1 Ehu, si mbet kështu, qyqe‑vetëm,
Qyteti dikur plot popull!
Mbeti e vejë
Zonja e Madhe e kombeve!
Sundimtarja e krahinave
iu nënshtrua edhe ajo punës së detyruar!
Bet
2 Nata i kalon në vajtim,
lot rrëke mollëzave i rrjedhin.
Prej të gjithë dashnorëve të saj:
sdel kush që ta ngushëllojë
e përbuzën të gjithë miqtë e saj,
erdhën e iu bënë armiq.
Gimel
3 I pikëlluar, nën peshë të skllavërimit,
dëbohet Juda prej atdheut;
ndër paganë e kalon jetën
dhe nuk gjen kund vend pushimi
të gjithë përndjekësit e tij e zunë
nëpër gryka të ngushta!
Dalet
4 Në zi janë udhët e Sionit
se askush më në festë nuk vjen!
Dyert e tij u shpartalluan,
priftërinjtë e tij rënkojnë,
në pikëllim janë virgjërat e tij
e atë e ndrydh hidhërimi.
He
5 Kundërshtarët iu bën zotërinj,
gëzojnë qetësi armiqtë e tij,
sepse Zoti e bëri të mjerë
për shkak të fajeve të tij pa numër;
fëmijët e tij u çuan në skllavëri,
vënë përpara i ka armiku.
Vau
6 U zhduk prej Bijës së Sionit
e tërë lavdia e saj.
Krerët iu bënë porsi kaprojtë
që sgjejnë kullosa:
pa fuqi hapat i ndërrojnë
para atij që u grah.
Zain
7 I kujtohen Rruzalemit
në ditë mjerimi të endjes së vet
të gjitha të mirat që i pati
dikur në ato kohët e hershme,
kur poplli ra në dorë të armikut
e askush se mori ndore;
e panë mirë armiqtë e tij
e u zgërdhinë për rrënim të tij.
Het
8 Rëndë mëkatoi Jerusalemi,
këndej dhe u bë i neveritshëm:
të gjithë ata që e lavdëronin,
e përbuzën,
pse ia panë lakuriqësinë:
ai dënes e kthehet prapazi.
Tet
9 Ndyrësia e tij në skundijtë e petkut të tij,
smendoi si do ti dalë fundi;
u mposht tmerrshëm
e ska askënd që ta ngushëllojë.
Shikoje, Zot, mjerimin tim,
se çoi tepër krye armiku!
Jod
10 Armiku e shtriu dorën
mbi të gjitha të mirat e tij:
i shikoi me sy paganët
si hyjnë në Tempullin e tij,
për të cilin ti kishe urdhëruar
të mos hyjnë në tubimin tënd.
Kaf
11 Mbarë populli i tij gjëmon:
kërkon bukë;
për ushqim dhanë çpatën të çmueshme
veç për të mbajtur frymën gjallë.
Shiko, o Zot, e shqyrto
se në çgjendje çnjerëzore jam!
Lamed
12 O ju të gjithë që udhës kaloni,
shikoni e shihni
a ka dhimbje si dhimbja ime,
sikur kjo që po më mundon,
me të cilën Zoti më ndëshkoi
në ditë të zemërimit të furisë së vet.
Mem
13 Prej së larti e dërgoi zjarrin
dhe e përshkoi në eshtrat e mi;
shtriu rrjetën nën këmbë të mia
e më përplasi në kokërr të shpinës,
më bëri grusht në pikëllim të
përhershëm.
Nun
14 Vërejti rreptë mbi faje të mia,
me dorë të vet i lidhi barrë,
i ngarkoi në qafën time
e krejtësisht më la pa fuqi.
Më lëshoi Zoti në një dorë të tillë,
prej të cilës më nuk mund të ngrihem.
Sameh
15 Mi përbuzi Zoti trimat
që i kisha në mesin tim;
kundër meje thirri mbledhjen
për ti shuar të rinjtë e mi.
Në presë e shtrydhi i Lumi Zot
virgjërën, Bijën e Judës.
