Libri i dytë i Makabenjve
Kreshnikët e besimit Emërtimi - Libri quhet sipas mbiemrit të Judës Makabe, po ashtu si quhet edhe Libri i parë.
Libri i dytë i Makabenjve nuk duhet marrë si vazhdim ose plotësim i Librit të parë të Makabenjve, sepse
ky paraqet në të vërtet, vetëm një pjesë të Librit të parë - këndej është paralel me të dhe, sipas të gjitha
gjasëve, edhe është shkruar pak para librit të parë.
Përmbajtja dhe ndarja - Flet për qëndresën e popullit hebre në fillimin e salvimit të madh të Antiokut
Epifan /v. 175-161. para Kr./. Autori na thotë se e shkroi si shkurtim të një libri pesë vëllimesh të njëfarë
Jasoni Cirenas, të cilin ne nuk e njohim dhe nuk kemi njoftime nga burimet e tjera as për autorin as për
libër të tij.
Ndarja - Libri zakonisht ndahet:
1. Letrat e drejtuara hebrenjve të Egjiptit 2 Mak 1,1 - 2,18;
2. Parathënia e autorit 2,19 - 32;
3. Historia e Heliodorit 3,1 - 40;
4. Propaganda helenizuese e salvimet e Antiokut Epifan 4,1 - 7,42;
5. Fitorja religjioze, vdekja e salvuesve e pastrimi i Tempullit 8,1 - 10,8;
6. Lufta e Judës kundër popujve fqinjë, kundër Lizjes e kundër Nikanorit 10,9 - 15,36;
7. Epilogu i veprës 15,37 - 39.
Vepra - Vepra në gjininë letrare është histori, sepse sjell ngjarjet historike të viteve 175-161 para Krishtit,
por e shkruar në stilin e artit të gojtarisë me qëllim që t’u japë guxim e ndërtim shpirtëror besimtarëve
hebrenj për qëndresë të besimit monoteist kundër paganizmit. Këndej edhe disa gjëra i zmadhon e do të
tjera i zvogëlon: është, të thuash, predikatar i historisë.
Në historinë që ky besimtar i flaktë i monoteizmit shkruan, e shikon vazhdimisht në veprimtari Perëndinë:
ndëshkon të keqin e shpërblen të mirin. Të drejtët i mbrojnë engjëjt e për ta ndërmjetësojnë shenjtërit. Kush
vuan padrejtësisht, do të ngjallet lumturisht. Teologjinë e BV autori e pasuron me të dhëna të reja; është
edhe jeta përtej varrit, për të mirë e të lumë; do të jetë të ngjallurit e të vdekurve dhe urata ka fuqi të
shpërblejë edhe të vdekurit nga ndëshkimet e asaj jete për faje të kësaj jete.
I. LETRAT HEBRENJVE TË EGJIPTIT
Letra e parë
Kap. 1
1
Vëllezërve judeas që janë në Egjipt u bëjnë të fala vëllezërit judeas që janë në Jerusalem e në mbarë
dheun e Judesë dhe u urojnë paqe e mirëqenie. 2 Perëndia ju mbushtë me të mirat e veta dhe e kujtoftë
Besëlidhjen e vet me Abrahamin, Izakun e Jakobin, shërbëtorët e vet besnikë! 3 Ju dhëntë juve të gjithëve
vullnet për ta adhuruar Atë e për ta kryer vullnetin e tij me zemërgjerësi e me shpirt të gatshëm! 4 Ai e
haptë zemrën tuaj për Ligjin e vet e për urdhërimet e veta dhe e vendostë paqen! 5 Ai jua dëgjoftë uratat, u
pajtoftë me ju dhe mos heqtë dorë prej jush në kohë të keqe.
6
Edhe ne këtu po në këtë moment lutemi për ju.
7
Kur mbretëronte Demetri, në vitin njëqind e gjashtëdhjetë e nëntë, ne judenjtë ju kemi shkruar: “Në
vështirësi e mjerime që erdhën mbi ne në këto vjet që kur Jasoni e pjesëma- rrësit e tij e tradhtuan tokën e
shenjtë dhe mbretërinë, 8 duke e djegur derën dhe duke e derdhur gjakun e pafajshëm, ne iu lutëm Zotit
dhe Ai na dëgjoi. Atëherë e morëm përsëri kushtimin e flive, paraqitëm endën e miellit, ndezëm dritëzat
dhe i venduam bukët e kushtimit.”
9
Tash po ju shkruajmë që t’i festoni ditët e të kremtes së Tendave që bien në muajin Kasleu.
10
Viti njëqind e tetëdhjetë e tetë.
Letra e dytë
Adresa
Ata që janë në Jerusalem e në Jude, senati edhe Juda, Aristobulit, mësuesit të Ptolemeut mbret, që rrjedh
nga rodi i priftërinjve të shuguruar me lyerje, hebrenjve që janë në Egjipt, të fala e shëndet!
Falënderim për ndëshkimin e Antiokut
11
Të shpëtuar madhërisht nga rreziqet e mëdha prej dorës së Hyjit i falemi nderit Atij ne që luftuam kundër
mbretit, 12 sepse Ai vetë i zmbrapsi ata që luftuan kundër qytetit të shenjtë. 13Duke pasë shkuar në Persi
prijësi i tyre e me të edhe ushtria që mbahej e pathyeshme, qenë vrarë në tempullin e hyjneshës Nanea, në
saje të dredhisë që e përdorën priftërinjtë e Nanesë. 14 Antioku shkoi në atë vend kinse donte të lidhte me
të martesë si edhe miqtë e tij që ishin me të, por për të marrë në të vërtetë porsi miraz të saj para të shumta.
15
Pasi priftërinjtë e saj i qitën paratë, ai me disa miq të vet hyri në faltore, priftërinjtë e mbyllën faltoren.
Pasi hyri Antioku, 16 hapën një derë të fshehtë në tavan, e gjuajtën me gurë dhe e vranë prijësin, trupin e
tij e prenë copa - copa, ua prenë kokat dhe i flakën përjashta. 17 Për gjithçka qoftë bekuar Perëndia ynë që
i dorëzoi në vdekje ata që vepruan shenjtë- dhunisht!
Zjarri i shenjtë i ruajtur mrekullisht
18
Pasi ne mendojmë ta festojmë më njëzet e pesë të muajit Kasleu pastrimin e Tempullit, e menduam të
nevojshme t’ju japim një shtjellim, që edhe ju gjithashtu ta kremtoni si të kremten e Tendave e të zjarrit,
që qe dhuruar, kur Nehemia, pasi e kishte ndërtuar Tempullin dhe lterin, kushtoi fli. 19 E njëmend, kur
etërit tanë qenë tretur në Persi, priftërinjtë që aso here e nderonin me besnikëri Hyjin, si e morën zjarrin
fshehtas nga lteri, e fshehën në një pus që fundin e kishte të shterur. Aty e venduan në vend të sigurt, kështu
që vendi mbeti i panjohur për gjithkënd. 20 Por, pasi kishin kaluar shumë vjet e, kur i pëlqeu Hyjit, ta
dërgojë Neheminë, mbreti i Persisë, i dërgoi nipat e atyre priftërinjve që e kishin fshehur, ta gjejnë zjarrin.
21
Kur na lajmëruan se nuk e kishin gjetur zjarrin, por një ujë të trashë, ai u urdhëroi ta nxjerrin e ta sjellin.
Pasi qenë venduar flitë, Nehemia u urdhëroi priftërinjve ta stërpikin me ujë e turrën e drunjve e gjithçka
ishte mbi të. 22 Pasi u bë kështu, shndriti menjëherë dielli që më parë e kishte zënë reja, u ndez një zjarr aq
i madh sa që të gjithë mbetën të habitur.
23
Ndërsa flia po shkrihej priftërinjtë ia nisën uratës. Luteshin priftërinjtë e të gjithë të tjerët. Jonata e fillonte
e të tjerët ia merrnin porsi Nehemia.
24
Urata kishte këtë renditje: “O Zot, Zoti Hyj, Krijuesi i gjithësisë, i tmerrshëm e i fuqishëm, i drejtë e i
dhimbshëm, ti i vetmi je mbret e i mirë! 25 I vetmi dorëdhënë, i vetmi i drejtë, i gjithpushtetshëm e i
amshueshëm! Ti e çlirove Izraelin nga çdo e keqe, ti i zgjodhe e i shenjtërove etërit tanë, 26 pranoje flinë
për mbarë popullin tënd Izraelin, ruaje trashëgimin tënd e shentëroje! 27 Bashkoj të treturit tanë, ktheju
lirinë atyre që u shërbejnë paganëve! Shikoj të përbuzurit e të mposhturit, kështu që paganët të shohin se
ti je Hyji ynë! 28 Ndëshkoj ata që na shtypin e që na fyejnë krenarisht! 29 Bëj të lëshojë rrënjë populli yt në
vendin tënd të shenjtë, sikurse tha Moisiu.”
30
Kurse priftërinjtë këndonin himne. 31 Kur flia u dogj, Nehemia urdhëroi të hidhet uji që teproi mbi gurët
e mëdhenj. 32 Kur u bë ashtu, u ndez një flakë, por qe përpirë nga shkëlqimi që shndriti nga lteri. 33 Kur
ngjarja u mor vesh, i lajmëruan edhe mbretit të Persisë se në atë vend ku priftërinjtë e tretur në mërgim e
kishin fshehur zjarrin, doli uji me të cilin Nehemia dhe ata që ishin me të i pastruan ato që kërkoheshin për
fli. 34Mbreti, pasi bëri hetime me kujdes dhe e vërtetoi ngjarjen, ndërtoi aty një faltore. 35 Atyre që ua kishte
lënë në dorëzim mbreti u bënte pjesë në dhurata të shumta që nxirrte. 36 Këtë vend Nehemia e njerëzit e tij
e quajtën Neftar që përkthehet “Pastrim”, porse shumica e quan Neftai.
Jeremia fsheh gjërat e kultit
Kap. 2
1
Ndër shkrime gjendet se profeti Jeremi u urdhëroi të shpërngulurve me dhunë ta marrin me vete zjarrin,
siç ka qenë shënuar, 2 dhe se si këta të shpërngulur me dhunë, duke u dorëzuar Ligjin, i ka porositur të mos
i harrojnë urdhërimet e Zotit e të mos lejojnë të merren mendsh kur të shohin idhuj të artë e të argjendtë
dhe stolitë e tyre. 3 U thoshte edhe të tjera fjalë si këto e i qortonte të mos e largonin nga zemra Ligjin. 4Po
në atë dokument shkruante se si profeti urdhëroi, i shndritur nga Zoti, të përcillet me Tendë e me Arkë
derisa të dalë në mal, në të cilin ishte ngjitur Moisiu nga e kishte kundruar trashëgimin e Hyjit. 5 Jeremia,
si doli atje, gjeti një banesë në trajtë të shpellës. I shtiu në të Tendën, Arkën, lterin e kemimit dhe e mbylli
grykën. 6 Disa prej atyre që e përcillnin u kthyen më vonë për të shënuar rrugën, por nuk mundën më ta
gjejnë. 7 Kur Jeremia e mori vesh, i qortoi për faj e u tha se ky vend do të mbesë i panjohur deri që Hyji ta
bashkojë popullin e vet e të ketë dhimbje për të. 8 Atëherë Zoti do t’i tregojë përsëri këto gjëra, do të
dëftohet Lavdia e Zotit dhe Reja, ashtu sikurse u dëftonte në kohën e Moisiut dhe kur Salomoni u lut që
Tempulli të shenjtërohet me madhëri. 9 Thuhej mandej se si, i pajisur me dhuratën e dijes, kushtoi flinë e
shugurimit e të përfundimit të Tempullit. 10 Po ashtu sikurse Moisiu i lutej Zotit e ra zjarri prej qiellit e i
dogji flitë, po ashtu u lut edhe Salomoni e prej qiellit zbriti zjarri dhe i dogji flitë e shkrumbimit. 11 Moisiu
kishte thënë: “Pasi nuk ka qenë ngrënë flia për mëkate, prandaj u dogj.” 12 Po ashtu edhe Salomoni i
kremtoi tetë ditët.
Biblioteka e Nehemisë
13
Për këto flitej edhe në shkrime e kujtime të Nehemisë, si edhe ky i fundit kishte themeluar një bibliotekë
e kishte bashkuar librat mbi mbretër, profetë, librat e Davidit dhe letrat e mbretërve lidhur me dhurata.
14
Po kështu edhe Juda i bashkoi të gjithë librat që, për shkak të luftës që na ndodhi, kishin qenë shpërndarë,
e tash janë te ne. 15 Nëse, pra, dëshironi t’i keni, dërgoni dikënd që t’jua sjellë.
Grishje për Kushtim
16
Pasi ne kemi në mend ta kremtojmë Pastrimin e Tempullit, këndej edhe po ju shkruajmë. Do të bënit,
prandaj, mirë t’i kremtoni edhe ju këto ditë. 17 E Hyji që e ka shpëtuar mbarë popullin e vet, që ua ktheu të
gjithëve trashëgimin, mbretërinë, priftërinë e shenjtërinë, 18 ashtu sikurse e pati premtuar në Ligj,
shpresojmë po në të njëjtin Perëndi se së shpejti do të ketë dhimbje për ne e do të na bashkojë kudo që
gjendemi të shpërndarë nën qiell, në vendin e shenjtë: sepse na shpëtoi nga të këqijat e mëdha dhe e ka
pastruar vendin.
II. PARATHËNIA E AUTORIT
19
Veprat e Judës Makabe e të vëllezërve të tij, pastrimin e Tempullit të madh, kushtimin e lterit, 20 luftërat
kundër Antiokut Epifan e birit të tij Eupator, 21vegimet qiellore që u bënë në të mirën e trimave të fortë që
luftuan bujarisht për judaizëm, kështu që, megjithëse të pakët për nga numri, ia dolën ta pushtojnë krejt
krahinën dhe ta dëbojnë morinë e barbarëve, 22 ta ripushtojnë Tempullin më të përmendurin në mbarë
botën, ta çlirojnë Qytetin, t’i rivendosnin ligjet që ishin në rrezik të zhbëheshin, sepse Zoti u dëftua bujarisht
i mëshirshëm me ta: 23 të gjitha këto që janë të shkruara nga Jasoni Cireneas në pesë libra, ne do të
mundohemi t’i përmbledhim shkurti- misht në një vepër të vetme.
24
Duke pasur parasysh morinë e numrave, vështirësinë që e sprovojnë ata që dëshirojnë t’u përvishen
ngjarjeve historike për shkak të vëllimit të lëndës, 25 u kujdesuam t’i kënaqim ata që kanë dëshirë të lexojnë,
t’ua bëjmë leximin e lehtë atyre që dëshirojnë t’i mbajnë mend dhe të gjejnë dobi të gjithë lexuesit e
mundshëm. 26 E për ne që e morëm mbi vete detyrën ta shkurtojmë këtë vepër, nuk është një barrë e lehtë,
por një mund që kushton djersë e pagjumësi. 27 E sikurse nuk është punë e lehtë për atë që përgatit një gosti
e që kujdeset t’i kënaqë të tjerët, ashtu edhe ne, për të merituar mirënjohjen e shumicës, do ta marrim me
ëndje mbi vete këtë mund, 28 duke ia lënë autorit detyrën të përpunojë imtësisht çdo ngjarje, ne do të
kujdesemi të japim një paraqitje të shkurtër. 29 Sikurse në ndërtimin e një shtëpie të re që arkitektit i përket
të kujdeset për krejt strukturën, ndërsa atij që është i ngarkuar të pikturojë me zjarr ose a fresco, i duhet të
kujdeset çka kërkohet për zbukurim: kështu është, sa mendoj unë, edhe për ne. 30Të thellohet në argument,
të depërtojë në rrënjën e ngjarjes e me kureshtje të hyhet në thelbin e secilës pjesë, është detyrë e shkruesit
të historisë, 31 kurse atij që ka për qëllim të bëjë shkurtim duhet t’i lejohet të jetë i shkurtër në shtjellim e
të mos hyjë në imtësi.
