1 Këto janë fjalët që Moisiu ia drejtoi mbarë Izraelit përtej Jordanit, në shkretëtirë, në Arabë përballë Sufit, ndërmjet Faranit e Tofelit, Labanit, Haserotit e Dizahabit.
2 Prej Horebit e deri në Kadesbarne, nëse i bihet udhës së bjeshkëve të Seirit, ka njëmbëdhjetë ditë udhëtim. 3 Ishte i dyzeti vit, i njëmbëdhjeti muaj, dita e parë e muajit, kur Moisiu ua tregoi bijve të Izraelit të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti tua tregonte. 4 Pasi e mundi Sehonin, mbretin e amorrenjve, që banonte në Hesebon, dhe Ogun, mbretin e Basanit, që banonte në Astarot e në Edrai, 5 përtej Jordanit, në tokën e Moabit, Moisiu filloi ta shtjellojë këtë Ligj. Ai thoshte:
Udhëzimet e fundit në Horeb
6 Zoti, Hyji ynë, na ka thënë në Horeb kështu: Keni qëndruar mjaft në këtë mal: 7 përgatituni dhe çohuni e nisuni drejt maleve të amorrenjve dhe krahinave të afërta: në Arabë, në bjeshkë, në Sefelë, në Nageb, në breg të detit, në tokën e Kanaanit e në Liban, deri në lumin e madh Eufrat. 8 Ja, ‑ tha ‑ vendi që unë jua kam dhënë: hyni e merreni në trashëgim vendin, për të cilin iu përbetua Zoti etërve tuaj Abrahamit, Izakut e Jakobit se do tua japë atyre dhe pasardhësve të tyre pas tyre.
9 Asohere ju pata thënë: Nuk jam në gjendje tju udhëheq unë krejt vetëm. 10 Zoti, Hyji juaj, ju shumoi e sot jeni shumë si yjet e qiellit. 11 Zoti, Hyji i etërve tuaj, i shtoftë këtij numri tuaj mijëra e mijëra të tjerë dhe ju bekoftë, sikurse edhe ju ka premtuar! 12 Nuk jam më i zoti ti mbart krejt vetëm të vështirat tuaja, barrët tuaja e ankesat tuaja. 13 Zgjidhni, pra, burra të urtë, të dijshëm e të sprovuar për njerëzi në fiset tuaja që tjua vë për krerë. 14 Asohere ju mu përgjigjët: Paske ndër mend të bësh një punë të mirë. 15 Atëherë i mora krerët tuaj prej fiseve tuaja, njerëz të dijshëm e të sprovuar për njerëzi, dhe i vura prijës tuaj: mijëtarë, urdhërqindësh, pesëdhjetarë, dhjetarë dhe mibikëqyrës të fiseve tuaja. 16 Asohere u urdhërove gjykatësve tuaj: Më parë peshoni mirë çështjet e vëllezërve tuaj dhe gjykoni sipas së drejtës, qoftë ai Izraelit ose i ardhur. 17 Në gjykim mos i mbani krahun asnjërit: njësoj dëgjojeni të voglin si të madhin dhe askënd mos druani, sepse gjykimi i përket Hyjit! Nëse ndonjë rast ju duket tepër i vështirë, nxirreni para meje e do ta shqyrtoj unë. 18 Asohere unë ju dhashë urdhra për gjithçka ju duhej të bënit.
Mosbesimi në Kades
19 U nisëm prej Kadesit dhe u përshkuam nëpër tërë atë shkretëtirë të madhe e të tmerrshme, sikurse patë, udhës drejt maleve të amorrenjve, siç na kishte urdhëruar Zoti, Hyji ynë. Kur arritëm në Kadesbarne, 20 ju thashë: Arritët në malin e amorrenjve që Zoti, Hyji ynë, do të na e japë. 21 Shikoje tokën që Zoti, Hyji yt, po ta jep. Ngrihu, merre për pronë si të ka thënë Zoti, Hyji i etërve të tu! Mos ki frikë, asgjë të të mos trembë! 22 Atëherë ju të gjithë mu afruat e më thatë: Ti dërgojmë para nesh disa njerëz që ta vëzhgojnë vendin e të na e tregojnë udhën nëpër të cilën duhet të biem dhe qytetet në të cilat do të shkojmë. 23 Fjala juaj më pëlqeu, prandaj edhe i dërgova prej jush dymbëdhjetë vetë, nga një prej çdo fisi. 24 Këta u nisën për në male, dhe mbërritën deri në luginën Eskol. Pasi bënë hetime për tokë, 25 orën prej fryteve të atij vendi, na i sollën neve dhe na thanë: Vendi që Zoti, Hyji ynë, do të na e japë, është i mirë.
26 Por ju nuk deshët të hynit; nuk i besuat fjalës së Zotit, Hyjit tuaj; 27 nynykatët në çadrat tuaja e thatë: Zoti na urren dhe prandaj na nxori nga dheu i Egjiptit që të na lëshojë në duar të amorrenjve e të na zhdukë. 28 Ku të ngjitemi? Vëllezërit tanë na e patën futur frikën në zemër kur na thanë: Është një popull më i shumtë e më i madh se ne! Kanë qytete të mëdha e të muruara deri në qiell! I kemi parë atje edhe viganët.
29 Unë asohere ju thashë: Të mos ju kapë frika e mos i druani! 30 Zoti Hyj që është udhëheqësi juaj, ai vetë do të luftojë për ju, po ashtu si bëri në Egjipt, vetë e patë! 31
Po edhe në shkretëtirë, vetë e keni parë, Zoti të ka përqafuar, Zoti, Hyji yt, ashtu siç e mbart njeriu fëmijën e vet, në çdo udhë nëpër të cilën ratë deri që erdhët në këtë vend. 32 Por, megjithëkëtë, ju nuk patët besim në Zotin, Hyjin tuaj, 33 i cili ju priu udhës dhe jua gjente vendet e zemërimiimit; natën jua tregonte udhën me dritën e zjarrit e ditën me shtyllën e resë.
Udhëzimet e Zotit në Kades
34 Kur i dëgjoi Zoti nynykamet tuaja, u hidhërua, u betua dhe tha: 35 Asnjë njeri prej kësaj breznie të mbrapshtë nuk do ta shohë të mirin vend që ua pata premtuar me përbetim etërëve tuaj, 36 me përjashtim të Kalebit, të birit të Jefoneut: ai do ta shohë dhe do ta gëzojë tokën që shkeli me këmbë, ai e bijtë e tij, sepse nuk la gjë mangut për ta ndjekur Zotin. 37 Për shkak tuaj Zoti u hidhërua edhe me mua e më tha: As ti nuk do të hysh atje! 38 Por atje do të hyjë shërbëtori yt Jozuehi, biri i Nunit. Jepi zemër sepse ai do tia ndajë Izraelit tokën me short.
39 Fëmijët tuaj, për të cilët thatë së do të merren skllevër, foshnjat që sot nuk dinë ta ndajnë të mirën prej së keqes, ata do të hyjnë; atyre do tua jap tokën dhe ata do ta kenë pronë. 40 E ju, kthehuni së prapthi nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq.
41 Atëherë mu përgjigjët: Mëkatuam kundër Zotit! Do të ngjitemi atje e do të luftojmë, siç na urdhëroi Zoti, Hyji ynë. E kur u shtrënguat në armë e po niseshit për në mal, 42 Zoti më tha: Thuaju: Mos u kapni në mal e mos e nisni luftën, sepse mua nuk më keni me ju e do të bëheni preja e armikut! 43 Unë ju urdhërova, por ju nuk më dëgjuat, dhe kundër urdhrit të Zotit e të fryrë nga krenaria, iu kapët malit. 44 Kështu dolën amorrenjtë që banojnë në atë mal e tju ndeshën, tju përndoqën, si bleta kur del prej zgjoit e të vishet, e tju goditën prej Seirit e deri në Hormë.
45 Ju që u kthyet, kur qanit para Zotit, ai sju dëgjoi as sua vuri veshin ofshamave tuaja. 46 E kështu ndenjët në Kades për një kohë të gjatë, e mirë e dini sa ndenjët!
1 Atëherë u çuam dhe morëm rrugën e shkretëtirës në drejtim të Detit të Kuq, siç më kishte dhënë urdhër Zoti.
Për një kohë të gjatë u sollëm rreth malit Seir. 2 Atëherë Zoti më tha: 3 Mjaft u sollët përreth këtij mali! Nisuni në drejtim të veriut. 4 Popullit jepi këtë urdhër: Do të kaloni nëpër tokën e vëllezërve tuaj, të bijve të Ezaut që banojnë në Seir. Ata do tju kenë frikë, 5 por ju ruhuni fort e mos i sulmoni assesi, sepse unë nuk do tju jap prej tokës së tyre as një këmbë dhe, sepse malin Seir ia dhashë për pronë Ezaut. 6 Bukën që të hani blijeni prej tyre me pare; edhe ujin blijeni e atëherë nxirreni e pijeni. 7 Sepse Zoti, Hyji yt, të ka bekuar në çdo vepër të duarve të tua, të ka përcjellë në udhëtime të tua nëpër këtë shkretëtirë të madhe duke banuar me ty Zoti, Hyji yt, për dyzet vjet dhe nuk të ka munguar asgjë.
8 Pasi i kaluam vëllezërit tanë, bijtë e Ezaut, që banonin në Seir, rrugës së Arabës prej Elatit e prej Asiongaberit, u kthyem dhe erdhën udhës në drejtim të shkretëtirës Moab. 9 Atëherë Zoti më tha: Mos i sulmo moabitët dhe mos bëj luftë kundër tyre! Sepse prej tokës së tyre nuk do të të jap asnjë grimë, sepse bijve të Lotit ua dhashë për pronë Arin. ‑ 10 Më parë aty jetonin emitët, një popull i madh e i shumtë dhe aq i lartë me shtat si enacitët. 11 Po edhe vetë refaitët mbaheshin porsi enacitët; moabitët ata i quajnë emitë. 12 Kurse në Seir më parë banonin horimët. Këta u dëbuan dhe u zhdukën prej bijve të Ezaut që banonin në vendin e tyre, po ashtu siç bënë edhe izraelitët në tokën e pronës së vet që ua dha Zoti. ‑ 13 Ngrihuni, pra, e kalojeni përroin Zared! Dhe e kaluam përroin Zared.
14 Koha e shtegtimit prej Kadesbarnesë deri në kalimin e përroit Zared zgjati tridhjetë e tetë vjet derisa u shfaros mbarë breznia e luftëtarëve të llogorit, ashtu sikurse u qe përbetuar Zoti. 15 Dora e Zotit qe kundër tyre derisa i shfarosi prej zemërimiës.
16 E pasi vdiqën të gjithë këta luftëtarë prej mesit të popullit, 17 atëherë Zoti foli me mua e tha: 18 Sot po kalon kufijtë e Moabit, qytetin që quhet Ar. 19 Kur tu afrohesh amonëve, ruaj se i sulmon ose ngre luftë me ta, sepse nuk do të të jap prej tokës së tyre, të bijve të Amonit, sepse atë ua dhashë bijve të Lotit për pronë. ‑ 20 Edhe ajo çmohet tokë e refaitëve: dikur në të banonin refaitët, të cilët amonitët i quajnë zomzomitë. 21 Ata ishin popull i madh e i shumtë dhe me shtat të lartë si enacitët. Zoti i shfarosi para faqes së tyre dhe ua dha atyre të banojnë në vend të tyre, 22 siç bëri me bijtë e Ezaut, që banojnë në Seir, duke i shfarosur horimët e duke ua dhënë tokën për pronë që e kanë deri në ditët e tashme. 23 Po edhe hevenjtë, që jetonin nëpër fshatra deri te Gaza, kaftoritët, që kishin ardhur nga Kaftori, i zhdukën ata dhe u vendosën në vendin e tyre.
24 Ngrihuni! Nisuni e kalojeni përruan Arnon: ja, ta lëshova në dorë Sehonin, mbretin e Hesebonit amorreas! Fillo ta pushtosh! Filloje luftën me të! 25 Sot do të filloj ta shtie tmerrin dhe frikën tënde në popuj që janë kudo nën qiell, që, posa ta dëgjojnë emrin tënd, të tremben e të dridhen para teje.
Pushtimi i mbetërisë së Sehonit
26 Kështu, pra, dërgova prej shkretëtirës Kademot lajmëtarë te Sehoni, mbreti i Hesebonit, me fjalë paqeje. I thashë: 27 Do të kaloj nëpër tokën tënde. Do të bie rrugës botore, dhe nuk do të shmangem as djathtas as majtas. 28 Ushqimet mi shit me para që të ushqehem për sa të kaloj, edhe ujin për të pirë ma shit. Nuk kërkoj tjetër, pos sa të kaloj, 29 siç më lejuan bijtë e Ezaut që banojnë në Seir si dhe moabitët, që jetojnë në Ar. Dua të mbërrij deri te Jordani e të kaloj në tokën që Zoti, Hyji ynë, do të na e dhurojë.
30 Por Sehoni, mbreti i Hesebonit, nuk deshi të na lejojë të kalojmë, sepse Zoti, Hyji yt, ia kishte bërë shpirtin të ngurtë dhe ia nguroi zemrën, që ta lëshonte në duar të tua, siç e ke edhe sot.
31 Atëherë Zoti më tha: Ja, fillova të ta dorëzoj Sehonin dhe tokën e tij. Fillo ta pushtosh!
32 Edhe Sehoni me mbarë popullin e vet na doli para dhe nisi luftën në Jasë. 33 E Zoti, Hyji ynë, na e dorëzoi: e goditëm atë dhe bijtë e tij e mbarë popullin e tij.
34 Asohere i pushtuam të gjitha qytetet e tija dhe secilin qytet me burra, gra e fëmijë e ngarkuam me mallkim: askënd nuk e lamë gjallë, 35 me përjashtim të bagëtive që i morëm pre bashkë me prenë e qyteteve që pushtuam. 36 Që prej Aroerit, që është në bregun e përroit Arnon, dhe qytetin që është në luginën e tij, e deri në Galaad, spati asnjë qytet që i shpëtoi dorës sonë: të gjitha na i dorëzoi Zoti, Hyji ynë. 37 Nuk e preke vetëm tokën e bijve të Amonit, krahinës përgjatë përroit Jabok dhe qytetet e rrafshnaltës e viset që Zoti, Hyji ynë, na i ndaloi.
1 Atëherë u kthyem dhe morëm udhën drejt Basanit. Në Edrai na doli para për të luftuar Ogu, mbreti i Basanit, me mbarë popullin e vet. 2 Atëherë Zoti më tha: Mos e druaj aspak, sepse ta lëshova në dorën tënde me mbarë popullin dhe me tokën e tij. Bëj me të siç bëre me Sehonin, mbretin e amorrenjve, që banonte në Hesebon. 3 Kështu, pra, Zoti, Hyji ynë, na e dorëzoi edhe Ogun, mbretin e Basanit, dhe mbarë popullin e tij. I goditëm edhe ata derisa i zhdukëm. 4 Asokohe i zaptuam të gjitha qytetet e tija. Asnjë qytet nuk na shpëtoi: pushtuam gjashtëdhjetë qytete, mbarë krahinën Argob, mbretërinë e Ogut në Basan. 5 Të gjitha qytetet ishin të mbrojtura me mure të larta, me dyer e me shula. Pa përmendur fshatrat e panumërta që ishin të parrethuara me mure. 6 Edhe ato i ngarkuam me mallkim, siç bëmë me Sehonin, mbretin e Hesebonit: i zhdukëm qytetet, trim e grua e fëmijë; 7 kurse bagëtitë dhe prenë e atyre qyteteve i rrëmbyem.
8 Asokohe e morëm tokën prej duarve të dy mbretërve të amorrenjve, që jetonin në anën e andejme të Jordanit, prej përroit Arnon deri në malin Hermon 9 ‑ sidonët e quajnë Hermonin Sarion, kurse amorrenjtë Sanir ‑ 10 të gjitha qytetet që janë në rrafsh, mbarë tokën Galaad e Basan deri në Selkë e në Edrai, qytetet e mbretërisë së Ogut në Basan.
11 Prej refaitëve kishte mbetur vetëm Ogu, mbreti i Basanit. Mund të shihet shtrati i tij, shtrat hekuri. A nuk është në Rabë të amonëve? Është i gjatë nëntë kute e i gjerë katër kute, me kut të rëndomtë burri.
Ndarja e Transjordanisë
12 Dhe asokohe e pushtuam edhe këtë tokë, prej Aroerit që është në bregun e përroit Arnon, e deri në gjysmën e malit Galaad: qytetet e saja ua dhashë Rubenit e Gadit. 13 Pjesën tjetër të Galaadit dhe mbarë Basanin, mbretërinë e Ogut, ia dhashë gjysmës së fisit të Manaseut, mbarë krahinën Argob. Mbarë Basani quhet toka e refaitëve. 14 Jairi, biri i Manaseut, e mori për pronë mbarë krahinën e Argobit deri në kufijtë e Gesuriut e të Mahatit. Ai e quajti me emrin e vet Basan Havot Jair /d. m. th. Fshatrat e Jairit/, deri në ditën e sotme. 15 Mahirit ia lëshova Galaadin. 16 Fiseve të Rubenit e të Gadit ua lëshova prej Galaadit deri në përruan Arnon ‑ për kufi gjysma e lumit e deri në lumin Jabok, që është kufi me bijtë e Amonit. 17 Si kufi shërbenin Araba e Jordani prej Keneretit e deri në detin e Arabës, që është Deti i Kripur, në rrëzë të malit Fazga në lindje.
Udhëzimet e fundit të Moisiut
18 Asokohe ju pata urdhëruar: Zoti, Hyji juaj, jua dha për pronë këtë tokë. Të gjithë trimat, të aftë për luftë të armatosur, le tu prijnë vëllezërve, bijve të Izraelit. 19 Gra e fëmijë e bagëti ‑ e di se keni shumë ‑ le të rrinë në qytetet që jua dhashë, 20 derisa Zoti, Hyji juaj, tu japë paqe edhe vëllezërve tuaj, siç jua dha juve, dhe ta marrin në pronë edhe ata tokën që Zoti, Hyji juaj, do tua japë edhe atyre përtej Jordanit. Atëherë lë të kthehet secili në pronën e vet që jua dhashë.
21 Asohere edhe Jozuehit i dhashë këtë urdhër:Ti me sytë e tu pe se çfarë u bëri Zoti, Hyji juaj, këtyre dy mbretërve: kështu do tua bëjë të gjitha mbretërive nëpër të cilat do të kalosh. 22 Mos i druaj! Për ju do të luftojë Zoti, Hyji juaj!
23 Asohere iu luta Zotit e thashë: 24 O Zot, Hyj, ti fillove tia dëftosh shërbëtorit tënd madhërinë tënde dhe dorën e fuqishme! E, në të vërtetë, nuk ka tjetër Hyjni as në qiell as në tokë, që mund ti bëjë veprat e tua e të krahasohet me fuqinë tënde. 25 Më lejo të kaloj matanë Jordanit e ta shoh këtë tokë të mirë, këtë krahinë të mrekullueshme malore dhe Libanin! 26 Po Zoti u hidhërua me mua për shkakun tuaj, nuk ma dëgjoi lutjen, por më tha: Lëre! As mos fol më për këtë gjë me mua! 27 Por, ngjitu në majë të Fazgës dhe lëshoja sytë në perëndim, në veri, në jug e në lindje e merre me sy, sepse Jordanin ti sdo ta kalosh! 28 Jepi urdhrat e tua Jozuehut, jepi zemër e guxim, sepse ai do ta kalojë Jordanin e do ti prijë këtij populli dhe ai do tua ndajë këtë tokë që do ta shikosh ti!
29 E kështu zumë vend në luginën përballë Betfegorit.
Pabesnikëria e Feorit dhe urtia e vërtetë
1 E tani, o Izrael, dëgjo urdhërimet dhe rregulloret që po jua mësoj që, duke i kryer ato, të jetoni dhe të hyni e ta bëni pronë tokën që Zoti, Hyji i etërve tuaj, do tjua japë. 2 Mos u shtoni asgjë urdhrave që po ju jap dhe mos u mungoni asgjë! Mbani urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, që po jua jap unë.
3 Sytë tuaj panë gjithçka Zoti bëri kundër Beelfegorit, sesi i përfaroi të gjithë adhuruesit e tij prej mesit tuaj, 4 kurse ju që i qëndroni besnikë Zotit, Hyjit tuaj, jeni gjallë të gjithë deri në ditën e sotme.
5 Ja, po ju mësoj urdhërimet e rregulloret, si më urdhëroi Zoti, Hyji im, që ti zbatoni në tokën që do ta merrni pronë, 6 që ti mbani e ti vini në zbatim. Kjo do tju bëjë të dijshëm e të urtë në sytë e popujve. Kur ti kenë dëgjuar të gjitha këto urdhërime, do të thonë:Ja, një popull i dijshëm e i kuptueshëm! Ky qenka popull madhor! 7 E njëmend, ku gjendet një popull tjetër aq i madhërueshem, që ti ketë hyjnitë e veta kaq afër vetes, siç është pranë nesh në të gjitha kërkesat tona Zoti, Hyji ynë?! 8 Dhe, ku ka një popull tjetër kaq të përmendur që të ketë urdhërime e rregullore të drejta, siç është i tërë ky Ligj, që unë sot po e shtroj para syve tuaj?!
Zbulesa e Horebit dhe kërkesat e saj
9 Kujdes, pra, ki mendjen mirë të mos i harrosh assesi ngjarjet që i pe me sytë e tu e të mos zbehen askurrë gjatë krejt jetës sate! Mësojua fëmijëve e nipave të tu!