Ain
16 Për këtë punë rri duke qarë,
syri im derdhet në lot
pse mu largua ngushëlluesi
që frymën do të ma përtërinte.
Sharruan të gjithë bijtë e mi,
pse armiku qe më i fortë.
Fe
17 Sioni i shtrin duart e veta,
por ngushëllues për të nuk ka!
I çon Zoti kundër Jakobit
gjithkund përreth armiqtë e tij:
erdhi e u bë Jerusalemi
sukull i ndytë në mesin e tyre.
Sade
18 I drejtë është Zoti,
se i kundërshtova fjalës së tij.
Më dëgjoni, ju lutem, popuj,
mirë vërejeni dhimbjen time:
vashat e mia e të rinjtë e mi
në skllavëri shkuan!
Kof
19 U rashë ndore miqve të mi,
por ata të gjithë më tradhtuan.
Priftërinjve të mi e pleqve të mi
brenda në qytet u doli shpirti
duke kërkuar bukë për vete
që ta mbanin frymën gjallë.
Res
20 Shih, o Zot, se në çtë vështirë jam,
përbrendëset më janë përzier,
tronditur është në mua zemra,
se sdëgjova, për të mos dëgjuar.
Përjashta më shoi farën shpata,
kurse brenda në shtëpi ‑ vdekja.
Sin
21 Dëgjo se sa fort dënes
e askush nuk më jep ngushëllim.
Armiqtë dëgjuan për të keqen time:
u kënaqën pse ti ma çove.
Sille ditën që ti e shpalle,
le të bëhen të ngjashëm me mua!
Tau
22 Të mbërrijë te ti fajësia e tyre
bëjua edhe ti atyre
siç ma bëre mua!
Për shkak të tgjitha paudhësive të mia,
të shumta janë dënesjet e mia;
zemra ime është në pikëllim.
1 Oh, si e nxiu në zemërim të vet Zoti
Bijën e Sionit!
Nga qielli për tokë e flaku
nderin e Izraelit,
siu kujtua shtroja e këmbëve të veta
ditën e zemërimit të vet!
Bet
2 Zoti i shkretoi pa mëshirë
mbarë kullosat e Jakobit;
i rrafshoi në zemërim të vet
fortesat e Bijës së Judës;
për tokë e rrëzoi, e mallkoi
mbretërinë e krerët e saj!
Gimel
3 Në flakën e zemërimit të vet
Izraelit i theu çdo pushtet,
e tërhoqi të djathtën e vet
para fytyrës së armikut,
flakë e ndezi në Jakob zjarrin
që përpin gjithçka përreth.
Dalet
4 Si armik e ngrehu harkun,
siu dridh dora më se kundërshtarit,
për pa vrarë nuk la asgjë
të bukur për shikim
në tendën e Bijës së Sionit:
zemërimin si zjarr e shfreu.
He
5 U bë Zoti si të ishte armik,
e përpiu Izraelin,
ia përpiu të gjitha fortesat,
ia rrafshoi të gjitha kullat,
e shtoi mbi Bijën e Judës
pikëllimin edhe trishtimin.
Vau
6 Kopsht të shthurur ia bëri Tempullin,
e shkatërroi Tendën e vet:
bëri Zoti të harrohen në Sion
e kremtja edhe e shtuna,
i përbuzi në furi të vet
mbret e prift!
Zain
7 Iu mërzit lteri i vet,
Shenjtëroren e vet mallkoi;
i lëshoi në dorën e armikut
muret e shtëpive të saj:
krisi britma në Shtëpi të Zotit
porsi ditën e festimit!
Het
8 Vendosi Zoti të rrënojë
murin e Bijës së Sionit,
e ngrehu për masë konopin,
nuk e ndali dorën nga rrënimi:
në zi i veshi avlli e mur,
të dy së bashku po rrëzohen.
Tet
9 Dyert e saj i mbuloi dheu;
i theu, i copëtoi shtatkat e saj.
Mbreti e princat të humbur ndër paganë,
u zhduk Ligji!
As profetët më nuk kanë
vegim prej anës së Zotit!
