Esdra: 1. Kthimi i sionistëve

1

1 Në vitin e parë të sundimit të Kirit, mbretit të Persisë, për të shkuar në vend fjala e Zotit e dërguar përmës gojës së Jeremisë, Zoti e frymëzoi shpirtin e Kirit, dhe ky shpalli ‑ madje edhe më shkrim ‑ në mbarë mbretërinë e vet: 2 ”Kështu thotë Kiri, mbreti i Persisë: Të gjitha mbretëritë e tokës m’i dhuroi Zoti, Hyji i qiellit, dhe ai më urdhëroi ta ndërtoj për të një Tempull në Jerusalem të Judesë. 3 Të gjithë ju që i përkisni popullit të tij ‑Hyji i juaj qoftë me ju ‑ shkoni në Jerusalem të Judesë, dhe ta ndërtoni Tempullin e Zotit, Hyjit të Izraelit ‑ Hyjit që është në Jerusalem. 4 Dhe mbarë Tepricës së këtij populli që ka mbetur gjallë, kudo që të jetë, duhet të ndihmohen nga njerëzit e tjerë të vendbanimeve të tyre, me ar e argjend, me pasuri, bagëti e me dhurata vullnetare për ta ndërtuar Tempullin e Hyjit, që është në Jerusalem”.

5 Atëherë u çuan krerët e vëllazërive të Judës e të Beniaminit, priftërinj e levitë, dhe të gjithë ata që Hyji ua zgjoi shpirtin, e u nisën për ta ndërtuar Tempullin e Zotit që është në Jerusalem. 6 Të gjithë fqinjët e tyre u ndihmuan bujarisht me enë të argjendta, të arta, me pasuri, bagëti e me gjëra të paçmueshme, pa i llogaritur dhuratat e vullnetshme.

7 Po kështu edhe mbreti Kir i nxori enët e Tempullit të Zotit, që Nabukodonozori i kishte rrëmbyer prej Jerusalemit dhe i kishte vënë në tempullin e hyjit të vet. 8

Kiri, mbreti i Persisë, ia dha ato Mitridatit, përgjegjësit të thesarit, e ky ia numëroi Sasabasarit, prijësit të Judës. 9 Dhe ja, numri i tyre:

gota të arta: tridhjetë;

gota të argjendta: një mijë;

thika: njëzet e nëntë;

kupa të arta: tridhjetë;

10 kupa të argjendta: katërqind e dhjetë;

enë të tjera: të shumta.

11 Gjithsej enë ari e argjendi: pesë mijë e katërqind. Të gjitha këto i mori Sasabasari me vete kur të humburit ktheheshin nga Babiloni në Jerusalem.

Esdra: 2. Lista e sionistëve

2

1 Këta janë njerëzit e asaj krahine që u kthyen nga mërgimi që i kishte shpëngulur e humbur Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, të cilët u kthyen në Jerusalem e në Jude, secili në qytetin e vet. 2 Me ta u kthyen edhe Zorobabeli, Jezua, Nehemia, Saraji, Rahelaji, Mardokeu, Belsani, Mesfari, Beguaji, Rehumi dhe Baani.

Lista e njerëzve të popullit të Izraelit:

3 Bijtë e Farosit: dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.

4 Bijtë e Safatisë: treqind e shtatëdhjetë e dy.

5 Bijtë e Aresë: shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë.

6 Bijtë e Fahatmoabit: d. m. th. bijtë e Jozuehut e të Joabit: dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë.

7 Bijtë e Elamit: një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

8 Bijtë e Zethusë: nëntëqind e dyzetë e pesë.

9 Bijtë e Zakajit: shtatëqind e gjashtëdhjetë.

10 Bijtë e Baniut: gjashtëqind e dyzet e dy.

11 Bijtë e Bebait: gjashtëqind e njëzet e tre.

12 Bijtë e Azgadit: një mijë e dyqind e njëzet e dy.

13 Bijtë e Adonikamit: gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.

14 Bijtë e Beguait: dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë

15 Bijtë e Adinit: katërqind e pesëdhjetë e katër.

16 Bijtë e Aterit, të Ezekisë: nëntëdhjetë e tetë.

l7 Bijtë e Besait: treqind e njëzet e tre.

18 Bijtë e Jorës: njëqind e dymbëdhjetë.

19 Bijtë e Hasumit: dyqind e njëzet e tre.

20 Bijtë e Gebarit: nëntëdhjetë e pesë.

21 Bijtë e Betlehemit: njëqind e njëzet e tre.

22 Njerëzit e Netufës: pesëdhjetë e gjashtë.

23 Njerëzit e Anatotit: njëqind e njëzet e tetë.

24 Bijtë e Azmavetit: dyzet e dy.

25 Bijtë e Kariatiarimit: Cefira e Beroti:

shtatëqind e dyzet e tre.

26 Bijtë e Ramës e të Gabasë: gjashtëqind e

njëzet e një.

27 Njerëzit e Mahmasit: njëqind e njëzet e dy.

28 Njerëzit e Betelit e të Hajit: dyqind e njëzet e tre.

29 Bijtë e Nebos: pesëdhjetë e dy.

30 Bijtë e Megbisit: njëqind e pesëdhjetë e gjashtë.

31 Bijtë e një Elami tjetër: një mijë e dyqind

e pesëdhjetë e katër.

32 Bijtë e Harimit: treqind e njëzet.

33 Bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onos:

shtatëqind e njëzet e pesë.

34 Bijtë e Jerikos: treqind e dyzet e pesë.

35 Bijtë e Senasë: tri mijë e gjashtëqind e tridhjetë.

36 Priftërinjtë:

Bijtë e Jedajës, nga shtëpia e Jezuas: nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.

37 Bijtë e Emerit: një mijë e pesëdhjetë e dy.

38 Bijtë e Fashurit: një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.

39 Bijtë e Harimit: një mijë e shtatëmbëdhjetë.

40 Levitët:

Bijtë e Jesuas: e janë bijtë e Kadmihelit, Binuit e të Odovisë: shtatëdhjetë e katër.

41 Këngëtarët:

Bijtë e Asafit: njëqind e njëzet e tetë.

42 Derëtarët:

Bijtë e Selumit, bijtë e Aterit, bijtë e Telmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitës, bijtë e Sobait: gjithsej: njëqind e tridhjetë e nëntë.

