1 Fjala e Zotit që i qe drejtuar Ozesë, birit të Beeriut, në kohën e Ozisë, Joatamit, Akazit e Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, birit të Joasit, mbretit të Izraelit.
I. MARTESA E OZESË DHE VËSHTRIMI SIMBOLIK I SAJ
Martesa dhe fëmijët e Ozesë
2 Fillimi i fjalës së Zotit me anë të Ozesë.
Zoti i tha Ozesë:
Shko e merre një grua që bën lavirësi
e ki fëmijë nga lavirësia e saj,
sepse vendi sbën tjetër, veç lavirësi ndaj Zotit.
3 Ai shkoi, pra, e mori Gomerën, bijën e Debelaimit. Kjo ngjizi dhe i lindi djalin. 4 Zoti i tha: Ngjitja emrin Jezrahel, sepse edhe pak kohë e do ta ndëshkoj gjakun e Jezrahelit mbi shtëpinë e Jehuit dhe do ti jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit. 5 Atë ditë do ta copëtoj harkun e Izraelit në fushën e Jezrahelit.
6 Gomera mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë. Zoti i tha: Ngjitja emrin: E Pamëshira, sepse nuk do të kem më mëshirë ndaj shtëpisë së Izraelit, nuk do ta fal më. 7 Unë do ta kem në hir shtëpinë e Judës, do ti shëlboj në Zotin, Hyjin e tyre, e sdo ti shpëtoj me hark, shpatë, luftë, kuaj e kalorës.
8 Pasi Gomera Të Pamëshirën e ndau prej gjirit, ngjizi e lindi edhe një djalë. 9 I tha: Quaje Jo‑Populli‑Im, sepse ju nuk jeni populli im e unë nuk jam më Ai që jam për ju.
1 Bijtë e Izraelit për nga numri
do të jenë porsi rëra e detit
që smund të matet as smund të numërohet.
Do të ndodhë: në vendin ku u thuhej:
Ju nuk jeni populli im,
do tu thuhet: Bijtë e Hyjit të gjallë!
2 Do të bashkohen bijtë e Judës
së bashku me bijtë e Izraelit,
do të caktojnë për vete një krye të vetëm
e do të dalin nga vendi,
sepse do të jetë e madhe dita e Jezrahelit.
3 Thuajuni vëllezërve tuaj: Populli Im,
motrave tuaja: Mëshirëmadhja!
Zoti dhe bashkëshortja e pabesë
4 Paditeni nënën tuaj,
paditeni,
sepse ajo sështë më gruaja ime,
unë nuk jam më burri i saj!
Le ti heqë prej fytyrës së vet
shenjat e lavirësisë
dhe shenjat e pabesnikërisë
nga mesi i kraharorëve të saj;
5 ndryshe do ta zhvesh cullak,
lakuriq si kur u lind
e do ta kthej në shkretëtirë,
në tokë të etur shkrumb për ujë:
do të bëj shpirti ti dalë nga etja!
6 Sdo të kem mëshirë për bijtë e saj
pse janë pjellë e lavirësisë.
7 Nëna e tyre u lavirësua,
ngjizësja e tyre turpërisht veproi
sepse tha:
Do të shkoj pas dashnorëve të mi,
ata më japin bukë e ujë,
lesh e li e vaj e pije.
8 Prandaj, ja, unë rrugën tënde
me ferrëkuqe do ta zë,
me ledhe do ta rrethoj,
sdo ti gjejë shtigjet e veta!
9 Do të vrapojë përpas dashnorëve,
sdo ti zërë;
do ti kërkojë, por sdo ti gjejë,
e do të thotë:
Po kthehem te burri im i parë,
sepse isha më e lume se tani!
10 Nuk e dinte se unë i jepja
grurë e verë edhe vaj të mirë;
i dhuroja argjend e ar,
që e përdorën për të punuar baalët.
11 Prandaj do të shkoj e do të marr prapa
grurin tim në kohën e tij,
edhe verën në kohën e saj,
do të marr prapa lesh e li
me të cilët duhej të mbulonte veten.
12 Turpësinë tani do tia zbuloj
po ndër sy të dashnorëve të saj,
sgjendet ai që prej dorës të ma nxjerrë!
13 Do ti jap fund çdo gëzimi të saj,
festimit të saj, hënës së re të saj,
të shtunave e të kremteve të saj.
14 Do tia prish vresht e fiq,
për të cilët tha:
Ja këto janë shpërblimi im
që mi dhanë dashnorët e mi!
