1 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbretit të Izraelit:
2 për ta njohur urtinë e disiplinën,
për ti kuptuar fjalët e mençurisë,
3 për ta pranuar dijen e mësimit,
të drejtësisë, të gjykimit e të së drejtës,
4 që tu jepet të papërvojëve shquartësia,
të riut kuptimi dhe përsiatja.
5 Le të dëgjojë i urti dhe do ta shtojë dijen
dhe i kuptueshmi do të fitojë aftësinë e këshillës,
6 do ti marrë vesh fjalët e urta e alegoritë,
fjalët e të urtëve e gjëegjëzat e tyre.
7 Frika e Zotit është fillimi i urtisë,
por të marrët e përbuzin urtinë dhe mësimin.
I. PARATHËNIA
POROSITË PËR URTINË
I urti: ikën nga shoqëria e djelmoshave të këqij
8 Dëgjoje, biri im, mësimin e tyt et
dhe mos e përbuz shtjellimin e Ligjit të nënës sate,
9 sepse do të jenë kezë për kokën tënde,
gjerdan për qafën tënde.
10 Biri im, nëse të joshin mëkatarët,
assesi mos prano!
11 Nëse të thonë: Eja me ne,
të dalim në pritë për të derdhur gjak,
ta presim në pritë të pafajshmin më kot;
12 për ti gëlltitur gjallë porsi Nëntoka,
shëndosh e mirë porsi ata që zbresin në varr:
13 do të bëjmë pre çdo gjë të paçmueshme,
do ti mbushim shtëpitë tona me të gjitha të mirat.
14 Qit short me ne,
të gjithë së bashku do të kemi vetëm një kuletë;
15 biri im, ruaj se shkon me ta,
rrudhe këmbën tënde nga shtigjet e tyre.
16 Sepse këmbët e tyre vrapojnë drejt së keqes
dhe nxitojnë për të derdhur gjak.
17 Më kot veç hidhet rrjeta para syve të shpendëve.
18 Të tillët vënë pritë kundër gjakut të vet
dhe të keqen ia mendojnë vetvetes.
19 I tillë është fundi i secilit që jepet pas cubnisë,
ia merr jetën atij që pas saj jepet.
Urtia: Qorton të pakujdesshmit
20 Urtia del përjashta e predikon,
nëpër sheshe e lartëson zërin e vet,
21 u flet kalimtarëve udhëve kryesore,
në logje të qytetit thotë fjalët e saj, e thotë:
22 Deri kur, o kakareça, do ta doni
papjekurinë,
e përqeshësit do ta dëshirojnë përqeshjen
e të marrët do ta urrejnë urtinë?
23 Vështroni qortimet e mia!
Ja, para jush po e hap shpirtin tim,
do tjua tregoj fjalët e mia.
24 E pra, ju thirra e ju nuk deshët,
jua shtriva dorën e askush smi lëshoi sytë,
25 i përbuzët të gjitha këshillat e mia,
e svratë vesh për qortimet e mia.
26 Po edhe unë do të qeshem për rrënimin tuaj,
do të bëj lojra kur ju tju kapë frika,
27 kur tmerri si stuhi të sulet mbi ju,
kur thellimi tju shkundë për sosje,
kur tju mbulojë vështirësia e shtrëngimi.
28 Atëherë do të më thërrasin, por unë sdo të përgjigjem,
me ngulm do të më kërkojnë, por nuk do të më gjejnë.
29 Pasi e kanë urryer disiplinën
dhe nuk e zgjodhën frikën e Zotit,
30 as se pranuan këshillin tim
dhe i përbuzën të gjitha qortimet e mia,
31 do ta hanë frytin e sjelljes së vet
do të ngopen me rrjedhojat e këshillave të veta.
32 Iria për arsimim do ti mbytë të thjeshtët,
vetësiguria do ti vrasë marranat.
33 E kush do të më dëgjojë mua, i qetë do të pushojë
edhe do të jetë në paqe pa frikën e së keqes.
1 Biri im, nëse i pranon fjalët e mia dhe nëse i ruan në brendinë tënde urdhrat e mi,
2 duke ia vënë veshin urtisë
dhe duke e prirur zemrën tënde për ta njohur mençurinë;
3 nëse patjetër do ta vësh në veprim kuptimin
e nëse do ta ftosh maturinë,
4 nëse do ta kërkosh porsi argjendin,
nëse do ta kërkosh porsi visarin,
5 veç atëherë do ta kuptosh frikën e Zotit
dhe do ta gjesh dijen e Hyjit.
6 Sepse ai që e dhuron urtinë është Zoti
dhe prej gojës së tij del dija e mençuria.
7 Ai e ruan për udhëheqës aftësinë,
mburojë do të jetë për ata që e ndjekin të drejtën.
8 Ai e mbron atë që ecën udhës së drejtësisë,
që i ruan udhët e shenjtërve.
9 Atëherë do ta kuptosh drejtësinë e gjyqin,
të drejtën dhe të gjitha udhët e mira,
10 sepse urtia do të hyjë në zemrën tënde
dhe shpirtit tënd do ti pëlqejë dija.
11 Maturia do të kujdeset për ty,
mençuria do të të ruajë,
12 do të shmangesh nga udha e keqe
dhe prej njeriut që mëson gabimin,
13 prej njerëzve që e lënë udhën e drejtë,
për të ecur udhëve të errëta,
14 të cilët gëzohen kur mund ta bëjnë të keqen
e kënaqen në punët e veta të mbrapshta;
15 udhët e tyre janë të gabuara
e hapat e tyre janë dijekeqas të këqij.
16 Kështu do të shpëtosh nga gruaja e huaj,
prej të huajës që hollon zërin,
17 që e braktisi zotërinë e rinisë së vet
dhe e harroi besëlidhjen e Hyjit të vet.
18 Sepse shtëpia e saj është kthyer në vdekje,
hapat e saj shpien në mbretërinë e vdekjes;
19 kushdo hyn tek ajo më nuk kthehet,
nuk i gjen më shtigjet e jetës.
20 Prandaj ec udhës të të mirëve
edhe ruaje rrugën e të drejtëve,
21 sepse të drejtët do të banojnë në tokë
dhe të ndershmit do të qëndrojnë në të,
22 kurse të paudhët do të zhduken nga faqja e dheut,
të pabesët do të zhgulen prej saj.
1 Biri im, mos e harro mësimin tim
dhe zemra jote le ti mbajë urdhërimet e mia,
2 sepse do ti bëjnë të shumta ditët e tua,
vitet e jetës sate plot mirëqenie.
3 Mirësia e besnikëria kurrë mos të lënçin!
Lidhi për qafën tënde,
shkruaj mbi rrasën e zemrës sate.
4 Kështu do të fitosh zë e do të kesh sukses
para syve të Hyjit e të njerëzve.
5 Kije shpresën në Zotin me gjithë zemrën tënde
dhe mos u mbështet në mençurinë tënde.
6 Kije mendjen në të në të gjitha udhët e tua
dhe ai do ti drejtojë hapat e tu.
7 Mos e mbaj vetveten të urtë:
druaje Zotin e largohu të keqes.
8 Kjo do të jetë shëndet për trupin tënd
dhe freskim për eshtrat e tu.
9 Ndero Zotin me pasurinë tënde
dhe me frytet e para të të gjithë të
ardhurave të tua.
10 Drithnikët e tu do të mbushen me grurë
e vozat e tua do të mbushen plot verë.
11 Mos e përbuz, biri im, disiplinën e Zotit
e mos të neveritet kur ai të qortojë,
12 sepse Zoti qorton atë që do,
pikërisht porsi baba fëmijën që e ka për zemër.
Gëzimet e të urtëve
13 Lum njeriu që e fitoi urtinë,
i lumi ai që e gjeti maturinë!
14 Sepse më mirë është të fitosh atë se argjend,
fryti i saj është më i vlefshëm se ari i pastër.
15 Është ajo më e çmueshme se të gjitha perlat
dhe me të smund të krahasohet asnjë gjë e çmueshme:
16 në të djathtën e saj është jeta e gjatë
e në dorën e majtë pasuria e nderi.
17 Udhët e saja, udhë të bukura,
të gjitha shtigjet e saja me paqe.
18 Kush e fiton atë fiton pemën e jetës,
i lumi ai që mund ta mbajë atë!
19 Me dije Zoti ia qiti tokës themelet,
me mençuri të qëndrueshme i bëri qiejt,
20 me dijen e tij plasën humnerat
edhe retë e rigojnë vesën.
21 Biri im, të mos zhduken këto nga sytë e tu,
ruaje mençurinë e maturinë
22 e do të jenë jetë për shpirtin tënd
e stoli për qafën tënde,
23 e atëherë do të ecësh me guxim udhës sate
e këmba jote nuk do të marrë në thua.
24 Kur të flesh frikë sdo të kesh,
do të pushosh në gjumë të qetë.
25 Ske pse ti trembesh tmerrit të papritur
as kur të sulet rrënimi i tmerrshëm i të paudhëve,
26 sepse Zoti do të jetë në krahun tënd
e do ta ruajë këmbën tënde të mos pengohet.
27 Mos lër pa ia bërë veprën e mirë atij që ka nevojë
nëse je në gjendje tia bësh.
28 Mos i thuaj mikut tënd: Shko e eja,
nesër do të jap, nëse menjëherë je në gjendje ti japësh.
29 Mos ia sendërgjo mikut tënd të keqen
kur ai rri me ty se të zë besë.
30 Mos u zër me ndokënd pa arsye
në qoftë se ai stë ka bërë asnjë të keqe.
31 Mos ia ki lakmi njeriut të padrejtë,
dhe assesi mos i ndiq udhët e tija.
32 Sepse Zotit i neveritet çdo i padrejtë
dhe ai bën shoqëri me njerëz të ndershëm.
33 Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të patenzonit,
kurse banesat e të drejtëve do të bekohen.
34 Ai i përqesh përqeshësit,
kurse të butëve u jep përkrahje.
35 Të urtët do të trashëgojnë nderin
kurse lartësimi i të marrëve do të kthehet në turp.
1 Dëgjojeni, o bij, mësimin e babait
dhe vërjani mendjen të mësoni mençurinë,
2 sepse unë do tju jap mësim të mirë
që të mos e lini ligjin tim.
3 Sepse edhe vetë qeshë djalë babe,
i njomë e djalë dëshiri i nënës sime.
4 Ai edhe mua më mësonte e më thoshte:
Ruaj fjalët e mia në zemrën tënde,
mbaj fjalët e mia e do të jetosh.
5 Fitoje urtinë, fitoje mençurinë,
mos i harro as mos u largo nga fjalët e gojës sime.
6 Mos e lësho urtinë e ajo do të të ruajë,
duaje atë dhe ajo do të të marrë nën kujdes.
7 Fillimi i urtisë: fitoje urtinë
dhe jep gjithçka ke e fito mençurinë.
8 Shtrëngoje e do të të lartësojë,
do të të japë lavdi nëse do ta pushtosh.
9 Mbi kokën tënde do ta vërë një kezë të hijshme
dhe do të të stolisë me një kurorë të mrekullueshme.
10 Dëgjo, biri im, e pranoji fjalët e mia
e do të shumohen vitet e jetës sate.
11 Ta tregova udhën e urtisë,
të udhëhoqa shtigjeve të së drejtës,
12 në të cilat, kur të kesh hyrë,
nuk do të të ngatërrohen hapat e tu
dhe do të vraposh e nuk do të hasësh në pengesa.
13 Mbaje disiplinën, mos e lësho,
ruaje se ajo është jeta jote.
14 Ruaj se hyn në udhë të të paudhëve,
ruaj se ecën udhës së të patenzonëve.
15 Ik prej saj e ruaj se kalon nëpër të,
shmangu dhe lëre atë!
16 Sepse ata nuk i zë gjumi po nuk e vepruan të keqen,
u humb gjumi po sdëmtuan ndokënd.
17 Sepse ata e hanë bukën e paudhësisë
dhe e pinë verën e mujshisë.
18 Udha e të drejtëve është si drita e mëngjesit,
nis e rritet deri në dritën e plotë të ditës.
19 Udha e të ligjëve është e errët,
nuk dinë se ku do të hasin në pengesa.
20 Biri im, dëgjoji fjalët e mia,
prire veshin tënd në fjalët e mia.
21 Mos lejo të tresin prej syve të tu,
ruaji mu në loçkën e zemrës sate:
22 sepse ato janë jetë për atë që i gjen
dhe shërim për të gjithë trupin e tyre.
23 Me më të madhin kujdes ruaje zemrën tënde,
sepse prej saj burimin e ka jeta.
24 Dëboje larg teje gojën gënjyese
të rrinë larg teje buzët gënjeshtare.
25 Sytë e tu le të shikojnë drejtë
dhe qerpikët e tu le të shohin drejt para teje!
26 Kujdes në udhën e këmbëve të tua
dhe të gjitha udhët e tua le të jenë të peshuara,
27 mos u shmang as djathtas as majtas,
ruaje këmbën tënde nga e liga.