43 Të dhuruarit:

Bijtë e Sihës, bijtë e Hasufës, bijtë e Tabaotit,

44 bijtë e Cerosit, bijtë e Siasë, bijtë e Fadonit,

45 bijtë e Lebanës, bijtë e Hagabës, bijtë e Akubit,

46 bijtë e Hagabit, bijtë e Selmait, bijtë e Hananit,

47 bijtë e Gidelit, bijtë e Gaherit, bijtë e Rasajës,

48 bijtë e Rasinit, bijtë e Nekodës, bijtë e Gazamit,

49 bijtë e Azës, bijtë e Fasesë, bijtë e Besait,

50 bijtë e Asenës, bijtë e Maonitëve, bijtë e Nefusorëve,

51 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufës, bijtë e Harhurit,

52 bijtë e Baslutit, bijtë e Mahidës, bijtë e Harsës,

53 bijtë e Berkosit, bijtë e Sisarës, bijtë e Temës,

54 bijtë e Nasisë, bijtë e Hatifës.

55 Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit:

bijtë e Sotajit, bijtë e Soferetit,

bijtë e Ferudës, 56 bijtë e Jaalës, bijtë e Darkonit, bijtë e Gedleit, 57 bijtë e Safatisë, bijtë e Hatilit, bijtë e Fokeretit ‑ Hasebaim, bijtë e Amiut.

58 Gjithsej të dhuruar dhe bij të shërbëtorëve të Salomonit: treqind e nëntëdhjetë e dy.

59 Kurse këta që erdhën nga Telmela, Telharsa, Kerubi, Adoni e Emeri e që nuk mund ta vërtetonin se ishin nga trungu dhe gjaku i Izraelit:

60 bijtë e Dalajës, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodës: gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.

61 Priftërinjtë:

bijtë e Hobisë, bijtë e Akosit, bijtë e Berzelait, të atij që e kishte marrë për grua një nga bijat e Berzelait Galaadas dhe u quajt me emrin e tyre.

62 Ata i kërkuan listat e breznive të veta, por nuk i gjetën dhe qenë përjashtuar nga priftëria. 63 Dhe qeveritari u urdhëroi të mos hanë nga gjërat e kushtuara Shenjtërores, deri sa të paraqitet një prift për Urim e Tumim.

64 Numri i gjithmbarshëm i bashkësisë ishte dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë, 65 pa i numëruar shërbëtorët e shërbëtoret e tyre, që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Kishte edhe këngëtarë e këngëtare: dyqind.

66 Kishin kuaj: shtatëqind e tridhjetë e gjashtë,

mushka: dyqind e dyzet e pesë.

67 Devet e tyre: katërqind e tridhjetë e pesë.

Gomarët e tyre: gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet.

68 Disa prej krerëve të familjeve, kur hynë në Tempullin e Zotit që është në Jerusalem, vullnetarisht sollën dhurata për rindërtimin e tij në vendin e tyre. 69 Dhuruan sipas mundësisë së vet në thesarin e Tempullit: drakma ari gjashtëdhjetë e një mijë, mina argjendi pesë mijë dhe njëqind palë petka priftërore.

70 Pastaj priftërinjtë, levitët dhe një pjesë e popullit ngulën me banesë aty, kurse këngëtarët, derëtarët e të dhuruarit ngulën në qytetet e tyre; po ashtu edhe mbarë Izraeli në qytetet e veta.

Esdra: 3. Ripërtëritja e shërbesës hyjnore

3

1 Kur erdhi muaji i shtatë ‑ bijtë e Izraelit ishin vendosur më në qytetet e veta ‑ u bashkua i tërë populli si një njeri i vetëm në Jerusalem. 2 Atëherë u çua Jezua, biri i Jozedekut, vëllezërit e tij priftërinj edhe Zorobabeli, biri i Salatielit, si dhe vëllezërit e tij, dhe e ndërtuan lterin e Hyjit të Izraelit, për t’i kushtuar në të flitë e shkrumbimit shkruante në Ligjin e Moisiut, njeriut të Hyjit. 3 E vendosën lterin në vendin e vet të mëparshëm ‑ megjithëse të frikësuar nga popullsia e vendit përreth ‑ dhe flijuan mbi të flinë e shkrumbimit në mëngjes dhe për nder të Zotit. 4 E kremtuan festën e Tendave siç është urdhëruar: me aq fli shkrumbimi sa është paraparë për çdo ditë 5 përveç flisë së përhershme të shkrumbimit dhe asaj për hënën e re, si dhe për të gjitha të kremtet e shuguruara Zotit. 6 Prej ditës së parë të muajit të shtatë filluan ta kushtojnë flinë e shkrumbimit për nder të Zotit, edhe pse Tempullit të Hyjit ende nuk i ishin vënë themelet.

7 Atëherë u dhanë para gurgdhendësve e marangozëve. Sidonëve e tirasve u dhanë ushqim, e pije dhe vaj që të sillnin lëndë cedri nga Libani në detin e Jopës sipas fuqizimit që ua kishte dhënë Kiri, mbreti i Persisë.

8 Në vitin e dytë pas ardhjes së tyre në Tempullin e Hyjit në Jerusalem, në muajin e dytë, filluan Zorobabeli, i biri i Salatielit, Jezuai, biri i Josedekut, edhe vëllezërit e tjerë të tyre, priftërinj e levitë dhe të gjithë ata që ishin kthyer nga robëria në Jerusalem, filluan të ndërtojnë dhe i caktuan levitët e moshës prej njëzet vjetësh e lart që t’i drejtojnë punimet e Tempullit të Zotit. 9 Atëherë Jezua me bijtë e tij e me vëllezërit e tij Kadmihelin, Binujin e Odovin u caktuan që, si një njeri i vetëm, t’i drejtojnë punëtorët që e ndërtonin Tempullin e Hyjit. Po ashtu edhe bijtë e Henadadit me bijtë dhe vëllezërit e tyre levitë.

10 Kur ndërtuesit i hodhën themelet e Tempullit të Hyjit, erdhën priftërinjtë, të veshur me petka priftërore e me bori, pastaj levitët, bijtë e Asafit, me cetra, për t’i dhënë lavdi Hyjit sipas urdhrit që ka dhënë Davidi, mbreti i Izraelit.

11 I këndonin Zotit këngë lavdie dhe falenderimi: “Sepse është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij” ndaj Izraelit. Po ashtu edhe mbarë populli brohoriste me zë të lartë dhe e lavdëronte Hyjin për vënien e themeleve të Tempullit të Zotit. 12 Po ashtu edhe shumë pleq prej priftërinjve, levitëve e krerëve të familjeve që me sytë e vet e kishin parë tempullin e mëparshëm, dënesnin me zë të lartë; shumë të tjerë, duke e lartësuar zërin, brohorisnin plot gëzim. 13 Askush s’ishte në gjendje ta dallonte britmën e brohoritjes së gëzimit prej vajit të popullit, sepse populli brohoriste me zë të lartë e britma dëgjohej larg.