10 Ti ishe aty pranë në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në Horeb, kur Zoti më urdhëroi: Bashkoje popullin rreth meje! Dua ti dëgjojnë urdhrat e mi e të mësojnë të më druan e të më nderojnë për sa kohë të jetojnë mbi tokë dhe ti mësojnë fëmijët e vet. 11 E ju u afruat e qëndruat në këmbë në rrëzë të malit, i cili digjej flakë deri në qiell. Ishte errësirë, re e terr i dendur! 12 Prej mesit të zjarrit ju foli Zoti: tingullin e fjalëve e dëgjuat, por trajtën e folësit nuk e patë. 13 Jua shpalli besëlidhjen e vet dhe ju urdhëroi ta zbatoni ‑ Dhjetë Urdhërimet, që i shkroi në dy rrasat e gurta. 14 Asohere më urdhëroi edhe mua tjua mësoj urdhërimet e rregullat që duhet ti vini në veprim në tokën që do ta merrni trashëgim.
15 Tia vini mendjen mirë vetes: atë ditë, kur Zoti foli në Horeb prej mesit të zjarrit, ju nuk patë kurrfarë trajte të tij. 16 Kini kujdes që rastësisht të mos prisheni e të punoni për vete ndonjë idhull, ndonjë trajtë çfarëdo të ndonjë hyjnie, figurë njeriu a gruaje, 17 figurë, ska rëndësi, të së cilës bagëti që jeton mbi tokë, o të shpendëve që fluturojnë nën kupën qiellore, 18 ose të zvarranikëve që lëvizin mbi tokë, ose të peshqve që jetojnë në ujë nën tokë; 19 dhe që, duke ngritur sytë në qiell, të shikosh diellin, hënën e yjet ‑ mbarë ushtrinë qiellore ‑ dhe të mos tradhtohesh prej gabimit e ti adhurosh e tu shërbesh! Këto gjëra ua dha Zoti, Hyji yt, të gjithë popujve që janë nën qiell, 20 kurse ju Zoti ju nxori nga furrënalta e hekurit të Egjiptit, që tju ketë popull pronë, siç jeni edhe sot e kësaj dite.
Synime ndëshkimi e kthimi
21 Porse, për shkak tuaj, u hidhërua kundër meje dhe u përbetua se nuk do ta kaloja Jordanin dhe se nuk do të hyja në të mirën tokë, të cilën Zoti, Hyji yt, do ta japë ty trashëgim. 22 Ja, do të vdes në këtë vend e nuk do ta kapërcej Jordanin; ju do të kaloni dhe do ta trashëgoni këtë tokë të bekuar. 23 Ruajuni fort, të mos e harroni kurrsesi besëlidhjen e Zotit, Hyjit tuaj, që e lidhi me ju e të gaboni e të punoni trajta të gdhendura të çfarëdo kafshe që Zoti, Hyji juaj, i ndaloi të bëhen. 24 Sepse Zoti, Hyji yt, është zjarr përpijës, Perëndi ziliqar.
25 Kur tju lindin fëmijë e nipa e të keni banuar gjatë në atë vend dhe, nëse prisheni e punoni çfarëdo idhulli, e kështu veproni keq para Zotit, Hyjit tënd, duke e ngacmuar të hidhërohet, 26 pasha qiellin e pasha tokën, që po jua bëj unë sot, do të zhdukeni shpejt prej tokës që do ta trashëgoni pasi të kaloni Jordanin. Nuk do të jetoni gjatë në të, por do tju shfarosë Zoti 27 dhe do tju shpërndajë ndër popuj, dhe pak prej jush do të mbesin gjallë nëpër kombe, ndër të cilat to tju tresë Zoti. 28 Atje do tu shërbeni hyjnive që i punoi dora e njeriut, prej drurit dhe gurit, që nuk shohin as sdëgjojnë, që shanë as marrin erë.
29 Atëherë prej atje do ta kërkosh Zotin, Hyjin tënd; do ta gjesh nëse do ta kërkosh me gjithë zemër e me gjithë shpirt. 30 Pasi në vështirësinë tënde të kanë ndodhur të gjitha këto që janë parathënë, dikur do të kthehesh te Zoti, Hyji yt, dhe atëherë do ta dëgjosh zërin e tij, 31 sepse Zoti, Hyji yt, është Hyj i mëshirshëm. Ai nuk do të heqë dorë prej teje, as nuk do të të shfarosë krejtësisht, as nuk do ta qesë në harresë besëlidhjen, në të cilën iu përbetua etërve të tu.
Madhëria e zgjedhjes hyjnore
32 Shqyrtoji kohët e lashta që qenë para teje, që prej ditës kur Zoti e krijoi njeriun përmbi tokë, shqyrto prej një skaji të rruzullit në tjetrin: A ka ndodhur ndonjë gjë kaq e madhe? A është dëgjuar një gjë e tillë? 33 A ka ndokund ndonjë popull që e ka dëgjuar Hyjin duke folur prej mesit të zjarrit, siç e dëgjove ti dhe të ketë mbetur gjallë? 34 Ose, a ka sprovuar ndonjë herë Hyji të hyjë e të marrë për vete një komb në mes të një populli tjetër me provë, me shenja e me mrekulli, me luftë, me dorë të fortë, me krah të ngritur e me tmerr të madh siç i bëri të gjitha këto ndër sytë tuaj për ju Zoti, Hyji juaj, në Egjipt?!
35 Kjo tu dëftua ty që ta dish se Zoti është vetë Hyji dhe se nuk ka tjetër përveç atij. 36 Prej qiellit bëri ta dëgjosh zërin e tij që të mësonte; përmbi tokë ta ka dëftuar zjarrin e vet të madh dhe i dëgjove fjalët e tija prej mesit të zjarrit, 37 sepse i deshi etërit e tu dhe i zgjodhi për vete pasardhësit e tyre. Ai të nxori me fuqinë e vet prej Egjiptit dhe me një forcë të madhe, 38 për të dëbuar para teje, në hyrjen tënde, popuj më të mëdhenj e më të fortë se ti, për të të futur ty në vendin e tyre e për ta dhënë ty tokën e tyre për pronë siç po sheh se po ndodh sot.
39 Mirë, pra, dije sot dhe thadroje thellë në zemrën tënde se Zoti është Hyj lart në qiell e poshtë mbi tokë ‑ e tjetër nuk ka! 40 Mbaji urdhërimet e tija dhe ligjet e tija që unë po ti jap sot, që të jesh mirë ti dhe bijtë e tu pas teje e të qëndrosh për një kohë të gjatë mbi tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë.
Qytetet strehim
41 Asohere Moisiu i ndau tri qytete përtej Jordanit, në krahun e lindjes, 42 që të strehohet në to ai që e vret gand të afërmin e vet, me të cilin më parë nuk ka pasur kurrfarë armiqësie: që duke u strehuar në njërin ndër këto qytete, ta shpëtojë jetën. 43 Qytetet ishin: Bosori, në shkretëtirë, që është në rrafshnaltën, për fisin e Rubenit, Ramoti në Galaad, për fisin e Gadit dhe Golani në Basan, për fisin e Manaseut.
FJALIMI I DYTË I MOISIUT
44 Ky është Ligji që e shpalli Moisiu para bijve të Izraelit. 45 Këto janë dëshmitë, urdhërimet e rregulloret, për të cilat u foli bijve të Jordanit, në luginën përballë Betfegorit, në tokën e Sehonit, mbretit të amorrenjve, që banonte në Hesebon, të cilin e goditën Moisiu dhe bijtë e Izraelit kur dolën prej Egjiptit. 47 Ata e pushtuan tokën e tij dhe tokën e Ogut, mbretit të Basanit, dy mbretërve amorrenj, që ishin përtej Jordanit, në krahun ku lind dielli, 48 prej Aroerit, që është mbi bregun e përroit Arnon, deri te mali Sion, që është Hermoni, 49 mbarë Arabën, përtej Jordanit, në krahun e lindjes e deri në detin e Arabës, deri në rrëzë të malit Fazgë.
1 Moisiu e bashkoi mbarë Izraelin dhe u tha:
Dëgjoji, o Izrael, urdhërimet dhe ligjet, që po i shpall sot para jush: mësoni dhe vini në veprim!
2 Zoti, Hyji ynë, bëri me ne besëlidhje në Horeb. 3 Këtë besëlidhje Zoti nuk e lidhi me etërit tanë, por me ne, që jemi sot këtu, me të gjithë ne që jemi gjallë. 4 Zoti ka folur me ju faqefaqas në mal prej mjedisit të zjarrit. 5 Unë qëndrova ndërmjet jush dhe Zotit asokohe që tjua shpallja fjalët e tija, sepse ju e kishit frikë zjarrin dhe nuk u ngjitët në mal.
Ai tha:
6 Unë jam Zoti, Hyji yt, që të nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërisë.
7 Mos ki tjetër zot pos meje!
8 Mos bëj idhull as figurë të gjërave që janë lart në qiell, as poshtë në tokë, as të atyre që janë në ujë nën dhe!
9 Mos i adhuro ato as mos u shërbe: sepse vetëm unë jam Zoti, Hyji yt, unë jam Hyj ziliqar, që e ndëshkoj fajin e etërve ‑ të atyre që më urrejnë ‑ në fëmijë deri në të tretin e të katërtin brez, 10 por edhe që nuk kursej mëshirë në mijëra brezni ndaj atyre që më duan e që i zbatojnë urdhërimet e mia.
11 Mos e merr nëpër gojë kot emrin e Zotit, Hyjit tënd, sëpse Zoti nuk do ta lërë të pandëshkuar atë që merr nëpër gojë emrin e tij për punë të kota.
12 Mbaje ditën e shtunë dhe shenjtëroje ashtu siç të ka urdhëruar Zoti, Hyji yt. 13 Puno gjashtë ditë dhe kryeji të gjitha punët e tua. 14 Por e shtata ditë është e shtuna e Zotit, Hyjit tënd. Atë ditë mos bëj asnjë punë as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau as gomari dhe asnjë bagëti jotja, as i ardhuri yt që e ndryn dera jote: le të pushojë shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote sikurse edhe ti. 15 Të të bjerë ndër mend se edhe ti ke qenë skllav në Egjipt dhe se prej andej të ka nxjerrë me dorë të fuqishme e me krah të tendur Zoti, Hyji yt: dhe kjo është arsyeja që të urdhëroi ta mbash ditën e shtunë.
16 Nderoje babain tënd dhe nënën, sikurse të urdhëroi Zoti, Hyji yt, që ta kesh jetën të gjatë e të kalosh mirë përmbi tokën, që Zoti, Hyji yt, do të ta japë.
17 Mos vra!
18 Mos bëj kurorëshkelje!
19 Mos vidh!
20 Mos dëshmo rrejshëm kundër të afërmit tënd!
21 Mos i lakmo për të keq gruas së të afërmit tënd.
Mos i lakmo shtëpisë së të afërmit tënd, as arës, as shërbëtorit, as shërbëtores, as kaut, as gomarit dhe asnjë sendi që i përket atij.
22 Këto janë fjalët që jua ka drejtuar Zoti juve e të gjithëve kur ishit të tubuar në mbledhje në mal. Ai ju foli prej zjarrit në re e në errësirë me një zë të lartë. Ai nuk shtoi asgjë tjetër, por i shkroi në dy rrasa të gurta që mi dha mua.
Ndërmjetësimi i Moisiut
23 Porse ju, pasi e dëgjuat zërin nga errësira dhe pasi e patë malin se si digjej, u afruat tek unë të gjithë ju prijësit e fiseve dhe krerët 24 dhe më thatë: Ja, na e dëftoi Zoti, Hyji ynë, madhërinë dhe madhorinë e vet: prej mesit të zjarrit e dëgjuam zërin e tij dhe sot e sprovuam se Zoti mundka të flasë me njerëz e njeriu të mos vdesë. 25 Porse tani, përse të vdesim të përpirë nga zjarri? Sepse, qebesa, po e dëgjuam edhe herë të tjera zërin e Zotit, Hyjit tonë, do të vdesim! 26 Sepse çështë njeriu, cilido qoftë, që të dëgjojë zërin e Hyjit të gjallë se si flet prej mjedisit të zjarrit, siç e dëgjuam ne, e të mund të mbesë gjallë? 27 Kështu, pra, afrohu ti për ti dëgjuar të gjitha fjalët e Zotit, Hyjit tonë, dhe atëherë na trego ti gjithçka të ketë thënë Zoti, Hyji ynë, dhe ne do të dëgjojmë e do ti vëmë në zbatim.
28 Kur i dëgjoi Zoti fjalët tuaja, më tha:I dëgjova të gjitha fjalët që ky popull ti drejtoi: kanë folur krejt mirë. 29 Oh, sikur ta kishin vërtet atë mendje: të më kishin frikë e ti zbatonin të gjitha urdhërimet e mia gjithherë! Të lumë do të ishin ata dhe bijtë e tyre për jetë të jetës! 30 Shko e thuaju: Kthehuni në tendat tuaja! 31 Kurse ti qëndro këtu me mua dhe do të ti tregoj të gjitha urdhërimet, ligjet e rregulloret që tua mësosh atyre për ti zbatuar në tokën që do tua jap për pronë.
Dashuria e Hyjit, thelbi i Ligjit
32 Mbani, pra, e zbatoni të gjitha ato që jua ka urdhëruar Zoti, Hyji juaj. Mos e shmangni rrugën as djathtas as majtas, 33 por ecni drejt udhës që jua ka urdhëruar Zoti, Hyji juaj, që të jetoni e të kaloni mirë e të shumohen ditët e jetës suaj në tokën e trashëgimit tuaj.
1 Këto janë urdhërimet, ligjet e rregulloret që Zoti, Hyji juaj, më urdhëroi tjua mësoj që ti zbatoni në vendin që po kaloni për ta bërë pronë, 2 me qëllim që ta druash Zotin, Hyjin tënd, e ti zbatosh të gjitha urdhërimet e ligjet e tija që po ti paraqes ty, bijve e nipave të tu gjatë gjithë jetës sate, që të jesh jetëgjatë. 3 Dëgjo, o Izrael, mbaj e zbatoji që të jesh mirë e që gjithnjë të shtohesh në vendin që rrjedh qumësht e mjaltë siç ta ka premtuar Zoti, Hyji i etërve të tu. 4 Dëgjo, Izrael! Zoti, Hyji ynë, është një Zot i vetëm! 5 Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë fuqinë tënde! 6 Këto urdhërime që po ti jap sot unë, mbaji gjithmonë në zemrën tënde! 7 Ua përsërit fëmijëve të tu! Fol për to kur të jesh në shtëpi e kur të jesh duke udhëtuar; kur të biesh në shtrojë e kur të ngrihësh nga shtroja. 8 Lidhi në dorën tënde si shenjë dhe le të jenë si vjerrës ndërmjet syve të tu! 9 Shkruaji mbi ballëzinat e dyerve të tua dhe në dyer të tua!
10 E kur Zoti, Hyji yt, të të shtjerë në tokën për të cilën iu përbetua etërve të tu ‑ Abrahamit, Izakut e Jakobit se do të ta japë ty, ‑ në qytete të mëdha e të mira që ti nuk i ndërtove, 11 në shtëpi plot me një mijë të mira që ti nuk i solle; cisternat që ti nuk i çele, vreshtat e ullishtat që ti nuk i mbolle, kur të hash e të ngopesh, 12 vërja mirë mendjen të mos e harrosh Zotin që të nxori nga toka e Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë: 13 druaje Zotin, Hyjin tënd, vetëm atij shërbeji dhe përbetohu në emër të tij!
Thirrje për besnikëri
14 Mos shkoni pas hyjnive të huaja, pas hyjnive të popujve që janë përreth jush, 15 sepse Zoti, Hyji yt, që është në mesin tënd, është Hyj ziliqar; që të mos ndizet zemërimi i Zotit, Hyjit tënd, kundër teje e të të shfarosë prej faqes së dheut. 16 Mos e vini në provë Zotin, Hyjin tuaj, siç e vutë në provë në Masë.
17 Ruani urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, rregulloret e ligjet që ti ka urdhëruar, 18 dhe bëj çka është e drejtë dhe e mirë para syve të Zotit që të jesh mirë e ta marrësh për pronë tokën e mirë, për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tu 19 që ti debojë prej saj të gjithë armiqtë e tu para teje, siç ka premtuar Zoti.
20 E kur nesër yt bir të të pyesë e të të thotë: Çkuptim kanë këto rregullore, urdhërime e ligje që jua dha Zoti, Hyji ynë?, 21 ti përgjigjju: Ishim skllevër të faraonit në Egjipt, dhe Zoti na nxori me dorë të fuqishme prej Egjiptit 22 dhe bëri shenja të mëdha e mrekulli ndër sy tanë në Egjipt kundër faraonit dhe mbarë shtëpisë së tij. 23 Ne na nxori prej andej, që të na shpjerë e të na e japë tokën, të cilën me përbetim ua premtoi etërve tanë. 24 Asohere Zoti na urdhëroi ti vëmë në zbatim të gjitha këto urdhërime e të druajmë Zotin, Hyjin tonë, që të jemi të lumtur gjatë gjithë jetës sonë siç jemi edhe sot. 25 Ne do të jemi të drejtë nëse do ti zbatojmë të gjitha këto urdhërime në praninë e Zotit, Hyjit tonë, ashtu siç na ka urdhëruar.
1 E kur Zoti, Hyji yt, të të ketë futur në tokën që do të hysh për ta pushtuar dhe kur të ketë dëbuar para teje kombe të shumta: hetenjtë, gergezenjtë, amorrenjtë, kananenjtë, ferisenjtë, hevenjtë e jebusenjtë, shtatë kombe shumë të mëdha në numër e më të forta se ti, 2 e ti ketë dorëzuar ty Zoti, Hyji yt, goditi deri në shfarosje. Mos bëj marrëveshje me ta dhe mos ki mëshirë për ta. 3 Mos lidh me ta martesë: vajzë tënden mos u jep bijve të tyre, dhe vajzë të tyren mos e merr për djalin tënd, 4 sepse ajo do ta ngashnjejë djalin tënd të mos më ndjekë mua, por tu shërbejë hyjnive të huaja, e atëherë do të ndizet flakë zemërimi i Zotit kundër jush dhe shpejt do të të qesë fare. 5 Por përkundrazi me ta veproni kështu: lterët e tyre rrënoni, copëtoni gurngulurit dhe trupat e shenjtë të tyre, lëndët e shenjta pritni e digjni idhujt. 6Sepse ti je popull i kushtuar Zotit, Hyjit tënd; e njëmend, prej të gjithë popujve që janë përmbi tokë, Zoti, Hyji yt, ty të ka zgjedhur të jesh për të popull që veçanërisht i përket. «
Zgjedhja dhe përkrahja hyjnore
7 »Arsyeja që Zoti ju ka për zemër dhe ju ka zgjedhur, nuk është pse ju ua kaloni të gjithë popujve të tjerë për nga numri; jo, pasi ju jeni më të pakët se të gjithë popujt e tjerë: 8 Por pse Zoti ju do dhe pse e mban përbetimin që u bëri etërve tuaj. Kjo qe arsyeja që ju nxori me dorë të fuqishme dhe të shpëtoi prej shtëpisë së skllavërisë, prej dorës së faranit, mbretit të Egjiptit.
9 Prandaj, dije së Zoti, Hyji yt, është Hyj i vërtetë. Ai është Hyj besnik që e mban Besëlidhjen e vet dhe që i mëshiron ata që e duan dhe që i zbatojnë urdhërimet e tija në mijëra brezni. 10 E atyre që e urrejnë, ua kthen drejtpërsëdrejti mu atyre e sdo te vonojë më tua kthejë mu atyre atë që meritojnë: i bën të zhduken.
11 Ti, pra, ruaji urdhërimet e tija, ligjet dhe rregulloret, që unë po të urdhëroj sot ti zbatosh. 12 Nëse ju do ti dëgjoni këto urdhërime dhe do ti vini në zbatim e do ti mbani, edhe Zoti, Hyji yt, do ta ruajë Besëlidhjen e vet dhe mëshirën të cilën ua premtoi me përbetim etërve të tu. 13 Ai do të të duajë, do të të bekojë. Do të të shtojë. Do ta bekojë frytin e tokës sate: drithin tënd, verën tënde, vajin tënd, pjellën e gjedhit tënd, shtimin e deleve të tua përmbi tokë për të cilin iu përbetua etërve të tu se do të ta japë ty. 14 Do të jesh me i bekuar se të gjithë popujt. Sdo të jetë beronjë as grua as burrë, as shterpë ndër bagëtitë tuaja. 15 Prej teje Zoti do të largojë çdo sëmundje. Mbi ty nuk do të çojë asnjë prej të këqijave të tmerrshme të Egjiptit që ti i di , por do tua çojë armiqve të tu.
16 Do ti përpish të gjithë popujt që do të ti lëshojë në dorë Zoti, Hyji yt. Mos ki mëshirë për ta dhe ruaj se u shërben hyjnive të tyre, sepse ajo gjë do të të rrënonte ty.