E në shkurre do ti kthej
do ti hanë kafshët e fushës.
15 Do ti paguajë ditët e baalëve,
kur u digjte kem të erëndshëm,
stolisej me vathë e argjende
e i ndiqte dashnorët e vet
e mua më harronte
‑ është fjala e Zotit.
Zoti e ripërtërit bashkimin
16 Prandaj vetë do ta josh atë,
do ta shpie në shkretëtirë
e do ti flas zemrës së saj.
17 Do ti kthej vreshtat e saj,
do ta shndërroj luginën Akor
në derë shprese.
Atje ajo do të përgjigjet
porsi në ditët e rinisë së vet,
porsi në ditët kur pati dalë
prej tokës së Egjiptit!
18 E do të ndodhë pikërisht atë ditë
‑ është fjala e Zotit,
ti do të më thërrasësh: Fati im,
e sdo të më quash më: Baali im.
19 Prej gojës së saj do ti heq baalët,
emrin sdo tua kujtojë më.
20 Atë ditë për ta do të lidh besë
me egërsirat e malit,
me fluturakët e qiellit
e me zvarranikët e tokës.
Prej vendit do të shfaros
hark e shpatë e luftë:
do ti bëj të pushojnë të qetë.
21 Do të të bëj fatin tim të përhershëm,
do të të fejoj në drejtësi e në të drejtë,
me dhembshuri e dashuri.
22 Do të të fejoj në besnikëri
e ti Zotin do ta njohësh!
23 Ja çdo të ndodhë:
atë ditë do të vështroj lutjen
‑ është fjala e Zotit,
unë do ta vështroj qiellin
edhe ai do të vështrojë tokën;
24 Edhe toka do të përgjigjet
me grurë, verë e vaj të mirë
e këto do tu përgjegjen
pritjeve të Jezrahelit.
25 Do ta mbjell për mua në vend,
do ta dua Të‑Pa‑Mëshirën;
26 do ti them: Jo‑Popullit‑Tim,
Ti Je‑Populli‑Im
e ai do të më thotë:
Ti Je‑Hyji‑Im.
1 Zoti më tha edhe: Shko e duaje përsëri gruan që ka mik e është kurorëshkelëse, sikurse edhe Zoti i do bijtë e Izraelit, ndërsa ata u sillen hyjnive të huaja e u pëlqejnë kuleçtë e rrushit.
2 Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi. 3 I thashë: Do të më presësh për shumë ditë pa u lavirësuar e pa iu dhënë asnjë njeriu; po as vetë nuk do të të afrohem.
4 Sepse edhe bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa princ, pa fli, pa gurngulur, pa efod e pa terafim. 5 Pastaj do të kthehen bijtë e Izraelit e do ta kërkojnë Zotin, Hyjin e vet, e Davidin, mbretin e vet. Me frikë do ti afrohen Zotit dhe të mirave të tij në mbarimin e ditëve.
1 Dëgjojeni fjalën e Zotit,
bijtë e Izraelit,
sepse Zoti është në gjyq
me banorët e tokës:
Sepse mbaroi besa,
dashuri më ska,
përmbi tokë ska më njohje të Zotit!
2 Mallkim e gënjeshtër,
vrasje, vjedhje
e pabesnikëri vërshuan
e gjaku gjakun e zë!
3 Këndej toka rënkon,
banorët e saj po meken
bashkë me egërsirat e malit,
me shpendët e qiellit,
do të cofin madje edhe peshqit e detit!
Kundër priftërinjve
4 Askush të mos paditë,
askush të mos kundërshtojë,
kundër teje, o prift,
e hodha padinë!
5 Ti po marrakotesh ditën,
natën po rrëzohet edhe profeti me ty:
nënën tënde do ta shfaros!
6 Populli im po mbaron prej padijeje.
Pse ti e përbuze dijen,
do të të përbuz për priftërinë time,
e pse e ke harruar Ligjin e Hyjit tënd,
bijtë e tu edhe unë do ti harroj.
7 Aq sa janë kundër meje ‑ mëkatuan:
nderin e tyre, në çnderim do ta kthej!
8 Ushqehen me mëkat të popullit tim,
e për të mëkatuar shpirtin ua përkrahin.
9 Një fat do të kenë populli e prifti:
do ta paguajnë sjelljen e vet,
do të shpaguhen për veprat e veta!
10 Do të hanë, por nuk do të ngihen,
do të fëlligështojnë, por nuk do të shtohen,
sepse e lanë Zotin
duke mos e nderuar.