1 Biri im, vështroje urtinë time
dhe prire veshin tënd në arsyet e mia,
2 që ta ruash pamjen e qartë të tyre
dhe buzët e tua do ta ruajnë disiplinën.
3 Hoje mjalti pikojnë buzët e të huajës,
më e pastër se vaji gusha e saj,
4 porse në fund është më e idhët se absinti,
e pret më zi se shpata me dy tehe.
5 Këmbët e saja në vdekje zbresin,
gjurmët e saja çojnë në Nëntokë.
6 Ajo sështë në kujdes për udhën e jetës,
hapat e saj enden pa e ditur se nga.
7 Tani pra, më dëgjo, o bir,
mos u shmang nga fjalët e gojës sime!
8 Larg saj kije udhën tënde
e mos u afro derës së shtëpisë së saj,
9 që të mos ua japësh të tjerëve nderin tënd
vitet e tua njeriut mizor,
10 që kamja jote të mos pasurojë të huajt,
mundi yt të hyjë në shtëpi të të huajit;
11 që të mos dënesësh pastaj në fund
kur të shkatërrohet mishi e trupi yt
12 e të thuash: Pse e urreva disiplinën,
zemra ime pse i përbuzi qortimet?
13 Pse se dëgjova zërin e mësuesve të mi,
pse su vura vesh atyre që më mësonin?
14 Për pak srashë në çdo të keqe
në mes të mbledhjes e të bashkësisë!
15 Pi ujë prej ublës sate,
prej burimeve të pusit tënd,
16 që burimet e tua të mos derdhen përjashta
e të mos rrjedhin rrëke rrugëve!
17 Ruaji vetëm për vete
e të mos bëhen të huajt pjesëtarët e tu!
18 Le të jetë i bekuar burimi yt
e gëzo me gruan e rinisë sate:
19 le të jetë për ty drenushë e dashur,
sorkadhe e hijshme,
përkëdheljet e saja le të gëzojnë përherë,
dashuria e saj le të kënaqë gjithmonë.
20 Pse, o bir, të ngashnjehesh nga e huaja,
përse të ngrohësh në prehrin e gruas së huaj?
21 Sepse para syve të Zotit janë udhët e njeriut,
ai i vren të gjitha gjurmët e tija.
22 Të ligun do ta zënë vetë paudhëritë e tija
dhe do të lidhet me litarët e mëkateve të veta.
23 Ai do të vdesë pse i mungon disiplina,
do të sharrojë prej marrëzisë së madhe të vetes.
1 Biri im, nëse hyre dorëzanë për mikun tënd,
nëse ia dhe dorën tënde tjetrit,
2 e ke lidhur veten me fjalët e gojës sate
dhe je zënë me fjalët e tua.
3 Bëj atëherë si po të them, biri im,
çliroje vetveten,
sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd:
shko, bjer para këmbëve të mikut e lutju!
4 Mos u jep gjumë syve të tu,
as pushim qepallave të tua!
5 Çlirohu porsi sorkadhja nga rrjeta,
porsi shpendi nga dora e gjuetarit!
Përtaci e milingona
6 Shko, o përtac, te milingona,
vëreji me kujdes udhët e saja e bëhu i mençur!
7 Ajo ska prijës,
as mbikëqyrës as udhërrëfyes
8 dhe e bën gati verës ushqimin e vet,
bashkon në kohë të të korrave ushqimin e vet.
9 Deri kur, o përtac, do të flesh?
Kur do të zgjohesh nga gjumi yt?
10 Pak fle, pak kotesh,
pak i mban duart në ije për të pushuar
11 dhe të vjen si shtegtar skamja,
porsi ushtar varfëria.
I marri
12 Njeriu i keq, burri i lig,
ecën me gojë të shtrembët,
13 bën me sy, rrah me këmbë,
flet me gisht.
14 Sendergjon të këqija në zemrën e vet,
vazhdimisht përbluan të keqen, mbjell grindje.
15 Kështu menjëherë do ti vijë mbarimi,
papritmas do të sharrojë e sdo të ketë shërim.
Shtatë neveritë
16 Gjashtë gjëra Zotit i neveriten,
shpirtit të tij i neveriten shtatë gjëra:
17 sytë madhështorë, gjuha rrenacake,
duart që derdhin gjakun e pafajshëm,
18 zemra që sendergjon synime të mbrapshta,
këmbët e shpejta për të vrapuar në të keqen,
19 dëshmitarin e rremë që shpërndan rrena
dhe njeriun që mbjell dasi ndër vëllezër.
Përtërirja e bisedimeve atërore
20 Dëgjoje, biri im, mësimin e tyt eti
dhe mos e përbuz shtjellimin e Ligjit të nënës sate .
21 Mbaji lidhur për zemrës sate,
lidhi rreth qafës sate!
22 Le të drejtojnë kur të ecësh,
le të ruajnë kur të flesh
e, kur të zgjohesh, le të bisedojnë me ty.
23 Sepse urdhri është dritëz, e Ligji dritë
dhe qortimi disiplinor udha e jetës,
24 për të ruajtur nga gruaja e ligë
dhe nga gjuha mikluese e gruas së huaj.
25 Mos ti lakmojë zemra jote bukurisë së saj
dhe mos u pushto me joshjet e saja:
26 sepse çmimi i lavirës është një kafshatë buke,
kurse gruaja e burrit synon të të marrë jetën.
27 Vallë njeriu a mund ta fshehë në gji zjarrin
dhe të mos i digjen petkat e tija?
28 A mund të ecet, thua, përmbi prush
e të mos i digjen shputat e këmbëve?
29 Po kështu kush hyn te gruaja e të afërmit të vet:
sdo të dalë i pandëshkuar, kushdo që ta ketë prekur.
30 Nuk përbuzet vjedhësi nëse vjedh
për të ngirë barkun e zbrazët,
31 megjithatë, po u zu e kthen shtatëfish
dhe i shkon e gjithë pasuria e shtëpisë së tij.
32 Por kush shkel kurorën është i pamend,
kushdo që ta bëjë këtë, e humb jetën e vet.
33 Plagë e turpësi grumbullon mbi vete,
marrja e tij askurrë nuk do të shlyhet.
34 Sepse e tërbuar është mendja e zezë e burrit:
sdo të ketë mëshirë ditën e hakmarrjes,
35 ai smerr parasysh asfarë shpërblimi,
ska dhurata që do të mund ta zbusin!
1 Biri im, ruaji këshillat e mia,
mbaj në vete porositë e mia.
2 Mbaji urdhërimet e mia e do të jetosh,
mësimin tim porsi beben e syrit tënd.
3 Lidhi ato në gishtat e tu,
shkruaji ato në dërrasat e zemrës sate.
4 Thauji urtisë: Je motra ime!,
e maturinë thirre: Mikeshë!,
5 që të të ruajnë prej gruas së huaj,
nga e huaja që josh me fjalët e ëmbla.
6 Ndërsa nga dritarja e shtëpisë sime
po vrojtoja pas roletave,
7 dhe ja, po shoh një djalosh të papërvojë,
vërej një të ri të pamend,
8 kalon udhën atje në skaj,
ecën udhës së shtëpisë së saj,
9 në mug, kur soset dita,
në të errëtit të natës, kur bëhet terr.
10 Dhe ja, e takon një grua,
me stoli lavireje, zemër dhelpre,
gojëmbël, e çuar peshë
11 thellë e shqetësuar
që në shtëpi smund ti ndalë këmbët:
12 Taninë rrugë, taninë sheshe,
skajeve rri e vrojton në pritë.
13 E kapi, e puthi djaloshin
e paturpshme i thotë në fytyrë:
14 Kam kushtuar fli për shpëtim,
sot i kreva kushtet e mia,
15 prandaj edhe të dola në takim
me dëshirë të të shoh e të gjeta.
16 Shtratin e shtrova me mbulojë të pastër,
me çarçafë të ngjyrosur prej Egjiptit;
17 dhomën time me mirrë e përerova,
me aloé e me cinamom.
18 Eja të dehemi me kënaqje
deri në mëngjes të bëjmë dashuri.
19 Sepse burrin nuk e kam në shtëpi:
ai është nisur për një udhë të largët,
20 mori me vete një kuletë me para,
në shtëpi do të kthehet me hënë të plotë.
21 Me fjalë të shumta ia qiti rrjetën,
me joshjet e buzëve të saja e hoqi pas.
22 I marri e ndjek si kau që çohet në thertore,
porsi dreri kur bie në lak,
23 deri që shigjeta tia shporojë mëlçinë;
porsi zogu që shkon me vrap në grackë
e se di se po luan me jetë.
24 Pra tani, o bir, më dëgjo,
vëru vesh fjalëve të mia:
25 zemra jotë të mos tërhiqet udhëve të saja,
mos u gënje shtigjeve të saja!
26 Sepse shumë të plagosur për dhe i shtroi,
se çburra të fortë u vranë prej saj!
27 Udhë që shpien në ferr është shtëpia e saj,
që depërtojnë në dhomat e vdekjes.
1 Vallë thua, ndoshta, Urtia sthërret?
Spo e lëshon zërin e vet Mençuria?
2 Prej majëve më të larta përmbi udhë,
në mes të udhëkryqeve ajo qëndron në këmbë,
3 afër dyerve, në hyrje të qytetit,
në mes të shesheve zërin e lëshon të lartë:
4 O ju njerëz! Ju, ju thërras,
bijve të njerëzve u drejtohet zëri im!
5 Kuptojeni, o të papërvojë, zgjuarësinë,
të pakuptim, hetojeni dijen e jetës!
6 Vëni vesh se do të flas për gjëra të mëdha,
fjalët e buzëve të mia predikojnë drejtësinë.
7 Goja ime shpall të vërtetën,
sepse paudhëria i iritet buzëve të mia.
8 Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta,
ska në to të keqe as gënjeshtra,
9 janë të kuptueshme për atë që do të marrë vesh,
janë të drejta për atë që e gjen urtinë.
10 Shikoni të fitoni mësimin tim e jo paratë,
porosinë time më fort se arin e pastër.
11 Sepse urtia vlen më shumë se margaritarët,
nuk ka gjë që të mund të krahasohet me të.
Vetëlavdërimi i urtisë. Urtia mbretërore
12 Unë, Urtia, banoj me Maturinë,
në dorë e kam mjeshtrinë e veprimit të arsyeshëm.
13 Frika e Zotit është urrejtja e të keqes.
Unë urrej madhështinë e krenarinë,
udhën e së keqes dhe gojën rrenacake.
14 Mua më përket këshilli edhe mençuria,
imja është maturia, imja është forca.
15 Me anën time mbretërojnë mbretërit,
edhe princat ndajnë drejtësi;
16 me anën time prijësit sundojnë,
pushtetmëdhenjtë ndajnë drejtësi.
17 Unë i dua ata që më duan
dhe më gjejnë ata që më kërkojnë me kohë.
18 Me mua janë kamja e lavdia,
të mirat që skalojnë e drejtësia.
19 Fryti im është më i mirë se ari dhe se ari i pastruar,
frytet e mia më të mira se argjendi i zgjedhur.
20 Eci udhëve të drejtësisë,
shtigjeve të së drejtës,
21 për ti pasuruar dashamirësit e mi,
për ti mbushur thesaret e tyre.
Urtia krijuese
22 Zoti më kishte që në fillim të udhëve të veta,
që në fillim, para se të krijonte ndonjë gjë.
23 Kam qenë shuguruar prej amshimit,
që në kohët më të lashta, para se të krijohej toka.
24 Ende nuk ishin humnerat e unë isha e ngjizur,
ende nuk ishin burimet e ujërave të shumta,
25 para se të viheshin themelet e maleve,
para se të ishin kodrat, unë linda.
26 Ende nuk e kishte krijuar tokën as fushat,
as elementet e para të pluhurit të tokës.
27 Kur i ujdisi qiejt, unë isha pranë,
kur hoqi një rreth, ligj të sigurt, rrethues të humnerës,
28 kur në lartësi i dendi retë,
kur i bëri të fuqishme burimet e humnerës
29 kur ia vuri kufirin rrethues detit
dhe ujërave që të mos i kalojnë kufijtë e vet,
kur tokës ia qiti themelet,
30 unë isha pranë si kryemjeshtër:
kënaqësia e tij për çdo ditë,
duke luajtur pranë tij gjithë kohën,
31 duke luajtur mbi globin tokësor:
kënaqja ime është të jem me bijtë e njerëzve.
Grishja më e lartë
32 Tani pra, o bij, më dëgjoni:
të lumtë ata që i ruajnë udhët e mia.
33 Dëgjojeni mësimin dhe bëhuni të urtë,
e ruhuni se e flakni tej atë!
34 Lum ai njeri që më dëgjon mua
që çdo ditë rri zgjuar para derës sime
e i ruan pragjet e derës sime.
35 Kush më gjen mua, gjen jetën
dhe nxjerr hir prej Zotit;
36 kurse kush të mëkatojë kundër meje,
e dëmton shpirtin e vet:
të gjithë ata që më urrejnë, e duan vdekjen.