Esdra: 4. Samaritanët kundërshtojnë dhe pengesat e tyre në kohën e Kirit

4

1 Kur armiqtë e Judës e të Beniaminit e morën vesh se të humburit e riatdhesuar po e ndërtonin Tempullin e Zotit, Hyjit të Izraelit, 2 iu paraqitën Zorobabelit dhe krerëve të familjeve e u thanë: “Bashkë me ju dëshirojmë ta ndërtojmë Shtëpinë e Zotit, sepse edhe ne si ju e kërkojmë Hyjin tuaj, dhe i kemi kushtuar fli që prejkohës së Asorhadanit, mbretit të Asirisë, i cili na solli këtu”.

3 Zorobabeli, Jezuai dhe krerët e tjerë të familjeve të Izraelit u përgjigjën: “Nuk bën që ju e ne së bashku ta ndërtojmë Shtëpinë e Hyjit tonë, por do ta ndërtojmë ne vetëm Shtëpinë e Hyjit të Izraelit si na ka urdhëruar Kiri, mbreti i Persisë”.

4 Atëherë popullsia e vendit filloi ta trembë popullin e Judës e ta pengojë në ndërtim. 5 Paguan disa nga këshilltarët kundër tyre për t’ua çuar kot synimet. Kështu ndodhi gjatë krejt kohës së Kirit, mbretit të Persisë, deri në mbretërimin e Dariut, mbretit të Persisë.

Pengesat e samarianëve në kohën e Asuerit dhe të Artakserksit

6 Në kohën e mbretërimit të Asuerit, në fillim të mbretërimit të tij, e shkruan padinë kundër banorëve të Judës dhe të Jerusalemit. 7 Edhe në kohën e Artakserksit, Beselami, Mitridati, Tabeli, dhe shokët e tjerë që ishin në këshillin e tyre, i shkruan Artakserksit, mbretit të Persisë. Padia ishte e shkruar me shkronja siriane e në gjuhë siriane.

8 Pastaj qeveritari Reum dhe sekretari Samsaj i shkruan mbretit Artakserks një letër kundër Jerusalemit me këtë përmbajtje:

9 “Qeveritari Reum, sekretari Samsaj dhe shokët e tjerë të tyre, gjykatës e zyrtarë e delegatë persianë, erkuenj, babilonas, suzanekenj ‑ d. m. th. elamitë 10 dhe të tjerë nga popujt që i madhi e i lavdishmi Asenafar i solli dhe i vendosi të banojnë në paqe në qytetet e Samarisë dhe në krahinat e tjera të Përtejlumit”.

11 Kjo është dysheritja e letrës që i dërguan:

“Mbretit Artakserks, shërbëtorët e tij, njerëzit nga Përtejlumi:

Tani, pra, 12 po njoftohet mbreti se judenjtë, që u nisën prej teje tek ne, arritën në Jerusalem, qytet kryengritës e tejet i mbrapshtë që po e ndërtojnë. Tashmë i kanë hedhur themelet dhe po i ndreqin muret. 13 Tani le ta dijë mbreti: nëse ky qytet ndërtohet dhe nëse i përtërihen muret, nuk do të këtë tatime, nozullime, as doganë dhe në fund do të jetë në dëm të thesarit mbretëror. 14 Pasi ne hamë kripën e pallatit mbretëror, e vlerësojmë si punë të pandershme të shikojmë se si i bëhet fyerje mbretit, prandaj edhe ia dërgojmë mbretit këto njoftime 15 që t’i shikosh librat e historive të etërve të tu dhe në ato histori do të gjesh e do të kuptosh se ky qytet është qytet kryengritës dhe shkak dëmesh për mbretërit e për krahinat dhe se në të që moti janë bërë kryengritje; këndej edhe qyteti ka qenë rrënuar. 16 Ne ia bëjmë të ditur mbretit se, në qoftë se ky qytet do të rindërtohet e nëse do t’i ripërtërihen muret, nuk do të kesh më prona Përtejlumit.”

17 Mbreti ia dërgoi këtë përgjigje qeveritarit Reum, sekretarit Samsaj dhe tjerëve që ishin në këshillin e tyre dhe banonin në Samari dhe në krahinën e Përtejlumit:

“Paqe!

Dokumenti 18 që e dërguat tek ne, u lexua me kujdes para meje. 19 Unë dhashë urdhër qe të kërkohet dhe u gjet se ai qytet që prejkohëve të lashta ka bërë kryengritje kundër mbretërve dhe se janë bërë gërgyle e trazira në të. 20 Madje në Jerusalem ka pasur edhe mbretër të fuqishëm se kanë mbretëruar me mbarë krahinën që është Përtejlumit dhe se kanë marrë tatime, taksa e dogana. 21 Tani jepni urdhër që ata njerëz ta ndërpresin punën dhe të mos ndërtohet ai qytet deri sa unë të jap tjetër urdhër. 22 Ia vini mirë mendjen të mos jini në këtë gjë të pakujdesshëm që të mos rritet e keqja në dëm të mbretërve”.

23 Pasi u lexua dysheritja e urdhëresës së mbretit Artakserks, para qeveritarit Reum, sekretarit Samsaj dhe këshilltarëve të tyre, ata me nxitim shkuan në Jerusalem te judenjtë dhe ua ndaluan punimet me forcë e me armë. 24 Kështu u ndërpre puna në ndërtimin e Shtëpisë së Zotit në Jerusalem dhe nuk u punua gjë deri në vitin e dytë të mbretërimit të Dariut, mbretit të Persisë.

Esdra: 5. Ndërtimi i Tempullit /520 515/

5

1 Atëherë profetët Agjeu dhe Zaharia, biri i Ados, zunë t’u profetizonin judenjve që ishin në Jude dhe në Jerusalem, në emër të Hyjit të Izraelit që i frymëzonte. 2 Atëherë u ngritën Zorobabeli, biri i Salatielit, e Jezuai, biri i Jozedekut, dhe filluan ta ndërtojnë Tempullin e Hyjit në Jerusalem. Me ta ishin profetët e Hyjit që u jepnin zemër. 3 Po në atë kohë erdhi tek ata Tatanaji që ishte qeveritar i krahinës së Përtejlumit, edhe Starbuzanaji si dhe këshilltarët e tyre, dhe u thanë kështu: “Kush ju ka dhënë leje ta ndërtoni këtë Shtëpi dhe ta përgatitni këtë material? 4 Cilët janë emrat e njerëzve që e ndërtojnë këtë godinë”? 5 Por sytë e Hyjit të tyre ishin mbi pleqtë e Judës dhe nuk ua ndaluan punën deri sa lajmi të shkonte te Dariu e të vinte përgjigjja lidhur me këtë çështje.