Nderimi i Izraelit është idhujtari e shfrenim
11 Fëlligështia, vera e pija lënë pa mend.
12 Një cungu druri i kërkon këshillë populli im,
por përgjigjen po mia kthen shkopi!
Ua mor mendtë shpirti i fëlligështisë,
e lënë Hyjin për të bërë lavirësi!
13 Mojeve të maleve po flijojnë,
majeve të kodrave kem djegin,
nën qarr e plep edhe tërbjesh,
sepse e mirë është hija e tyre!
Këndej lavire u bënë bijat tuaja,
rejat tuaja shkelin kurorën.
14 Sdo tua ndëshkoj bijat për lavirësi,
as rejat tuaja nëse e shkelin kurorën,
pasi ata vetë po shkojnë me lavire
e bashkë me lavire në tempull po flijojnë:
prej të pamendëve populli sharron!
Qortim Judës e Izraelit
15 Nëse bën fëlligështi ti, o Izrael,
së paku Juda të mos mëkatojë!
Ruaj se shkoni në Galgalë,
mos u ngjitni në Betaven,
mos u përbeni me Zotin e gjallë!
16 Porsi lopa kryeneçe,
Izraeli kryeneç u bë.
A do të mund ti kullotë Zoti
porsi qengjat në vend të pathurur?
17 Me idhuj u lidh Efraimi,
hiqu tij!
18 Kaloi në zdërhadhjet e tyre,
bëri fëlligështi e fëlligështi
por më shumë për vete bëri
turpësi e fëlligështi.
19 I mbart era mbi krahët e vet,
do të kenë turp për flitë e veta.
1 Dëgjojeni këtë gjë, priftërinj,
vështro mirë, shtëpia e Izraelit,
dëgjoni, shtëpi e mbretit,
ju që të drejtën duhej të ruanit,
ju u bëtë lak në Masfë,
rrjetë e shtrirë përmbi Tabor!
2 Një gropë të thellë hapën në Setim;
ju të gjithëve do tju ndëshkoj.
3 Unë e njoh mirë Efraimin,
se kam të panjohur Izraelin:
u lavirësove tani, o Efraim,
i përdhosur je, o Izrael!
4 Veprat e tyre sdo ti lënë
të kthehen te Hyji i vet,
se i mbuloi shpirti i fëlligështisë së tyre
e si lë ta njohin Zotin.
5 Krenaria e Izraelit dëshmon kundër tij,
Izraeli e Efraimi,
për faj të vet, do të rrëzohen,
edhe Juda do të bjerë me ta!
6 Me grigja e lori të veta
do të shkojnë ta kërkojnë Zotin,
por atë sdo të mund ta gjejnë:
sepse u tërhoq prej tyre!
7 Ata Zotit ia shkelën besën,
sepse lindën fëmijë bastardë;
do të përlahen për një muaj
ata e pronat e tyre.
Lufta vëllavrasëse
8 Bini borisë në Gabaa
edhe trompetës në Ramë,
në Betaven lëshoni kushtrimin
tmerrojeni Beniaminin!
9 Ditën e ndëshimit
do të shkretohet Efraimi,
për fiset e Izraelit
po ju lajmëroj gjë të sigurt.
10 Na janë bërë prijësit e Judës
si ata që luajnë kufijtë!
Përmbi ta do ta lëshoj,
porsi shi, zemërimin tim.
11 I ndrydhur është Efraimi,
u shkel e drejta,
pse deshi të shkojë pas ndyrësisë.
12 Qelb e gjak do të jem për Efraimin,
kalbësirë për shtëpinë e Judës!
Kotësi besëlidhjet me të huajt
13 E pa Efraimi lëngatën e vet,
edhe Juda varrën e vet:
shkoi Efraimi në Asiri,
dërgoi njerëz te mbreti i madh:
por as ai sdo tju shërojë,
plagën tuaj sdo ta shëndoshë.
14 Sepse si luaneshë do ti jem Efraimit,
zog luani për shtëpi të Judës.
Unë, unë do ti copëtoj,
do të shkoj, do ti marr
e nuk ka kush ti shpëtojë!
15 Do të shkoj, në banesën time do të
kthehem,
derisa ti paguajnë ndëshkimet,
ta kërkojnë fytyrën time,
të më dëshirojnë në vuajtjet e veta!