1 Urtia e ndërtoi shtëpinë e vet
dhe i latoi shtatë shtylla.
2 I kushtoi flitë e veta, e përzjeu verën
dhe e shtroi tryezën e vet.
3 I dërgoi shërbëtoret e veta
në qytezë, në vendet e larta për të grishur:
4 Kush është i papërvojë, le të vijë tek unë!
e të pamendit i çoi fjalë:
5 Ejani, hajeni bukën time,
pijeni verën që e kam përzier për ju!
6 Lëreni marrëzinë e jetoni
dhe ecni udhëve të mençurisë!
Kundër përqeshësve
7 Kush qorton përqeshësin, e bën armik të vetin,
kush i bërtet të paudhit, nxin faqen e vet.
8 Mos e qorto përqeshësin që të mos të urrejë,
qortoje të urtin dhe ai do të të dojë.
9 Mësoje të urtin e do të bëhet gjithnjë më i urtë,
mësoje të drejtin e do ti shtohet dija.
10 Fillimi i urtisë: frika e Zotit,
dija e Shenjtit, ja mençuria!
11 Sepse me anën time do të shtohen ditët e tua
dhe do të shumohen vitet e jetës sate.
12 Nëse do të jesh i urtë, është për të mirën tënde,
nëse do të jesh përqeshës, vetveten do ta marrësh në qafë.
Zonja Marrëzi shitet për urti
13 Zonja Marrëzirë është e marrë e
zhurmëmadhe,
një marroqe që sdi asgjë.
14 Del e rri në derë të shtëpisë së vet,
mbi fron në vende të larta të qytetit,
15 dhe i thërret udhës kalimtarët
që janë nisur në punë të vet:
16 Kush është i papërvojë le të vijë tek unë!,
dhe i thotë të pamendit:
17 Ujët e vjedhur është më i ëmbël,
buka e ngrënë fshehtas është më e shijshme.
18 Por ai se di se atje janë Hijet,
se të grishurit e saj shkojnë në fund të ferrit.
1 Fjalët e urta të Salomonit.
Djali i urtë është gëzimi i tet,
djali i marrë është trishtimi i së ëmës.
2 Nuk vlen fare pasuria e fituar me padrejtësi,
kurse drejtësia të shpëton nga vdekja.
3 Zoti nuk lejon që i drejti të vuajë nga uria,
kurse dëshirat e të paudhëve i çon huq.
4 Dora përtace e bën të varfër njeriun,
dora punëtore e bën të pasur.
5 Kush bashkon në kohë të të korrave është djalë i urtë,
kush gërhet verës është djalë i turpërimit.
6 Bekimet e Zotit janë mbi kokë të të drejtit,
kurse gojën e të paudhëve e mbulon dhuna.
7 Kujtimi i të drejtit është në bekim,
kurse emri i keqbërësit bie në kalbësirë.
8 I urti me zemër i pranon urdhërimet,
kurse i marri me fjalë të mëdha vrapon në humbjen e vet.
9 Kush ecën me thjeshtësi, ecën i sigurt,
kush i shtrembëron udhët e veta, shpejt hetohet.
10 Kush bën me sy shkakton hidhërim,
kurse i marri me fjalë të mëdha vrapon në bjerrje të vet.
11 Burim jete goja e të drejtit,
kurse goja e të paudhëve mbulon dhunën.
12 Urrejtja shkakton grindje,
kurse dashuria i mbulon të gjitha fajet.
13 Në buzët e të urtit gjendet urtia,
kurse në shpinën e të pamendit shkopi.
14 Të urtët e ruajnë në thesar urtinë,
kurse goja e të marrit është afër bjerrjes.
15 Qyteza e pasanikut është pasuria e tij,
kurse rrënimi i skamnorëve është varfëria e tyre.
16 Puna e të drejtit është për jetë,
kurse keqbërësi prodhon për mëkat.
17 Ecën udhës së jetës kush e mban disiplinën,
kurse ai që i harron qortimet endet jashtë udhës.
18 Buzët e rreme e fshehin urrejtjen,
kush shpërndan shpifje është i marrë.
19 Në fjalë të shumta nuk mungon mëkati,
kurse kush i zotëron buzët e veta është shumë i mençur.
20 Argjend i zgjedhur është gjuha e të drejtit,
kurse zemra e të paudhëve nuk vlen asgjë.
21 Buzët e të drejtit shumë vetë mësojnë,
kurse të pamendët vdesin nga varfëria e zemrës.
22 Bekimi i Zotit bën të pasur,
kurse mundi nuk i shton asgjë.
23 Është kënaqësi për të marrin ta bëjë të keqen,
kurse urtia i takon njeriut të mençur.
24 Çka dron i patenzoti ajo edhe do ta gjejë,
kurse të drejtit do ti plotësohet dëshira.
25 I patenzoni kalon siç kalon stuhia,
kurse i drejti do të qëndrojë për amshim.
26 Siç është uthulla për dhëmbët e tymi për sy,
i tillë është përtaci për ata që e dërguan.
27 Frika e Zotit e shton jetën,
kurse vitet e të patenzonëve shkurtohen.
28 Shpresa e të drejtit është gëzim,
kurse shpresa e të paudhëve do të humbasë.
29 Udha e Zotit është forcë për njeriun e ndershëm,
kurse ata që bëjnë të keqen do të sharrojnë.
30 I drejti nuk do të tundet askurrë,
kurse të ligjtë nuk do të banojnë mbi tokë.
31 Goja e të drejtit nxjerr urti,
gjuha e keqe do të këputet.
32 Buzët e të drejtit pikojnë kënaqësi,
kurse goja e të paudhëve qet gënjeshtra.
1 Peshorja e rreme Zoti e ka bezdi,
ndërsa peshorja e drejtë është e
pëlqyeshme para tij.
2 Erdhi madhështia, sdo të vonojë poshtërimi,
kurse ndër të përvuajturit gjendet urtia.
3 Të drejtët i udhëheq thjeshtësia e tyre,
kurse poshtërsia e tyre i rrënon të patenzotët.
4 Ditën e shpagimit gjë svlen pasuria,
kurse drejtësia do të na lirojë nga vdekja.
5 Drejtësia e njeriut të ndershëm ia udhëheq sjelljen e tij,
kurse në paudhësinë e vet do të mbarojë i paudhi.
6 Drejtësia e të ndershmëve do ti shpëtojë ata,
kurse të patenzonët zihen në pritat e veta.
7 Kur vdes njeriu i keq mbaron edhe shpresa,
humbet edhe shpresa në kamje.
8 I drejti shpëton nga ngushtica,
kurse keqbërësi vjen në vend të tij.
9 Me gojën e vet i paudhi e vret të afërmin,
porse të drejtët do të shpëtojnë me anë të urtisë.
10 Për fatin e mirë të të drejtëve gëzohet qyteti
dhe mbushet me hare për bjerrjen e të paudhëve.
11 Me bekimin e të drejtëve do të lartësohet qyteti,
kurse goja e të ligjve e prish atë.
12 Kush e urren të afërmin e vet është i marrë,
njeriu i urtë heshtë.
13 Zbulon edhe fshehtësitë ai që përhap shpifje,
kurse njeriu besnik mbulon çka iu tha në besë.
14 Ku ska udhëheqje populli shkatërrohet,
kurse shpëtimi është në këshilltarë t ë shumtë.
15 Kush i hyn të huajit dorëzanë keq do të pësojë,
është i sigurt kush e ka në iri dorëzaninë.
16 Gruaja e pashme fiton lavdi,
kurse burrat e fortë e fitojnë pasurinë.
17 Bamirësi vetvetes i bën mirë,
kurse mizori e mundon trupin e vet.
18 I paudhi merr pagë të rreme,
kurse ai që mbjell drejtësi ka shpërblim të sigurt.
19 I qëndrueshmi në drejtësi shkon drejt jetës,
kurse kush e ndjek të keqen, vrapon në vdekje.
20 Zemra e keqe i iritet Zotit,
pëlqimi i tij është te ata që jetojnë në thjeshtësi.
21 Dora‑dorës e sdo të mbetet i pandëshkuar i keqi,
kurse fara e të drejtëve do të shpëtojë.
22 Rreth i artë në turinjtë e dosës
gruaja e bukur por e pamend.
23 Të drejtët presin vetëm të mirën,
kurse shpresa e të paudhëve është e kotë.
24 Disa shpërndajnë pasurinë e vet e bëhen gjithnjë më të pasur,
disa të tjerë kursejnë pa masë e gjithmonë janë skamnorë.
25 Njeriu bujar do të përparojë,
kush i jep kujt të pijë edhe atij do tia shuajnë etjen.
26 Atë që e fsheh drithin njerëzit do ta mallkojnë,
kurse bekimi do të bjerë mbi koka të shitësve.
27 Kush e kërkon të mirën, gjen hirin,
kurse kush kërkon të keqen, e keqja do ta gjejë.
28 Kush e vë shpresën e vet në pasje, do të bjerë poshtë,
kurse të drejtët përparojnë porsi gjethi i blertë.
29 Kush e pështjellon shtëpinë e vet do të korrë erërat,
i marri do ti shërbejë të urtit.
30 Fryti i të drejtit është lëndë e jetës,
i urtë është ai që i përfiton shpirtrat e gjallë.
31 Nëse i drejti shpërblehet këtu mbi tokë,
aq më tepër do të shpaguhet i paudhi e mëkatari.
1 Kush e do mësimin e do urtinë,
kurse kush i urren qortimet, është i marrë.
2 Kush është i mirë do të nxjerrë hir prej Zotit,
kurse njeriun gërgas Zoti e dënon.
3 Askush nuk bëhet më i fortë me paudhësi,
kurse rrënja e të drejtëve nuk do të tundet.
4 Gruaja e virtytshme është kurorë për burrin e vet,
kurse e paturpshmja është kalbësirë për eshtrat e tij.
5 Mendimet e të drejtëve janë të drejta,
kurse këshillat e të paudhëve janë gënjyese.
6 Fjalët e të paudhëve pritë gjakderdhjeje,
kurse goja e të drejtëve u sjell liri.
7 Të këqijtë birren e sharrojnë,
kurse familja e të drejtëve qëndron e patundshme.
8 Njeriu fiton lavde sipas mprehtësisë së mendjes së tij,
kurse përbuzet kush është zemërkeq.
9 Më i mirë është një skamnor që i shërben vetvetes,
se mendjemadhi që i mungon gjithçka.
10 I drejti kujdeset për jetën e bagëtive të veta,
kurse zemra e të këqijve sdi për mëshirë.
11 Kush e punon tokën e vet, do të ngihet bukë,
kurse kush vrapon pas kotësive, është i pamend.
12 Rrjetë të këqijash është dëshira e keqbërësit,
porse rrënja e të drejtëve do të përparojë.
13 I keqi bie në rrjetë për shkak të mëkateve të buzëve të veta,
kurse i drejti do të shpëtojë nga ngushtica.
14 Njeriu do të mbushet me të mira nga frytet e gojës së vet,
do të shpaguhet sipas veprave të duarve të veta.
15 Të marrit sjellja e vet i duket e urtë,
porse këshillat i dëgjon kush është i urtë.
16 I marri menjëherë e dëfton zemërimin e vet,
kurse i mençuri e fsheh fyerjen.
17 Kush flet të vërtetën, tregon të drejtën,
kurse dëshmitari i rremë tradhtinë.
18 Kush flet pa peshuar, ther me shpatë,
kurse gjuha e të urtëve është shërim.
19 Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë,
kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.
20 Gënjeshtra është në zemrën e atyre që mendojnë të keqen,
kurse gëzojnë ata që këshillojnë paqen.
21 Të drejtin nuk e gjen asnjë e keqe,
kurse të paudhët do të mbushen me të këqija.
22 Zotit i neveriten buzët rrenacake,
kurse i pëlqejnë ata që flasin të vërtetën.
23 Njeriu i kujtueshëm e fsheh urtinë,
kurse zemra e të pamendit e shpall marrinë e vet.
24 Dora e të kujdesshmit sundon,
kurse dora e përtacit çon në nënshtrim.
25 Trishtimi i brendshëm e përul burrin,
kurse lajmi i mirë e gëzon atë.
26 I drejti e udhëheq drejt mikun e vet,
kurse sjellja e të padrejtëve do ti gënjejë ata.
27 Përtaci nuk do ta pjekë gjahun e vet,
pasuri të çmueshme do të ketë njeriu i kujdesshëm.
28 Në udhën e drejtësisë gjendet jeta,
por ka edhe udhë të hapur që shpie në vdekje.
1 Djali i urtë e dëgjon mësimin e tet,
kurse përqeshësi nuk dëgjon qortimin.
2 Nga frytet e gojës së vet njeriu do të ngihet me të mira,
kurse jeta e të paudhëve ngihet me mujshi.
3 Kush e ruan gojën e vet, ruan jetën e vet,
kurse kush flet pa u matur, birret.