6 Kjo është dysheritja e letrës të cilën mbretit Dari ia dërguan Tatanaji, satrap i krahinës së Përtejlumit, Starbuzanaji dhe këshilltarët dhe prijësit e tyre nga krahina e Përtejlumit. 7 Lajmi që ia dërguan ishte i shkruar kështu:

“Mbretit Dari, paqe të vazhdueshme! 8 Le ta dijë mbreti se kemi shkuar në krahinën e Judesë, në Shtëpinë e Hyjit të Madh që po ndërtohet me gurë të mëdhenj katrorë; muret po i mveshin me dru. Punimet po zhvillohen me kujdes dhe po përparojnë në duart e tyre. 9 Ne i pyetëm pleqtë e tyre dhe u thamë: ‘Kush ju dha leje ta ndërtoni këtë Shtëpi dhe ta përgatitni këtë material?’ 10 Ne i pyetëm edhe për emrat e tyre për të të lajmëruar. Kështu edhe i shkruam emrat e prijësve të tyre.

11 Ata na u përgjigjën kështu: ‘Ne jemi shërbëtorët e Hyjit të qiellit e të tokës dhe po e ndërtojmë Tempullin që ishte i ndërtuar para shumë vitesh, dhe të cilin e kishte ndërtuar dhe stolisur mbreti i madh i Izraelit. 12 Por, pasi etërit tanë e hidhëruan Hyjin e qiellit, ai i lëshoi në dorë të Nabukodonozorit të kaldenjve, mbretit të Babilonisë. Ky e rrënoi Tempullin dhe popullin e treti me dhunë në Babilon.

13 Por në vitin e parë të sundimit të Kirit, mbretit të Babilonit, mbreti Kir dha leje të ndërtohet Tempulli i Hyjit. 14 Madje edhe enët e Tempullit të Hyjit të arta e të argjendta, të cilat Nabukodonozori i kishte rrëmbyer nga Tempulli që ishte në Jerusalem dhe i kishte mbartur në tempullin e Babilonit, vetë mbreti Kir i nxori nga tempulli i Babilonit dhe ia dha njërit që quhej Sasabasar, të cilin edhe e bëri prijës 15 dhe i urdhëroi: ‘Merri këto enë, shko e çoji në Tempullin e Jerusalemit dhe po në atë vend, ku kanë qenë më parë le të ndërtohet Shtëpia e Hyjit. 16 Atëherë ky, Sasabasari, erdhi dhe i vuri themelet e Tempullit të Hyjit në Jerusalem. Prej aso kohe e deri tani po ndërtohet dhe ende nuk është kryer’.

17 Tani, nëse mbretit i pëlqen, le të bëhen hetime në arkivin mbretëror që është në Babilon, dhe le të vërtetohet se mbreti Kir e ka dhënë këtë leje për ta ndërtuar Shtëpinë e Hyjit në Jerusalem. Pastaj ju na njoftoni lidhur me vendimin e mbretit.

Esdra: 6. Pashkët e vitit 515

6

1 Atëherë mbreti Dari dha urdhër dhe u kërkuan arkivat e Babilonisë, 2 kështu në Ekbatanë, në fortesën e krahinës së Medisë, u gjet një vëllim, në të cilin ishte shkruar:

“Le të dihet.

3 Në vitin e parë të mbretit Kir, mbreti Kir mori këtë vendim lidhur me Shtëpinë e Hyjit që është në Jerusalem:

Le të ndërtohet Shenjtërorja ku do të kushtohen fli. Lartësia e saj le të jetë gjashtëdhjetë kute e gjerësia gjashtëdhjetë kute. 4 Tre rreshta le të jenë prej gurësh të mëdhenj katrorë e një prej druri. Shpenzimet i heq Shtëpia e mbretit. 5 Për më tepër orenditë e Tempullit të Hyjit të arta e të argjendta, që Nabukodonozori i ka pasë marrë prej Tempullit të Jerusalemit e i ka pasë sjellë në Babilon, le të kthehen e le të çohen në Tempullin e Jerusalemit, në vendin e vet, në Tempullin e Hyjit”.

6 Tani, pra, ti Tatanaj, prijës i krahinës së Përtejlumit, ti Starbuzanaj e ju këshilltarët e tij dhe të gjithë ju prijës të Përtejlumit, largohuni nga ai vend 7 e mos e pengoni rindërtimin e atij Tempulli të Hyjit. Prijësi i judenjve dhe paria e tyre le ta ndërtojnë Shtëpinë e Hyjit në vendin e vet. 8 Dhe ja, urdhërat e mi se si duhet ju të silleni ndaj parisë së judenjve që po e rindërtojnë atë Tempull të Hyjit: atyre njerëzve me kujdes e pa ndërprerje le t’u jepen shpenzimet nga arka e mbretit, d. t. th. nga tatimet që mblidhen në krahinën e Përtejlumit. 9 Si dhe, gjithë çka është e nevojshme, qoftë mëzetër, desh e qengja për fli shkrumbimi në nder të Hyjit qiellor, qoftë grurë, kripë, verë, vaj, sipas urdhrit të priftërinjve që janë në Jerusalem, le t’u jepen çdo ditë rregullisht. 10 Ata le t’i kushtojnë Hyjit qiellor fli të këndshme dhe le të luten për jetën e mbretit e të bijve të tij. 11 Jap edhe këtë urdhër: kushdo që do ta shkelë këtë urdhër, le t’i hiqet prej shtëpisë së tij një tra, dhe le të ngulet në të, kurse shtëpia e tij le të kthehet në vend plehërash. 12 Ndërsa Hyji, që e ka vendosur Emrin e tij të banojë aty, i shkatërroftë të gjitha mbretëritë dhe atë popull që ta shtrijë dorën e vet për ta përbuzur e për ta rrënuar Shtëpinë e Hyjit në Jerusalem.

Unë Dariu e dhashë këtë urdhëresë. Dua që të zbatohet pikë për pikë”.

13 Kështu Tatanaji, qeveritari i krahinës së Përtejlumit, prijësit dhe këshilltarët e tij, i zbatuan me kujdes gjithçka kishte urdhëruar mbreti Dari. 14 Pleqtë e judenjve vazhduan ndërtimin e Tempullit të përkrahur me guxim nga profeti Agjé dhe nga Zakaria, biri i Ados. E kryen ndërtimin me urdhrin e Hyjit të Izraelit dhe me urdhër të Kirit, të Dariut e të Artakserksit, mbretërve të përsianëve. 15 E përfunduan ndërtimin e Shtëpisë së Hyjit, të tetën ditë të muajit Adar, d. t. th. në vitin e gjashtë të mbretërimit të mbretit Dari.

