini fjalët e mia!

Nëse është ndër ju ndonjë profet i Zotit,

unë atij do t’i dëftohem në vëgim

ose do t’i flasë në ëndërr.

7 Porse i tillë nuk është shërbëtori im Moisiu:

ai është njeriu i besimit në mbarë bashkësinë time!

8 Sepse unë bisedoj goja ‑ gojas me të,

dhe ai e sheh Zotin zbuluetas

e jo me fjalë të fshehta e me figura.

Përse atëherë nuk patët frikë t’i shpifeni

shërbëtorit tim Moisiut”?

9 Hidhërimi i Zotit u ndez kundër tyre dhe Ai shkoi. 10 Edhe reja që ishte përmbi Tendën u tërhoq, kur ja, Maria u pa se ishte zbardhuar prej gërbulës e bë e bardhë si bora.

Kur e shikoi atë Aroni e pa se e kishte mbuluar gërbula, 11 i tha Moisiut: “Po të lutem, Imzot, mos na ngarko me rrjedhimet e këtij mëkati që e bëmë marrëzisht. 12 Mos lejo që ajo të mbesë porsi fëmija i vdekur, mishi i të cilit është gjysmë i kalbur ndërsa del prej kraharorit të s’ëmës. A po sheh se gati më tepër se gjysmën e mishit të saj ia ka brenjtur gërbula”.

Moisiu ndërmjetëson për Marinë

13 Atëherë Moisiu klithi drejt Zotit e i tha:

“O Hyj, po të lutem, shëroje”!

14 E Zoti iu përgjigj:

“Po ta kishte pështyer i ati në fytyrë, a thua nuk do t’i ishte dashur të paktën shtatë ditë të qëndrojë e mbuluar prej turpit? Le të ndahet për shtatë ditë jashtë zemërimiës e pastaj le të kthehet”.

15 Kështu, pra, Maria qe hedhur jashtë zemërimiës për shtatë ditë, dhe populli nuk bëri çojë prej atij vendi derisa Maria s’qe thirrur të kthehet përsëri në zemërimië.

16 Atëherë populli çoi prej Haserotit dhe i nguli tendat në shkretëtirën Faran.

Numrat: 13. Hetime në Kanaan

13

1 Këtu Zoti foli me Moisiun e tha: 2 ”Dërgoji njerëzit që ta vëzhgojnë dheun e Kanaanit që do t’ua jap bijve të Izraelit. Dërgo nga një prijës të secilit fis”.

3 Moisiu bëri ashtu si i kishte urdhëruar Zoti. Prej shkretëtirës Faran i dërgoi këta krerë, emrat e të cilëve janë:

4 prej fisit të Rubenit, Samuanë e Zahurit;

5 prej fisit të Simonit, Safatin e Huriut;

6 prej fisit të Judës, Kalebin e Jefoneut;

7 prej fisit të Isaharit, Igalin e Jozefit;

8 prej fisit të Efraimit, Ozeenë e Nunit;

9 prej fisit të Beniaminit, Faltiun e Rafuit;

10 prej fisit të Zabulonit, Gedielin e Sodiut;

11 prej fisit të Jozefit, barkut të Manaseut, Gadiun e Susiut;

12 prej fisit të Danit, Amielin e Gemaliut;

13 prej fisit të Aserit, Sturin e Mikaelit;

14 prej fisit të Neftaliut, Nahabiun e Vafsiut;

15 prej fisit të Gadit, Guelin e Mahiut.

16 Këta janë emrat e burrave që Moisiu i dërgoi për të bërë vrojtimet e tokës. Ozeeun e Nunit e quajti Jozueh.

17 Pra, Moisiu i dërgoi për ta vrojtuar dheun Kanaan dhe u tha: “Ngjituni nëpër Nageb. Kur të arrini në male, 18 vështrojeni vendin çfarë është dhe popullin që banon në të a është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë, 19 vetë toka e mirë apo e keqe. Si janë qytetet: pa mure apo të fortifikuara. 20 Toka a është pjellore apo jopjellore, pyllore apo pa lëndë. Kini guxim e na sillni fruta të asaj toke”.

Ishte koha kur piqej rrushi i hershëm.

21 Ata u ngjitën dhe i bënë vrojtimet vendit prej shkretëtirës Sin deri në Rohob, që është në hyrje të Ematit. 22 U ngjitën në Nageb e arritën në Hebron ku ishin Ahimani, Sesaji dhe Tolmaji, bijtë e Enakut. Hebroni ishte themeluar shtatë vjet para Tanimit, qytet i Egjiptit. 23 Kur arritën në Neheleskol e këputën një shermend me vilen e rrushit dhe e mbartën dy vetë në shtagë. Morën edhe shega dhe fiq të atij vendi, 24 që u quajt Neheleskol, për shkak të viles që izraelitët sollën prej andej.

Vëzhguesit kumtojnë çfarë vrojtuan

25 Pas dyzet ditësh vëzhguesit, që e kishin përshkuar çdo anë të vendit, u kthyen 26 dhe erdhën te Moisiu, Aroni e mbarë bashkësia e bijve të Izraelit në shkretëtirën Faran, që është në Kadesh. Pasi folën me ta e me mbarë bashkësinë, i dëftuan frutat. 27 Dhanë këtë kumtim: “Qemë në dheun ku na patët dërguar. Në të rrjedh vërtet qumësht e mjaltë, gjë që mund të njihet edhe prej këtyre frutave. 28 Por banorët e atij dheu janë shumë të fortë, qytetet e mëdha dhe të rrethuara me mure. Pamë atje edhe pasardhësit e Enakut. 29 Amalekët jetojnë në Nageb, hetejtë, jebusejtë e amorrejtë në male, kurse kananejtë banojnë në breg të detit dhe gjatë rrjedhjes së Jordanit”.

30 Ndërkaq Kalebi bëri të heshtë populli që nynykatte kundër Moisiut e tha: “Të ngritemi e ta zotërojmë tokën, sepse jemi në gjendje ta fitojmë”! 31 Porse të tjerët që kishin qenë me të, thoshin: “Assesi s’mund të shkojmë kundër atij populli, sepse është më i fortë se ne”!

32 Nisën të flasin keq për atë vend e u thoshin izraelitëve: “Toka që ne e vrojtuam i përpin banorët e vet; populli që pamë ne është i madh me shtat; 33 pamë atje viganët, pasardhësit e Enakut. të gjinisë së viganëve që, të krahasuar me ta, dukeshin si karkaleca”.

Numrat: 14. Populli kundërshton

14

1 Atëherë populli e ngriti zërin me britma të mëdha e krejt natën e kaloi në vajtim 2 dhe të gjithë bijtë e Izraelit nynykatën kundër Moisiut e Aronit e thoshin: “Oh, po të kishim vdekur në Egjipt ose në këtë shkretëtirë të gjerë! 3 Po pse na pruri Zoti në këtë vend që të vdesim prej shpatës, kurse gratë e fëmijët tanë të merren skllevër? Po a nuk është më mirë të kthehemi në Egjipt”. 4 Dhe i thoshin njëri‑tjetrit: “Le ta caktojmë një tjetër prijës e të kthehemi në Egjipt”!

5 Kur e dëgjuan këtë, Moisiu e Aroni ranë përmbys me fytyrë përdhe para mbarë bashkësisë së izraelitëve, 6 kurse Jozuehi, biri i Nunit dhe Kalebi, biri i Jefoneut, që edhe këta e kishin përshkuar në vrojtim vendin, i shqyen petkat e veta 7 dhe iu drejtuan me këto fjalë mbarë bashkësisë së izraelitëve: “Vendi që e përshkuam është shumë i mirë. 8 Nëse Zoti do të na përkrahë, ai do të na shtjerë në të dhe do të na dhurojë një tokë që rrjedh qumësht e mjaltë. 9 Mos u bëni kryengritës kundër Zotit as mos e kini frikë popullin e këtij vendi, sepse janë kafshatë e vogël për ne! S’ka më kush u del zot, kurse me ne është Zoti! Mos kini frikë”!

Hidhërimi i Zotit dhe ndërmjetësimi i Moisiut

10 Ndërsa mbarë bashkësia mendonte t’i vrasë me gurë, kur ja, Lavdia e Zotit iu dëftua të gjithë bijve të Izraelit përmbi Tendën e takimit, 11 dhe Zoti i tha Moisiut: “Deri kur do të më përbuzë ky popull? E deri kur nuk do të më besojë megjithëse i bëra ndër sy të tij të gjitha ato mrekulli? 12 Murtajën do t’ia çoj e do ta shfaros! Kurse prej teje do të bëjë një popull më të madh e më të fortë se ky”!

13 Atëherë Moisiu i tha Zotit:

“Do të dëgjojnë egjiptianët, prej mesit të të cilëve e nxore me fuqinë tënde këtë popull 14 e do t’u thonë banorëve të këtij vendi, të cilët e kanë marrë vesh, se ti, o Zot, je në këtë popull dhe se u dëftohesh faqe‑faqas dhe se Reja jote i mbron dhe se ti u prin ditën në shtyllën e Resë e natën në shtyllën e zjarrit, 15 por e vrave këtë popull si të ishte një njeri i vetëm! Atëherë do të thonë patjetër popujt që dëgjuan çfarë flitet për ty: 16 “Zoti nuk pati fuqi ta shtjerë popullin në tokën që me përbetim u betua, e prandaj i shfarosi në shkretëtirë! 17 Le të madhërohet pra, fuqia e Zotit siç u përbetove kur the: 18 ‘Jam Zot i durueshëm dhe mëshirëmadh; e duroj paudhësinë e fajin, sepse i ndërshkoj mëkatet e etërve në fëmijë deri në të tretin e në të katërtin brez, por askënd nuk lë pa ndëshkuar’. 19 Falja, po të lutem, mëkatin këtij populli në saje të mëshirës sate të pakufi, siç e përkrahe këtë popull prej Egjiptit deri këtu”.

Falja dhe ndëshkimi

20 Zoti i tha Moisiut:

“Po ia fal në fjalën tënde. 21 Por, pasha jetën time, siç është e vërtetë se Lavdia e Zotit do ta mbushë mbarë botën, 22 asnjë njeri që i pa veprat e mia të madhërueshme dhe shenjat që i bëra në Egjipt e në shkretëtirë dhe më vuri në provë Tani dhjetë herë dhe nuk i vuri vesh zërit tim, 23 nuk do ta shohë vendin, të cilin ua premtova etërve me përbetim dhe asnjë prej atyre që më përbuzën s’do ta shohë. 24Por, shërbëtorin tim Kalebin që me një frymë krejt tjetër më dëgjoi, do ta shtjer në tokën që e përshkoi dhe fara e tij do ta zotërojë. 25 Pasi amalekasit dhe kananejtë banojnë në vërri, nesër ju bëni çojën e kthehuni në shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq”.

26 Zoti foli prapë me Moisiun e me Aronin:

27 “Deri kur kjo bashkësi e mbrapshtë do të murmurisë kundër meje? I kam dëgjuar ankesat e izraelitëve që i bëjnë kundër meje! 28 Pra, thuaju: ‘Pasha jetën time ‑ thotë Zoti ‑ do të bëj me ju ashtu siç ju kam dëgjuar se flisni për mua! 29 Po në këtë shkretëtirë do të bien kufomat tuaja. Të gjithë ju që jeni të regjistruar njëzet vjet e përpjetë e keni nynykatur kundër meje. 30 Po ju bëj be se nuk do të hyni në tokën në të cilën jam betuar se do t’ju vendos, me përjashtim të Kalebit, birit të Jefoneut, e të Jozuehit, birit të Nunit! 31 Por do të bëj të hyjnë fëmijët tuaj, për të cilët thatë se do të jenë preja e armiqve; ata do ta shohin tokën që juve nuk ju pëlqeu! 32 Kufomat tuaja do të bien rrafshit po në këtë shkretëtirë; 33 kurse bijtë tuaj do të jenë barinj për dyzet vjet, le të vuajnë për shkak të pabesnikërisë suaj derisa të shkrihen kufomat tuaja në shkretëtirë. 34 Sipas numrit të ditëve gjatë të cilave e vrojtuat tokën ‑ një vjet për një ditë ‑ për dyzet vjet shpaguani fajin tuaj. Do të shihni se ç’do të thotë të më përbuzni mua! 35 Unë Zoti e thashë fjalën time, po ju betohem se kështu do të sillem me mbarë këtë bashkësi të mbrapshtë që u ngrit kundër meje: po në këtë shkretëtirë le të shkrihet e le të mbarojë”!

36 Kështu, pra, të gjithë ata burra që Moisiu i kishte dërguar për të bërë vrojtime në atë vend, të cilët, pasi u kthyen, e nxitën bashkësinë të murmurojë kundër tij, duke folur zi për vendin e thënë se është i keq, 37 ranë vdekur të shuplakuar në praninë e Zotit. 38 Vetëm Jouehi i Nunit dhe Kalebi i Jefoneut shpëtuan prej të gjithë atyre që patën shkuar ta vrojtojnë atë vend.

Përpjekje e kotë e izraelitëve

39 Moisiu u tregoi krejt këto fjalë për fjalë të gjithë bijve të Izraelit, e gjithë popullin e mbuloi hije e zezë. 40 Kur ja, heret në mëngjes, mëkuan dhe u nisën të ngjitën në majë të malit e thanë: “Ja, jemi të gatshëm të ngjitemi në vendin për të cilin Zoti ka thënë se kemi mëkatuar”!

41 Por Moisiu u tha: “Përse po e shkelni fjalën e Zotit? Kjo s’do t’ju dalë mbarë! 42 Mos u ngjitni se Zoti nuk është me ju! Ndryshe do të bini të vrarë te këmbët e armiqve tuaj! 43 Para i keni amalekasit e kananejtë, prej shpatës së tyre do të mbaroni, sepse nuk deshët ta dëgjoni Zotin! Zoti nuk do të jetë me ju”! 44 Por ata kryekëcyer u ngjitën në majë të malit, kurse Arka e Dëshmisë së Zotit dhe Moisiu nuk luajtën nga zemërimia. 45 Amalekasit dhe kananejtë, që banonin në atë mal, zbritën, i sulmuan dhe i shpërndanë duke i përndjekur deri në Hormë.

Numrat: 15. Pushteti i Priftërinjëve dhe i Levitëve

15

1 Zoti foli me Moisiun e tha:  

2 “Fol me izraelitët dhe thuaju: Kur të keni hyrë në tokën që do ta banoni, të cilën unë do t’jua jap 3 e t’i kushtoni Zotit ndonjë fli të djegur në zjarr: fli shkrumbimi, ose therore për të kryer ndonjë kusht ose fli vullnetare, ose fli me rastin e të kremteve tuaja, duke bërë kështu prej bagëtive tuaja të trasha ose të imëta erë të këndshme në nder të Zotit, 4 secili që të kushtojë therore, le të kushtojë edhe si fli kushtimore bimore të dhjetën pjesë të efit endës të ngjeshur me vaj në masën e një të katërt të hin-it, 5 po edhe aq verë ta qesë si njomje përmbi flinë e shkrumbimit ose për therore për çdo qengj. 6 Përmbi flinë e dashit le të jenë si fli kushtimore bimore dy të dhjetat e efit endës të ngjeshur me të tretën pjesë të hinit vaj; 7 dhe le të kushtojë verë të tretën pjesë të njëjtës masë si njomje në erë të këndshme Zotit. 8 Kur fli shkrumbimi ose therore kushton ndonjë gjedh, qoftë për të kryer ndonjë kusht ose edhe si fli pajtimore, 9 jep përmbi çdo gjedh edhe tri të dhjeta të efit më të mirit miell të ngjeshur me një gjysmë hin-i vaj, 10 e po aq verë për njomjen në erë të këndshme Zotit. 11 Kështu vepro për çdo gjedh, dash, qengj e dhi. 12 Sipas numrit të theroreve që do të kushtoni, po ashtu bëni për secilën sipas numrit të tyre.

13 Çdo vendas le të veprojë kështu kur të kushtojë ndonjë fli djegieje në erë të këndshme Zotit.

14 Po edhe çdo i huaj që banon ndër ju ose që ka ngulur të jetojë me ju brez pas brezi, le ta kushtojë flinë e djegies në erë të këndshme Zotit në të njëjtën mënyrë sikurse edhe ju.