4 Dëshiron, por gjë sfiton përtaci,
kurse shpirti i punëtorëve do të majet.
5 I drejti e urren fjalën e rreme,
kurse i ligu shpërhap turp e çnderim.
6 Drejtësia e ruan atë që në jetë është i pafajshëm,
kurse mëkatarin e humb ligësia.
7 Ka nga ata që shiten për të pasur e gjë skanë
ka nga ata që shiten për skamnorë, e kanë pasuri të madhe.
8 Shpërblimi i jetës së njeriut është kamja e tij,
kurse skamnorit nuk i kërcënohet kush.
9 Drita e të drejtëve ndriçon shkëlqyeshëm,
ndërsa dritëza e të paudhëve do të fiket.
10 Ndër krenarët askurrë nuk ndahen grindjet,
ndërsa ndër të përvuajturit gjendet urtia.
11 Pasuria e fituar shpejt e shpejt mbaron menjëherë,
e shumon ai që e mbledh pak nga pak.
12 Shpresa që pritet tepër gjatë, e ligështon zemrën,
dëshira e plotësuar është pemë e jetës.
13 Kush e përbuz urdhrin, ia bën të zezën vetes,
kush e dron urdhin, do të shpërblehet.
14 Mësimi i të urtit është burim jete
për tu shmangur nga leqet e vdekjes.
15 Maturia e shquar fiton përkrahje,
kurse udha e të patenzonëve është e ashpër.
16 Çdo njeri i urtë vepron me mençuri,
kurse i pamendi e zbulon marrinë e vet.
17 Lajmëtari i keq bie në fatkeqësi,
kurse lajmëtari besnik sjell shërim.
18 Kush braktis mësimin, gjen varfëri dhe turp,
kurse kush e pranon qortimin, do të fitojë lavdi.
19 Dëshira e plotësuar kënaq shpirtin,
të marrëve u iritet ti shmangen të keqes.
20 Kush ecën me të urtët, i urtë do të bëhet,
kurse miku i të marrëve i keq do të bëhet.
21 Mëkatarët i përndjek e keqja,
ndërsa të drejtët do të shpërblehen me të mira.
22 I miri lë trashëgimtar bijtë e nipat,
kurse pasuria e mëkatarit ruhet për të drejtin.
23 Shumë ushqim në rrahat e çelur të skamnorit,
por ka edhe nga ata që sharrojnë për shkak të padrejtësisë.
24 Kush e kursen thuprën, e urren djalin,
kurse kush e do, vazhdimisht e qorton.
25 I drejti ha gjersa ngihet,
kurse barku i të këqijve mbetet i uritur.
1 Gruaja e urtë e ndërton shtëpinë,
kurse e marra me duar të veta e rrënon.
2 Kush ecën me drejtësi, e ka frikë Zotin,
kurse ai që ecën udhës së pandershme, urren Atë.
3 Në gojën e të marrit shkopi i krenarisë,
kurse buzët e të urtëve i ruajnë të mençurit.
4 Ku nuk ka qe, grazhdet janë të zbrazëta,
por mbushullì drithi është prej fuqisë së kaut.
5 Dëshmitari i vërtetë nuk gënjen,
gënjen dëshmitari i rrejshëm.
6 Përqeshësi kërkon urtinë e nuk e gjen,
kurse për të mençurin mësimi është i lehtë.
7 Largohu prej të marrit,
sepse sdo të gjesh tek ai buzë të mençura.
8 Urtia e të mençurit është të ruajë sjelljen e vet,
paurtia e të marrit çon në gabime.
9 Të marrët si japin rëndësi mëkatit,
kurse ndër të drejtët qëndron hiri.
10 Zemra e njeh mjerimin e vet,
por në gëzimin e saj askush i huaj smund të ketë pjesë.
11 Shtëpia e të paudhëve do të rrënohet,
kurse banesa e të drejtëve do të lulëzojë.
12 Ka edhe udhë që njeriut i duket e drejtë,
por në fund ajo shpie në vdekje.
13 Edhe në të qeshur zemra mund të sprovojë dhimbje,
pas gëzimit vjen hidhërimi.
14 I marri shpejt do të ngihet me sjelljet e veta,
por në këtë gjë njeriu i mirë është më i lartë.
15 Thjeshtamani beson gjithçka thuhet,
kurse i urti i ka kudjes hapat e vet.
16 I urti di të druajë e ti shmanget të ligës,
kurse i marri shkapërcen me besim në vetvete.
17 I padurueshmi bën marrëzira,
njeriu dinak është i urryer.
18 Prona e thjeshtamanëve është marrëzira,
keza e të mençurëve është urtia.
19 Në gjunjë bien të këqijtë para të mirëve,
edhe të patenzonët para dyerve të të drejtëve.
20 Skamnori bëhet i urryeshëm edhe për fqinjin e vet,
kurse pasanikët kanë shumë miq.
21 Kush e përbuz të afërmin e vet, gabon,
kurse kush ka dhimbje për të varfërin, do të jetë i lum.
22 Vallë a nuk gabojnë ata që bëjnë të keqen?
Mëshirë e mirësi do të jetë ndër ata që synojnë të mirën.
23 Ska mund që nuk jep dobi,
llomotitja me fjalë sjell veç varfëri.
24 Kurora e të urtëve është pasuria e tyre,
të marrët për kurorë kanë marrëzinë.
25 Dëshmitari i vërtetë shpëton shpirtra,
mësalla me dy faqe përhap gënjeshtra.
26 Shpresa e të fortëve në frikën e Zotit,
edhe për bijtë e tij do të jetë strehim.
27 Frika e Zotit është burim jete,
që shpëton nga leqet e vdekjes.
28 Në madhësinë e popullit denjësia e mbretit,
në pakicën e njerëzve rrënimi i prijësit.
29 Njeriu i durueshëm është plot mençuri,
idhnaku qet në shesh marrëzirën e vet.
30 Zemra e shëndoshë jeta e trupit,
smira kalbësim i eshtrave.
31 Kush ndrydh të vobektin çnderon Krijuesin e tij,
kurse e nderon Krijuesin kush mëshiron skamnorin.
32 Sharron i keqi për shkak të keqbërësisë së vet,
kurse i drejti shpreson në ndershmërinë e vet.
33 Në zemrën e të mençurit pushon urtia,
vallë a do të pranohet nga ana e të marrëve?
34 Drejtësia i lartëson popujt,
kurse turpi i popujve është mëkati.
35 I pëlqen mbretit shërbëtori i urtë,
kurse hidhërohet në atë që bën turpësi.
1 Përgjigjja e ëmbël e zbut hidhërimin,
fjala e rëndë ngreh zemërimin.
2 Gjuha e të urtëve pikon dijen,
goja e të marrëve valon marrëzinë.
3 Sytë e Zotit janë në çdo vend:
i vrojtojnë të marrët e të urtët.
4 Gjuha e ëmbël është dru e jetës,
kurse e ashpra plagos shpirtin.
5 I pamendi e përqesh mësimin e tet,
ndërsa kush i pranon qortimet, bëhet më i urtë.
6 Në shtëpinë e të urtit pasuri e madhe,
fryti i të patenzonit shkatërrimi.
7 Buzët e të urtëve mbjellin urtinë
zemra e të marrëve nuk do të jetë e drejtë.
8 Flitë e të patenzonëve i neveriten Zotit
kurse kushtet e të drejtëve i pëlqejnë Atij.
9 Zoti e urren sjelljen e të paudhit,
kurse e do atë që e ndjek drejtësinë.
10 Ndëshkim të rëndë ka kush e lë udhën e drejtë,
kush i urren qortimet, do të vdesë.
11 Nëntoka dhe Humnera janë para Zotit:
aq më tepër zemra e bijve të njerëzve!
12 Përqeshësi nuk e do atë që e qorton,
ai nuk shkon me të urtët.
13 Zemra e gëzuar e kthjell fytyrën,
kurse në hidhërim të zemrës shpirti ligështohet.
14 Zemra e të urtit kërkon mësimin,
kurse goja e të marrit ushqehet me marrëzirë.
15 Të gjitha ditët e të mjeruarit janë të këqija,
zemërhareshmi vazhdimisht ka gosti.
16 Më shumë vlen pakica me frikën e Zotit,
se visare të mëdha e me to shqetësimi.
17 Më mirë një lëng barishtesh me dashuri,
se mish viçi të majmë me urrejtje.
18 Idhnaku shkakton grindje,
kurse njeriu i durueshëm i zbut ato.
19 Udha e përtacit si gardh ferrash,
kurse udha e të drejtëve e sheshuar.
20 Djali i urtë e gëzon babain,
njeriu i marrë e përbuz nënën e vet.
21 Për të pamendin marrëzira është gëzim,
kurse njeriu i mençur ecën drejt udhës së vet.
22 Ku ska këshill, shkojnë kotsynimet,
sendërtohen ku ka këshilltarë mjaft.
23 Njeriu i gëzohet përgjigjes së gojës së vet,
e fjala me kohë e me vend sa e mirë që është!
24 Njeriun e mençur udha e jetës e shpie përpjetë,
që ti shmanget Nëntokës që është poshtë.
25 Zoti do ta rrënojë shtëpinë e krenarëve,
kurse do ti bëjë të fortë kufijtë e vejushës.
26 Mendimet e këqija i neveriten Zotit,
kurse fjala e pastër është shumë e bekuar.
27 Shkatërron shtëpinë e vet kush jepet pas lakmimit,
kurse do të jetojë ai që i urren ryshfetet.
28 Mendja e të drejtit mendon njëherë e
atëherë përgjigjet,
kurse goja e të paudhëve bumullon me të këqija.
29 Zoti është larg nga të pashpirtët,
kurse lutjet e të drejtëve i dëgjon.
30 Drita e syve gëzon shpirtin,
zëri i mirë i maj eshtrat.
31 Veshi që i dëgjon qortimet e jetës
qëndron në mes të urtëve.
32 Kush i shmanget disiplinës, e urren jetën e vet,
kurse ai që i pranon qortimet, fiton maturinë.
33 Frika e Zotit mësim urtësie
edhe lavdisë i prin përvujtëria.
1 Njeriut i takon të përgatitet,
por përgjigjen e gjuhës e jep Zoti.
2 Të gjitha udhët e njeriut janë të pastërta në sy të tij,
porse Zoti i shqyrton shpirtrat.
3 Porositja Zotit veprat e tua,
synimet e tua do të sendërtohen.
4 Zoti ka krijuar gjithçka me një qëllim
deri edhe të patenzonin për ditën e zezë.
5 Çdo krenar i neveritet Zotit,
heret ose vonë e sdo të mbetet pa ndëshkim.
6 Me mëshirë e me besnikëri pastrohet paudhësia,
e me frikën e Zotit i shmangemi të keqes.
7 Kur Zotit ti pëlqejnë sjelljet e njeriut,
i pajton me të deri edhe armiqtë e tij.
8 Më e mirë është pakica me drejtësi,
se fitesat e mëdha pa drejtësi.
9 Zemra e njeriut e kërkon udhën e vet,
por i takon Zotit tia drejtojë hapat.
10 Vendimi i Zotit në buzë të mbretit,
në vendimin gjykues goja e tij sdo të gabojë.
11 Masat e peshoret të drejta janë të Zotit,
po edhe të gjithë gurët janë vepër e tij.
12 Puna e keqe u iritet mbretërve,
sepse me drejtësi forcohet froni.
13 Buzët e drejta fitojnë përkrahjen e mbretit,
kush flet të drejtën do të duhet.
14 Zemërim i mbretit është lajmëtari i vdekjes,
por njeriu i mençur e lehtëson.
15Në fytyrën e kthjellët të mbretit është jeta,
siç është shiu me kohë përkrahja e tij.
16 Oh sa më mirë është të fitojë njeriu
urtësinë sesa arin,
të fitojë mençurinë është më e çmueshme se argjendi.
17 Udha e të drejtëve është ti shmangen të keqes,
kush do ta mbrojë jetën e vet ka kujdes sjelljen.
18 Para rrënimit ecën krenaria,
para shkatërrimit mendja e madhe.
19 Më mirë të jetë njeriu i përvuajtur me të butët
se të ndajë pre me krenarët.
20 Kush është i kujdesshëm në fjalë, do të gjejë të mira
dhe ai, që shpreson në Zotin, është i lum.
21 Kush është mendjemprehtë, do të quhet i mençur,
dhe buzët fjalëmbla e shtojnë urtinë.
22 Urtia është krua jete për atë që e ka,
ndëshkimi i të marrëve marrëzira.
23 Zemra e të urtit e mëson gojën e tij:
dhe buzëve të tija ua shton urtinë.
24 Fjalët e ëmbla janë hoje mjalti,
kënaqësi e shpirtit e shëndet eshtrash.
25 Ka udhë që njeriut i duket e drejtë,
por në fund shpie në vdekje.
26 Uria e bën punëtorin të punojë:
është goja e tij që e shtyn.
27 I pafytyri bën veç keq,
në buzët e tija veç zjarr e shkëndi.