1 Ejani të kthehemi te Zoti!
Ai na bëri kortarë ‑ kortarë
Ai edhe do të na shërojë,
na goditi, por edhe do të na shëndoshë.
2 Pas dy ditësh do të na e kthejë jetën,
të tretën ditë do të na çojë në këmbë,
do të jetojmë në praninë e tij.
3 Le ta dimë, le ta ndjekim
që Zotin mirë ta njohim.
E sigurt si agimi ardhja e tij,
do të vijë porsi shiu për ne i përshtatshëm,
si shiu i vjeshtës që ujit tokën.
4 Çfarë do të bëj për ty, o Efraim,
çfarë do të bëj për ty, o Judë?
Re mëngjesi dashuria juaj
e kalon si vesë mëngjesi.
5 Këndej i latova me anë të profetëve,
i vrava me fjalë të gojës sime,
gjyqi im do të lindë si drita.
6 Dua dashurinë e jo flinë,
njohjen e Hyjit më se holokaustet.
Fajet e shkuara e të tashmet të Izraelit
7 Por ata si Adami e shkelën Besëlidhjen,
ja se ku ata më tradhtuan.
8 Galaadi është qytet keqbërësish
i përdhosur me njolla gjaku.
9 Cuba në pritë turma e priftërinjve:
udhës i vrasin udhtarët e Sikemit,
poshtërsi vërtet veprojnë!
10 Pashë gjë të tmerrshme në shtëpi të Izraelit:
Efraimi atje lavirësohet,
i përdhosur është Izraeli!
11 Edhe ty, Judë, të caktova korren,
kur ta përtërij popullin tim.
1 Ndërsa doja të shëroj Izraelin,
doli në shesh fajësia e Efraimit
edhe e keqja e Samarisë;
gënjeshtra është vënë në veprim:
brenda në shtëpi depërtojnë vjedhësit,
përjashtë cubat bëjnë emnesë!
2 E ndër mend su shkon aspak
se asnjë të keqe se harroj.
Tani janë të rrethuar prej veprave të veta:
ato qëndrojnë përpara meje.
3 Me të këqijat e tyre e gazmojnë mbretin,
e princat me rrena të veta.
4 Të gjithë janë kurorëshkelës,
janë në ngjasim të furrës së skuqur,
kur bukëpjekësi pushon të përpushë zjarrin,
pasi kllisë brumin ia hedh
e pret derisa të brumoset mirë.
5 Ditën e mbretit tonë
u sëmurën princat nga vapa e verës
e ai të dehurve dorën ua shtrin.
6 Në synim pritash zemrën e bënë furrë,
furia u kotet gjithë natën,
në mëngjes ndizet porsi flaka e zjarrit.
7 Të gjithë janë ndezur flakë si furra
e i përpijnë gjyqtarët e vet.
Kështu të gjithë mbretërit e tyre sharruan
e kush prej tyre smbeti të më thërrasë në ndihmë!
Izraeli sharroi duke thirrur në ndihmë të huajt
8 Efraimi po përzihet me kombe,
Efraimi u bë bukë ndore e pasjellë.
9 Të huajt ia hëngrën fuqinë e tij
e se di,
kokën gjok thinjat ia bënë
e skujtohet!
10 Krenaria e Izraelit
kundër tij i bën dëshmi,
e su kthyen te Zoti, Hyji i vet,
me të gjitha këto as që e kërkojnë!
11 Efraimi u bë si pëllumbi
i pamend e i humbur:
Egjiptin thërrasin, ikin në Asiri.
12 Por, posa ata të jenë nisur,
rrjetën time mbi ta do ta shtrij,
do ti rrëzoj porsi shpendët e ajrit,
një emnesë do të bëj mbi ta
si u qe thënë, në mbledhjen e tyre.
Mosmirënjohja e ndëshkimi i Izraelit
13 Vaj për ta që u larguan prej meje!
Do të sharrojnë pse u çuan kundër meje!
Vallë, thua vetë ata ti shpërblej, duhet
kundër meje ndërsa gënjeshtra hapin?
14 Në ndihmë nuk më thërrasin me gjithë zemër,
por ulërijnë në shtrojat e veta;
përgjaken në ftyrë për drith e verë
e peshë çohen kundër meje.
15 E unë krahun ua kisha forcuar
e ata të zeza djerrojnë kundër meje!
16 I kërkojnë ndihmë atij që smund të ndihmojë,
janë bërë porsi harku i prishur.
Krerët e tyre prej shpatës do të bien,
për shkak të gjuhës së vet të pacipë:
do të përqeshen në dheun e Egjiptit.
