1 Profeci.
Fjala e Zotit drejtuar Izraelit nëpërmjet Malakisë.
Dashuria e Zotit ndaj Izraelit
2 Ju kam dashur ‑ thotë Zoti, e ju thuajeni: Në çka na ke dashur? ‑ Pse a nuk ishte Ezau vëllai i Jakobit? ‑ thotë Zoti ‑ e unë e desha Jakobin 3 kurse Ezaun e kam urryer. Bjeshkët e tij i ktheva në shkretëtirë e trashëgimin e tij ua dhashë çakejve të shkretëtirës. 4 Nëse Edomi thotë: Kemi qenë shpartalluar, por do të sillemi e do të rindërtojmë çka na ka qenë rrënuar, atëherë Zoti i Ushtrive thotë kështu: Ata le të ndërtojnë e unë do të shkatërroj. Ata do të quhen: Vendi i prapësisë dhe Popull me të cilin është hidhëruar Zoti për amshim. 5 Me sytë tuaj do ta shihni dhe do të thoni: U madhërua Zoti edhe jashtë kufijve të Izraelit!
Paditje kundër priftërinjve
6 Djali e nderon tatin e shërbëtori zotërinë. Në qoftë se unë jam babë, ku është nderi im? Nëse unë jam Zotëria, ku është frika ime?, ju pyet Zoti i Ushtrive ju, o priftërinj, që e përbuzni Emrin tim? ‑ Por ju thoni: Me çka e kemi përbuzur Emrin tënd? ‑ 7 Kushtoni mbi lterin tim bukë të përdhosur, e pyetni: Me çka të kemi përdhosur? ‑ Me atë që thoni: Tryeza e Zotit është për tu përbuzur! 8 Kur ju sillni për fli bagëti të verbëra, a sështë kjo punë e keqe? E kur i sillni të shqepta e të sëmura, a nuk është kjo punë e keqe? Çoja një bagëti të tillë prijësit tënd e të shohim pale a do ti pëlqejë dhe a do të të pranojë mirë ty? ‑ thotë Zoti i Ushtrive. 9 E tani lutjuni Hyjit që të ketë mëshirë për ju! Sepse kështu bëni me duart tuaja! A thua do tju pranojë mirë?, pyet Zoti i Ushtrive!
10 Oh, sikur të gjendej dikush që i mbyll dyert që të mos digjet më kot lteri im! Jo, nuk jam i kënaqur me ju ‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑ një dhuratë të tillë sdo ta pranoj prej dorës suaj! 11 Prej ku lind dielli e deri ku perëndon i madhërueshëm është Emri im ndër popuj, e në çdo vend i digjet kem dhe i kushtohet fli e pastër Emrit tim, sepse është i madhërishëm Emri im ndër popuj ‑ thotë Zoti i Ushtrive. 12 Ndërsa ju e përdhosni kur thoni: Tryeza e Zotit është e përdhosur e i përbuzshëm ushqimi i saj. 13 E shtoni: Mundim i kotë!, dhe e përbuzni ‑ thotë Zoti i Ushtrive. E sillni prej bagëtive të cubnuara, të shqepta, të liga dhe i bini si dhuratë flijimi! Vallë a do ta pranoj prej duarve tuaja?, thotë Zoti. 14 Qoftë mallkuar mashtruesi që ka në grigjë mashkull të cilin e ka kushtuar ta flijojë, e ia flijon Zotit një tjetër me të meta! Sepse unë jam Mbret i madh ‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑ dhe Emri im është i tmerrshëm ndër kombe!
1 E tani ky urdhër është për ju, o priftërinj! 2 Nëse nuk do të dëgjoni, nëse nuk do të kujdeseni ti jepni lavdi Emrit tim ‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑ do ta çoj mallkimin mbi ju e do ti mallkoj bekimet tuaja! Po, do ti mallkoj, sepse nuk patët farë kujdesi!
3 Ja, krahun do tjua këpus,
undin do tjua hedh fytyrës,
undin e kremtimeve tuaja
që tju marrë rrjedha bashkë me të!