28 Njeriu i pacipë shkakton grindje,
shpifësi ndan familjet.
29 Njeriu i keq e ngashnjen mikun e vet
dhe e udhëheq udhës jo të mirë.
30 Kush mbyll sytë përsiat gënjimin,
kur i mbyll buzët e ka sendërtuar të keqen.
31 Flokët e zbardhur janë kurorë lavdie:
gjenden në udhën e drejtësisë.
32 Më i mirë është njeriu i durueshëm se trimi i fortë,
dhe ai që zotëron vetveten se ai që pushton qytete.
33 Shorti hidhet në palën e petkut,
por çdo të ndodhë vjen prej Zotit.
1 Më e mirë është një kafshatë buke të thatë me paqe,
se një shtëpi plot mish flish, por me grindje.
2 Shërbëtori i mençur i mbizotëron bijtë e pandershëm
dhe do të ketë trashëgim ndër vëllezër.
3 Sikurse në zjarr sprovohet argjendi dhe në furrë ari,
po ashtu Zoti i sprovon zemrat.
4 Keqbërësi i dëgjon buzët e paudha,
rrenacaku ia vë veshin gjuhës gënjyese.
5 Kush e përbuz skmanorin poshtëron Krijuesin e tij,
dhe kush i kënaqet të keqes së shokut, sdo të mbetet i pandëshkuar.
6 Kurora e pleqve bijtë e të bijve,
lavdia e bijve etërit e tyre.
7 Si kanë hije të marrit fjalët e bukura,
as princit buza rrenacake.
8 Dhurata është margaritar magjik për të zotin:
ngado të sillet puna i shkon mbarë.
9 Kush mbulon fajin, kërkon miqësi,
kush shpërhall, i largon edhe miqtë e ngushtë.
10 Më shumë i vlen të mençurit një qortim
se të marrit njëqind të rrahura.
11 Burri i keq gjithmonë kërkon grindje,
por kundër tij do të dërgohet një bajloz mizor.
12 Më mirë të takohesh me arushën që ia kanë rrëmbyer këlyshët,
se me marranin që beson në marrëzinë e vet.
13 Kush e shpërblen të mirën me të keqe,
prej shtëpisë së tij kurrë sdo të largohet e keqja.
14 Shpërthim ujërash vërshimi është fillimi i grindjes,
prandaj, para se të niset zënia, largohu.
15 Si ai që nxjerr të pafajmë të ligun si ai që dënon të drejtin, të dy i neveriten Zotit.
16 Çvlerë kanë paratë në dorën e të marrit?
Për të blerë urtësinë? Po ai ska mend!
17 Kush është mik ai do në çdo kohë
dhe në ditë të ngushtë ai bëhet vëlla.
18 Është mendjeshkurtër kush jep dorën
e hyn dorëzanë për të afërmin e vet.
19 E do mëkatin kush e do grindjen,
kush e lartëson derën e vet, kërkon rrënimin.
20 Zemërkeqi nuk do të shohë mirë,
e kush se rrudhë gjuhën, do të bjerë në mjerim.
21 Kush lind të marrin, lind pikëllimin e vet;
jo, sdo të gëzohet as baba i të marrit.
22 Zemra e gëzuar bën të lulëzojë jeta,
shpirti i trishtueshëm i than edhe eshtrat.
23 I ligu merr dhurata nga gjiri
për ti shtrembëruar udhët e gjyqit.
24 Urtia ndriçon në fytyrën e të mençurit,
kurse të marrit sytë i shkojnë në skaj të botës.
25 Djali i marrë farmak për babain,
dhe vuajtje për nënën që e lindi.
26 Sështë mirë të ndëshkohet i drejti,
të rrahet njeriu i ndershëm është kundër drejtësisë.
27 Kush i frenon fjalët e veta, është njeri i mençur,
kush di të ruajë qetësinë, është njeri i matur.
28 Edhe i marri, po të heshte, do të çmohej i mendshëm,
e, po ti rrudhte buzët e veta, i kuptueshëm.
1 Kërkon shkaqe ai që do të ndahet prej mikut,
me çdo kusht hidhërohet.
2 Të marrin nuk e kënaq mençuria,
por vetëm si ia pret mendja e tij.
3 Erdhi ligësia, sdo të vonojë përbuzja,
e, së bashku me poshtërim, edhe turpi.
4 Ujë i thellë fjalët prej gojës së burrit,
lumë i dordullt burimi i urtësisë.
5 Nuk është mirë të përkrahet fajtori
për tia mohuar të drejtën në gjyq të pafajshmit.
6 Buzët e të marrit përzihen në grindje
dhe goja e tija shkakton plagë.
7 Goja e të marrit rrënimi i tij,
buzët e tija lak për jetën e tij.
8 Fjalët e shpifësit janë si ëmbëlsira
dhe depërtojnë deri në fund të barkut.
9 Kush është i plogshtë dhe i pakujdesshëm në punë të veta
është vëlla me shkapërderdhësin.
10 Pirg i fortë është Emri i Zotit,
tek ai vrapon i drejti dhe ndahet me nder.
11 Kamja e pasanikut është fortesa e tij,
në mendjen e tij është mur i pakalueshëm.
12 Para fikjes zemra e njeriut krenohet,
kurse lavdisë i prin përvujtëria.
13 Kush përgjigjet para se të ketë dëgjuar
tregon marrëzinë e vet për turpin e vet.
14 Shpirti i burrit e tejkalon ligësinë
por shpirtin e molisur kush mund ta ngritë?
15 Zemra e mençur e fiton urtinë,
dhe veshi i të urtëve e kërkon mësimin.
16 Dhurata udhët ia hap njeriut
dhe e shpie përpara princave.
17 I pari që flet në një pleqëri, duket se ka të drejtë,
por kur vjen kundërshtari i tij, e qet poshtë.
18 Shorti i ndan grindjet,
madje vendos edhe mes të mëdhenjve.
19 Vëllai i fyer është më i fortë se kalaja,
dhe grindjet janë porsi shulat e fortesave.
20 Me frytin e gojës së vet ngihet barku i njeriut,
do ta ngijnë prodhimet e buzëve të tija.
21 Vdekja dhe jeta janë në dorë të gjuhës,
ata që e duan do ti hanë frytet e saja.
22 Kush ka gjetur grua të mirë, ka gjetur fatbardhësinë,
dhe ka pasur hir prej Zotit.
23 Nevojtari flet duke u lutur,
kurse pasaniku përgjegj me vrazhdësi.
24 Njeriu me miq mund të merret edhe me të keq,
por ka mik edhe më të pandashëm se vëllai.
1 Më i mirë është skamnori që jeton me nder,
se prozhmuesi që është i marrë.
2 Zelli pa peshim sështë gjë e mirë
edhe kush ngutet merr në thua.
3 Marrëzia e vet njeriut ia prish jetën
e ai atëherë në zemrën e vet hidhërohet kundër Zotit.
4 Pasuria shton shumë miq;
kurse skmanori mënjanohet edhe prej mikut.
5 Dëshmitari i rrejshëm nuk do të mbetet i pandëshkuar,
manà sdo të shpëtojë ai që flet rrena.
6 Shumë janë nga ata që e lavdërojnë ndër sy të pushtetshmin,
e të gjithë janë miq me atë që shpërndan dhurata.
7 Njeriun e vobektë e urrejnë të gjithë vëllezërit e tij,
aq më tepër i largohen edhe miqtë e tij.
Mund të rrahë me buzë, por pa farë dobie.
8 Kush ka mend e do vetveten,
kush e ruan maturinë do të gjejë mirë.
9 Dëshmitari i rremë sdo të mbetet i pandëshkuar,
dhe do të mbarojë ai që shpërndan rrena.
10 Si ka hije të marrit të jetojë në kënaqësitë
aq më pak skllavit tu urdhërojë princave.
11 Urtësia e njeriut e bën atë ta zbutë hidhërimin
dhe lavdia e tij është të kalojë përmbi fyerjet.
12 Zemërimi i mbretit është si ulërima e luanit,
kurse porsi vesa mbi bar është hiri i tij.
13 Djali i marrë është rreziku i zi i babait,
kurse gruaja grindavece si pullazi që vazhdimisht pikon.
14 Shtëpi e pasuri trashëgohen prej të parëve,
kurse gruaja e mençur është dhuratë e Zotit.
15 Përtacia bie gjumë të rëndë,
njeriu i pakujdesshëm do të pësojë uri.
16 Kush i mban urdhërimet, ruan vetveten,
kurse kush nuk e kujdeson sjelljen e vet, sharron.
17 I huazon Zotit, kush ka mëshirë për skamnorin,
e Zoti do ta shpërblejë.
18 Deri që të ketë shpresë ndreqjeje,
ndëshkoje birin tënd,
por mos e tepro deri në vrasje.
19 Kush është i padurueshëm, le ta paguajë ndëshkimin,
e nëse e fal, e bën edhe më të zi.
20 Dëgjoje këshillin e pranoje disiplinën
që të jesh i urtë në ditët e tua të fundit.
21 Shumë sendërgjime ka në zemrën e njeriut,
por bëhet ashtu si është vullneti i Zotit.
22 Mirësia është ajo që e bën njeriun të duhet,
më i mirë është skamnori se gënjeshtari.
23 Frika e Zotit shpie në jetë,
dhe kush është plot me të ska pse e dron të keqen.
24 Përtaci e ngjyen dorën e vet në kupë,
por smund ta çojë deri në gojë të vet.
25 Bjeri përqeshësit, mëson mend edhe i marri,
nëse e ndëshkon të urtin, do ta marrë vesh dijen.
26 Kush e merr me të keq babain dhe e bën të ikë nënën,
është djalë i pandershëm dhe i poshtër.
27 Ki besim, o bir, ta dëgjosh mësimin
dhe sdo të gabohesh nga fjalët e urtisë.
28 Dëshmitari i keq e përqesh gjyqin
dhe goja e të paudhëve e përpin paurdhërinë.
29 Për përqeshës gati janë shkopinjtë
dhe të rënat për shpinë të të marrëve.
1 Vera sjell shfrenim e alkooli bën njerëz të pacipë,
kushdo jepet pas tyre, nuk do të jetë kurrë i urtë.
2 Zemërimii i mbretit porsi ulërima e luanit:
kush e nget, mëkaton kundër vetvetes.
3 Është nder për njeriun tu shmanget rragatjeve,
porse të gjithë të marrët përzihen në grindje.
4 Ngase pati të ftoftë përtaci, sdeshi të lërojë;
do të dalë të lypë verës, por sdo ti japin.
5 Këshilli në zemrën e njeriut është si uji në thellësi,
por i mençuri do tia dalë ta nxjerrë.
6 Shumë njerëz mbahen për të mirë:
por kush mund ta gjejë një njeri besnik?
7 I drejti që jeton në ndershmërinë e vet
do ti lërë pas fëmijët e vet të lumtur.
8 Mbreti, kur rri në fronin gjykatës të vet
me sy i shqyrton të gjitha të këqijat.
9 Kush mund të thotë: E pastrova zemrën time,
jam i pastër nga mëkati?
10 Peshore e peshore, masë e masë:
të dyja janë në iri te Zoti.
11 Edhe fëmija njihet sipas asaj që bën:
a është vepra e tij e pastër dhe e drejtë.
12 Edhe veshin që dëgjon edhe syrin që shikon:
të dy Zoti i ka bërë.
13 Mos ta ketë ëndja gjumin që të mos ndrydhë skamja,
mbaj sytë hapur nëse do të ngihesh me bukë.
14 E keqe është, e keqe është!, thotë çdo blerës,
por si të largohet, atëherë lëvdohet.
15 Ka ar e mbushulli margaritarësh,
por gjëja më e çmueshmja janë buzët e urtësisë.
16 Merrja petkun e shtatit atij, që i hyri dorëzanë të huajit:
prej tij merre pengun në vend që prej të huajve.
17 E ëmbël i duket njëherë njeriut buka e gënjeshtrës,
por pastaj goja i mbushet me guraleca.
18 Synimet forcohen me këshill:
bjer në luftë pasi të jesh menduar mirë!
19 Me atë që zbulon fshehtësitë e shpifjet
dhe që si mban goja arra, mos bëj shoqëri.
20 Kush nëm babain e vet e nënën
iu fiktë drita në mes të errësirës.
21 Pasuria e fituar shpejt në fillim
sdo të dalë e bekuar në fund.
22 Mos thuaj: Do ta kthej të keqen që mu bë!,
ki besim në Zotin e ai do të të shpëtojë.
23 Peshë e peshë i iritet Zotit,
peshorja e rreme nuk është e mirë para syve të tij.
24 Zoti i drejton hapat e njeriut;
e si atëherë njeriu mund ta dijë udhën e vet?
25 Është lak për njeriun të thotë: Po bëj kusht!,
e pastaj të shqyrtojë çka kushtoi.
26 Mbreti i urtë i shqyrton mirë mëkatarët
e pastaj i shkel me rrotë.
