1 Fjalët e Amosit që ishte bari delesh nga Tekua. Vegimet që pati lidhur me Izraelin në ditët e Ozisë, mbretit të Judës, e në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbretit të Izraelit, dy vjet para tërmetit.
Hyrje
2 Ai tha:
Zoti ulërin nga Sioni,
nga Jerusalemi bën ti dëgjohet zëri;
u mbuluan në zi kullotat e barinjve,
shkrumb u tha bjeshka e Karmelit!
I. GJYQ MBI PAGANËT FQINJË TË IZRAELIT E MBI VETË IZRAELIN
Damasku
3 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërje të Damaskut
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse e shinë Galaadin
me karroca të hekurta
4 do të çoj zjarrin në shtëpi të Azaelit,
do ti djeg shtëpitë e Benadadit;
5 do tia thyej shulin Damaskut,
do tia shpërndaj banorët Biceatavenit
edhe mbajtësin e skeptrit të Betedenit,
në Cir populli i Syrisë do të tretet!
thotë Zotynë.
Gaza e Filisteja
6 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërje të Gazës
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse shpërngulën popullsi të tëra nëskllavëri
për tia dorëzuar Edomit,
7 do të çoj zjarrin në muret e Gazës,
do tia përlaj pallatet
8 do tia shpërndaj Azotit banorët,
mbajtësin e skeptrit të Askalonit,
do të çoj dorë mbi Akaronin,
do të shuhet teprica e filistenjve!,
‑ është fjala e Zotit.
Tiri e Fenicia
9 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërje të Tirit
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse shpërngulën popullsi të tëra
e ia dorëzuan skllevër Edomit
e sçanë kokën për lidhjen vëllazërore,
10 do të çoj zjarrin në mure të Tirit,
do ti përlajë pallatet e tij!
Edomi
11 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërje të Edomit
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse e përndoqi me shpatë vëllain e vet,
e ndrydhi në vete dhimbjen e vet,
madje e ngacmoi furinë e vet,
zemërimin e egërsoi der në fund,
12 do ta çoj zjarrin në Teman,
do tia djeg Bosrës pallatet!
Amoni
13 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërje të bijve të Amonit
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse u shpuan barkun
grave shtatzëna të Galaadit
për ti shtrirë kufijtë e vet,
14 do tu jap zjarr mureve të Rabës
pallatet do tia përpijë
në ulërimën e ditës së luftës,
në ditë të vorbullës e të stuhisë,
15 mbreti i tyre do të shkojë në skllavëri,
ai, e me të, princat e tij!,
është fjala e Zotit.
1 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërjet e Moabit
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
Pse i dogji eshtrat e mbretit të Edomit
derisa ia bëri hi,
2 do ta çoj zjarrin në Moab,
do tia përpijë Kariotit pallatet,
do të mbarojë në kryengritje Moabi,
në britma lufte, në zë të borisë!
3 Do të bëj të zhduket prej tij gjyqtari,
do ti vras me të të gjithë të parët e tij!,
‑ është fjala e Zotit.
Juda
4 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërjet e Judës
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse e lanë Ligjin e Zotit
e sia mbajtën urdhërimet
‑ mendjen ua morën idhujt e tyre ‑
pas të cilëve u shkuan etërit:
5 do ta çoj zjarrin në Jude,
Jerusalemit tia përpijë pallatet!
Izraeli
6 Kështu thotë Zoti:
Për tri keqbërje të Izraelit
e për katër
sdo ta kthej prapa vendimin:
pse e shitën për argjend të drejtin
e skamnorin për një palë sandale,
7 pse shkelin mbi kokë të skamnorëve
porsi mbi pluhurin e tokës,
e bëjnë të lënë udhën njerëzit e vegjël,
pse djalë e babë flejnë me të njëjtën vajzë,
për ta dhunuar emrin tim të shenjtë;
8 pse mbi petka peng të marra
shtrihen përbri të çdo lteri,
e pinë verën marrë për dënim
në shtëpinë e Hyjit të vet.