32
Këtu, pra, po ia fillojmë tregimit pa shtuar asgjë nga sa thamë, sepse do të ishte marrëzirë të zgjatet në
parathënie të historisë e vet historia të shkurtohet.
III. HISTORIA E HELIODORIT
Ardhja e Heliodorit në Jerusalem
Kap. 3
1
Në kohën kur Qyteti gëzonte paqe të plotë dhe përpikërisht mbaheshin ligjet në saje të përkushtisë së
kryepriftit Oni dhe të urrejtjes së tij ndaj së keqes, 2ndodhte që edhe vetë mbretërit ta nderonin Vendin e
shenjtë e ta bënin Tempullin të shkëlqyeshëm me dhuratat më të madhërueshme, 3 kështu që derisa edhe
Seleuku, mbreti i Azisë, nga të ardhurat e veta i plotësonte të gjitha shpenzimet që kërkoheshin për
shërbesën e flive. 4Por, njëfarë Simoni, i fisit Balgea, i vënë kryekuj- destar i Tempullit, ra në
mosmarrëveshje me kryepriftin lidhur me rregullimin e tregut të qytetit. 5Pasi s’mundi të ngadhënjejë mbi
Oninë, shkoi tek Apoloni, biri i Tarseut, që aso kohe ishte prijësi i Celesirisë e Fenicisë, 6 dhe e njoftoi se
vishtari në Jerusalem ishte plot e përmaje me para, kështu që mbushullia e pasurisë ishte e panumërueshme
dhe se ajo pasuri nuk ishte e nevojshme për shpenzime të flijimit: ishte e mundur të qitej në pronësi të
mbretit.
7
Edhe Apoloni bisedoi me mbretin dhe i tregoi për pasuri që i kishte qenë vënë në dijeni. Mbreti e thirri
Heliodorin, që ishte në krye të punëve të shtetit, e dërgoi me urdhër ta marrë pasurinë e përmendur.
8
Heliodori u nis menjëherë për rrugë, kinse shkonte në kontroll të qyteteve të Celesirisë e të Fenicisë, por
në të vërtetë për të çuar në vend qëllimin e mbretit. 9 Por, kur erdhi në Jerusalem dhe, si qe pritur mirë nga
kryeprifti e Qyteti, tregoi për njoftimin që kishte marrë dhe e zbuloi qëllimin për çka kishte ardhur; pyeste
mandej nëse vërtet gjendja ishte e tillë.
10
Kryeprifti i shpjegoi se ato sende ishin të vejushave e të jetimave që i kishin lënë aty për t’u ruajtur, 11
do të tjera i takonin Hirkanit të Tobisë, një burri vërtet shumë të përmendur e jo ashtu sikurse i kishte
njoftuar shpifësi Simoni i pabesë. Mbarë pasuria ishte katërqind talenta të argjendtë e dyqind të artë. 12
Assesi nuk është e mundur të dëmtohen ata që kanë pasur besim në shenjtërinë e vendit, në denjësi e në
karakterin e padhunueshëm të Tempullit, të nderuar në mbarë botën.
Mbarë qyteti është në trazirë
13
Por, Heliodori, në fuqi të urdhrave të prerë të mbretit, thoshte se duhej të çoheshin patjetër në vishtarin
e mbretit. 14Ditën prej tij të caktuar hyri për të bërë inventarin e këtyre pasurive. Në mbarë qytetin ishte
çuar një trazirë jo e vogël. 15Ndërkaq, priftërinjtë, të veshur me petka priftërore, ranë përmbys përpara lterit
dhe i luteshin Atij në qiell që kishte dhënë ligjin mbi gjërat e lëna të ruhen që t’ua ruante të pacënuara atyre
që i kishin lënë të ruhen. 16 Kush e shikonte fytyrën e kryepriftit, i copëtohej zemra: fytyra në të vërtetë
dhe ngjyra që ndërronte tregonin dhimbjen e brendshme të shpirtit. 17 Sepse atë burrë e kishte pushtuar një
frikë e madhe e gjithë trupi i dridhej, këndej ata që e shikonin e kishin të qartë dhimbjen e madhe që ia
kishte pushtuar zemrën. 18 Njerëzit ngarendin turra-turra nga shtëpitë në lutjen botore, sepse shihej se do
të dhunohej Vendi i shenjtë. 19 Gratë të mbërthyera parzmash me grathore ngarendin udhëve, madje deri
edhe vajzat që, ndryshe rrinin të mbyllura, disa dilnin te dera, do të tjera dilnin mbi mure, kurse disa të
tjera shikonin nëpër dritare: 20 porse të gjitha i çonin duart kah Qielli e luteshin. 21 Ishte pamje e
trishtueshme të shikosh gjithkund atë mori njerëzish të shtrirë përmbys dhe ngushticën e zemrës të
kryepriftit për shkak të asaj që pritej se do të ndodhë. 22 Ndërsa këta e thirrnin në ndihmë Zotin e
gjithpushtetshëm t’ua ruajë të paprekura sendet atyre që i kishin lënë të ruhen, 23 në anën tjetër Heliodori
zbatonte atë që kishte qenë vendosur.
Ndëshkimi i Heliodorit
24
Tashmë Heliodori me përcjellësit e vet ishte aty, te vishtari, kur Zotëruesi i Shpirtrave, i
Gjithpushtetshmi, bëri një dukje të jashtëzakonshme, kështu që të gjithë ata që guxuan të hyjnë, të tmerruar
nga fuqia e Hyjit, u ra të fikët e i mbuloi tmerri. 25 Sepse atyre u duk një kalë i kalorësuar nga një kalorës i
tmerrshëm, i stolisur me një mbulesë shale tejet të mirë. Kali u sul me vrull kundër Heliodorit dhe e goditi
me këmbë të para. Ai që ishte mbi shpinë të kalit dukej se armët i kishte të arta. 26 U dukën edhe dy
djelmosha, shumë të fortë, të pashëm sa s’ka, të veshur me petka të shndritshme. Këta zunë vend rreth tij,
njëri nga njëra anë e tjetri nga ana tjetër e frushkullonin pa ndërprerje duke i dhënë plagë të panumërta. 27
S’vonoi e u rrëzua për tokë, e pushtoi terr i dendur. Ata e kapën dhe e vunë në bartore. 28 Kështu, ai që pak
më parë kishte hyrë në dhomën e vishtarit me përcjellës e me rojë të trupit, mbartej i pafuqishëm t’i
ndihmojë vetvetes, pasi e sprovoi në mënyrën më të qartë fuqinë e Perëndisë. 29 Kështu, ndërsa ai, i shtrirë
nga fuqia hyjnore, ishte aty pa zë e pa farë shprese shpëtimi, 30 hebrenjtë e bekonin Zotin që e madhëroi
vendin e vet e Tempullin që pak më parë ishte i kapluar nga frika e trazira, por me dukjen e Zotit të
gjithpushtetshëm, u mbush me gëzim e hare! 31 Disa nga përcjellja e Heliodorit i bënë lutje Onisë ta thirrte
në ndihmë të Tejetlartin, t’ia dhuronte jetën atij që ishte në grahmat e fundit pa dhënë shpirt. 32 Kryeprifti
duke u trembur se, ndoshta, mbretit do t’i shkojë ndër mend se hebrenjtë do të kenë bërë ndonjë pabesi
ndaj Heliodorit, kushtoi një fli për shërimin e njeriut. 33 Ndërkohë që kryeprifti po e kushtonte flinë e
shpërblimit, po ata djelmosha iu dukën përsëri Heliodorit, të veshur me të njëjtat petka, iu afruan e i thanë:
“Falju nderit shumë krye- priftit Oni, sepse në saje të tij, Zoti ta fali jetën. 34 E ti që të frushkulloi Qielli,
shpallu të gjithëve pushtetin e Hyjit!” Si i thanë këto fjalë, u zhdukën.
Kthimi i Heliodorit
35
Heliodori, si i kushtoi Zotit një fli e si i bëri kushte të mëdha Atij që ia ruajti jetën, u nda miqësisht me
Oninë dhe me gjithë ushtrinë u kthye te mbreti. 36 Dëshmonte para të gjithëve për veprat e Hyjit të tejetlartë
që i kishte parë me sytë e vet. 37 Kur mbreti e pyeti Heliodorin kush do të ishte një tjetër i aftë për t’u
dërguar në Jerusalem edhe një herë, i tha: 38 “Nëse ke ndonjë armik ose dikënd që djerron ta marrë
mbretërinë, dërgoje atje e do të të kthehet i rrahur me frushkuj, në qoftë se e nxjerr, në ndonjë mënyrë,
kokën shëndosh, sepse në atë vend është me të vërtetë një fuqi Hyjnore. 39 Sepse, Ai që e ka selinë në qiell,
vigjëlon dhe e mbron atë vend dhe i godit e i zhbin ata që shkojnë atje me qëllime të këqija.”
40
Ja, pra, kështu shkuan punët lidhur me Heliodorin e me ruajtjen e vishtarit.
IV. PROPAGANDA HELENIZUESE DHE SALVIMI NËN ANTIOKUN EPIFAN
Prapësitë e Simonit
Kap. 4
1
Simoni i lartpërmendur, që ishte bërë spiuni i vishtarit dhe i atdheut, i shpifej Onisë kinse ky kishte bërë
të goditet Heliodori dhe se i kishte organizuar ato të këqija. 2 Mori guxim ta padiste bamirësin e qytetit,
mbrojtësin e kombit të vet dhe zelltarin e mbajtjes së Ligjit, si armik të shtetit. 3 Por, kur armiqësia u rrit
aq shumë sa që një përkrahës i Simonit kishte bërë disa vrasje, 4 atëherë Onia, duke parë se armiqësia po
bëhej e rrezikshme dhe se Apoloni i Menesteut, qeveritari i Celesirisë dhe i Fenicisë, s’bënte tjetër pos i
shtonte vaj prapësisë së Simonit, 5Onia shkoi te mbreti, jo për të paditur qytetarët, por për të mirën e
përbashkët e të veçantë të mbarë popullit. 6 Në të vërtetë e shihte mirë se, pa ndërhyrjen e mbretit, nuk do
të ishte e mundur të ruhej më paqja botore dhe se Simoni nuk do t’i linte marrëzirat e veta.
Kryeprifti Jason shtie helenizmin
7
Por, pas vdekjes së Seleukut, kur Antioku, që quhet Epifan, e mori në dorë mbretërinë Jasoni, vëllai i
Onisë, lakmonte të bëhej kryeprift. 8 Në një takim me mbretin i premtoi treqind e gjashtëdhjetë talenta të
argjendtë si edhe tetëdhjetë talenta të tjerë në emër të të ardhurave të tjera. 9Mandej premtoi se do të paguajë
edhe njëqind e pesëdhjetë talenta të tjerë nëse do t’i jepte leje të ndërtojë një gjimnaz e një efebi nën
drejtimin e tij e t’ua jepte jerusalemasve shtetësinë antiokene.
10
Pasi mbreti pranoi dhe ky e rrëmbeu pushtetin, menjëherë nisi ta fusë mënyrën e jetës greke ndër
bashkëkombas. 11 I zhbëri shkarkesat që mbretërit, për hir të njerëzisë, ua kishin dhënë judenjve me anë të
Gjonit, babës së Eupolemit, që qe dërguar te romakët për të lidhur miqësi e besëlidhje, i çrrënjosi ligjet
qytetare e shtini në fuqi doke të mbrapshta. 12E, njëmend, i ndenji gati ta ndërtojë gjimnazin nën qytezën e
vetë u printe më të mirëve efebë për t’ua vënë petazin.
13
Kështu ia arriti kulmit mënyra e jetesës greke dhe përparuan zakonet e të huajve si rrjedhim i
përdhunësisë së padëgjuar deri atëherë të Jasonit të patenzonë e jo më kryeprift, 14 aq sa priftërinjtë nuk
dëftonin më kurrfarë zelli për shërbimin e lterit, por e përbuznin Tempullin e flitë i linin pas dore dhe, në
zë të hedhjes së diskut, nxitonin të marrin pjesë në lojërat e mbrapshta të palestrës. 15 Kështu, duke i
nënçmuar lavditë e të parëve, i mbanin për bujare lavditë helene. 16 Po për këto arsye u gjetën në gjendje
të vështirë dhe shi këta, mënyrën e jetesës të të cilëve kërkonin ta ndjekin me afsh e me gjithçka dëshironin
t’u përngjasin atyre, u bënë kundërshtarët dhe ndëshkuesit e tyre. 17 Vërtet, nuk është punë e lehtë të sillesh
patenzonsisht kundër ligjeve hyjnore, por këtë do ta qesë në dritë koha që rrjedh.
18
Kur po kremtoheshin në Tir në praninë e mbretit lojërat pesëvjeçare, 19 Jasoni i patenzonë dërgoi si
shikues ata jerusalemas që kishin shtetësinë antiokene. Këta mbartnin me vete treqind drakma të argjendta
për fli në nder të Herkulit. Por, as ata që po i çonin nuk e çmuan se është mirë të përdoren për fli, por t’i
shpenzojnë për ndonjë gjë tjetër. 20 Kështu, paratë e caktuara për fli në nder të Herkulit prej anës së
dërguesit, shërbyen, në saje të mbartësve, për ndërtimin e anijeve trerremshe.
Antioku Epifan i brohoritur në Jerusalem
21
Por, si e dërgoi Apolonin, birin e Menesteut, në Egjipt në rastin kur hipi në fron mbreti Filometor, e pasi
Antioku e mori vesh se Filometori ishte bërë kundërshtar i punëve të tija, u kujdesua për sigurinë e vet,
prandaj shkoi në Jope e prej andej u drejtua në Jerusalem. 22 Qe pritur me madhëri prej Jasonit e qytetit e
me vravashka të ndezura e me brohoritje e futën në qytet. Pas kësaj u nis me ushtri për Fenici.
Menelau bëhet kryeprift
23
Pas tri vjetësh Jasoni e dërgoi Menelaun, vëllanë e Simonit të lartpërmendur, për t’i sjellë mbretit para
si dhe kërkesën për të rregulluar disa punë të ngutshme. 24 Por, ky, si u paraqit te mbreti, e, duke e pasë
nderuar në mënyrë të një burri që lë përshtypje të mirë, ia doli ta fitojë kryepriftërinë për vete duke shtuar
treqind talenta të argjendtë më tepër se Jasoni. 25 Si i mori, pra, letrat e mbretit, u kthye duke mos pasur në
vete asgjë që do të ishte e denjë për një kryeprift: solli me vete felgrimin e mujsharit të pashpirt dhe egërsinë
e bishës së malit. 26 E Jasonit, që i pati bërë hjekësi vëllait të vet, edhe atij i bëri hjekësi një tjetër, i dëbuar
nga krahina, iu desh të ikë në Amanitidë. 27 Menelau e mori në dorë pushtetin, por nuk u kujdesua t’ia japë
mbretit paratë e premtuara, 28 megjithëse ia kërkonte Sostrati, kryetari i Qytezës, detyra e të cilit ishte edhe
të mbledhë tatimet. Për këtë arsye të dy qenë thirrur prej mbretit. 29 Menelau e la ta zëvendësojë si kryeprift
vëllanë e vet, Lizimakun, kurse Sostrati Kratetin, prijësin e cipriotëve.