Jod
10 Rrinë në pluhur edhe heshtin
pleqtë e Bijës së Sionit,
me pluhur e pluhuruan kokën
e u ngjeshën me grathore;
për tokë ulin kokën e vet
virgjërat e Rruzalemit!
Kaf
11 Sytë e mi prej lotësh u verbuan,
u përzien përbrendëset e mia;
u derdh për tokë mëlçia ime
se u shkatërrua bija e popullit tim,
ndërsa meket foshnja dhe ferishtja
nëpër sheshet e Qytetit.
Lamed
12 U thoshin nënave të veta:
Ku është drithi, ku është vera?
E mekeshin si të plagosur
nëpër rrugët e Qytetit
e shpirti atyre u dilte
nprehrin e nënave të veta.
Mem
13 Me kë të të krahasoj? Kujt të them se i përngjan,
o Bija e Jerusalemit?
Me kë të të barazoj për të të
ngushëlluar,
Bukuroshja Bijë e Sionit?
I madh si deti është rrënimi yt,
kush mund të të sjellë shërim?
Nun
14 Profetët e tu për ty patën vegime
të rreme e të marra;
sta zbulonin fajësinë tënde,
që ta ndërronin fatin tënd,
por të treguan profeci trillimesh,
rrene e edhe ngashnjimi.
Sameh
15 Përmbi ty shuplakat rrahin
të gjithë ata që udhës kalojnë,
fërshëllejnë dhe kokat lëkundin
përmbi Bijë të Jerusalemit:
Ky është Qyteti ‑hijeshia e
përsosur‑
hareja e botës mbarë?!
Fe
16 Hapin gojën kundër teje
të gjithë kundërshtarët e tu,
fërshëllejnë, me dhëmbë kërcëllojnë
e thonë: E përpimë!
Ja, dita që kaherë prisnim:
ia mbërritëm me sy ta shohim!
Ain
17 E çoi në vend Zoti çvendosi,
e plotësoi fjalën e vet,
të urdhëruar që qëmot:
rrënoi e nuk pati mëshirë!
Bëri të gëzojë mbi ty armiku,
armiqve të tu fuqinë ua rriti.
Sade
18 Ti klithë Zotit zemra jote
përmbi muret e Bijës së Sionit,
lër rrëke le të derdhen lotët
ditë e natë!
Mos i jep pushim vetvetes,
të mos pushojë qepalla e syrit tënd!
Kof
19 Ngrihu e natën gjëmo
kur fillon turni i rojës,
zbraze si ujët zemrën tënde
përpara fytyrës së Zotit!
Lartësoji drejt tij duart e tua,
kërko ndihmë për foshnjat e tua
që po meken nga uria
në krye të të gjitha udhëve.
Res
20 Këqyr, o Zot, e deh, shiko,
me kë u solle der tani kështu?
Vallë të hanë gratë frytin e vet,
foshnjat që duhet të rriten?
Thua të vriten në Shenjtërore të Zotit
priftërinjtë edhe profetët?
Sin
21 Dergjen për tokë në rrugë të madhe
fëmijë e plak,
virgjërat e të rinjtë e mi
ranë prej shpatës:
i vrave ditën e zemërimit tënd,
i godite dhe nuk pate mëshirë.
Tau
22 Ti i mblodhe si për ditë feste
tmerruesit e mi përreth;
ditën e zemërimit të Zotit
kush sshpëtoi, askush gjallë smbeti
të cilët i mëkova dhe i ushqeva:
armiku im farën ua treti!
1 Unë jam njeriu që e sprovoi mjerimin
nën frushkullin e zemërimit të tij.
Alef
2 Ai më urdhëroi e më bëri të ec
nëpër terr e jo në dritë.
Alef
3 Veç kundër meje e solli, e risolli
gjithditën dorën e vet.
Bet
4 Ma shkriu lëkurën edhe mishin,
i thërmoi eshtrat e mia.
Bet
5 Përreth meje ndërtoi mur,
me helm e pikëllim më rrethoi.
Bet
6 Më ndryu të jetoj në një vend të errët
porsi të vdekurit e përhershëm.