Fuqia hyjnore
17 Nëse të shkon ndër mend të thuash: Këta popuj janë më të shumtë së unë, si do të mund ti pushtoj?, 18 mos i druaj, por të të bjerë ndër mend se çfarë i bëri Zoti, Hyji yt, faraonit e mbarë egjiptianëve: 19 të vështirat e tmerrshme, që i panë sytë e tu, shenjat e mrekullitë, dora e fuqishme dhe krahu i shtrirë i Zotit, Hyjit tënd, kur të nxori nga Egjipti. Kështu do tua bëjë të gjithë popujve që tani i ke frikë. 20 Për më tepër Zoti, Hyji yt, do të dërgojë kundër tyre edhe grethat derisa të mos i zhbijë e ti zhdukë edhe ata që do të mund të të ikin ty e të fshihen.
21 Mos i druaj, sepse Zoti, Hyji yt, është në mesin tënd, Hyj i madh e i tmerrshëm. 22 ai do ti shuajë këto kombe para syve të tu pak nga pak e pjesë‑pjesë. Mos i shfaros ato menjëherë që të mos shumohen kundër teje egërsirat e pyllit. 23 Zoti, Hyji yt, do të ti dorëzojë ty dhe do tua fusë frikën prej teje në palcë derisa të zhduket krejtësisht. 24 Në duar të tua do të dorëzohen mbretërit e tyre dhe do ti zhdukësh emrat e tyre nën qiell: asnjë nuk do të mund të të qëndrojë ty përballë dhe të gjithëve do tua tretësh farën.
25 Digji në zjarr idhujt e tyre! Mos i lakmo arit e argjendit me të cilin janë të veshur: mos merr asgjë prej tyre për vete, që të mos ngashnjehesh prej tyre, sepse janë ndyrësi për Zotin, Hyjin tënd. 26 Mos shtjer ndyrësi në shtëpinë tënde që të mos jesh edhe ti i ngarkuar me mallkim siç janë ata. Përbuzi nga fundi i zemrës e mbaji për të fëlliqur e të ndytë, sepse janë të ngarkuar me mallkim.
1 Çdo urdhër që po ta jap unë sot, kujdesu ta kryesh pikë për pikë, që të jetoni e të shumoheni, të hyni e ta merrni për pronë tokën që Zoti me përbetim ua ka premtuar etërve tuaj. 2 Të të bjerë në mend udhëtimi që Zoti, Hyji yt, ka bërë ta kalosh për këta dyzet vjet nëpër shkretëtirë, me qëllim që të përulte, të sprovonte e të mësonte çka ndryhet në zemrën tënde: a do ti mbash urdhërimet e tija apo jo. 3 Të mundoi me uri, por pastaj të ushqeu me manë, që se njihje ti as etërit e tu. Kishte për qëllim ta vërtetonte se për të jetuar njeriut nuk i del mjaft buka, por i lypet edhe secila fjalë që del prej gojes së Zotit. 4 Petkat e tua nuk janë shqyer në trupin tënd as këmba jote nuk është ënjtur gjatë këtyre dyzet vjetve, 5 e pranoje në shpirtin tënd se Zoti, Hyji yt, të edukoi ashtu si edukon njeriu fëmijën e vet. 6 Ai veprin kështu që ti zbatosh urdhërimet e tija, të ecësh udhëve të tija e ta druash atë.
Tundimet e Tokës së Premtuar
7 Zoti, Hyji yt, po të shpie drejt një vendi të bekuar: në një tokë përrenjsh e burimesh, në fushat e në bjeshkët e së cilës pëlcasin ujërat e gjalla; 8 në një tokë me grurë, elb e vreshta, ku rriten fiq, shega e ullinj, në një tokë me vaj e me mjaltë, 9 ku sdo ta hash bukën me masë pse do të kesh gjithçka me shumicë; në një tokë, gurët e së cilës kanë hekur e prej maleve të saja nxirret bronzi! 10 Do të hash e do të ngihesh dhe atëherë do ta bekosh Zotin, Hyjin tënd, për këtë tokë të mrekullueshme që të ka dhënë.
11 Vëri mendjen mirë vetes të mos e harrosh Zotin, Hyjin tënd, e ti hedhësh pas shpine urdhërimet, ligjet e rregulloret e tija që po ti jap sot. 12 E kur të kesh ngrënë e të jesh ngopur, kur të kesh ndërtuar shtëpi të bukura për të banuar, 13 e te kesh shtuar bagëti të trasha e të imëta, e kur të kesh fituar argjend dhe ar dhe të gjitha të mirat e tjera me shumicë, 14 ruaj se të rritet mendja dhe e harron Zotin, Hyjin tënd, që të ka nxjerrë nga toka e Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë; 15 që të ka prirë nëpër atë shkretëtirë të madhe e të tmerrshme, tokë gjarpinjsh të helmuar e gallomash, vend të thatë e pa ujë; por qe Ai që për ty nxori përrenj uji të gjallë prej qetës graniti 16 e të ushqeu në shkretëtirë me manë, që se kishin njohur etërit e tu, e, pasi të përuli dhe të sprovoi, në fund pati dhimbje për ty për të të bërë të lumtur. 17 Pra, mos thuaj në zemrën tënde: Me fuqinë time e me forcën e duarve të mia i kam fituar të gjitha këto!, 18 por le të të bjerë ndër mend se qe Zoti, Hyji yt, që të dha fuqi për tia arritur mirëqenies. Ai bëri kështu për ta çuar në vend godin e vet, për të cilin iu përbetua etërve të tu, siç e vërteton dita e sotme. 19 Por, nëse ti do ta harrosh Zotin, Hyjin tënd, dhe do të shkosh pas hyjnive të huaja e nëse do tu shërbësh atyre dhe do ti adhurosh ato, ja, sot po ju betohem se do të shfaroseni me siguri. 20 Do të mbaroni edhe ju porsi popujt që i zhduki Zoti para jush, nëse nuk do ta dëgjoni zërin e Zotit, Hyjit tuaj.
1 Dëgjo, o Izrael: sot po kalon përtej Jordanit për të shpronësuar popuj më të mëdhenj e më të fortë së vetja jote; qytete të mëdha e të fortifikuara deri në qiell, 2 madje edhe një popull të madh, shtat lartë, enacitët. Ti i njeh, ti ke dëgjuar se thuhet: atyre askush smund tu qëndrojë përballë. 3 Dije, pra, se sot Zoti, Hyji yt, do të kalojë para teje. Ai është zjarr që përpin. Ai do ti godasë e do ti shtrojë para teje. E ti atëherë do ti dëbosh e do ti shfarosësh me të shpejtë, ashtu si të ka thënë Zoti.
4 E kur Zoti, Hyji yt, ti ketë dëbuar para teje, ruaj se thua në zemrën tënde: Në saje të drejtësisë sime ma dha Zoti për pronë këtë tokë, sepse Zoti i dëbon para teje ata popuj për shkak të paudhësive të tyre. 5 Por ti nuk do të hysh për ta trashëguar vendin e tyre në saje të drejtësisë sate ose të zemrës sate të mirë; arsyeja është se ata popuj vepruan keq, e për të futur ty, Zoti, Hyji yt, do ti asgjësojë ata dhe kështu do ta mbajë fjalën me të cilën iu përbetua etërve të tu: Abrahamit, Izakut e Jakobit. 6 Pranoje, pra, se Zoti, Hyji yt, nuk ta dha për trashëgim këtë tokë të mrekullueshme në saje të drejtësisë sate: përkundrazi, ti je një popull tejet kokëfortë.
Mëkati i Izraelit në malin Horeb e ndërmjetësimi i Moisiut
7 Le të të bjerë në mend dhe mos e harro assesi sesi e bëre të hidhërohet në shkretëtirë Zoti, Hyji yt. Që prej ditës që dole nga Egjipti, derisa arritët këtu, gjithmonë i keni kundërshtuar Zotit. 8 Ju edhe në Horeb e hidhëruat Zotin dhe deshi tjua tresë farën. 9 Kur u ngjita unë në mal për të marrë rrasat e gurit, rrasat e besëlidhjes që lidhi me ju Zoti, dhe qëndrova në mal dyzet ditë e dyzet net, pa ngrënë bukë e pa pirë ujë, 10 atëherë Zoti mi dha dy rrasat e gurta, të shkruara me gishtin e Tënzot që përmbanin të gjitha urdhërimet që jua tha prej zjarrit në mal kur u bë tubimi i gjithmbarshëm i popullit. 11 Pasi kaluan dyzet ditë dhe po aq net, Zoti mi dha dy rrasat e gurit, rrasat e besëlidhjes 12 dhe më tha: ngrihu vrik dhe zbrit prej këndej, sepse populli yt mëkatoi! Populli që e nxore nga Egjipti përnjëherë e la rrugën që i kam urdhëruar! Punuan për vete idhullin! 13 E atëherë më tha :Mirë po e shoh se ky popull është kokëtrashë! 14 Më lër tua humbas farën e tua zhduk emrin e tyre nën kupën e qiellit! Atëherë prej teje do të bëj një popull më të fortë e më të madh se ky.
15 E kur, duke u kthyer, po zbrisja nga mali që digjej flakë e në të dy duart mbaja dy rrasat e besëlidhjes 16 dhe pashë se ju kishit mëkatuar kundër Zotit, Hyjit tuaj, dhe se kishit punuar viçin prej metalit dhe e kishit lënë aq shpejt udhën që Zoti jua kishte urdhëruar, 17 kapa dy rrasat, i flaka me të dy duart e mia dhe i copëtova para syve tuaj.
18 Atëherë rashë me fytyrë për dhe para Zotit. Për dyzet ditë e dyzet net ‑ si më parë ‑ as hëngra bukë as piva ujë për shkak të të gjitha mëkateve tuaj që i bëtë kundër Zotit duke e ngucur të hidhërohet. 19 E kisha frikë hidhërimin dhe felgrimin e tij që ishte ndezur flakë kundër jush dhe deshi tjua treste farën. Por edhe kësaj here Zoti më dëgjoi. 20 I hidhëruar fort edhe me Aronin, deshi edhe ta asgjësonte; u luta po ashtu edhe për të.
21 Atëherë mëkati që ju kishit bërë, d. m. th. viçin, mora dhe e dogja në zjarr, e bëra copë e thërimë, dhe pasi e bëra krejtësisht pluhur, e hodha në përruan që rrjedh nga mali. «
Faje të tjera. Lutjet e Moisiut
22 Po ashtu edhe në Taberë, në Masë e në Cibrotataavë e hidhëruat Zotin. 23 E kur Zoti ju dërgoi prej Kadesbarnesë e ju tha: Ngjituni dhe pushtojeni tokën që jua dhashë, ju e përbuzët urdhrin e Zotit, Hyjit tuaj, dhe nuk i bësuat, e nuk deshët ta dëgjonit zërin e tij; 24 gjithmonë qetë kryengritës kundër Zotit që ditën që fillova tju njoh.
25 Rashë përmbys para Zotit dhe për ato dyzet ditë e dyzet net i lutesha me përultësi që të mos ju zhdukte siç ishte kërcënuar. 26 Në lutje i thosha: O Zot, Hyj, mos e asgjëso popullin tënd, trashëgimin tënd! Ti vetë e shpëtove me madhërinë tënde dhe e nxore nga Egjipti me dorë të pushtetshme. 27 Le të të bien në mend shërbëtorët e tu Abrahami, Izaku e Jakobi! Mos i vër vesh ngurtësisë, paudhësisë dhe mëkatit të këtij populli, 28 që të mos thonë ndoshta banorët e vendit prej nga na nxore: Zoti nuk mundi ti çojë në tokën që ua pati premtuar; i urrente: për këtë edhe i nxori, që ti vriste në shkretëtirë. 29 E pra, këta janë populli yt, trashëgimi yt, që me fuqinë tënde të madhe e krahun tënd të tendur i nxore nga skllavëria.
1 Asohere Zoti më tha: Latoji dy rrasa guri si ato të mëparshmet dhe ngjitu tek unë në mal. Puno dhe një arkë druri. 2 Unë në rrasa do ti shkruaj ato fjalë që qenë në rrasat e para që i theve. Pastaj shtjeri në arkë.
3 E punova, pra, arkën prej druri të akacies, i latova dy rrasa guri po si ato të mëparshmet dhe u ngjita në mal me to në dorë. 4 Dhe shkroi në rrasa po ato fjalë që i kishte shkruar më parë, Dhjetë fjalët që Zoti jua tha në mal nga zjarri, kur populli qe bashkuar në tubimin e gjithmbarshëm, dhe mi dha. 5 Unë u ktheva prej malit dhe i vendosa në arkën që kisha punuar. Edhe sot e kësaj dite gjenden në të po ashtu si më kishte urdhëruar Zoti.
6 Bijtë e Izraelit çuan nga Berotbeneiakani në drejtim të Mozerës, ku pat vdekur e qe varrosur Aroni. Në vend të tij u bë prift Eleazari, i biri. 7 Prej andej erdhën në Gadgad.
Prej këtij vendi çuan e ngulën zemërimiën në Jetebatë, vend i pasur me përrenj.
8 Asokohe Zoti e veçoi fisin e Levit për të mbartur Arkën e Besëlidhjes së Zotit, për të qëndruar në shërbesë në praninë e Zotit dhe për të bekuar në emër të tij, siç bën edhe në ditën e sotme. 9 Për këtë arsye Levi nuk ka pjesë as pronë me vëllezërit e vet, sepse vetë Zoti është trashëgimi i tij, siç i premtoi Zoti, Hyji yt.
10 Unë qëndrova në mal, si edhe herën e parë, dyzet ditë e dyzet net, dhe Zoti ma dëgjoi lutjen edhe kësaj here: Zoti nuk deshi të të asgjësojë. 11 Atëherë Zoti më tha: Çohu, nisu e prij popullit që të hyjë e ta pushtojë tokën që me përbetim ua premtova etërve të tyre se do tua jap.
Rrethprerja e zemrës
12 E tani, o Izrael, çfarë kërkon Zoti, Hyji yt, prej teje? Kërkon që ta druash Zotin, Hyjin tënd, të ecësh udhëve të tija, ta duash e ti shërbesh Zotit, Hyjit tënd, me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd, 13 ti mbash rregullat e urdhërimet e Zotit, që po ti jap unë sot për të mirën tënde. 14 Po, Zotit, Hyjit tënd, i perket qielli, qielli i qiellit, toka dhe gjithçka është në të. 15 Megjithatë, Zoti u lidh ngushtë me etërit e tu, i deshi e, pas tyre, në mes të gjithë popujve, ju zgjodhi ju, d. m. th. pasardhësit e tyre, si vërtetohet edhe sot.
16 Pra, rrethpritni zemrën tuaj dhe mos e ngurroni më zverkun tuaj, 17 sepse Zoti, Hyji juaj, është Hyji i hyjve, Zoti i zotëruesve, Hyji i madh, i pushtetshëm i tmerrshëm, që nuk bën krahambajtje, që nuk e prishin dhuratat; 18 i jep të drejtën bonjakut dhe vejushës, e do të ardhurin, i jep ushqimin dhe veshën. 19 Kini edhe ju dashuri për të ardhurin, sepse edhe ju keni qenë të ardhur në dheun e Egjiptit.
20 Druaje Zotin, Hyjin tënd, dhe atij shërbeji, qëndroji besnik dhe në emrin e tij përbetohu! 21 Ai është nderi yt e Hyji yt! Ai i bëri për ty këto punë të mëdha e të tmerrshme që i panë sytë e tu! 22 Kur etërit e tu zbritën në Egjipt, nuk ishin veçse shtatëdhjetë frymë. E tani? Zoti, Hyji yt, të shumoi si yjet e qiellit!
1 Duaje, pra, Zotin, Hyjin tënd, e zbato gjithmonë çka të urdhëron të zbatosh: urdhërimet, ligjet e rregulloret e tija!
2 Pranojeni sot ‑ nuk po ju drejtohem fëmijëve tuaj, sepse ata nuk i njohën as nuk i panë mësimet e Zotit, Hyjit tuaj ‑ madhërinë e tij, dorën e fortë dhe krahun e nderë:
3 ‑ shenjat e veprat e tija që ia bëri në mes të Egjiptit faraonit mbret e mbarë vendit të tij;
4 ‑ çfarë i bëri ushtrisë egjiptiane, kuajve e karrocave, sesi i mbuluan ujërat e Detit të Kuq, kur po ju përndiqnin ju: ‑ Zoti i shpartalloi deri në ditën e sotme;
5 ‑ çfarë ju bëri juve në shkretëtirë derisa arritët në këtë vend;
6 ‑ çfarë bëri me Datanin e me Abironin, bijtë e Eliabit, prej fisit të Rubenit, si e hapi toka grykën e vet dhe i përpiu me familje, me tenda e me mbarë pasurinë e tyre që kishin në mes të Izraelit. 7 Sytë tuaj i panë të gjitha këto emnesa që bëri Zoti!
Premtime e porosi
8 Zbatoni, pra të gjitha urdhërimet që po jua jap sot, që të jeni të fortë e të mund të hyni e ta pushtoni tokën, në të cilën po hyni për ta bërë pronë, 9 kështu që të jetoni një kohë të gjatë në tokën që Zoti me përbetim ua pati premtuar etërve tuaj dhe pasardhësve të tyre, në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë.
10 E toka, në të cilën do të hysh për ta bërë pronë, nuk është porsi toka e Egjiptit, prej së cilës dole, ku, kur hidhje farën, të duhej ta lagie duke i prirë ujit me këmbë, siç laget kopshti; 11 është tokë malore e luginore që e pret shiun nga qielli. 12 Për të Zoti, Hyji yt, gjithmonë kujdeset. Sytë e tij janë mbi të që nga fillimi i vitit deri në mbarimin e tij.
13 E nëse, do ti dëgjoni vërtet, urdhërimet e mia, që unë po jua jap sot, e do ta doni Zotin, Hyjin tuaj, e do ti shërbeni me gjithë zemrën tuaj e me gjithë shpirtin tuaj, 14 do ti jap tokës suaj shira në kohën e duhur: në vjeshtë e në pranverë, e do të mund ta mbledhësh drithin tënd, verën tënde e vajin tënd; 15
në fusha do të bëj të rritet bari për bagëtitë e tua. Edhe ti do të hash e do të ngihesh.
16 Ruhuni të mos ju tradhtojë zemra e të largoheni prej Zotit dhe tu shërbeni e ti adhuroni zotat e huaj, 17 që të mos e hidhëroni Zotin kundër jush e ta mbyllë qiellin e të mos bjerë shi, që toka të mos e japë prodhimin e vet, se atëherë me të shpejtë do të zhdukeni prej tokës së mirë që do tjua japë Zoti.
Përfundim
18 Thadroni, pra, këto fjalë të mia në zemrën e në shpirtin tuaj; si shenjë lidhni në dorën tuaj dhe vendosni porsi varëse ndërmjet syve tuaj! 19 Mësojuani fëmijëve tuaj! Fol për to kur të jesh në shtëpinë tënde e kur të jesh në udhë; kur të biesh e kur të çohesh! 20 Shkruaj në ballëzinat e shtëpisë sate e në dyert e tua, 21 që ditët ë tua e ditët e bijve të tu në tokën që Zoti premtoi me përbetim tua japë etërve të tu ‑ të jenë të shumtë si ditët e qiellit përmbi tokë.
22 Nëse do ti mbani vërtet të gjitha këto urdhërime, që po jua jap unë dhe do ti zbatoni e do ta doni Zotin, Hyjin tuaj, nëse do të ecni të gjitha udhëve të tija e do të qëndroni të lidhur ngushtë me të, 23 Zoti do ti dëbojë para jush të gjitha këto kombe e ju do ti pushtoni edhe pse janë më të mëdha e më të forta se ju. 24 Çdo vend që të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji. Prej shkretëtirës e Libanit, prej lumit të madh Eufrat e deri në Detin Perëndimor do të shtrihet toka juaj. 25 Askush sdo të mund të qëndrojë përballë jush. Frikën e tmerrin tuaj do ta shtrijë Zoti, Hyji juaj, mbi çdo vend që do ta shkelni, siç ju ka thënë.
26 Ja, po ju vë para sot bekimin edhe mallkimin: 27 bekimin, nëse do ti dëgjoni urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, që unë po ju urdhëroj sot; 28 mallkimin, nëse nuk do ti dëgjoni urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, por do ti shmangeni udhës që po jua dëftoj tani unë e do të ecni pas hyjnive të huaja, që nuk i njihni.
29 Kur të të ketë futur Zoti, Hyji yt, në tokën që je nisur për ta pushtuar, vëre bekimin mbi malin Garizim e mallkimin mbi malin Hebal ‑ 30 që janë përtej Jordanit, përpas udhës në drejtim të perëndimit, në tokën e kananenjve që banojnë në Arabë, përballë Galgalës që është pranë Qarrave të Moresë.
31 Ja, pra, po kaloni Jordanin për ta marrë për pronë tokën që Zoti, Hyji juaj, do tjua japë: merreni dhe banoni në të. 32 Kujdesuni, pra, që ti vini në zbatim të gjitha urdhërimet e rregullat që po jua vë sot përpara.
1 Këto janë ligjet e rregullat, që duhet ti zbatoni në tokën që Zoti, Hyji i etërve të tu, ka për të ta dhënë për pronë për të gjitha ditët që do të jetosh mbi tokë.
Vendi i kulit hyjnor
2 Rrafshoni të gjitha vendet, në të cilat popujt që do ti pushtoni, i kanë nderuar hyjnitë e veta, qoftë mbi male të larta, në kodra e nën lëndë të gjelbra. 3 Rrënoni lterët e tyre, thyeni gurëngulurit, digjni në zjarr banirët, copëtoni idhujt, zhduki emrat e tyre nga vende! 4 Për Zotin, Hyjin tuaj, mos bëni si bëjnë ata, 5 por kërkojeni atë në banesën e tij, në atë vend që Zoti, Hyji juaj, ka për ta zgjedhur mes të gjithave fiseve tuaja për ta cendosur Emrin e vet; atje shkoni 6 dhe paraqitni flitë e shkrumbimit e theroret tuaja, të dhjetat dhe ndihmesat e duarve tuaja, kushtet dhe dhuratat, të parëlindurit e gjedhëve e të bagëtive të imëta. 7 Aty, në praninë e Zotit, Hyjit tuaj, hani e gëzohuni ju e familjes tuaja për të gjitha veprat e duarve tuaja, në të cilat do tju ketë bekuar Zoti, Hyji juaj.