4 Me këtë do ta kuptoni
se unë jam ai që jua dhashë këtë urdhër
që të mos prishet marrëveshja ime me Levin
‑ thotë Zoti i Ushtrive.
5 Marrëveshja ime me të
marrëveshje ishte jete e mirëqenie.
Unë ia kisha dhuruar bashkë me frikë
edhe ai më druajti,
frikë e kishte Emrin tim!
6 Ligji i vërtetë ishte në gojën e tij,
djallëzi skishte në buzët e tij.
Me mua jetonte në paqe e në drejtësi
shumëkënd shmangu nga udha e mëkatit.
7 Sepse buzët e priftit duhet ta ruajnë dijen,
prej gojës së tij e mësojnë Ligjin,
sepse është i dërguari i Zotit të Ushtrive.
8 Porse ju rrugën e latë,
me mësimin tuaj shkandulluat shumë,
e zhbëtë besëlidhjen e Levit
‑ thotë Zoti i Ushtrive.
9 Këndej dhe unë ju bëra
të përbuzshëm e të përulur, nga të gjithë popujt,
pse si mbajtët rregulloret e mia
e u bëtë të njëanshëm në mësimin e Ligjit.
Martesa të përziera e shkurorëzim
10 Pse a se kemi të gjithë vetëm një Atë? Pse a nuk na krijoi të gjithëve një Hyj i vetëm? Pse atëherë secili prej nesh sillemi me dredhi ndaj vëllait tonë duke e prishur besëlidhjen e etërve tanë? 11 Juda bëri dredhi dhe u bë poshtërsi në Izrael e në Jerusalem, sepse Juda e përdhosi gjënë e shenjtë të Zotit që aq e ka për zemër: mori për grua bijën e zotit të huaj!
12 Ia trettë Zoti farën njeriut që e bën një gjë të tillë, bir e nip, nga çadrat e Jakobit e prej atyre që i kushtojnë fli Zotit të Ushtrive.
13 Pastaj edhe këtë gjë e bëni: e mbuloni me lot lterin e Zotit ‑ me gjëmë e me dënesje ‑ kështu që unë nuk e shikoj më flinë tuaj dhe nuk pranoj asgjë prej duarve tuaja që të mund të më pajtojë! 14 E ju thoni: Përse? ‑ Sepse Zoti është dëshmitar ndërmjet teje e gruas së rinisë sate, të cilës ti iu bëre i pabesë: e, pra, kjo është bashkëshortja jote dhe gruaja e besëlidhjes sate! 15 Pse a nuk e bëri një qenie të vetme që ka mish e frymë të jetës? E çfarë kërkon tjetër kjo njësi nëse jo pasardhës të dhuruar prej Hyjit? Ruajeni, pra shpirtin tuaj e gruas së rinisë sate ruaj se i bëhesh i pabesë! 16 Nëse ndokush e ndan pse e urren ‑ thotë Zoti, Hyji i Izraelit ‑ fajësia ia mbulon petkun ‑ thotë Zoti i Ushtrive. Ruajeni jetën tuaj e mos jini të pabesë!
1 Ja, unë dua ta dërgoj të dërguarin tim. Ai do ta bëjë gati udhën para meje. Dhe papritmas do të vijë në Shenjtëroren e vet Zotëruesi, që ju e kërkoni, dhe Engjëlli i Besëlidhjes, që ju e dëshironi. Ja, ai po vjen!, ‑ thotë Zoti i Ushtrive.2 Kush do ti qëndrojë Ditës së ardhjes së tij? Kush do të mund ti bëjë ballë kur Ai të dëftohet?! Ai është zjarr që shkrin, fi që lan!
3 Do të ulet për të shkrirë e për të pastruar argjendin. Do ti pastrojë bijtë e Levit dhe do ti kullojë porsi arin e argjendin që të mund tia kushtojnë Zotit në drejtësi flitë.