Gimel
7 Më rrethoi në mur që të mos mund të dal,
më lidhi në pranga të rënda.
Gimel
8 Nëse thërras e kërkoj ndihmë,
e përbuz lutjen time.
Gimel
9 Mgurë të latuar mi muroi rrugët,
mi mbylli shtigjet e mia.
Dalet
10 Arushë në pritë u bë për mua,
luàn që sulet befasisht.
Dalet
11 Me ferra mi zuri rrugët,
më copëtoi e më la në mjerim.
Dalet
12 E ngrehu harkun e vet, mua më vuri
shenjë shigjete.
He
13 I nguli në të hollët tim
bijat e kukurrit të vet.
He
14 U bëra përqeshje e popllit tim,
kënga e përditshme e tyre.
He
15 Më ka ushqyer me hidhërime,
me lëng mendre më ka dehur.
Vau
16 Me gurë dhëmbët mi thërmoi,
më zhgërreu në pluhur.
Vau
17 Shpirti im më sdi çështë paqja,
më nuk di çështë lumturia.
Vau
18 Thashë: Lamtumirë, o lumturi,
e gjithçka prisja prej Zotit!
Zain
19 Më kujto skamjen e endjen time,
mendrën e helmin tim!
Zain
20 I kujtoj, smund ti harroj
e më copëtohet shpirti im.
Zain
21 Ja, se çka përbluaj në zemër
e prandaj më ngjallet shpresa:
Het
22 Lavdi Zotit që fara sna u shua,
që smunguan përdëllimet e tij!
Het
23 Mu, çdo mëngjes Ai i përtërin!
Besa jote ska kufi!
Het
24 Pjesa ime është Zoti‑më thotë shpirti‑
këndej vazhdoj të kem shpresë në Të.
Tet
25 I mirë është Zoti për ata që shpresojnë në Të,
ndaj shpirtit që e kërkon.
Tet
26 Është mirë të pritet në heshtje
shëlbimi që vjen prej Zotit.
Tet
27 Është mirë për burrin ta mbartë
zgjedhën që prejrinisë së vet.
Jod
28 Le të rrijë vetëm e të qëndrojë në heshtje
kur Zoti ta mbrehë në zgjedhë.
Jod
29 Le ta vërë gojën e vet në pluhur:
sepse ndoshta ende ka shpresë.
Jod
30 Le tia sjellë faqen goditësit,
le të ngihet me poshtërime!
Kaf
31 Sepse Zoti
nuk përbuz për përgjithmonë.
Kaf
32 Nëse ndëshkon, Ai do të ketë dhimbje
sipas mëshirës së vet të madhe.
Kaf
33 Si do zemra ti përvujtërojë,
ti ndëshkojë bijtë e njeriut.
Lamed
34 Të ndrydhen, të shtrohen nën këmbë
të gjithë të munduarit e vendit.
Lamed
35 Ti shtrembërohet e drejta njeriut
para syve të të Tejetlartit,
Lamed
36 e padrejtë në gjyq ti bëhet tjetrit:
a thua Zoti si sheh këto të gjitha?
Mem
37 Kush është ai që tha e ashtu u bë?
Vallë sështë Zoti ai që merr vendim?
Mem
38 Prej gojës së të Lartit a nuk rrjedhin
të vështirat e të mirat?
Mem
39 Vdekatari pse të murmurisë?
Të zotërojë burri mbi mëkatet e veta!
Nun
40 Ti shqyrtojmë e ti kërkojmë udhët tona
e të kthehemi kah Zoti!
Nun
41 Ti lartësojmë duart tona e zemrën
te Zoti që është në qiell.
Nun
42 Ne mëkatuam, kundër Teje u çuam,
ja, përse Ti nuk na fale!
Sameh
43 Me furi u armatose, na godite,
na vrave, nuk na fale!
Sameh
44 Ti e vure për pritë renë
të mos na mbërrijë te ti lutja.
Sameh
45 Na çrrënjose, llom na bëre
mes popujsh!
Fe
46 U ngërdheshën kundër nesh
pa dallim të gjithë armiqtë tanë.