8 Nuk do të bëni as kështu si bëjmë ne sot këtu, ku secili bën si i duket drejt, 9 sepse ende deri në kohën e tashme nuk keni arritur në vendin e Pushimit e në trashëgimin që Zoti, Hyji juaj, do tjua japë. 10 Do të kaloni përtej Jordanit e do të ngulni në tokën që Zoti, Hyji juaj, do tjua japë për pronë, që tju lënë në qetësi të gjithë armiqtë tuaj përreth e të banoni pa kurrfarë frike. 11 Atëherë, në vendin që Zoti, Hyji juaj, do ta zgjedhë për banim të Emrit të tij, atje do ti bini të gjitha ato që unë ju urdhëroj: flitë e shkrumbimit, flitë e tjera tuajat, të dhjetat, ndihmesat e duarve tuaja, dhe të gjitha dhuratat e zgjedhura që tia kushtoni Zotit. 12 Aty do të gëzoheni në praninë e Zotit, Hyjit tuaj, ju, bijtë e bijat tuaja, shërbëtorët e shërbëtoret tuaja edhe leviti, që banon në qytetet tuaja, sepse ai nuk ka pronë as pjesë në mesin tuaj.
Përcaktime lidhur me fli
13 Ruaj se i kushton flitë e tua të shkrumbimit në çfarëdo vendi që të duket, 14 por vetëm në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur në njërën ndër fiset e tua, aty kushtoji flitë e tua të shkrumbimit dhe bëj gjithçka të urdhëroj unë. 15 Por, kurdo të të pëlqejë të hash mish, prej e ha mish me bekimin e Zotit, Hyjit tënd, që ta ketë dhënë, në çdo qytet tënd. Mund të hajë i papastërti dhe i pastërti asi mishi siç hahet mishi i sutës dhe i kaprollit, 16 me përjashtim të gjakut; atë derdhe si ujin në tokë. 17 Por në qytetet e tua nuk guxon të hash të dhjetat e drithit, të verës e të vajit tënd, të përlindurit e bagëtive të tua të trasha e të imëta dhe asgjë prej atyre që i kushton as flitë vullnetare, as ndihmesat e duarve te tua: 18 por ata haji në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që ta ketë zgjedhur Zoti, Hyji yt, haji ti e biri yt e bija jote, skllavi yt e skllavja jote dhe leviti që jeton në qytetin tënd; e do të gëzohesh në praninë e Zotit, Hyjit tënd, për gjithçka të ketë ndërmarrë dora jote. 19 Ruaj se nuk kujdesesh për levitin gjatë gjithë kohës sa të jetosh në tokën tënde.
20 E kur ti ketë zgjeruar Zoti, Hyji yt, kufijtë e tu, siç të ka thënë, e të kesh dëshirë të hash mish sipas ëndjes së zemrës sate, ha mish sa të dëshirojë zemra jote. 21 Nëse vendi që e ka zgjedhur Zoti, Hyji yt, për të banuar Emri i tij, është larg, prej bagëtive të tua, të trasha ose të imëta, prej çfarë të ketë dhënë Zoti ‑ siç të kam urdhëruar ‑ e ha në qytetet e tua sipas dëshirës sate. 22 Haje po ashtu siç hahet mishi i sutës dhe i kaprollit; le të hanë i pastërti e i papastërti së bashku. 23 Porse ruaju të mos e hash gjakun; sepse gjaku është jeta e tyre dhe prandaj bashkë me mish nuk bën ta hash edhe shpirtin. 24 Mos e ha, por derdhe në tokë si ujët. 25 Mos e ha që të jesh mirë ti e bijtë e tu pas teje, pasi bën mirë para syve të Zotit.
26 Kurse gjërat që ti kesh shuguruar ose tia kesh kushtuar Zotit, merri e eja në atë vend që ta ketë zgjedhur Zoti, 27 dhe kushtoji flitë e tua të shkrumbimit, mishin e gjakun përmbi lterin e Zotit, Hyjit tënd; gjaku i theroreve të tua le të derdhet mbi lter, kurse mishin haje vetë.
28 Mbaji e dëgjoji të gjitha që po ti urdhëroj, e do të jesh i lumtur ti e bijtë e tu pas teje përgjithmonë, nëse do të bësh çështë e mirë dhe e pëlqyeshme para syve të Zotit, Hyjit tënd.
Kundër kultit të kananenjve
29 Kur Zoti, Hyji yt, ti ketë shpërndarë para fytyrës sate popujt te të cilët do të shkosh për ti bërë pronë, pasi ti kesh bërë pronë e të banosh në tokën e tyre, 30 ruhu se bie në leqet e tyre, pasi të jenë shpartalluar ata me hyrjen tënde, e i kërkon mënyrat si i kanë nderuar idhujt e thua: Siç i nderuan zotat e tyre këta popuj, po ashtu do ti nderoj edhe vetë. 31 Mos u sill në mënyrë të ngjashme me Zotin, Hyjin tënd! Ata bënë të gjitha poshtërsitë që i neveriten Zotit, Hyjit tënd, saqë hyjnive të tyre u dogjën si fli deri edhe bijtë e bijat e veta!
1Gjithçka ju urdhëroj, ruani e zbatoni; as mos shto gjë, as mos mungo!
Kundër ngashënjimeve ndaj idhujtarisë
2Po edhe sikur të ngrihet në mesin tënd ndonjë profet ose ndonjë ëndërrtar dhe të shtron një shenjë ose një mrekulli, 3 dhe sikur ajo shenjë ose mrekulli e parashtruar, të vërtëtohet, por ai të thotë: Të ndjekim të tjerë zota ‑ që ti nuk i ke njohur ‑ e tu shërbejmë atyre, 4 mos i dëgjo fjalët e atij profeti ose ëndërrtari, sepse Zoti, Hyji juaj, ju vë në provë, për të ditur a e doni apo nuk e doni atë me gjithë zemër e me gjithë shpirt. 5 Ndiqni Zotin, Hyjin tuaj, druani atë, mbani urdhërimet e tija, dëgjojeni zërin e tij, shërbejini atij e qëndroni të lidhur ngushtë me të! 6 Kurse ai profet dhe ai ëndërrtar i rremë, le të vritet, sepse ka folur me qëllim që tju largojë prej Zotit, Hyjit tuaj, i cili ju nxori nga toka e Egjiptit e të shpërbleu prej shtëpisë së skllavërisë; deshi të të bëjë ta lësh rrugën që ta ka urdhëruar Zoti, Hyji yt. Zhduke të keqen prej mesit tënd!
7Nëse do ta mbushë mendjen yt vëlla, biri i nënës sate, ose biri yt, ose bija jote, ose gruaja që e përaqafon, ose miku që e do si jetën tënde, e fshehtazi të thotë: Eja tu shërbejmë zotave të huaj, të cilët nuk i njohe ti as etërit e tu, 8 hyjnive të popujve të afërt ose të largët që ju rrethojnë prej njërit në skajin tjetër të vendit ‑ 9 mos prano, mos dëgjo, as të mos e falë syri yt që të kesh mëshirë e ta mbash fshehtë, 10 por vritie! Së pari le të lartësohet dora jote për ta vrarë e pastaj le ta lartësojë dorën e vet mbarë populli: 11 lë të vritet me gurë, sepse deshi të të largojë prej Zotit, Hyjit tënd, që të nxori nga toka e Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërisë, 12 që, kur të dëgjojë mbarë Izraeli, të ketë frikë, që të mos gjendet më ndokush në mesin tënd që ta bëjë një gjë të tillë.
13
Në qoftë se në ndonjë ndër qytetet që Zoti, Hyji yt, do të ti japë për të banuar në to, dëgjon se thonë disa: 14Dolën bijtë e Belialit prej mesit tënd dhe i ngashënjyen banorët e qytetit të vet dhe thanë: Ejani tu shërbejmë zotave të huaj, që nuk i njohët, 15 më së pari bëj hetime me kujdes e, pasi ta kesh peshuar hollë e hollë, po gjete se është e vërtetë çfarë thuhet: se është bërë kjo paudhësi në mesin tënd, 16
goditi me tehun shpatës banorët e atij qyteti dhe asgjësoje atë me gjithçka ka. 17 Pastaj mblidhi mbarë plaçkat në sheshin e tij dhe jepu zjarr bashkë me mbarë qytetin si fli shkrumbimi për nder të Zotit, Hyjit tënd. Le të mbetet gërmadhë e përhershme: të mos ndërtohet më askurrë! 18 Asgjë prej atyre që kanë qenë goditur me mallkim, të mos kapet assesi për dorën tënde që të largohet Zoti prej hidhërimit të zemërimit të vet, të ketë mëshirë për ty e të të shumojë siç iu përbetua etërve të tu; 19 kurdo që ta dëgjosh zërin e Zotit, Hyjit tënd, ti ruash të gjitha urdhërimet e tija, që unë sot po ti urdhëroj dhe të kryesh çfarë u pëlqen syve të Zotit, Hyjit tënd.
1 Jini për Zotin, Hyjin tuaj, bij! Mos u gërvishtni për të vdekur as mos e rruani kokën permbi sy. 2 Sepse ti je një popull që i je kushtuar Zotit, Hyjit tënd dhe Zoti të ka zgjedhur të jesh populli i tij i veçantë në mes të gjithë popujve që janë përmbi tokë.
Kafshët e pastra e të papastra
3 Mos hani asgjë që është e papastër!
4 Këto janë kafshët që mund ti hani:
kau, delja e dhia, 5 kaprolli, suta, dreri, dhia e egër, antilopa, bualli, dhia e shkëmbinjve. 6 Çdo bagëti ndër kafshët që e kanë thundrën e ndarë në dy pjesë plotësisht dhe ripërtypet, hajeni. 7 Nuk bën ti hani ato që, njëmend përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë, siç janë: deveja, lepuri, gjeri, sepse përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë: le të jenë të papastra për ju. 8 Edhu thiu, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, le të jetë për ju i papastër: mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat.
9 Prej të gjitha kafshëve që jetojnë në ujë, mund të hani këto: të gjitha ato që kanë fletëza dhe pare. 10 Ato që skanë fletëza dhe pare, mos i hani, sepse janë të papastra për ju.
11 Hani të gjithë shpendët e pastër, 12 por këto mos i hani: shqiponjën, shqiponjën kërmë‑ ngrënëse, shqiponjën e detit, 13 skifterin dhe çdo lloj sokoli, 14 çdo lloj korbash, 15 strucin, kukuvajkën e gjelarojën dhe çdo lloj petriti, 16 hutinin, zhytrën, ibisin, 17 mjellmën, peli‑ kanin, shqiponjën qafëshogët, 18 lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzën dhe lakuriqin, 19 Edhe çdo zvarranik që ka krahë, le të jetë i papastër për ju, dhe mos e hani. 20 Çdo shpend që është i pastër, hajeni.
21 Mos hani asnjë bagëti të cofur vetiu. Jepja ta hajë i ardhuri që banon ndër qytetet tuaja ose shitja shtegtarit: sepse ti je popull i shuguruar prej Zotit, Hyjit tënd.
Mos e ziej kecin në qumështin e sëmës.
Të dhjetat vjetore
22 Ndaj çdo vit të dhjetën e të gjitha prodhimeve të të mjellave të tua që të dalin nga toka. 23 Haje në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në vendin që ta ketë zgjedhur për të banuar emri i tij, të dhjetën e drithit, të verës e të vajit tënd, të parëlindurit e bagëtive të tua të trash e të imëta, që kështu të mësosh ta druash Zotin, Hyjin tënd, në çdo kohë. 24 Por kur rruga është e largët për ty dhe nuk do të mundti sjellësh të gjitha këto, sepse vendi që Zoti, Hyji yt, e ka zgjedhur për të banuar emri i tij, është tepër larg, e Zoti të ti ketë bekuar, 25 atëherë shiti të gjitha dhe çmimin e tyre merre me vete e shko në vendin që Zoti, Hyji yt, e ka zgjedhur, 26 e me ato para bli çka të pëlqen ty, qoftë bagëti të trashë ose të imët, verë ose musht ose çfarë të të deshirojë zemra; dhe ha aty në praninë e Zotit, Hyjit tënd, dhe gostitu me familjen tënde. 27 Le të hajë edhe leviti që është prej qytetit tënd: ruaju se e harron atë, sepse ai ska pjesë as pronë me ty.
Të dhjetat trivjetore
28 Në mbarim të çdo të tretit vit ndaj të dhjetën e të gjitha prodhimeve të atij viti dhe vëre te dera e qytetit tënd. 29 Atëherë le të vijë leviti që nuk ka pjesë as pronë me ty, i huaji, jetimi dhe e veja, që jetojnë brenda qytetit tënd, le ti hanë dhe le të ngihen, që të të bekojë Zoti, Hyji yt, në të gjitha veprimet e tua.
1 Në fund të çdo të shtatit vit, fali borxhet. 2 Ja, çështë Falja: kur i afërmi ose vëllai i ndokujt ka ndonjë gjë borxh, huadhënësi nuk mund tia kërkojë borxhin, sepse është viti i Faljes për nder të Zotit. 3 Prej të huajit mund ta kërkosh borxhin, por jo prej bashkëqytetarit e të afërmit, ske të drejtë ta kërkosh borxhin. 4 Assesi sbën të ketë te ti skamnor, sepse Zoti, Hyji yt, do të të bekojë në tokën që ka për të ta dhënë për pronë, 5 nëse do ta dëgjosh zërin e Zotit, Hyjit tënd, dhe nëse do ta zbatosh pikë për pikë këtë urdhërim që unë po ta jap sot, 6 sepse Zoti, Hyji yt, do të të bekojë siç ka premtuar.
7 Nëse ndonjë vëlla yti, që banon në ndonjë nga qytetet në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë ty, bie në skamje, mos u bëj zemërgur dhe mos e rrudh dorën tënde, 8 por hape atë për vëllanë tënd skamnor e huaji çka ka nevojë ai. 9 Ruhu të të mos gënjejë rastësisht mendimi i pashpirtë e të thuash në zemrën tënde: Po afrohet viti i shtatë i faljes dhe ti largosh sytë e tu prej vëllait tënd skamnor dhe të mos i japësh sa të të kërkojë hua. Ai do të këlthasë te Zoti kundër teje, e ky do të jetë mëkat për ty. 10 Por jepi dhe të të mos trishtohet zemra jote duke e ndihmuar, sepse në saje të kësaj Zoti, Hyji yt, do të të bekojë në çdo veprim që do të ndërmarrë dora jote.
11 Pasi nuk do të pushojë të ketë skamnorë në vendin e banimit tënd, së këndejmi edhe unë po të urdhëroj: hapja dorën tënde vëllait tënd të varfër, skamnorit tënd që jeton me ty në vendin tënd.
Skllavi
12 Në qoftë se të është shitur vëllai yt hebre ose hebreje, pasi të ketë shërbyer për gjashtë vjet, të shtatin vit lëshoje të lirë. 13 Kur ta lëshosh të lirë, mos e nis duarthatë, 14 por dhuroji ndonjë gjë prej grigjës sate, prej lëmës sate e prej shtrydhësit tënd, me ato gjëra me të cilat të ka bekuar Zoti, Hyji yt, 15 Mos harro se edhe ti ke qenë skllav në tokën e Egjiptit dhe të ka liruar Zoti, Hyji yt. Prandaj edhe po të urdhëroj kështu unë.
16 Por nëse ai thotë: Nuk dua të largohem prej teje, sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse tek ti, e ndijen veten mirë, 17 merre bizin dhe shpoja veshin në derën e shtëpisë sate e le të të shërbejë përgjithmonë. Njësoj bëj edhe me skllave.
18 Mos e ki të vështirë ta lëshosh të lirë, sepse ai të shërbeu për gjashtë vjet si ta kishe pasur rrogëtar. Zoti, Hyji yt, do të të bekojë në të gjitha veprimet që do të ndërmarrësh.
Të parëlindurit
19 Të gjithë të parëlindurit meshkuj që do të lejnë prej bagëtive të tua të trasha e të imëta, shugugoja Zotit, Hyjit tënd, mos e shtjer në punë pjellën e parë të gjedhit tënd as mos e qeth pjellën e parë të bagëtive të tua të imëta. 20 Haje ti dhe familja jote çdo vit në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur.
21 Por, nëse do të ketë ndonjë të metë, nëse është i çalë ose i verbët, ose ka çfarëdo mungese tjetër, mos ia kushto Zotit, Hyjit tënd, 22 por haje brenda shtëpisë sate; le ta hajë i pastërti dhe i papastërti pa dallim, siç hahet suta ose kaprolli. 23 Mos e ha gjakun e tyre, por derdhe në tokë si të ishte ujë.
1 Mbaje muajin Abib dhe kremtoji Pashkët për nder të Zotit, Hyjit tënd, sepse Zoti, Hyji yt, në muajin e Abibit natën të ka nxjerrë nga Egjipti. 2 Kushto si fli të Pashkëve për nder të Zotit, Hyjit tënd, në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar Emri i tij, bagëti të trasha e të imëta. 3 Me këtë fli mos ha asgjë të mbrume. Gjatë shtatë ditëve ha bukë të pabrume ‑ bukën e mjerimit ‑ sepse ke dalë përngut nga Egjipti, që për tërë jetën tënde ta kujtosh ditën e daljes prej Egjiptit. 4 Të mos shihet tek ti, askund brenda kufijve të tu, brumë për shtatë ditë; as prej mishit që të kesh prerë në mbrëmje të ditës së parë të mos mbetet për në mëngjes.
5 Nuk bën ta kushtosh flinë e Pashkëve në cilindo ndër qytete të tua që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë, 6 por vetëm në atë vend që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar Emri i tij, aty kushtoje flinë e Pashkëve në mbrëmje, në perëndim të diellit, në atë kohë kur ke dalë prej Egjiptit. 7 Zije dhe haje në atë vend që ta ketë zgjedhur Zoti, Hyji yt, e në mëngjes ngrihu e shko në çadrat e tua. 8 Për gjashtë ditë ha bukë të pabrume, të shtatën ditë le të mbahet tubimi kremtor për nder të Zotit, Hyjit tënd. Mos bëj kurrfarë pune!
Festa të tjera
9 Numëroji shtatë javë prej ditës në të cilën ua ke vënë draprin të korrave. 10 Atëherë kremto festën e Javëve për nder të Zotit, Hyjit tënd, duke sjellë ndihmesë vullnetare prej dorës sate prej atyre të mirave me të cilat do të të ketë bekuar Zoti, Hyji yt. 11 Gostitu në praninë e Zotit, Hyjit tënd, ti, djali yt e vajza jote, shërbëtori yt, shërbëtorja jote edhe leviti që është brenda qytetit tënd, i ardhuri, bonjaku e vejusha që janë tek ti në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për banesë të Emrit të vet. 12 Le të të bjerë ndër mend se edhe ti ke qenë skllav ne Egjipt. Prandaj mbaji e zbatoji këto urdhërime.
13 Edhe të kremten e Tendave festoje shtatë ditë pasi ti kesh bashkuar prodhimet e lëmës e të shtrydhësit. 14 Gostitu në festën tënde ti, djali yt e vajza, shërbëtori yt e shërbëtorja, leviti dhe ardhacaku, bonjaku e vejusha që jetojnë në qytetin tënd. 15 Festo për shtatë ditë në nder të Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që ta ketë zgjedhur Zoti, sepse Zoti, Hyji yt, do të bekojë të gjitha prodhimet e tokës sate dhe të gjitha veprat e duarve të tua e do të jesh i lumtur.
16 Tri herë në vit çdo mashkull yti do të paraqitet në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në vendin që ai ta ketë zgjedhur: në të kremten e Të pabrumeve, në të kremten e Javëve dhe në të kremten e Tendave. Të mos dalë para Zotit duathatë, 17 por secili le të kushtojë sa mundet sipas bekimit që tia ketë dhënë Zoti, Hyji yt.
Gjykatësit
18 Në çdo qytet që do të ta japë Zoti, Hyji yt, cakto gjykatës e mbikëqyrës për çdo fis tëndin. Ata le ta gjykojnë popullin me drejtësi. 19 Mos e shtrembëro drejtësinë. Mos ji pajambajtës. Mos merr dhurata, sepse dhuratat i verbojnë sytë e të dijshmëve dhe e dëmtojnë çështjen e të drejtëve. 20 Drejtësinë, dhe vetëm drejtësinë kërko, që të jetosh dhe ta marrësh për pronë tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë.
Shmangie në kult
21 Mos ngul banir as kurrfarë lënde përbri lterit të Zotit, Hyjit tënd, që do ta ndërtosh. 22 Mos ngul as gurngul, që e urren Zoti, Hyji yt.
1 Mos i flijo Zotit, Hyjit tënd, as bagëti të imët as begëti të trashë që ka të metë ose çfarëdo mungese, sepse kjo do të ishte poshtërim për Zotin, Hyjin tënd.