16 Atëherë bijtë e Izraelit ‑ priftërinj, levitë e të tjerët të riatdhesuar nga mërgimi me gëzim të madh e bënë kushtimin e kësaj Shtëpie të Hyjit. 17 Në shugurimin e kësaj Shtëpie të Hyjit i kushtuan njëqind mëzetër, dyqind desh, katërqind qengja dhe, si fli shpërblyese për mëkatet e mbarë Izraelit, dymbëdhjetë cjep, sipas numrit të fiseve të Izraelit. 18 Pastaj i caktuan priftërinjtë sipas rendeve të tyre dhe levitët sipas veshjes së tyre në shërbimin e Hyjit në Jerusalem ashtu si shkruan në Librin e Moisiut.

Pashkët e vitit 515

19 Izraelitët e riatdhesuar nga mërgimi i kremtuan Pashkët në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë. 20 Të gjithë levitët u pastruan. Të pastruar të gjithë, flijuan Pashkët për të gjithë të riatdhesuarit, për vëllezërit e vet priftërinjtë dhe për vete. 21 E hëngrën pashkën të gjithë bijtë e Izraelit që u kthyen nga skllavëria si edhe të gjithë ata që kaluan nga ndyrësitë e paganëve e u bashkuan me ta për ta kërkuar Zotin, Hyjin e Izraelit. 22 Me gëzim të madh e kremtuan festën e të Pabrumeve për shtatë ditë, sepse Zoti i kishte ngushëlluar ata duke e prirur zemrën e mbretërve të Asirisë ndaj tyre për t’u ndihmuar atyre në veprën e rindërtimit të Shtëpisës së Zotit, Hyjit të Izraelit.

Esdra: 7. Detyra dhe personaliteti i Esdrës

7

1 Pas këtyre ngjarjeve, nën sundimin e Artakserksit, mbretit të persianëve, Esdra, biri i Sarajës, të birit të Azarisë, të birit të Helcisë, 2 të birit të Selumit, të birit të Sadokut, të birit të Akitobit, 3 të birit të Amarisë, të birit të Azarisë, të birit të Marajotit, 4 të birit të Zarahisë, të birit të Oziut, të birit të Bokcit, 5 të birit të Abisuehit, të birit të Fineesit, të birit të Eleazarit, të birit të Aronit kryeprift: 6 ky, Esdra, u kthye nga Babiloni. Ishte skrib i aftë në Ligjin e Moisiut që e ka dhënë Zoti, Hyji i Izraelit, dhe, pasi dora e Zotit, Hyjit të tij, ishte mbi të, mbreti ia plotësoi të gjitha kërkesat e tija. 7 Në vitin e shtatë të sundimit të mbretit Artakserks, erdhi një grup izraelitësh, priftërinjsh, levitësh, këngëtarësh, derëtarësh e të dhuruarish në Jerusalem. 8 Erdhi në Jerusalem në të pestin muaj të të shtatit vit të mbretit. 9 U nis prej Babilonit të parën ditë të muajit të parë dhe arriti në Jerusalem në ditën e parë të muajit të pestë: dora bamirëse e Hyjit të tij ishte mbi të. 10 E njëmend Esdra ishte dhënë mend e zemër për ta shqyrtuar Ligjin e Zotit e për ta vënë në zbatim, për t’ua mësuar izraelitëve ligjet dhe rregulloret.

Dokumenti i Artakserksit

11 Kjo është dysheritja e dokumentit që mbreti Artakserks ia dha Esdrës prift, skribit të ditur në tekstin e urdhërimeve të Zotit e në ligjet e tija lidhur me Izraelin.

12 “Artakserksi, mbreti i mbretërve,

Esdrës prift, skribit të Ligjit të Hyjit të qiellit, shëndet!

13 Unë e kam dhënë këtë urdhër: Kushdo në mbretërinë time që është i popullit të Izraelit, priftërinj e levitë nëse dëshirojnë të shkojnë në Jerusalem, le të vijnë me ty. 14 Përveç kësaj ty të dërgon mbreti dhe shtatë këshilltarët e tij që ta mbikëqyrësh Judenë dhe Jerusalemin sipas Ligjit të Hyjit tënd, që e ke në dorë 15 dhe të çosh argjendin dhe arin që mbreti dhe këshilltarët e tij vullnetarisht ia kushtojnë Hyjit të Izraelit, që e ka selinë në Jerusalem, 16 si edhe krejt argjendin e arin që do ta mbledhësh në krahinën e Babilonit bashkë me kushtet e dhuruara vullnetarisht nga populli dhe priftërinjtë, për Shtëpinë e Hyjit tënd që është në Jerusalem.

17 Kështu, pra, me kujdes bli me këto para mëzetër, desh, qengja, fli kushtimore dhe njomje të nevojshme, dhe vendosi mbi lterin e Tempullit të Hyjit tënd, që është në Jerusalem. 18 Lidhur me argjendin dhe arin që do të teprojë, përdorojeni si të duket mirë ty dhe vëllezërve të tu, sipas vullnetit të Hyjit tuaj. 19 Po edhe enët që po të jepen për shërbesat e Shtëpisë së Hyjit tënd, vëri para Hyjit në Jerusalem. 20 Po edhe gjëra të tjera që duhen për Shtëpinë e Hyjit tënd dhe që ty të takon t’i blesh, të gjitha shpenzimet le të jepen prej thesarit të mbretit. 21 Jam unë vetë, mbreti Artakserks, që ua jap këtë urdhër të gjithë arkëtarëve të Përtejlumit: çfarëdo që të kërkojë prifti Esdra, skribi i Ligjit të Hyjit të qiellit, t’ia jepni pa vonesë, më saktësisht 22 deri në njëqind talenta argjend, njëqind kora grurë, deri njëqind bata verë dhe deri njëqind bata vaj, ndërsa kripë sipas dëshirës. 23 Gjithçka të urdhërojë Hyji i qiellit le të zbatohet menjëherë në Shtëpinë e Hyjit të qiellit, që hidhërimi i tij të mos vijë rastësisht në mbretërinë tonë dhe kundër fëmijëve të tij. 24 Jua bëjmë po ashtu, të ditur, se askush s’ka të drejtë t’u kërkojë tatime, taksa e dogana priftërinjve, levitëve, këngëtarëve, derëtarëve, të dhuruarve dhe shërbëtorëve të kësaj Shtëpie të Hyjit.