15 Një rregullore e vetme le të jetë si për ju ashtu edhe për të ardhur brez pas brezi në praninë e Zotit.

16 Po i njëjti ligj le të jetë dhe e njëjta rregullore si për ju ashtu edhe për të huajin që banon ndër ju”.

Kushtimi i bukës së parë

17 Zoti foli me Moisiun e tha:

18 “Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: Kur të keni hyrë në tokën që unë do t’jua jap, 19 e të filloni të hani bukën e atij vendi, ndani dhuratë për Zotin 20 prej të lashtave të magjes suaj ndajeni veçmas një kulaç si fli lartësimi ashtu siç bëhet kushti prej lëmës me ritin e lartësimit, 21 po ashtu edhe prej magjes kushtoni fli në nder të Zotit”.

Shpërblimi i fajeve të padijes

22 “Nëse do të gaboni pa e ditur e nuk do ta mbani ndonjë prej urdhrave që Zoti ia ka dhënë Moisiut 23 dhe nëpër të ua dha juve prej ditës që filloi të japë urdhra e më tutje brez pas brezit ‑24 nëse do të ndodhë kështu: në qoftë se mbarë bashkësisë i shpëton kjo padije, atëherë mbarë bashkësia le ta kushtojë një mëzat si fli shkrumbimi në erë të këndshme pajtuese Zotit dhe flinë kushtimore bimore me njomjen e saj siç e kërkon rregulla e saj edhe cjapin për flinë për mëkat. 25 Prifti le ta bëjë ritin e zgjidhjes për mbarë bashkësinë e bijve të Izraelit, dhe do t’ju falet faji, sepse nuk e bëtë me ndërgjegje dhe ata e kushtuan dhuratën e vet të djegies në nder të Zotit për vete e për fajin e gabimin e vet. 26 Dhe do t’i falet mbarë bashkësisë së bijve të Izraelit dhe të ardhurve që banojnë ndër ta, sepse është faj i mbarë popullit i bërë me padije.

27 Po nëse është një njeri që gabon me padije, le të kushtojë një ftujë si fli për mëkatin e vet. 28 Prifti le ta kryejë mbi të ritin e zgjidhjes, sepse me padijeni ra në faj para Zotit. Kur mbi të ta ketë kryer ritin e zgjidhjes, do t’i falet faji. 29 Qoftë për vendasin, qoftë për të ardhurin, kini po të njëjtin ligj kur ndonjëri mëkaton me padijeni.

30 Por njeriu që mëkaton dijekeqas, qoftë vendas ose i ardhur, ai çohet kundër Zotit, i tilli le të shfaroset prej popullit të vet. 31 Ai e përbuzi urdhrin e Zotit dhe zhbëri urdhrin e Zotit, prandaj le të zhduket dhe le ta marrë mbi vete rrjedhimin e fajësisë së vet”.

Prishja e të shtunës

32 Kur izraelitët ishin në shkretëtirë gjetën një njeri duke mbledhur dru ditën e shtunë. 33 E kapën dhe e çuan te Moisiu, Aroni dhe mbarë bashkësia e Izraelit. 34 Këta, prej se nuk dinin çfarë duhet të bëjnë me të, e mbyllën në burg. 35 E Zoti i tha Moisiut: “Ky njeri le të dënohet me vdekje: me gurë le ta vrasë mbarë bashkësia jashtë zemërimiës”! 36 Pasi e qitën jashtë zemërimiës, e vranë me gurë. Vdiq ashtu siç kishte urdhëruar Zoti.

Thekët e petkut

37 Zoti i tha Moisiut edhe:

38 “Fol me bijtë e Izraelit dhe thuaju: t’i punojnë në kindet e petkave të veta thekë e të vënë në ta napa ngjyrë vjollce, 39 që kur t’i shikoni le t’ju bien në mend të gjitha urdhërimet e Zotit e t’i vini në veprim, kështu që të mos i ndiqni mendimet tuaja e të mos i lavirësoni sytë tuaj pas gjërave të ndryshme, 40 por duke i përkujtuar vazhdimisht urdhë‑ rimet e mia, t’i zbatoni ato e do të jeni të shenjtë për Hyjin tuaj. 41 Unë jam Zoti, Hyji juaj, që ju nxora nga dheu i Egjiptit për të qenë Hyji juaj. Unë Zoti, Hyji juaj”.

Numrat: 16. Kryengritja e Koreut, Datanit dhe Abiramit

16

1 Kur ja, Koreu, biri i Isaharit të birit të Kaatit të Levit dhe Datani e Abirami, bijtë e Eliabit si edhe Honi, biri i Feletit prej bijve të Rubenit, 2 u çuan kundër Moisiut si dhe bij të tjerë të Izraelit, dyqind e pesëdhjetë burra, krerë të bashkësisë, anëtarë të këshillit, njerëz me zë. 3 U bashkuan kundër Moisiut e Aronit e thanë: “Tashmë mjaft se e tepruat! Të gjithë anëtarët e bashkësisë janë të shuguruar dhe Zoti është në mesin e tyre! Me ç’të drejtë e vëni veten përmbi bashkësinë e Zotit”?

4 Moisiu, si i dëgjoi këto fjalë, ra me fytyrë për dhe. 5 Atëherë i tha Koreut dhe njerëzve të tij: “Nesër në mëngjes Zoti do të njoftojë se cilët i përkasin atij dhe cilët janë të shuguruar dhe cilët kanë leje t’i afrohen. Ata që ai i ka zgjedhur do t’i lejojë t’i afrohen. 6 Pra, bëni kështu: Secili le ta marrë kemoren e vet, ti, Kore dhe njerëzit e tu, 7 mbushni nesër me zjarr e qitni kem në praninë e Zotit, dhe këdo që Zoti të zgjedhë, do të jetë i shuguruar. E tepruat veç, bijtë e Levit”!

8 E vazhdoi t’i thotë Koreut: “Dëgjoni, bijtë e Levit!

9 A thua ju duket pak se Hyji i Izraelit ju ndau veçmas prej mbarë bashkësisë e ju afroi pranë vetes që t’i shërbeni atij në shërbesën e Banesës së Zotit e të qëndroni në krye të mbarë bashkësisë e të shërbeni në vend të saj? 10 Prandaj të lejoi t’i afrohesh ti dhe të gjithë vëllezërit e tu, bijtë e Levit, e tani po kërkoni të merrni edhe priftërinë? 11 Ti dhe mbarë njerëzit e tu jeni bashkuar kundër Zotit! Pse, kush është Aroni që ju të murmuroni kundër tij”?

12 Atëherë Moisiu dërgoi ta thërrasin Datanin dhe Abiramin, bijtë e Eliabit, por ata përgjigjën: “Ne nuk vijmë! 13 A mos të duket pak që na nxore nga toka ku rridhte qumësht e mjaltë, për të na vrarë në shkretëtirë, por do edhe të zotërosh mbi ne?! 14 E vërteta është se nuk na çove në tokën që rrjedh rrëke qumështi e mjalti, s’na dhe për pronë as ara as vreshta! A mos do tani këtyre njerëzve t’ua nxjerrësh edhe sytë? Ne nuk vijmë”!

15 Atëherë Moisiu u hidhërua për së forti dhe i tha Zotit: “Mos i merr parasysh flitë e tyre, sepse ti e di mirë se as zog gomari nuk e kam marrë kurrë prej tyre dhe askujt prej tyre nuk i kam bërë kurrfarë të ke je”!

Ndëshkimi

16 Moisiu i tha Koreut: “Ti dhe mbarë njerëzit e tu rrini së bashku para Zotit, po edhe Aroni, veçmas, ditën e nesërme. 17 Merrni secili kemoren e vet dhe qitni në të kemin për t’ia kushtuar Zotit: dyqind e pesëdhjetë kemore; ti edhe Aroni mbani secili kemoren e vet”.

18 Ata bënë ashtu e, ndërsa Moisiu dhe Aroni qëndronin në këmbë, 19 po edhe Koreu i rrethoi njerëzit e vet përballë tyre te dera e Tendës së takimit, të gjithëve iu dëftua Lavdia e Zotit.

20 Atëherë Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha: 21 “Ndahuni prej mesit të këtyre njerëzve që ta zhduk menjëherë”.

22 Por këta ranë me fytyrë për dhe e thanë: “O Hyj, Hyj që i jep shpirtin çdo njeriu, a thua se pse mëkatoi një njeri do të ndizet hidhërimi yt kundër të gjithëve”. 23 E Zoti i tha Moisiut: 24 ”Jepi urdhër mbarë popullit që t’u largohet banesave të Koreut, Datanit e të Abiramit”.

25 Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami dhe pas tij shkuan pleqtë e Izraelit. 26 I tha popullit: “Largohuni prej banesave të këtyre njerëzve të patenzonë dhe mos prekni asgjë që është e tyre që të mos keni pjesë në mëkatet e tyre”. 27 Kur u larguan nga vendbanimi i tyre, Datani e Abirami dolën jashtë e qëndruan në hyrje të çadrave të tyre me gra e fëmijë e me foshnja.

28 Moisiu tha: “Me këtë gjë do ta merrni vesh se Zoti vetë më ka dërguar t’i kryej të gjitha këto gjëra që po shihni se i bëj dhe se nuk i bëj me nismën time: 29 nëse këta njerëz vdesin me vdekje të rëndomtë si njerëzit e tjerë, në qoftë se u ndodh ndonjë ndëshkim siç u ndodh njerëzve të tjerë, atëherë mua nuk më ka dërguar Zoti. 30 Por, nëse Zoti bën me ta një emnesë: nëse toka e hap gojën e vet e i përpin ata dhe gjithçka kanë dhe nëse për së gjalli zbresin në Sheol, atëherë dijeni se këta njerëz e kanë përbuzur Zotin”.

31 Posa pushoi së foluri, u hap toka nën këmbët e tyre, 32 e hapi gojën e vet dhe i përpiu me gjithçka kishin: me shtëpi, me njerëzit e Koreut e me mbarë pasurinë e tyre: 33 të gjallë zbritën në Sheol, i mbuloi dheu dhe u zhdukën nga bashkësia. 34 Atëherë mbarë populli i izraelitëve që qëndronte përreth ikën në britmën e atyre që u borën e thoshin: “Të mos na përpijë edhe ne toka”!

35 Po edhe prej Zotit doli zjarri dhe i përpiu dyqind e pesëdhjetë burrat që po flijonin kemin.

Numrat: 17. Kemoret

17

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhëroj Eleazarit, birit të Aronit prift, që t’i nxjerrë kemoret prej zjarrit e ta derdhë andej e këndej zjarrin prej tyre, sepse janë të shuguruara 3 me vdekjen e mëkatarëve. Le të bëjë prej tyre pllaka dhe le ta veshë lterin, sepse janë të shuguruara pasi qenë sjellë në praninë e Zotit. Le të jenë shenjë përkujtuese për bijtë e Izraelit”.

4 Eleazari prift i mori kemoret bronzi në të cilat kushtuan ata që i përpiu zjarri, punoi prej tyre rrasëza dhe ia veshi lterit, 5 që bijtë e Izraelit ta kenë për më vonë për qortim: që të mos afrohet ndonjë laik, që nuk është prej barkut të Aronit, për t’i kushtuar Zotit kemin, nëse nuk do ta gjejë çka e gjeti Koreun e mbarë shoqërinë e tij, si i tha Zoti Moisiut.

Ndërmjetësimi i Aronit

6 Të nesërmen mbarë bashkësia e izraelitëve nynykati kundër Moisiut e Aronit: “Ju e mbytët popullin e Zotit”! 7 Tani, ndërsa bashkësia po mblidhej kundër Moisiut e Aronit dhe po drejtoheshin drejt Tendës së takimit, atë e mbuloi Reja dhe u dëftua Lavdia e Zotit. 8 Moisiu e Aroni shkuan te Tenda e takimit. 9 Zoti i tha Moisiut: 10 “Shmanguni prej mesit të kësaj bashkësie, sepse do ta shqym që të mbetet si shembull”! Ata ranë me fytyrë përdhe. 11 Moisiu i tha Aronit: “Kape kemoren, mbushe me zjarr prej lterit, qiti kem dhe vrapo te populli e kryeje mbi të ritin e zgjidhjes, sepse tashmë ka plasur hidhërimi i Hyjit dhe shuplaka filloi”.

12 Aroni bëri ashtu dhe vrap u lëshua në mes të bashkësisë, që tashmë po e shkretonte vdekja. E flijoi timiamën dhe e kreu ritin e zgjidhjes mbi popull. 13 Qëndroi në këmbë ndërmjet të gjallëve e të vdekurve dhe vdekja pushoi. 14 Të goditurit prej shuplakës së Zotit qenë katërmbëdhjetë mijë e shtatëqind vetë pos atyre që sharruan në kryengritjen e Koreut. 15 Aroni u kthye te Moisiu në hyrje të Tendës së takimit e atëherë zuri vend vdekja.

Shkopi i Aronit

16 Zoti foli me Moisiun e tha:

17 “Fol me bijtë e Izraelit dhe merre për çdo fis nga një shkop, prej çdo kryeprijësi të fisit nga një shkop: dymbëdhjetë shkopinj dhe në shkopin e secilit shkruaje emrin e pronarit. 18 Emrin e Aronit shkruaje në shkopin e Levit, pasi për çdo fis do të jetë nga një shkop. 19 Shkopinjtë shtjeri në Tendën e takimit pranë Dëshmisë, atje ku ju takoj. 20 Atij që prej këtyre ta zgjedh, shkopi i tij do të bulëzojë. Kështu do t’i largoj prej meje ankimet e bijve të Izraelit që i bëjnë kundër jush”.

21 Moisiu u tregoi izraelitëve dhe të gjithë kryeprijësit e çdo fisi i dhanë shkopinjtë. Ishin dymbëdhjetë shkopinj e ndër ta edhe shkopi i Aronit. 22 Pasi Moisiu i vendosi në praninë e Zotit në Tendën e Dëshmisë, 23 kur u kthye të nesërmen, pa se shkopi i Aronit, prej fisit të Levit, kishte bulëzuar: kishte bulëzuar, kishte qitur lulet, përhapur gjethet e pjekur bajamet!

24 Atëherë Moisiu i nxori prej pranisë së Zotit të gjithë shkopinjtë para izraelitëve: i panë dhe secili e mori shkopin e vet.

25 Zoti i tha Moisiut: “Ktheje shkopin e Aronit pranë Dëshmisë. Aty le të ruhet si shenjë për bijtë e Izraelit kryengritës, që të marrin fund ankimet e tyre kundër meje e të mos vdesin”.

26 Moisiu bëri siç i kishte urdhëruar Zoti.

Roli shpërblyes i priftërisë

27 Bijtë e Izraelit i thanë Moisiut:

“Ja, na humbi fara! Mbaruam! Të gjithë sharruam! 28 Kushdo t’i afrohet Banesës së Zotit, vdes! A thua do të zhdukemi derisa të na shuhet fara”?

Numrat: 18. Roli shpërblyes i priftërisë

18

1 Zoti i tha Aronit: “Ti e bijtë e tu dhe familja e tyt et me ty do ta mbartni peshën e mëkateve ndaj Shenjtërores; ti dhe djemtë e tu me ty do të jepni përgjegjësi për mëkatet e priftërisë suaj. 2 Po edhe vëllezërit e tu prej fisit të Levit, fisin e tyt et, merre me vete; të jenë të gatshëm e të ndihmojnë; ti dhe djemtë e tu kryeni shërbesën në Tendën e Dëshmisë. 3 Levitët le të jenë në shërbimin tënd dhe të mbarë Tendës, porse të mos u afrohen enëve të Shenjtërores as lterit që të mos vdesin ata e të mos sharroni edhe ju me ta. 4 Le të jenë me ty e le të kujdesen në rojën e Tendës së takimit dhe për çdo shërbesë që i përket asaj; asnjë laik të mos përzihet me ju. 5 Kujdesoje shërbesën e Shenjtërores e të lterit që më të mos shpërthejë hidhërimi kundër izraelitëve. 6 Unë i mora vëllezërit e tu levitët prej bijve të Izraelit dhe i dhashë dhuratë Zotit që të shërbejnë në Tendën e takimit. 7 Ti e bijtë e tu me ty kryeni priftërinë rreth gjithçkaje që i përket lterit dhe rreth të gjithave brenda tisit. Unë po jua dhuroj priftërinë, ushtrojeni ju këtë shërbesë: nëse guxon të afrohet ndonjë i jashtëm, le të vritet”.