1 Mos e hiq borinë nga goja!
Si shqiponja mbi shtëpi të Zotit,
sepse e thyen besëlidhjen time,
e shqelmuan Ligjin tim!
2 Ata më thërrasin: Hyji im!
Të njohim, o Izrael!
3 Tej e flaku Izraeli të mirën,
armiku do ta përndjekë.
Anarki politike e idhujtari
4 Vunë mbretër pa dijen time,
princa vunë e mua smë pyetën.
Me argjend e me ar të vet
punuan idhuj për vete
që të sharronin.
5 I urryeshëm është viçi yt, o Samari!
Kundër tyre flakë u ndez furia ime!
Deri kur sdo të mund të pastrohen?
6 Po, ai vjen prej Izraelit,
një mjeshtër atë e punoi
e Zot sështë!
Shkëndijë do të bëhet viçi i Samarisë!
7 Pasi mbjellin erë, stuhi do të korrin!
Gruri i tyre kallinj sdo të lidhë,
nëse rritet, miell sdo të japë,
po edhe në dhëntë, të huajt do ta hanë!
Izraeli sharron pse i thërret të huajt në ndihmë
8 Izraeli u përpi
e tani është bërë
ndër kombe enë e ndytë!
9 U ngjitën deri në Asyri
‑ gomar i egër që endet në vetmi ‑
e Efraimi dhurata u jep dashunorëve.
10 Ani në dashtë, le të dhurojë kombet,
sdo të vonoj, do tu jap rrugët,
le të dridhen sado pak
nën peshën e mbretit të princave.
Kundër kultit thjesht të jashtëm
11 Kur Efraimi i shumoi lterët për mëkat,
i shërbyen veç për të mëkatuar.
12 Për të i shkruaja ligjet e mia të shumta,
porse çmohen porsi gjë e huaj.
13 Ata i duan flitë,
kushtojnë mishrat dhe i hanë,
por ato Zotit si pëlqejnë.
Tani do ta kujtojë fajësinë e tyre,
do ti ndëshkojë për mëkatet e tyre:
në Egjipt do të kthehen.
14 Izraeli e harroi Basin e vet
e ndërtoi pallate të mëdha,
Juda i shumoi fortesat e veta.
Zjarrin do të hedh mbi qytetet e tyre,
do ti përpijë fortesat e tyre.
1 Izrael, mos u gëzo,
mos galdo si popujt e tjerë,
sepse e le Zotin tënd për të lavirësuar,
të pëlqeu shpagimi,
mbi të gjitha lëmet e drithit.
2 Lëmi as tinari nuk do ti ushqejnë,
edhe vera në gënjeshtër do ti lërë.
3 Sdo të qëndrojnë në tokën e Zotit,
Efraimi do të kthehet në Egjipt,
në Asyri do të hajë ushqime të ndyta.
4 Zotit verë sdo ti njomin më,
flitë e tyre sdo ti pëlqejnë më.
Buka e tyre si buka e vajtorëve:
kush ta hajë i papastër do të bëhet
‑ buka e tyre veç do tu mbajë frymën ‑
nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.
5 Çfarë do të bëni në ditë të kremte,
ditën e festimit të Zotit?
6 Ja, ikën para shfarosjes,
Egjipti do ti bashkojë,
Memfisi do ti varrosë:
argjendin të lakmueshëm të tyre,
hithrat do ta trashëgojnë,
tendat do tua mbulojnë ferrat.
Lajmërimi i ndëshkimit shkakton përndjekjen e profetit
7 Arritën ditët e ndëshkimit,
arritën ditët e shpagimit:
le ta dijë Izraeli!
I marrë ‑ bërtet ‑ është profeti!
E la mendja njeriun e frymëzuar!
Për fajësinë tënde të madhe,
janë të shumta armiqësitë e tua.
8 Efraimi, populli i Hyjit tim,
profetin po e spiunon;
në të gjitha udhët i është vënë rrjeta,
sulmohet der në Shtëpi të Hyjit të tij.
9 U prishën veç deri aty
porsi në ditët e Gabaasë!
Si harron fajësitë e tyre:
do ti ndëshkojë mëkatet e tyre.
Ndëshkimi i fajit në Beelfegor
10 Unë e gjeta Izraelin,
porsi rrushin në shkretëtirë
si kokrrat e para të fikut të lashtë
etërit tuaj i pashë.