27 Dritëz e Zotit është shpirti i njeriut
që depërton deri në fund të zemrës.
28 Mëshira dhe e vërteta e ruajnë mbretin,
me butësi ai e përforcon fronin e vet.
29 Stolia e të rinjve është fuqia e tyre,
kurse flokët e thinjur janë stolia e pleqve.
30 Plaga që kullon shëron të ligën,
po ashtu edhe të rrahurat palcën e qenies.
1 Zemra e mbretit si rrëketë e ujërave është në dorë të Zotit:
gjithkah të dojë e sjellë atë.
2 Në sytë e njeriut të gjitha udhët janë të drejta,
por ai që i peshon zemrat është Zoti.
3 Të zbatohet mëshira dhe e drejta
i pëlqen Zotit më tepër se flitë.
4 Sytë madhështorë, zemra krenare,
dritëza e të paudhëve, ja, çfarë është mëkati!
5 Synimet e të kujdesshmit gjithmonë shpien në mbushulli,
kurse kush ngutet, mbetet në skamje.
6 Pasuria e fituar në saje të rrenave
është vesë para diellit të njerëzve që kërkojnë vdekjen.
7 Mujshia e mëkatarëve ata vetë i zhduk
sepse sduan ta bëjnë të drejtën.
8 Udha e mbrapshtë e njeriut është e vështirë,
ndërsa e drejta është vepra e njeriut të pastër.
9 Më mirë është të jetosh në një kënd të pullazit,
se të banosh së bashku në shtëpi me grua grindavece.
10 Shpirti i keqbërësit dëshiron të keqen,
as i afërmi i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.
11 Kur ndëshkohet përqeshësi edhe i
padijshmi bëhet i mençur,
kur e mëson të urtin, e shton dijen.
12 I Drejti e vëren shtëpinë e të paudhit
dhe keqbërësit i plandos në mjerim.
13 Kush i mbyll veshët në klithmën e skamnorit,
edhe ai do të thërrasë, por nuk do të dëgjohet.
14 Dhurata e dhënë fshehtë pajton zemërimin,
dhurata e dhënë nën dorë edhe zemërimin.
15 Për të drejtin është kënaqësi të ushtrojë të drejtën,
kurse për keqbërës është vdekje.
16 Njeriu, që e lë udhën e maturisë,
do të banojë në bashkësinë e hijeve.
17 Ai që i do kënaqat, do të mbesë në skamje,
dhe ai që i do verën dhe ushqimet e mira, nuk do të begatet.
18 Keqbërësi do të jetë shpagim për të drejtin,
i patenzoni për njerëzit e drejtë.
19 Më mirë është të banohet në vend të shkretë
se me një grua grindavece e idhnake.
20 Në banesën e të urtit ka visar të paçmueshëm
dhe të gjitha të mirat,
por njeriu i pamatur i shpërndan.
21 Kush ndjek drejtësinë e mëshirën,
do të gjejë drejtësi, jetë e nder.
22 I urti e pushton qytezën e të fortëve
dhe e rrënon fuqinë në të cilën shpresonin.
23 Kush e ruan gojën e gjuhën e vet,
ruan vetveten nga të vështirat.
24 Krenari dhe i dërhuzdti quhet përqeshës:
ai bën gjithçka me mujshi të tepruar.
25 Dëshirat e mbysin përtacin,
sepse duart e tija sduan të punojnë.
26 Gjithë ditën dëshiron e lakmon
‑ kurse i drejti jep me dorëdhani.
27 E iritshme është flia e të paudhit,
sidomos nëse kushtohet me qëllim të keq.
28 Dëshmitari i rremë do të vritet,
kurse njeriu që dëgjon do të mund të flasë gjithmonë.
29 Keqbërësi merr në fytyrë një hije të rëndë,
kurse i drejti e ndreq jetën e vet.
30 Nuk ka as urti, as mençuri as këshill
që ti rrijë përballë Zotit.
31 Kali bëhet gati për ditën e luftimit,
por shpëtimin e jep Zoti.
1 Zëri i mirë është më i mirë se pasuria e madhe,
më shumë vlen të kesh rëndësi se ar e argjend.
2 Pasaniku e skamnori takohen:
të dy i ka krijuar Zoti.
3 I mençuri e sheh të keqen e fshehet,
kurse të pamendët shkojnë përpara e sharrojnë.
4 Shpërblim i përvuajtërisë është frika e Zotit,
begatia, lavdia dhe jeta.
5 Ferra e leqe ka në udhën e mbrapshtanit,
kurse ai që e ruan jetën larg u shmanget atyre.
6 Mësoje djaloshin sipas udhës që do të ndjekë.
edhe kur të plaket sdo ti shmanget asaj.
7 I pasuri i sundon skamnorët,
e detyrësi bëhet skllav i huadhënësit.
8 Kush mbjell paudhësi, do të korrë të këqija,
do të sharrojë nga shqupia e hidhërimit të vet.
9 Syri mirëbërës do të bekohet,
sepse jep për skamnorë prej bukëve të veta.
10 Dëboje përqeshësin e me të do të zhduket grindja,
do të pushojnë grindjet e fyerjet.
11 Kush e do pastërtinë e zemrës
për hir të buzëve të veta mik do ta ketë mbretin.
12 Sytë e Zotit e ruajnë dijen,
dhe hidhen poshtë fjalët e të paudhit.
13 Përtaci thotë: Përjashta është luani,
mes rrugës do të mbetem i vrarë!
14 Shpellë e pafund është goja e gruas së huaj,
do të bjerë brenda ai të cilin e urren Zoti.
15 Marrëzia është e lidhur për zemrën e fëmijës,
dhe thupra e ndëshkimit e largon atë.
16 E ndrydh skamnorin? Ai do ta shtojë pasurinë e vet.
I dhuron pasanikut? Vetë do të bëhesh skamnor.
III. PËRMBLEDHJE THËNIESH TË TË URTËVE
17 Prire veshin tënd e dëgjoji fjalët e të urtëve,
prire zemrën tënde drejt mësimit tim,
18 sepse do të jetë kënaqësi ti ruash në fundin e zemrës sate
e ti kesh të gatshme në buzët e tua!
19 Me qëllim që Zoti të jetë shpresa jote
ti drejtoji sot edhe ty.
20 Pse a sti përshkrova para sa kohe
disa këshilla dhe mësime
21 për ta treguar fuqinë e fjalëve të vërteta,
që ti përgjigjesh atij që të ka dërguar?
22 Mos u dëfto i mujshëm me skamnorin pse është i varfër,
as mos e ndrydh të papasurin në pleqëri,
23 sepse vetë Zoti do ta marrë në dorë çështjen e tyre
dhe do tua marrë shpirtin atyre që i plaçkisin.
24 Mos ki miqësi me njeriun idhnak,
as mos bëj shoqëri me njeriun e dërhuzdtë,
25 që të mos mësohesh udhëve të tija
e ti vësh lak jetës sate.
26 Mos ji ndër ata që japin dorën,
që hynë dorëzanë për borxhe:
27 Nëse ske me çka ta kthesh
çarsye ke që të të merret shtroja jote?
28 Ruaj se i luan kufijtë e moçëm
që i kanë vënë të parët e tu.
29 A e ke parë njeriun mjeshtër të punës së vet?
I tilli qëndron përballë mbretërish,
ai srri në shërbim të njerëzve të pandershëm.
1 Kur të ulesh të hash në tryezë me ndonjë bujar,
vëreje mirë çka është para teje;
2 vetvetes i vë thikën nën fyt
nëse je përlugëtues,
3 mos u lakmo ushqimeve të tija,
sepse është bukë tradhtuese.
4 Mos u mundo të bëhesh i pasur,
por kënaqu me mençurinë tënde.
5 Posa të kenë pushuar sytë e tu mbi të
ajo do të zhduket:
do ti rrahë krahët si shqiponja
e do të fluturojë në qiell.
6Mos ha me njeriun smirëzi
dhe mos u lakmo hajeve të tija
7 sepse ai është ashtu sikurse mendon në vete:
ha e pi!, të thotë,
por zemrën se ka me ty.
8 Kafshatën që ke ngrënë do ta vjellësh
kot do të shkojnë fjalët e tua të bukura.
9 Mos fol në veshët e të marrit,
sepse do ti përbuzë fjalët e mësimit tënd.
10 Mos i luaj vendit kufijtë e vejushës
e mos hyr në tokën e bonjakut:
11 sepse Shpaguesi i tyre është shumë i fortë,
ai do ta gjykojë çështjen e tyre kundër teje.
12 Ngjite zemrën tënde pas mësimit
dhe lidhi veshët e tu për fjalët e urtisë.
13 Mos ia kurse fëmijës qortimin,
nëse ia djeg me thupër nuk do të vdesë.
14 Fshikja me një thupër
dhe jetën ia shpëton nga Nëntoka.
15 Biri im, nëse zemra jote do të jetë e urtë,
bashkë me ty do të gëzojë edhe zemra ime,
16 do të galdojnë veshkat e mia
kur buzët e tua të flasin të drejtën.
17 Zemra jote të mos u ketë lakmi mëkatarëve,
por qëndro tërë ditën në frikën e Zotit,
18 sepse do të kesh ardhmëri
dhe shpresa jote nuk do të humbasë
19 Më dëgjo, biri im, dhe ji i urtë,
dhe drejtoje udhës jetën tënde.
20 Mos merr pjesë në gosti me pijaneca
as në tryezë me përlugëtues mishi,
21 sepse pijanecat e të lezhguarit varfërohen
dhe gjumashat do të vishen me zhele.
22 Dëgjo tatë ‑ prindin tënd,
e mos e përbuz të ëmën kur të plaket.
23 Të vërtetën bleje e mos e shit,
bleje urtinë, mësimin e kuptimin.
24 Brohorit nga gëzimi babai i të drejtit,
kujt i lindi i urti në të do ta ketë gëzimin:
25 Le të gëzojë yt atë dhe jot ëmë,
le të galdojë ajo që të lindi!
26 Falma zemrën tënde, biri im,
dhe mos ia ndaj sjelljes sime sytë e tu:
27 gropë e pafund është lavirja,
pus i ngushtë gruaja e huaj.
28 Ajo rri në pritë porsi vjedhësi
dhe e shumon mes njerëzish numrin e keqbërësve.
29 Për kë: Vaj!? Për kë: Heu!?
Për kë grindjet? Në kë ankimet?
Për kë plagët pa arsye? Kush sytë i ka të turbullt?
30 Për ata që sdinë ti ndahen verës,
e që enden të kërkojnë verë të përzier!
31 Mos e shiko verën kur zverdhon,
kur shkëlqen në gotë ngjyra e saj:
pihet po aq me shije,
32 por në fund të ha si shlligëza,
dhe të plagos porsi nepërka!
33 Sytë e tu do të shohin fantazma,
goja jote do të flasë marrëzira,
34 do të duket se fle në shpinë të detit,
sikur të flesh në majë të direkut të anijes:
35 Më rrahën, por nuk më dhimbti,
më goditën, por gjë nuk ndjeva.
Kur do të zgjohem... ?
Prapë do ta kërkoj!
1 Mos u lakmo njerëzve të këqij,
as mos dëshiro të jesh me ta,
2 sepse ata smendojnë tjetër por cubni,
buzët e tyre flasin veç për dhunë.
3 Me urti ndërtohet shtëpia
e me mençuri ajo forcohet,
4 me dije mbushen drithnikët
me çdo lloj të mirash të çmueshme e të dëshirueshme.
5 Njeriu i urtë është edhe i fortë,
njeriu i ditur e rrit fuqinë,
6 sepse me peshim bëhesh gati për luftë,
vjen ngadhënjimi kur ka këshillime të shumta.
7 Majë e lartë është urtia për të marrin:
në kuvend të dheut gojën smund ta hapë.
8 Kush synon ta bëjë të keqen
të gjithë e mbajnë për njeri të dëmshëm.
9 Mendimi i të marrit është mëkat,
të përqeshurit është neveri për njerëzit.
10 Të lëshon zemra në ditë të ngushtë?
Të vogël pra, e paske fuqinë.
11 Shpëtoji ata që i shpien në vdekje,
liroji ata që i çojnë në vrasje.
12 Nëse do të thuash: Se dinim këtë gjë,
sdo ta dijë Ai që peshon zemrat?
Vallë se di Ai që ta ruan jetën?
A sdo ta shpaguajë gjithkënd sipas veprave të tija?
13 Haje mjaltin, biri im, se është i mirë
edhe hoja është shumë e ëmbël për fytin tënd.
14 Dije se e tillë është për shpirtin tënd urtia,
nëse e gjen, ke gjetur ardhmërinë,
shpresa jote nuk do të shkojë hupës.
15 Mos i vër pritë, o i mbrapshtë, banesës së të drejtit,
mos e shkreto vendin e pushimit të tij!
16 Sepse edhe në rëntë i drejti shtatë herë, ngrihet,
kurse të patenzonët sharrojnë në mjerim.