9 Para tyre unë e kisha
shfarosur Amorreun
të gjatë si cedrat për lartësi
të fortë si lisat për fuqi:
ua zhduka në ta frutat
edhe rrënjët për nën ta.
10 Unë ju nxora nga dheu i Egjiptit
u priva nëpër shkretëtirë
gjatë dyzet vjetëve
për të pronësuar dheun e Amorreut.
11 Ngrita profetë prej bijve tuaj
e nazirenj prej të rinjve tuaj.
Pse a sështë kështu, bij të Izraelit?,
‑ është fjala e Zotit.
12 I bëtë përdhunë verë të pinë nazirenjtë
e profetëve u urdhëruat:
Mos profetizoni!
13 Mirë, pra, përtokë do tju shtrydh
siç shtrydh qerrja
me sanë e ngarkuar;
14 i shpejti sdo të mund të ikë,
të fortit gjë sdo ti vlejë fuqia,
sdo ta shpëtojë veten i fuqishmi;
15 shigjetari sdo të mund të qëndrojë,
këmbëshpejti nuk do të shpëtojë,
kalorësi sdo të shpëtojë jetën
16 më zemraku ndër trima trimash
lakuriq atë ditë do të ikë!
‑ thotë Zotynë.
1 Dëgjojeni këtë fjalë që Zoti e tha në
lidhje me ju, bijtë e Izraelit, dhe në lidhje me të gjitha vëllazëritë, që i nxora nga dheu i Egjiptit. Thotë:
2 Vetëm juve ju zgjodha
nga të gjitha fiset e tokës,
prandaj do tju ndëshkoj
për të gjitha fajësitë tuaja.
Smund ti qëndrohet thirrjes profetike
3 A udhëtojnë, vallë, dy vetë së bashku
po qe se nuk bien në përkim?
4 Vallë, ulërin në pyll luani
po qe se pre nuk ka?
Lëshon zë luanthi në strofull
në qoftë se zënë nuk ka asgjë?
5 A thua bie shpendi në tokë
në qoftë se hedhur si është laku?
A thua shkrehet nga toka kurthi
para se të ketë zënë ndonjë gjë?
6 Bie boria, vallë, në qytet
e populli nuk kushtrimohet?
Fatkeqësi thua vjen në qytet
që shkaktuar të mos jetë prej Zotit?
7 Zoti Hyj në të vërtetë gjë sbën
pa ua pasur zbuluar synimin
shërbëtorëve të vet, profetëve.
8 Ulërin luani,
kush nuk trembet?
Foli Zoti Perëndi:
kush të mos profetizojë?
Samaria e prishur do të mbarojë
9 Lajmëroni në pallate të Asyrisë
e në pallate të dheut të Egjiptit;
thoni: Mblidhuni në male të Samarisë!
Vëreni çpshtjellime janë në të,
sa të dhunuar në gjirin e saj!
10 Nuk dinë të veprojnë me drejtësi
‑ thotë Zoti,
grumbullojnë në pallate të veta
dhunë rrëmbime!
11 Prandaj kështu thotë Zoti Hyj:
Armiku do të rrethojë vendin;
do të thyhet fuqia jote,
pre do të bëhen pallatet e tua!
12 Kështu thotë Zoti:
Si i nxjerr bariu nga goja e luanit
dy kërcinj o një copë veshi,
kështu do të shpëtojnë bijtë e Izraelit
që banojnë në Samari
në kënd të shtratit
e në shtrojë të Damaskut.
Kundër Betelit e godinave të bukura
13 Dëgjoni e dëshmoni shtëpisë së Jakobit
‑ thotë Zoti, Hyji i Ushtrive ‑
14 Ditën kur unë ti ndëshkoj
keqbërjet e Izraelit,
do të ndëshkoj atë e lterët e Betelit,
do të këputen brirët e lterit,
për tokë do të bien.
15 Do ta rrënoj shtëpinë e dimërimit
bashkë me shtëpinë e verimit,
do të shemben shtëpitë e fildishta,
do të zhduken shtëpitë e mëdha!,
‑ është fjala e Zotit.