Vrasja e Onisë
30
Ndërkaq, ndodhi që të çohen në kryengritje qytetarët e Tarsit e të Malos, sepse kishin qenë dhënë si pajë
Antiokidës, shemrës së mbretit, 31 prandaj mbreti shkoi me nxitim për t’i qetësuar e si zëvendës e la
Andronikun, njërin nga pushtetmëdhenjtë e vet. 32 Menelau, duke kujtuar se i ka ardhur koha e volitshme,
i vodhi disa enë të arta nga Tempulli e ia dhuroi Andronikut e disa të tjera i kishte shitur në Tir e në qytete
të afërme. 33 Onia, pasi e kishte vërtetuar mirë këtë gjë, e qortoi ashpër, pasi kishte shkuar e ishte strehuar
në qytetstrehim në Dafne, kundruall Antiokisë. 34 Për këtë arsye Menelau, si u takua fshehtazi me
Andronikun, i bëri lutje Andronikut ta vrasë Oninë. Atëherë ky shkoi tek Onia e, pasi me dinakëri ia mbushi
mendjen, i dha dorën e djathtë me përbetim, e, megjithëse Onia dyshonte në të, doli nga qytetstrehimi.
Androniku menjëherë e vrau pa marrë aspak parasysh drejtësinë. 35 Për këtë arsye jo vetëm judenjtë, por
edhe njerëz të shumtë të popujve të tjerë, u zemëruan dhe u trishtuan për vrasjen e padrejtë të këtij njeriu.
36
Kur mbreti u kthye nga krahinat e Cilicisë, judenjtë e qytetit si edhe grekët që e urrenin dhunën, shkuan
të takohen me mbretin lidhur me vrasjen e padrejtë të Onisë. 37 Antioku u trishtua në shpirt, i prekur nga
dhimba, ia plasi vajit për shkak të urtësisë e të maturisë së të ndjerit, 38 zemra iu ndez flakë me hidhërim,
aty për aty ia hoqi Andronikut purpurën, ia copëtoi petkat, mandej e shëtiti nëpër mbarë qytetin deri në atë
vend ku e kishte vrarë padrejtësisht Oninë dhe aty e zhduki vrastarin shenjtdhunues nga bota, duke ia dhënë
Zotynë Andronikut ndëshkimin e denjë.
Lyzimaku vdes gjatë një trazire
39
Pasi kishin ndodhur shumë vjedhje shenjtdhunuese në qytet prej Lyzimakut, me këshillën e Menelaut e,
pasi zëri mori dheun, një shumicë e madhe njerëzish u bashkuan kundër Lyzimakut, pasi shumë enë të arta
kishin qenë shpërndarë. 40 Moria ishte ngritur kundër dhe ishte mbushur me zemërim, atëherë Lyzimaku i
armatosi tri mijë njerëz, ia nisi dhunës e për krye e vuri një farë Aurani jo më pak të shtyrë në moshë se sa
në marrëzira. 41 Kur panë se Lyzimaku donte t’i sulmojë, dikush kapi gurë, dikush shtajaga të forta, do të
tjerë mandej i mbushën shuplakat me pluhur (që ishte aty) e u hodhën atyre që ishin përreth Lyzimakut. 42
Kështu, shumë i plagosën, disa edhe i vranë, porse të gjithë i vunë në ikje, kurse vetë shenjtdhunuesin e
vranë përbri vishtarit.
Menelau çlirohet me para
43
Për arsye të këtyre gjërave u sprovua të bëhet një gjyq kundër Menelaut. 44 Kur mbreti erdhi në Tir, tek
ai e mbrojtën çështjen tre njerëz të dërguar nga këshilli i lartë. 45 Duke parë Menelau se tashmë po
humbaste, i premtoi shumë të madhe të hollash Ptolemeut të Dorimenit për ta bërë për vete mbretin.
46
Prandaj, Ptolemeu, duke e ndarë veçmas mbretin në një treme me shtylla, kinse për t’u flladitur, ia
mbushi mendjen ta ndryshojë vendimin e gjyqit. 47 E, njëmend, Menelaun, fajtorin e të gjitha të zezave,
mbreti e çliroi nga padia e i dënoi me vdekje ata qyqarë që, po ta kishin shoshitur çështjen edhe ndër skitë,
do të kishin dalë të pafajshëm. 48 Kështu ata që kishin marrë mbi vete barrën ta mbrojnë qytetin, popullin
e enët e shuguruara, qenë ndëshkuar pa vonesë. 49 Deri edhe vetë qytetarët e Tirit, të zemëruar për shkak
të kësaj vepre të keqe, bënë shpenzim të madh në lidhje me gjithçka që qe e nevojshme për salikimet e
tyre. 50 Në saje të lakmisë së madhe të atyre që e kishin pushtetin në dorë, Menelau qëndroi në pushtet,
gjithnjë duke e shtuar ligësinë e vet dhe duke u bërë tradhtar i bashkëkombasve.
Fushata luftarake e dytë e Egjiptit
Kap. 5
1
Po rreth aso kohe Antioku përgatiti fushatën e dytë luftarake kundër Egjiptit. 2 E ndodhi që për gati dyzet
ditë nëpër mbarë qytetin u panë duke vrapuar kalorës nëpër ajër, të veshur me petka të praruara e me heshta,
të renditur në toga në mënyrë të kohortave, me shpata të nxjerra nga milli, 3 njësi kalorësish, të rreshtuara
në formacione lufte, që suleshin njëri kundër tjetrit, lëvizje shqytash, shumicë heshtash, hedhje shigjetash,
shkëlqim stolish të arta, pancirësh të llojllojshëm. 4 Prandaj, të gjithë luteshin që kjo dukuri të dalë në të
mirë.
Sulmimi i Jasonit e shtypja e Epifanit
5
Por, kur u zu të pëshpëritej se gjoja kishte vdekur Antioku, Jasoni, duke marrë jo më pak se një mijë
njerëz, papritmas e sulmoi qytetin. Pasi u vunë në ikje ata që ishin në mure e pasi u mor qyteti, Menelau
iku e u strehua në Qytezë. 6 Jasoni po bënte kërdi në bashkëqytetarët e vet pa falur askënd e nuk kuptonte
se ngadhënjimi kundër vëllezërve të vet është më e madhja fatkeqësi, duke menduar se po ngadhënjen
kundër armiqve e jo kundër bashkëkombasve të vet. 7 Nuk ia doli ta marrë pushtetin, por fitoi fundin e
turpshëm të tradhtive të veta dhe përsëri iu deshi të ikë në Amanitidë. 8 Fundi: i erdhi fati më i zi: i burgosur
tek Areta, sundimtari i arabëve, iku nga një qytet në tjetrin, i dëbuar prej gjithkujt, i urrejtur si tradhtar i
Ligjit, i përbuzur si gjakësor i atdheut e i bashkëkombasve, derisa qe dëbuar në Egjipt. 9 Ai që shumë njerëz
kishte dëbuar nga atdheu, vdiq i tretur ndër lacedemonë, ku kishte shkuar me shpresë se, në saje të
kombësisë së përbashkët, do të gjente strehim 10 dhe ai që vetë shumë kishte lënë pa varre, mbeti vetë pa
iu bërë gjëmë, pa salikime e i përjashtuar nga varri i të parëve.
11
Kur mbretit i shkoi lajmi lidhur me këto që ndodhën, e mori me mend se Judeja e kishte thyer besëlidhjen.
Këndej u kthye nga Egjipti, i egërsuar në shpirt porsi bisha; me armë e pushtoi qytetin 12 e ushtarëve u dha
urdhër të vrasin këdo të hasin pa farë mëshire e t’i presin të gjithë ata që të strehohen në shtëpi. 13 U bënë,
pra, vrasje të mëdha të rinjsh e pleqsh, kërdi në gra e në foshnja, prenë vajza e fëmijë. 14 Për tri ditë pësuan
tetëdhjetë mijë vetë, dyzet mijë u vranë në luftim e një numër jo më i vogël se të vrarët, u shitën skllevër.
Plaçkitja e Tempullit
15
Antioku i pakënaqur me kaq mori guxim të hyjë në Tempullin më të shenjtë të mbarë botës i prirë nga
Menelau, tradhtari i Ligjit e i atdheut. 16 Me duart e veta të patenzona mori enët e shenjta; me duar të veta
shenjtdhunuese plaçkiti gjithçka kishin dhuruar mbretërit e tjerë e qytetet për stoli, shkëlqim e nder të
vendit. 17 Antioku u mbush me kreni e s’i shkonte ndër mend se Zoti ishte hidhëruar për një kohë të shkurtër
për shkak të mëkateve të qytetarëve, për ç’arsye dhe e braktisi atë vend. 18 Ndryshe, po të mos kishte qenë
populli i ngarkuar me shumë mëkate, edhe ky, porsi Heliodori i dërguar për të parë vishtarin prej mbretit
Seleuk, po sa të kishte hyrë, do të kishte qenë frushkulluar e do ta kishte lënë menjëherë guximi. 19 E,
njëmend, Zoti nuk e zgjodhi popullin për shkak të vendit të shenjtë, por e zgjodhi vendin për shkak të
popullit. 20 Këndej edhe vetë vendi mori pjesë në mjerimet e popullit, më vonë pati pjesë edhe në
mirëqenien e tij; i braktisur në kohën e felgrimit të të Gjithpushtetshmit, prapë, i pajtuar me të Madhin Zot,
qe përtërirë në nderin e mëparshëm.
21
Kështu, pra, Antioku, pasi i mori një mijë e tetëqind talenta nga Tempulli, u kthye me nxitim në Antioki,
duke besuar, në kreninë e vet, nga madhështia e zemrës së vet, se terikun do ta bënte të lundrueshëm e
detin shëtitore!
22
Mbikëqyrës në Jerusalem la, për ta marrë popullin me të keq, njëfarë Filipi, i farës frigjiane, por për kah
sjellja edhe më të pashpirt se ai që e emëroi; 23në Garizim Andronikun, e, përveç tyre, edhe Menelaun, i
cili edhe më zi se këta i merrte me të keq bashkëqytetarët.
Ndërmarrja e qeveritarit Apolon
24
Ndërkaq mbreti dërgoi qeveritarin Apolon me një ushtri - njëzet e dy mijë ushtarësh - me urdhër t’i vrasë
të gjithë që kishin arritur moshën burrërore, kurse gratë e të rinjtë t’i shesë. 25 Ky, si erdhi në Jerusalem, u
shti kinse kishte qëllime paqësore, priti deri ditën e shenjtë të së shtunës, atëherë, duke shfrytëzuar
pushimin e çifutëve, u urdhëroi të vetëve t’i marrin armët, 26 urdhëroi të vriten të gjithë ata që dolën të
shikojnë stërvitjen dhe, duke i rënë kryq e tërthor qytetit me ushtarë të armatosur, vrau një shumicë të
madhe njerëzish.
27
Por, Juda që quhet edhe Makabe, me dhjetë vetë u tërhoq në shkretëtirë, duke jetuar me shokët e vet në
male porsi egërsirat; ushqeheshin me barishta për të mos u përdhosur me ndonjë papastërti.
Futja e kulteve pagane
Kap. 6
1
Pak kohë më vonë, mbreti dërgoi një plak nga Atena, për t’i shtrënguar judenjtë t’i lënë ligjet e të parëve
e të mos jetonin më sipas Ligjeve të Hyjit 2 e për më tepër ta përdhunonin Tempullin e Jerusalemit duke ia
kushtuar Zeusit të Olimpit, kurse atë në Garizim Zeusit Mikpritës, si kërkuan banorët e atij vendi. 3 E rëndë
dhe e padurueshme ishte për të gjithë përhapja e të keqes. 4 E, njëmend, Tempulli u mbush me fëlligështi
dhe zdërhallje të paganëve, që shkonin me lavire e në treme të shenjta bënin fëlligështi me gra, madje edhe
brenda futnin gjëra të ndaluara rreptësisht. 5 Vetë lterin e mbushnin me fli që ishin të ndaluara me Ligj. 6
S’mbaheshin as të shtunat, s’kremtoheshin as festat e të parëve dhe askush s’guxonte të tregohej se është
judeas. 7Madje i bënin përdhunë, çdo muaj në ditëlindjen e mbretit, të marrin pjesë në fli pagane e, kur
vinin të kremtet dioniziane, i shtrëngonin, të kurorëzuar me urth, të merrnin pjesë në procesionet e Dionizit.
8
Me iniciativën e Ptolemeut u shpall një urdhër që edhe në qytetet e afërme helene të silleshin edhe ata
kundër hebrenjve po në atë mënyrë e t’i shtrëngonin të merrnin pjesë në flijime; 9 kurse ata që nuk do t’i
pranonin doket e grekëve, të vriteshin: shihej mirë se ç’mjerim po ndodhte! 10 U paditën dy gra se i kishin
rrethprerë djemtë e vet. Ua varën foshnjat e tyre për gjish e, pasi i shëtitën botërisht nëpër qytet, i hodhën
poshtë prej mureve të qytetit. 11 Disa të tjerë, që ishin bashkuar në shpella të afërme, për të kremtuar
fshehtas ditën e shtunë, të lajmëruar Filipit, qenë djegur në zjarr në shpella, sepse ata s’deshën të bëjnë
qëndresë për nderim të ditës tepër të shenjtë.
Kuptimi provanor i salvimeve
12
I lus ata që do ta lexojnë këtë libër të mos i lëshojë zemra për shkak të këtyre vështirësive, por këto
vuajtje t’i çmojnë jo si ndëshkim për shfarosje, por si qortim të kombit tonë. 13 Vërtet, është shenjë e
mirësisë së madhe kur mëkatarët nuk lihen për kohë të gjatë pa ndëshkuar, por kur i gjen menjëherë
ndëshkimi. 14 Ndërsa lidhur me popujt e tjerë, Zoti me durim pret t’i ndëshkojë atëherë kur t’ia mbërrijnë
kulmit të mëkateve; Ai nuk ka vendosur të sillet kështu me ne, 15 nuk pret të na ndëshkojë atëherë kur
mëkatet tona ta kenë përtejkaluar masën. 16 Prandaj, Ai askurrë nuk na e mohon mëshirën e vet, por, duke
na ndëshkuar me mjerime, nuk heq dorë prej popullit të vet. 17 Le të na mjaftojë kaq si përkujtim i kësaj të
vërtete; pas këtyre pak fjalëve na duhet t’u kthehemi në vazhdim të tregimit.