Pjesa e priftërinjve

8 Zoti i tha Aronit:

“Ja, ty po t’i lë në kujdes të gjitha që më kushtohen mua. Krejt ç’më shugurohen mua prej bijve të Izraelit po t’i jap ty dhe bijve të tu për shërbesën priftërore që kryeni ‑ ligj i përhershëm. 9 Prandaj, merr prej gjërave më të shenjta, me përjashtim të atyre që digjen: të gjitha flitë kushtimore bimore, flia për mëkat, flia për shpërblim, që do të më kushtojnë: të gjitha këto janë gjëra tejet të shenjta që të takojnë ty dhe bijve të tu. 10 Haji në Shenjtërore. Le t’i hanë vetëm meshkujt. Çmoj se janë gjëra të shuguruara!

11 Po t’i jap ty, bijve e bijave të tua me të drejtë të përhershme edhe si ndihmesë të gjitha dhuratat e kushtuara prej bijve të Izraelit me ritin e lartësimit e të tundjes: kush është i pastër në shtëpinë tënde le t’i hajë. 12 Më të mirin vaj, verë e drithë, çdo frytë të parë të kushtuar Zotit, ta dhashë ty. 13 Të gjitha frytet e para që do të prodhojë toka e tyre e ata t’ia kushtojnë Zotit, le të jenë në përdorimin tënd: kush është i pastër në shtëpinë tënde, le t’i hajë. 14 Gjithçka të jetë në Izrael e goditur me “mallkim”, ty të përket. 15 Ty të takojnë të gjithë të parëlindurit që sillen te Zoti, qoftë të parëlindurit e njerëzve qoftë të kafshëve, por vetëm me këtë qyshke që çdo të parëlindur njeriu dhe kafshë të papastra të bësh t’i shpërblejnë. 16 Shpërblimi le të jetë pasi ta ketë mbushur muajin pesë sikla të argjendtë të peshës së Shenjtërores. Sikli ka njëzet gera. 17 I parëlinduri i gjedhit, i deles e dhisë mos lejo të shpërblehet, sepse janë të shuguruara Zotit. Gjakun e tyre derdhe në lter e dhjamin digje në erë të këndshme Zotit. 18 Mishi i tyre le të përkasë ty. Po ashtu si gjoksi i flisë me ritin e tundjes dhe shpatulla e djathtë. 19 Të gjitha ndihmesat që bijtë e Izraelit ia kushtojnë me lartësim si gjë të shenjtëruar Zotit, të takojnë ty e bijve e bijave të tua me të drejtë të përhershme: marrëveshje kripe i përhershëm para Zotit për ty e për bijtë e tu”.

Pjesa e levitëve

20 Zoti i tha Aronit:

“Ti s’do të kesh pronë kurrfare në tokën e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mesin e tyre: unë jam pjesa dhe trashëgimi yt në mesin e bijve të Izraelit.

21 Kurse bijve të Levit u dhashë të gjitha të dhjetat e Izraelit si pronë për shërbesën që ma kryejnë në Tendën e takimit, 22 që të mos afrohen më bijtë e Izraelit në Tendën e takimit e të mos bëjnë mëkatin që bie vdekjen. 23 Vetëm levitët le të më shërbesojnë në Tendën e takimit dhe ata le ta marrin mbi vete përgjegjësinë e mëkateve nëse populli afrohet. Le të jetë ligj i përhershëm në breznitë tuaja! Në mesin e bijve të Izraelit të mos kenë farë prone. 24 Për pronë unë u dhashë të gjitha të dhjetat që bijtë e Izraelit ia dhurojnë Zotit. Këndej edhe u thashë atyre: Nuk do të keni pronë ndër bijtë e Izraelit”.

Të dhjetat

25 Zoti foli me Moisiun e tha:

26 “Urdhëroju levitëve dhe shpallu: Kur prej bijve të Izraelit t’i merrni të dhjetat, që unë jua dhashë juve, prej tyre ju atëherë kushtoni si ndihmesë me ritin e lartësimit në nder të Zotit, d. m. th. të dhjetën pjesë të të dhjetave, 27 që t’ju çmohet si ndihmesë prej lëmës e prej shtrydhësit. 28 Po kështu prej të gjithave që merrni prej bijve të Izraelit si fryte të para, kushtojani me ritin e lartësimit Zotit: e jepjani Aronit prift. 29 Çdo gjë që t’i kushtoni Zotit prej të dhjetave, ndajeni pjesën që duhet të shugurohet në ndër të Zotit: le të jetë pjesa më e mira e më e zgjedhura.

30 Thuaju edhe këtë: Pasi ta keni ndarë pjesën më të mirë të tyre, kjo do të vlejë për ju levitët si të ishin prodhimet e lëmës e të shtrydhësit; 31 dhe do të mund t’i hani në çdo vend ju dhe anëtarët e familjes suaj, sepse është paga juaj për shërbesën që bëni në Tendën e takimit. 32 Kështu nuk do të bini në mëkat pasi nuk i keni ruajtur për vete më të zgjedhurat dhe më të majmet dhe nuk do t’i ndotni kushtet e bijve të Izraelit e nuk do të vdisni”.

Numrat: 19. Hiri i mëshqerrës së kuqe

19

1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:

2 “Kjo është një vendosje ligjore që e caktoi Zoti. Urdhëroju bijve të Izraelit ta bien te ti një mëshqerrë të kuqe, të shëndoshë, të patëmetë dhe pa u mbrehur në zgjedhë. 3 Jepja Eleazarit prift. Le të hidhet jashtë zemërimiës e le të theret para syve të tij. 4 Ai le ta ngjyejë në gjak të saj gishtin e le të stërpikë shtatë herë në drejtim të hyrjes së Tendës së takimit. 5 Atëherë le të digjet në praninë e tij e le të digjen: lëkura, mishi, gjaku dhe uti i saj. 6 Prifti le të qesë në flakë në të cilën e djeg mëshqerrën një dru cedri, hisop dhe një pëlhurë të kuqe. 7 Atëherë, pasi t’i ketë larë petkat dhe trupin, le të hyjë në zemërimië dhe do të jetë në gjendje të papastër deri në mbrëmje. 8 Po ashtu edhe ai që ta ketë djegur, le t’i lajë petkat dhe trupin dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje. 9 Kurse një njeri në gjendje të pastër le ta mbledhë hirin e mëshqerrës e le ta vendosë jashtë zemërimiës në një vend të pastër që të ruhet për bashkësinë e Izraelit për të përgatitur ujin e pastrimit. 10 Ai që do ta ketë mbledhur hirin e mëshqerrës, le t’i lajë petkat e veta dhe do të jetë në gjendje papastrie deri në mbrëmje.

Ky është një ligj i pandërrueshëm brez pas brezi si për bijtë e Izraelit ashtu edhe për të huajit që banojnë ndër ta”.

Raste papastrie

11 “Kush ta ketë prekur kufomën e njeriut për këtë arsye le të jetë shtatë ditë i papastër. 12 Le të shtërpiket me këtë ujë të tretën e të shtatën ditë e do të jetë i pastruar. Nëse nuk shtërpiket të tretën ditë, të shtatën ditë nuk do të jetë i pastruar. 13 Kush ta prekë të vdekurin, meitin e tij dhe nuk qe stërpikur me këtë përbërje, ai e përdhos Banesën e Zotit: i tilli le të shfaroset prej Izraelit, sepse nuk është stërpikur me ujin e shpagimit: do të jetë i papastër dhe ndyerësia e tij le të mbesë mbi të!

14 Ky është ligj për raste kur një njeri vdes në tendë: të gjithë ata që hyjnë në tendë dhe gjithçka gjendet aty, do të jenë të papastër për shtatë ditë. 15 Ena që nuk ka kapak ose nuk është e mbuluar, do të jetë e papastër.

16 Kush ta prekë në fushë kufomën e njeriut të prerë prej shpate ose të vdekur vetiu ose edhe eshtrat e tij ose edhe varrin, do të jetë i papastër për shtatë ditë. 17 Le të merret prej hirit të djegies për mëkat dhe le të hidhet mbi të në një enë ujë të gjallë; 18 një njeri i pastër le ta ngjyejë në të hisopin e le ta stërpikë me të mbarë tendën dhe të gjitha orenditë edhe njerëzit që të jenë brenda si dhe mbi atë që i ka prekur eshtrat ose të vrarin ose atë që vdes vetiu ose varrin e tij. 19 Në këtë mënyrë i pastërti le ta pastrojë të papastrin të tretën e të shtatën ditë; i pastruari të shtatën ditë, le t’i lajë petkat e le të lahet vetë e në mbrëmje do të jetë në gjendje të pastër. 20 Por, po ndodhi se dikush që ishte i papastër e nuk u pastrua me këtë rit, le të çrrënjoset prej bashkësisë, sepse e ndoti Shenjtëroren e Zotit e nuk u pastrua me ujin e pastrimit: është i papastër.

21 Ky urdhër le t’ju jetë ligj i përhershëm.

Po edhe ai që stërpik me ujin e pastrimit, le t’i lajë petkat e veta: edhe ai që e ka prekur ujin e pastrimit, le të jetë i papastër deri në mbrëmje.

22 Çkado që të prekë i papastërti, le të jetë i papastër, po edhe ai njeri që të prekë ndonjë gjë të tillë, le të jetë i papastër deri në mbrëmje”.

Numrat: 20. Uji i Meribës

20

1 Dhe izraelitët, mbarë bashkësia, arritën në shkretëtirën Sin. Ishte muaji i parë. Populli nguli në Kades. Këtu vdiq Maria dhe qe varrosur në të njëjtin vend.

2 Pasi nuk kishte ujë për popull, u bashkuan kundër Moisiut e Aronit 3 e nisën të grinden me Moisiun e Aronin. Thanë: “Oh, sikur të kishim mbaruar ndërmjet vëllezërve tanë në praninë e Zotit! 4 Përse e nxorrët bashkësinë e Zotit e prutë në shkretëtirë që të vdesim ne dhe bagëtitë tona? 5 Përse na bëtë ta lëmë Egjiptin e na sollët në këtë vend të keq që nuk mund të mbillet, ku nuk ka as fiq, as vreshta as shega, ku madje nuk ka as ujë për të pirë”?

6 Moisiu e Aroni e lanë bashkësinë e shkuan në hyrje të Tendës së takimit, ranë me fytyrë për dhe e përmbi ta u dëftua Lavdia e Zotit. 7 Atëherë Zoti i tha Moisiut: 8 “Merre shkopin ti e Aroni, vëllai yt dhe bashkoni popullin, folini shkëmbit ndër sy të tij dhe ai do t’u japë ujë. Kur ta kesh nxjerrë ujin prej shkëmbit, atëherë le të pijë bashkësia dhe bagëtitë e saja”.

9 Atëherë Moisiu e mori shkopin që ishte në praninë e Zotit ashtu si i urdhëroi Ai. 10 Moisiu e Aroni e bashkuan popullin para shkëmbit, e Moisiu tha: “Dëgjoni, o kryekëcyer! A thua prej shkëmbit do t’ju nxjerrim ujë”?

11 Moisiu e çoi dorën, dy herë i ra me shkop shkëmbit, doli ujë me shumicë dhe piu bashkësia e bagëtitë e saja.

Ndëshkimi i Moisiut e i Aronit

12 Por, Zoti i tha Moisiut e Aronit:

“Pasi nuk më besuat mua që ta bëni të ndriçojë shenjtëria ime ndër sy të bijve të Izraelit, ja, pra, ju nuk do ta shtini këtë popull në tokën që do t’jua dhuroj”.

13 Këto janë ujërat e Meribës, ku izralitët u grindën me Zotin, dhe ku Ai u dëftua i shenjtë.

Edomi nuk i lë të kalojnë izraelitët

14 Moisiu i dërgoi prej Kadesit disa lajmëtarë te mbreti i Edomit për t’i thënë: “Të çon fjalë Izraeli, yt vëlla: Ti i di të gjitha të vështirat që na kanë gjetur: 15 se si patën zbritur etërit tanë në Egjipt dhe si banuam atje për një kohë shumë të gjatë, se si egjiptianët na munduan ne dhe etërit tanë. 16 Ne e thirrëm në ndihmë Zotin e Ai na dëgjoi dhe e dërgoi engjëllin e vet e na nxori nga Egjipti. Ja, kemi ngelur në qytetin e Kadesit që është në skajin e kufijve të tu. 17 Po të bëjmë lutje të na lësh të kalojmë nëpër tokën tënde. Nuk do të biem nëpër ara e vreshta të tua, nuk do të pimë ujë prej pusave të tu, por do të kalojmë udhës së madhe e nuk do t’i shmangemi as djathtas as majtas derisa t’i kalojmë kufijtë e tu”.

18 Edomi iu përgjigj: “Ruaj se kalon nëpër tokën time, ndryshe të dal i armatosur të ndesh”.

19 Izraelitët përgjigjën: “Do të biem rrugës së rrahur e, nëse do të pimë ujin tënd unë dhe bagëtitë e mia, do të paguaj sa është e drejtë, s’do të jetë farë vështirësie për çmim: mjaft që të kalojmë sa më shpejt”.

20 Por, ai u përgjigj: “S’kalove andej”!

Dhe Edomi i doli para me shumë njerëz e me fuqi të madhe, 21 dhe nuk ia pranoi lutjen Izraelit që të kalojë nëpër tokën e tij, prandaj edhe Izraeli u largua prej tij.

Vdekja e Aronit

22 Pasi bënë çojën prej Kadesit, izraelitët arritën në malin Hor. 23 Aty, në malin Hor, që është në kufijtë e tokës së Edomit, Zoti foli me Moisiun e me Aronin; Ai tha: 24 ”Aroni le të bashkohet me të parët e vet. Ai nuk do të shkelë në tokën që ua kam dhënë izraelitëve, sepse e kundërshtuat urdhrin tim tek uji i Meribës. 25 Merre Aronin e me të edhe Eleazarin, birin e tij, dhe çoj në malin Hor. 26 Pasi t’ia kesh zhveshur petkat e t’et, veshja ato Eleazarit, të birit; Aroni do të bashkohet me të parët e vet e do të vdesë atje”.

27 Siç urdhëroi Zoti ashtu bëri Moisiu. Në sy të mbarë bashkësisë u ngjitën në malin Hor. 28 Pasi ia zhveshi Aronit petkat e tija ato ia veshi Eleazarit, birit të Aronit. Si vdiq Aroni në majë të malit, Moisiu zbriti me Eleazarin. 29 Mbarë bashkësia pa se kishte vdekur Aroni dhe mbarë shtëpia e Izraelit i bëri gjëmë për tridhjetë ditë.

Numrat: 21. Fitorja në Hormë

21

1 Mbreti kananeas i Aradit, që jetonte në Nageb, posa dëgjoi se izraelitët po vinin udhës së Atarimit, u sul kundër Izraelit dhe ca i zuri robër. 2 Atëherë Izraeli kështu iu kushtua Zotit: “Nëse do të ma japësh në dorë këtë popull, do t’i rrënoj qytetet e tija”. 3 Zoti i dëgjoi lutjet e Izraelit dhe ia lëshoi në dorë kananejtë. Izraeli i shfarosi ata dhe qytetet e tyre, dhe atë vend e quajti Hormë.

Gjarpri i bronzit

4 Izraelitët u nisën prej malit Hor për t’iu shmangur tokës së Edomit udhës që shpie te Deti i Kuq. Por populli udhës filloi ta humbasë durimin, 5 zuri të ankohej kundër Zotit e Moisiut. Thanë: “Pse na nxore nga Egjipti a për të vdekur në këtë shkretëtirë? S’ka bukë, s’ka ujë; kurse kjo e zezëhaje na e mërziti shpirtin”!

6 Për këtë arsye Zoti çoi në popull gjarpërinj të hidhur, të cilët e hanin popullin dhe vdiqën shumë njerëz prej Izraelit. 7 Atëherë erdhën te Moisiu e i thanë: “Bëmë mëkat kur folëm kundër Zotit e kundër teje; lutu ti që të na i largojë gjarpërinjtë”! Moisiu u lut për popull, 8 e Zoti tha: “Punoje gjarprin helmues e vëre në shtyllë si shenjë: kushdo që, pasi ta ketë ngrënë gjarpri, ta shikojë, do të shpëtojë”.

