1 Profecia mbi Ninivën. Libri i vegimit të Nahumit Elcezeas.
HYRJE
Psalm. Zemërimi i Zotit
2 Hyj ziliqar e hakmarrës është Zoti!
Hakmarrës është Zoti e plot zemërim!
Hakmarrës është Zoti kundër armiqve të vet,
dhe ruan zemërimin për kundërshtarët e vet.
3 Zoti është i durueshëm e i madhërueshëm në fuqi,
ska fajtor që e lë të pandëshkuar!
Udha e tij në shtrëngatë edhe në vorbull,
retë janë pluhuri i këmbëve të tij!
4 Kërcënon detin e ai thahet,
të gjithë lumenjtë i shndërron në shkretëtirë!
U shkrumbuan Basani e Karmeli,
u vyshk lulja e Libanit!
5 Para tij tunden malet,
dridhen kodrat,
trandet toka para tij,
e gjithësia me banorë të vet!
6 Kush mund të qëndrojë para zemërimit të tij,
ti bëjë ballë flakës së zemërimit të tij?
Inati i tij u derdh si zjarri,
dhe qetat u shkrinë prej vapës së tij!
7 I mirë është Zoti,
është strehim në ditë të vështirë,
i njeh ata që në të kanë shpresën
8 edhe kur vërshon përmbytja.
Do ti shuajë kundërshtarët e vet,
armiqtë e tij do ti hajë terri!
Qortime profetike Judës e Ninivës
/Judës/
9 Çfarë mendoni kundër Zotit?
Ai është ai që asgjëson çdo gjë!
Ska nevojë të ndrydhë dy herë!
10 Si ferrat e dendura
ndër vete të gërshetuara,
si pijanecat e dehur,
do të asgjësohen si kashta krejt e thatë!
/Asurit/
11 Prej teje doli
ai që Zotit të keqen ia mendon,
këshilltari që synon kryengritjen!
/Judës: vegim/
12 Kështu thotë Zoti:
Le të jenë të fortë, le të jenë, në dashtë, shumë,
do të krasiten e do të zhduken!
Ty të ndëshkova,
porse nuk do të të ndëshkoj!
13 Copë do ta bëj shkopin që shpinës të binte,
vargonjtë e tu grimë‑grimë do ti bëj!
/Mbretit të Ninivës: vegim/
14 Për ty Zoti do ta japë këtë urdhër:
Nuk do të lindë më djalë në vatër!
Në tempull të hyjit tënd do të zhduk
idhujt e gdhendur e të shkrirë
e do ta vë varrin tënd
sepse i pandershëm je!
/Judës/
1 Ja mbi male
këmbët e sihariqtarit,
të atij që paqen kumton.
Kremtoji, Judë, festat e tua,
kushtoji kushtet e tua.
sepse askurrë më sdo të vazhdojë
të përshkohet npër ty Beliali!
Mbaroi shqim!
RRËNIMI I NINIVËS
Sulmi
2 Kundër teje po vjen shpartalluesi!
Ruaj kalanë, vëzhgo udhën, shtrëngo ijët,
mblidhi të gjitha fuqitë e tua!
3 Sepse Zoti po ia kthen nderin Jakobit
si madhërinë e Izraelit!
Njëmend plaçkitësit e kishin plaçkitur,
këputur ua kishin shermendet!
4 Mburojat e trimave të tij po skuqen,
të ushtrisë petkat kuq prej gjakut,
rrathët karrocave gacë u bëhen
kur bien në luftë,
turfulojnë kalorësit!
5 Furishëm karrocat udhës vrapojnë,
njëra me tjetrën në sheshe ndeshen,
pamja e tyre si rrufeja,
si vetëtima këndej‑andej vrapojnë!
6 Trimi trimit i bëzan të madhe,
nget secili udhës së vet,
vrapojnë në mure,
shqyti mbrojtës tashmë u vu!
7 U hapën dyert e lumenjve,
të dridhurat pallatin kapën!
8 U zbulua Bukuroshja, u mor,
shërbëtorët e saj gjëmojnë
porsi pëllumbeshat
e rrahin parzmat!
9 Niniva u bë liqen i trazuar
prej të cilit tretin ujërat.
Ndaluni! Zini vend!
‑ por askush prapa nuk kthehet.
10 Merrni argjend! Rrëmbeni ar!
Fund nuk ka kamja e saj,
thesari me gjë të paçmueshme!