Martirizimi i Eleazarit
18
Njëfarë Eleazari, njëri ndër më të përmendurit ndër mësues të Ligjit, burrë i shtyrë në moshë të thellë e
i hijshëm për kah pashia, e shtrëngonin të hajë mish derri duke ia hapur gojën me dhunë. 19 Por, ai, duke
parapëlqyer më parë vdekjen me nder se jetën me turp, u drejtua vetë vullnetisht në vendin e mundimeve,
20
pasi pështyu kafshatën siç duhet të bëjnë ata që kanë guximin të flakin çka s’është e lejueshme të shijojnë
as për dashuri të jetës. 21Madje, ata që ishin në krye të përgatitjes së gostisë flijore të palejueshme, për
arsye të miqësisë së kahershme me të, e qitën në një anë vetëm e iu lutnin, të merrte mishëra që ishin të
lejueshme të hahen, të cilat ai vetë t’i përgatiste e vetëm të bënte kinse po hante prej asi mishi të flisë që
kishte urdhëruar mbreti, 22 që kështu të shpëtonte nga vdekja e ta shfrytëzonte dashamirësinë për shkak të
miqësisë së vjetër me ta. 23Por, ai, duke marrë një qëndrim bujar, të denjë për moshën e vet e me rëndësi
për pleqërinë që ia stolisnin thinjat dhe sjellja e mirë që nga fëmijëria dhe, i denjë sidomos për ligjet e
shenjta të caktuara nga Hyji, përgjigji menjëherë: le ta çojnë pa vonesë në Nëntokë. 24 “Moshës sonë - shtoi
Eleazari - s’i ka hije të shtihet, kështu që shumë të rinj të mendojnë se Eleazari nëntëdhjetë vjeç ka
përqafuar doket e të huajve. 25 E, ata, për shkak të shtiratjes sime, për të fituar pak ditë të shkurtra të jetës
sime, të birren për shkakun tim e unë kështu tash pleqërisë sime t’ia ngjes dangën e çnderimit. 26Sepse,
edhe në qoftë se tash për tash shpëtoj nga dënimi që vjen prej njerëzve, dorës së Gjithpushtetshmit s’do t’i
shpëtoja as i gjallë as i vdekur. 27 E tash, nëse i bie burrërisht mohit jetës, do të dëftohem se jam i denjë për
pleqëri 28 e të rinjve do t’u lë shembull të fortë se si duhet të kenë gatishmëri e burrëri për ta përballuar me
guxim vdekjen me nder për Ligjet e shuguruara e të shenjta.”
Pas këtyre fjalëve, iu afrua vendit të mundimeve. 29 Ata që e kishin në dorë e shndërruan mirësjelljen e
pakmëparshme në urrejtje, duke i çmuar, sipas mendimit të tyre, se fjalët që i tha, ishin marrëzirë. 30 Ndërsa
ishte duke vdekur nën peshën e mundimeve, tha duke gjëmuar: “Për Zotin që e ka dijen e shenjtë, e ka
krejtësisht të qartë se, megjithëse pata mundësinë të shpëtoj nga vdekja, po i duroj në trup dhimbjet e
tmerrshme të frushkullimit, ndërsa në shpirt i duroj me ëndje ngase kam nderim për Të.”
31
Në këtë mënyrë ai e dha jetën e vet duke u lënë vdekjen e vet shembull burrërie dhe kujtim virtytesh jo
vetëm të rinjve, por edhe shumicës së madhe të kombit.
Martirizimi i shtatë vëllezërve
Kap. 7
1
Ndodhi që të kapen edhe shtatë vëllezër së bashku me nënën e tyre, të cilët mbreti, duke i rrahur me
frushkuj e dej qesh, donte t’i shtrëngonte të hanë mishin e thiut të ndaluar. 2 Njëri prej tyre e mori fjalën në
emër të tyre e tha: “Çfarë do të kërkosh e çfarë dëshiron të mësosh nga ne? Jemi të gatshëm të vdesim më
parë se t’i shkelim ligjet e të parëve tanë!” 3 Mbreti i zemëruar, urdhëroi të vihen në zjarr tava e kazana. 4
Kur ato u skuqën, mbreti urdhëroi atij që foli në emër të tjerëve, ndër sy të vëllezërve të tij të tjerë e të
s’ëmës t’i pritet gjuha, t’i cungohen këmbët e duart, t’i ripej lëkura e kokës. 5 Kur, pra, ky u cungua
gjymtyrësh, urdhëroi ta afrojnë te zjarri e ta vënë, ashtu duke i dalë shpirti, në tavë të skuqur. Ndërsa avulli
i tavës po shpërndahej larg, të tjerët, së bashku me t’ëmën i jepnin zemër njëri-tjetrit të vdesin trimërisht e
thoshin kështu: 6”Zoti Hyj sheh e do të ketë me të vërtetë dhimbje për ne shi ashtu si tha Moisiu në këngën
kundërshtuese: ‘Ai do të ketë dhembshuri për shërbëtorët e vet.’”
7
Si, pra, dha kështu shpirt i pari, e afruan të dytin për ta munduar. Si ia hoqën lëkurën e kokës me gjithë
flokë, e pyesnin a do të hante para se t’ia copëtonin trupin e tij, një nga një gjymtyrë për gjymtyrë. 8Ai
përgjigji me gjuhë të etërve: “S’do të ha!” Prandaj, edhe këtë e vunë në të njëjtat mundime si të parin. 9
Ndërsa po lëshonte ofshamën e fundit, tha: “Ti o i pashpirt, mbi të pashpirtë, po na e merrr jetën e tashme,
por Mbreti i botës, e di se po vdesim për ligjet e Tija, do të na ngjallë për jetën e pasosur.”
10
Pas këtij e munduan të tretin. Kur kërkuan, vrrik e qiti gjuhën dhe trimërisht i shtriu duart 11 e foli me zë
të lartë: “Këto gjymtyrë i kam prej Qiellit e, për shkak të ligjeve të tija, i përbuz, por shpresoj se prej Tij
do t’i fitoj përsëri.”
12
Kështu, mbreti dhe ata, që ishin me të, mbetën të habitur për guximin e djaloshit se si i bënte në asgjë
mundimet.
13
Mbasi ky dha shpirt në këtë mënyrë, nisën ta copëtojnë edhe të katërtin në të njëjtat mundime. 14 Kur
ishte në grahmat e fundit të vdekjes, tha kështu: “Është gjë e mirë të vdiset nga dora e njerëzve me shpresë
të gjallë në Hyjin se do të ngjallemi përsëri! Por, ti nuk do të ngjallesh për të jetuar!” 15 Menjëherë e sollën
të pestin dhe nisën ta mundojnë; 16 por ky, duke ia ngulur sytë, i tha: “Ti ke, megjithëse vdekatar, pushtet
mbi njerëz e bën çka të pëlqen, por mos mendo se Hyji ka hequr dorë nga populli ynë: 17 por prit e do ta
shohësh madhërinë e fuqisë së tij se si do të të mundojë ty e farën tënde.”
18
Pas këtij sollën të gjashtin. Ky duke vdekur tha: “Mos e rrej kot vetveten: ne po i heqim këto mundime
për shkak të vetvetes, sepse kemi mëkatuar kundër Hyjit, këndej edhe na gjetën këto gjëra të çuditshme,
19
porse ty as të mos shkojë nëpër mend se do të kalosh pa u ndëshkuar që po mundohesh të luftosh kundër
Hyjit!”
20
Posaçërisht e mrekullueshme dhe e denjë për kujtim bujar qe nëna, e cila, duke parë se si në një ditë i
vdiqën shtatë djemtë e qëndronte plot guxim në fuqi të shpresës që e kishte në Zotin. 21 Ajo e qortonte
secilin prej tyre në gjuhën e të parëve dhe, e fortë në ndjenja bujare, duke e përforcuar butësinë femërore
me guximin burrëror, u jepte zemër e u thoshte: 22 ”Nuk di se si u krijuat në kraharorin tim, sepse unë nuk
jua dhashë shpirtin as jetën, as nuk jua dhashë trajtën e gjymtyrëve cilitdo prej jush. 23 Por, e di se Krijuesi
i botës, që e ka trajtuar gjininë njerëzore, i cili ua dha të gjithëve prejardhjen, do t’jua kthejë, në mëshirën
e vet, e shpirtin e jetën, sikurse që ju tash po e përbuzni vetveten për dashurinë e ligjeve të tija.”
24
Antioku mendonte se po përbuzej e në këto fjalë i thoshte mendja se po e fyen. Mbasi djali më i vogël
ishte ende gjallë, jo vetëm se u mundonte me fjalë t’ia mbushte mendjen, por e siguronte me përbetim se
do ta bënte të pasur e të lumtur, do ta kishte mik e do t’i jepte zyra të larta në qoftë se do t’u binte mohit
zakoneve të stërgjyshërve. 25 Por, pasi djaloshi, as që ia vinte veshin këtyre premtimeve, mbreti e thirri të
ëmën dhe e qortonte ta këshillojë të birin ta shpëtojë jetën. 26 Pasi mbreti e qortoi për kohë të gjatë, ajo
pranoi se do t’ia mbushte mendjen djalit. 27 Ajo iu afrua e, duke e tallur tiranin e pashpirt, kështu foli në
gjuhën e etërve: “Biri im, ki dhimbje për mua që të mbarta për nëntë muaj në kraharor, të dhashë të pish
për tre vjet gji, të ushqeva e të rrita e të edukova deri në këtë moshë. 28Po të përbetoj, biro, shikoj qiellin e
tokën e gjithçka është në ta e dije se Hyji i ka krijuar nga asgjëja dhe se po në këtë mënyrë ka qenë krijuar
edhe gjinia njerëzore. 29Mos e druaj këtë “kasap”, por ji i denjë për vëllezërit e tu e pranoje vdekjen, që të
të gjej bashkë me ta ditën e mëshirës!”
30
Ende pa i kryer ajo fjalët, foli djaloshi: “Çka prisni? Nuk e dëgjoj urdhrin e mbretit, por i bindem urdhrit
të Ligjit, që u qe dhënë etërve tanë me anë të Moisiut. 31 E ti që u bëre shpikësi i të gjitha të këqijave kundër
hebrenjve, jo, s’do të mund t’i shpëtosh dorës së Hyjit. 32 Ne po pësojmë në të vërtetë, këto të vështira për
shkak të mëkateve tona. 33 Në qoftë se për ndëshkimin e qortimin tonë është zemëruar Zoti ynë i gjallë për
pak kohë, ai do të pajtohet përsëri me shërbëtorët e vet. 34 Kurse ti, o bakeq e i poshtri mbi të gjithë të
poshtërit, mos ço më krye kot i përkundur në shpresa të zbrazta duke çuar dorën kundër bijve të Qiellit, 35
sepse ende nuk i shpëtove gjyqit të Hyjit të gjithpushtetshëm që sheh gjithçka! 36 Sepse vëllezërit tanë, pasi
tash duruan një dhimbje të vogël, kaluan tashmë në Besëlidhjen e Hyjit të jetës së pasosur, kurse ti, në fuqi
të gjyqit të Hyjit, do t’i durosh vuajtjet e drejta të krenarisë sate! 37E unë, porsi vëllezërit e mi, po e jap
korpin tim e jetën për ligjet e të parëve të mi duke e përbetuar Hyjin të jetë sa më parë i dhembshëm me
popullin tonë e të shtrëngojë ty me vuajtje e me frushkuj të rrëfesh se ai është Hyji i vetëm. 38 Lutem,
mandej, që mbi mua e mbi vëllezërit e mi të zërë vend felgrimi i të Gjithpushtetshmit që ka rënë me të
drejtë mbi mbarë racën tonë.”
39
Atëherë mbreti u ndez në zemërim kundër këtij e u bë edhe më bishë e egër se kundër të tjerëve: s’mund
të duronte të ishte i përqeshur! 40 Ky djalosh, pra, vdiq pa u përlyer e me një besim të patundur në Hyjin.
41
E sprasmja, pas fëmijëve, e dha jetën edhe nëna.
42
Le të mjaftojë, pra, kaq sa u tha lidhur me gostitë rituale e me salvimet tepër të pashpirta.
V. FITORET E JUDAIZMIT. VDEKJA E SALVUESIT E PASTRIMI I TEMPULLIT
Juda Makabe del në mal
Kap. 8
1
Ndërkaq Juda Makabe dhe ata që ishin me të, duke hyrë fshehtas nëpër fshatra, i bashkonin kushërinjtë
dhe mblidhnin ata që i kishin mbetur besnikë judaizmit: i mblodhën rreth gjashtë mijë njerëz. 2 I luteshin
gjithashtu Zotit t’i ketë sytë mbi popullin që po shkelej prej të gjithëve dhe të kishte dhimbje për Tempull
që po përdhunohej nga bakëqijtë, 3 të ketë gjithashtu mëshirë për Qytetin që ishte në shkatërrim e bëhej
rrafsh me truall, ta dëgjonte zërin e gjakut që po klithte drejt tij, 4 të mos i harronte vdekjet e tmerrshme të
fëmijëve të pafajshëm, e hyjshmimet e thëna kundër emrit të tij e ta dëftonte zemërimin e vet kundër tyre.
5
Njëherë, Makabeu, si bashkoi një numër të madh njerëzish, u bë i pathyeshëm nga paganët, sepse
zemërimi i Zotit u kthye në mëshirë. 6 Papritmas sulej në qytete e fshatra, u jepte zjarr; pushtonte vendet e
përshtatshme, i vinte në ikje jo pak armiq. 7 Për veprime të tilla, zgjidhte veçanërisht si ndihmëse netët e
zëri i pushtetit të tij shpërndahej në të gjitha anët.
Fushata e Nikanorit dhe e Gorgisë
8
Kur Filipi pa se ky njeri po përparonte pak nga pak dhe se punët po i kishin gjithnjë e më shpesh sukses,
i shkroi Ptolemeut, qeveritarit të Celesirisë e të Fenicisë, që të ndërmerrte diçka për t’u ardhur në ndihmë
punëve të mbretit. 9Ky atëherë zgjodhi Nikanorin e Patroklit, njërin nga miqtë e parë, duke i dhënë jo më
pak se njëzet mijë ushtarë të bashkuar nga kombet e ndryshme dhe menjëherë e dërgoi që t’ua trette farën
të gjithë judenjve. Ia shoqëroi edhe Gorginë, një ushtarak, mjeshtër në çështje luftimi. 10 Nikanori vendosi
që t’i paguante tatimet e mbretit që i duhej t’ua jepte romakëve - e ishin dy mijë talenta - me shitjen e
judenjve që do t’i zinte robër. 11 Këndej i ftoi pa vonesë qytetet bregdetare të vijnë të blejnë judenj robër e
premtoi se do të jepte nëntëdhjetë skllevër për një talent: as që i shkonte nëpër mend se ahmarrja e të
Gjithpushtetshmit do të binte mbi të.
12
Juda ndërkaq, si e mori vesh se po vinte Nikanori, u tregoi atyre që ishin me të se po afrohej ushtria
armike. 13 Atëherë disa prej tyre, që i kapi frika e që nuk kishin besim në drejtësinë e Hyjit, nga frika ikën
e shkuan në vende të ndryshme, 14 disa të tjerë, shitën gjithçka u kishte mbetur e njëkohësisht i luteshin
Zotit që t’i shpëtojë nga Nikanori i pashpirt, i cili i kishte shitur para se të niste lufta: 15 le t’i shpëtojë, jo
pse ata e meritonin, por për shkak të Besëlidhjes me etërit e tyre e për shkak të thirrjes së Emrit të tij të
shenjtë mbi ta.