Kundër grave të Samarisë
1 Dëgjojeni këtë fjalë,
o ju lopët e Basanit,
që jeni në mal të Samarisë,
që të ligshtët i shtypni,
që i mundoni varfanjakët,
që u thoni burrave tuaj:
Na sill të pimë!
2 Zoti Hyj u përbetua
në shenjtërinë e vet:
Ja, dita juve ju erdhi,
kur do tju ngulin në heshtë
e pasardhësit tuaj me fuzhnjën,
3 njëra pas tjetrës do të dilni
npër biruca
e do të flakeni në Armon!,
është fjala e Zotit.
Iluzionet e Izraelit, mospendimi e ndëshkimi
4 Shkoni në Betel e mëkatoni,
në Galgalë e mëkatoni më shumë!
Në mëngjes herët kushtoni flitë,
krye tri ditësh të dhjetat tuaja!
5 Flinë e lavdit kushtojeni me brumë,
shpallni kushte vullnetare botërisht,
pse kështu ju ka ëndje, bij të Izraelit!
‑ është fjala e Zotit Hyj!
6 E, pra, dhëmbë për dhëmbë vetë ju lashë
në të gjitha qytetet tuaja,
e pa bukë në të gjithë fshatrat tuaj,
megjithatë tek unë su kthyet!,
‑ thotë Zoti !
7 Tre muaj para korrjes
shi sju çova;
lashë të bjerë shi në një qytet,
por jo në tjetrin:
njëra pjesë lagej me shi,
kurse tjetra, pse shi si çova,
bëhej shkrumb!
8 Dy ‑ tri qytete atëherë
vraponin në një qytet
për të pirë ujë,
por smund të ngiheshin;
megjithatë tek unë su kthyet!,
‑ është fjala e Zotit.
9 Ju godita me erë përcëlluese e me
kllogjër;
begatinë e kopshteve e të vreshtave,
të fiqve e të ullishtave tuaja
e hëngri vemja,
por ju tek unë su kthyet!,
‑ është fjala e Zotit.
10 Kundër jush çova murtajën,
si dikur kundër Egjiptit;
të rinjtë tuaj me shpatë i preva,
kuajt tuaj bëheshin pre.
Hundët jua zura
me qelbësirën e fushimit tuaj,
por ju tek unë su kthyet!,
‑ është fjala e Zotit.
11 Ju shpartallova
sikur Hyji i shpartalloi
Sodomën e Gomorrën
e u bëtë
porsi cungu i nxjerrë nga zjarri,
por ju tek unë su kthyet!,
‑ është fjala e Zotit.
12 Prandaj, kështu do të sillem me ty, Izrael!
Pasi kështu duhet të të bëj ty,
bëhu gati, o Izrael,
ti dalësh përballë Hyjit tënd!
Këngë lavdi
13 Sepse ja:
Ai që trajtën u jep maleve,
Ai që erërat i krijon,
që njeriut ia zbulon synimet,
që krijon agim e terr,
që ecën mbi lartësitë e tokës
e ka Emrin
Zoti Hyji i Ushtrive!
1 Dëgjojeni këtë fjalë
që po e ngre kundër jush,
një vajtim, shtëpi e Izraelit!
2 Ra e sdo të ngrihet më
virgjëra e Izraelit!
E përplasur është mbi truall të vet
e askush smundet ta ngritë!
3 Sepse kështu thotë Zoti Hyj:
Në qytet nga dilnin një mijë,
do të mbesin vetëm njëqind;
e prej të cilit njëqind dilnin,
vetëm dhjetë në të do të mbesin
për shtëpinë e Izraelit.
Ska shëlbim pa kthim
4 Kështu i thotë Zoti shtëpisë së Izraelit:
Më kërkoni e do të jetoni,
5 mos e kërkoni Betelin,
në Galgalë ruani se hyni,
mos shkoni në Bersabé,
se Galgala do të shkojë në skllavëri
e Beteli do të bëhet prapësi!