25 Kurse ti, Esdra, me mençurinë që ta ka dhënë Hyji i yt, caktoji zyrtarët dhe gjykatësit që ta udhëheqin mbarë popullin që ka mbetur Përtej lumin, d. t. th. të gjithë ata që e njohin Ligjin e Hyjit tënd. Atyre që nuk e njohin, e keni për detyrë t’ua mësoni. 26 Secilit që nuk do ta mbajë Ligjin e Hyjit tënd, pra pikërisht edhe ligjin e mbretit, le të dënohet ose me vdekje, ose me mërgim, ose me gjobë ose me burgim”.

Udhëtimi i Esdrës nga Babilonia në Palestinë

27 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i etërve të mi, që e frymëzoi zemrën e mbretit për ta nderuar Shtëpinë e Zotit që është në Jerusalem, 28 i cili e ktheu kah unë përkrahjen e mbretit, të këshilltarëve të tij dhe të mbarë prijësve të tij të fuqishëm! Atëherë unë fitova forcë e guxim, sepse dora e Zotit, e Hyjit tim, ishte mbi mua dhe i bashkova disa krerë, prej Izraelit, të cilët erdhën me mua.

Esdra: 8. Hatusi, biri i Sekenisë

8

1 Dhe, ja, prijësit e familjeve me breznitë e tyre, që u nisën me mua nga Babilonia në kohën e mbretërimit të mbretit Artakserks:

2 Nga bijtë e Fineesit: Gersoni;

nga bijtë e Itamarit: Danieli;

nga bijtë e Davidit: Hatusi, biri i Sekenisë;

3 nga bijtë e Farosit: Zakaria: me të u regjistruan njëqind e pesëdhjetë burra.

4 Nga bijtë e Fahatmoabit: Elioenaji, biri i

Zareheut, e me të edhe dyqind burra.

5 Nga bijtë e Zetuasë: Sekenia, biri i Jahazielit, e me të edhe treqind burra.

6 Nga bijtë e Adanit: Abedi, biri i Jonatanit,

e me të edhe pesëdhjetë burra.

7 Nga bijtë e Alamit: Isaia, biri i Atalisë, e me të edhe shtatëdhjetë burra.

8 Nga bijtë e Safatisë: Zebedia, biri i Mikaelit, e me të edhe tetëdhjetë burra.

9 Nga bijtë e Joabit: Obedia, biri i Jahielit, e

me të edhe dyqind e tetëmbëdhjetë burra.

10 Nga bijtë e Baniut: Selomiti, biri i Josfisë,

e me të edhe njëqind e gjashtëdhjetë burra.

11 Nga bijtë e Bebajit: Zakaria, biri i Bebajit,

e me të edhe njëzet e tetë burra.

12 Nga bijtë e Azgadit: Johanani, biri i Ekcetanit, e me të edhe njëqind e dhjetë burra.

13 Nga bijtë e Adonikamit erdhën më të rinjtë. Ja emrat e tyre: Elifaleti, Jehieli e Samaja dhe me ta gjashtëdhjetë burra.

14 Nga bijtë e Begujit: Utaji, biri i Zakurit, e me të shtatëdhjetë burra.

15 I bashkova në bregun e lumit që rrjedh drejt Ahavës e aty qëndruam tri ditë. E numërova popullin dhe priftërinjtë, e nga levitët nuk gjeta asnjë aty. 16 Prandaj i dërgova Eliezerin, Arielin, Semejën, Jojaribin, Elnatanin, Natanin, Zakarinë dhe Mosolamin, njerëz të urtë. 17 I dërgova te Edoja, që është i pari i vendit Kasfi dhe i vura në gojën e tyre fjalët që do t’ia thonë Edos dhe vëllezërve të tij për të na sjellë shërbëtorë për Shtëpinë e Hyjit tonë. 18 E pasi dora bamirëse e Hyjit tonë ishte mbi ne, na sollën një burrë shumë të dijshëm nga bijtë e Moholiut, të birit të Levit, të birit të Izraelit, me emër Serebi me bijtë e me vëllezërit e tij: tetëmbëdhjetë burra, 19 Hasabinë e me të edhe Isainë, nga bijtë e Merariut, me bijtë e me vëllezërit e tyre: njëzet burra. 20 Sollën edhe ‘të dhuruar’, të cilët i kishte dhuruar Davidi, dhe prijësit për shërbesat e levitëve: dyqind e njëzet burra: të gjithë këta qenë regjistruar me emra.

21 Aty, pranë lumit Ahavë, shpalla agjërim për t’u përkulur para Hyjit tonë e për të lypur udhë të mbarë për ne, për fëmijët tanë e për gjithçka kishim. 22 Në të vërtetë më erdhi turp të kërkoja prej mbretit ushtarë e kalorës për të na mbrojtur udhës nga armiku, madje i kisha thënë mbretit: “Dora e Hyjit tonë është e shtrirë që t’i mbrojë të gjithë ata që e kërkojnë; kurse fuqia dhe hidhërimi i tij bie mbi ata që e harrojnë”.

23 Kështu agjëruam dhe e kërkuam ndihmën e Hyjit tonë me këtë qëllim dhe ai na e solli të mbarën.

24 Atëherë i zgjodha dymbëdhjetë eprorë të priftërinjve, Sarabinë dhe Hasabinë, edhe dhjetë vetë me ta prej vëllezërve të tyre, 25 ua mata argjendin, arin dhe enët: dhuratë për Shtëpinë e Hyjit tonë që i kishin dhuruar mbreti, këshilltarët, prijësit e tij dhe mbarë izraelitët që ndodheshin aty. 26 I mata, pra, dhe ua dhashë në dorë atyre:

argjend: gjashtëqind e pesëdhjetë talenta;

enë argjendi: njëqind. Secila peshonte nga dy talenta;

ar: njëqind talenta;

27 gota të arta: njëzet nga një mijë darikë dhe dy enë bronzi të shkëlqyshme, të lara me ar dhe të çmueshme si ari. 28 Dhe u thashë: “Ju jeni të shuguruarit e Zotit; këto janë enët e shuguruara, ky argjend e ar i janë kushtuar Zotit, Hyjit të etërve tanë. 29 Ruajuni e kujdesuni deri sa t’i peshoni para krerëve të priftërinjve, të levitëve dhe të krerëve të familjeve të Izraelit në Jerusalem, në dhomat e Shtëpisë së Zotit”. 30 Atëherë priftërinjtë dhe levitët e morën në dorëzim sasinë e peshuar të argjendit, të arit e të enëve për t’i çuar në Jerusalem, në Shtëpinë e Hyjit tonë. 31 Më dymbëdhjetë të muajit të parë, u nisëm nga bregu i lumit Ahavë për të shkuar në Jerusalem. Dora e Hyjit tonë qe me ne, e na shpëtoi nga dora e armikut dhe e kundërshtarit gjatë udhëtimit. 32 Arritëm në Jerusalem aty dhe pushuam tri ditë. 33 Të katërtën ditë u peshua argjendi, ari dhe enët në Shtëpinë e Hyjit tonë me dorën e Meremotit, birit të priftit Uri. Bashkë me të qe edhe Eleazari, biri i Fineesit, e me ta edhe levitët: Jozabedi, biri i Jezuasë dhe Noadaja, biri i Benuit. 34 Gjithçka ishte sipas numrit e peshës dhe kjo u shënua me shkrim.