9 Moisiu e punoi një gjarpër prej bronzit dhe e vuri për shenjë; këdo që hante gjarpri, si e shikonte atë, shërohej.

Në udhëtim drejt Transjordanisë

10 Izraelitët u nisën prej andej dhe ngulën zemërimiën në Obot. 11 U çuan edhe prej andej e i ngulën çadrat skaj Jeabarimit, në shkretëtirë që është përballë Moabit, në anën ku lind dielli. 12 U çuan edhe prej andej dhe erdhën te përroi Zared. 13 E lanë edhe këtë vend e u zemërimiuan matanë Arnonit, në shkretëtirë, i cili buron në tokën e amorrenjve. Arnoni, është në të vërtetë, kufiri i Moabit që i ndan moabitët prej amorrenjve. 14 Prandaj edhe thuhet në librin e “Luftërave të Zotit”:

“Vehabi te Sufa e përrenjtë e tij

Arnoni 15 dhe shpati i përrenjve

që varet drejt vërriut Ar

e mbështetet në kufijtë e Moabit”.

16 Prej këndej shkuan në Beer. Ky është pusi për të cilin Zoti i ka thënë Moisiut: “Bashkoje popullin e do t’i jap ujë”.

17 Atëherë Izraeli e këndoi këtë këngë:

“Gurgullo, o pus! Brohoritni!

18 Pus që e çelën princërit,

që e thelluan bujarët

me skeptër, me shkopinjtë e tyre”!

Prej shkretëtirës shkuan në Matanë, 19 prej Matanës në Nahaliel, prej Nahalielit në Bamot, 20 prej Bamotit në luginën që kapet në fushën e Moabit, në drejtim të majës Fasga, nga mund të vërehet shkretëtira.

Pushtimi i Transjordanisë

21 Izraeli dërgoi lajmëtarë te Sehoni, mbreti i amorrenjve. I tha: 22 “Të bëj lutje të më lejosh të kaloj nëpër tokën tënde. Nuk do të biem nëpër ara as nëpër vreshta, as nuk do të pimë ujë prej pusave tuaj. Do të ecim udhës mbretërore deri t’i kalojmë kufijtë e tu”. 23 Ky nuk deshi t’i lejojë Izraelit të kalojë nëpër tokën e tij, prandaj çoi tërë popullin e vet në këmbë, doli në shkretëtirë, mbërriti në Jasë dhe ia nisi luftës kundër Izraelit. 24 Izraeli e goditi me tehun e shpatës dhe e pushtoi tokën e tij prej Arnonit deri në Jabok e deri tek amonitët, kufiri i të cilëve ishte mirë i mbrojtur.

25 Izraeli i pushtoi të gjitha qytetet e tija dhe zuri të banojë në qytetet e amorrenjve: d. m. th. në Hesebon dhe në fshatrat përreth. 26 Heseboni ishte, në të vërtetë, qytet i Sehonit, mbretit të amorrenjve, që luftoi kundër mbretit të parë të Moabit dhe ia mori mbarë tokën që kishte qenë nën sundimin e tij deri në Arnon.

27 Këndej edhe thuhet në këngë:

“Ejani në Hesebon!

Le të ndërtohet e të forcohet

qyteti i Sehonit!

28 Shpertheu zjarri nga Heseboni,

flaka nga qyteti Sehon

dhe e përpiu Arin e Moabit,

i kapërdiu majat e Arnonit.

29 Vaj, për ty o Moab!

E pate, o populli i Kamosit!

Djemve u dha rrugat

vajzat i bëri robia

të Sehonit, mbretit të amorrenjve!

30 Me shigjeta i shporuam,

Heseboni u shkatërrua deri në Dibon.

E shkatërruam deri në Nofe

e deri në Medabë”.

31 Kështu, pra, Izraeli zuri të banojë në tokën e amorrenjve. 32 Moisiu dërgoi njerëz ta hetojnë Jazerin, rrethet e të cilit i pushtuan dhe nga i dëbuan amorrejtë që ishin aty.

33 Atëherë ndërruan drejtim dhe u nisën drejt Bazanit dhe Ogu, mbreti i Bazanit, u doli para dhe ua preu udhën me mbarë popullin e vet për të bërë luftë me ta tek Edrai. 34 Zoti i tha Moisiut: “Mos e druaj, sepse e lëshova në duar të tua atë dhe mbarë popullin e tij, tokën e tij dhe bëj me të siç bëre me Sehonin, mbretin e amorrenjve, banuesin e Hesebonit”.

35 E goditën pra, edhe këtë bashkë me bijtë e tij e me mbarë popullin e tij derisa ua humbën farën dhe e pushtuan tokën e tij.

Numrat: 22. Mbreti i Moabit thërret Balaamin

22

1 Prej këndej izraelitët u çuan dhe zemërimiuan në vërritë e Moabit, në anën përtej Jordanit, përballë Jerihonit.

Mbreti i Moabit thërret Balaamin

2 Kur Balaku, i biri i Seforit, pa çka i bëri Izraeli Amorreut, 3 Moabin e kapi frikë e madhe prej atij populli, sepse ishte i shumtë. E pasi Moabin e kapi frika e Izraelit, 4 u tha krerëve të Madianit: “Tani kjo shumicë do ta kullotë vendin përreth sikurse kau që e kullot barin e arave”.

Aso kohe Balaku, biri i Seforit, ishte mbreti i moabitëve. 5 Dërgoi, pra, lajmëtarë te Balaami, biri i Beorit, në Petor, që gjendet në Lumë, në tokën e bijve të Amaut, për ta grishur atë e për t’i thënë: “Ja, ka dalë një popull prej Egjiptit. E ka mbuluar sipërfaqen e tokës e ka zënë vend përballë meje. 6 Eja, pra, dhe jepi mallkimin këtij populli, sepse është më i fortë se unë. Kështu do t’ia dal ta godas disi e ta dëboj prej tokës sime. Sepse e di se do të jetë i bekuar ai që ti e bekon dhe do të jetë i mallkuar ai mbi të cilin ti lëshon mallkimin”.

7 Pleqtë e Moabit e pleqtë e Madianit u nisën me dhurata në dorë për dijetarin. Kur arritën te Balaami dhe pasi i treguan gjithë ç’kishte thënë Balaku, 8 Balaami u përgjigj: “Qëndroni këtu sonte e do t’ju përgjigjem gjithë si të më thotë Zoti. Ndërsa ata po qëndronin te Balaami, 9 erdhi Hyji dhe e pyeti Balaamin: “Çfarë kërkojnë këta njerëz te ti”? 10 U përgjigj: “Balaku, i biri i Seforit, i dërgoi tek unë 11 me këto fjalë: ‘Ja, një popull që doli nga Egjipti e mbuloi sipërfaqen e tokës; eja e jepi mallkimin; ndoshta atëherë do të mund ta luftoj e ta dëboj’”. 12 E Zoti i tha Balaamit: “Mos shko me ta, dhe ruaj se i lëshon mallkimin atij populli, sepse është i bekuar”. 13 Ky kur u ngrit në mëngjes, u tha prijësve: “Shkoni në vendin tuaj, sepse Zoti ma ndaloi të vij me ju”. 14 Prijësit u kthyen e i thanë Balakut: “Balaami nuk deshi të vij me ne”.

15 Balaku dërgoi përsëri prijës më shumë e më bujarë se ç’i kishte dërguar më parë. 16 Edhe këta kur arritën te Balaami, i thanë: “Kështu të çon fjalë Balaku i Seforit: ‘Mos ngurro të vish tek unë. 17 Jam i gatshëm të të shpërblej, do të të jap gjithçka të më kërkosh. Eja e jepi mallkimin këtij populli’”. 18 Balaami u përgjigj: “Po të ma jepte Balaku shtëpinë plot me argjend e me ar, nuk do të mund ta shkelja urdhrin e Zotit, Hyjit tim, që të flas ose më shumë ose më pak. 19 Ju lutem, kalojeni këtu edhe këtë natë e do të di ç’do të më përgjigjet përsëri Zoti”.

20 Zoti erdhi natën te Balaami dhe i tha: “Nëse këta njerëz erdhën të të thërrasin, çohu e shko me ta, por vetëm kështu që të bësh vetëm ç’do të urdhëroj unë”.

21 Balaami u çua në mëngjes, e shaloi gomaricën e vet e shkoi me ta.

Gomarica e Balaamit

22 Hyji u hidhërua pse Balaami u nis për rrugë. Engjëlli i Zotit qëndroi në rrugë përballë Balaamit për ta penguar. Balaami kishte hipur në gomaricë dhe e përcillnin dy shërbëtorë. 23 Kur gomarica e pa engjëllin që qëndronte në mes të rrugës me shpatë në dorë të nxjerrë nga milli, e la rrugën dhe po ecte nëpër arë. Kur Balaami po e rihte dhe po donte ta kthejë në rrugë, 24 engjëlli i Zotit zuri vend në rrugicën e ngushtë ndërmjet dy ledheve që rrethonin vreshtat. 25 Kur e pa gomarica, iu qas ledhit dhe ia shtypi këmbën barrtorit. Por ai zuri ta rrahë përsëri. 26 Atëherë engjëlli i Zotit kaloi përsëri në një vend të ngushtë, ku nuk mund të shmangej as djathtas as majtas, dhe i qëndroi përballë. 27 Kur gomarica e pa si po qëndronte engjëlli, u ul ratë nën këmbët e Balaamit. Ky, i hidhëruar, nisi t’i bjerë shkop edhe më tepër.

28 Atëherë Zoti ia hapi gojën gomaricës e ajo foli: “Çka të kam bërë? Përse po sjell tash tri herë”? 29 Balaami iu përgjigj: “Pse luan me mua. Mjerisht s’më ndodhi shpata se do të të vrisja”! 30 Gomarica i tha: “Po a s’jam unë shtaza jote që të kam mbartur gjithherë deri më sot në shpinë? Më thuaj a të kam bërë ndonjë herë tjetër një gjë të tillë”? Ai i tha: “Kurrë”!

31 Zoti ia çeli vringthi sytë Balaamit dhe e pa engjëllin e Zotit ku po qëndronte në rrugë me shpatë të nxjerrë në dorë. E uli kokën e ra përmbys për dhe. 32 Engjëlli i tha: “Pse po e rreh që tri herë gomaricën tënde? Unë erdha të ta pengoj kalimin, sepse udhëtimi yt është i pavend dhe nuk më pëlqen. 33 Gomarica pasi më pa, tri herësh u shmang; po të mos ishte shmangur, ty të kisha vrarë e atë e kisha lënë gjallë”.

34 Atëherë Balaami tha: “Kam mëkatuar! Nuk e dija se ti je në rrugë përballë meje! Por tani, nëse ky udhëtim nuk të pëlqen, unë po kthehem”. 35 Engjëlli i Zotit i tha: “Shko me këta njerëz, por vërja mirë mendjen: mos fol tjetër përveç sa do të urdhëroj unë”!

Balaami e Balaku

36 Balaku kur mori vesh se Balaami po vinte, i doli para në Irmoab, që është në kufi të Arnonit, në skajin e trevës. 37 I tha Balaamit: “A nuk të dërgova lajmëtarë për të të thirrur? Pse nuk erdhe menjëherë tek unë? A thua nuk jam i zoti të të shpërblej”? 38 Ai iu përgjigj: “Ja, erdha! Por a kujton ti se mund të flas tjetër, përveç sa të vërë Zoti në gojën time”?

39 Atëherë u nisën bashkë e arritën në Kariatusot.

40 Balaku flijoi bagëti të trasha e të imëta e prej tyre i dërgoi pjesë Balaamit dhe krerëve që e përcillnin.

41 Kur zbardhi drita Balaku e mori Balaamin dhe e çoi në malet Baal dhe prej andej e pa pjesën e skajme të popullit.

Numrat: 23. Parakallëzimet e Balaamit

23

1 Balaami i tha Balakut: “M’i ndërto këtu shtatë lterë dhe m’i bëj gati po aq mëzetër edhe aq desh”. 2 Balaku bëri si tha Balaami. Atëherë i kushtuan në secilin lter nga një mëzat e një dash. 3 Balaami i tha Balakut: “Rri për pak kohë pranë flisë sate të shkrumbimit sa të shkoj se ndoshta Zoti më vjen në takim. Gjithçka të më urdhërojë, unë do të të tregoj”. Shkoi në një majë të shogët 4 e Zoti i doli para. Balaami i tha: “I ndërtova shtatë lterë dhe mbi secilin kushtova nga një mëzat e një dash”. 5 Zoti i vuri fjalët në gojë Balaamit e i tha: “Kthehu te Balaku e thuaj kështu”!

Parakallëzimet e Balaamit

6 Balaami u kthye dhe gjeti Balakun pranë flisë së vet të shkrumbimit së bashku me prijësit e Moabit. 7 Atëherë Balaami filloi këngën e vet e tha:

“Prej Aramit më bëri të vij Balaku,

mbreti i moabitëve i bjeshkëve të lindjes:

‘Eja ‑ më tha ‑ ma mallko Jakobin;

mos nguro e ma nëm Izraelin!’

8 Si të mallkoj kë Zoti s’e mallkoi?

Si të nëm kë Zoti nuk e nëmi?

9 Po e shoh prej qetave të larta,

po e vërej prej kodrave të larta:

shoh një popull të veçuar

që ndër kombe nuk numërohet.

10 Kush mund të numërojë pluhurin e Jakobit,

kush e numëroi rërën e Izraelit?!

Vdeksha unë me vdekje të të drejtit,

mbarimi im qoftë porsi i tyre”!

11 Atëherë Balaku i tha Balaamit: “Po çfarë po bën ashtu?! Unë të thirra të m’i mallkosh armiqtë e mi e ti, përkundrazi, po i bekon”! 12 Ai iu përgjigj:”A thua mund të them tjetër, përveç sa të ketë urdhëruar Zoti”?

13 Balaku i tha: “Eja me mua në një vend tjetër. Prej këtu sheh vetëm një pjesë të Izraelit e nuk mund ta shohësh të tërin: prej andej ta mallkosh!” 14 E çoi në vendin e vrojtuesve mbi majë të malit Fazga. I ndërtoi shtatë lterë dhe mbi secilin vuri mëzat e dash. 15 Balaami i tha Balakut: “Qëndro këtu pranë flisë sate të shkrumbimit sa të shkoj t’i dal para Zotit...”.

16 Pasi Zoti e takoi dhe ia vuri në gojë fjalët, i tha: “Kthehu te Balaku dhe thuaj kështu”. 17 U kthye dhe e gjeti pranë flisë së tij të shkrumbimit dhe princat e moabitëve me të. E Balaku i tha:”Çfarë tha Zoti”? 18 E Balaami ia mori këngës e tha:

“ Ngritu, Balak, e dëgjo,

dëgjo djali i Seforit:

19 nuk është Hyji porsi njeriu që të rrejë,

porsi biri i Adamit që të ndërrojë!

A thua thotë e s’e mba’ fjalën?

A thua flet e s’bën çka flet?

20 I shtrënguar jam të bekoj,

vetë ta ndal bekimin s’mundem!

21 Gjë të keqe s’shihet në Jakobin,

as vështirësi s’shihet në Izrael:

me të është Zoti, Hyji i tij,

i brohoritur mbret mes popullit të vet!

22 Hyji që e nxori prej Egjiptit

është për të fuqi që s’mposhtet!

23 Për shorti s’ndien Jakobi,

s’ka magji që e dëmton Izraelin!

Kur të jetë koha do t’i thuhet Jakobit

e Izraelit çfarë ka vepruar Hyji!

24 Është një popull që ngrihet si luanesha,

që pupëzohet në kërcim si luani!

S’shtrohet në strofull pa e përpirë prenë,

pa e gëlltitur gjakun e të vrarëve”.

25 Atëherë Balaku i tha Balaamit: “As mos e mallko as mos e beko”! 26 Por ai iu përgjigj: “Po a nuk të kam thënë se do të bëj gjithçka të më urdhërojë Zoti”? 27 Balaku prapë i tha: “Eja e po të çoj në një vend tjetër, se ndoshta prej andej i pëlqen Hyjit të ma mallkosh”. 28 Pasi e çoi në majë të malit Fegor, nga me sy merret shkretëtira, 29 i tha Balaami: “M’i ndërto këtu shtatë lterë e bëji gati po aq mëzetër e desh”. 30 Balaku bëri siç i tha Balaami dhe i vuri mbi çdo lter nga një mëzat e dash.