Fe
47 Shorti ynë u bë tmerri e gropa,
shpartallimi dhe rrënimi!
Fe
48 Rrëke rrjedhin prej syve të mi lotët
për rrënimin e Bijës së popullit tim.
Ain
49 Sytë e mi lotojnë e nuk pushojnë,
sepse smund të ketë qetësi
Ain
50 derisa të shikojë e të shohë
Zotynë prej qiellit.
Ain
51 Syri im dhimbje më shkakton
për bijat e Qytetit tim.
Sade
52 Më përndjekin si gjuetari shpendin
ata që pa arsye më urrejnë.
Sade
53 Jetën ma borën në humnerë,
përmbi mua hodhën gurë.
Sade
54 Përmbi kokë më vërshuan ujërat
e unë thosha: Kam mbaruar!
Kof
55 Atëherë, Zot, emrin tënd thirra
nga thellësia e humnerës.
Kof
56 Ma ndieve britmën: Mos i mbyll veshët
në dënesjen e në kushtrimin tim!
Kof
57 Ti u afrove kur të rashë ndore
e the: Frikë mos ki!
Res
58 E mbrojte, o Zot, ti çështjen time,
ma shpërbleve jetën time.
Res
59 E pe, o Zot, të padrejtën që mu bë:
mbroje ti të drejtën time!
Res
60 E pe të gjithë furinë e tyre,
synimet e tyre kundër meje.
Sin
61 I dëgjoje fyerjet e tyre, o Zot,
synimet e tyre kundër meje.
Sin
62 Buzë e mend të armiqve të mi
kundër meje janë gjithditën.
Sin
63 Vëri re: si kur ulen si kur çohen
unë jam kënga përqeshëse e tyre.
Tau
64 Shpaguaj ti si e meritojnë, o Zot,
sipas veprave të duarve të tyre!
Tau
65 Bëje zemrën e tyre të ngurtë,
mbi ta të bjerë mallkimi yt!
Tau
66 Ndiqi, o Zot, me furinë tënde,
çrrënjosi nën qiellin tënd!
1 Ah si u vrugua ari,
si u prish ari i kulluar!
U shpërderdhën gurët e shenjtë
qosheve të të gjitha udhëve!
Bet
2 Djelmoshat bujarë të Sionit,
të peshuar me ar të kulluar,
u çmuan porsi enë dheu
‑ vepër e duarve të poçarit!
Gimel
3 Der çakejtë u japin sisën
gji u japin klyshëve të vet,
Bija e popullit tim, mizore,
porsi struci në shkretëtirë!
Dalet
4 Ferishtes gjuha i është ngjitur
prej shkrumbit të etjes për qiellzë,
vogëlushët bukë kërkojnë,
por ska kush tua ndajë!
He
5 Ata që hanin haje të shijshme,
vdesin udhëve;
ata që në purpur u rritën,
zhgërryhen në pleh.
Vau
6 E Bijës së popullit tim fajësia
më e madhe se mëkati i Sodomës
që u rropos në një moment
pa u lodhur duar në të.
Zain
7 Djemtë e saj më pastër se bora,
e më të bardhë se qumështi,
më të kuq se korali në trup,
pamja e tyre si safiri,
Het
8 u nxinë në ftyrë më se thëngjilli,
smunden më të njihen në rrugë;
lëkura e tyre u ngjit për eshtra,
u tha dhe u bë si e drunjtë.
Tet
9 Më fatlumë prej shpatës të prerët
se të vdekurit nga uria,
që vdesin të shqimur ngadalë
nga mungesa e frytit të tokës.
Jod
10 Gratë e dhimbshme me duar të veta
i kanë zier fëmijët e vet,
u bënë ushqimi i tyre
nmjerim të Bijës së popullit tim.
Kaf
11 E kreu Zoti zemërimit e vet,
e zbrazi furinë e vet,
flakë në Sion zjarrin e ndezi
që ia dogji edhe themelet.
Lamed
12 Sbesonin mbretërit e botës,
as banorët e gjithësisë
se armiku e kundërshtari
Rruzalemit brenda i hyn,
Mem
13 për shkak të mëkateve të profetëve,
për faje të priftërinjve të tij
që derdhën brenda në Qytet
gjakun e njerëzve të pafajshëm.