17 Mos u gëzo nëse rrëzohet armiku yt
as të mos kënaqet zemra jote për rrënimin e tij,
18 që të mos shohë Zoti e ta marrë për të keq
e kështu ta largojë prej tij hidhërimin e vet.
19 Mos u zemëro për shkak të keqbërësve
as mos ua ki lakmi të patenzonëve,
20 sepse i mbrapshti ardhmëri nuk ka
dhe dritëza e të paudhëve fiket.
21 Druaje Zotin, biri im, dhe mbretin
dhe mos merr pjesë me kryengritës,
22 sepse do të vijë papritmas rrënimi i tyre
e kush e di se kur do të jetë bjerrja e të dyve.
IV. VAZHDIM I THËNIEVE TË TË URTËVE
23 Edhe këto janë gjithashtu për të urtët.
Nuk është mirë ti mbahet krah kujt në gjyq.
24 Kush i thotë të paudhit: Je i drejtë,
do ta mallkojnë popujt e do ta nëmin fiset,
25 kurse ata që do ta qortojnë, do të lavdërohen
dhe mbi ta bie bekimi e lumturia.
26 Puth në gojë,
ai që jep përgjigje të drejtë.
27 Kryej jashtë punët e tua
me kujdes punoje fushën tënde
dhe pastaj ndërtoje shtëpinë tënde.
28 Mos ji dëshmitar pa nevojë kundër të afërmit tënd,
dhe mos gënje askënd me buzët e tua.
29 Mos thuaj: Siç ma bëri mua do tia bëj dhe unë,
do tia kthej të tillit sipas veprave të tija!
30 Kalova nëpër arën e përtacit
dhe nëpër vreshtin e të lafiturit:
31 dhe ja, çdo gjë e kishte mbuluar hadhuga,
sipërfaqen krejt ia kishin mbuluar ferrat
dhe ledhet ishin rrënuar plotësisht;
32 e pashë këtë dhe e futa në kokë
përsiata dhe e kuptova:
33 Fli edhe pak, kotu edhe sa grima,
vëri edhe pakëz duart në ijë për të pushuar,
34 dhe skamja, do të të vijë porsi vrapuesi,
dhe lypësia porsi i armatosuri!
1 Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit që i mblodhën njerëzit e Ezekisë, mbretit të Judës:
2 Është lavdi e Hyjit të veprojë në fshehtësi,
lavdia e mbretërve është të veprojnë pas shqyrtimit.
3 Qielli është i lartë, toka është e thellë,
kurse zemra e mbretit është e pashqyrtueshme.
4 Hiqja ndryshkun argjendit
dhe do të dalë një enë e bukur prej argjendtarit;
5 largoje të patenzonin nga prania e mbretit
dhe froni i tij do të përforcohet nga drejtësia.
6 Para mbretit mos u mba i madh
dhe mos qëndro në vend të të mëdhenjve,
7 sepse është më mirë të të thuhet: Ngjitu këtu!,
sesa të përulesh në sytë e princit.
8 Çka kanë parë sytë e tu
mos u ngut ta qitësh menjëherë në gjyq,
sepse çfarë do të bësh pastaj,
kur të të ketë qitur poshtë kundërshtari yt?
9 Rrahe në gjyq çështjen tënde me të afërmin tënd,
por mos e zbulo fshehtësinë e tjetrit,
10 që rastësisht të mos të shajë kur të ketë dëgjuar
e të mos bjerë turpi mbi ty.
11 Mollë të arta në enë argjendi
fjala e thënë në kohën e vet.
12 Vath i artë dhe margaritar i ndritshëm
i urti që qorton veshin e dëgjueshëm.
13 Si fresku i borës në kohën e të korrave
i tillë është i dërguari besnik për atë që e dërgoi:
ia përtërit shpirtin e tij.
14 Re dhe erë e shi që sbie
është lëvduesi që si plotëson zotimet.
15 Me duresë të qëndrueshme zbutet princi,
gjuha e butë i copëton eshtrat.
16 Hase në mjaltë? Ha sa të bën mirë
që, rastësisht, i ngopur për së tepërmi, të mos e vjellësh.
17 Mos shkel shpesh në shtëpinë e mikut
që të mos tia mërzitësh e të ketë rëndë.
18 Maj e shpatë e shigjetë e mprehtë
është njeriu që bën dëshmi të rreme kundër të afërmit të vet.
19 Dhëmb i prishur e këmbë e çalë
është ai që shpreson në të pabesin në ditë të ngushtë.
20 Si ai që e heq në të ftohtë leshnikun,
si uthulla në plagë
është ai që këndon para atij që e ka zemrën e thyer.
21 Nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë,
nëse është i etur, jepi të pijë:
22 kështu grumbullon mbi kokë të tij prush
e Zoti do ta shpaguajë.
23 Era e veriut bie shiun
dhe gjuha përqeshëse fytyrën e trishtuar.
24 Më mirë është të rrish në buzë të pullazit
se në shtëpi të përbashkët me gruan grindavece.
25 Si uji i freskët për fytin e etshëm
është lajmi i mirë prej vendit të largët.
26 Si kroi i turbullt e burimi i prishur
është i drejti që përulet para të paudhit.
27 Të hash për së tepërmi mjaltë sështë mirë,
as nder sështë të kërkosh lavdi të tepruara.
28 Qytet i rrënuar e pa mur rrethues
është burri që sështë i zoti ta përmbajë vetveten.
1 Si bora në verë dhe shiu në kohë të të korrave
ashtu i kanë hije nderimet të marrit.
2 Si shpendi kur merr fluturimin, porsi
dallëndyshja kur fluturon,
kështu sshkon në vend as nëma e paarsyeshme.
3 Frushkulli për kalë, ullari për gomar
dhe shkopi për shpinën e të marrëve.
4 Mos i përgjigj të çmendurit sipas çmendjes së tij
që edhe ti të mos bëhesh i ngjajshëm me të;
5 u përgjigj të çmendurit sipas çmendjes së tij
që të mos i duket vetja i urtë.
6 Ia pret vetes këmbët dhe dehet me turp
kush çon fjalë me anë të të marrit.
7 Si fyelli i ligshtë i këmbës së çalamanit,
ashtu është fjala e urtë në gojën e marranit.
8 Si ai që e fsheh një gur në grumbull
është ai që e nderon të marrin.
9 Gemb ferre në dorën e të dehurit
është fjala e urtë në gojën e të marrëve.
10 Si shigjetari që plagos gjithkënd
është ai që merr në punë të marrin e endacakun.
11 Porsi qeni që kthehet në të vjellat e veta
është i marri që e përsërit marrëzinë e vet.
12 A ke hasur njeriun që vetja i duket i urtë?
Më shumë mund të pritet prej një të marri se prej tij.
13 Përtaci thotë: Luanesha në rrugë!
Luani në shesh!
14 Dera sillet në thithin e vet
edhe përtaci në shtratin e vet.
15 E shtie përtaci dorën në pjatë,
por lodhet ta çojë deri te goja e vet.
16 Përtacit i duket vetja më i mençur
se shtatë pleqve që përgjigjen me urtësi.
17 Kap qenin për veshësh
ai që në kalim përzihet në grindje të tjetërkujt.
18 Porsi ai që del mendsh e gjuan
shigjeta e heshta për të vrarë,
19 është ai që e gënjen mikun e vet
e thotë: Pse a sdesha të luaj?
20 Kur mungojnë drutë, fiket zjarri,
kështu edhe, kur dëbohet shpifësi,
pushojnë grindjet.
21 Porsi thëngjilli për prush e drutë për zjarr
i tillë është grindaveci për të ndezur grindje.
22 Fjalët e shpifësit janë porsi ëmbëlsira:
edhe ato arrinë deri në fund të barkut.
23 Ndryshk argjendi stoli e enës prej dheut:
janë fjalët përkëdhelëse e zemra e keqe.
24 Armiku të shtiret me fjalët e veta
kurse në zemrën e vet sendërgjon tradhti:
25 kur ta zbusë zërin e vet, ruaj se i beson,
sepse shtatë neveri i fsheh në zemrën e vet;
26 nëse me shtirje e mbulon urrejtjen,
zemra e tij e keqe do të zbulohet në mbledhje.
27 Kush hap gropën në të do të bjerë,
e kush rrokullis gurin mbi të do të kthehet.
28 Gjuha e rreme nuk e do të vërtetën,
goja përkëdhelëse përgatit rrënimin.
1 Mos u lavdëro për të nesërmen
pasi se di se çdo të të sjellë dita.
2 Le të lavdërojë dikush tjetër e jo goja jote,
një i huaj, por jo buzët e tua.
3 I rëndë është guri, e rëndë është rëra,
por më i rëndë se të dy është zemërimi i të marrit.
4 Egërsi e zemërimi shpërthyes
dhe kush mund ti qëndrojë përballë mendjes së zezë?
5 Më i mirë është qortimi ballafaqe
se dashuria e rreme.
6 Më të mira janë plagët e atij që të do
se të puthurat tradhtare të atij që të urren.
7 I ngopuri e shkel me këmbë edhe hojen e mjaltit,
kurse të uriturit çdo gjë e hidhur i vjen e ëmbël.
8 Porsi zogu që e ka humbur çerdhen e vet,
i tillë është njeriu që endet larg vendit të vet.
9 Me erëra të mira e me kem kënaqet zemra,
kështu edhe ëmbëlsia e mikut që këshillon çiltërisht.
10 Mos e braktis mikun tënd e mikun e babait tënd
dhe mos hyr në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate.
Më i mirë është fqinji afër se vëllai larg.
11 Biri im, bëhu i urtë dhe ma gëzo zemrën,
që të mund ti përgjigjem atij që më shan.
12 I urti e sheh të keqen e fshihet,
kurse të marrët vazhdojnë përpara e ndëshkohen.
13 Merrja leshnikun atij që hyri dorëzanë për të huajin,
merrja pengun atij në vend të të huajit.
14 Kush më zë të lartë e bekon fqinjin herët në agim,
i numërohet sikurse e mallkon.
15 Pullazi që pikon në ditë të të ftohtit
dhe gruaja grindavece janë si njëra‑tjetra.
16 Ta ndalësh? Më sa mund të ndalet era
ose me dorë të mbahet vaji!
17 Hekuri me hekur mprehet
edhe njeriu në takimin me fqinjin e vet.
18 Kush e ruan fikun do të hajë prej frutave të tij,
edhe kush e ruan zotërinë e vet do të nderohet.
19 Sikurse uji është pasqyrë për fytyrë
ashtu zemra e njeriut për njeriun.
20 Nëntoka dhe Shfarosja kurrë nuk mbushen,
ashtu edhe sytë e njeriut kurrë nuk ngihen.
21 Sikurse argjendi që provohet në shkritore e ari në furrë,
ashtu edhe njeriu nga goja e atyre që e lëvdojnë.
22 Edhe nëse e rreh të marrin si elbin në shterë me shtypës
prej tij nuk do të hiqet marria.
23 Me vëmendje njihe gjendjen e bagëtive të tua,
me zemër kujdesohu për grigjat,
24 sepse pasuria nuk është e përhershme.
Pse, a thua se kurora trashëgohet brez pas brezi?
25 Mblidhet sana, del bari i gjelbër
e mblidhet tagjia prej bjeshkëve;
26 atëherë do të kesh qengjat për veshje
e kecat për të blerë arën
27 dhe sdo të të mungojë qumësht dhish për vete
as për ushqim të familjes e për shujtë të shërbëtoreve të tua.
1 Ikën mëkatari edhe pa e ndjekur kush,
ndërsa i drejti, porsi luani, është i sigurt në vetvete.
2 Kur vendi mëkaton, ka krerë të shumtë,
kurse me njeri të urtë e të matur
qeverisja është e gjatë.
3 Skamnori që i shpifet skamnorit
është shi i furishëm që përgatit urinë.
4 Kush shkel Ligjin lëvdon mëkatarin,
ndërsa ata që e zbatojnë Ligjin e luftojnë.
5 Njerëzit e këqinj nuk e kuptojnë të drejtën,
ndërsa ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.
6 Më i mirë është skamnori që jeton në thjeshtësinë e vet,
se pasaniku që ecën udhëve të veta të këqija.
7 Kush e ruan Ligjin, është djalë i urtë,
kurse ai që i maj grykësit, turpëron të atin.
8 Kush e shton gjënë e vet me uzurë e me kamatë,
bashkon për atë që ka mëshirë për skamnorët.
9 Kush i sjell veshët në anë tjetër për të mos e dëgjuar Ligjin,
edhe lutja i bëhet e urryeshme.
10 Kush i shpie të drejtët në udhë të keqe vret vetveten,
dhe të thjeshtët do ti trashëgojnë të mirat e tija.
11 Pasanikut i duket vetja i urtë,
porse skamnori i urtë do ta përgënjeshtrojë.
12 Kur ngadhënjejnë të drejtët, është lavdi e madhe,
kurse kur lartësohen të paudhët, njeriu fshihet.