6 Kërkoni Zotin e do të jetoni!
Ndryshe do të hyjë si zjarri
brenda shtëpisë së Jozefit,
të përlajë gjithçka e të mos gjendet
kush ta fikë në Betel!
7 Ata e shndërrojnë të drejtën në helm
e drejtësinë përtokë e flakin!
Këngë lavdi
8 Ai që krijoi Shejzat e Orionin,
Ai që terrin e kthen në agim,
e ditën e errëson në natë,
Ai që u urdhëron ujërave të detit
e i shpërndan mbi faqe të dheut:
emrin Ai Zot e ka!
9 E shfrenon rroposjen mbi të fortin,
sjell rrënimin mbi fortesë.
Kërcënime
10 Urrejnë qortuesin në kuvend të gjyqit,
e përbuzin atë që flet të vërtetën.
11 Pasi ju e shtypni të ligshtin,
e ia merrni një pjesë të grurit,
shtëpitë, që guri të latuar ndërtuat,
sdo ti banoni,
prej vreshtash të zgjedhura që mbëltuat,
jo prej tyre verë sdo të pini!
12 I di fajet tuaja të shumta,
mëkatet tuaja tejet të mëdha:
shtypni të drejtin, merrni dhurata
i shtypni të varfërit në log të gjyqit.
13 Prandaj të urtit në këtë kohë i duhet të heshtë,
sepse është kohë vërtet e keqe!
Nxitje
14 Kërkoni të mirën e jo të keqen
që të jetoni,
kështu që me ju të jetë, siç thoni,
Zoti, Hyji i Ushtrive.
15 Urrejeni të keqen, duani të mirën
e rikthejeni në gjykatore të drejtën,
ndoshta Zoti, Hyji i Ushtrive,
do të ketë dhimbje për tepricë të Jozefit.
Ndëshkimi shpejt
16 E prandaj kështu thotë Zoti,
Hyji i Ushtrive, Zotëruesi:
Do të vajtohet në çdo shesh,
në çdo rrugë do të thuhet: Mjerë, mjerë!;
bujkun do ta ftojnë në vajtim,
e të vajtojnë atë që dinë të vajtojnë.
17 Vaj do të bëhet në çdo vresht,
përmes teje do të kaloj,
‑ thotë Zoti.
Dita e Zotit
18 Vaj për ata që dëshrojnë Ditn e Zotit!
Çfarë do të jetë për ju Dita e Zotit?
Errësirë do të jetë e jo dritë!
19 Do të jetë
si për atë që i ikën luanit
e has në arushë,
hyn në shtëpi
mbështetet me dorë mbi mur
dhe e ha gjarpri!
20 A sdo të jetë ndoshta errësirë
e jo dritë Dita e Zotit?
Terr i zi pa farë drite në të?
Kundër hyjnderimit të jashtëm
21 I urrej, i përbuz festimet tuaja,
nuk u kënaqem të kremteve tuaja!
22 Po dhe në më kushtofshi fli shkrumbimi,
kushtimoret tuaja si pranoj,
as që i shikon
flitë e majme për pajtim.
23 Ma largoni zhurmën e këngëve tuaja,
sdua ta ndiej zërin e lyrave tuaja!
24 Më mirë të rrjedhë si uji e drejta,
si lumi që sshter drejtësia.
25 Fli e kushte më kushtuat në shkretëtirë
gjatë dyzet vjetëve, shtëpia e Izraelit?
26 Ju mbartët Sakutin, mbretin tuaj,
e Kaivanin, figurat tuaja
‑ yllin e zotave tuaj që i punuat vetë!
27 Përtej Damaskut do tju tres!,
thotë Zoti
‑ Hyji i Ushtrive është emri i tij!
1 Vaj për ata që janë të qetë në Sion,
që janë të sigurt në mal të Samarisë,
që janë paria e më të parit komb,
kah të cilët shkon shtëpia e Izraelit!
2 Kaloni në Kalane e shikoni,
prej andej shkoni në Ematin e madh,
zbritni pastaj në Get të palestinëve.
A më të mirë se këto mbretëri ju jeni?
Vendi i tyre më i madh se i juaji?