Numrat: 24. Kur e pa Balaami se po i pëlqente Zotit ta bekojë Izraelin

24

1 Kur e pa Balaami se po i pëlqente Zotit ta bekojë Izraelin, aspak nuk u largua, siç u shmang më parë për të kërkuar parakallëzime, por e solli fytyrën drejt shkretëtirës 2 e, si i çoi sytë lart, pa Izraelin të zemërimiuar fis përbri fisi dhe, i rrëmbyer prej Shpirtit të Hyjit, 3t’ia dha këngës së vet e tha:

“Parakallëzim i Balaamit, birit të Beorit,

parakallëzim i njeriut symprehtë,

4 parakallëzim i atij që ndjeu fjalën e Hyjit,

që sheh çka i dëfton i Gjithpushtetshmi,

që bie në ekstazë e atëherë i çelen sytë:

5 sa të bukura qenkan tendat e tua, o Jakob,

një bukuri zemërimia jote, o Izrael!

6 Si breglumi që shkon duke u shtrirë,

porsi kopshtet për anë të lumit,

si aloeja që e ka mbjellë Zoti,

porsi cedri për anë të ujit!

7 Do të rrjedhë ujë nga kovat e tija;

farës së tij uji s’i mungon.

Mbi Agagun ngallit mbreti i tij,

plot madhëri mbretëria e tij!

8 Hyji e nxorri nga dheu i Egjiptit:

është për të forcë e pamposhtme!

Përpin kombet, armiqtë e vet,

copë me grimë eshtrat ua bën,

anë përtej në shigjeta i shpon.

9 Struket në të kotur si luani,

luaneshë thua në shtrofull është!

Ku është ai që guxon ta zgjojë?

Qoftë bekuar kush të bekoftë ty,

qoftë mallkuar kush të mallkoftë ty”!

10 Plasi atëherë hidhërimi i Balakut kundër Balaamit e, duke rrahur shuplakën më shuplakë, tha: “Të thirra që të m’i mallkosh armiqtë e mi, kurse ti tani tri herë m’i bekon!

11 Këput qafën në vendin tënd! Pata menduar të të shpërblej begatisht, porse Zoti të la pa shpërblim!” 12 Balaami iu përgjigj Balakut: “Pse, a nuk u thashë lajmëtarëve të tu që m’i dërgove: 13 Po të ma jepte Balaku edhe shtëpine e vet plot me argjend e me ar, nuk do të mund t’i bëj bisht urdhrit të Zotit, kështu që prej mendjes sime të them ndonjë të mirë apo të keqe, por duhet të them gjithçka të më urdhërojë Zoti? 14 E tani, duke u nisur te populli im, afrohu të të parakallëzoj çfarë do t’i bëjë popullit tënd në të ardhmen ky popull”. 15 Pra, t’ia nisi këngës së vet e tha përsëri:

“Tha Balaami i Beorit,

tha njeriu symprehtë,

16 tha ai që ndjeu fjalën e Hyjit,

që sheh çka i dëfton i Gjithpushtetshmi,

që bie në ekstazë e sytë i ka çelur!

17 Po e shoh, por jo për tani,

po e vërej, por jo për së afërmi:

një Yll po lind prej Jakobit,

një skeptër po ngallit prej Izraelit,

i pëlcet tëmthat e bijve të Moabit,

butin e kresë të bijve të Setit!

18 Pronë po i bëhet Idumeja,

trashëgim Seiri, armiku i tij,

‑ Izraeli fre po i lëshon forcës së vet!

19 Zotëruesi prej Jakobit do të dalë

që t’i shpartallojë mbeturinat e qytetit”!

20 Kur sytë i vajtën në Amalekun, e rimori këngën e vet e tha:

“I pari ndër popuj Amaleku,

por do t’i tresë fara porsi kalit të verdhë”!

21 Sytë i shkuan edhe në Cineun. Ai këngës ia mori edhe tha:

“Të fortë, po, e ke banesën tënde,

folenë tënde në qetë të venduar,

22 por Kaini është pre e zjarrit

në fund Asuri do të zotërojë”.

23 Përsëri ia mori këngës e tha:

“Eheu! Kush do të jetojë

kur këto Hyji do t’i bëjë?

24 Prej Ketimit i vëgoj do anije...

Pushtojnë Asyrin, shkretojnë Heberin;

por në fund edhe ata do të zhduken”.

25 Pastaj Balaami u ngrit e ktheu në vend të vet.

Po edhe Balaku, udhës që erdhi, u kthye.

Numrat: 25. Izraeli në Fegor

25

1 Izraeli nguli në Setim e populli filloi të bëjë fëlligështi me moabitet, 2 të cilat e grishnin popullin në flitë e kushtuara hyjnive të veta. Ata hanin dhe i adhuronin hyjnitë e tyre: 3 ranë kështu nën zgjedhën e Beelfegorit. Zoti u hidhërua dhe 4 i tha Moisiut: “Merri të gjithë krerët e popullit dhe vari para Zotit në mundime me fytyrë kah dielli që të largohet hidhërimi im prej Izraelit”. 5 Moisiu u tha gjykatësve të Izraelit: “Le t’i vrasë gjithkush njerëzit e vet që ranë nën zgjedhën e Beelfegorit”.

6 Dhe, ja, po atëherë, një izraelit e solli me vete ndër vëllezër një madianite ndër sy të Moisiut e të mbarë bashkësisë që po qante para derës së Tendës së takimit. 7 Kur e pa këtë gjë Fineesi, biri i Eleazarit, i biri i Aronit prift, u ngrit prej mbledhjes së bashkësisë, mori në dorë një heshtë, 8 hyri pas atij izraeliti në dhomë dhe i shporoi të dy, si trimin si gruan, në baqth. Kështu pushoi shfarosja e bijve të Izraelit. 9 E njëmend qenë vrarë njëzet e katër mijë vetë.

10 Atëherë Zoti i tha Moisiut: 11 “Fineesi, biri i Eleazarit të Aronit prift, e largoi zemërimin tim prej bijve të Izraelit, sepse në mesin e tyre e pushtoi zelli im, kështu që unë nuk pata nevojë ta qes fare Izraelin. 12 Prandaj fol me të e thuaj: Unë po ia dhuroj besëlidhjen time të paqes, 13 që do të jetë si për të ashtu edhe për pasardhësit e tij. Kjo besëlidhje do t’u sigurojë priftërinë e përhershme, sepse u dëftua i zellshëm për Hyjin e vet dhe e kreu ritin e zgjidhjes mbi bijtë e Izraelit”.

14 Emri i izraelitit, që u vra bashkë me madianiten, ishte Zambri, biri i Saluit, prijësi i një vëllazërie të fisit të Simonit; 15 kurse madianitja, që po ashtu qe vrarë, quhej Kozbi, bija e Surit, prijës i një fisi të Madianit.

16 Zoti foli me Moisiun e tha: 17 “Luftoni kundër madianitëve dhe goditni, 18 sepse ata vepruan me armiqësi kundër dhe ju tradhtuan me dredhi në rastin e Fegorit dhe të motrës së tyre Kozbisë, bijës së prijësit të Madianit, që u vra ditën e shfarosjes për shkak të Fegorit”.

Numrat: 26. Regjistrimi i dytë

26

1 Pas kësaj shuplake, Zoti i tha Moisiut dhe Eleazarit prift, birit të Aronit: 2 ”Regjistrojeni mbarë bashkësinë e bijve të Izraelit njëzet vjeç e përpjetë sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, të gjithë ata që mund të dalin në luftë”.

3 Kështu, pra, Moisiu e Eleazari prift u treguan atyre në fushat e Moabit, në bregun e Jordanit, përballë Jerihonit. U thanë: 4”Le të bëhet regjistrimi i njerëzve njëzet vjeç e përpjetë siç i ka urdhëruar Zoti Moisiut”.

Ja, bijtë e Izraelit që kishin dalë nga Egjipti:

5 Rubeni, i parëlinduri i Izraelit. I biri i tij Henoku, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Henokajve; Falui, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Faluajve; 6 Hesroni, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Hesronajve, dhe Karmiu, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Karmijve. 7 Këto janë vëllazëritë prej fisit të Rubenit dhe numri i tyre doli 43. 730 vetë.

8 Biri i Faluit: Eliabi, 9 bijtë e tij: Namueli, Datani dhe Abirami. Datani dhe Abirami ishin ata dy udhëheqës të bashkësisë, që u ngritën kundër Moisiut e Aronit në kryengritjen e Koreut, kur u çuan kundër Zotit, 10 kur toka e hapi gojën e vet dhe i përpiu ata dhe Koreun dhe vdiq një shumicë e madhe, kur i përlau zjarri 250 burra: dhe u bënë një emnesë. 11 Koreu vdiq, por të bijtë nuk u borën.

12 Bijtë e Simonit sipas vëllazërive të tyre: Namueli, prej tij vëllazëria e Namuelajve; Jamini, prej tij vëllazëria e Jaminajve; Jakini, prej tij vëllazëria e Jakinajve; 13 Zarai, prej tij vëllazëria e Zarajve; Sauli, prej tij vëllazëria e Saulajve. 14 Këto janë vëllazëritë e fisit të Simonit, gjithsej numri i të cilëve ishte 22. 200 vetë.

15 Bijtë e Gadit, sipas vëllazërive të tyre: Sefoni, prej tij vëllazëria e Sefonajve; Agiu, prej tij vëllazëria e Agiajve; Suniu, prej tij vëllazëria e Suniajve; 16 Ozniu, prej tij vëllazëria e Ozniajve; Heriu, prej tij vëllazëria e Heriajve; 17 Arodi, prej tij vëllazëria e Arodajve; Arieli, prej tij vëllazëria e Arielajve. 18 Këto janë vëllazëritë e Gadit, gjithsej numri i të cilëve ishte 40. 500 vetë.

19 Bijtë e Judës: Heri e Onani. Të dy vdiqën në dheun e Kanaanit. 20 Bijtë e Judës, sipas vëllazërive të tyre, qenë: Selai, prej të cilit vëllazëria e Selajve; Faresi, prej të cilit vëllazëria e Faresajve; Zarai, prej të cilit vëllazëria e Zarajve. 21 Kurse bijtë e Faresit: Hesroni, prej të cilit vëllazëria e Hesronajve; Hamuli, prej të cilit vëllazëria e Hamulajve. 22 Këto janë vëllazëritë e Judës. Gjithsej numri i tyre ishte 76. 500 vetë.

23 Bijtë e Isaharit sipas vëllazërive të tyre: Tolai, prej të cilit vëllazëria e Tolajve; Fuai, prej të cilit vëllazëria e Fuajve; 24 Jasubi, prej të cilit vëllazëria e Jasubajve; Semroni, prej të cilit vëllazëria e Semronajve. 25 Këto janë vëllazëritë e Isaharit. Gjithsej numri i tyre ishte: 64. 300 vetë.

26 Bijtë e Zabulonit, sipas vëllazërive të tyre: Saredi, prej të cilit vëllazëria e Saredajve; Eloni, prej të cilit vëllazëria e Elonajve; Jaheleli, prej të cilit vëllazëria e Jahelelajve. 27 Këto janë vëllazëritë e Zabulonit. Gjithsej numri i tyre 60. 500 vetë.

28 Bijtë e Jozefit sipas vëllazërive të tyre: Manaseu dhe Efraimi. 29 Manaseut i lindi Mahiri, prej të cilit vëllazëria e Mahirajve. Mahirit i lindi Galaadi, prej të cilit vëllazëria e Galaadajve. 30 Galaadi pati këta djem: Jezerin, prej të cilit vëllazëria e Jezerajve; dhe Helekun, prej të cilit vëllazëria e Helekajve; 31 Asrielin, prej të cilit është vëllazëria e Asrielajve; Sekemi, prej të cilit është vëllazëria e Sekemajve; 32 Semidanë, prej të cilit është vëllazëria e Semidajve; Heferin, prej të cilit është vëllazëria e Heferajve. 33 Po edhe Heferi qe ati i Salfaadit, i cili nuk kishte djem, por vetëm vajza. Ato quheshin: Maala, Noa, Hegla, Melka e Tersa. 34 Këto janë vëllazëritë e Manaseut. Numri i tyre 52. 700 vetë.

35 Kurse bijtë e Efraimit, sipas vëllazërive të tyre, ishin këta: Sutalai, prej të cilit është vëllazëria e Sutalajve; Bekeri, prej të cilit është vëllazëria e Bekerajve; Teheni, prej të cilit është vëllazëria e Tehenajve: 36 Biri i Sutalait qe Herani, prej të cilit është vëllazëria e Heranajve. 37 Këto janë vëllazëritë e bijve të Efraimit. Numri i tyre qe 32. 500 vetë. Këta janë bijtë e Jozefit sipas vëllazërive të tyre.

38 Bijtë e Beniaminit sipas vëllazërive të tyre: Baleu, prej të cilit është vëllazëria e Balejve; Asbeli, prej të cilit është vëllazëria e Asbelajve; Ahirami, prej të cilit është vëllazëria e Ahiramajve; 39 Sufami, prej të cilit është vëllazëria e Sufamajve; Hufami, prej të cilit është vëllazëria e Hufamajve; 40 Bijtë e Baleut: Aredi e Naamani. Prej Aredit, vëllazëria e Aredajve, prej Naamanit, vëllazëria e Naamanajve. 41 Këta janë bijtë e Beniaminit, sipas vëllazërive të tyre. Numri i tyre ishte 45. 600 vetë.

42 Të bijtë e Danit sipas vëllazërive të tyre: Suhami, prej të cilit vëllazëria e Suhamajve; këto janë vëllazëritë e Danit sipas vëllazërive të tyre: 43 të gjithë ishin Suhamaj. Numri i tyre ishte 64. 400 vetë.

44 Bijtë e Aserit, sipas vëllazërive të tyre; Jemna, prej të cilit vëllazëria e Jemnajve; Isui, prej të cilit vëllazëria e Isuajve; Beriai, prej të cilit vëllazëria e Beriajve. 45 Bijtë e Beriait: Heberi, prej të cilit është vëllazëria e Heberajve e Melkieli prej të cilit vjen vëllazëria e Melkielajve. 46 Emri i bijës së Aserit ishte Sarë, 47 Këto janë vëllazëritë e bijve të Aserit. Numri i tyre 53. 400.

48 Bijtë e Neftaliut sipas vëllazërive të tyre: Jasieli, prej të cilit vëllazëria e Jasielajve; Guniu, prej të cilit vëllazëria e Gunajve; 49 Jeseri, prej të cilit vjen vëllazëria e Jeserajve; Selemi, prej të cilit janë Selemajt. 50 Këto janë vëllazëritë e bijve të Neftaliut sipas vëllazërive të tyre. Numri i tyre ishte 45. 400 vetë.

51 Gjithsej numri i bijve të Izraelit që u regjistruan: 601. 730 vetë.

52 Zoti foli me Moisiun e tha:

53 “Këtyre le t’u ndahet toka për pronë sipas numrit të anëtarëve. 54 Atyre që kanë anëtarë më shumë, jepu më shumë, e atyre që kanë më pak, jepu më pak: secilit le t’i jepet prona e tij sipas regjistrimit; 55 porse vetëm kështu: toka le të ndahet me short. Le ta marrin trashëgimin sipas anëtarëve të secilit fis. 56 Shorti le ta caktojë pjesën e secilit ndërmjet të gjitha fiseve si për fise të mëdha ashtu për fise të vogla”.

Regjistrimi i levitëve

57 Ky është numri i bijve të Levit të regjistruar sipas vëllazërive të tyre: Gersoni, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Gersonajve; Kaati, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Kaatajve; Merariu, prej të cilit rrjedh vëllazëria e Merariajve. 58 Këto janë vëllazëritë e Levit: vëllazëria e Lobniajve, vëllazëria e Hebro‑ najve, vëllazëria e Moholiajve, vëllazëria e Musiajve, vëllazëria e Koreajve. Kurse Kaatit i lindi Amrami. 59 Ky pati grua Jokabedën, bijën e Levit, që i pati lindur në Egjipt. Kjo i lindi Amramit, burrit të vet, fëmijët: Aronin, Moisiun dhe Marinë, motrën e tyre. 60 Prej Aronit lindën Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari. 61 Prej tyre vdiqën Nadabi dhe Abihui kur kushtuan para Zotit zjarrin e pashuguruar.