2 Nëse gjendet në mesin tënd, në ndonjërin ndër qytetet e tua, që Zoti, Hyji yt, do ti japë, burrë ose grua që bën çka është e keqe ndër sy të Zotit, Hyjit tënd, dhe e prishin besëlidhjen e tij 3 dhe shkojnë e u shërbejnë hyjnive të tjera dhe i ardhurojnë ato: Diellin, Hënën ose cilindo ndër trupat qiellorë, gjë që unë e kam ndaluar 4 dhe për këtë gjë të vënë në dijeni, dhe, pasi ta kesh shqyrtuar me kujdes këtë, e gjen se është e vërtetë, se është bërë kjo poshtërsi në Izrael, 5 atëherë këtë njëri ose këtë grua, nxirre në derë të qytetit ku e ka bërë këtë poshtërsi, dhe le të vritet me gurë. 6 I dënuari duhet të vritet vetëm me dëshmimin e dy ose tre dëshmitarëve: të mos vritet askush në bazë të dëshmimit të një njeriu të vetëm. 7 Dora e dëshmitarëve duhet të ngrihet e para për ta vrarë dhe pas tyre le të ngrihet dora e mbarë popullit. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd.
Gjykatësit levitë
8 Nëse ndodh që ta kesh tepër të vështirë të gjykosh mbi natyrën e ndonjë rasti të derdhjes së gjakut, të ndonjë çështjeje o të ndonjë varre, shko në vendin që ta ketë zgjedhur Zoti, Hyji yt, 9 dhe drejtoju priftërinjve levitë dhe gjykatësit që të jetë në detyrë asokohe. Pyeti ata, nëse duan të ndajnë drejtësi. 10 Ti atëherë bëj sipas vendimit gjykues që të kenë thënë në vendin që Zoti ta ketë zgjedhur. Bëj gjithçka si të të kenë mësuar ata, 11 sipas urdhrit që të kenë dhënë dhe sipas vendimit gjykatës që të kenë marrë. Mos iu shmang as djathtas as majtas!
12 Ai njeri që prej kryelartësisë nuk do ta dëgjojë urdhrin e priftit që aso kohe i shërben Zotit, Hyjit tënd, as vendimin e gjykatësit, ai njeri le të vdesë. Kështu do ta heqësh të keqen prej mesit të Izraelit. 13
Mbarë populli, kur të dëgjojë, do të frikësohet dhe askush më sdo të sklerotet me krenari.
Mbreti
14 Kur të kesh hyrë në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë, kur ta kesh bërë pronë e të banosh në të dhe atëherë të thuash: Dua të vë mbi mua një mbret siç e kanë të gjitha kombet përreth meje, 15 vëre për mbret atë që ta ketë zgjedhur Zoti, Hyji yt, prej vëllezërve të tu. Nuk guxon të vësh për mbret tëndin një njeri të një kombi tjetër, që nuk është vëllai yt.
16 Por të mos ketë shumë kuaj dhe të mos gabojë ta çojë popullin e vet në Egjipt për ta rritur numrin e kuajve, sepse Zoti ju ka urdhëruar të mos ktheheni më assesi për këtë rrugë. 17 Gjithashtu të mos ketë shumë gra, që të mos e lëshojë rrugën zemra e tij. Po ashtu të mos ketë as argjend e ar për së tepërmi.
18 E kur të hipë në fronin e mbretërisë së vet, le ta bëjë një dyshëritje të këtij ligji për përdorimin e vet e ta marrë prej peifërinjve levitë. 19 Le ta ketë gjithmonë me vete, le ta lexojë për çdo ditë të jetës së vet, që të mësojë ta ketë frikë Zotin. Hyjin e vet, ti mbajë të gjitha urdhërimet e këtij ligji e ti zbatojë këto rregullore që i urdhëron Ligji. 20 Të ruhet që të mos i rritet mendja nga krenaria përmbi vëllezërit e vet dhe të mos u shmanget këtyre urdhër‑ imeve as djathtas as majtas, që të sundojë për një kohë të gjatë ai dhe bijtë e tij në mes të Izraelit.
1 Priftërinjtë levitë ‑ mbarë fisi i Levit ‑ të mos kenë trashëgim as pronë me izraelitët e tjerë. Le të jetojnë prej flive të Zotit e prej trashëgimit të tij. 2 Nuk do të kenë trashëgim në mes të vëllezërve të vet: vetë Zoti është trashëgimi i tyre, sikurse edhe u ka thënë.
3 Kjo është e drejta e priftërinjve prej popullit e prej atyre që kushtojnë fli: si në flijofshin bagëti të trashë ashtu edhe të imët, priftit le ti japin shpatullën, dy fulqinjtë dhe mullëzën, 4 frytin e parë të drithit tënd, të verës, të vajit, të qethjes së deleve të tua. 5 Sepse atë e zgjodhi Zoti, Hyji yt, prej të gjitha fiseve të tua, që të qëndrojë e të shërbejë në emër të Zotit, ai dhe bijtë e tij përgjithmonë.
6 Nëse ndonjë levit dëshiron me gjithë shpirt të dalë prej cilitdo qytet në Izrael ku ai banon, e dëshiron të shkojë në vendin që Zoti ta ketë zgjedhur, 7 mund ta kryejë shërbesën aty në emër të Zotit, Hyjit të vet, si të gjithë vëllezërit e tij levitë që banojnë aty në praninë e Zotit. 8 Le të marrë të njëjtën sasi për ushqim siç e marrin të tjerët, vëllezërit e tij, pa marrë parasysh sa i ka takuar prej shitjes së pasurisë së babait.
Profetët
9 Kur të kesh hyrë në tokën që Zoti, Hyji yt, mendon të ta japë, ruhu e mos të pëlqejnë punët e poshtra të atyre popujve. 10 As të mos gjendet ndokush ndër ju që ta bëjë të kalojë djali ose vajza e tij nëpër zjarr, që të merret me shorti, me shqyrtim resh, me këqyrje shpatullash, që të bëjë magji, 11 që të shitojë, që të thërrasë shpirtrat e të vdekurve, ose xhindet, ose të kërkojë të vërtetën prej të vdekurve; 12 sepse të gjitha këto i urren Zoti dhe për shkak të këtyre paudhësive Zoti ata do ti dëbojë para teje. 13 Ji i përsosur dhe i patëmetë me Zotin, Hyjin tënd. 14 Popujt, tokën e të cilëve do ta bësh pronë, i dëgjojnë shortarët e falltarët. Kurse ti ke qenë mësuar ndryshe prej Zotit, Hyjit tënd.
15 Profet siç jam unë, do të zgjojë Zoti, Hyji yt, në popullin tënd, prej vëllezërve të tu: atë dëgjoje! 16 Mu ashtu siç kërkove prej Zotit, Hyjit tënd, në malin Horeb, kur qe bërë tubimi i përgjithshëm e kur the: Nuk dua më ta dëgjoj zërin e Zotit, Hyjit tim, dhe nuk dua ta shikoj më atë zjarr të madh, që të mos vdes. 17 Atëherë Zoti më tha: Folën krejtësisht me vend. 18 Do të ngre ndër ta, prej vëllezërve të tyre, një profet të ngjashëm me ty. Në gojën e tij do ti vë fjalët e mia dhe ai do tu flasë gjithçka unë kam për ti urdhëruar atij. 19 Ai që ska për ti dëgjuar fjalët e mia që ai do ti flasë në emrin tim, atë do ta ndëshkoj. 20 Kurse profeti që do të kishte guximin të fliste, i tradhtuar prej pacipjes, në emrin tim, çka unë nuk i urdhërova të flasë, ose flet në emër të hyjnive të huaja, le të vritet. 21 Ndoshta do të të shkojë nëpër mend të thuash vet me vete: Si do të mund ta dalloj fjalën që nuk e ka thënë Zoti?; 22 ja shenja: çkado që parakallëzoi profeti në emër të Zotit, e ajo nuk ndodhi, këtë nuk e ka thënë Zoti; e ka thënë profeti prej mendjes së vet me mendjemadhësi. Ske pse të kesh frikë prej tij.
1 Kur Zoti, Hyji yt, ti ketë asgjësuar popujt, tokën e të cilëve do të ta japë për pronë, e kur ta kesh marrë atë për pronë e të banosh në qytetet e në shtëpitë e saja, 2 në atë tokë që Zoti, Hyji yt, do të ta japë, ndaji tri qytete. 3 Ndreqi udhët dhe tokën ndaje në tri pjesë të barabarta, që të ketë sa më afër ku të strehohet ai që ikën për shkak të vrasjes.
4 Dhe, ja, rasti në të cilin vrastari mund të strehohet për të shpëtuar jetën: kur ndokush vret pa dashje të afërmin e vet, me të cilin më parë mund të vërtetohet se nuk ka pasur kurrfarë të keqeje, 5 por kishte shkuar me të thjesht për të prerë dru në pyll, dhe, ndërsa po priste dru, i shpëton prej dore sakica dhe hekuri del prej bishtit e i bie mikut të tij dhe e vret, i tilli le të strehohet në njërin ndër këto qytete e le ta shpëtojë jetën. 6 Se përndryshe, gjakma‑ rrësi, i shtyrë prej zemrës së frytë, e ndjek dhe e zë, nëse rruga është e gjatë, e godet e vdes ai që nuk e meritonte, sepse më parë nuk e urrente të afërmin. 7 Prandaj edhe po të urdhëroj: ndaji tri qytete me të njëjtën largësi prej njëri ‑ tjetrit!
8 E kur Zoti, Hyji yt, ti ketë zgjeruar kufijtë e tu, siç iu përbetua etërve të tu e ta ketë dhënë tërë tokën që ua premtoi atyre ‑ 9 nëse do ti mbash dhe do ti zbatosh të gjitha këto urdhërime që unë po ti jap, nëse do ta duash Zotin, Hyjin tënd, e nëse do të ecësh vazhdimisht udhëve të tija ‑ shto edhe tri qytete të tjera ‑ dyfisho numrin e këtyre tri qyteteve të përmendura ‑ 10 që të mos derdhet gjaku i pafajshëm në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë, që ti të mos jesh fajtor për gjakun e derdhur.
11 Por, ai që e urren të afërmin e vet, i vë pritë, e sulmon, e godet dhe ky vdes; nëse strehohet në njërin ndër këto qytete të përmendura, 12 atëherë krerët e atij qyteti le të çojnë njerëz që ta kapin, le tia dorëzojnë nga vendi i strehimit të zotit të gjakut, dhe ai le ta vrasë: 13 Mos ki mëshirë për të tillin! Kështu do ta heqësh prej Izraelit derdhjen e gjakut të pafajshëm e do të jesh i lumtur.
Kufijtë
14 Ruaj se i luan kufijtë e të afërmit tënd që kanë qenë vënë prej të parëve në pronën tënde që do ta marrësh në tokën që do të ta japë Zoti, Hyji yt, në trashëgim.
Dëshmitarët
15 Është krejtësisht pa vlerë dëshmimi i një dëshmitari të vetëm kundër kujtdo, çfarëdo faji ose delikti të ketë bërë ky; çështja duhet të vendoset me fjalën e dy ose tre dëshmitarëve.
16 Nëse paraqitet ndonjë dëshmitar i rrejshëm kundër ndokujt dhe e padit për kryengritje, 17 le të paraqiten të dy ata që janë në çështje para Zotit në praninë e prifërinjve e të gjykatësve që do të jenë në shërbim në atë kohë.
18 Dhe gjykatësit, pasi ta kenë shqyrtuar me ma të madhin kujdes e ta kenë gjetur se dëshmitari i rremë ka thënë një gënjeshtër kundër vëllait të vet, 19 le tia bëjnë atij siç mendoi ai tia bëjë vëllait të vet. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd. 20 Të tjerët, kur të dëgjojnë për këtë, do të tremben dhe më nuk do të kenë guxim assesi të bëjnë punë të tilla. 21 Mos ki mëshirë për të!
Ligji i hakmarrjes
Jetën për jetë, syrin për sy, dhembin për dhëm, dorën për dorë, këmbën për këmbë kërko edhe ti!
1Kur të dalësh në luftë kundër armiqve të tu e të shohësh kalorësi, karroca e shumicë më të madhe ushtrie të armikut se sa është jotja, mos ua ki frikën, sepse Zoti, Hyji yt, që të ka nxjerrë nga Egjipti, është me ty!
2Kur të jetë koha të fillojë luftimi, le të dalë prifti para aradheve dhe kështu le ti flasë popullit:
3Dëgjo, Izrael! Ju sot po filloni luftën kundër armiqve tuaj. Të mos ju liget guximi juaj! Mos u trembni! Mos u tërhiqni, mos ua kini frikën! 4 Paj, vetë Zoti, Hyji juaj, do të vijë me ju dhe për ju do të luftojë kundër armiqve tuaj për tju shpëtuar nga rreziku.
5Po edhe mbikëqyrësit nëpër çdo njësi le ti shpallin ushtrisë:
A është këtu ndokush që ka ndërtuar shtëpi të re dhe nuk ka hyrë ende në të? Le të kthehet në shtëpinë e vet që rastësisht të mos humbasë në luftë e të hyjë një tjetër në të! 6 A është këtu ndonjë njeri që e ka mbjellë vreshtin dhe nuk e ka vjelë ende? Le të kthehet në shtëpinë e vet që rastësisht të mos vdesë në luftë e ta vjelë një tjetër! 7 A është këtu ndokush që është fejuar dhe nusen nuk e ka marrë ende? Të niset e të shkojë në shtëpinë e vet që rastësisht të mos vdesë në luftë e atë ta marrë një tjetër!
8Mbikëqyrësit, pasi ti kenë thënë këto, le ti thonë popullit: A është këtu ndonjë njeri frikacak e zemërlig? Të niset e të çajë në shtëpi të vet që të mos i ligështojë zemrat e vëllezërve të vet, siç e ka kap;uar frika atë!
9 Pasi mikëqyrësit ti kenë dhënë fund bisedës së vet drejtuar popullit, le të vihen prijësit ushtarakë në krye të popullit. «
Pushtimi i qyteteve
10 »Kur ti jesh afruar ndonjë qyteti për ta sulmuar, më së pari lute për paqe. 11 Nëse të dëgjon dhe ti hapë dyert, të gjithë popullin që gjendet brenda, vëre nënangari, le të punojë për ty. 12 Por nëse nuk duan të lidhin paqe me ty dhe fillojnë luftën me ty, sulmoje. 13 Kur të ta ketë lëshuar në dorë Zoti, Hyji yt, preje me shpatë gjithcilin mashkull që është në të, 14 me përjashtim të grave e të foshnjave, të bagëtive e të gjërave të tjera që janë në qytet. Mbarë prenë merre për vete dhe ushqehu me prenë e armiqve që do të ta japë Zoti, Hyji yt.
15Kështu vepro edhe me të gjitha qytetet që janë shumë larg prej teje e nuk janë prej qyteteve të këtyre popujve, që do ti marrësh në trashëgim. 16 Prej këtyre qyteteve që do të të jepen ty, mos lër gjallë asnjë për be, 17 por preji me teh të shpatës: heteun, amorreun, kananeun , ferezeun, heveun e jebuseun ashtu siç të ka urdhëruar Zoti, Hyji yt, 18 që të mos ju mësojnë ndoshta të bëni të gjitha ato poshtërsi që ua bënë ata hyjnive të tyre e të mëkatoni kundër Zotit, Hyjit tuaj.
19Kur ti bësh rrethim ndonjë qyteti për një kohë të gjatë e ta rrethosh me vegla sulmi për ta pushtuar, mos e përdor sakicën për ti prerë pemët e tija, prej të cilave mund të ushqehesh. Pse, a është njeri pema që ta sulmosh? 20 Por pemët që sjanë frutore, preji dhe prej tyre puno vegla lufte derisa ta pushtosh qytetin që lufton kundër teje.
1 Kur të gjendet në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë, kufoma e njeriut të vrarë ‑ e nuk dihet se kush do ta ketë vrarë ‑ 2 le të dalin pleqtë e gjykatësit e tu dhe le ta masin prej vendit të kufomës largësinë e secilit qytet përreth, 3 dhe, kur ta gjejnë se cilin qytet e ka më afër i vrari, pleqtë e atij qyteti le ta marrin një mëshqerrë që nuk është mbrehur në zgjedhë e nuk e çau tokën me pallë, 4 dhe le ta çojnë te një përrua i përhershëm, në një vend ku kurrë nuk është lëruar as mbjellë dhe aty le ti presin qafën mëshqerrës.
5 Atëherë le të afrohen priftërinjtë, bijtë e Levit, të cilët Zoti, Hyji yt, i ka zgjedhur ti shërbesojnë dhe të bekojnë në emër të tij dhe fjala e tyre i jep fund çdo çështjeje e ngatërrese.
6 Të gjithë pleqtë e qytetit që e ka më afër i vrari, le ti lajnë duart përmbi mëshqerrën e prerë përbri përroit 7 e le të thonë: Duart tona nuk e derdhën këtë gjak as sytë tanë nuk e panë. 8 Fale popullin tënd që e shpërbleve, o Zot, e mos kërko gjak të pafajshëm në mes të popullit tënd, Izraelit. Kështu ata do të jenë të lirë nga gjakmarrja. 9 Kurse ti do ta mënjanosh derdhjen e gjakut të pafajshëm, nëse do të bësh atë që është e drejtë në sytë e Zotit.
Robërit e luftës
10 Kur të kesh dalë për të luftuar armiqtë e tu dhe Zoti, Hyji yt, ti lëshon në duar të tua ti zësh robër 11 dhe në numrin e të zënëve rob sheh ndonjë grua të bukur që të pëlqen dhe dëshiron ta marrësh për grua, 12 merre e çoje në shtëpinë tënde. Ajo le ti rruajë flokët e le ti presë thonjtë. 13 Le ta heqë petkun e skllavërisë dhe për një muaj le të qëndrojë në shtëpinë tënde e le ti qajë babain e nënën e vet. Atëherë afroju asaj si burrë e le të bëhet gruaja jote. 14 Por, nëse më vonë nuk të pëlqen më, lëshoje të lirë: nuk ke të drejtë ta shesësh me para ose të sillesh me të si me një skllave, sepse e ke pasur grua.
E drejta e parëlindësisë
15 Nëse një njeri ka dy gra e njëra i pëlqen e tjetra nuk i pëlqen, dhe të dyja i lindin fëmijë; por i parëlinduri është i asaj që nuk i pëlqen, 16 dhe nëse do tua ndajë pasurinë fëmijëve, nuk guxon ta bëjë të parëlindur birin e asaj që i pëlqen e ta parapëlqejë në vend të birit të asaj që nuk i pëlqen, 17 por le ta pranojë për të parëlindur djalin e asaj që nuk i pëlqen dhe le ti japë dyfishin e gjithë pasurisë që ka, sepse ky është fryti i parë i fuqisë së tij, këtij i përkasin të drejtat e parëlindësisë.
Djali i pabindur
18 Nëse ndokujt i lind ndonjë djalë kryekëcyer e i pabindshëm, që nuk merr vesh as për babë as për nënë dhe ‑ i qortuar përbuz të dëgjojë ‑ 19 le ta marrin e le ta çojnë te pleqtë e qytetit të vet, në vendin e gjyqit 20 dhe le tu thonë: Ky, djali ynë, është i padëgjueshëm dhe kryekëcyer: qortimet tona i përbuz, është i shfrenuar në qejfe e në fëlligështi dhe pijanec. 21 Le ta vrasin me gurë burrat e qytetit e le të vdesë. Le të zhduket e keqja prej mesit tuaj, le ta dëgjojë mbarë Izraeli e le të trembet.
Rregullore të ndryshme
22 Kur ndokush bën ndonjë mëkat për të cilin meriton dënimin me vdekje dhe vritet me varje në dru, 23 le të mos lihet kufoma e tij në dru, por po atë ditë le të varroset, sepse i varuri është mallkim i Zotit. Mos e bëj të papastër tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë për pronë.
1 Kur ta shohësh kaun ose delen e humbur të vëllait tënd, mos kalo, por çoja vëllait tënd. 2 E nëse vëllai yt nuk është afër, ose nuk e njeh, çoje në shtëpinë tënde derisa ti kërkojë vëllai yt e ti marrë. 3 Po kështu vepro edhe me gomarin, me petkun e me çfarëdo gjëje që ti ketë humbur vëllait tënd: nëse i gjen, mos bëj sikur si pashë. 4 Nëse sheh se është rrëzuar gomari ose kau i vëllait tënd në rrugë, mos u shmang, por ngrije bashkë me të.
5 Gruaja të mos vishet me petka burrash as burri të mos i përdorë të vëshmet e grave: sepse kushdo bën kështu i velet Zotit, Hyjit tënd.
6 Nëse, duke bërë rrugë, në një dru ose në tokë gjen një çerdhe të ndonjë shpendi dhe nënën duke ndenjur mbi zogj ose mbi vezë, mos ua merr zogjve nënën, 7 por lëre nënën të shkojë e merri zogjtë. Kështu do të jesh fatmirë e jetëgjatë.
8 Kur të ndërtosh shtëpi të re, bëji mur përreth tarracës që e mbulon dhe kështu nuk do të biesh në gjak nëse ndokush thyen qafën prej saj.