3 Të shtyni mendoni Ditën e mjerimit
e afroni mbretërinë e dhunës!
4 Fjetur në shtretër asht elefanti,
sa gjerë gjatë të shtrirë në shtroja të veta,
hanë qengjat e njomë të grigjës
e viça të zgjedhur të lorisë;
5 me psalter të përcjellë këndojnë,
shpikin vegla muzikore
si Davidi,
6 e pinë verë me gota të mëdha
e lyhen me vajëra të zgjedhur
e për rrënimin e Jozefit
nuk kujdesohen!
7 Prandaj tani në mërgim do të shkojnë,
mu në krye të tgjithë mërgimtarëve,
do të pushojë shoqëria e të shfrenuarve!
Ndëshkimi do të jetë i tmerrshëm
8 Me kokë të vet u përbe Zoti Hyj!
‑ është fjalë e Zotit Hyj të Ushtrive:
E urrej krenarinë e Jakobit,
i urrej pallatet e tij,
do të dorëzoj qytetin me çka ka.
9 Nëse do të shpëtojnë dhjetë vetë në një shtëpi,
edhe ata do të vdesin.
10 Do ta marrë i afërmi i vet
për ti qitur jashtë eshtrat nga shtëpia
e do ti djegë.
Do ti thotë atij në fund të shtëpisë:
A ka më ndonjë te ti?
Ai do të përgjigjet: Nuk ka më!
Ky do të shtojë: Hesht!
Smbeti kush të kujtojë emrin e Zotit!
11 Ja, Zoti po urdhëron,
shtëpinë e madhe rrënojë do ta bëj
shtëpinë e vogël do ta kthej në thërrime.
12 A vrapojnë, vallë, qetës kuajt,
a lëvrohet deti me qe,
që ju të drejtën e kthyet në helm
e frytin e drejtësisë në mendër?
13 Ata gëzohen për Lodabarin
e thonë: Karnaimin a se morëm
se pushtuam me forcën tonë!
14 Ja, pra, populli i Izraelit,
unë do të ngre kundër jush
‑ thotë Zoti, Hyji i Ushtrive ‑
një popull,
e do tju shtypin që nga hyrja e Ematit
deri në përroin e Arabës!
1 Ja çka më bëri të shoh Zoti Hyj: ja, Ai
po i krijonte karkalecat në fillim kur nisi të mbijë bari i dytë, ai që del pas kosës së mbretit. 2 Kur ata po e mbaronin krejt barin e vendit, unë thashë: Ki dhimbje, po të lutem, o Zot Hyj! Si do të mund të mbesë gjallë Jakobi? Është aq i vogël!
3 Zotit i erdhi keq për këtë gjë. Jo, kjo sdo të ndodhë ‑ tha Zoti Hyj.
Vegimi i dytë: thatësia
4 Ja çfarë më bëri të shoh Zoti Hyj: Ja, Zoti Hyj ftoi zjarrin për të ndëshkuar. Zjarri e përpiu Humnerën e madhe e nisi të përpijë edhe fushën. 5 Unë thashë: Pusho, po të lutem, o Zot, Hyj! Si do të mund të mbesë gjallë Jakobi? Është aq i vogël!
6 Zotit i erdhi keq për këtë gjë. Jo, as kjo sdo të ndodhë ‑ tha Zoti Hyj.
Vegimi i tretë: mistria
7 Ja çfarë më bëri të shoh Zoti Hyj: ja, një njeri po qëndronte mbi mur për ti dhënë lugë e në dorë mbante mistrinë e muratorit. 8 Atëherë Zoti më tha: Çka po sheh, Amos? Unë iu përgjigja: Mistrinë e muratorit. Atëherë Zoti më tha: Ja, unë do ta qes mistrinë në mes të Izraelit, popullit tim, e nuk do të vazhdoj më ta fal. 9 Do të shemben lartësirat e Izakut e do të shkatërrohen shenjtëroret e Izraelit dhe me shpatë do të ngritem kundër shtëpisë së Jeroboamit.