Posa arritën në Beelfegor
Turpësisë ia kushtuan veten
edhe u bënë të neveritshëm
porsi ajo gjë që e dashuruan.
11 Si shpendi Efraimit do ti ikë nderi:
jo më lindje, shtatzani as ngjizje!
12 Po edhe nëse do të rrisin fëmijë,
prej njerëzve do ti shfarosë;
po, oh po, mjerim për ta
kur unë të heq dorë prej tyre!
13 Efraimi, me aq sa pashë,
bijtë e vet i vuri shpend për gjah,
Efraimi bijtë po i çon në therore!
14 Jepu, o Zot! E çka tu japësh?
Barkun e shuar, gjinjtë e thatë!
Ndëshkimi i fajit të Galgalës
15 Tërë faji i tyre u dëftua në Galgalë,
pikërisht atje i mora mëri.
Për veprat e tyre të këqija
do ti dëboj nga shtëpia ime.
Sdo të vazhdoj unë më ti dua;
të parët e tyre të gjithë janë kryengritës.
16 Efraimi u godit,
rrënjët iu thanë,
kurrë nuk do të japë më fryte.
Po edhe në qoftë se do të lindin fëmijë,
do ti vras
frytet e dashura të kraharorit të tyre.
17 Hyji im do ti përbuzë,
sepe Atë nuk e dëgjuan
dhe do të enden nëpër kombe!
1 Shermendmadhe hardhi Izraeli,
jepte fruta me mbushulli;
sipas shumësisë së frutave të saj,
edhe lterët i shumoi,
sipas begatisë së tokës së vet,
i stolisi tempujt e vet.
2 Zemrën e vet e ka të ndarë,
sdo të vonojnë, do ta paguajnë!
Zoti lterët do tua thyejë,
tempujt e tyre do ti rrënojë!
3 Atëherë ata kanë për të thënë:
Nuk kemi mbret,
sepse nuk e dreshtëm Zotin.
Po mbreti për ne çdo të bënte?
4 Rrahin me buzë,
be bëjnë rrejshëm,
bëjnë besëlidhje;
do të mbijë e drejta
porsi helmi në hulli të arës!
5 Për viçin e Betavenit
samarianët i kapën të dridhurat,
po e vajton populli i tij,
priftalecat e tij po e qajnë,
për lavdinë e tij
që vërtet po zhduket!
6 Sepse u çua në Asyri
mbretit të madh porsi dhuratë;
Efraimin do ta mblojë turpi,
për këshill të vet do të skuqet Izraeli.
7 E pat Samaria,
mbreti i saj kashtërrojë mbi ujë!
8 Do të rrafshohen lartësitë e turpshme,
mëkati i Izraelit!
Do të ngallitin ferrë, hallugë
përmbi lterët e tyre!
Atëherë maleve do tu thonë:
Na mbuloni!
edhe kodrave:
Mbi ne bini!.
Kundër Gabaasë
9 Që prejditëve të Gabaasë
mëkatoi Izraeli;
vendit sluajti.
A sdo ti zërë, thua, në Gabaa
lufta kundër bijve të fajit?
10 Do ti ndëshkoj pas dëshirës sime!
Kundër tyre do të bashkohen popujt,
kur të ndëshkohen për të dy fajet.
Kërcënime e grishje për kthim
11 Efraimi është mëshqerrë e mësuar
që i pëlqen të shijë grurë.
Të bukrën qafë në zgjedhë ia mbërtheva;
Efraimin në parmendë e mbreha,
do të lëvrojë Juda,
në trinë do ta zë Jakobin.
12 Drejtësinë mbillni
dashuri do të korrni!
Tokë të re çelni:
është koha Zotin të kërkoni
derisa të vijë
e ta zbrazë mbi ju drejtësinë.
13 Lëvruat paudhësinë,
korrët padrejtësinë,
hëngrët frytin e gënjeshtrës;
shpresove në karrocat e tua,
e në shumicën e ushtarëve të tu,
14 kryengritja në popull tënd do të çohet,
do të shkretohen fortesat e tua,
si e shkretoi Salmani Betarbeelin
në ditë të luftës,
kur nëna mbi fëmijë shkapatej!
15 Ja, çfarë Beteli do tju bëjë
për shkak të ttmerrshmes fajësi tuaj.
Në mëngjes do të vritet mbreti i Izraelit.
1 Kur Izraeli ende ishte djalë
unë e doja
e prej Egjiptit e thirra birin tim.