16
Kur, pra, Makabeu i bashkoi rreth vetes gjashtë mijë vetë, i qortonte të mos tremben prej armiqve as të
mos frikohen prej numrit të madh të paganëve që po vinin kundër tyre padrejtësisht, por të luftojnë si
burrat, 17 duke pasur parasysh dhunën që i ishte bërë prej tyre padrejtësisht vendit të shenjtë, si e kanë
nëpërkëmbur dhe e kanë poshtëruar Qytetin e si i kishin prishur doket e të parëve. 18 “Sepse ata e kanë
besimin e vet në armë - u tha - e në trimërinë; kurse ne në Hyjin e gjithpushtetshëm e kemi shpresën tonë,
i cili mund t’i asgjësojë vetëm me një shenjë të gjithë ata që vijnë kundër nesh edhe mbarë botën.” 19
Atëherë ua njehi rastet në të cilat kishin qenë të ndihmuar të parët e tyre: nën Senakeribin, kur qenë vrarë
njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë ushtarë, 20 në Babiloni, në luftën që e patën kundër galatasve, ku luftuan
tetë mijë vetë me ndihmën e edhe të katër mijë maqedonasve, kur maqedonasit ranë ngushtë - vetëm ata
tetë mijë vetë, i thyen njëqind e njëzet mijë ushtarë, në saje të ndihmës që ua dha Qielli, madje bënë edhe
një pre të madhe.
21
Pasi me këto fjalë ua mbushi zemrën me guxim dhe i përgatiti të vdesin për Ligj e për atdhe, e ndau
ushtrinë e vet në katër njësite. 22 Në krye të secilit njësit i vuri vëllezërit e vet: Simonin, Jozefin e Jonatanin
e secilit i dha nga një mijë e pesëqind njerëz. 23 Për më tepër i urdhëroi Eleazarit të lexojë Librin e shenjtë;
mandej si e dha fjalën e urdhrit: “Ndihma e Zotit!”, si prijës i njësitit të parë ra në luftë kundër Nikanorit.
24
Meqenëse i Gjithpushtet- shmi u bë ndihmësi i tij, vranë më tepër se nëntë mijë armiq, kurse plagosën e
gjymtuan gjymtyrësh pjesën më të madhe të ushtrisë së Nikanorit dhe të gjithë i shtrënguan të ikin. 25 I
shtinë në dorë edhe paratë e atyre që kishin pasë ardhur për t’i blerë. Pasi i ndoqën mjaft larg, u kthyen
prapazi pse s’kishin më kohë, 26 sepse ishte para të shtunës, e për këtë arsye nuk e vazhduan më ndjekjen.
27
Si i mblodhën armët e armikut e si ua morën prenë, zunë të festojnë të shtunën, duke e bekuar e lavdëruar
me kujdes të madh Zotin që i shpëtoi edhe atë ditë dhe nisi përsëri t’ua dëftojë dashamirësinë e vet. 28 Pas
të shtunës ua ndanë një pjesë të presë atyre që kishin pësuar përndjekjen, bonjakëve e të vejave; çka teproi
e ndanë ndër vete e me fëmijë të vet. 29 Pasi bënë kështu, organizuan një lutje të përbashkët e iu lutnin Zotit
të mëshirshëm që të pajtohej përfundimisht me shërbëtorët e vet.
Timoteu e Bakidi të mundur
30
Luftuan edhe me ushtarët e Timoteut e të Bakidit, vranë më tepër se njëzet mijë sish dhe i pushtuan lehtë
disa fortesa të larta. Prenë e madhe e ndanë në dy pjesë të barabarta: njërën për vetvete, tjetrën për flitë e
përndjekjes, për bonjakë e për të veja, pa i harruar pleqtë. 31 Si i mblodhën me kujdes armët e armiqve, i
venduan në vende të përshtatshme, kurse prenë tjetër e çuan në Jerusalem. 32 E vranë edhe oficerin e rojës
së trupit të Timoteut, njeri sa s’bëhet më i pashpirt, që i kishte bërë të vuajnë shumë judenjtë. 33Ndërkohë
që në atdhe po kremtonin ngadhënjimin, i dogjën ata që i kishin pasë djegur Dyert e shenjta si edhe
Kalistenin, i cili ishte strehuar në një kasolle: kështu e mori shpërblimin e denjë për shenjtdhunimin e vet.
Ikja e rrëfimi i Nikanorit
34
Kurse Nikanori, bakeq mbi bakëqij, që i kishte sjellë një mijë tregtarë për t’ua shitur judenjtë, 35 me
ndihmën e Zotit i mposhtur prej atyre që ai i mbante për një asgjë, e hoqi petkun e lavdisë e, i arratisur
porsi skllav, i vetmuar e duke u endur rrugë pa rrugë bregut të detit, arriti në Antioki - tepër fatmirë se
kishte shpëtuar gjallë - pasi iu shpartallua ushtria. 36 Dhe, ai që, me çmimin e skllevërve jerusalemas u
kishte premtuar romakëve se do t’ua paguante tatimet, tash shpallte se judenjtë e kishin një Luftëtar që i
mbronte dhe se judenjtë ishin të paplagosshëm për arsye se i mbanin ligjet që Ai ua kishte caktuar.
Mbarimi i Antiokut Epifan
Kap. 9
1
Po në këtë kohë, Antioku po kthehej i çnderuar nga krahinat e Persisë. 2 Kishte pasë hyrë në qytetin
Persepolis dhe sprovoi ta plaçkisë faltoren e ta pushtojë qytetin. Por, populli u ngrit kundër, i mori armët e
kështu e vunë në ikje. I vënë në të ikur prej njerëzve të vendit, Antiokut iu desh të largohet i turpëruar.
3
Kur po gjendej në rrethe të Ekbatanës, e lajmëruan se çka i kishte ndodhur Nikanorit e Timoteut. 4 I ndezur
flakë prej hidhërimit, kishte parasysh edhe turpin që e kishte pësuar prej atyre që e vunë në ikje, mendonte
të shfrejë mbi judenj. Prandaj, urdhëroi që grahësi i karrocës ta vazhdonte rrugën pa ndërprerje. Por, tash
e ndiqte ndëshkimi i Qiellit, sepse kështu kishte folur plot kreni: “Kur të arrijë atje, Jerusalemin do ta bëj
varr të përbashkët të judenjve!”
5
Por, Ai që sheh gjithçka, Zoti Hyji i Izraelit, e goditi me një sëmundje të pashërueshme e të papashme.
Posa e kreu atë fjalë, e kapi një dhembje e madhe rropullish e dhembje e padurueshme zorrësh, 6 gjë kjo
që ishte me të vërtetë e drejtë, sepse ai u kishte shkaktuar të tjerëve dhembje të shumta e të padurueshme
në rropulli. 7 Por, ai, megjithatë, s’hiqte dorë nga krenia e vet, madje, plot krenari, buçiste flakë nga felgrimi
kundër judenjve dhe urdhëroi të shpejtohej vrapimi. Por, i ndodhi të rrëzohet nga karroca në vrapim të
mahnitshëm e, nga rrëzimi i rëndë, t’i copëtohen gjymtyrët e trupit. 8 Ai që, në kreninë e vet mbinjerëzore,
kujtonte se mund t’u urdhërojë valëve të detit, ai që kujtonte se mund t’i peshojë në peshore malet e larta,
e pa veten të plandosur për tokë e, mandej i bartur në bartore, duke u dëftuar të gjithëve qartas fuqinë e
Hyjit, 9aq sa, nga sytë e të patenzonit rridhnin krimba e për së gjalli, në dhembje e në ofshame të mëdha, i
derdhej mishi e, për shkak të kalbësimit, qelbësira e tij i çonte të vjedhat mbarë ushtrisë. 10 Ai që pak më
parë kujtonte se i prek yjet e qiellit me dorë, tash askush s’mund ta mbartëte për shkak të erës së rëndë të
qelbësirës.
11
Vetëm tash, i copëtuar, nisi ta ulë kreninë e madhe të veten dhe ta kuptojë gjendjen e vet nën frushkullin
hyjnor, sepse i shtoheshin dhimbjet nga një ças në tjetrin. 12 E kur as ai vet nuk mund të duronte më erën e
rëndë të veten, tha kështu: “Është e drejtë t’i nënshtro- hesh Hyjit e vdekatari të mos krenohet!” 13 Ky
bakeq nisi t’i lutet Zotit, i cili tashmë nuk do të ketë mëshirë për të. Thoshte 14 se do ta shpallte Qytetin e
shenjtë, të lirë, kundër të cilin ishte ngutur ta rrafshojë me truall dhe ta bëjë varr, 15 kurse judenjtë, të cilët
nuk i çmonte të denjë as për t’u kondisur për së vdekuri, por se do t’ua qiste shpendëve për t’i ngrënë e se
do t’ua hidhte egërsirave bashkë me fëmijë, do t’i barazonte me athinas të gjithë, 16 se Tempullin e shenjtë,
të cilin më parë e kishte plaçkitur, do ta stoliste me dhurata shumë të bukura, dhe se do t’i kthente në numër
edhe më të madh të gjitha enët dhe shpenzimet e flijimeve do t’i mbulonte me të ardhurat e veta, 17 madje
për më tepër se edhe ai do të bëhej çifut dhe se do t’i binte kryq e tërthor botës duke predikuar fuqinë e
Hyjit.
Letra e Antiokut çifutëve
18
Por, pasi dhimbjet nuk i pushonin aspak - sepse kishte rënduar mbi të gjyqi i drejtë i Perëndisë - pasi
s’kishte më farë shprese për vetvete, u shkroi judenjve letrën që po e sjellim këtu më poshtë në trajtë të
përlutjes, me këtë përmbajtje:
19
”Judenjve, qytetarëve të shkëlqyer, mbreti dhe prijësi Antiok: të fala të shumta, mirëqenie e mirëvajtje!
20
Nëse jeni mirë ju e fëmijët tuaj, nëse punët tuaja u shkojnë ashtu si ju dëshiron zemra, plot shpresë në
Qiellin, duke u lutur me gjithë shpirt, i falënderohem Hyjit. 21 Unë, në të vërtetë, megjithëse isha i sëmurë,
ju kujtoj me dashamirësi për nderin dhe mirësjelljen tuaj ndaj meje. Në kthimin tim nga krahinat e Persisë,
pasi më kapi një sëmundje e paduru- eshme, mendoj se është e domosdoshme të kujdesem për të mirën e
sigurinë e përbashkët të të gjithëve. 22 Megjithëse nuk e kam humbur shpresën në gjendjen time, por me
shpresë të madhe se do t’i shpëtoj kësaj ligësine, 23 e duke pasur parasysh se edhe im atë, në kohë kur bënte
ndonjë fushatë kundër krahinave të veriut, shënonte pasardhësin e vet, 24 që, po ndodhi ndonjë ngjarje e
papritur ose lajme jo të mira, shtetasit të mos turbullohen, por ta dinë kujt ia ka besuar ai punët e shtetit.
25
Mandej, duke e ditur se sunduesit e afërm dhe fqinjët e mbretërisë ruajnë rastin e volitshëm e presin pale
a po ndodh gjë, e caktova për mbret birin tim Antiokun, të cilin, shpeshherë kur bëja ndonjë fushatë në
krahinat e veriut, shumicës prej jush jua kam besuar e porositur. Ndryshe i kam shkruar edhe atij këtë letër
që po e bashkangjis. 26 Prandaj, po ju lutem e po kërkoj prej jush të mos i harroni bamirësitë që i keni marrë
prej meje botërisht e privatisht e ta ruani dashamirësinë tuaj ndaj meje e ndaj birit tim. 27 Kam besim se
edhe ai, duke i ndjekur udhëzimet e mia, do të sillet me ju me maturi e me njerëzi.”
28
Kështu, pra, ky vrastar e hyjshmues, duke pësuar dhimbje tejet të rënda, siç u kishte shkaktuar të tjerëve,
i dha fund jetës së vet në male të shkreta, në vende të huaja me një fat të mjerë. 29Filipi, miku i tij i afërm,
solli kufomën e tij, i cili, mandej, prej frikës së birit të tij Antiokut, shkoi në Egjipt te Ptolemeu Filometor.
Pastrimi i Tempullit
Kap. 10
1
Ndërkaq Makabeu me njerëzit e vet, të udhëhequr prej Zotit, e ripushtuan Tempullin edhe Qytetin. 2 I
rrënuan lterët që i kishin ndërtuar të huajt në sheshe si dhe faltoret e kultit. 3Pasi e pastruan Tempullin,
ndërtuan një lter tjetër, mandej, pasi nxorën shkëndija nga gurgaca, kushtuan fli pas dy vjetëve, dogjën
kemin, ndezën dritat dhe paraqitën bukët e kushtimit. 4Si bënë kështu, ranë me fytyrë për dhe e iu lutën
Zotit që të mos bien më kurrë në të këqija të tilla, por, në qoftë se do të mëkatojnë edhe ndonjë herë tjetër,
ai t’i ndëshkojë me butësi e të mos i lëshojë në dorë të kombeve hyjshmëtare e barbare. 5 Po atë ditë, në
cilën Tempulli kishte pasë qenë përdhunuar nga të huajt, ndodhi që po atë ditë Tempulli edhe të pastrohej,
d.m.th. më njëzet e pesë të muajit Kasleu. 6 E kremtuan me gëzim të madh për tetë ditë, ashtu si edhe të
kremten e Tendave, duke u kujtuar si e kishin festuar ditën e Tendave pak më parë, në male e shpella porsi
kafshët. 7 Këndej, duke mbajtur në dorë shkopinj të stolisur me urth, me gema të njomë e me palme, i
lartësonin himne Atij që e kishte sjellë për së mbari pastrimin e Tempullit të vet. 8 Atëherë, vendosën me
një urdhëresë botore e vendim të përgjithshëm për mbarë popullin e judenjve se çdo vit do t’i kremtojnë
këto ditë.
VI. LUFTA E JUDËS KUNDËR POPUJVE FQINJË E KUNDËR LIZJES, MINISTRIT TË
EUPATORIT
Fillimi i mbretërisë së Antiokut
Eupator
9
Të tilla, pra, ishin rrethanat lidhur me vdekjen e Antiokut që quhet Epifan.
10
Tash do të tregojmë gjërat që ndodhën nën Antiokun Eupator, që ishte biri i këtij të patenzoni, duke i
paraqitur shkurtimisht të këqijat që i shkaktuan luftërat.
11
Ky, pra, si e mori në dorë mbretërinë, e caktoi në krye të punëve të mbretërisë një farë Lizje, qeveritarin
e parë të Celesirisë e të Fenicisë. 12 Sepse Ptolemeu që quhet edhe Makron, duke parapëlqyer të jetë i drejtë
ndaj judenjve, për shkak të të padrejtave që u ishin bërë, mundohej t’i ushtrojë marrëdhëniet me ta
paqesisht, 13 prandaj, i paditur prej disa miqve te Eupatori e, pasi shpesh dëgjonte se e quanin tradhtar, pse
e kishte lëshuar Qipron që ia kishte besuar Filometori e ia kishte mbajtur krahun Antiokut Epifan, e pasi
s’mundte më ta ushtrojë me nder detyrën, ia shkurtoi jetën vetes me helm.
Gorgia e qytezat e Idumesë
14
Gorgia, kur u bë qeveritar i krahinës, bashkonte ushtri me pagesë e shpesh niste luftëra kundër judenjve.