4 Atëherë do ti pëlqejë Zotit flia e Judës dhe e Jerusalemit si në ditët e dikurshme, si në vitet e para.
5 Do tju afrohem në gjyq e do të jem dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kurorëshkelësve, beshtrembërve dhe kundër atyre që ndrydhin mëditësin, vejushat e jetimët, kundër atyre që ua hanë të drejtat shtegtarëve e që nuk më druajnë mua ‑ thotë Zoti i Ushtrive.
Të dhjetat e Tempullit
6 Unë jam Zoti, unë nuk ndërrohem,
kurse ju, bijtë e Jakobit, sdini ti jepni fund!
7 Që prej kohëve të etërve tuaj
iu larguat urdhërimeve të mia,
dhe nuk i mbajtët!
Kthehuni tek unë
e unë do të kthehem kah ju
‑ thotë Zoti i Ushtrive.
Ju thoni: E si të kthehemi?
8 Pse, njeriu mund ta gënjejë Hyjin?
E ju, pra, më bëtë dredhi!
Ju thoni: Si të bëmë dredhi?
‑ Në të dhjeta e në fryte të para!
9 Të mallkuar jeni me mallkim
sepse më bëni braci
mbarë kombi pa dallim.
10 Silleni mbarë të dhjetën në drithnik
që të ketë ushqime në Shtëpinë time;
atëherë, në daçi, më vini në provë në këtë
‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑
pale a do tjua çel ujëvarat e qiellit
e a do tjua zbraz bekimin me mbushulli!
11 Do ta kërcënoj në të mirën tuaj karkalecin
e sdo ta dëmtojë frytin e tokës,
e hardhia sdo tju jetë e pafrytshme në vresht
‑ thotë Zoti i Ushtrive.
12 Mbarë popujt do tju shpallin të lumtur,
sepse do të jeni vend i kënaqjeve
‑ thotë Zoti i Ushtrive.
Ngadhënjimi i të drejtëve Ditën e Zotit
13 Të rënda janë fjalët tuaja kundër meje, thotë Zoti.
14 Ju thoni: Po çfarë kemi thënë ne kundër teje ‑ Ju thoni: Është punë e kotë ti shërbehet Hyjit dhe çfarë fitojmë ne pse i mbajtëm urdhërimet e tij e kemi ecur të trishtuar para Zotit të Ushtrive? 15 Qe tani të lumtur do ti quajmë krenarët; për së mbari po u shkon gjithçka atyre që bëjnë keq; ata e vënë Zotin në provë e gjë si gjen. 16 Atëherë folën me njëri-tjetrin të devotshmit e Zotit. Zotynë ua vuri veshin e i dëgjoi: u shkrua një libër përkujtimor para tij në të mirën e atyre që e druajnë Zotin e që e nderojnë Emrin e tij.
17 Ata do të bëhen ditën që unë po e bëj gati ‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑ prona ime. Unë do ti përdëllej siç e fal njeriu djalin e vet që i shërben. 18 Atëherë do ta shihni ndryshimin ndërmjet të drejtit e të patenzonit, ndërmjet atij që i shërben Zotit e atij që nuk i shërben.
19 Dhe, ja, po vjen dita e ndezur flakë porsi furra! Të gjithë krenarët dhe ata që bëjnë prapësi do të jenë kashtë. Do ti djegë Dita që po vjen ‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑ e sdo tu lërë as rrënjë as gem! 20 Kurse për ju që e keni frikën e Emrit tim do tju lindë dielli i drejtësisë me rreze shëndetsjellëse e do të dilni e do të kërceni porsi viçat në kullosë! 21 Do të shkelni përmbi mëkatarë, sepse do të jenë pluhur për këmbët tuaja atë ditë që po e bëj gati ‑ thotë Zoti i Ushtrive.
Shtojcat
22 Kujtojeni Ligjin e Moisiut,
shërbëtorit tim,
të cilit i dhashë për mbarë Izraelin
në Horeb urdhërimet edhe ligjet.
23 Dhe ja, unë do tju dërgoj
profetin Eli
para se të vijë Dita e Zotit
e madhe edhe e tmerrshme.
24 Ai do ta kthejë zemrën e etërve kah të bijtë
e zemrat e bijve kah etërit e tyre,
që kur të vij, të mos e godas
vendin me mallkim!