2 Por, sa më shumë i thirrja,
aq më tepër largoheshin prej meje;
baalëve fli u flijonin,
idhujve u digjnin kem.
3 E unë e mësoja Efraimin të ecte
vetë i mbartja para duarsh,
se kuptonin se për ta kujdesesha.
4 I tërhiqja me litarë për njerëz,
me zinxhirë të dashurisë;
isha për ta,
porsi ai që fëmijën e ngre
deri në mollëzat e veta,
përkulesha mbi të ti jap të hajë.
5 Të kthehet në dheun e Egjiptit,
le ti jetë Asuri mbret,
sepse sdeshën kah unë të kthehen!
6 Emnesë do të bëjë në qytete të tyre shpata,
murmuritësit do tia shuajë,
do ti hajë për shkak të synimeve të tyre!
Dashuria do të ngadhënjejë
7 Është i gatshëm populli im
të mëkatojë kundër meje;
e ftojnë lart,
por askush nuk e ngre.
8 Si të heq dorë prej teje, Efraim,
të të dorëzoj ty, o Izrael?
Si të të lëshoj ty porsi Adamën,
të të bëj të ngjashëm me Seboimin?
Zemra ime në mua përmallohet,
në brendinë time flakë është ndezur dhimbja.
9 Sdo ta shfryej zemërimin tim,
sdo të kthehem ta shpërndaj Efraimin,
sepse Hyj jam unë e jo njeri,
Shenjti në mesin tënd,
sdo të vij me tmerr.
Kthimi nga shpërngulja
10 Zotin do ta ndjekin;
do të ulërijë porsi luani,
po ai vetë do të ulërijë,
e me tmerr do të ngarendin fëmijët
nga perëndimi,
11 do të flutrojnë porsi shpendët nga Egjipti
porsi pëllumbi nga Asyria.
Në shtëpi të tyre do ti vendos.
1 Efraimi më mban me rrena,
me dredhi shtëpia e Izraelit;
‑ kurse Juda, ndërsa endet, është me Hyjin,
dhe me Shenjtin është besnik ‑.
2 Efraimi me erë ushqehet,
e ndjek vapën.
Gjithë ditën spran sshumuari
gënjeshtër e dhunë.
Bën lidhje me asyrianë,
për në Egjipt me vaj ngarkohet.
Kundër Jakobit
3 E padit Zoti Judën,
sipas sjelljes do të ndëshkohet Jakobi:
do të shpaguhet sipas sjelljes, sipas veprave të tij!
4 Që në bark të nënës e mashtroi të vëllanë,
në moshë burrërore me Hyjin luftoi.
5 U rrok me engjëllin dhe e mundi:
qante edhe e përbente.
Në Betel me të u takua,
atje Zoti foli me ne
6 Zoti, Hyji i Ushtrive:
Zot është emri i tij.
7 Ti, pra, kthehu tek Hyji yt,
ruaj drejtësi e dashuri
shpreso në Hyjin tënd gjithmonë!
Lakmia e pasurisë e ndëshkimi i Izraelit
8 Kanaani, në dorë të tij ‑ peshorja e rreme,
e do mashtrimin.
9 Efraimi erdhi e tha:
Pasanik njëmend u bëra,
grumbullova pasuri,
me gjithë punën që kam bërë,
nuk do të gjendet shkak mëkati për mua.
10 Por unë jam Zoti, Hyji yt,
që në dheun e Egjiptit.
Do të bëj rishtas të rrish nën çadër
si atëherë kur ju takova.
11 Do të flas me profetë,
vegimet do ti shumoj
e me anë të profetëve të mi
do të flas me shëmbëlltyra.
Kërcënime të reja
12 Nëse Galaadi ishte plot fajësi,
ata janë bërë krejtësisht një asgjë;
në Galgala u flijonin qeve,
këndej lterët e tyre do të bëhen
grumbuj gurësh në hulli arash!
13 Iku Jakobi në krahinën Aram,
u bë Izraeli shërbëtor për grua
dhe për grua u bë bari!
14 Kurse Zoti me anë të një profeti,
nga Egjipti e nxori Izraelin,
e qe ruajtur me anë të një profeti.
15 Hyjin e ngacmoi për së tepërmi Efraimi:
gjakun që derdhi mbi të do ta hedhë
Zoti i tij do tia shpaguajë fyerjen.
1 Kur Efraimi merrte fjalën,
shtinte tmerr;
ishte princ ai në Izrael.
Por me Baal u bë fajtor
e sharroi!