15
Bashkë me të edhe idumenjtë, që i kishin në dorë disa qyteza të përshtatshme, ua çonin ngushtë judenjve
e, duke i strehuar të ikurit nga Jerusalemi, bënin çmos që ta mbanin të ndezur luftën. 16 Ndërkaq, njerëzit
e Makabeut, pasi bënë një përlutje e iu lutën Hyjit, që t’u ndihmojë, i sulmuan qytezat e idumenjve, 17 e,
pasi i sulmuan me forca të mëdha, i pushtuan pozicionet, i shtytën ata që luftonin mbi mure, dikend dëbuan
e ata që i zunë i vranë: vranë jo më pak se njëzet mijë njerëz. 18 Prej tyre, jo më pak se nëntë mijë, u strehuan
në dy kulla të fortifikuara mirë me të gjitha pajisjet për qëndresë, 19 Makabeu, si i la për rrethimin e tyre
Simonin, Jozefin dhe Zakeun me ata që ishin me të - e ishin mjaft shumë - kurse ai vetë shkoi në ato vende
ku ishte nevoja më e madhe. 20 Por, këta që ishin me Simonin, të shtyrë nga lakmia e parasë, morën prej
disave që ishin në kulla shtatëdhjetë mijë drahma dhe i lëshuan disa të ikin. 21 Kur i lajmëruan Makabeut
se çfarë kishte ndodhur, ai i bashkoi krerët e popullit dhe i paditi fajtorët se për para i kishin shitur vëllezërit
e vet pasi i kishin lënë të ikin armiqtë. 22 Këndej edhe i dha të vriten si tradhtarë e i pushtoi të dy kullat.
23
Pasi gjithçka i shkoi për së mbari në saje të armëve, vrau në dy kullat më shumë se njëzet mijë njerëz.
Juda e mundi Timoteun e pushton
Gazarën
24
Timoteu, të cilin judenjtë e kishin thyer më parë, bashkoi një ushtri shumë të madhe me të huaj, si bashkoi
edhe kuaj jo pak nga Azia, u duk papritmas në Jude, me qëllim që ta pushtojë me armë. 25 Kur ai po afrohej,
ata që ishin me Makabeun, i pluhërosën kokat me pluhur dheu, i ngjeshën ijët me grathore e iu drejtuan në
uratë Hyjit. 26 Ranë përmbys para lterit e iu lutën Hyjit të jetë i mëshirshëm me ta: të jetë armik me armiqtë
e tyre e kundër- shtarëve t’u kundërshtojë siç e shpall Ligji.
27
Si e kryen uratën, i rrokën armët, u larguan mjaft prej qytetit e, kur iu afruan armikut, u ndalën. 28 Posa
zbardhi drita, të dy palët ia filluan sulmit, këta duke mbajtur për peng të suksesit e të fitores bashkë me
fuqi ndihmën e Zotit, kurse ata si prijës të luftimit mbanin për vete guximin e vet.
29
Por, shi kur ishte zjarri i luftimit, kundër- shtarëve iu dëftuan, të ardhur prej Qiellit, pesë burra të pashëm
në kuaj me frerë të artë, që u prinin judenjve. 30 Dy prej tyre Makabeun e shtinë ndërmjet, e mbronin me
armët e veta dhe e bënin të paplagosshëm, kurse në kundërshtarë hidhnin shigjeta e rrufe, që, të verbuar e
të marrë mendsh, u shpërndanë pa kurrfarë rregulli. 31 Aso here u vranë njëzet mijë e pesëqind këmbësorë
e gjashtëqind kalorës.
32
Timoteu iku në një vend të fortifikuar mirë që quhet Gazarë, ku sundonte Kereja. 33 Makabeu e njerëzit
e tij plot guxim e mbajtën të rrethuar katër ditë. 34 Ata që ishin brenda të sigurt në fortifikimin e vendit,
shanin në mënyrë të tmerrshme e villnin fjalë sa s’ka më të fëlliqura. 35 Por, kur zbardhi e pesta ditë, njëzet
djelmosha nga ata që ishin me Makabeun, të ndezur me felgrim nga ato të shara, u sulën në mure me trimëri
e sypatrembur dhe i vranë të gjithë që i gjetën gjallë. 36 Po ashtu edhe të tjerët u sulën kundër të rrethuarve
në anën tjetër. U dhanë zjarr kullave, e, duke u ndezur zjarr brenda hyjshmëtarët i shkrumbuan për së gjalli.
Të tjerët i thyen dyert, lëshuan të hyjnë brenda ushtarë të tjerë dhe e pushtuan qytetin. 37 Timoteun, që ishte
fshehur në një birucë, e vranë atë, vëllanë e tij Kerenë dhe Apolofanin. 38 Si bënë kështu, me himne e këngë
falënderimi i jepnin lavdi Zotit, i cili e kishte përkrahur mrekullisht Izraelin e ua kishte dhënë fitoren.
Fushata e parë e Lizjes
Kap. 11
1
Krejt pak kohë më vonë, Lizja, që ishte në krye të punëve të mbretërisë e ishte kujdestar dhe i afërm i
mbretit, i cili mëzi i duronte ngjarjet e fundit, 2 bashkoi një ushtri tetëdhjetë mijë këmbësorësh e mbarë
kalorësinë, u nis kundër Judesë, i bindur se Qytetin do ta bënte banesë të grekëve, 3 se Tempullin, sikurse
edhe faltoret e tjera të paganëve, do ta vinte nën tatim dhe se vjet për vjet do ta shitte kryepriftërinë: 4 nuk
mendonte aspak mbi pushtetin e Hyjit, por mendjen ia kishte marrë moria e ushtrisë, mijëra kalorës e
tetëdhjetë elefantët.
5
Si hyri në Jude, iu afrua Betsurës, që është vend i fortifikuar, larg Jerusalemit dikund pesë stadje, dhe e
rrethoi. 6 Kur ata që ishin me Makabeun e morën vesh se Lizja po i rrethonte qytezat, iu lutën Zotit me
ofshame e me lot e, bashkë me ta edhe turma e popullit, që ta dërgonte një engjëll të mirë për të shpëtuar
Izraelin. 7 Atëherë vetë Makabeu, si i mori i pari armët, i qortoi të tjerët që të mos ta vënë bashkë me të
veten në rrezik për t’u ndihmuar vëllezërve. Ata atëherë, plot guxim, e së bashku u sulën kundër. 8 Ende
ishin afër Jerusalemit, kur qe, u duk në krye të tyre një kalorës në petka të bardha e vringëllonte armët e
arta. 9 Atëherë të gjithë e falënderonin Hyjin e mëshirshëm dhe, aq fort u mbushën me guxim, sa që ishin
të gatshëm të shporonin jo vetëm njerëzit, por edhe bishët me të egra e muret e hekurta. 10 Marshonin në
rreshta lufte, të ndihmuar nga një ndihmës i ardhur nga Qielli, sepse Zoti kishte dhembje për ta! 11 Ata u
sulën porsi luanë kundër armikut dhe i rrëzuan për tokë njëmbëdhjetë mijë këmbësorë e një mijë e
gjashtëqind kalorës, kurse të gjithë të tjerët i vunë në të ikur. 12 Shumica e tyre shpëtuan të plagosur e të
çarmatosur: po edhe Lizja vetë shpëtoi duke ikur i turpëruar.
Paqe me hebrenj. Katër letra lidhur me marrëveshje
13
Por, Lizja, që s’ishte i pamend, pasi përsiati mbi humbjen e vet e, si ia preu mendja se hebrenjtë ishin të
pathyeshëm, sepse u ndihmonte Hyji i gjithpushtetshëm, dërgoi tek ata një dërgatë, 14 ua mbushi mendjen
se do t’i pranonte të gjitha kushtet e drejta e se do t’ia mbushte mendjen gjithashtu edhe mbretit se është e
domosdoshme të bëhet miku i tyre. 15 Makabeu pranoi gjithçka parashtronte Lizja, sepse kishte parasysh
të mirën e përbashkët. Gjithçka kërkoi Makabeu prej Lizjes me shkrim në lidhje me judenj, mbreti pranoi.
16
Letra që Lizja ua shkroi judenjve, kishte këtë trajtë:
“Lizja popullit të judenjve shëndet!
17
Të dërguarit tuaj, Gjoni e Absalomi ma dorëzuan shkresën tuaj, si më poshtë, dhe kërkuan të pranohet
përmbajtja e saj. 18 Gjithçka ishte e nevojshme t’i parashtrohej mbretit, ia paraqita. Ai pranoi gjithçka ishte
e mundur të pranohej. 19 Nëse, pra, do të mbani qëndrim të mirë ndaj interesave të Shtetit, edhe vetë do të
bëj çmos në të ardhmen t’ju ndihmoj. 20 Lidhur, mandej, me pikat e veçanta, i urdhërova dërgatës tuaj e të
mive, të bisedojnë me ju.
21
Të fala! Viti njëqind e dyzet e tetë, më njëzet e katër të muajit të Zeusit të Korintit.”
22
Letra e mbretit përmbante këto gjëra:
“Mbreti Antiok vëllait Lizje shëndet!
23
Pasi baba ynë kaloi te zotat e, pasi ne dëshirojmë që të gjithë ata që i përkasin mbretërisë sonë, t’i kryejnë
punët e veta pa farë trazire, 24 pasi dëgjuam se judenjtë nuk janë në përkim me qëllimin e babës t’i pranojnë
doket greke, porse, të dhënë mbas sistemit të jetesës së tyre, kërkojnë të rregullohen sipas ligjeve të veta,
25
duke dëshiruar që edhe ky popull të jetojë pa trazira, vendosim që t’u kthehet Tempulli kështu që të
mund të jetojnë lirisht sipas dokeve të të parëve të tyre. 26 Prandaj, bën mirë t’u dërgosh lajmëtarë e t’ua
shtrish dorën e djathtë që, pasi të jenë vënë në dijeni me vendimin tonë, të jenë të kënaqur e me gëzim t’u
kushtohen punëve të veta.”
27
Letra e mbretit e drejtuar popullit të Judesë ishte e tillë:
“Mbreti Antiok Senatit të judenjve e judenjve të tjerë, shëndet!
28
Gëzohemi nëse jeni mirë. Edhe ne jemi krejt mirë. 29 Menelau na njoftoi se dëshironi të ktheheni e të
merreni me punët tuaja. 30 Të gjithë ata që do të kthehen deri më tridhjetë të muajit të Ksantikut, ua jap
besën se nuk do të ndëshkohen. 31 Judenjtë le t’i përdorin ushqimet dhe ligjet e veta si në të kaluarën dhe,
askush prej tyre të mos trazohet në asnjë mënyrë, për fajet e bëra prej padijes. 32 Ndërkaq po e dërgojmë
Menelaun për t’ju qetësuar.
33
Të fala!
Më pesëmbëdhjetë të muajit Ksantik, viti njëqind e dyzet e tetë.”
34
Gjithashtu edhe romakët dërguan një letër të këtillë:
“Kuint Memiu e Tit Maniu, të dërguarit e romakëve, shëndet popullit të Judesë!
35
Me të gjitha gjërat që Lizja, kushëriri i mbretit, ju ka dhënë leje, edhe ne jemi në përkim. 36 Kurse, në
lidhje me ato pika që ai ka vendosur se i duhet t’ia paraqesë mbretit, dërgoni menjëherë dikënd prej jush,
pasi t’i keni shqyrtuar mirë ndërmjet jush, kështu që t’ia paraqesim mbretit në mënyrë të përshtat- shme
për ju, sepse mendojmë të udhëtojmë për Antioki. 37 Prandaj, nxitoni e dërgoni dikënd që ta dimë mendimin
tuaj.
38
Qofshi shëndosh! Më dhjetë të muajit Ksantik, viti njëqind e dyzet e tetë.”
Ngjarjet e Jopes e Jamnisë
Kap. 12
1
Si u përfunduan këto marrëveshje, Lizja u kthye te mbreti e judenjtë u dhanë pas punëve bujqësore. 2Por,
disa prej qeveritarëve të krahinave, sidomos Timoteu e Apoloni, biri i Geneut, po edhe Jeronimi e
Demofoni e, më tepër se këta, Nikanori, kryepari i cipriotëve të paguar, nuk i linin judenjtë të punojnë në
qetësi e në paqe.
3
Banorët e Jopes bënë një pabesi të këtillë: i grishën judenjtë që banonin së bashku me ta të hipin me gra
e fëmijë në barka të përgatitura prej tyre, kinse nuk kishin asnjë qëllim të keq ndaj tyre, 4 por ishte një
iniciativë që e kishte marrë mbarë qyteti. Judenjtë pranuan nga dëshira të jetojnë në paqe të qëndrueshme
dhe as që u shkonte mendja në pabesi. Kur hynë në det të thellë, i mbytën në ujë jo më pak se dyqind vetë.
5
Kur Juda e mori vesh kërdinë që kishin bërë në njerëzit e kombit të tij, pasi e thirri në ndihmë Hyjin
Gjykatësin e drejtë, u dha urdhra njerëzve të vet e, 6 u sul kundër vrastarëve të vëllezërve të vet. Natën i
dha zjarr portit dhe i dogji anijet, kurse ata që ishin strehuar aty, i preu me shpatë. 7 Por, meqenëse qyteti
ishte i mbyllur, u largua me qëllim që të kthehej një herë tjetër e ta zhbinte mbarë qytetin e Jopes. 8 Por,
kur e mori vesh se edhe ata të Jamnisë mendonin t’ua bëjnë të njëjtën gjë judenjve që banonin me ta, 9 u
sul natën kundër tyre, ua dogji portin me anije, kështu që drita e flakës u pa deri në Jerusalem, larg dyqind
e dyzet stadje.
Fushata në Galaaditidë
10
Kur prej andej u larguan nëntë stadje të drejtuar kundër Timoteut, u sulën kundër tyre jo më pak se pesë
mijë këmbësorë arabë e pesëqind kalorës. 11 U ndez një betejë e furishme e, pasi ushtarët e Judës, me
ndihmën e Hyjit, i mundën, nomadët e mundur, kërkuan prej Judës t’ua shtrijë të djathtën e u premtuan se
do t’u japin kullota dhe do t’u vlejnë edhe me të tjera gjëra. 12 Juda, pasi i shkoi nëpër mend se vërtet do të
mund t’i jenë të dobishëm për shumë gjëra, u premtoi se do të lidhë paqe me ta. Pasi i dhanë e i morën të
djathtat, arabët shkuan në çadrat e veta.
13
Atëherë Juda e sulmoi njëfarë qyteti të fortifikuar me benda e me mure, të banuar me kombësi të
ndryshme që quhej Kaspin. 14 Ata që ishin brenda, duke u mbështetur në muret e forta e në ushqime të
grumbulluara, silleshin në mënyrë poshtëruese kundrejt atyre që ishin me Judën: i përqeshnin, i shanin e
flisnin çka s’ka hije. 15 Ndërkaq, njerëzit që ishin me Judën, mbasi e thirrën ndihmën e Zotëruesit të Madh
të botës, i cili, pa desh e pa makina luftarake, në kohën e Jozuehit, e rrafshoi Jerihonin, u sulën me tërbim
në mure 16 e, pasi për vullnet të Hyjit, e pushtuan qytetin, kryen vrasje të patregueshme sa që, liqeni përbri,
dy stadjesh, dukej se ishte përplot prej gjakut që kishte rrjedhur.