Ngatërresa me Amasinë: Amosi dëbohet nga Beteli
10 Atëherë Amasia, prifti i Betelit, dërgoi njeriun te Jeroboami, mbreti i Izraelit, me këto fjalë: Amosi po bën përbetim kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit. Vendi nuk do të mund ti durojë fjalët e tij. 11 Sepse kështu thotë Amosi: Jeroboami do të vdesë prej shpatës e Izraeli do të shpërngulet prej vendit të vet në skllavëri.
12 E Amasia i tha Amosit: Shporru, o vegimtar! Ik në dheun e Judës. Atje ha bukë e atje profetizo! 13 Sa për në Betel mos guxo më të profetizosh, sepse kjo është shenjtërorja e mbretit e tempulli i mbretërisë!
14 Atëherë Amosi iu përgjigj Amasisë:
Nuk jam profet
as sjam bir profeti,
por jam tubanik e vjelës fiqsh.
15 Por vetë Zoti më mori
prej pas deleve
e më tha Zotynë:
Shko e profetizoji popullit tim, Izraelit!
16 Tani dëgjoje fjalën e Zotit: Ti po thua:Mos profetizo kundër Izraelit e mos prediko kundër shtëpisë së Izakut! 17 Po për këtë arsye kështu thotë Zoti: Gruaja jote do të bëhet lavire në qytet, prej shpatës do të bien bijtë e bijat e tua, toka jote me konop do të ndahet, kurse ti do të vdesësh në vend të papastër dhe Izraeli do të shkojë nga vendi i vet në skllavëri.
1 Ja se çfarë më tregoi Zoti Hyj!
Ishte një kaçile me fruta të pjekura.
2 Ai më pyeti: Çka po sheh, o Amos?
Iu përgjigja: Një kaçile me fruta të pjekura!
Atëherë Zoti më tha:
I erdhi fundi popullit tim Izraelit!
Tani e tutje nuk do ta fal më!
3 Atë ditë do të vajtojnë këngëtaret e pallatit
‑ është fjala e Zotit ‑
Të shumta do të jenë kufomat,
të hedhura gjithkah! Heshtim!
Kundër tradhtarëve e shfrytëzuesve
4 Dëgjojeni këtë ju, që e shtypni skamnorin,
që shfrytëzoni nevojtarët e vendit,
5 ju që thoni: Kur po kalon më hëna e re,
të mund ti shesim mallrat?
Edhe e shtuna e të mund të shesim grurë?
Të zvogëlojmë masën e të shtojmë siklin,
të përdorim peshore të rreme,
6 për ti blerë skamnorët me para,
të vobektin me një palë këpucë,
ti shesim edhe të hedhat e grurit?
7 Zoti përbetohet me nderin e Jakobit:
Kurrën e kurrës sdo ti harroj veprat e tyre!
8 Vallë a jo për këtë nuk dridhet toka,
nuk ia pëlcet vajit banuesi i vendit
e nuk nguf mbarë vendi si lumi,
sfryhet e nuk bie porsi lumi i Egjiptit?
Lajmërim ndëshkimi: terr e vaj
9 E do të ndodhë atë ditë
‑ fjala e Zotit ‑
do të bëj dielli të perëndojë në mesditë,
në pikë të ditës do të bëj të errësohet toka,
10 festat tuaja do ti shndërroj në vaj,
krejt këngët tuaja në vajtime,
me grathore do të vesh çdo ijë,
tullace do ta bëj çdo kokë!
Në vaj krejt vendin do ta shndërroj
si në vajtim të djalit të dëshirit,
ditët e sprasme ditë hidhërimi!
Uri e etje për fjalën e Zotit
11 Ja, po vijnë ditët
‑ është fjala e Zotit ‑
kur mbi vend do të çoj urinë;
jo uri buke e etje uji,
por të dëgjimit të fjalës së Zotit.
12 Do të enden prej detit në det,
prej veriut në lindje do të përshkohen
duke e kërkuar fjalën e Zotit
e sdo ta gjejnë!
Lajmërim i ri i ndëshkimit
13 Po atë ditë do të meken etjeje
vajzat e bukura e djelmoshat!