9 Mos mbill tjetër gjë në vreshtin tënd që të mos shugurohet njëherësh e çka mbolle e fryti i vreshtit.
10 Mos lëvro me një ka e me një gomar së bashku.
11 Mos vish petk të punuar me lesh e me li përzier.
12 Bëji thekë në katër këndet petkut me të cilin mbulohesh.
Zëri i mirë i gruas së re
13 Kur ndokush martohet dhe bashkëjeton me gruan, por pastaj e urren, 14 i shpifet për punë të liga e ia merr nderin duke thënë: Unë e mora këtë për grua, por kur iu afrova nuk e gjeta të virgjër, 15 atëherë i ati dhe e ëma e vajzës le ti marrin e le ti çojnë me vete shenjat e virgjërisë së vajzës te pleqtë e qytetit, te dera. 16 I ati le të thotë: Këtij burri ia dhashë bijën time për grua. Ky, pasi e urren, 17 ia qiti zërin e keq saqë thotë: Nuk e gjeta vajzën tënde të virgjër; e pra, ja shenjat e virgjërisë së vajzës sime. Atëherë le ta shtrijnë petkun para pleqve të qytetit. 18 Atëherë pleqtë e qytetit le ta marrin burrin e saj dhe le ta rrahin 19 e për më tepër le ta dënojnë me njëqind sikla të argjendtë, të cilët do tia japin babait të vajzës, sepse u përhap një zë tejet i keq për një virgjëreshë të Izraelit dhe i duhet ta marrë për grua dhe nuk do të mund ta lëshojë përjetë.
20 Por nëse është e vërtetë çthotë ai, nëse vajza vërtet nuk u gjete e virgjër, 21 le ta qesin te dera e babait të saj dhe burrat e atij qyteti le ta vrasin me gurë dhe le të vdesë, sepse bëri poshtërsi në Izrael: fëlligështoi në shtëpinë e tet. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd.
Kurorëshkelja dhe fëlligështia
22 Nëse gjendet ndonjë njeri që fle me gruan e tjetërkujt, le të vriten të dy, burri dhe gruaja. Kështu do ta çrrënjosësh të keqen nga Izraeli.
23 Nëse një vajzë të virgjër, të fejuar për burrë, e gjen ndokush në qytet dhe fle me të, 24 çoni të dy te dera e atij qyteti dhe vritni me gurë derisa të vdesin: vajzën, sepse nuk lëshoi kushtrimin, pasi ishte në qytet, trimin, sepse e dhunoi gruan e të afërmit të vet, Kështu do ta çrrënjosësh të keqen prej mesit tënd. 25 Por, nëse trimi e gjen në fushë vajzën e fejuar, e kap dhe e dhunon, ai le të vritet vetëm; 26 vajzës mos i bëj asnjë të keqe, sështë fajtore për vdekje, sepse, sikur kur dikush çohet kundër vëllait të vet dhe e vret, po kështu pësoi edhe ajo vajzë: 27 ishte vetëm në fushë, kishte bërtitur vajza e fejuar, por sqëlloi askush që ti ndihmonte.
28 Nëse një njeri gjen një vajzë të virgjër të pafejuar, e kap dhe mëkaton me të, dhe çështja del para gjykatësve, 29 ai që ka fjetur me të, le ti japë tet të vajzës pesëdhjetë sikla të argjendtë e le ta marrë për grua, sepse ai e ka dhunuar: nuk ka mundësi ta lëshojë për sa të jetë gjallë.
2 Njeriu i tredhur ose i qëruar ose me mashkullor të prerë, të mos hyjë në mbledhjen e Zotit.
3 As i përzieri të mos pranohet në bashkësinë e Zotit as në të dhjetin brez.
4 Amoniti dhe moabiti të mos hyjnë në mbledhjen e Zotit as në të dhjetin brez, askurrë, 5 sepse nuk deshën tju dalin në takim me bukë e me ujë në udhëtim kur kishit dalë prej Egjiptit dhe sollën kundër teje Balaamin, birin e Beorit, prej Faturit në Aramnaharaim, që të të mallkojë. 6 por Zoti, Hyji yt, nuk deshi të dëgjonte Balaamin dhe mallkimin e tij ta bëri bekim, sepse të do. 7 Kurrë mos bëj paqe me ta e mos u ndihmo të jenë mirë për sa të jesh gjallë, askurrë.
8 Mos e urre idumeun, sepse është vëllai yt, as egjiptianin, sepse ke qenë i ardhur në tokën e tij: 9 fëmijët e tyre në të tretin brez le të marrin pjesë në bashkësinë e Zotit.
Pastërtia e zemërimiës
10 Kur të jesh çuar në luftë kundër armiqve të tu, ruhu prej çdo gjëje të keqe. 11 Nëse gjendet ndër të tutë ndonjë njeri që nuk është në gjendje të pastër për shkak të derdhjes së farecit në gjumë, lë të dalë jashtë zemërimiës e të mos kthehet, 12 para se të lahet me ujë në mbrëmje; në perëndim të diellit le të rikthehet në fushim. 13 Të kesh një vend jashtë zemërimiës për të dalë për nevojë, 14 në brez mbarte një lopatë. Me të, kur të dalësh jashtë, çil gropën dhe, pasi të kesh kryer nevojën, mbuloje me dhe.
15 Sepse Zoti, Hyji yt, ecën nëpër fushimin tënd që të të ruajë ty e të ti dorëzojë armiqtë e tu. Le të jenë llogoret e tua të shenjta: bëj çmos që Zoti të mos shohë ndonjë gjë të pahijshëm në të, që të mos largohet prej teje.
Ligje shoqërore e të kultit
16 Mos ia dorëzo të zotit skllavin që, pasi ti ketë ikur, të ka rënë ndore ty. 17 Le të qëndrojë tek ti, në vendin tënd, në atë qytet që ti pëlqejë ta zgjedhe ndër qytetet e tua. Ruaju se e shfrytëzon!
18 Të mos ketë fëlligështi shenjtëroreje ndër bijat e Izraelit as fëlligështi shenjtëroreje ndër bijtë e Izraelit. 19 Mos e kushto pagën e lavires as çmimin e qenit në shtëpinë e Zotit, Hyjit tënd, sido që të jetë kushti që ti ta kesh bërë: sepse të dyja janë të urryeshme para Zotit, Hyjit tënd.
20 Mos i huajo vëllait tënd asgjë me kamatë: as para, as ushqime dhe asgjë tjetër. 21 Të huajit huajoj me kamatë. Kurse vëllait tënd huajoj pa kamatë çkado të ketë nevojë në mënyrë që të të bekojë Zoti, Hyji yt, në çdo veprimtari tënden në tokën që do të hysh për ta marrë për pronë.
22 Kur ti kesh bërë Zotit, Hyjit tënd, ndonjë kushtim, mos vono ta kryesh, sepse Zoti, Hyji yt, do ta kërkojë prej teje: ky do të ishte për ty mëkat. 23 Nëse nuk bën kushtim, nuk bën mëkat; 24 por çka të nxjerrin buzët e tua, mbaje, çka ti kesh kushtuar vullnetarisht Zotit, Hyjit tënd, zbatoje: i lirë dhe me gojën tënde e fole vetë.
25 Kur të kesh hyrë në vreshtin e të afërmit tënd, ha rrush sa të duash, por mos merr me vete në shportë. 26 Nëse hyn në drithëra të mikut, mund të thyesh kallinj me dorë, por mos korr me drapër.
1 Kur dikush martohet dhe jeton me të si me grua, por pastaj ajo nuk i pëlqen më, sepse ka gjetur diçka të pahijshme në të, i shkruan vërtetimin e lëshimit, ia jep në dorë dhe e dëbon prej shtëpisë, 2 dhe ajo si të ketë dalë prej tij, martohet me një tjetër, 3 por edhe atij nuk i pëlqen dhe i jep edhe ai dëftesën e ndarjes dhe e hedh prej shtëpisë së vet, ose ndoshta vdes, 4 burri i parë nuk mund ta marrë atë për grua, sepse ajo ka qenë përdhosur. Kjo do të ishte një poshtërsi ndër sy të Zotit. Ruaju se bën të mëkatojë toka që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë.
Masa të tjera mbrojtjeje
5 Njeriu që posa martohet, të mos shkojë në ushtri, të mos shkojë në luftë dhe të mos i vihet asnjë detyrë botore me rëndësi, por le të jetë i lirë në shtëpinë e vet për një vit e të gëzojë me gruan e vet.
6 Mos e merr peng mokrën ose gurin e sipërm të mokrës, pasi kështu do ti marrësh peng jetën e tij.
7 Nëse zihet ndokush që grabit vëllanë e vet, izraelitin dhe, pasi ta ketë shitur, merr çmimin e tij: i tilli le të vritet: çrrënjose të keqen prej mesit tënd!
8 Në rast të shfaqjes së gërbulës, ji shumë i kujdesshëm të mbash e të zbatosh gjithçka tju mësojnë priftërinjtë levitë: çu urdhërova atyre, ta kryeni me kujdes. 9 Të të bjerë në mend çfarë i bëri Zoti, Hyji yt, Marisë në udhëtim kur po dilnit nga Egjipti.
10 Kur ti huajosh të afërmit tënd, mos hyr në shtëpinë e tij për ti marrë pengun, 11 por qëndro jashtë dhe ai le të ta sjellë aty pengun e caktuar. 12 Nëse është skamnor, pengu i tij të mos e kalojë natën tek ti, 13 por menjëherë, në perëndim të diellit, ktheja që të flejë në petkun e vet e të të bekojë. Ti atëherë do të jesh i drejtë në sytë e Zotit, Hyjit tënd.
14 Mos ia moho shpërblimin nevojtarit e skamnorit qoftë ai prej vëllezërve të tu, qoftë edhe prej të ardhurve që banojnë me ty në tokën tënde brenda qyteteve të tua: 15 po atë ditë, para se të perëndojë dielli, jepja pagën e mundit të tij, sepse është skamnor dhe ashtu i dëshiron zemra e tij. Sepse përndryshe ai do të bërtasë drejt Zotit kundër teje: ky do të jetë për ty mëkat.
16 Për fajin e fëmijëve të mos vriten baballarët, as fëmijët për fajin e baballarëve: secili le të vdese për mëkatin e vet. 17 Mos e shtrembëro të drejtën e ardhacakut e të bonjakut as petkat e vejushës mos i merr peng. 18 Të të bjerë ndër mend se ke qenë skllav në Egjipt e prej andej të ka nxjerrë Zoti, Hyji yt; prandaj edhe po të urdhëroj ta zbatosh këtë gjë.
19 Kur të korrësh drithin në arën tënde e të kesh harruar ndonjë dorëz, mos u kthe për ta marrë, por lëre ta marrë ardhacaku, bonjaku e vejusha, që të të bekojë Zoti, Hyji yt, në çdo veprimtari tënde. 20 Nëse i ke shkundur ullinjtë, çtë kenë mbetur në pemë, mos u kthe për ti mbledhur për vete, por lërja ardhacakut, bonjakut e vejushës. 21 Nëse e ke vjelë vreshtin tënd, mos i mblidh vilet që kanë mbetur, por le të mbesin për ti përdorur ardhacaku, bonjaku e vejusha.
22 Mos harro se edhe ti ke qenë skllav në Egjipt! prandaj po të urdhëroj ta kryesh këtë gjë.
1 Kur të ketë ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet disave dhe çështjen ta kenë qitur para gjykatësve, le ti japin të drejtë atij që shohin se ka të drejtë, kurse fajtorin le ta dënojnë. 2 Nëse gjykatësi mendon se ai që mëkatoi meriton të ndëshkohet, le ta shtrijë përtokë e le të urdhërojë të rrahet me thupër para syve të tij; rrahja të jetë sipas masës së fajit. 3 Porse, të mos kalohet numri dyzet rëniesh, në mënyrë që, vëllai yt të mos largohet i rrahur më shumë, me plagë të mëdha dhe i copëtuar keqas para syve të tu.
4 Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë drithërat e tua.
Ligji i leviratit
5 Kur vëllezërit banojnë së bashku dhe njëri prej tyre vdes e nuk lë fëmijë, gruaja e të vdekurit të mos martohet me një tjetër jashtë shtëpisë, por le ta marrë për grua vëllai i të vdekurit që të mos i shuhet fara vëllait të vet. 6 Kështu i parëlinduri djalë që len prej saj, le të njihet djalë i të vdekurit që të mos i shuhet emri në Izrael. 7 Por, nëse vëllai nuk do ta marrë gruan e vëllait, le të shkojë gruaja te dera e qytetit, tua shtrojë çështjen pleqve e të thotë: Vëllai i tim shoq nuk do ta ngjallë emrin e vëllait të vet në Izrael, as të më marrë mua në martesë. 8 Pleqtë le ta thërrasin e le ta pyesin aty për aty. Nëse përgjigjet: Nuk dua ta marr për grua, 9 gruaja le ti afrohet, le tia heqë të mbathurën prej këmbës, le ta pështyjë në fytyrë e le të thotë: Kështu i bëhet njeriut që nuk e ndërton shtëpinë e vëllait të vet. 10 I tilli në Izrael le të quhet: Familje këmbëzbathuri.
Marrja në grindje
11 Nëse zihen e rrahen dy vetë e njëri i bie tjetrit, e gruaja e këtij për ta shpëtuar burrin prej atij që është më i fortë, shtrin dorën dhe e kap tjetrin për vete: 12 preja dorën dhe mos ki kurrfarë mëshire për të!
Shtojca
13 Mos mbaj në strajcën tënde peshore të ndryshme: më të madhe e më të vogël, 14 dhe mos ki në shtëpinë tënde ef më të madh e ef më të vogël. 15 Peshoren kije të përpiktë e të vërtetë. Po ashtu edhe efin kije të përpiktë e të vërtetë, që të jetosh shumë përmbi tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhenë. 16 Me të vërtetë Zotit tënd i velet ai njeri që bën këso punësh dhe Ai e kundërshton çdo padrejtësi.
17 Mos harro çfarë të bëri Amaleku kur ishe në udhëtim ndërsa po dilje prej Egjiptit, 18 sesi të ndeshi në udhëtim e i vrau në prapavijën tënde të gjithë ata që, të lodhur e të mbetur, ishin ulur të merrnin frymë, kur ti ishe i këputur prej urie e mundimi. Ai nuk e pati frikë Perëndinë. 19 Prandaj, kur Zoti, Hyji yt, ka për të të dhënë pushim prej të gjithë armiqve të tu që të rrethojnë, në tokën që Zoti ka për ta dhënë pronë, zhduke emrin e Amalekut nën kupën e qiellit. Ruaj se e qet në harresë!
1 Kur të hysh në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë, pasi ta kesh pushtuar e të kesh ngulur në të, 2 merri frytet e para të të gjitha prodhimeve të fushës që të kesh mbledhur prej tokës sate, që Zoti, Hyji yt, do të ta japë, e qiti në kaçile dhe shko në vendin që Zoti, Hyji yt, ta ketë zgjedhur për të banuar emri i tij aty, 3 afroju priftit që do të jetë asohere në shërbim dhe thuaji:
Sot po bëj dëshmi para Zotit, Hyjit tënd, se kam hyrë në tokën, për të cilën u përbetua etërve tanë se do të na e japë.
4 Atëherë prifti do ta marrë kaçilen prej dorës sate e do ta vërë para lterit të Zotit, Hyjit tënd.
5 Ti atëherë fol në praninë e Zotit, Hyjit tënd, e thuaj: Im atë ishtë një sirian endacak. Ai zbriti në Egjipt me pak njerëz dhe atje jetoi në dhe të huaj. U shtua e u bë popull i madh, i fortë e një shumicë pa masë. 6 Por egjiptianët na morën me të keq, na përndoqën dhe na bënë skllevër të mjerë.
7 Atëherë ne lëshuam britmë drejtë Zotit, Hyjit të etërve tanë. Ai na dëgjoi; e pa përvujtërimin tonë, mundin e të vështirat tona 8 dhe na nxori Zoti prej Egjiptit me dorën e vet të fuqishme e krahun e tendur, me tmerr të madh e me shenja e me mrekulli, 9 na pruri në këtë vend e na e dha trashëgim këtë tokë që rrjedh qumësht e mjaltë.
10 Dhe, ja, tani, o Zot, i solla frytet e para të tokës që ti ma dhe.
Atëherë vëri para Zotit, Hyjit tënd, dhe adhuroje Zotin, Hyjin tënd.
11 Gostituni me të gjitha të mirat që Zoti, Hyji yt, ti ka dhënë ty e familjes sate, ti, leviti dhe i ardhuri që është me ty.
Të dhjetat trivjetore
12 Kur të kesh kryer së ndari të gjitha të dhjetat e mbarë prodhimeve të tua, ‑ vitin e tretë ‑ vitin e të dhjetave ‑ dhe brenda dyerve të tua tu kesh dhënë të hanë e të ngopen leviti, ardhacaku, bonjaku e vejusha, atëherë, para Zotit, Hyjit tënd, 13 thuaj:
Çka ishte e shugurur e kam hequr prej shtëpisë sime. I kam dhënë levitit, ardhacakut, jetimit e vejushës po ashtu si më ke urdhëruar ti. Nuk i shkela urdhrat e tu dhe nuk i kam harruar urdhërimet e tua. 14 Nuk kam ngrënë asgjë kur isha në e zi, nuk kam ndarë asgjë prej tyre kur isha i papastër, dhe nuk dhashë asgjë prej tyre për të vdekur. E kam dëgjuar zërin e Zotit, Hyjit tim, dhe bëra gjithçka si më ke urdhëruar ti.
15 Priri sytë e tu drejt banesës sate të shenjtë, prej qiellit, dhe bekoje popullin tënd, Izraelin, dhe tokën që na e dhe siç iu përbetove etërve tanë, tokën që rrjedh qumsht e mjaltë.
1 Atëherë Moisiu dhe pleqtë e Izraelit i urdhëruan popullit me këto fjalë: Mbani çdo urdhërim që unë po ju jap sot. 2 Kur ta kaloni Jordanin në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë ty, merr gurë të mëdhenj, dhe lyeji me gëlqere. 3 Në ta shkruaj të gjitha fjalët e këtij Ligji kur ta kesh kaluar Jordanin për të hyrë në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë, në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, siç të ka thënë Zoti, Hyji i etërve të tu. 4 Kur ta kaloni, pra, Jordanin, atëherë këta gurë, sipas urdhrit që unë po ju jap sot, ndreqni në malin Hebal dhe lyeni me gëlqere.
5 Aty ndërtoje për nder të Zotit, Hyjit tënd, një lter gurësh të paprekur nga hekuri, 6 të palatuar dhe aty kushtoja Zotit, Hyjit tënd, flitë e shkurmbimit. 7 Kushto edhe fli paqeje, ha aty e gostitu në praninë e Zotit, Hyjit tënd. 8 Shkruaj mirë e qartë mbi gurë të gjitha fjalët e këtij Ligji.
9 Moisiu dhe priftërinjtë levitë i thanë mbarë Izraelit:
Dëgjo me vëmendje, o Izrael! Sot je bërë populli i Zotit, Hyjit tënd! 10 Dëgjoje zërin e tij dhe zbatoji urdhërimet e ligjet e tija, që unë sot po ti urdhëroj.
11 Atë ditë Moisiu i urdhëroi popullit e i tha:
12 Këta le të qëndrojnë mbi malin Garizim pasi ta keni kaluar Jordanin për ta bekuar: Simoni, Levi, Juda, Isahari, Jozefi e Beniamini. 13 Dhe ja, këta le të qëndrojnë mbi malin Hebal për të mallkuar: Rubeni, Gadi, Aseri, Zabuloni, Dani, dhe Neftaliu.
14 Kurse levitët, me zë të lartë, le tu bëjnë këtë shpallje mbarë burrave të Izraelit:
15 Mallkuar qoftë ai njeri që punon idhull të gdhendur ose metali të shkrirë ‑ gjë që i neveritet Zotit ‑ që sështë por vepër e dorës së mjeshtrit, qoftë edhe ta mbajë fshehur!
E mbarë populli le të përgjigjet e të thotë: Amen!
16 Qoftë mallkuar ai që përbuz babain e nënën e vet!
Mbarë populli le të thotë: Amen!
17 Qoftë mallkuar ai që ia shtyn të afërmit kufirin!
Mbarë populli le të thotë: Amen!
18 Mallkuar qoftë ai që e bën të verbëtin ta humbasë rrugën!
E mbarë populli le të përgjigjet: Amen!
19 Qoftë mallkuar ai që i shkel të drejtën ardhacakut, bonjakut e vejushës!
E mbarë populli le të thotë: Amen!
20 Qoftë mallkuar kush fle me gruan e babait të vet, sepse zbulon mbulesën e shtrojës së tij!
E mbarë populli le të thotë:Amen!
21 Qoftë mallkuar kushdo fle me çfarëdo kafshe!
E mbarë populli le të thotë:Amen!
22 Qoftë mallkuar kush fle me motrën e vet, qoftë ajo bijë e babait, qoftë ajo bijë e nënës!
E mbarë populli le të thotë: Amen!
23 Qoftë mallkuar kush fle me vjehrrën e vet!
E mbarë populli le të thotë: Amen!
24 Qoftë mallkuar kush vret të afërmin e vet në moh!
E mbarë populli le të thotë: Amen!
25 Qoftë mallkuar ai që për para vret gjakun e pafajshëm!
E mbarë populli le të thotë: Amen!
26 Qoftë mallkuar kush sdo ti mbajë fjalët e këtij Ligji dhe ai që sdo ti vërë në zbatim!
E mbarë populli le të thotë:Amen!
1 Nëse do ta dëgjosh vërtet zërin e Zotit, Hyjit tënd, për ti mbajtur e për ti zbatuar të gjitha urdhërimet e tija, që unë po ti urdhëroj sot, Zoti, Hyji yt, do të të lartësojë mbi të gjithë popujt që jetojnë mbi tokë, 2 mbi ty do të bien të gjitha këto bekime dhe do të të mbulojnë, në qoftë se vërtet ke për ta dëgjuar zërin e Zotit, Hyjit tënd.
