1 Kënga e këngëve e Salomonit.
E fejuara
2 Më puth me puthjen e gojës sate!
Dashuria jote është më e mirë se vera
3 me erën e këndshme të erërave të tua të mira!
Ti vetë je më e mira erë,
ja përse vajzuket të duan!
4 Më tërhiq pas vetes! Të vrapojmë!
Mbreti më shtiftë në dhomat e veta!
Nsaje tënde tgëzojmë, tgaldojmë,
Tdehemi me përkedhelje të tua
shumë më tepër se me verë!
Kanë plot të drejtë që dashurohen në ty!
POEMA E PARË
E fejuara
5 Jam e zeshkët, porse e bukur,
o bija tJerusalemit,
porsi tendat e Cedarit,
si shatorret e Salomonit.
6 Mos mshikoni pse jam e zeshkët,
sepse dielli më ka nxirë.
Mu hidhëruan bijtë e nënës sime,
mdërguan vreshtat ti ruaj:
vreshtin tim unë nuk e ruajta.
7 Më thuaj, o i dashuri i zemrës sime, kah mballon,
e në kohë të zhegut ku mrizon,
që të mos endem poshtë‑përpjetë
përmbas grigjave të shokëve të tu?
Kori
8 Nëse se di,
o më e bukura ndër gjitha gratë,
dil e ndiq të grigjave gjurmët,
kulloti kecat e tu
afër tëbanave të barinjve!
I fejuari
9 Më dukesh, mikesha ime,
porsi pela në qerre të faraonit.
10 Sa të hijshme mollëzat e tua ndërmjet lavjerrësish,
qafa jotë me gjerdan!
11 Do të punojmë për ty vathë ari
me kokërza prej argjendit.
Dialog i të fejuarit me të fejuarën
12 Ndërsa mbreti pushon në shtrojë,
nardi im jep erë të mirë.
13 Tufë smirrne i dashuri im
që pushon në parzmën time,
14 i dashuri im është vile cipri
nga vreshtat e Engadit.
15 ‑ E bukur je, mikesha ime,
oh sa e bukur:
sytë e tu sy pëllumbeshe!
16 ‑ I bukur je, i dashuri im,
oh sa i hijshëm!
Shtrati ynë me lule i shtruar,
17 trarët e shtëpisë sonë janë prej cedrit,
tavanat dru qeparisi.
1 ‑ Unë jam lule e çelur në fushë,
zambak i rritur npër lugina.
2 ‑ Çka është zambaku fër ferrave
është ndër vajza mikesha ime.
3 ‑ Çka është molla ndër dru tpyllit
i dashuri im është ndër djelmosha.
Rri nën hijen e atij që e doja
e fryti i tij është i ëmbël për gojën time.
4 Ai vetë më futi në dhomë të verës,
me flamur më mbloi të dashurisë.
5 Më shujtoni me kuleç rrushi
e për shujtë më jepni mollë
se jam sëmurë nga dashuria!
6 E majta e tij nën kokën time
e me të djathtën më përqafon.
7 O bija të Jerusalemit,
pash sutat e sorkadhet
që fushës enden:
mos e zgjoni, mos ia nxirrni gjumin të dashurës,
deri sa të zgjohet vetë!
POEMA E DYTË
E fejuara
8 Ja, zëri i të dashurit tim!
Ja, po vjen!
Po i kalon malet,
pup po i shkapërcen kodrat!
9 I dashuri im është porsi dre,
zog drenushe!
Ja, ai vetë! Zuri vend
pas murit tonë!
Po shikon nëpër dritare,
po shikon nëpër kangjella!
10 Ja, i dashuri im po më thotë:
Çohu, mikesha ime,
pëllumbesha ime,
bukuroshja ime dhe eja!
11 Se tashmë dimri mbaroi,
pushoi shiu edhe kaloi!
12 U mbulua toka me lule,
e të kimit koha arriti,
turtullit i ndihet zëri
në vendin tonë,
13 fiku i endi kokrrat e para,
në lulëzim vreshtat po lëshojnë erë:
ngritu, mikesha ime,
bukuroshja ime, e eja!
14 Pëllumbeshë në plasat e shkëmbit,
në shpella qetash,
ma dëfto fytyrën tënde,
le të më tingëllojë në veshë zëri yt,
se i ëmbël është zëri yt
e fytyra jote e hijshme!
15 Kapni dhelprat, ato të voglat
që vreshtat po i dëmtojnë,
se në lulëzim janë vreshtat tona.
16 I dashuri im
që kullot grigjat ndër lila,
më përket mua
edhe unë vetëm atij.
17 Para se dita të mbarojë,
para se hijet të zgjaten,
kthehu, o i dashuri im:
ngjaj kecit, zogut të drenushës
përmbi malet e Beterit!