14 Ata që përbehen për faj të Samarisë
e thonë: Pasha Hyjin tënd, o Dan!
e: Pasha shtegtimin tënd, o Bersabé!,
do të bien e sdo të ngrihen më!
1 E pashë Zotin:
mbi lter rrinte e tha:
Godite majën e shtyllës,
pragjet le të dridhen;
thërmojua të gjithëve kokat,
nshpatë do ta pres atë që do të të shpëtojë!
Asnjë prej tyre sdo tia dalë të ikë,
kurrnjë prej tyre sdo të shpëtojë!
2 Në depërtofshin edhe në fund të ferrit,
prej andej do ti nxjerrë dora ime!
Po edhe në qiell në qoftë se ngjiten,
prej andej do ti plandos!
3 E në u fshehshin në majën e Karmelit,
do ti gjej e do ti kap;
e nëse prej syve të mi do të fshihen
në fund të detit,
do ti urdhëroj Gjarprit
atje ti hajë!
4 Nëse në skllavëri shkojnë para armiqve të vet,
do ti urdhëroj shpatës ti presë,
sytë e mi nuk do tua ndaj
jo për të mirë, por për të keqe të tyre.
Këngë lavdi
5 Edhe Zoti Hyji i Ushtrive...
E prek tokën e ajo lëkundet,
e gjithë gjindja mbulohet në zi;
toka ngrihet mbarë porsi lumi,
bie porsi lumi i Egjiptit.
6 Ndenjësen e vet në qiell e ndërton,
si kupë qiellin e vë mbi tokë,
u urdhëron ujërave të detit
e i shpërndan mbi sipërfaqe të tokës,
‑ Zot Ai emrin e ka!
Ska tagër të veçantë Izraeli
7 Pse a sjeni për mua, bij të Izraelit,
porsi bijtë e etiopasve?,
‑ thotë Zoti!
Pse, a sbëra të dalë Izraeli
nga dheu i Egjiptit,
porsi filistenjtë nga Kaftori
dhe syrianët nga dheu Cir?
8 Ja, sytë e Zotit Hyj
janë të drejtuar mbi mbretërinë e mëkatit!
Do ta zhdukë prej faqes së dheut.
Do të sharrojnë vetëm mëkatarët
Megjithatë, sdo ta zhdukë
shtëpinë e Jakobit krejtësisht
‑ është fjala e Zotit.
9 Ja, pra, unë do të urdhëroj
të tundet, mes kombesh, Izraeli,
sikur gruri tundet në shoshë,
një guralec për tokë nuk bie.
10 Prej shpatës do të bien
të gjithë mëkatarët e popllit tim,
të gjithë që thonë: E keqja sdo të na afrohet,
sdo të bjerë mbi ne!
IV. PERSPEKTIVË RIPËRTËRITJEJE E FRYTSHMËRI PARAJSORE
11 Po atë ditë,
do ta ngre kasollën e Davidit
që u rrëzua,
do ti ndreq plasjet e saj,
e çka u rrëzua në të, do ta ndërtoj,
do ta ndreq si në ditë të dikurshme,
12 me qëllim që të pushtojnë
tepricën e Edomit
dhe të gjitha kombet
mbi të cilat u thirr emri im
‑ thotë Zoti që i zbaton këto. ‑
13 Ja, po vijnë ditët,
‑ thotë Zoti,
kur lavërtari do ta zërë korrtarin
e shtrydhësi i rrushit farëhedhësin:
musht do të pikojnë malet
e do të rrjedhin të gjitha kodrat!
14 Do ti kthej të treturit në skllavëri
të popullit tim Izraelit;
do ti rindërtojnë qytetet e rrënuara
e në to do të banojnë,
do të mbëltojnë vreshta
e do ta pijnë verën e tyre,
do të punojnë kopshtet
e do ti hanë prodhimet e tyre.
15 Do ti ngulit në truallin e tyre,
e sdo të shpërngulen më
nga toka e tyre
që ua dhurova!,
‑ është fjala e Zoti