3 I bekuar do të jesh në qytet e i bekuar në fushë.
4 I bekuar do të jetë fryti i kraharorit tënd, fryti i tokës sate, fryti i bagëtive të tua, pjella e gjedhëve të tu dhe shtimi i deleve të tua.
5 I bekuar çarraniku yt dhe magjja jote!
6 I bekuar do të jesh kur të dalësh e kur të kthehesh!
7 Zoti vetë do ti shtrojë të mundur para teje armiqtë e tu që do të çohen kundër teje: do të dalin kundër teje nga një rrugë e vetme e do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë të ndryshme.
8 Zoti do të çojë bekimin mbi drithnikët e tu e në të gjitha veprat e duarve të tua: do të të bekojë në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë.
9 Zoti do të të bëjë popull të shenjtë për vete, po ashtu sikurse tu përbetua, në qoftë se do ti mbash urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd, dhe do të ecësh udhëve të tija. 10 Të gjithë popujt do të shohin se mbi ty ka qenë thirrur emri i Zotit e do të kenë frikë prej teje.
11 Zoti do të të mbushë me një mijë të mirat, me frytin e kraharorit tënd, me frytin e bagëtive të tua, me frytin e tokës sate për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tu se do të ta japë. 12 Zoti do të hapë për ty visarin e begatshëm të vetin ‑ qiellin ‑ për ti dhënë shi në kohën e përshtatshme tokës sate, për ti bekuar të gjitha veprat e duarve të tua. Shumë popujve do tu huajosh, kurse ti sdo të kesh nevojë huajimi. 13 Krye do të të bëjë Zoti e jo bisht, gjithmonë do të jesh lart e jo poshtë, në qoftë se do ti dëgjosh urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd, që unë sot po ti parashtroj ti kryesh e ti zbatosh, 14 nëse nuk do tu shmangesh fjalëve që unë po ju urdhëroj sot as djathtas, as majtas, nëse nuk do të shkosh pas hyjnive të tjera e nuk do ti adhurosh.
Mallkimet
15 Por në qoftë se nuk do ta degjosh zërin e Zotit, Hyjit tënd, duke mos i mbajtur e zbatuar të gjitha urdhërimet e tija e ligjet që unë sot po ti urdhëroj, mbi ty do të bien të gjitha këto mallkime e do të të mbulojnë:
16 I mallkuar do të jesh në qytet e i mallkuar në fushë.
17 I mallkuar do të jetë çaraniku yt dhe magjja jote.
18 I mallkuar do të jetë fryti i kraharorit tënd, fryti i tokës sate, pjella e gjedhëve të tu dhe shtimi i deleve të tua.
19 I mallkuar do të jesh kur të dalësh e kur të kthehesh.
20 Zoti do të çojë mbi ty mallkimin, shqetësimin e të mbrapshtën në të gjitha punët e tua që të prekësh me dorë, derisa të të shfarosë e të të zhdukë shpejtë për shkak të veprave të tua shumë të këqija me të cilat më le mua. 21 Zoti do të ngjeshë murtajën derisa ta tresë farën prej tokës, në të cilën do të hysh për ta trashëguar. 22 E Zoti do të të godasë me shfarosje, me ethe, me djegie, me zjarrmi, me thatësi, me kllogjën, me ndryshk e do të të përndjekë derisa të të tresë fara.
23 Qielli që është mbi kokën tënde do të bëhet i bronztë, kurse toka që shkel me këmbë, e hekurt. 24 Zoti do ta kthejë shiun e tokës sate në pluhur, hi do të bjerë prej qiellit mbi kokën tënde derisa të zhdukesh prej faqes së dheut.
25 Të dërrmuar, Zoti do të të dorëzojë para armiqve të tu: nëpër një rrugë do të dalësh kundër tyre dhe nëpër shtatë do të ikësh. Dordolec do të bëhesh për mbarë mbretëritë e botës. 26 Kufoma jote do të jetë pre e shpendëve të ajrit dhe e egërsirave të tokës: sdo të ketë as kush ti dëbojë!
27 Do të të godasë Zoti me çiban të Egjiptit, me brith, me strokë e me urth, prej të cilëve sdo të mund të shërohesh. 28 Marrëzi, verbësi e çmendje mbi ty do të çojë Zoti: 29 në pikë të ditës do të endesh verbërisht në errësirë siç endet i verbëti, e nuk do ta gjesh rrugën tënde. Do të jesh gjithmonë i ndrydhur dhe i shfrytëzuar, dhe sdo ta kesh atë që të të shpëtojë.
30 Tani martohesh, por dikush tjetër do të flejë me të!
Tani e ndërton shtëpinë, e dikush tjetër do të banojë në të!
Tani mbjell vreshtin, por sdo ta vjelësh ti!
31 Ndër sy të tu do të pritet kau yt, por ti sdo të hash prej tij! Ndër sy të tu do të rrëmbehet gomari yt, e nuk do të të kthehet më. Delet e tua do tu jepen armiqve të tu, e nuk do të gjendet kush të të ndihmojë.
32 Bijtë e tu e bijat e tua do ti jepen nje populli tjetër. Sytë e tu do shikojnë pas tyre e në lot do të shkrihen gjithë ditën e lume, por asgjë sdo të mund të bëjë dora jote. 33 Një popull që ti se njeh, do ti hajë frytet e tokës sate dhe djersën tënde dhe përherë do të jesh i ndrydhur i dërrmuar si një ditë për ditë. 34 Mendtë do të të dalin prej mjerimit që do të shohin sytë e tu.
35 Me çibanë të tmerrshëm në gjunjë e në pulpa Zoti do të të godasë, prej shputës së këmbës e në majë të kresë dhe nuk do të mund të shërohesh.
36 Ty dhe mbretin që do ta vësh të sundojë mbi ty, Zoti do tju tresë në një popull që se njohe ti as të parët e tu dhe atje do tu shërbesh hyjnive të huaja ‑ drurit e gurit.
37 Do të bëhesh surrat, lojë e përrallë për të gjithë popujt ndër të cilët të treti Zoti.
38 Shumë farë do të mbjellësh e pak do të korrësh, sepse karkaleci do ti përpijë të gjitha. 39 Vreshta do të mbjellësh e do ti punosh, por verë sdo të pish dhe asgjë sdo të vjelësh, sepse do ti hajë krimbi. 40 Ullinj do të kesh gjithkund në tokën tënde, por me vaj sdo të lyhesh, sepse do ti derdhin kokrrat të papjekura. 41 Bij e bija do të të lindin, por ti sdo ti gëzosh, sepse do të merren skllevër. 42 Të gjitha pemët e tua dhe frytet e tokës do ti hajë karkaleci. 43 Një ardhacak që të ndodhet në mesin tënd, do të dalë mbi ty e do të lartësohet, kurse ti do të biesh poshtë e më poshtë. 44 Ai do të të huajojë ty e ti sdo ti huajosh atij. Ai do të jetë krye e ti do të jesh bisht.
45 Të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty e duke të përndjekur, do të të pushtojnë derisa që të asgjësohesh, sepse nuk e dëgjove zërin e Zotit, Hyjit tënd, dhe nuk i mbajte urdhërimet e ligjet e tija, që ti ka dhënë. 46 Ato do të shërbejnë si shenjë emnese mbi ty e mbi pasardhësit e tu për jetë të jetëve.
Parakallëzim luftërash dhe mërgimi
47 Meqë nuk i shërbeve Zotit, Hyjit tënd, me gëzim e me hare të zemrës për shkak të brusnisë, 48 do ti shërbesh armikut tënd që do të ta çojë Zoti, në uri, në etje, në zhveshje dhe në skamje të plotë. Mbi zverkun tënd zgjedhë hekuri do të të mbërthejë derisa të ta marrë shpirtin.
49 Mbi ty Zoti do të sjellë një popull prej së largu, prej skajit të tokës, që do të fluturojë porsi shqiponja, një popull, të cilit nuk do të mund tia marrësh vesh gjuhën; 50 një popull të pashpirt që snderon plak e smëshiron të ri. 51 Ai do ta hajë frytin e bagëtive të tua e frytin e tokës sate derisa të të asgjësojë. Nuk do të të lërë as drithë, as verë, as vaj, as këmbë viçi as shtërri derisa të mos bëjë që të zhdukesh. 52 Ai do të të rrethojë në të gjitha qytetet e tua derisa të shpartallohen muret e tua të forta e të larta, në të cilat e kishe vënë shpresën, gjithkund në tokën tënde. Do të mbetesh i ngujuar brenda dyerve të tua në mbarë tokën tënde, të cilën do të ta japë Zoti, Hyji yt. 53 E gjatë rrethimit, prej gjendjes së mjerueshme në të cilën do të të shtrëngojë armiku yt, do të hash frytin e kraharorit tënd, mishin e bijve e të bijave të tua, që do të ti ketë dhënë Zoti, Hyji yt. 54 Njeriu, edhe më i ndjeshmi dhe më i buti ndër ju, do ta shikojë me sy të keq vëllanë e vet, gruan e vet dhe fëmijët e vet që do ti kenë mbetur ende gjallë, 55 që të mos i japë asnjërit prej tyre nga mishi i bijve të vet që do ta hajë, sepse si ka mbetuar asgjë tjetër gjatë rrethimit në mjerim që do të shtrëngojnë armiqtë e tu brenda të gjitha qyteteve të tua. 56 Gruaja, edhe më e ndjeshmja dhe më e buta ndër ju, qoftë dhe aq e ndjeshme dhe aq e butë saqë të mos i bëhej as ta vinte shputën e këmbës mbi tokë, do të shikojë deri edhe burrin e vet që e ka shtrënguar për zemër, të birin e të bijën 57 edhe do të fshihet për ta ngrënë tinëz tyre deri edhe shtratin që del prej kraharorit të saj edhe fëmijët që posa lindin për të mos u bërë pjesë atyre, sepse i mungon gjithçka për shkak të rrethimit në mjerim, që do të ngrehin armiqtë e tu brenda qyteteve të tua.
58 Nëse nuk do ti mbash dhe nuk do ti zbatosh të gjitha fjalët e këtij Ligji, që janë të shkuara në këtë libër, e nëse nuk do ta druash këtë Emër të lavdishëm e të tmerrshëm ‑ Zotin, Hyjin tënd, 59 atëherë Zoti do ti shtojë përtej mase plagët e tua e plagët e pasardhësve të tu, plagë të mëdha e të pashërueshme, sëmundjet më të rëndat e të përhershme. 60 Mbi ty do ti çojë të gjitha të këqijat e Egjiptit, që i ke drashtur dhe ty do të të mbulojnë. 61 Për më tepër edhe të gjitha sëmundjet e plagët e tjera, që nuk janë të shkruara në librin e këtij Ligji, mbi ty do ti çojë Zoti derisa të të ketë shqimur fare. 62 Prej jush sdo të mbesë veçse një numër i vogël njerëzish, prej jush që ishit shumë porsi yjet e qiellit, sepse nuk e dëgjove zërin e Zotit, Hyjit tënd.
63 Siç kënaqej Zoti më parë duke ju bërë mirë e duke ju shtuar, kështu do të gëzohet mbi ju duke ju humbur e duke ju shkatërruar, që të zhdukeni prej tokës, në të cilën do të hyni për ta trashëguar.
64 Do të të tresë Zoti nëpër popuj prej një skaji në skajin tjetër të tokës dhe atje do tu shërbesh zotave të huaj që si njohe ti as etërit e tu ‑ idhujve të drunjtë e të gurtë.
65 Madje mes këtyre popujve një herë sdo kesh pushim e nuk do të kesh vend për të pushuar shputën e këmbës sate. Atje Zoti do të të japë një zemër frikacake, sy të humbur, shpirt të dërrmuar. 66 Jeta jote do të jetë gjithmonë në rrezik: do të trembesh natë e ditë e sdo të jesh i sigurt për jetën tënde. 67 Në mëngjes do të thuash: A do ta pres mbrëmjen? E në mbrëmje: A do të ndjeh në mëngjes? për shkak të frikës së madhe të zemrës sate e për shkak të gjërave të tmerrshme që do ti shikosh me sytë e tu.
68 Në Egjipt në barka do të të kthejë Zoti, udhës për të cilën të kam pasë thënë: Kurrë sdo ta shikosh më! Atje do tu shiteni armiqve tuaj për skllevër e skllave, por sdo tju blejë kush!
FJALIMI I TRETË
69 Këto janë fjalët e bësëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut ta lidhë me bijtë e Izraelit në tokën Moab përveç asaj besëlidhjeje që lidhi me ta në Horeb.
1 Moisiu bashkoi mbarë Izraelin dhe u tha:
Ju patë vetë gjithçka u bëri Zoti në praninë tuaj në tokën e Egjiptit faraonit, nëpunësve të tij dhe mbarë vendit të tij: 2 provat e mëdha që i panë sytë e tu, shenjat e mrekullitë e mëdha. 3 Megjithatë, deri më sot, Zoti nuk ju dha mendje për të marrë vesh, sy për të parë e veshë për të dëgjuar.
4 Ju priva për dyzet vjet nëpër shkretëtirë. Nuk u shqyen petkat tuaja as su shtorën sandalet tuaja. 5 Bukë nuk hëngrët, verë as pije dehëse nuk pitë që ta dinit se unë jam Zoti, Hyji juaj. 6 Atëherë arritët në këtë vend. Rrugës na dolën para për të luftuar me ne Sehoni, mbreti i Hesebonit, dhe Ogu, mbreti i Basanit, e ne i shpartalluam. 7 E pushtuam tokën e tyre dhe ua dhamë për trashëgim Rubenit, Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.
8 Mbani, pra, fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe vini në zbatim që të dilni me faqe të bardhë në gjithçka të ndërmerrni.
Besëlidhja në Moab
9 Ju të gjithë po qëndroni sot para Zotit, Hyjit tuaj: krerët tuaj, fiset, pleqtë e mbikëqyrësit, çdo burrë izraelas, 10 fëmijët, gratë tuaja dhe ardhacaku yt që me ty banon në zemërimië, prej druprerësve deri tek ata që nxjerrin ujë për ty, 11 për të hyrë në besëlidhje të Zotit, Hyjit tënd, të përforcuar me përbetim, të cilën sot Zoti, Hyji yt, po e lidh me ty, 12 me qëllim që të të bëjë sot popull të vetin e që Ai të jetë Hyji yt, siç të ka thënë ty e siç u është përbetuar etërve të tu Abrahamit, Izakut e Jakobit. 13 E këtë bësëlidhje të përforcuar me përbetim nëmësjellës unë nuk po e lidh vetëm me ju, 14 por edhe me të gjithë të pranishmit këtu me ne para Zotit, Hyjit tonë, e me të gjithë ata që sot nuk janë këtu me ne.
15 Sepse e dini mirë se kemi jetuar në tokën e Egjiptit dhe se kaluam nëpër popuj, dhe duke i përshkuar ata, 16 i patë poshtërsitë dhe idhujt e tyre që i adhuronin: dru, gur, argjend e ar.
17 Të mos gjendet në mesin tuaj kurrsesi asnjë njeri, grua, familje, fis që ta ketë zemrën e tij sot të shkëputur prej Zotit, Hyjit tonë, e të shkojë tu shërbejë zotave të atyre popujve; të mos gjendet kurrsesi ndër ju asnjë rrënjë që prodhon helm e pelin! 18
Askush, pasi ti ketë dëgjuar fjalët e këtij përbetimi nëmësjellës, të mos llastohet në zemrën e vet e të thotë: Sdo të më mungojë asgjë edhe pse jetoj sipas mendjes sime. Le të shkojë e njoma nëpër të thatën! 19 Zoti atë sdo ta falë! Madje, atëherë edhe më tepër do të turfëllojë zemërimi i tij e zilia kundër atij njeriu, mbi të do të bien të gjitha mallkimet që janë të shkruara në këtë libër dhe Zoti do ta shlyejë emrin e tij për nën qiell! 20 Zoti do ta ndajë, për të keqen e tij, prej të gjitha fiseve të Izraelit, në përkim me të gjitha nëmët e besëlidhjes të shkruara në këtë libër të Ligjit.
Synimet e mërgimit
21 Dhe, ja, çdo të thotë breznia e ardhshme, fëmijët tuaj, që do të vijnë pas jush, dhe i huaji që do të vijë prej së largu, kur të shohin plagët e kësaj toke dhe sëmundjet me të cilat do ta ndëshkojë Zoti: 22 Mbarë toka sqenka tjetër veçse sulfur e kripë! Krejtësisht e djegur! Spaska pse të mbillet! Pa blerim! Su rritka asnjë pemë porsi në Sodomë e në Gomorrë, si në Adamë e në Seboim, që Zoti në zemërimin e vet i rroposi!
23 Mbarë popujt do të pyesin: Përse Zoti ia bëri kështu këtij vendi? Përse u ndez flakë gjithë ky zemërim?
24 Atëherë do të përgjigjen:Sepse e prishën besëlidhjen e Zotit, Hyjit të etërve të tyre, që e lidhi me ta, kur i nxori nga toka e Egjiptit, 25 dhe u shërbyen hyjnive të huaja dhe i ardhuruan ato: ‑ hyjni që nuk i njihnin e që Zoti nuk ua kishte caktuar. 26 Prandaj u zbraz hidhërimi i Zotit mbi këtë vend dhe ia çoi të gjitha mallkimet që janë të shkruara në këtë libër. 27 Zoti në hidhërimin e madh, në zemërim dhe me zemërim i shpërnguli prej vendit të tyre dhe i flaku në dhe të huaj, siç është edhe sot.
28 Fshehtësitë i takojnë Zotit, Hyjit tonë, kurse gjërat e zbuluara janë për ne e për fëmijët tanë që të vihen në zbatim të gjitha fjalët e këtij ligji.
1 Kur të vijnë mbi ty të gjitha këto gjëra, bekimi e mallkimi që sot po ti shtroj përpara, nëse do ti përbluash në zemrën tënde mes të gjithë popujve, ku do të të shpërndajë Zoti, Hyji yt, 2 e të kthehesh prej tij dhe ti dëgjosh urdhërimet e tija, pikë për pikë të gjitha që unë sot po ti urdhëroj, me bijtë e tu me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd, 3 atëherë Zoti, Hyji yt, do të ndryshojë fatin tënd, do të ketë mëshirë për ty, dhe përsëri do të të bashkojë prej të gjithë popujve nga të shpërndau më parë. 4 Po edhe nëse do të kesh qenë humbur deri në skajin e botës, edhe atje Zoti, Hyji yt, do të vijë të të marrë e do të të kthejë 5 dhe do të të shtjerë në tokën që e patën për pronë etërit e tu, dhe do ta marrësh. Do të të bëjë më të lumtur e më të shumtë se çqenë etërit e tu.
6 Zoti, Hyji yt, do ta rrethpresë zemrën tënde e zemrën e pasardhësve të tu, që ta duash Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd, me qëllim që të jetosh. 7 Zoti, Hyji yt, të gjitha këto mallkime do ti hedhë mbi armiqtë e tu e mbi ata që të urrejnë e të përndjekin. 8 Kurse ti do të kthehesh e do ta dëgjosh zërin e Zotit dhe to ti zbatosh të gjitha urdhërimet që unë sot po ti urdhëroj. 9 Atëherë Zoti, Hyji yt, do të bëjë të kesh gjithçka me brusni në të gjitha veprat e duarve të tua: në frytin e kraharorit tënd, në pjellën e bagëtive të tua, në frytet e tokës sate, në mbushullinë e të gjitha të mirave. Atëherë Zoti përsëri do të gjejë kënaqje në ty me të gjitha të mirat siç u kënaq edhe në etërit e tu.
10 Me qyshke veç që ta dëgjosh zërin e Zotit, Hyjit tënd, e ti ruash urdhërimet e ligjet e tija që janë të shkruara në këtë Ligj, e të kthehesh te Zoti, Hyji yt, me gjithë zemrën tënde e me gjithë shpirtin tënd.
11 Ky urdhër që unë po ta jap sot, nuk është tepër i vështirë për ty as nuk është tepër larg teje; 12 nuk është i vënë në qiell, që të thuash: Kush mund të ngjitet për ne në qiell për të na e sjellë që ta mësojmë e ta shtiem në veprim? 13 As nuk është përtej detit që të gjesh shkak të thuash: Kush do të mund të kalojë përtej detit për ne për të na e sjellë që ta njohim e të kryejmë çka është urdhëruar?
14 Jo, Fjala është krejtësisht afër teje, mu në gojën tënde, në zemrën tënde që ta zbatosh!
Dy udhët
15 Shiko! Unë sot po të lus ndër sy të tu me jetën e lumturinë po edhe mevdekjen e mjerimin. 16 Nëse do ti dëgjosh urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd, që unë sot po ti urdhëroj: ta duash Zotin, Hyjin tënd, të ecës urdhërimeve të tija, ti mbash urdhërimet, ligjet e rregulloret e tija, atëherë do të jetosh. Për më tepër, Zoti do të të shtojë e do të të bekojë në tokën që po hyn për ta trashëguar. 17 Por, nëse zemra jote shmanget e nuk do të dëgjosh dhe, i ngashënjyer nga gabimi, shkon e adhuron dhe u shërben zotave të tjerë, 18 unë sot po ju parakallëzoj: do të zhdukeni fare e do të vdisni në një kohë të shkurtër në tokën që, pasi ta keni kaluar Jordanin, do të hyni për ta trashëguar.