1 Në shtrojën time gjatë gjithë natës
kërkoj atë që ma do shpirti,
e kërkova, por se gjeta.
2 Do të ngrihem, qytetin do ta përshkoj,
do ta kërkoj në udhë e sheshe
atë që shpirti ma do.
E kërkova, por se gjeta.
3 Më gjeti roja
që endet nëpër qytet:
A e patë atë që ma do zemra?
4 Posa ata i kalova,
gjeta atë që ma do shpirti;
e shtrëngova, më sdo ta lëshoj,
pa e futur në shtëpi të nënës sime,
në dhomën e asaj që më lindi.
I fejuari
5 O ju bija të Jerusalemit
ju përbej: pash sutat
e sorkadhet që fushës enden:
mos e zgjoni, mos ia nxirrni gjumin të dashurës
deri sa të zgjohet vetë.
POEMA E TRETË
Poeti
6 Kush është kjo që po ngjitet nga shkretëtira
si shtyllë tymi,
që i vjen era kem e mirrë
e çdo pluhuri erëzues?
7 Ja, bartorja e Salomonit!
Rreth i rrinë gjashtëdhjetë trima të fortë,
ndër më të fortët e Izraelit!
8 Të gjithë dinë shpatat ti përdorin,
më të mirët mjeshtra për luftim.
Ngjesh secili shpatën në ijë
kundër pritave që fsheh nata.
9 E punoi mbret Salomoni
një fron për vete nga druri i Libanit:
10 këmbët ia punoi argjendi,
mbështetësen ari të kulluar,
ndenjësen krejt të purpurtë,
mesin të shtruar me ebanoz.
Dilni, bija të Jerusalemit,
11 shikoni, bija të Sionit,
mbretin Salomon me kezë,
me kurorë që i vuri e ëma
ditën e martesës së tij,
në ditë të gëzueshme të zemrës së tij.
1 Sa e bukur je, mikesha ime,
sa e hijshme:
sytë e tu sy pëllumbeshe,
kur shikon npër velin tënd!
Flokët e tu si tufa e dhive
kur zbret shpatit të Galaadit!
2 Dhëmbët e tu si grigja e qethur
që posa doli nga larja,
dy nga dy të gjitha rreshtuar
e asnjëra e vetmuar!
3 Kordele e kuqe buza jote,
ëmbëlsirë derdh goja jote,
bulë shege mollëzat e tua,
më duken nëpër velin tënd.
4 Qafa jote kullë e Davidit
e ndërtuar si fortesë:
një mijë shqyta varen në të,
gjithfarë armësh për trima të fortë.
5 Parzmat tua dy drerë të rinj,
binjakë drenushe
që kullotin nëpër lila!
6 Para se dita të mbarojë,
para se hijet të shpejtojnë,
dua të dal në malin e mirrës,
do të ngjitem në kodrën e kemit.
7 Krejt e bukur je, mikesha ime,
kurrfarë njolle ska në ty!
8 Eja nga Libani, o nuse,
eja nga Libani e hyr!
Kundro nga maja e Amanës,
e Sanirit dhe e Hermonit,
nga shpellat e luanëve,
nga malet e leopardëve.
9 Ma plagose zemrën, motra ime,
nusezo, zemrën më plagose
me një shikim të syve të tu,
me një perlë të gjerdanit tënd.
10 Sa të këndshme miklimet tua,
motra ime, nusezo,
përkdheljet tua më të ëmbla se vera,
era e vajrave të tu
më e erëndshme se çdo erë e mirë!
11 Hoje mjalti buzët e tua, o nuse,
mjaltë e qumësht nën gjuhën tënde;
petkat tua erë të mirë përhapin,
porsi era e Libanit.
12 Kopsht i kyçur më je, o nuse, motra ime,
kopsht i kyçur, krua i vulosur;
13 pinjollët e tu pemore shegash,
plot me fruta tejet të shijshme
kënaje edhe të nardit.
14 Ka nard e ka safran,
kanellë edhe cinamom,
me gjithfarë druje erëzuese,
ka mirrë e ka aloè
me gjithë erërat e dorës së parë!
15 Burim kopshtesh,
pus uji të gjallë
që me vrull rrjedh prej Libanit.
E fejuara
16 Çohu, o veri,
fryj shirok,
fryj përmbi pemoren time,
të përhapen erërat e saj,
1 të më vijë i dashuri në kopsht të vet
e ti hajë frutat më të mirat!
I fejuari
Ja, pra, hyra në kopshtin tim,
motra ime, o nusja ime,
mblodha mirrën me erëra të mia,
hëngra fashollin me mjaltë,
piva verën me qumështin tim!
Merrni, o miq, hani e pini,
dehuni, o shumë të dashur!