2 Edhe tani vazhdojnë të mëkatojnë:
punojnë një vepër shkrirjeje,
me argjend të vet
me teknikë të vetën ‑
disa idhuj!
Vepër mjeshtrash e asgjë tjetër.
Këtyre ‑ i urdhërojnë ‑ flijojuni!
Edhe njerëzit puthin viçat!
3 Këndej do të jenë
porsi reja e mëngjesit,
porsi vesa para diellit,
byk që era e humb nga lëmi,
porsi tymi kur del prej oxhakut.
Ndëshkimi i mosmirënjohjes
4 E pra, unë jam Zoti, Hyji yt,
që prejdheut të Egjiptit,
tjetër Hyj mos njih pos meje,
shëlbues tjetër pos meje nuk ka.
5 Unë të ushqeva në shkretëtirë,
në atë vend të thatë.
6 Në kullotë të mirë erdhën e u nginë,
kur u nginë çuan kokë
e prandaj edhe më harruan.
7 Kështu për ta luaneshë do të bëhem,
si leopardi do tu rri në pritë.
8 Do tu sulem, si arusha, zogjsh grabitur,
do tua shqyej gjoksin rreth zemrës,
si luani në vend do ti përlaj,
egërsirat kortarë do ti bëjnë.
Mbarimi i mbretërisë
9 Unë po të shfarosë, o Izrael;
kush është ai që mund të të ndihmojë?
10 E ku është tani ai mbreti yt
që të të shpëtojë në qytete të tua.
E gjyqtarët e tu për të cilët the:
Më jep një mbret e disa princa?
11 Ta jap mbretin në zemërimin tim
e ta heq në zemërimin tim.
Rrënimi i pashmangshëm
12 Lidhur mirë janë fajet e Efraimit,
në vend të fshehtë ruhet mëkati i tij.
13 Dhimbjet e lindëses mbi të do të bien;
do të jetë djalë që mend nuk ka,
pse nuk del në kohë të vet
nga kraharori i sëmës së vet.
14 Do ti çliroj nga dora e Nëntokës?
Vallë prej vdekjes ti shpëtoj?
Ku është, o vdekje, murtaja jote?
Ku është, Nëntokë, murtaja jote?
Dhimbja u fsheh prej syve të mi!
15 Ndërsa ai mes vëllezërish përparon,
do të lëshohet era përcëlluese,
era e Zotit prej shkretëtirës do të vijë,
do tia thajë burimet,
krojet do tia shterojë,
do të rrëmbehet thesari,
çdo enë e paçmueshme.
1 Do ta paguajë Samaria
se u çua kundër Hyjit të vet:
trimat do të bien prej shpatës,
foshnjat do të bëhen kortarë,
shtatzënave do tu çahet barku!
III. KTHIMI I IZRAELIT E PAMJE E MIRË PËR TË ARDHMEN
Kthim i çiltër i Izraelit kah Hyji
2 Kthehu, o Izrael, te Zoti, Hyji yt,
faji yt që more në thua!
3 Bëni gati fjalët e lutjes
edhe kthehuni kah Zoti
e thoni: Na shlyej fajet,
prano të mirën që mund të bëjmë
e do të kushtojmë frytin e buzëve tona.
4 Asyria sdo të na shpëtojë,
kalit në shpinë nuk do ti hipim
as sdo ti thërrasim më Hyjnitë tona!
veprat e duarve tona,
sepse në ty
bonjaku e gjen mëshirën.
5 Do tua shëroj pabesnikrinë,
do ti dua me bujari,
sepse mu largua zemërimi prej tyre.
Vesë do të jem për Izraelin,
porsi zambaku do të lulëzojë,
si cedri në Liban do të lëshojë rrënjët.
7 Hapët e drejtë do ti shtrijë gemat,
bukurinë do të ketë të ullirit,
era e tij erë e Libanit.
8 Do të vijnë të rrinë nën hijen time,
do të bëjnë të përparojë gruri,
porsi vreshti do të ngallisë
verë të përmendur si vera e Libanit.
9 Efraimi çka më me idhuj të përbashkët?
Unë e vështroj e kujdesem për të.
Unë si bredhi gjithmonë i blertë:
prej meje të vjen fryti yt!
Qortimi përfundues
10 Kush është i urtë, ti marrë vesh këto,
Kush është i mençur, do ti dijë këto!
Të drejta janë rrugët e Zotit
e të drejtët nëpër to ecin,
ndërsa të këqijtë në to marrin në thua.