19 Thërras sot për dëshmitarë kundër jush qiellin e dheun: jua vura para jetën e vdekjen, bekimin e mallkimin.
Zgjidhe, pra, jetën, që të jetosh ti e trashëgimtarët e tu, 20 e duaje Zotin, Hyjin tënd, dëgjo zërin e tij, qëndroji besnik ‑ sepse ai është jeta jote, gjatësia e ditëve të tua ‑ që të banosh në tokën për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tu Abrahamit, Izakut e Jakobit, se do tua japë.
1 Moisiu erdhi e i drejtoi mbarë Izraelit këto fjalë.
2 Ai u tha:
Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç. Sjam më i zoti të dal as të hyj e sidomos pasi edhe Zoti më ka thënë: Ti sdo ta kalosh Jordanin! 3 Vetë Zoti, Hyji yt, do të kalojë para teje. Ai do ti asgjësojë këta popuj ndër sy të tu e ti do ti trashëgosh. Ty do të të prijë Jozuehu siç ka urdhëruar Zoti. 4 Zoti do të bëjë me ta siç ua bëri Sehonit e Ogut, mbretërve të amorrenjve e tokës së tyre kur ua treti farën. 5 Kur tjua dorëzojë, pra, bëni po ashtu siç ju kam urdhëruar. 6 Veproni trimërisht e kini guxim! Mos u trembni as të mos ju lëshojë zemra në praninë e tyre, sepse Zoti, Hyji yt, ai është prijësi yt; ai sdo të të lërë as sdo të heqë dorë prej teje.
7 Moisiu e grishi Jozuehun dhe i tha në sy të mbarë Izraelit: Ji burrë e ki guxim, sepse ti do ta shtiesh këtë popull në tokën për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tyre se do tua japë. Ti atë ndajua me short. 8 Vetë Zoti, që është prijësi yt, do të jetë me ty; ai sdo të të lëshojë as do të heqë dorë prej teje: mos u tremb as mos ki frikë!
Leximi ritual i Ligjit
9 Moisiu e shkroi këtë Ligj dhe ua dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit dhe të gjithë krerëve të Izraelit. 10 Moisiu u dha këtë urdhër: Çdo të shtatin vit ‑ vitin e Pajtimit ‑ në të kremten e Tendave, 11 kur të mblidhet mbarë Izraeli që të bashkohet në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur, lexoje këtë Ligj në praninë e mbarë Izraelit, që ta dëgjojnë të gjithë. 12 Bashkoje popullin ‑ trim e grua, të vegjël e të huaj që janë brenda qyteteve të tua ‑ që të dëgjojnë e të mësojnë e ta druajnë Zotin, Hyjin tuaj, ti mbajnë e ti zbatojnë të gjitha fjalët e këtij Ligji. 13 Edhe bijtë e atyre që ende nuk i dinë tani, le të dëgjojnë e le të mësojnë ta druajnë Zotin, Hyjin tuaj, në të gjitha ditët që do të jetoni në tokën që, pasi ta kaloni Jordanin, do ta merrni në trashëgim.
Udhëzime të Zotit
14 Atëherë Zoti i tha Moisiut:
Ja, po afrohet dita e vdekjes sate. Thirre Jozuehun e qëndroni në Tendën e takimit që ti jap urdhrat e mi. Shkuan, pra, Moisiu e Jozuehu e zunë vend në Tendën e takimit. 15 Aty Zoti u dëftua në shtyllën e resë e cila zuri vend në hyrje të Tendës.
16 Zoti i tha Moisiut:
Ja, ti do të flesh me etërit e tu e ky popull do të fillojë të lavirësojë duke u dhënë pas zotave të huaj të vendit, ku do të hyjnë. Atje do të më lërë mua dhe do ta zhbëjë besëlidhjen që lidha me të. 17 Atë ditë do të ndizet flakë hidhërimi im kundër tij. Do ti lë dhe do ta fsheh fytyrën time prej tyre. Do të sharrojë. Do ta mbulojnë të këqija të shumta e të vështira, saqë do të thotë: Vërtet, sepse Hyji nuk është me mua, më gjetën të gjitha këto të këqija. 18 E unë atë ditë do ta fsheh e do ta mbuloj fytyrën time për shkak të të gjitha të këqijave që do të bëjë duke ndjekur hyjnitë e huaja.
Kënga dëshmitare
19 Prandaj, shkruani për përdorimin tuaj këtë këngë. Mësoji bijtë e Izraelit le ta dinë përmendsh e ta këndojnë me zë, që kjo këngë të më jetë dëshmitare kundër izraelitëve. 20 Me të vërtetë, unë do ta shtie këtë popull në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, për të cilën iu përbetova etërve të tij. Porse, kur të ketë ngrënë e të jetë ngopur e të jetë majmur, ai do të kthehet kah zotat e huaj, atyre do tu shërbejnë, mua do të më përbuzin dhe do të zhbëjnë besëlidhjen time. 21 Pasi ta gjejnë një mijë të këqija e të zeza, kjo këngë do ti përgjigjet si dëshmitar kundër tij, sepse asgjë sdo ta shlyejë prej gojës së pasardhësve të tij. Sepse ia di mendimet që i ka edhe sot, para se ta shtie në tokën që i kam premtuar.
22 Kështu, pra, Moisiu e shkroi atë ditë atë këngë dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
Ligji vendoset pranë Arkës
23 Zoti i urdhëroi Jozuehut, birit të Nunit, e tha: Ki zemër e merr guxim; sepse ti do ta shtiesh Izraelin në tokën që i kam premtuar. Unë do të jem me ty.
24 Kur Moisiu e kreu së shkruari në libër këtë Ligj, 25 u urdhëroi levitëve që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit:
26 Merreni këtë libër të Ligjit dhe vendoseni në anë të Arkës së Besëlidhjes së Zotit, Hyjit tuaj, që të jetë aty dëshmitar kundër teje. 27 Sepse e njoh natyrën tënde kryengritëse dhe zverkun tënd të trashë. Kurse edhe sa qeshë vetë gjallë me ju, gjithmonë i kundërshtuat Zotit, aq më tepër do ti kundërshtoni pasi të kem vdekur unë!
Izraeli i bashkuar për të dëgjuar këngën
28 Bashkoni tek unë të gjithë krerët e të gjitha fiseve dhe mbikëqyerësit tuaj që, pasi të mi dëgjojnë të gjitha këto fjalë, ta thërras kundër tyre për dëshmitar qiellin e tokën. 29 Sepse e di se pas vdekjes sime do të veproni keq dhe do ta lini rrugën që jua urdhërova. Në të ardhmen do tju gjejnë të këqija, kur të bëni keq në praninë e Zotit, kur ta hidhëroni me veprat tuaja.
30 Atëherë Moisiu, ku po e dëgjonin të gjithë izraelitët, i tha deri në mbarim të gjitha fjalët e kësaj kënge.
1 Dëgjo, qiell, se dua të flas,
dëgjo, tokë, fjalët e gojës sime!
2 Mësimi im le të rrjedhë si shiu,
si vesa tm rigojë biseda:
si pikërrina përmbi bar,
si shtrëngata mbi livadh!
3 T Zotit Emrin do tlëvdoj:
lartësoni Hyjin tonë!
4 I qetë është Ai, nvepra i përsosur,
udhët e tij janë drejtësi:
Hyj besnik, pa asnjë tkeqe,
krejt i drejtë e i patëmetë.
5 Kundër Tij mëkatuan tposhtrit,
bami i mbrapshtë e plot marrëzirë.
6 A kështu po ia kthen Zotit,
komb i marrë e i pakripë?
A sështë Ai, vallë, baba yt,
që të dha jetë e njetë të mban?
7 Të tbien në mend kohërat e lashta,
të tbien në mend breznitë e shkuara!
Pyete tatë e do të t tregojë,
tparët e tu e do të tkallëzojnë!
8 Kur Zoti popujt i ndau,
kur i ndau bijtë e Adamit:
kufijtë popujve ua caktoi
sipas numrit t izraelitëve:
9 pronë e Zotit u bë populli i tij,
pjesë për vete mor Zoti Jakobin.
10 Gjetur e kish në një vend tshkretë,
nvend tmerrimi, ulërimi bishash.
E rrethoi, e përkujdesi,
e ruajti si bebn e syrit.
11 Si shqiponja që bën gjira
kur do zogjtë ti mësojë tfluturojnë,
mbi ta i hap e i palon krahët:
ashtu e mori Izraelin,
e mbarti mbi flatrat e veta.
12 Zoti vetëm e udhëhoqi,
tjetër zot nuk qe me Të.
13 E vendosi mbi bjeshkë tlarta,
tushqehej me fryte ttokës:
që të thithte mjaltë prej qete,
edhe vaj prej shkëmbi të gjallë;
14 tëlyen prej gjedhi, qumësht delesh,
e dhjamë qengjash edhe deshësh,
cjepsh të rritur prej basanëve,
maje mielli drithi të zgjedhur
e gjak rrushi të kulluar.
15 U majm Jakobi, qiti shqelma!
I majmë, plot dhjamë e rënë ngrazhd tmirë:
harroi Zotin që e krijoi,
e la Qetën që e shëlbon!
16 E ngacmuan me hyjni të huaja,
e hidhëruan me poshtërsi:
17 flijuan idhujve e jo Hyjit,
zotave që nuk i njihnin.
Dolën nshesh hyjni të reja
që si njihnin etërit tuaj.
18 E le Qetën që të lindi,
harrove Krijuesin tënd!
19 Pa Zoti dhe i përbuzi,
sepse e ngacmoi bami i vet.
20 Ftyrën ‑ tha ‑ do tfsheh prej tyre,
do tshikoj se çfund do të kenë!
Vërtet janë pjellë shumë e keqe,
bij, në të cilët besë nuk ka.
21 Më ngacmuan me zota të rremë,
më hidhëruan me idhuj tkotë.
Do ti ngacmoj dhe vetë me i popull,
që sështë popull askund, fare.
22 U ndez nmua flakë zemërimii,
flakë do tdigjet der nfund tnëndheut!
Shkrumb do tbëj tokë e prodhime,
do tdjeg malet der nthemel!
23 Do ti mbloj me tgjitha tligat,
nta shigjetat do tharxhoj!
24 Uria, ethe edhe murtaja
do ti zhdukë, do tu humbasë farën;
do tu çoj dhëmbë egërsirash,
helm gjarprinjsh që pluhurit zvarren!
25 Përjashta do ti presë shpata,
përbrenda do ti shkrijë frika
djaloshin sbashku me vajzën,
bashkë me foshnjën edhe trriturin.
26 Thashë, vendosa: Do ti zhduk:
sdo tpërmenden më ndër njerëz!
27 Por mvjen keq se do tkrenohen,
me madhështi do tthonë armiqtë:
I mundëm ne, jo dora e Hyjit!
28 Është një popull i paarsyeshëm,
urti në të aspak nuk ka!
29 Oh, tkuptonin, vesh tmerrnin
e për të ardhmen të kujdeseshin!
30 Si do tmundte një mijë,
ti vënë në ikje dy dy mijë,
po tmos i kishtë shitur Qeta,
lshuar tmos i kishte Zoti?!
31 Qeta e tyre sështë si jona:
armiqtë tanë e kanë provuar!
32 Hardhia e tyre, hardhi Sodome,
hardhi vreshtash të Gomorrës.
Rrushi i tyre helm i gjallë,
vilja e rrushit e thartë si uthull!
33 Vera e tyre helm dragonjsh,
farmak shlligash që sshërohet!
34 A sjanë kto nroje tek unë,
tkyçura nvisare tmia?
35 Thakmerrem e të shpërblej,
mua mtakon nkohën e duhur
nmomentin kur tketë marrë nthua.
Nuk është larg dita e shfarosjes,
fati i tyre vrap po afrohet!
36 Tdrejtë do ti japë popllit tvet Zoti,
përdëllim shërbëtorëve tvet,
kur tketë parë se e la fuqia,
dhe se e pati skllavi e i liri.
37 E do tthotë: Ku i kanë Tani zotat,
ku e kanë qetën që i shpresonin?
38 Ku janë Tani ato hyjni
që flive ua hanin dhjamin
e të njomjeve u pinin verën?
Le të ngrihen e tju ndihmojnë,
tju mbrojnë Tani që jeni ngushtë!
39 E shihni Tani se jam i Vetmi,
unë jam Zot e tjetër ska!
Unë vras e unë kthej në jetë;
unë godas e unë shëroj:
sshpëton kush prej dorës sime!
40 Deri në qiell e lartsoj dorën
them: Për jetë që tsosur s mka,
41 kur ta mprehi shpatë rrufenë
e tvendosem të bëj gjyq:
do tu hakmerrem armiqve tmi
e atyre që më urrejnë.
42 Me gjak do ti deh shigjetat,
me mish shpata do tmë ngopet:
me gjak të tvrarëve e trobëruarve,
me kokë prijësish të armikut!
43 Lëvdojeni, o popuj, popullin e tij,
sepse do tua marrë gjakun shërbëtorëve të vet,
e do tu hakmerret armiqve të vet,
kurse do të ketë dhimbje për tokën e popullit të vet.
44 Moisiu, pra, i përcjellë prej Jozuehut, birit të Nunit, erdhi dhe e tha krejt këtë këngë që e dëgjoi mbarë populli.
Ligji, burim jete
45 Kur i kreu Moisiu të gjitha këto fjalë që i drejtoheshin mbarë Izraelit, 46 u tha: Thadroni mirë në zemrat tuaja të gjitha fjalët që unë sot po i marr si dëshmi kundër jush. Urdhëroni fëmijët tuaj ti ruajnë, ti zbatojnë e ti shtien në veprim të gjitha urdhrat e këtij Ligji. 47 Sepse sështë kjo një fjalë e parëndësishme për ju, por është jeta juaj. Në saje të kësaj fjale do të jetoni jetë të gjatë në tokën që, me të kaluar të Jordanit, do ta merrni në trashëgim.
Lajmërimi i vdekjes së Moisiut
48 Po këtë ditë Zoti foli me Moisiun e i tha:
49 Ngjitu në malin Nebo, në malet e Abarimit, që është në tokën Moab, përballë Jerikut, dhe vëre tokën e Kanaanit, që unë do tua jap bijve të Izraelit për pronë. 50 Atëherë vdis në malin ku do të ngjitesh e bashkohu me të parët e tu siç vdiq edhe yt vëlla Aroni në malin Hor dhe qe bashkuar me të parët e vet, 51 sepse bëtë kundër meje një pabesënikëri në mes të bijve të Izraelit tek ujët e Meribatkadesit të shkretëtirës Sin: nuk e dëftuat shenjtërinë time para bijve të Izraelit. 52Shikoje së kundrualli vendin, por këmba jote sdo të shkelë në tokën që unë do tua jap bijve të Izraelit.
1 Dhe ja bekimi, me të cilin Moisiu, njeriu i Hyjit, i bekoi bijtë e Izraelit para se vdiq.
2 Ai tha:
Erdhi Zoti prej Sinait,
iu duk atyre prej Seirit,
u dëftua prej malit Faran
e mbërriti në Meribatkades
prej jugut të tij në Azedot.
3 Me të vërtetë i do Ai popujt;
të gjithë shenjtërit janë në dorë të tij
e kush të shkojë te këmbët e tija
e mëson fjalën e tij.
4 Moisiu neve një Ligj na dha,
pronë breznive ttubimit tJakobit.
5 U bë mbret tek i dashuri i vet
pasi u mblodhën prijësit e popullit
njëkohësisht me fiset e Izraelit.
6 Le të jetojë Rubeni dhe mos u shoftë,
porse tepër mos u shtoftë!
7 Ky është bekimi i Judës:
Dëgjoji, o Zot, Judës zërin
e bashkoje me popullin e vet.
Duart e tija le të luftojnë për të,
mbroje, o Zot, prej armiqve të tij!
8 E për Levin kështu foli:
Jepi Levit Tumim‑in e Urim‑in tënd,
i përkasin njeriut të shuguruar.
Ti në Masë e ke sprovuar
me të u grinde te ujët e Meribës.
9 Ky babait e nënës i tha:
Nuk ju njoh;
vëllezërit si njohu,
sdeshi për të bijtë të dijë!
Këta e ruajtën fjalën tënde,
këta e mbajtën besëlidhjen tënde.
10 Jakobit do tia mësojnë urdhërimet e tua,
Ligjin tënd Izraelit.
Për hundë të tua kem do të djegin,
fli shkrumbimi mbi lterin tënd.
11 Bekoje, o Zot, forcën e tij,
pranoji veprat e duarve të tija.
Këputi në kryq armiqtë e tij,
urrejtësit e tij kokën të mos e ngrenë!
12 Për Beniaminin tha:
I dashur pa masë prej Zotit, Beniamin,
bano i qetë pranë Tij!
Zoti e mbron gjithmonë
e do të banojë nën krahët e tij.
13 Edhe për Jozefin tha:
Bekuar qoftë prej Zotit toka e tij:
me dhurata që sjell vesa e qiellit,
me dhurata që sjell uji i nëntokës;
14 me fryte që dielli sjell
me më të mirat fryte që sjell ndërrimi i hënës,
15 me më të mirat fryte të bjeshkëve të lashta,
me dhurata të brigjeve të amshueshme;
16 me çështë më e mira nga toka e nga të gjitha
që ajo përmban.
Bekimi i Atij që u duk në kaçubë
rëntë mbi kokë të Jozefit,
mbi ballin e të shuguruarit ndër vëllezër.
17 Si e të parëlindurit të mëzatit, hijeshia e tij;
bri bualli brirët e tij:
me ta i ther e i hedh në erë popujt
deri në skajet e dheut!
Të tillë janë shumica e Efraimit,
të tilla janë mijërat e Manaseut!
18 Për Zabulonin tha:
Fatbardhë qofsh, Zabulon, në çetime,
e ti, o Isahar, brenda tendave të tua!
19 Do ti ftojnë popujt në bjeshkë
ku do të kushtojnë fli të ligjshme;
sepse thithin pasuritë e detit
dhe visaret nën rërë të fshehura.
20 Për Gadin tha:
Lum ai që Gadin e zgjeron!
Pushon madhështor porsi luani
që ia ka shpulpuar krahun e thërrmuar kokën presë.
21 Për vete i zgjodhi frytet e para:
pjesë ajo që prijësit i takon.
Në krye të popullit ia doli të arrijë,
e çoi në vend drejtësinë e Zotit,
të tijat synime me Izraelin.
22 Edhe për Danin tha:
Zog luani është Dani
që kërcen majë më majë prej Basanit!
23 Për Neftaliun tha:
Neftaliu i ngopur me hire të Zotit,
plot do të jetë me bekimet e tija:
det e jug janë prona e tij!
24 Po edhe për Aserin tha:
Qoftë bekuar ndër bij Aseri!
Më i pëlqyeshmi ndër vëllezërit e vet!
Këmba e tij rëntë në vaj!
25 Hekuri e bronzi shulat e dyerve të tua,
sa të jesh gjallë mos të mungoftë siguria!
26 Paj nuk ka si Hyji Jezurun:
kalëron qiellin për të të ardhur në ndihmë,
i madhërishëm përmbi re!
27 Strehim është Hyji i amshueshëm
ndihmë këtu poshtë krah i përhershëm.
Para teje e dëbon armikun
e urdhëron: Shpartalloje!
28 Në paqe jeton Izraeli,
burimi i Jakobit në vetmi
në tokë drithi e vere
ku prej qielli rigon vesa.
29 I lumi ti, o Izrael!
Ku mund të gjendet një popull tjetër
që e shpëton Zoti prosi ty?!
Ai është shqyti që të mbron,
palla që të sjell lavdi.
Armiqtë me të mirë do të të marrin,
porse ti do ti zotërosh.
1 Pra Moisiu u ngjit nga stepat e Moabit në malin Nebo, në majën Fazga, përballë Jerikut. Dhe Zoti ia dëftoi mbarë tokën Galaad deri në Dan, 2 mbarë Neftaliun e tokën e Efraimit e të Manaseut, mbarë tokën e Judës deri te Deti i Perëndimit, 3 Nagebin, rrafshin e luginës së Jerikut, qytetet e palmave, deri në Segor.
4 Zoti i tha: Kjo është toka për të cilën iu përbetova Abrahamit, Izakut e Jakobit e thashë: Farës sate do tia jap.
E pe me sytë e tu, por këmba jote sdo të kalojë në të.
5 Moisiu, shërbëtori i Zotit, vdiq aty, në dheun e Moabit, me dashje të Zotit. 6 E varrosi në luginë, në tokën e Moabit përballë Betfegorit. Askush, deri në ditën e sotme, nuk mund ia diti varrin e tij.
7 Moisiu kishte njëqind e njëzet vjet kur vdiq. As siu errësua syri, as nuk e la forca.
8 Bijtë e Izraelit i bënë gjëmë për tridhjetë ditë. Atëherë morën fund ditët e vajtimit të Moisiut.
9 Jozuehu, biri i Nunit, ishte përplot me shpirtin e urtësisë, sepse Moisiu i pati vënë mbi kokë të tij duart e veta. Izraelitët e dëgjuan e vepruan ashtu sikurse Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.
10 Askurrë më në Izrael nuk u ngrit një profet porsi Moisiu, ‑ atë Zoti e ka njohur faqe‑faqas ‑ 11 për nga shenjat e mrekullitë që Zoti e kishte dërguar ti kryente në Egjipt, kundër faraonit, zyrtarëve të tij dhe mbarë tokës së tij, 12 si dhe për dorë të fortë e për mrekulli të mëdha që i bëri Moisiu në sy të mbarë Izraelit.