Aso kohe, 35 ata që ishin kthyer nga mërgimi, të kthyerit kushtuan fli shkrumbimi për nder të Hyjit të Izraelit: dymbëdhjetë mëzetër për mbarë popullin e Izraelit, nëntëdhjetë e gjashtë desh, shtatëdhjetë e shtatë qengja, dymbëdhjetë cjep për fli shpërblimi për mëkat: të gjitha këto fli shkrumbimi për nder të Zotit.

36 Pastaj urdhëresat e mbretit ua dorëzuan satrapëve të mbretit dhe qeveritarëve të Përtejlumit, të cilët e përkrahën popullin dhe Shtëpinë e Hyjit.

Esdra: 9. Ndërprerja e martesave me të huaj

9

1 Pasi u kryen këto gjëra, u paraqitën tek unë prijësit e më thanë: “Populli i Izraelit, priftërinjtë e levitët nuk janë ndarë nga popujt e vendit dhe prej turpësive të tyre, d. t. th. nuk janë ndarë nga kananenjtë, hetenjtë, ferezenjtë, jebusenjtë, amonitët, moabitët, egjiptianët e amorenjtë, 2 por i kanë marrë bijat e tyre gra për vete dhe për bijtë e vet, dhe kështu e kanë përzier farën e shenjtë me popullsitë vendase. Krerët dhe këshilltarët kanë qenë të parët që u dhanë pas kësaj pabesnikërie”. 3 Me të dëgjuar të këtij lajmi, unë e shqeva petkun tim dhe mantelin, i shkula flokët e kokës dhe qimet e mjekrrës sime dhe u ula ndenjur i pikëlluar. 4 Të gjithë ata që kishin frikë nga fjala e Hyjit të Izraelit për shkak të kësaj pabesnikërie të atyre që ishin riatdhesuar, u bashkuan rreth meje. Unë nuk luajta vendit ashtu i trishtuar deri në flijimin e mbrëmjes. 5 Në kohën e flisë së mbrëmjes, u ngrita nga ajo gjendje mjerimi dhe me petkat e shqyera, rashë në gjunjë, i shtriva duart drejt Zotit, Hyjit tim, 6 dhe thashë: “Hyji im! Më vjen turp dhe kam frikë ta sjell fytyrën time drejt teje, sepse fajësitë tona dhe veprimet tona të këqija janë shumuar përmbi kokë dhe mëkatet tona janë grumbulluar e kanë arritur deri në qiell. 7 Që nga ditët e etërve tanë, mëkatuam rëndë, deri në ditën e sotme, dhe për shkak të mëkateve tona qemë të dorëzuar në duar të mbretërve tokësorë: ne, mbretërit, dhe priftërinjtë tanë ‑ nën shpatë, në robëri, të rrëmbyer, të poshtëruar dhe të turpëruar ashtu si është edhe sot!

8 Por tani, vetëm brenda pak kohe, Zoti, Hyji i ynë u bë i mëshirshëm dhe na e la një Tepricë dhe na dha strehim në vendin e vet të shenjtë, dhe kështu Zoti, Hyji ynë, u dha dritë syve tanë dhe pak freskim pas mjerimit dhe robërisë sonë. 9 Ne jemi skllevër, por Hyji ynë nuk na la në skllavëri. Ai ua preku zemrën mbretërve të Persisë për të na dhënë neve pak fuqi që të ndërtohet Shtëpia e Hyjit, të rindërtohen rrënojat e saja dhe na dha strehim në Judë dhe në Jerusalem.

10 Por tani, o Zot, Hyji ynë, çka mund të themi, pas të gjitha këtyre, hireve? Ne i kemi lënë urdhërat e tua, 11 që na i dhe me anë të profetëve të tu, kur the: “Toka të cilën ju do ta pronësoni, është tokë e papastër nga papastërtia e popujve vendas, nga fëlliqësitë e tyre me të cilat e kanë mbushur fund e krye. 12 Prandaj mos i jepni bijat tuaja për djemtë e tyre as bijat e tyre mos i merrni për djemtë tuaj. Mos e dëshironi assesi paqen e tyre as fatin e tyre kurrë e për këtë jetë. Kështu do të bëheni të fortë e do t’i hani më të mirat fryte të tokës, të cilën do ta trashëgojnë përgjithmonë djemtë tuaj.’

13 Tani, pas të gjitha këtyre vështirësive që na takuan t’i heqim për shkak të veprave tona të mbrapshta e për shkak të fajit tonë të madh ‑ megjithëse ti, o Hyji ynë, na ke ndëshkuar më pak se sa meritonin fajet tona dhe na shpëtove siç po shohim sot, 14 a thua edhe më tutje do t’i prishim urdhërimet e tua dhe do të lidhim martesa me popujt e këtyre turpësive? Vallë, a mos je zemëruar deri në fund me ne për të na shfarosur që të mos ketë shpëtim as për këtë Tepricë të mbetur? 15 O Zot, Hyji ynë, për hir të butësisë sate ka shpëtuar kjo Tepricë siç shihet sot: ja, para teje jemi bashkë me fajin tonë! Vërtet, për shkak të tij s’do të guxonim të qëndronim para teje”!

Esdra: 10. Lista e fajtorëve

10

1 Ndërkohë që Esdra po lutej e po përlutej me lot për faqe, i shtrirë përdhe para Tempullit të Hyjit, u mblodh përreth tij një turmë e madhe izralitësh burra, gra e fëmijë dhe mbarë populli qante e vajtonte dhembshëm.