62 Të gjithë të regjistruarit ishin 23. 000 meshkuj prej një muaji e përpjetë. Këta nuk qenë regjistruar bashkë me të tjerët bijtë e Izraelit as nuk u qe ndarë pronë ndër bijtë e Izraelit.

63 Ky është numri i bijve të Izraelit që qenë regjistruar prej Moisiut e prej Eleazarit prift në rrafshet e Moabit, në brigjet e Jordanit, përballë Jerihonit. 64 Ndër ta s’ishte asnjë prej atyre që i patën regjistruar Moisiu e Aroni në shkretëtirën e Sinait: 65 sepse Zoti pati parakallëzuar se të gjithë, përveç Kalebit, birit të Jefoneut, dhe të Jozuehit, birit të Nunit, do të vdisnin në shkretëtirë: dhe njëmend askush prej tyre nuk mbeti gjallë.

Numrat: 27. Trashëgimi i bijave

27

1 Atëherë u afruan bijat e Salfaadit, birit të Heferit, birit të Mahirit, birit të Manaseut, prej vëllazërive të Manaseut, që qe biri i Jozefit. Këto thirreshin: Maala, Noa, Hegla, Melka e Tersa. 2 Qëndruan para Moisiut e Eleazarit prift dhe para prijësve e para mbarë bashkësisë në hyrje të Tendës së takimit dhe thanë:

3 “Ynë atë vdiq në shkretëtirë. Ai nuk mori pjesë në kryengritje që e nxiti kundër Zotit Koreu; ai vdiq kryekëput për shkak të mëkatit të vet. Ky nuk pati djem. 4 Pse të shuhet emri i tij prej fisit, vetëm pse nuk pati djem? Na jep edhe ne trashëgim ndër vëllezër të babait tonë”.

5 Moisiu e qiti çështjen e tyre në gjyqin e Zotit. 6 Zoti i tha: 7 “Bijat e Salfaadit kanë të drejtë. Jepu trashëgim ndër vëllezërit e atit të tyre dhe ato le ta trashëgojnë të atin. 8 Kurse bijve të Izraelit thuaju kështu: Kur ndokush të vdesë e të mos lërë djalë, prona e tij le të kalojë në të bijën; 9 po në mos pastë as vajzë, trashëgimtarë le t’i jenë të vëllëzerit. 10 Po qe se as vëllezër nuk ka, jepjani trashëgimin e tij vëllezërve të t’et. 11 Po qe se nuk ka as djem ungjish, trashëgimi le t’i jepet atij që është më i afërt prej vëllazërisë së tij: ai le ta trashëgojë. Kjo le të jetë për bijtë e Izraelit një rregull ligjor e përhershme e shenjtë në përkim me urdhrin që Zoti i dha Moisiut”.

Jozuehi kryetari i bashkësisë

12 Pastaj Zoti i tha Moisiut:

“Ngjitu mbi këtë mal të Abarimit, dhe shikoje prej andej vendin që do t’ua jap izraelitëve. 13 Pasi ta kesh kundruar, edhe ti do të shkosh te të parët e tu ashtu siç shkoi edhe yt vëlla Aroni, 14 sepse më ke fyer në shkretëtirën e Sinit, kur më kundërshtoi bashkësia e ju nuk deshët ta dëftoni para syve të bashkësisë shenjtërinë time lidhur me ujë”. Është fjala për ujin e Meribës në Kades të shkretëtirës së Sinit.

15 Moisiu iu përgjigj:

16 “Zoti, Hyji që i jep frymën secilës krijesë, le ta gjejë njeriun që të jetë në krye të kësaj bashkësie, 17 të mund t’i prijë në të dalë e në të hyrë, ta lëshojë e ta kthejë, që populli i Zotit të mos jetë si delet pa bari”.

18 E Zoti i tha: “Merre Jozuehin, birin e Nunit ‑ është burrë me shpirt; vëre mbi të dorën tënde. 19 Sille para Eleazarit prift dhe para mbarë bashkësisë dhe në sy të tyre dorëzoja pushtetin, 20 dhe bëje pjesëtar të madhërisë sate që t’i vihet nën urdhër mbarë bashkësia e bijve të Izraelit. 21 Le të qëndrojë para Eleazarit prift, i cili le të pyetë për të para Zotit mendimin e Urimit. Sipas fjalës së tij le të dalë e le të kthehet ai e të gjithë izraelitët me të ‑ mbarë bashkësia”.

22 Moisiu bëri siç urdhëroi Zoti. E mori Jozuehin e vuri para Eleazarit prift dhe para mbarë bashkësisë 23 dhe, pasi ia vuri mbi kokë të tij duart, i dha pushtetin siç kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut.

Numrat: 28. Përcaktime lidhur me fli

28

1 Zoti i tha përsëri Moisiut:

2 “Urdhëroju bijve të Izraelit e thuaju: Kini kujdes të më paraqitni flinë bimore ‑ shujtën time ‑ të djegur në zjarr, erë të këndshme për mua, në kohën e caktuar.

3 Ja flia e djegur në zjarr që ju duhet të ma kushtoni”:

A. Flitë e përditshme

“Çdo ditë dy qengja vjetakë, të patëmetë si fli të përhershme shkrumbimi. 4 Njërin kushtojeni në mëngjes e tjetrin në mbrëmje, 5 bashkë me flinë bimore një të dhjetën e efit më të mirit miell të ngjeshur me një të katërt të hin-it vaj të pastër. 6 Është kjo fli e përhershme shkrumbimi që e keni kushtuar në malin Sinai, në erë të këndshme, e djegur në zjarr në nder të Zotit; 7 njomeni me një të katërt të hin-it verë për çdo qengj. Njomjen bëjeni në Shenjtëtore ‑ pije dehëse në nder të Zotit. 8 Po kështu kushtojeni edhe qengjin e dytë në mbrëmje, sipas ritit të flisë mëngjesore: fli e shkrumbuar në zjarr në erë të këndshme për Zotin”.

B. E shtuna

9 “Kurse ditën e shtunë kushtoni dy qengja vjetakë, të patëmetë dhe dy të dhjeta të efit endës të ngjeshur me vaj me njomjen që i përket. 10 Kjo është flia e shkrumbimit e të shtunës për çdo të shtunë, përveç flisë së shkrumbimit të përhershme me njomjen e saj”.

C. Hëna e re

11 “Në fillim të muajve tuaj kushtoni Zotit fli shkrumbimi: dy mëzetër, një dash, qengja vjetakë të patëmetë shtatë 12 dhe tri të dhjeta endës të ngjeshur në vaj si fli bimore për çdo mëzat dhe dy të dhjetat endës të ngjeshur në vaj për çdo dash, 13 dhe një të dhjetë të efit endës të ngjeshur në vaj për fli bimore për çdo qengj: fli në erëkëndshmëri, fli e djegur në nder të Zotit. 14 Njomjet e tyre le të jenë: një gjysmë hinit verë për çdo mëzat, një e tretë për dashin, një e katërt për qengj. Kjo le të jetë flia e shkrumbimit për çdo muaj që në rrjedhjen e vitit vjen njëri pas tjetrit. 15 Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit me njomjet e tyre le të kushtohet edhe cjapi për flinë për mëkat në nder të Hyjit”.

Ç. Të pabrumet

16 “Kurse në muajin e parë, të katërmbëdhjetën ditë të muajit le të jenë Pashkët në nder të Zotit, 17 e të pesëmbëdhjetën ditë e kremte. Për shtatë ditë ushqehuni me bukë të pabrume. 18 Të parën ditë të tyre le të mbahet tubimi i shenjtë: këtë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë. 19 Kushtoni flinë e djegies, flinë e shkrumbimit në nder të Zotit: dy mëzetër, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë 20 dhe, si fli bimore për çdonjërin, më të mirit miell të ngjeshur me vaj: tri të dhjetat e efit për secilin mëzat, dy të dhjetat për dash, 21 dhe një të dhjetë të efit për secilin qengj, d. m. th. për shtatë qengjat. 22 Një cjap për flinë për mëkat që të kryhet mbi ju riti i zgjidhjes. 23 Përmbi këto edhe flia mëngjesore e përhershme. 24 Kështu bëni për çdo ditë gjatë shtatë ditëve: është bukë, fli e djegur në erëkëndshmëri Zotit përveç flisë së përhershme të shkrumbimit dhe të njomjes së saj.

25 Edhe të shtatën ditë le të jetë për ju ditë tubimi e shenjtë; atë ditë mos punoni asnjë punë të rëndë”.

D. Festa e Javëve

26 “Po edhe ditën e Frytave të para, kur të kushtoni flinë bimore në nder të Zotit ‑ në të kremten e Javëve, mbajeni si ditë tubimi të shenjtë: atë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë. 27 Kushtoni flinë e shkrumbimit në erë të këndshme Zotit: dy mëzetër, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë. 28 Si fli të kërkuar për të miell të ngjeshur me vaj: tri të dhjeta të efit për çdo mëzat, për dash dy të dhjetat 29 dhe nga një të dhjetë të efit për secilin nga të shtatë qengjat. 30 Edhe një cjap që flijohet për të kryer mbi ju ritin e zgjidhjes, 31 përveç flisë së përhershme të shkrumbimit dhe të flisë bimore që e përcjell. Kushtoni bagëti të pa të metë me njomjen e duhur”.

Numrat: 29. DH. Festa e Brohoritjeve

29

1 “Po edhe e para ditë e muajit të shtatë le të jetë për ju ditë tubimi e shenjtë. Atë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë! Kijeni ditë Brohoritjeje me trumbetë! 2 Për fli në erë të këndshme kushtoni Zotit flinë e shkrumbimit: një mëzat, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë. 3 Si kusht i tyre endës të ngjeshur me vaj tri të dhjeta të efit për mëzat, dy të dhjetat për dash, 4 një të dhjetë të efit për çdo qengj, që janë shtatë, 5 dhe një cjap si fli për mëkat, që flijohet për të kryer mbi ju ritin e zgjidhjes. 6 Kjo bëhet përveç flisë së shkrumbimit të hënës së re dhe të kushteve të duhura për të dhe përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e të kushteve e të njomjeve të rëndomta, në erë të këndshme Zotit, fli e djegur në zjarr në nder të Zotit”.

E. Dita e madhe e Pajtimit

7 “Po edhe të dhjetën ditë të këtij muaji të shtatë le të jetë për ju ditë tubimi e shenjtë. Atë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë. 8 Kushtoni fli shkrumbimi në erë të këndshme Zotit: një mëzat, një dash dhe qengja vjetakë të patëmetë shtatë, 9 me flijim të duhur për ta të endës të ngjeshur me vaj: tri të dhjeta të efit për mëzat, dy të dhjeta për dash 10 një të dhjetë për çdo qengj, që të gjithë së bashku janë shtatë. 11 Kushtoni edhe cjapin e flisë për mëkat dhe përmbi këto duhet kushtuar flia e shpërblimit për ditën e Pajtimit të madh dhe flia e përhershme e shkrumbimit me kushtimet e njomjet që u përkasin”.

Ë. Festa e Tëbanave

12 “Të pesëmbëdhjetën ditë të të shtatit muaj le të jetë ditë tubimi e shenjtë. Këtë ditë mos bëni asnjë punë të rëndë, por festojeni si të kremte në nder të Zotit për shtatë ditë. 13 Kushtoni fli shkrumbimi në erë të këndshme Zotit: mëzetër trembëdhjetë, desh dy dhe katërmbëdhjetë qengja vjetakë të patëmetë. 14 Si kusht për to endës të ngjeshur me vaj: tri të dhjetat e efit për çdo mëzat, e mëzetër janë të gjithë së bashku trembëdhjetë, dhe dy të dhjetat e efit për një dash, d. m. th. për dy desh, 15 dhe nga një të dhjetë për çdo qengj, e qengja së bashku janë gjithsej katërmbëdhjetë. 16 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor dhe me njomjen e saj. 17 Ditën e dytë kushtoni mëzetër dymbëdhjetë, desh dy e qengja vjetakë të patëmetë katërmbëdhjetë, 18 me kushtet bimore dhe me njomjet e duhura për mëzetër, desh e qengja sipas numrit e ritit të duhur. 19 Kushtoni edhe cjapin e flisë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtet bimore dhe me njomjet e tyre.

20 Të tretën ditë kushtoni njëmbëdhjetë mëzetër, dy desh e qengja vjetakë e të pa të metë katërmbëdhjetë, 21 me kushtet bimore e me njomjet e duhura për secilin për mëzetër, për desh e qengja sipas numrit e ritit të duhur. 22 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e me njomjen e duhur.

23 Të katërtën ditë kushtoni dhjetë mëzetër, dy desh e qengja vjetakë të patëmetë katërmbëdhjetë, 24 me kushtin bimor e me njomjen e duhur për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit dhe ritit të duhur. 25 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e njomjen e duhur.

26 Të pestën ditë kushtoni mëzetër nëntë, desh dy e qengja vjetakë të pa të metë katërmbëdhjetë, 27 me kushtin bimor e njomjen e duhur për secilin: mëzetër, desh e qengja sipas numrit të tyre dhe ritit të duhur. 28 Kushtoni edhe cjapin për mëkat, përmbi flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e njomjen e duhur.

29 Të gjashtën ditë kushtoni mëzetër tetë, desh dy e qengja katërmbëdhjetë të pa të metë e vjetakë, 30 me kushtin bimor e njomjen e duhur për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit të tyre dhe ritit të duhur. 31 Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat përveç flisë së përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e me njomjen e duhur.

32 Të shtatën ditë kushtoni shtatë mëzetër, dy desh e qengja vjetakë e të pa të metë katërmbëdhjetë 33 me kushtin bimor e njomjen për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit të tyre e ritit të duhur. 34 Kushtoni edhe cjapin për flinë e mëkatit pa marrë parasysh flinë e përhershme të shkrumbimit me kushtin bimor e njomjen e duhur.

35 Të tetën ditë le të mbahet tubimi kremtor. Mos bëni asnjë punë të rëndë 36 dhe kushtoni si fli shkrumbimi në erë të këndshme Zotit: një mëzat, një dash dhe qengja vjetakë të pa të metë shtatë 37 me kushtin bimor e njomjen për secilin mëzat, dash e qengj sipas numrit të tyre e sipas ritit të duhur. 38Kushtoni edhe cjapin për flinë për mëkat, pa marrë parasysh flinë e përhershme të shkrumbimit, kushtin bimor të saj dhe njomjen.

39 Ja, pra, sa u duhet t’i kushtoni Zotit në ditë të kremteve tuaja, përveç kushteve e flive vullnetare, flive të shkrumbimit, flive bimore, njomjeve e flive për pajtim”.

Numrat: 30. Ligji mbi kushte

30

1 Moisiu u tregoi izraelitëve gjithçka i kishte urdhëruar Zoti.

Ligji mbi kushte

2 Atëherë Moisiu u tha prijësve të fiseve të izraelitëve:

Ja çka urdhëroi Zoti:

3 “Nëse ndokush ia bën Zotit ndonjë kusht, ose me përbetim zotohet të heqë dorë nga diçka, mos ta hajë fjalën e vet, por gjithçka premtoi le ta çojë në vend.

4 Gruaja, nëse i kushton çkado Zotit, ose zotohet me përbetim se do të heqë dorë nga diçka: nëse është në shtëpinë e t’et dhe ende në moshën e rinisë, 5 e i ati i saj e merr vesh se ka bërë atë kusht ose përbetim e nuk bën zë, atëherë janë të vlefshme të gjitha kushtet e saja e çfarëdo përbetimi që merr mbi vete. 6 Kurse, porsa dëgjon i ati, i kundërshton, si kushti si zotimi me betim i saj, janë të pavlefshëm, Zoti do ta falë, sepse i kundërshton i ati.

7 Nëse bën ndonjë kusht ose e lidh veten me mendjelehtësi me përbetim e zotim se do të përmbahet, po pastaj martohet: 8 atë ditë që burri i saj e merr vesh për këtë gjë e nuk i kundërshton, kushti është i vlefshëm dhe ajo duhet të kryejë, çkado që premtoi. 9 Kurse, kur i shoqi e merr vesh, i kundërshton bëhen të pavlefshme si kushti e premtimet e saja dhe me të cilat është lidhur: Zoti do t’ia falë.