Nun
14 U endën si të verbërit udhëve,
të përdhosur me danga gjaku
sa që askush smund ti prekte
rrobat e tyre!
Sameh
15 Larg! Je i ndytë! ‑ u bërtitnin:
Tërhiquni! Zhdukuni! Mos prekni!
Iknin, endeshin; ndër paganë thuhej:
Të mos guxojnë ndër ne të
banojnë!
Fe
16 Fytyra e Zotit u dha rrugët,
ai me sy më si shikoi:
su shikua më se kush është prift,
su shikua kush është plak!
Ain
17 Sytë tanë, ehu, seç u lëbyrën
duke kërkuar ndihmë, por kot!
Nga vrojtorja jonë shikojmë
drejt një kombi që smund të na
shpëtojë.
Sade
18 Na i gjurmonin hapat tanë,
që të mos ecnim udhëve tona.
E patëm! Na u shkurtuan ditët,
sepse erdhi fundi ynë.
Kof
19 Më të shpejtë qenë salvuesit tanë
se çjanë shqiponjat e qiellit:
nëpër male ata na ndoqën,
na vunë nshkretëtirë pusi.
Res
20 Fryma e gojës sonë, i Lyeri i Zotit,
u zu në gropat e tyre,
për të cilin thoshim: Nën hijen e tij
do të jetojmë në mes të popujve.
Sin
21 Gëzo e galdo, Bija e Edomit,
që banon në tokën Us;
por dhe ty kelku do të të mbërrijë,
do të dehesh, zhveshur do të
mbetesh!
Tau
22 Tu la faji, Bija e Sionit,
më nuk do të të tresë në mërgim.
Bijë e Edomit, fajësinë do ta
ndëshkojë Zoti,
për fushë do të ti qesë mëkatet!
1 Të të bjerë ndër mend, o Zot, se çka na
gjeti,
shikoje e shihe poshtërimin tonë!
2 Trashëgimi ynë kaloi në duar të të huajve,
shtëpitë tona në duar të barbarëve!
3 U bëmë bonjakë, fëmijë të pababë,
nënat tona porsi të veja!
4 Të blerë me para ujët tonë pimë,
drutë tona duhet ti blejmë.
5 Me zgjedhë në qafë para na grahin,
u këputëm, sna lënë të pushojmë!
6 Egjiptianëve e asirëve u shtrijmë dorën,
për të na dhënë një kafshatë bukë!
7 Etërit tanë mëkatuan, më nuk janë,
por ne po e lajmë fajin e tyre.
8 Skllevërit po sundojnë mbi ne,
sna shpëton kush prej dorës së tyre.
9 Me rrezik të jetës e fitojmë bukën
para shpatës në shkretëtirë.
10 Lëkura jonë digjet si furra
për shkak të flakës së urisë.
11 Në Sion i dhunuan gratë,
virgjërat në qytete të Judës.
12 Me duar të tyre i varën princat,
si nderuan ftyrat e pleqve.
13 Djelmoshat i mbartën mokrat,
nën barrë të druve u rrëzuan fëmijët.
14 Në log të kuvendit sdalin pleqtë,
të rinjtë më muzikës si bien.
15 Zemrës sonë i humbi gëzimi,
në zi u kthyen vallet tona.
16 Nga koka na ra kurora,
të mjerët ne se kem mëkatuar!
17 Këndej pikëlluar është zemra jonë,
prandaj sytë na u errësuan,
18 pse u shkretua mali i Sionit,
nëpër të shëtisin dhelprat.
19 Por ti, o Zot, ti qëndron përgjithmonë,
froni yt brezni në brezni.
20 Pse gjithnjë na lë në harresë,
për kohë të gjatë do të na harrosh?
21 Na kthe, o Zot, e ne do të kthehemi,
përtëriji ditët tona si në kohë të vjetra!
22 Pra krejtësisht, thua, na përbuze,
i zemëruar kundër nesh pa masë?