2 Atëherë foli Sekenia, biri i Jehielit, nga bijtë e Elamit, e i tha Esdrës: “Ne qemë të pabesë ndaj Hyjit tonë dhe morëm gra të huajsh prej popujve të vendit. Megjithatë, ka ende shpresë për Izraelin! 3 Të lidhim besëlidhje me Zotin, Hyjin tonë: t’i dëbojmë të gjitha gratë e huaja, edhe ata që lindën prej tyre, sipas këshillës tënde, imzot, dhe këshillës së atyre që dridhen para urdhrit të Zotit, Hyjit tonë! Le të bëhet ashtu si thotë Ligji! 4 Çohu në këmbë! Ty të takon të vendosësh! Ne do të jemi më ty! Bëju i guximshëm edhe vepro”!

5 U ngrit, pra, Esdra dhe i bëri të përbetohen krerët e priftërinjve e të levitëve dhe mbarë izraelitët se do të bëjnë si u tha. U përbetuan. 6 Esdra u çua e u largua nga Tempulli i Hyjit. Shkoi në banesën e Johananit, birit të Eliasibit, dhe aty bujti. Nuk hëngri bukë as nuk piu ujë, sepse mbante zi për shkak të pabesnikërisë së të riatdhesuarve.

7 Atëherë iu çua fjala të gjithë të riatdhesuarve në Judë e në Jerusalem që të bashkohen: 8 kush nuk do të vijë brenda tri ditëve në Jerusalem ‑ kështu ishte vendimi i krerëve dhe i pleqve ‑ do t’i merret gjithë pasuria, kurse ai do të përjashtohet nga bashkësia e të riatdhesuarve.

9 Brenda tri ditëve u mblodhën të gjithë njerëzit e Judës dhe të Beniaminit në Jerusalem. Ishte muaji i nëntë, e njëzeta ditë e muajit. Mbarë populli u mblodh në sheshin e Shtëpisë së Hyjit, duke u dridhur për shkak të mëkateve dhe të shiut me shtrëngatë.

10 Atëherë u ngrit prifti Esdër dhe u tha: “Ju keni vepruar me pabesi kur jeni martuar me gra të huaja: kështu e keni shtuar mëkatin e Izraelit. 11 E tani jepini lavdi Zotit, Hyjit të etërve tuaj, dhe zbatojeni vullnetin e tij: ndahuni nga popujt e vendit dhe nga gratë e huaja”!

12 Mbarë populli iu përgjigj e me zë të lartë i tha: “Si po thua ti, ashtu le të bëhet! 13 Por ka shumë popull, shiu nuk po ndalet dhe nuk mund të qëndrojmë jashtë, pastaj kjo s’është punë që bëhet në një ose dy ditë ‑ sepse jemi shumë që kemi gabuar në këtë pikë ‑14 mendojmë të caktohen krerët tanë, të cilët do të na përfaqësojnë në kuvendin e përbashkët dhe kështu, të gjithë ata tanët që kanë marrë gra nga të huajt, të paraqiten në kohë të caktuar, të përcjellë nga pleqtë e qytetit dhe gjyqtarët deri sa të largohet prej nesh hidhërimi i Hyjit tonë për shkak të këtij mëkati”.

15 Vetëm Jonatani, biri i Asaelit, dhe Jaasia, biri i Tekuehut, u çuan kundër këtij parashtrimi. I përkrahu levitët, Mesolami dhe Sebetaji. 16 Të riatdhesuarit bënë sipas parashtrimit. Prifti Esdër zgjodhi disa burra, zota shtëpish, sipas vëllazërive, të gjithë të caktuar me emër. U mblodhën për ta rrahur këtë çështje të parën ditë të muajit të dhjetë. 17 Të parën ditë të muajit të parë i dhanë fund çështjes me të gjithë ata që kishin marrë gra të kombësive të huaja.

Lista e fajtorëve

18 Ndër anëtarët e priftërinjve që kishin marrë gra të huaja, u gjetën këta:

ndër bijtë e Jesuasë, biri i Jozedekut dhe vëllezërit e tij: Maasia, Eliezeri, Jaribi e Godolia. 19 Këta, dhanë fjalën se do t’i dëbojnë gratë e veta dhe si fli për shpërblimin e mëkatit do të kushtojnë nga një dash.

20 Nga bijtë e Emerit: Hananiu e Zebedia.

21 Nga bijtë e Harimit: Maasia, Elia, Semeja, Jehieli e Ozia.

22 Nga bijtë e Fashurit: Elioenaji, Maasia, Ismaeli, Natanaeli, Jozabedi e Elasa.

23 Nga anëtarët e levitëve:

Jozabedi, Semeji, Celaja, d. t. th. Kalita, Fetahia, Juda dhe Eliezeri.

24 Nga këngëtarët:

Eliasibi.

Nga derëtarët:

Selumi, Telemi dhe Uriu.

25 Ndër izraelitët:

Nga bijtë e Farosit: Remeja, Jezia, Melkia, Miamini, Eliezeri, Melkia e Baneja.

26 Nga bijtë e Elamit: Matania, Zakaria, Jehieli,

Abdiu, Jerimoti dhe Elia.

27 Nga bijtë e Zetuasë: Elioenaji, Eliasibi, Matania, Jerimuthi, Zabadi dhe Aziza.

28 Nga bijtë e Bebajit: Johanani, Hanania, Zabaji e Atalaji.

29 Nga bijtë e Beguajit: Mosolami, Meluku, Adaja, Jasubi, Saali e Ramoti.

30 Nga bijtë e Fahatmoabit: Edna, Kalali, Banaja, Maasia, Matania, Beseleeli, Benuji e Manaseu.

31 Nga bijtë e Harimit: Eliezeri, Jesia, Melkia, Semeja, Simeoni, 32 Beniamini, Maloku, e Samaria.

33 Nga bijtë e Hasumit: Matanaji, Matata, Zabadi, Elifaleti, Jermaji, Manaseu e Semeji.

34 Nga bijtë e Baniut: Maadiu, Amrami, Joeli,

35 Baneasi, Badajasi e Keliauhi, 36 Vania,

Marimuthi, Eliasibi, 37 Matania, Matanaji dhe Jasiu.

38 Nga bijtë e Benujit: Semeji, 39 Salmijasi, Natani e Adajasi, 40 Meknedebaji, Sisaji, Saraji, 41 Esdreli, Selemiauhi, Semeria, 42 Selumi, Amaria e Jozefi.

43 Nga bijtë e Nebos: Jehieli, Matatia, Zabadi,

Zabina, Jeduhi, Joeli e Banaja.

44 Të gjithë këta ishin martuar me gra të popujeve paganë.

Të gjithë i dëbuan gratë dhe fëmijët.