10 Vejusha dhe e lëshuara çkado të kushtojnë, detyrohen ta plotësojnë.

11 Gruaja në shtëpinë e burrit, nëse lidhet me ndonjë kusht ose me përbetim merr ndonjë zotim, 12 nëse burri i saj merr vesh e hesht dhe nuk i kundërshton premtimit me kusht, duhet të kryejë çkado që premtoi. 13 Por, nëse burri, posa merr vesh, i kundërshton, nuk do të vlejë premtimi, sepse burri i kundërshton: dhe Zoti do t’ia falë. 14 Nëse u kushtua ose edhe lidhet me përbetim të bëjë pendesë me njënesë, burrit i përket ta pranojë ose ta mohojë kushtin. 15 Por, nëse i shoqi e merr vesh e hesht dhe e shtyn të vendosë prej ditës në ditë: çfarëdo që kushtoi ose premtoi, le ta çojë në vend, sepse, prej ditës që dëgjoi, heshti. 16 Por, nëse kundërshtoi, dikur vonë, përgjegjësinë e merr mbi vete për gabimin e gruas”.

17 Këto janë ligjet që Zoti ia dha Moisiut lidhur me burrin e gruan, lidhur me babanë dhe të bijën ende të re që gjendet ende në shtëpinë e t’et.

Numrat: 31. Lufta e shenjtë kundër madianitëve

31

1 Zoti foli me Moisiun e i tha:

2 “Hakmerrju madianitëve për bijtë e Izraelit e atëherë bashkohu me të parët e tu”.

3 Moisiu menjëherë i tha popullit: “Armatosni ndër ju disa burra luftëtarë që të mund ta kryejnë hakmarrjen e Zotit kundër madianitëve. 4 Prej çdo fisi të izraelitëve le të zgjidhen nga një mijë burra e të dërgohen në luftë”.

5 Çdo fis dha, pra, nga një mijë luftëtarë ‑ d. m. th. dymbëdhjetë mijë luftëtarë. 6 Këta Moisiu i dërgoi bashkë me Fineesin, birin e Eleazarit prift. Atij ia dha edhe enët e shenjta e trumbetat për të dhënë shenja në luftë.

7 Ata bënë luftë kundër madianitëve siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut dhe i vranë të gjithë meshkujt. 8 I vranë edhe mbretërit e tyre: Eviun, Recemin, Surin, Hurin dhe Rebeun, pesë prijësit e atij populli dhe Balaamin, birin e Beorit, e prenë me shpatë. 9 Gratë e fëmijët i morën skllevër. Rrëmbyen të gjitha bagëtitë e tyre, orenditë, gjithçka kishin pasur: 10 si qytetet po ashtu edhe fshatrat e zemërimiat i dogji zjarri; 11 morën prenë dhe gjithçka zunë njerëz e bagëti, 12 dhe i sollën robërit, prenë e plaçkat te Moisiu, Eleazari prift e mbarë bashkësia e izraelitëve në zemërimië në rrafshin e Moabit, në bregun e Jordanit përballë Jerihonit.

Vrasja e grave dhe pastrimi i presë

13 Moisiu, Eleazari dhe të gjithë prijësit e bashkësisë u dolën përpara jashtë zemërimiës. 14 Moisiu i hidhëruar kundër udhëheqësve të ushtrisë mijëtarëve dhe urdhërqindësve, 15 u tha: “Çfarë? I keni lënë gjallë të gjitha femrat?! 16 Po a nuk janë këto që i tradhtuan bijtë e Izraelit sipas mësimit të Balaamit dhe ju bënë të çoheni kundër Zotit në rastin e Fegorit e kështu qe goditur rëndë populli i Zotit? 17 Këndej vrisni të gjithë fëmijët meshkuj edhe të gjitha gratë që njohën mashkull mbytni, 18 kurse të gjitha vajzat e reja që nuk njohën mashkull, lërini në jetë për ju. 19 Edhe ju qëndroni jashtë zemërimiës për shtatë ditë. Kush të ketë vrarë ndonjë njeri ose të ketë prekur njeriun e vrarë, le të pastrohet të tretën e të shtatën ditë, si ju ashtu edhe robërit tuaj. 20 Si dhe mbarë prenë, qoftë ajo petk ose orendi, e punuar prej lëkurave ose prej leshit të dhisë ose prej drurit, pastrojeni”!

21 Atëherë Eleazari prift u tha luftëtarëve që ishin kthyer nga luftimi: “Ja urdhri i ligjit që Zoti ia dha Moisiut: 22 Ari, argjendi, bronzi, hekuri, kallaji e plumbi ‑ 23 çdo gjë që e duron zjarrin ‑ kalojeni nëpër zjarr e do të jetë i pastër; kurse çdo gjë që nuk e duron zjarrin, le të shenjtërohet me anë të ujit të pastrimit. 24 Të shtatën ditë lani petkat tuaja e, atëherë, të pastruar, hyni në zemërimië”.

Ndarja e presë

25 Zoti i tha Moisiut:

26 “Ti me Eleazarin prift e me krerët e vëllazërive të bashkësisë bëjeni llogarinë e presë si të njerëzve ashtu të bagëtive. 27 Mbarë prenë ndaje në dy pjesë të barabarta: për ata që dolën në luftë e luftuan e pjesën tjetër për mbarë bashkësinë. 28 Atëherë prej pjesës së atyre që morën pjesë në luftë, ndaje pjesën që i përket Zotit: një frymë prej pesëqindve qoftë prej njerëzve e qoftë prej gjedhit, gomarëve e bagëtive të imëta 29 e jepja Eleazarit prift, sepse janë ndihmesë që i përket Zotit. 30 Prej gjysmës tjetër që u bie bijve të Izraelit, merre të pesëdhjetën kokë të njerëzve, të gjedhit, të gomarëve e të bagëtive të imëta ‑ prej të gjitha bagëtive ‑ e jepjau levitëve që e kanë në kujdes shërbimin në Banesën e Zotit”.

31 Moisiu dhe Eleazari prift bënë ashtu si kishte urdhëruar Zoti. 32 Preja që kishte mbetur prej sa ushtarët kishin rrëmbyer, ishte: 675. 000 krerë bagëti të imëta, 33 72. 000 krerë bagëti të trasha, 34 61. 000 gomarë; 35 femra virgjëra 32. 000.

36 Gjysma që u takoi atyre që kishin qenë në luftë ishte: 337. 500 krerë bagëti të imëta; 37 prej tyre u ndanë si pjesë ndihmesë Zotit: 675 krerë bagëti të imëta; 38 ‑ 36. 000 gjedh e ndih‑ mesë e Zotit: 72 krerë; 39 ‑ gomarë: 30. 500 e prej tyre ndihmesë Zotit: 61. kokë; 40 ‑ persona 16. 000 e prej të cilave ndihmesë Zotit: 32 vetë.

41 Taksën e ndihmesës së Zotit Moisiu ia dha Eleazarit prift, siç i qe urdhëruar.

42 Kurse gjysma tjetër që iu dha bijve të Izraelit, që teproi prej asaj pjesë që e morën luftëtarët, 43 prej kësaj gjysme, që i ra bashkësisë, d. m. th. prej 337. 500 kokrra bagëti të imëta, 44 prej 36. 000 bagëti të trasha, 45 prej 30. 500 gomarë, 46 prej 16. 000 vetëve, 47 Moisiu mori të pesëdhjetin kokë e ua dha levitëve, që shërbenin në Banesën e Zotit, ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.

Kushtimet

48 Atëherë iu afruan prijësit e ushtrisë Moisiut, mijëtarët dhe urdhërqindësit e i thanë: 49 “Ne, shërbëtorët e tu, e llogaritëm numrin e luftëtarëve, që i patëm nën urdhërimin tonë dhe nuk na mungon as vetëm një! 50 Për këtë arsye ia kushtojmë dhuratë Zotit secili tërë arin që kemi mundur ta mbledhim për t’u kryer mbi ne riti i zgjidhjes. Janë gjëra ari: rrathë këmbe, nëdorësa, unaza, vathë e gjerdana, që Zoti të ketë mëshirë për ne”.

51 Moisiu e Eleazari prift e morën arin: gjëra të punuara me ar. 52 I tërë ari që morën për t’ia lartësuar Zotit peshonte 16. 750 sikla që e kushtuan mijëtarët dhe urdhërqindësit. 53 Ushtarët sa kishin marrë secili ndali për vete.

54 Kështu, pra, Moisiu e prifti Eleazar e morën arin dhe e çuan në Tendën e takimit si dëshmi për Izrael para Zotit.

Numrat: 32. Ndarja e Transjordanisë

32

1 Bijtë e Rubenit e bijtë e Gadit kishin bagëti shumë, një numër jashtëzako‑ nisht të madh gjë të gjallë. Kur panë se Jazeri e Galaadi ishin vende të përshtatshme për blegtori, 2 erdhën te Moisiu, e te Eleazari prift dhe te prijësit e bashkësisë e thanë: 3 ”Ataroti e Diboni, Jazeri e Nemra, Heseboni e Elealeja, Sabani e Neboja e Beoni, 4 vendet që Zoti i goditi para syve të bashkësisë së izraelitëve, është trevë posaçërisht e pasur për blegëtori dhe ne, shërbëtorët e tu, kemi bagëti shumë”. 5 Dhe shtuan: “Nëse kemi gjetur hir para syve të tu, le t’u jepet shërbëtorëve të tu kjo tokë për pronë dhe mos na bëj të kalojmë përtej Jordanit”.

6 Moisiu u përgjigj: “Si? Vëllezërit tuaj do të shkojnë në luftë e ju do të rrini këtu? 7 Pse doni t’ua mbushni mendjen bijve të Izraelit të mos kenë guxim të kalojnë në tokën që Zoti e ka në mend t’ua japë? 8 Po a nuk vepruan kështu edhe etërit tuaj, kur u nisa prej Kadesbarnes për të bërë vrojtimin mbi vendin? 9 Ata kur arritën në Neheleskol e pasi e shqyrtuan vendin, ua prishën zemrën bijve të Izraelit që të mos hynë në tokën që Zoti ua kishte dhënë. 10 E Zoti i hidhëruar tha: 11 ’Këta njerëz që dolën prej Egjiptit njëzet vjeç e përpjetë nuk do ta shohin tokën që me përbetim ua kam premtuar Abrahamit, Izakut e Jakobit, sepse nuk deshën të më ndjekin mua, 12 përveç Kalebit, birit të Jefoneut, Cenezeut, e Jozuehit, birit të Nunit: vetëm këta e ndoqën Hyjin’. 13 Zoti atëherë, i hidhëruar kundër Izraelit, e solli andej‑këndej nëpër shkretëtirë për dyzet vjet, deri të mbaronte mbarë ajo brezni që mëkatoi para syve të tij. 14 Dhe, ja ‑ shtoi ‑ ju u ngritët në vend të etërve tuaj ‑ pjellë njerëzish mëkatarë, që ta shtoni zemërimin e hidhërimit të Zotit kundër Izraelit. 15 Nëse nuk do të doni ta ndiqni atë, do ta bëjë përsëri këtë popull të endet nëpër shkretëtirë dhe ju do të bëheni shkaku i sharrimit të të gjithëve”.

16 Atëherë ata iu afruan edhe më fort e thanë: “Ne këtu do të punojmë vathë për bagëtitë tona dhe qytete për fëmijët tanë; 17 kurse ne, të armatosur e të ngjeshur, do të shkojmë në luftë para bijve të Izraelit derisa t’i shtiem ata në vendet e tyre. Kurse fëmijët tanë le të qëndrojnë në qytete të rrethuara me mur për shkak të pritave të banorëve. 18 Ne nuk do të kthehemi në shtëpitë tona, derisa ta kenë marrë për pronë bijtë e Izraelit trashëgimin e vet. 19 Ne nuk do të kërkojmë pjesë përtej Jordanit e mëtej, sepse ne e kemi tashmë trashëgimin tonë në trevën e tij të lindjes”.

20 Moisiu u tha: “Nëse do të bëni, siç po premtoni, nëse do të shkoni në luftë para Zotit, 21 nëse çdo luftëtar i armatosur do ta kalojë Jordanin, derisa Zoti t’i dëbojë armiqtë e vet para vetes 22 e, pasi të jetë nënshtruar tërë ky vend, do të ktheheni, atëherë do të jeni të pafajshëm para Zotit e para Izraelit dhe do ta fitoni për trashëgim para Zotit. 23 Por, nëse nuk do të bëni, si thoni, s’ka farë dyshimi se mëkatoni kundër Zotit dhe mbajeni mend mirë se mëkati juaj ju do t’ju ndrydhë. 24 Ndërtoni, pra, qytetet për fëmijët tuaj dhe vathat për bagëtitë tuaja, dhe mbajeni fjalën që e dhatë”.

25 Atëherë bijtë e Gadit e të Rubenit i thanë Moisiut: “Jemi shërbëtorët e tu, do të bëjmë gjithë sa urdhëron zotëria ynë: 26 fëmijët tanë, gratë, bagëtitë e gjëja jonë do të rrinë këtu në qytetet e Galaadit, 27 kurse ne, shërbëtorët e tu, të gjithë kush janë të armëve do të shkojnë para Zotit në luftë, po ashtu, siç po thua ti, Imzot”.

28 Prandaj, Moisiu i urdhëroi Eleazarit prift, Jozuehit, birit të Nunit, dhe të gjithë krerëve të vëllazërive të fiseve të Izraelit dhe tha: 29 ”Nëse do të kalojnë bijtë e Gadit e të Rubenit përtej Jordanit bashkë me ju të gjithë të armatosur për luftë në praninë e Zotit dhe vendi do të jetë pushtuar prej jush, jepuni atyre për pronë Galaadin. 30 Por, nëse nuk do të duan të kalojnë të armatosur me ju në dheun Kanaan, le ta kenë pronën e tyre ndër ju”.

31 Bijtë e Gadit e bijtë e Rubenit përgjigjën: “Sikurse Zoti u ka thënë shërbëtorëve të tu, po ashtu do të bëjmë. 32 Të armatosur do të dalim para Zotit në dheun e Kanaanit; kurse prona jonë do të jetë në këtë anë të Jordanit”.

33 Dhe kështu Moisiu u dha bijve të Gadit e të bijve të Rubenit dhe gjysmës së fisit të Manaseut, birit të Jozefit, mbretërinë e Sehonit, mbretit të amorrenjve dhe mbretërinë e Ogut mbretit të Basanit, tokën me qytetet e tyre e me kufijtë e saj, qytetet e vendit përreth.

34 Kështu bijtë e Gadit i ndërtuan qytetet: Dibon, Atarot, Aroer, 35 Atrotsofan, Jazer, Jegbaa, 36 Betnemra e Betaran, qytete të fortifikuara. Ndërtuan edhe vathë për bagëtitë e tyre. 37 Kurse bijtë e Rubenit ndërtuan: Hesebonin, Elealenë, Kariataimin, 38 Nabon e Baalmeonin ‑ emrat janë të shndërruar ‑ edhe Sabamën. Ata ua ngjitën emrat e vet qyteteve që ndërtuan.

39 Kurse bijtë e Mahirit, birit të Manaseut, shkuan në Galaad, e pushtuan atë pasi i dëbuan amorrenjtë, banorët e tij. 40 Kështu Moisiu tokën e Galaadit ia dha për pronë Mahirit të Manaseut dhe ai nguli të banojë në të. 41 Jairi, biri i Manaseut, shkoi e i pushtoi fshatrat e tij e u ngjiti emrin Havot Jair /d. m. th. Qytetet Jair/. 42 Shkoi edhe Nobeu dhe e pushtoi Kanatin me fshatrat e tij dhe u ngjiti emrin e vet: Nobe.

Numrat: 33. Zemërimiimet e Daljes

33

1 Këto janë zemërimiimet e bijve të Izraelit që dolën prej Egjiptit nën udhëheqjen e Moisiut e të Aronit sipas njësive të veta, 2 të cilat i shënoi Moisiu sipas emrave të zemërimiave, që i ndërronin sipas urdhrit të Zotit.