13 Kush i fsheh fajet e veta, sdo të përparojë,
kurse kush i pranon dhe u shmanget,
do të gjejë përdëllim.
14 Lum njeriu që ka përherë frikën e Zotit,
ndërsa ai që e bën zemrën gur, do të bjerë në mjerim.
15 Luan ulëritës, arí i uritur
është sundimtari i paudhë për popull të varfër.
16 Prijësi, që i mungon urtia, bën edhe mujshi të shumta,
kurse kush e urren lakmimin, e zgjat jetën e vet.
17 Njeriun që i ka përgjakur duart me vrasjen e ndokujt,
edhe në vrapoftë drejtë gropës,
askush të mos e ndalë!
18 Kush jeton me nder, do të shpëtojë,
kush ecën udhëve të mbrapshta, papritmas do të sharrojë.
19 Kush punon tokën e vet, do të ngihet bukë,
ndërsa kush ndjek papunësinë,
do ta mbulojë skamja.
20 Njeriu i ndershëm do të ketë shumë bekime,
kurse ai që shpejton të pasurohet
sdo të mbesë i pafajshëm.
21 Kush mban krah në gjygj, nuk bën mirë,
sepse i tilli, edhe për një mys buke, bën padrejtësi.
22 Njeriu lakmues i kamjes vrapon të pasurohet
e sdi se do ta mbulojë skamja.
23 Kush e qorton njeriun, pastaj do të gjejë hir
shumë më tepër se ai që e përkëdhel me gojë.
24 Kush i rrëmben ndonjë gjë babait e nënës
e thotë: Sështë mëkat,
është shok i vrastarit.
25 Kush është tepër lakmues, ngjall grindje,
ndërsa kush shpreson në Zotin, gjë sdo ti mungojë.
26 Kush i beson mendjes së vet, është i marrë,
kurse ai që ecën me urtësi, do të shpëtojë.
27 Kush i jep skamnorit, nuk do të vuajë nga skamja,
ndërsa kush i mbyll sytë, do të mallkohet.
28 Kur ngriten të paudhët, njerëzit fshihen,
e kur ata e marrin të keqen, shumohen të drejtët.
1 Njeriu që i përbuz qortimet me kokëfortësi,
papritmas do të sharrojë pa shpresë shërimi.
2 Kur të drejtët e kanë pushtetin në dorë, gjindja gëzohen,
kurse kur sundon i paudhi, rënkon populli.
3 Ai që e do urtinë, gëzon të atin;
kush ndjek laviret, prish pasurinë.
4 Mbreti me drejtësi e ngrit vendin,
kurse ai që i pëlqejnë dhuratat, e shkatërron.
5 Ai që e përkëdhel mikun e vet,
ia qet rrjetën këmbëve të tija.
6 Në mëkat është laku i mëkatarit,
kurse i drejti galdon e gëzohet.
7 I drejti e kupton çështjen e skamnorit,
kurse i mbrapshti nuk e merr vesh dijen.
8 Njerëzit e prishur e rrënojnë qytetin,
kurse të urtët e largojnë zemërimin.
9 I urti, nëse gjykohet me të marrin,
si në u zemëroftë si në u qeshtë,
qetësi sdo të ketë.
10 Gjakësorët e urrejnë të ndershmin,
kurse të drejtët e kërkojnë.
11 I marri u lëshon fre të gjitha epsheve të veta,
kurse i urti i përmban ato.
12 Kryetari, që me ëndje e dëgjon fjalën e rreme,
të gjithë nëpunësit i ka të këqij.
13 I vobekti dhe ndrydhësi takohen:
të dyve Zoti ua ndriçon sytë.
14 Mbreti, që ua jep plotësisht të drejtën skamnorëve,
do ta ketë fronin e patrandshëm përherë.
15 Me thupër e me qortim jepet urtia,
kurse fëmija që i lëshohet vullnetit të tij,
do ta turpërojë të ëmën.
16 Kur shumohen të këqijtë, shumohen paudhësitë,
e të drejtët do ta shohin sharrimin e tyre.
17 Qortoje djalin tënd e do të jesh i qetë,
dhe do të kënaqet shpirti me gëzim.
18 Pa zbulesë hyjnore populli prishet,
por i lum do të jetë ai që e zbaton Ligjin.
19 Skllavi nuk ndreqet me fjalë,
sepse, megjithëse kupton, nuk dëgjon.
20 A e pe një njeri që është i shpejtë në të folur?
Edhe i marri ka më shumë shpresë se ai!
21 Kush e rrit skllavin me të butë që në fëmijëri
më në fund do ti bëhet i padëgjueshëm.
22 Idhnaku shkakton grindje
dhe, kush hidhërohet me shpejt, bën shumë mëkate.
23 Krenaria e përul njeriun,
kurse kush përvujtërohet fiton nderime.
24 Kush bashkëpunon me vjedhësin e urren shpirtin e vet,
e dëgjon përbetimin e nuk dëfton.
25 Frika para njerëzve kthehet në lak,
kush ka besim në Zotin do të jetë i sigurt.
26 Shumë e kërkojnë përkrahjen e prijësit,
por Zoti ia jep të drejtën gjithkujt.
27 Njeriun e keq e kanë bezdi të drejtët,
por edhe të këqijtë i urrejnë të drejtët.
Fjalët e Agurit, birit të Jacesit, nga Masa.
Thëniet e këtij njeriu të drejtuara
Itielit për Itielin e për Ukalin.
2 Po, vërtet, unë jam më i padijshmi njeri,
dija njerëzore nuk rri tek unë.
3 Kurrë nuk mësova urti,
as se njoh mençurinë e shenjtërve.
4 Kush u ngjit në qiell e pastaj zbriti?
Kush mundi ta mbajë erën në grusht të vet?
Kush i bashkoi ujërat në mallotën e vet?
Kush i caktoi skajet e dheut?
Si e ka emrin ai e si e ka emrin biri i tij, a e di?
5 Çdo fjalë e Hyjit është e sprovuar
dhe është mburojë për ata që shpresojnë në të.
6 Asgjë mos u shto fjalëve të tija
që të mos qortohesh
e të dalësh rrenacak.
7 Të lutem të më japësh dy gjëra,
mos mi moho deri të vdes:
8 dëboji prej meje kotësi e gënjeshtër,
mos më jep as skam as pasje,
më jep vetëm sa më kërkohet për jetesë;
9 sepse, tepër mirë i ngirë, mund të të mohoj
e të them: Kush është Zoti?,
ose, i shtytur nga varfëria e tepërt, të vjell,
e kështu ta çnderoj emrin e Hyjit tim.
10 Mos iu shpif shërbëtorit para zotërisë së tij,
që të mos nëmë e mbi ty të bjerë nëma e tij.
11 Ka pjellë të keqe që e mallkon babain e vet
dhe që nuk e bekon nënën e vet.
12 Pjellë që e mban veten për të pastër
e sështë larë nga ndytësia e vet;
13 pjellë që, o sa lart i mban sytë
e sa fort i lartëson qepallat e veta!
14 Pjellë që dhëmbët i ka shpatë
e, në vend të dhëmbëve prerës, thika
për ti ngrënë skamnorët e vendit
e të vobektit prej mesit të njerëzve.
VII. PROVERBAT NUMËRORË
15 Dy bija ka ushunjëza:
Jep, jep!
Tri gjëra nuk ngihen kurrë,
madje katër nuk thonë kurrë: Mjaft!:
16 varri, barku i beronjës,
toka që sngopet me ujë
dhe zjarri që kurrë sthotë: Mjaft!.
17 Syrin e atij që përqesh të atin
e të atij që nuk e dëgjon të ëmën:
ia nxjerrshin korbat e përroit,
ia ngrënçin zogjtë e shqiponjës!
18 Tri gjëra janë për mua tepër të vështira,
madje katër si marr aspak vesh:
19 udhën e shqiponjës nëpër ajr,
udhën e gjarprit nëpër qetë,
udhën e anijes nëpër det
e udhën e njeriut drejt vajzës së re.
20 E tillë është edhe udha e gruas kurorëshkelëse,
e cila ha, i fshin buzët dhe thotë:
Sbëra asgjë të keqe.
21 Ja tri gjëra prej të cilave trandet toka,
madje katër që smund ti durojë:
22 Prej skllavit kur bëhet mbret,
prej të marrit kur ngihet me bukë,
23 prej vajzës djemnueshë kur merret për grua,
prej shërbëtores kur zë vendin e gruas.
24 Katër kafshë janë shumë të vogla mbi tokë,
por janë më të urta se të urtët:
25 Thneglat, qenës të pafuqishëm,
të cilat verës e bëjnë gati ushqimin për vete;
26 vjedullat kafshë të paaftësi,
që në zgavrra të shkëmbinjve ndërtojnë banesën;
27 karkaleci që mbret ska
e të gjithë udhëtojnë të rreshtuar;
28 hardhuca që kapet me dorë
e banon në pallatet e mbretit.
29 Tre qenës ecin me madhëri,
madje katër janë që kanë ecje të bukur:
30 luani, kafsha më e fortë,
që strembet të ndeshet ballë për ballë me askënd;
31 gjeli me ijë të ngjeshura e dashi
dhe mbreti kur me vete ka ushtrinë.
32 Nëse e dëftove veten të marrë, pasi u mbajte i madh,
e nëse u kujtove, vërja dorën gojës:
33 sepse kur e tund fort qumështin del tëlyeni,
kush tepër u fryen hundëve del gjak
dhe kush shkakton grindje nxjerr përçarje.
1 Fjalët e Lamuelit, mbretit të Masës,
që ia mësoi e ëma:
2 Mos biri im! Mos biri i zemrës sime!
Mos biri i kushteve të mia,
3 mos ua jep grave pasurinë tënde,
jetën tënde atyre që i rrënojnë mbretërit!
4 Nuk u ka hije mbretërve, o Lamuel,
nuk u ka hije mbretërve të pinë verë
as princave tu lakmojnë pijeve të forta,
5 sepse, duke pirë, e harrojnë ligjin
dhe e tradhtojnë të drejtën e njerëzve të mjerë.
6 Jepni pije alkoolike atij që do të sharrojë
e verë atyre që e kanë shpirtin në trishtim:
7 le të pijë e le ta harrojë mjerimin e vet
dhe sdo të kujtohet më për vuajtjen e vet.
8 Hape gojën për të mirën e të pagojit
e për të gjithë ata që i ka shkelur fati!
9 Hape gojën për të gjykuar drejt,
jepja të drejtën nevojtarit e skamnorit.
IX. ZONJA E PËRSOSUR E SHTËPISË
Alef
10 Ku mund të gjendet një grua vërtet burrneshë?
Është shumë më e çmueshme se gurët e paçmueshëm.
Bet
11 Zemra e burrit të saj ka besim në të
dhe pasuria nuk do ti mungojë.
Gimel
12 Ajo i bën mirë e kurrë keq
në të gjitha ditët e jetës së vet.
Dalet
13 Ajo gjen lesh e li
e punon hareshëm me duar të veta.
He
14 Ajo është si anija tregtare
që sjell ushqim prej së largu.
Vau
15 Ajo zgjohet me natë
për tua bërë gati robëve të shtëpisë ushqimin
e për tua caktuar punën shërbëtoreve.
Zain
16 Ia lëshon syrin një are? E blen atë.
Me frytin e duarve të veta mbjell vreshtin.
Het
17 Me fuqi i ngjesh ijët e veta
e me forcë i luan krahët në punë.
Tet
18 E sheh dobinë e punës së vet
dhe dritëza e saj nuk fiket kurrë natën.
Jod
19 Furkën e merr në dorë
e me gishta e sjellë boshtin.
Kaf
22 Shuplakat e veta i ka hapur për nevojtarin
dhe ua ngjet dorën të mjerëve.
Lamed
21 Se dron të ftohtët e borës për familjen e vet:
të gjithë anëtarët e familjes i kanë nga dy palë petka.
Mem
22 Për vete ajo punon shtrojë e mbulojë;
petkat e saja janë prej liri të hollë e mëndafshi.
Nun
23 Burri i saj ndahet në shenjë në Log të kuvendit,
kur rri me krerët e vendit.
Samek
24 Bën pëlhurë dhe ëshet,
tregtarit kananeas breza i shet.
Ain
25 Është e kërthnestë në shëndet e plot madhëri,
e pret të nesërmen me buzë në gaz.
Fe
26 Kur hap gojën flet urti,
në gjuhën e saj: mësim përshpirtërie.
Sade
27 Vëren me kujdes sjelljet e anëtarëve të familjes
dhe se ha bukën e përtacisë.
Kof
28 Bijtë e saj ngriten për ta shpallur të lume
e burri i saj e lavdëron e thotë:
Res
29 Shumë gra kanë vepruar burrërisht,
por ti ua ke kaluar të gjithave!
Sin
30 Hijeshia është e rreme e bukuria është e kotë:
gruaja që e druan Zotin, ja, e cila duhet lavdëruar!
Tau
31 Le ti gëzojë frytet e duarve të veta,
le ta lavdërojnë para popullit