11 Shpërndarje, shkretim, shkatërrim;
pëlcet zemra, gjunjtë lëshojnë,
smbetet ijë për pa u dridhë,
të gjithëve faqet u ndërrojnë ngjyrë!
Dënimi i luanit të Asurit
12 Ku është strofulli i luanëve?
Ku është shpella e zogjve të luanëve,
ku luani i printe zogut të vet
e askush ta trembë sguxonte?
13 Zinte luani sa për zogj i duhej,
mbytte për luanesha të veta.
Me pre i mbushi shpellat e veta,
me rrëmbime strofujt e vet!
14 Ah, më prit! Ku je!
‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑
Do ti djeg qerret, tym do ti bëj,
luanthët e tu do ti hajë shpata!
Do ta zhduk prej vendit prenë që bëre,
do të shuajë zëri i kasnecëve të tu!
Dënimi i Ninivës
1 Vaj për ty, qytet gjakësor,
plot me rrena,
plot rrëmbime!
Prej teje sdo të zhduket preja!
2 Fërshëllejnë frushkujt,
rropatin rrotat,
tërfullejnë kalorësit,
3 shkëlqejnë shpatat,
ndriçojnë heshtat,
shumicë të vrarësh,
grumbuj të vdekurish:
të panumërta janë kufomat,
nëpër to haset në thua!
4 Shkaku i këtyre?
Fëlligështia e lavires,
e bukuroshes, joshëses, zanueses,
që i ngashnjeu me lavirësi të vet popujt,
me shitime të veta kombet!
5 A më prit! Ku je?
‑ thotë Zoti i Ushtrive ‑
Do ti çoj petkat deri në faqe,
para popujve para mbretërive,
trupin tënd do të ta qes lakuriq!
6 Do të të mbulojë turp e turp,
do të të çnderoj,
për poshtërsi do të bëhesh shembull.
7 E do të ndodhë:
Kushdo të të shikojë
do të mbesë shtang edhe do të thotë:
U rrënua Niniva!
A do të ketë kush dhimbje për ty?
Ku ta kërkoj ngushëlluesin tënd?
Shembulli i Tebes
8 Pse a më e mirë je se Noamoni
që shtrihej përmbi lumenj?
I rrethuar gjithkah me ujë:
ledh mburojës përpara deti
e për mure mbrojtëse ujërat!
9 Kúsi ishte forca e tij
e Egjipti që ska kufi,
ndihmë i ishin futë edhe libianë!
10 Por edhe ai qe tretur në mërgim,
shkoi në skllavëri.
Fëmijët e tij qene shkapatur
në udhëkryqe të të gjitha shesheve.
Mbi fisnikët e tij short hodhën,
iu mbërthye në pranga gjithë paria.
11 Edhe ti, pra, do të trullosesh,
do të përbuzesh
e prej armiqve
strehim do të kërkosh.
Niniva kot përgatitet për mbrojtje
12 Fortesat e tua janë si fiku
i ngarkuar me fiq të lashtë:
posa të shkundet
në gojë i bien atij që i ha!
13 Shiko popullin që të ka mbetur:
stë mbeti tjetër përveç gra!
Dyert e vendit tënd po hapen
dy kapakësh për armiqtë e tu,
zjarri i përlau shulat e dyerve!
14 Nxirr ujë për rrethim,
forcoji mirë pirgjet e tua;
hyr në baltë, shqelmo argjilën,
merre kallëpin e tullave!
15 Aty zjarri do të të përpijë,
shpata farën do të ta tresë.
Dërgimi i karkalecave
Shtohu, ani, porsi vemja,
shumohu si karkaleci.
16 Më shumë bëre për vete tregtarë
se sa yjet e përhapur në qiell,
17a Rojat e tua si karkaleci,
shemb kandrrash shkruesit e tu
që kapen në gardh
kur bën të ftohtë;
lindi dielli,
16b karkaleci e hoqi lëkurën
e fluturoi:
17b fluturuan sdihet se ku!
Vajtim i përmortshëm
18 O ti, mbreti i Asirisë,
i zuri gjumi barinjtë e tu,
po koten princat e tu,
populli yt u shpërnda në male,
burrë nuk ka që ti bashkojë!
19 Thyerja jote ska shërim,
e pashërueshme është plaga jote!
Kush dëgjon çthuhet për ty,
përmbi ty i rreh shuplakat.
E njëmend, kush se sprovoi
vazhdimisht egërsinë tënde?!