Luftimi i Karnionit
17
Si u larguan prej andej shtatëqind e pesëdhjetë stadje, arritën në Karakë te judenjtë që quhen Tubiaenë.
18
Në këto anë nuk e zunë askund Timoteun. I kishte lëshuar ato vende pa pasë kryer punë, por jo pa e pasë
lënë në njëfarë pike një ushtri mjaft të fortë. 19 Atëherë Dositeu dhe Sosipatri, prijës të ushtrisë së Makabeut,
shkuan dhe i vranë ushtarët që Timoteu i kishte lënë në fortifikatë: më shumë se dhjetë mijë luftëtarë. 20
Ndërkaq, Makabeu, pasi ushtrinë e vet e ndau në kohorta, i caktoi ata që duhej t’u ishin në krye dhe u
tfillua kundër Timoteut, i cili kishte me vete njëqind e njëzet mijë këmbësorë dhe dy mijë e pesëqind
kalorës. 21Timoteu, kur e mori vesh se po vinte Juda, i qiti përpara gratë, fëmijët edhe pajisjet në vend që
quhet Karnion, sepse fortifikata ishte e pathyeshme për shkak të kalimeve të ngushta. 22 Posa u duk kohorta
e parë e Judës, armikun e pushtoi tmerri dhe frika nga prania e Atij që sheh gjithçka. Armikut iu dha ikja
në të gjitha drejtimet, kështu që shpesh plagoste njëri - tjetrin edhe shporonte me majë të shpatës. 23 Juda i
përndiqte me guxim të madh, i therte të patenzonët: rrah i bëri rreth tridhjetë mijë luftëtarë. 24 Kurse vetë
Timoteu u zu rob nga njerëzit e Dositeut e Sosipatrit. Atëherë nisi t’u lutej me shumë dredhi që ta lëshonin
gjallë, sepse i kishte peng prindërit e shumicës e të disave edhe vëllezërit, të cilëve do t’u ndodhte të
mbetnin pa asfarë kujdesi për ta. 25 Kur ua mbushi mendjen me mënyra të ndryshme e ua dha besën se do
t’i kthente ata njerëz shëndosh e mirë, e lëshuan për të shpëtuar vëllezërit.
26
Si shkoi në Karnion e në Atergacion, Juda i vrau njëzet e pesë mijë vetë.
Kthimi udhës së Efronit e Skitopolisit
27
Pasi i shpartalloi këta e i vrau, u nis me ushtri kundër Efronit, qytet i fortifikuar, në të cilin banonte një
shumicë e madhe njerëzish të kombësive të ndryshme. Djelmosha sokolana luftonin me guxim para
muresh. Në këtë qytet kishte makina luftërash e hedhës të shumtë shigjetash. 28 Por, pasi e thirrën në
ndihmë të Gjithpushtetshmin, që i shtyp fuqitë armiqësore me pushtetin e vet, judenjtë e nënshtruan qytetin
e, prej atyre që ishin brenda, i rrafshuan për tokë njëzet e pesë mijë vetë.
29
Të nisur prej andej, arritën në qytetin e Skitëve, që ishte larg gjashtëqind stadje prej Jerusalemit. 30 Por,
pasi judenjtë që kishin ngulur aty dëshmuan se skitopolitanët ishin dashamirës të tyre dhe se u kishin
ndihmuar në kohë të vështira, 31 Juda e njerëzit e tij u shprehën falënderimet dhe i përkujtuan që të jenë
edhe më tutje, dashamirës ndaj popullit të tyre. Arritën në Jerusalem pak para të kremtes së Javëve.
Fushata kundër Gorgisë
32
Pasi kaloi festa e Pesëdhjetores, u nisën të luftojnë kundër Gorgisë, strategut të Idumesë. 33 Ky doli me
tri mijë këmbësorë e me katërqind kalorës. 34 Në ndeshje të luftimit, mbetën të vrarë pak judenj. 35Njëfarë
Dositeu, një prej atyre që ishin të Bacenorit, kalorës e trim i fortë, e kapi Gorginë e, duke e mbajtur për
petku, e tërhiqte me fuqi e, ndërsa mendonte ta sjellë rob gjallë, një kalorës nga thrakasit, u sul kundër tij,
ia këputi krahun e Gorgia iku në Marisë. 36 Pasi njerëzit e Esdrës, duke luftuar kohë të gjatë, ishin lodhur
e molisur, Juda, pasi e thirri në ndihmë Zotin që të dëftohet ndihmësi i tyre dhe prijësi i luftës, 37 duke
filluar në gjuhën e të parëve të këndojë me zë të lartë himne, u sul papritmas kundër atyre që ishin me
Gorginë dhe i bëri të ikin.
Flia për të vdekur
38
Ndërkaq, Juda e bashkoi ushtrinë e shkoi në qytetin Odolam. Pasi erdhi dita e shtatë, sipas dokes, u
pastruan në atë vend dhe kremtuan të shtunën. 39Të nesërmen erdhën njerëzit e Judës, sepse ishte koha e
fundit të mblidhen trupat e të vrarëve e t’i varrosin me kushërinj në varret e të parëve. 40Nën petka të secilit
të vrarë gjetën gjëra të kushtuara idhujve të Jamnisë, gjëra këto që judenjve ua ndalon Ligji. Kështu, të
gjithë e patën të qartë se kjo kishte qenë arsyeja e vrasjes së tyre.
41
Këndej të gjithë zunë t’i japin lavdi Zotit, Gjykatësit të drejtë, i cili qet në dritë edhe atë çka është më e
fshehur, 42 dhe filluan të luten që mëkati i bërë të falej krejtësisht. Atëherë trimi kreshnik Juda i qortoi
njerëzit të ruhen të pastër nga mëkati, pasi kishin parasysh çfarë i kishte gjetur për shkak të mëkatit ata që
ishin vrarë. 43E si i mblodhi nga secili burrë dy mijë drahma të argjendta, i dërgoi në Jerusalem të kushtohet
flia për mëkat duke vepruar kështu shumë mirë e bujarisht, i shtyrë nga mendimi i ringjalljes. 44 E, njëmend,
po të mos kishte shpresuar se do të ringjallen ata që u vranë, do të kishte qenë e tepërt dhe e kotë të luteshin
për të vdekur. 45 Mandej ai e kishte parasysh se një shpërblim tepër i bukur i priste ata që vdesin në hirin e
Zotit: 46 mendim ky i shenjtë e i përshpirtshëm. Ja, pra, pse dha të kushtohet fli shpërblimi, që të çlirohen
nga mëkati.
Fushata e Antiokut V dhe e Lizjes. Vdekja e Menelaut
Kap. 13
1
Në vitin njëqind e dyzet e nëntë u erdhi lajmi njerëzve të Judës se Antioku Eupator po vinte me një ushtri
të madhe kundër Judesë, 2 i përcjellë prej kujdestarit të tij Lizjes, që ishte në krye të punëve të shtetit. Secili
kishte nga një ushtri greke: këmbësorë njëqind e dhjetë mijë, pesë mijë e treqind kalorës, njëzet e dy
elefantë, kurse karroca lufte me drapërinj treqind.
3
Me ta u bashkua edhe Menelau, i cili i jepte me shumë mjeshtri zemër Antiokut, jo për shpëtimin e
atdheut, por prej shpresës se do të qëndronte në pushtet. 4Por, Mbreti i mbretërve e ndezi zemërimin e
Antiokut kundër bakeqit, sepse Lizja ia shtjelloi mbretit se Menelau është shkaktari i të gjitha të këqijave.
Antioku urdhëroi të çohet në Bere e të vritej sipas dokes së vendit. 5 Në atë vend është një kullë e lartë
pesëdhjetë kute, plot hi e në të është një vegël që sillet rrotull dhe nga çdo anë plandos në hi. 6 Atje duhet
të ngjitet fajtori i shenjtëdhunimit ose të disa fajeve të rënda në majë të kullës që prej andej ta plandosin në
vdekje. 7 Një ndëshkim me vdekje të tillë i takoi Menelaut e nuk qe varrosur. 8 E me plot të drejtë: ka
mëkatuar shumë kundër lterit, zjarri dhe hiri i të cilit është i shuguruar, e prandaj e gjeti vdekja në hi.
Urata dhe sukseset e çifutëve në Modin
9
Mbreti po e vazhdonte udhën e në mend përbluante synime të këqija e kishte qëllim t’i bëjë judenjtë të
sprovojnë gjëra edhe më të këqija se ç’kishin përjetuar nën babën e tij. 10 Kur Juda e mori vesh këtë gjë, i
urdhëroi popullit ta thërrasë ditë e natë në ndihmë Zotin që, sikurse edhe herat e tjera, t’u ndihmojë edhe
kësaj here 11 atyre që ishin në rrezik të mbeteshin pa Ligj, pa atdhe e pa Tempullin e shenjtë dhe që të mos
lejojë të bjerë përsëri populli, që posa kishte marrë pak frymë, nën pushtetin e popujve hyjshmorë. 12 Pasi
të gjithë së bashku vepruan kështu e pasi iu lutën Zotit të mëshirshëm me ofshame e me agjërime, me
fytyrë për dhe për tri ditë rresht, Juda u dha zemër dhe i grishi të bëhen gati. 13 Ai, pasi u këshillua
veçanërisht me pleqtë, vendosi se është mirë, me ndihmën e Zotit, të dilet në përleshje para se ushtria e
mbretit të hyjë në Jude e ta pushtojë qytetin.
14
Duke e lëshuar vendimin në duar të Krijuesit të botës, i nxiti të vetët të luftojnë trimërisht deri në vdekje
për Ligj, Tempull, Qytet, atdhe e për doke. Nguli fushimin afër Modinit. 15 Pasi të vetëve u dha për shenjë:
“Për fitoren e Hyjit”, natën, me djelmosha të zgjedhur ndër ata më guximtarët, u sul në fushim në tendën
e mbretit, vrau kund dy mijë ushtarë dhe e shporoi më të madhin elefant bashkë me atë që ishte në kullëz.
16
Mbarë fushimin e mbushën me tmerr e me pështjellim e, në fund, u kthyen pasi ndërmarrja u doli për së
mbari. 17 Kur drita po zbardhte, puna ishte kryer me ndihmën e Zotit mbrojtës.
Antioku V bën marrëveshje me judenj
18
Kur mbreti e provoi guximin e trimërisë së judenjve, u mundua t’i sulmojë vendet me mjeshtri dredhie.
19
Ia afroi ushtrinë Betsurit, që ishte fortesë e mirë e mbrojtur e judenjve: por e zmbrapsën, s’i shkonte për
së mbari, e mundën. 20 Atyre që ishin në fortifikatë Juda u çonte çka kishin nevojë. 21 Armiqëve ua zbuloi
këtë fshehtësi njëfarë Rodoku, nga ushtria e judenjve; këtë e kërkuan, e zunë dhe e zhdukën.
22
Mbreti bëri marrëveshje edhe për herë të dytë me ata që ishin në Betsur: u dha të djathtën dhe e mori e
u largua. 23Mandej ra në luftë me ata që ishin me Judën dhe qe thyer. Atëherë mori vesh se Filipi ishte çuar
në kryengritje. Këtë e kishte lënë si qeveritar të punëve të shtetit në Antioki. I marrë mendsh, kërkoi të bëjë
marrëveshje me judenj, u nënshtrua kushteve, u përbetua se do t’i mbajë të gjitha kushtet e drejta, u pajtua,
kushtoi flinë, nderoi Tempullin dhe u dëftua bujar me Vendin e shenjtë.
24
E pranoi mirë Makabeun dhe e la Hegemo- nidin qeveritar prej Ptolemaidës deri në dheun e Gerrenëve.
25
Erdhi në Ptolemaidë, por qytetarët e saj nuk ishin në përkim me nenet e asaj marrëveshjeje - donin t’i
zhbënin marrë- veshjet, sepse në të vërtetë ishin hidhëruar për së tepërmi. 26 Atëherë u ngjit në tribunë
Lizja, i mbrojti sa më mirë që diti këto marrëveshje, ua mbushi mendjen, i paqëtoi dhe i qetësoi e mandej
u kthye në Antioki.
Kështu mori fund sulmi e zmbrapsja e mbretit.
VII. LUFTA KUNDËR NIKANORIT, GJENERALIT TË DEMETRIT I. DITA E NIKANORIT
Ndërhyrja e kryepriftit Alcim
Kap. 14
1
Pas një periudhe trivjeçare u shkoi në vesh njerëzve të Judës se Demetri i Seleukut, kishte arritur me një
ushtri të madhe e me anije në portin e Tripolit, 2 se e kishte pushtuar vendin dhe e kishte vrarë Antiokun
dhe qeveritarin e tij Lizjen. 3 Njëfarë Alcimi, që më parë kishte pasë qenë kryeprift, por që ishte përlyer në
kohën e kryengritjes vullnetisht, duke parë se për të s’kishte farë rrugëdaljeje për shpëtim dhe se s’do të
mundte më t’i afrohej lterit të shenjtë, 4 shkoi të takohet me mbretin Demetër në vitin njëqind e pesëdhjetë
e një dhe i solli kurorën e artë e palmën si edhe disa rrema ulliri që, sipas gjase, i përkisnin Tempullit. Atë
ditë s’bëri tjetër gjë.
5
Por, më vonë, kur qe thirrur nga Demetri në këshill dhe kur e pyeti për qëndrimin dhe synimet e judenjve
ai e shfrytëzoi atë rast të volitshëm për planet e marrëzisë së vet 6 e i përgjigji: “Ata judenj që quhen
Asidenj, në krye të cilëve është Juda Makabe, ushqejnë luftëra e çojnë kryengritje dhe nuk durojnë që
mbretëria të jetë e qetë. 7 Prandaj, unë, pasi ma hoqën denjësinë trashëgimtare, d.m.th. kryepriftërinë, edhe
erdha këtu, 8 i shtyrë pikë së pari prej kujdesit të sinqertë për të mirën e mbretit e së dyti për të mirën e
bashkëqyte- tarëve, sepse për shkak të mendjelehtësisë së atyre njerëzve po vuan jo pak mbarë gjindja jonë.
9
Pasi tash i di këto gjëra veçanërisht, o mbret, denjohu të kujdesesh me atë njerëzi të ëmbël që e ushqen
ndaj gjithkujt, për të mirën e vendit e të popullit tonë të kërcënuar, 10 sepse, sa të jetë Juda gjallë shteti nuk
do të gëzojë paqe.”
11
Posa ky i tha këto fjalë, miqtë e tjerë të mbretit, që ishin armiq të Judës, s’vonuan ta zemërojnë edhe më
tepër Demetrin. 12 Ky menjëherë e thirri Nikanorin, që ishte në krye të njësitit të elefantëve, e emëroi
qeveritar të Judesë dhe e dërgoi 13 me urdhër ta vrasë Judën, t’i shpërndajë ata që ishin me të e ta vërë
Alcimin kryeprift të më të madhit Tempull. 14 Atëherë ata paganë që kishin ikur nga Judeja prej frikës së
Judës, grumbull u bashkuan me Nikanorin, me shpresë se mjerimet e të vështirat e judenjve do t’u sjellin
fat të mirë atyre.
Nikanori miqësohet me Judën
15
Judenjtë, si morën vesh se po vinte Nikanori dhe se po i sulmonin paganët, u pluhërosen dhe iu lutën Atij
që e ka caktuar për jetë popullin e vet dhe që përherë kujdeset me shenja të dukshme për Trashëgimin e
vet. 16Menjëherë, me urdhër të prijësit, u nisën prej andej dhe u përleshën me ta afër fshatit Desau.