3 Shtegtuan, pra, prej Ramesit në muajin e parë, të pesëmbëdhjetën ditë të muajit të parë ‑ ditën e dytë të Pashkëve ‑ bijtë e Izraelit dolën lirisht ndër sy të egjiptianëve 4 që po varrosnin të parëlindurit që Zoti ua goditi për të bërë drejtësi kundër hyjnive të tyre, 5 dhe zemërimiuan në Sukot. 6 Atëherë u çuan nga Sukoti e erdhën në Etam që është në kufi të shkretëtirës. 7 U çuan prej andej e erdhën në Fihahirot që është përballë Beelsefonit dhe i ngulën tendat para Magdolit. 8 U nisën nga Fihahiroti, kaluan përmjedis detit e dolën në shkretëtirë dhe, duke udhëtuar tri ditë nëpër shkretëtirën Etam, zemërimiuan në Marë. 9 U çuan nga Mara e arritën në Elim ku ishin dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma. Këtu ngulën zemërimiën. 10 Kur u çuan edhe prej këndej, i ngrehën çadrat afër Detit të Kuq. U çuan edhe nga Deti i Kuq 11 e ngulën zemërimiën në shkretëtirën Sin. 12 U çuan edhe prej andej e erdhën në Dafkë. 13 U çuan edhe nga Dafka e zemërimiuan në Alus. 14 E lanë Alusin dhe i ngulën çadrat në Rafidim, ku popullit i mungoi uji i pijes. 15 Dolën edhe prej Rafidimit dhe ngulën zemërimiën në shkretëtirën e Sinait.

16 U çuan edhe prej shkretëtirës së Sinait e arritën në Cibrotataavë. 17 Dolën edhe prej Cibrotataavës e ngulën në Aserot. 18 Prej Aserotit erdhën në Retmë. 19 U çuan edhe prej Retmës e zemërimiuan në Remonfares. 20 Dolën edhe prej andej e erdhën në Lebnë; 21 prej Lebnës zemërimiuan në Resë. 22 Dolën edhe prej Resës e erdhën në Ceelatë. 23 Dolën edhe prej andej e arritën në malin Sefer. 24 Dolën prej malit Sefer erdhën në Aradë. 25 U çuan prej andej e zemërimiuan në Macelot. 26 E lanë Macelotin e erdhën në Tahat. 27 Prej Tahatit shkuan e zemërimiuan në Tare. 28 U çuan edhe prej andej e zemërimiuan në Metkë. 29 Prej Metkës zemërimiuan në Hesmonë. 30 Dolën nga Hesmona erdhën në Moserot. 31 Prej Moserotit zemërimiuan në Benejakan. 32 Prej Benejakanit u çuan dhe ngulën në malin Gadgad. 33 Prej këndej ngulën në Jetebatë. 34 Prej Jetebatës erdhën në Ebronë. 35 Dolën prej Ebronës e ngulën në Asiongabër. 36 Prej andej u çuan e erdhën në shkretëtirën Sin, d. m. th. në Kades.

37 E lanë edhe Kadesin e ngulën në malin Hor, në kufi të tokës së Edomit. 38 Në urdhër të Zotit Aroni prift u ngjit në malin Hor dhe aty vdiq. Ishte viti i dyzetë i daljes së bijve të Izraelit nga Egjipti, muaji i pestë, e para ditë e muajit, 39 e kishte njëqind e njëzet e tri vjet.

40 Kananeu, mbreti i Aradit, që banonte në Nageb, në dheun Kanaan, mori vesh se po vinin bijtë e Izraelit.

41 Ata e lanë malin Hor dhe ngulën zemërimiën në Salmonë. 42 Prej andej erdhën në Finon. 43 U çuan edhe prej Finonit e ngulën në Obot. 44 Prej Obotit erdhën në Jeabarim, që është në kufi me moabitët. 45 U çuan edhe prej Jeabarimit dhe i ngulën çadrat në Dibongad. 46 Si dolën prej andej zemërimiuan në Elmo‑ ndeblataim. 47 Si dolën prej Elmondeblataimit erdhën në malet Abarim përballë Nabos. 48 Si u çuan prej maleve Abarim, kaluan në rrafshet e Moabit, në bregun e Jordanit, përballë Jerikut. 49 Dhe këtu ngulën zemërimiën prej Betiesimotit e deri në Abelsetim, në rrafshet e Moabit.

Ndarja e Kanaanit. Urdhri i Hyjit

50 Këtu në fushat e Moabit, Zoti foli me Moisiun:

51 “Urdhëroju bijve të Izraelit e thuaju: Kur ta keni kaluar Jordanin e të keni hyrë në dheun Kanaan, 52 dëboni para jush të gjithë banorët e vendit, prishni të gjitha figurat e tyre, copëtoni të gjitha truporet e tyre dhe rrënoni të gjitha lartësitë e kultit të tyre. 53 Trashëgoni tokën dhe banoni në të, sepse unë jua dhurova atë për pronë. 54 Ju ndajeni ndërmjet fiseve tuaja. Fisit më të madh jepni një pjesë më të madhe e fisit më të vogël, një pjesë më të vogël: secili, ku t’i bjerë shorti, atë edhe të marrë për trashëgim; prona le të ndahet sipas fiseve të të parëve.

55 Por, nëse nuk do t’i dëboni banorët e vendit, atëherë ata që do të mbeten ndër ju, do të jenë ferrë për sytë tuaj dhe thumba për ijet tuaja, dhe do t’jua bien ngushtë në vendin e banimit tuaj; 56 dhe gjithçka kam menduar t’ua bëj atyre, do t’ua bëj juve”.

Numrat: 34. Kufijtë e vendit

34

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhëroju bijve të Izraelit e thuaju: Kur të hyni në dheun Kanaan e ta merrni në trashëgim me anë të shortit, ja vendi me kufijtë e tij:

3 Pjesa e jugut do të fillojë prej shkretëtirës Sin, që gjendet përbri Edomit. Për kufi në anën e lindjes do të ketë Detin e Kripur. 4 Atëherë kufiri do të marrë anën e jugut në krahun e shpatit Akrabim /d. m. th. të Gallomëve/, dhe do të vazhdojë nëpër Sinin e të arrijë në jug në Kadesbarnë. Prej andej do të marrë drejt Asaradarit e do të mbërrijë deri në Asemonë. 5 Prej Asemonës kufiri do të bëjë dredhë drejt lumit të Egjiptit për të dalë në bregun e Detit të Madh.

6 Për kufi të perëndimit do të fillojë prej Detit të Madh e me të do të marrë fund.

7 Për kufi në anën e veriut do të jetë prej Detit të Madh drejt e në malin Hor; 8 prej tij do të shkojë në hyrje të Ematit e do të marrë fund në Sedadë. 9 Atëherë kufijtë do të vazhdojnë deri në Zefronë e në Asarenon. Ky do të jetë kufiri verior.

10 Prej këndej le të vihen kufijtë në krahun e lindjes prej Asarenonit deri në Sefamë. 11 Prej Sefamës le të zbresin deri në Reblë në anën e lindjes të Ajinit. Prej andej le të vazhdojnë të zbresin e të mbërrijnë deri në krahun e Detit Keneret në lindje 12 e të prekin deri në Jordan e të marrin fund në Detin e Kripur.

Kjo do të jetë toka juaj me kufij përreth”.

13 Moisiu u dha bijve të Izraelit këto udhëzime: “Kjo është toka që do ta fitoni me short dhe të cilën Zoti urdhëroi t’u ndahet nëntë fiseve e gjysmës së një fisi. 14 Sepse fisi i Rubenit, sipas vëllazërive të veta dhe fisi i Gadit sipas vëllazërive të veta si dhe gjysma e fisit të Manaseut, 15 d. m. th. dy fise e gjysmë i morën pjesët e veta përtej Jordanit, përballë Jerikut, në anën e lindjes.”

Pleqtë e caktuar për të bërë ndarjen

16 Atëherë Zoti i tha Moisiut:

17 “Këta janë emrat e njerëzve që do t’jua ndajnë tokën: Eleazari prift dhe Jozuehi i Nunit 18 dhe për çdo fis nga një prijës. 19 Këta janë emrat e tyre:

prej fisit të Judës, Kalebi, biri i Jefoneut;

20 prej fisit të Simonit, Samueli, biri i Amiudit;

21 prej fisit të Beniaminit, Elidadi, biri i Kaselonit;

22 prej fisit të bijve të Danit, Boci, biri i Jogliut;

23 prej bijve të Jozefit: prej fisit të Manaseut, Hanieli, biri i Efodit; 24 prej fisit të Efraimit, Kamueli i Seftanit;

25 prej fisit të Zabulonit, Elisafani i Farnakut;

26 prej fisit të Isaharit, prijësi Faltiel, biri i Ozanit;

27 prej fisit të Aserit, Ahiudi i Salomiut;

28 prej fisit të Neftaliut, Fedaeli i Amiudit.”

29 Këta janë njerëzit që Zoti u urdhëroi t’ua ndajnë bijve të Izraelit dheun e Kanaanit.

Numrat: 35. Pjesa e levitëve

35

1 Po edhe këto i tha Zoti Moisiut në rrafshin e Moabit, përbri Jordanit, përballë Jerikut:

2 “Urdhëroju bijve të Izraelit t’ua japin levitëve prej pronave të tyre disa qytete për të banuar dhe kullotat rreth qyteteve. 3 Qytetet le t’i kenë për të banuar e kullotat përreth për të mbajtur bagëtitë, gjënë e gjallë të tyre. 4 Kullotat që do t’ua lëshoni levitëve le të shtrihen jashtë mureve të qyteteve deri në një mijë kutë hapësirë. 5 Matni prej qytetit jashtë në lindje dy mijë kutë, në jug po ashtu dy mijë kutë, po edhe në anë të detit ‑ që është në perëndim ‑ dy mijë kutë, po dhe në anë të veriut të jetë e njëjta masë. Qytetet le të jenë në mjedis. Kaq do të jetë rrethina e qyteteve të tyre.

6 Prej qyteteve që keni për t’ua dhënë levitëve, gjashtë le të jenë qytete strehim, ku të mund të strehohet ai që gand derdhi gjakun. Përveç këtyre, jepuni edhe dyzet e dy qytete të tjera, 7 d. m. th. të gjitha së bashku dyzet e tetë me rrethinat e tyre. 8 Qytetet që do t’i ndani prej pronës së bijve të Izraelit, merrni më shumë prej atyre që kanë shumë e më pak prej atyre që kanë pak. Secili fis le t’ua lëshojë qytetet levitëve sipas masës së pronës së vet”.

Qytetet strehim

9 Zoti i tha Moisiut: 10 “Fol me bijtë e Izraelit e thuaju:

Kur ta kaloni Jordanin në dheun e Kanaanit, 11 zgjidhni qytetet që do të jenë strehë për të ikur, për ata që pa dashur vranë ndonjë njeri. 12 Këto qytete le të jenë për ju strehim kundër hakmarrësve që vrastari të mos vdesë pa pasë dalë në gjyq para bashkësisë dhe pa pasë qenë gjykuar rasti i tij. 13 Prej gjashtë qyteteve që do t’i ndani si qytet strehim, 14 tri le të jenë përtej Jordanit e tri në dheun e Kanaanit.

15 Këto gjashtë qytete le të jenë për strehimin qoftë të bijve të Izraelit qoftë edhe për të ardhur e shtegtarë që në këto gjashtë të strehohet ai që gand derdhi gjakun.

16 Por nëse ndokush godit ndokënd me ndonjë gjë të hekurt dhe i godituri vdes, goditësi le të jetë fajtor i vrasjes, le të vdesë edhe ai. 17 Nëse e gjuan me gur vdekjeprurës, dhe i godituri vdes, po ashtu goditësi le të dënohet. 18 Nëse e godit me dru që mund ta vrasë dhe e vret; është vrastar, edhe ai le të dënohet me vdekje. 19 Hakmarrësi i gjakut le ta vrasë! Posa ta takojë, le ta vrasë! 20 Nëse ndokush e shtyn ndokënd prej urrejtjes ose hedh ndonjë gjë me qëllim në të 21 ose, pse e ka armik, i bie me dorë, dhe i godituri vdes, goditësi është fajtor i vrasjes: hakmarrësi i gjakut, posa ta gjejë, le ta vrasë.

22 Por, nëse e godit rastësisht e pa mëri dhe, nëse hedh ndonjë gjë në të pa qëllim, 23 ose nga pavëmendja lëshon ndonjë gur në të, pa e pasë parë, e ky vdes, megjithëse nuk e urreu as nuk ia deshi të keqen, 24 le të vendosë bashkësia ndërmjet goditësit dhe kërkuesit të gjakut sipas këtyre rregullave 25 dhe le ta lirojë vrastarin prej dorës së kërkuesit të gjakut dhe le ta çojë në qytetin strehim ku qe strehuar. Le të qëndrojë aty deri që kryeprifti, që është i shuguruar me vajin e shugurimit, të vdesë. 26 Por, nëse vrastari del prej qytetit strehim, në të cilin është strehuar 27 dhe e gjen kërkuesi i gjakut jashtë kufijve të qytetit strehim dhe e vret, kjo nuk i çmohet si njerivrasje, 28 sepse i dali në gjak e ka pasur për detyrë të qëndrojë në qytetin e strehimit derisa të vdesë kryeprifti.

Pasi të vdesë kryeprifti vrastari le të kthehet në tokën e vet.

29 Kjo le të jetë për ju rregullore drejtësie prej breznie në brezni kudo që të banoni.

30 Vrastari le të vritet vetëm nën dëshminë e disa dëshmitarëve; me dëshminë e vetëm të një dëshmitari askush të mos dënohet me vdekje. 31 Nuk guxoni të merrni shpërblimin për vrastarin që e meriton vdekjen: por le të vdesë. 32 As mos e pranoni shpërblimin e askujt që është strehuar në qytetin strehim, që të kthehet e të jetojë në truallin e vet para se të vdesë kryeprifti. 33 Mos e bëni të papastër tokën e banimit tuaj, sepse gjaku e bën tokën të papastër, dhe mbi të nuk mund të bëhet tjetër rit zgjidhjeje, përveç me gjakun e atij që e derdhi gjakun e tjetrit. 34 Mos e ndyni tokën e banimit tuaj, ndërsa e dini se unë banoj me ju. Sepse unë jam Zoti që banoj ndër bijtë e Izraelit”.

Numrat: 36. Trashëgimi i gruas së martuar

36

1 Atëherë u afruan prijësit e barqeve të bijve të Galaadit, të birit të Mahirit, të birit të Manaseut, prej njërës ndër vëllazëritë e Jozefit dhe para Moisiut e para prijësve të vëllazërive të Izraelit, 2 thanë: “Ty, zotërisë sonë, i ka urdhëruar Zoti t’ua ndash me short tokën bijve të Izraelit dhe bijave të Salfaadit, vëllait tonë, trashëgimin e detyruar babait. 3 Këto po qe se i marrin për gra njerëzit e një fisi tjetër, ato do ta marrin trashëgimin e vet me vete e kështu ajo pasuri e kaluar në një fis tjetër do ta zvogëlojë trashëgimin tonë. 4 Kështu, kur të vijë viti jubilar, trashëgimi i këtyre grave do të kalojë në atë fis të cilit ato i përkasin e do të hiqet prej pronës së fisit të të parëve tonë”.

5 Moisiu atëherë, me urdhër të Zotit, u tha izraelitëve: “Foli drejt fisi i bijve të Jozefit. 6 Kjo është rregullorja që Zoti e ka vendosur lidhur me rastin e bijave të Salfaadit: Le të martohen me kë të duan, porse vetëm me njerëz të fisit të vet 7 që të mos përzihet prona e bijve të Izraelit fis me fis dhe bijtë e Izraelit duhet të mbeten të lidhur me pronën e të parëve të vet 8 dhe të gjitha bijat trashëgimtare e bijve të Izraelit le t’i marrin burrat prej vëllazërive të fisit të të parëve të vet, që trashëgimi të mbetet në vëllazëri 9 dhe që të mos përzihet prona e një fisi me fisin tjetër; kështu çdo fis do të mbetet i lidhur me trashëgimin e vet ndër bijtë e Izraelit”.

10 Bijat e Salfaadit bënë ashtu si Zoti i urdhëroi Moisiut, 11 dhe Maala, Tersa, Hegla, Melha e Noa u martuan me bijtë ungjëvet të vet, 12 prej vëllazërisë së Manaseut, birit të Jozefit. Kështu prona që u qe ndarë atyre, mbeti në fisin dhe në vëllazërinë e t’et.

Përfundimi

13 Këto janë urdhërimet dhe ligjet që Zoti ua dha izraelitëve nëpër Moisiun në rrafshin e Moabit në bregun e Jordanit, përballë Jerikut.