17
Ndërkaq Simoni, vëllai i Judës, ia kishte filluar përleshjes me Nikanorin, por, me sulmin e papritur të
armikut, pati një bjerrje të lehtë.
18
Megjithëkëtë Nikanori trembej të vendosë çdo gjë me gjak, sepse kishte dëgjuar për trimërinë e atyre që
ishin me Judën dhe për guximin e madh në luftë për atdheun. 19 Për këtë arsye dërgoi tek ata Posidonin,
Teodotin e Matatinë që ta jepnin e ta merrnin të djathtën. 20 U bë një shqyrtim i gjatë rreth këtyre gjërave,
mandej vetë prijësi ia parashtroi ushtrisë; mendimet ranë në përkim e u morën vesh për paqe. 21 Atëherë
caktuan ditën kur krerët të bashkohen veçmas. Nga njëra dhe pala tjetër erdhi nga një karrocë lufte. I vunë
edhe ndenjëset e nderit. 22 Juda, ndërkaq, i kishte vënë ushtarët e vet të armatosur ndër vende të
përshtatshme që nga ana e armiqve të mos ndodhte ndonjë pabesi e papritur. Në takim ranë në përkim. 23
Nikanori zuri vend në Jerusalem e nuk bëri asnjë pabesi, madje i lëshoi njerëzit që ishin tubuar rreth tij. 24
Judën dëshironte gjithherë ta kishte pranë vetes, sepse në shpirt ishte i prirur kah ai njeri. 25 I bënte lutje të
martohej e të kishte fëmijë. Juda u martua, jetoi i qetë dhe kaloi jetë të rëndomtë.
Alcimi ringjall armiqësitë e Nikanori kërcënon Tempullin
26
Por, Alcimi, duke parë prirjen e mirë të njërit ndaj tjetrit e, si e gjeti një dysheritje të marrëveshjeve të
përfunduara, shkoi te Demetri dhe i tha se Nikanori kishte synime të kundërta ndaj të mirës së shtetit, sepse
edhe Judën, kundërshtarin e mbretërisë, e kishte bërë besëlidhës të vetin. 27 Këndej edhe mbreti, flakë i
ndezur prej hidhërimit dhe i zemëruar për shkak të shpifjeve të këtij njeriu tejet të keq, i shkroi Nikanorit
se ishte shumë i prishur për shkak të kësaj marrëveshjeje dhe i jepte urdhër të prerë ta dërgonte sa më parë
në Antioki Judën të lidhur në pranga.
28
Kur Nikanori i mori vesh këto gjëra e i vinte keq t’i shklasë marrëveshjet me njeriun që nuk kishte bërë
asnjë padrejtësi, 29 por, pasi s’kishte si t’i kundërshtojë mbretit, kërkonte rastin e volitshëm për ta kryer
këtë urdhër me dredhi. 30 Por, edhe Makabeu, duke e vënë re se Nikanori po sillej më ashpër me të dhe se
e priste më egërsisht se në takimet e mëpërpar- shme, duke e kuptuar se kjo ashpërsi s’vinte nga e mira, si
bashkoi jo pak njerëz prej të vetëve, nisi t’i rrinte larg Nikanorit. 31 Nikanori, si pa se ky njeri ia kishte
luajtur me mjeshtri lojën, shkoi në Tempullin e madhërueshëm e të shenjtë, kur priftërinjtë kushtonin flitë
e rëndomta dhe urdhëroi t’ia dorëzojnë Judën. 32 E kur këta, duke u përbetuar, i thanë se nuk dinë ku do të
jetë njeriu që po e kërkonte, ai, duke e shtrirë dorën e djathtë drejt Tempullit, 33 u përbetua kështu: “Në
qoftë se Judën nuk do të ma dorëzoni të lidhur, këtë Tempull të Hyjit do ta rrafshoj me tokë, do ta rrënoj
deri në themele lterin dhe do të ndërtoj një tempull të shkëlqyeshëm në nder të Dionizit!” 34 Si tha kështu,
u largua. Atëherë priftërinjtë, me duar të lartësuara drejt qiellit, e thirrnin në ndihmë Atë që gjithmonë qe
Mbrojtësi i popullit tonë. I thanë kështu: 35 “Ti, o Zoti i gjithësisë, që s’e ke nevojën e askujt, ty të ka
pëlqyer ta vendosësh Tempullin e banimit tënd midis nesh! 36 Tash, o i Shenjtë, o Zoti i çdo shenjtërie,
ruaje përgjithmonë të papërdhosur këtë Banesë, që para pak kohe qe pastruar!”
Vdekja e Razisit
37
Aso kohe qe paditur te Nikanori Razisi, një nga pleqtë e Jerusalemit, burrë që e donte Qytetin, që gëzonte
zë shumë të mirë e që për shkak të mirësisë së tij e quanin baba i judenjve. 38 Ky, në të vërtetë, i paditur
për shkak të judaizmit që në ditët e para të kryengritjes, e vërtet, për judaizëm kishte dhënë korp e shpirt
me gjithë bujarinë e mundshme. 39 Meqenëse Nikanori donte ta dëftojë urrejtjen e vet që kishte kundër
judenjve, dërgoi më shumë se pesëqind ushtarë për ta kapur; 40 sepse i ishte mbushur mendja se duke e
kapur këtë njeri, judenjve do t’u sillte goditje të rëndë. 41 Por, kur ajo turmë për pak pa pushtuar kullën,
kur po i shtinte zjarrin, kur po mendonte ta thyejë derën, kur kishin dhënë urdhër të shtihej zjarri e të digjej
dera, Razisi, i rrethuar nga çdo anë, kërceu vetë mbi shpatën e vet, 42 sepse deshi të vdesë bujarisht se të
bjerë në duar të të patenzonëve e të durojë poshtërime të padenja për bujarinë e tij. 43 Por, pasi prej
shpejtësisë së përleshjes, nuk e kishte goditur vetveten në vend të duhur, e, ndërsa ushtarët po shpërthenin
dyert, plot guxim u ngjit në mur e, plot trimëri kërceu mbi turma, 44 por ata me shpejtësi u larguan e ai ra
në zbrazëti. 45 E ndërsa ishte duke i dalë shpirti, me shpirt të flaktë, u ngrit në këmbë e, ndërsa gjaku i
rridhte si burimi e plagët ishin tejet të rënda, vrap i përshkoi turmat dhe hipi mbi një qetë të
thyeshme - 46 kishte mbetur krejtësisht pa gjak - me të dy duart i kapi rropullitë e veta që i kishin dalë
jashtë, i flaki në turma dhe iu lut Zotëruesit të jetës e të shpirtit që një ditë prapë t’ia kthejë. Kështu dha
shpirt.
Hyjshmia e Nikanorit
Kap. 15
1
Nikanori e mori vesh se njerëzit që ishin me Judën ndodheshin në krahinën e Samarisë, vendosi t’i sulmojë
pa farë rreziku ditën e pushimit. 2 Judenjtë që përdhunë u duhej të shkonin me të, i thanë: “S’ka hije t’i
vrasësh në një mënyrë kaq të egër e barbare, por jepi nder më të ndershmes ditë që e ka shenjtëruar Ai që
sheh gjithçka.” 3 Ai fatziu pyeti a do të ketë në qiell ndonjë të fuqishëm që ka urdhëruar të mbahet e shtuna.
4
E kur ata i përgjigjën: “Është Zoti i gjallë, Zotëruesi i qiellit, i cili urdhëroi të shenjtërohet dita e shtatë!”
5
Por, ai tha: “Edhe unë jam gjithashtu zotërues mbi tokë që urdhëroi të merren armët e të kryhen punët e
mbretit!”
Megjithatë nuk ia doli ta kryejë synimin e vet të mbrapshtë.
Nxitja dhe ëndrra e Judës
6
Ndërkaq Nikanori, me zverrk lart prej krenisë së pashoqe, kishte vendosur në mendje të vet të ndërtojë
një trofe botor me prenë që do t’ua merrte njerëzve të Judës. 7 Makabeu, përkundrazi, kishte besim të
pandërprerë e shpresë të sigurt se do ta ndihmonte Zoti 8 dhe u jepte zemër të vetëve të mos i tremben
ardhjes së paganëve, por t’i mbanin në mend ndihmat që u ishin bërë nga Qielli e tash të shpresojnë se do
të ngadhënjejnë me ndihmën e të Gjithpushtetshmit. 9 Duke u dhënë kështu zemër me fjalët e Ligjit e të
Profetëve, duke ua sjellë në mendje luftërat që i kishin luftuar, ua mbushi zemrën me guxim. 10 Pasi kështu
të gjithëve ua ndezi flakë ndjenjat, ua zbuloi dhe ua vërtetoi pabesinë e paganëve dhe thyerjen e
përbetimeve.
11
Pasi i armatosi të gjithë, jo aq me shqyta e me heshta sa me fjalë të mira e fjalim guximdhënës, u dëftoi
një ëndërr të denjë për t’u besuar, pothuajse vegim, që të gjithë i gëzoi.
12
Vegimi i tij ishte ky: Onia, që kishte pasë qenë kryeprift, burrë i ndershëm e i mirë, në takim i sjellshëm,
në doke i matur, gojëmbarë në bisedë, që i kishte ushtruar që në fëmijëri të gjitha virtytet, me duar të
lartësuara, lutej për të gjithë popullin e judenjve. 13 Pastaj i ishte dukur edhe një njeri tjetër, në shenjë për
thinja e për nder, të një madhërie të mrekullueshme e denjësie të madhërueshme. 14 Atëherë Onia kishte
thënë: “Ky është dashamirësi i vëllezërve, që lutet shumë për popullin e për Qytetin e shenjtë: është
Jeremia, profeti i Hyjit.” 15 Atëherë Jeremia e shtriu dorën e djathtë e ia dha Judës një shpatë të artë e,
ndërsa po ia jepte, i kishte thënë: 16 “Merre shpatën e shenjtë dhuratë prej Hyjit, me të do t’i zhbish
kundërshtarët!”
Gjendja shpirtërore e luftëtarëve
17
Të nxitur nga fjalët shumë të flakta të Judës, të afta t’i shtyjnë në trimëri e t’i burrërojnë edhe zemrat e
të rinjve, judenjtë vendosën të mos qëndrojnë në fushim, por të sulen me guxim e ta vendosin fatin me
përleshje të hapët me të gjitha fuqitë, sepse Qyteti, gjërat e shenjta e Tempulli ishte në rrezik. 18 Për ta frika
për gra, fëmijë, vëllezër e të afërm ishte më e vogël, sepse shqetësimi i parë e kryesor ishte për Tempullin
e shuguruar. 19 Shqetësimi nuk ishte më i vogël as i atyre që kishin qenë lënë në qytet për shkak të përleshjes
në fushë të hapët. 20 E, ndërsa të gjithë po prisnin vendimin e përleshjes së afërme, armiqtë tashmë kishin
filluar sulmin, ushtria ishte vënë në rreshtat e luftimit, elefantët ishin renditur në vendet përkatëse, kalorësia
në vend të vet, 21 Makabeu po e shikonte ushtrinë e madhe që afrohej, veglat e ndryshme të armatimit të
tyre, pamjen tmerruese të elefantëve, duke i shtrirë duart e veta drejt Qiellit që bën mrekulli, iu lut Zotit, i
bindur plotësisht se Ai nuk e ndan fitoren sipas armëve, por ua jep atyre që Ai i gjykon të denjë. 22 Duke u
lutur, tha kështu: “Ti, o Zotërues, që e dërgove engjëllin tënd në kohën e Ezekisë, mbretit të Judesë, dhe ai
i zhbiu njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë ushtarë të Senakeribit, 23 dërgoje edhe kësaj herë, o Zotëruesi i
qiellit, engjëllin tënd të mirë para nesh që të mbjellë frikë e tmerr! 24 Le t’i tmerrojë fuqia e madhë- rueshme
e krahut tënd ata që, me hyjshmi në gojë, po e sulmojnë popullin tënd të shenjtë!” Dhe kështu i dha fund
uratës.
Shpartallimi e vdekja e Nikanorit
25
Ndërsa ata që ishin me Nikanorin afroheshin me zë të borive e me këngë lufte, 26 ata që ishin me Judën
u përleshën me armiq duke u lutur e thënë uratë. 27 Duke luftuar me duar e duke iu lutur Zotit me zemër, i
shtruan për tokë jo më pak se tridhjetë e pesë mijë njerëz, mrekullisht të kënaqur me praninë e Hyjit. 28 Si
mori fund lufta e, ndërsa të gëzuar po ktheheshin, e njohën Nikanorin të vrarë, të ngjeshur në armët e veta.
29
Lëshuan britma hareje me gëzim të papërmbajtur, e falënderonin Zotin e gjithpushtetshëm në gjuhën
atërore. 30 Atëherë ai që për çdo gjë kishte qenë i pari, korp e shpirt, të luftojë për bashkëqytetarë, ai që e
kishte ruajtur dashurinë e rinisë për kombin e vet, urdhëroi t’i pritet koka dhe dora me gjithë shpatull
Nikanorit e të çoheshin në Jerusalem. 31 Kur arriti atje, i bashkoi bashkë- vëllezërit e priftërinjtë e, duke
qëndruar përpara lterit, i thirri edhe ata që ishin në Qytezë: 32 Ua dëftoi kokën e Nikanorit të patenzonë dhe
dorën e bakeqit, të cilën duke e shtrirë kundruall Tempullit të shenjtë të Hyjit të gjithpushtetshëm, ishte
lavdëruar me aq madhështi. 33 Mandej, pasi e preu gjuhën e Nikanorit hyjshmues, dha urdhër t’u qitej
shpendëve grimë nga një grimë dhe të varej përballë Tempullit shpërblimi i marrëzirës së tij.
34
Atëherë të gjithë ngritën drejt qiellit bekime Zotit të lavdishëm me këto fjalë: “Qoftë bekuar Ai që e
ruajti Banesën e vet të papërdhosur!”
35
Mandej Juda e vari kokën e Nikanorit në Qytezë, ku ta shihnin të gjithë si shenjë të qartë të ndihmës së
Zotit. 36 Atëherë të gjithë një zëri vendosën që të mos lihet assesi të kalojë ajo ditë pa kremtim, por të
festohet të trembë- dhjetën ditë të muajit të dymbëdhjetë - që quhet në gjuhën aramaike Adar, në sy të ditës
së Mardokeut.
Pasthënia e përpiluesit
37
Kështu, pra, shkuan punët me Nikanorin e, pasi nga ajo kohë qytetin e mbajtën në dorë hebrenjtë, edhe
unë këtu po i jap fund tregimit. 38 Nëse e kam përpiluar mirë e si duhet, atë edhe e kam pasur dëshirë; por
në qoftë se e kam përpiluar dobët e mesatarisht, është krejt ç’kam mundur të bëj. 39 Por, sikurse të pihet
vetëm verë ose vetëm ujë, është e dëmshme, ndërsa vera e përzier me ujë është e pëlqyeshme e jep kënaqësi,
kështu edhe mjeshtria e rënditjes së mirë të tregimit, i kënaq veshët e atyre që u ndodh ta lexojnë librin.
Këtu, pra, po i jap fund.