POEMA E KATËRT
E fejuara
2 Unë fle, por zemra më rri zgjuar.
Prit! I dashuri im troket!
Ma hap derën, motra ime!
Pëllumbesha ime, mikesha ime,
e papërlyera ime!
Sepse plot vesë e kam kokën,
kaçurrelat me pika nate!
3 ‑ Po unë jam zhveshur!
Si të veshem vetë përsëri?
I lava këmbët!
Si përsëri ato ti zhys?
4 I dashuri im për vrime futi dorën
e një rënqethje ma përshkoi mbarë trupin.
5 U ngrita të dashurit derën tia çel,
duart e mia riguan mirrë,
me mirrë të zgjedhur mu mbushën gishtat
mbi dorezë të kajnacës së derës.
6 Të dashurit ia hapa derën,
porse ai ishte larguar,
kishte ikur...
Më ra të pakët që kishte shkuar.
E kërkova, por se gjeta,
e thirra, por smu përgjigj.
7 Rojëtarët që ruajnë qytetin më gjetën,
më rrahën e më plagosën...
më zhveshi petkun roja e mureve.
8 O ju bija të Rruzalemit, pash Zotin,
nëse ma gjeni të fejuarin tim,
çka për mua ju do ti thoni?
Se jam sëmurë nga dashuria.
Kori
9 Çka është më i mirë se tjerët i dashuri yt,
o më e bukura ndër gra?
Çka është më i mirë se tjerët i dashuri yt,
që ti kështu po na përben?
E fejuara
10 I dashuri im i bardhë e i kuq,
ndahet në shenjë ndër një mijë vetë!
11 Koka e tij është ar i pastër,
kaçurrelat pinjollë palme,
zi e zi si penda e korbit!
12 Sytë e tij si pëllumbeshat
bregut të ujërave të përroit
të lara me qumësht
kur pushojnë brigjeve të lumit!
13 Mollëzat i ka porsi zagna
të mbjella me bimë të erëndshme
‑ vllaja barnash që erëzojnë;
buzët e tija janë porsi zambaku,
rigojnë mirrën e dorës së parë!
14 Duart e tija mbidorësa të arta,
plot xhevahirë;
barku i tij krejt i fildishtë,
i stolisur me safirë!
15 Këmbët e tija shtyllë mermeri,
të ngulura në themele të arta!
Vigan në të pamë porsi Libani,
ardhur shtatit porsi cedri!
16 Fjala e tij veç ëmbëlsirë:
veç i tillë mund të dëshirohet!
I tillë është i dashuri im,
të tillë mikun unë e kam,
o bija të Jerusalemit!
1 Ku ka shkuar i dashuri yt,
o më e bukura ndër gra?
Nga ka mbajtur i dashuri yt,
që me ty të vijmë ta kërkojmë?
E fejuara
2 I dashuri im zbriti në kopsht të vet,
ndër zagna me bimë të erandshme,
që të kullotë grigjën ndër kopshte
e të mbledhë zambakë.
3 I përkas të dashurit tim,
i dashuri im vetëm mua:
ai i kullot grigjat ndër lila.
POEMA E PESTË
I fejuari
4 Je e bukur, mikesha ime, porsi Tersa,
e pashme si Jerusalemi,
e tmerrshme porsi ushtria
e vënë në rreshta për të luftuar!
5 Mos më shiko me sytë e tu
se mi morën mendtë krejtësisht!
Flokët e tu si tufa e dhive
kur zbret shpatit të Galaadit!
6 Dhëmbët e tu si grigja e qethur,
që posa doli nga larja,
dy nga dy të gjitha rreshtuar
dhe asnjëra e vetmuar.
7 Si gjel shege mollëzat tua
më duken nëpër velin tënd!
8 Mbretëresha janë gjashtëdhjetë,
tetëdhjetë janë shemra të tjera
kurse vajza janë pa numër:
9 ndan ndër to pëllumbesha ime,
vetëm një është e përsosura ime!
Një e vetmja bijë e sëmës,
e zgjedhura e asaj që e lindi!
E panë vajzat dhe e shpallën të lume,
mbretëreshat edhe shemrat
i kënduan lavde:
10 Kush është kjo që ecën hijshëm
si agimi kur nis të zbardhë?
E bukur sikurse hëna,
e shkëlqyeshme porsi dielli,
e tmerrshme porsi ushtria
e vënë në rreshta për të luftuar?
11 Zbrita vetë në pemishte tarrave,
të shikoj a gjelbëron vërrini,
a nisi të bulëzojë hardhia,
a filluan të lulëzojnë shegat.
12 Se di si...
por dëshira ime më vuri
në karrocë të popullit tim bujar!
1 Sillu, sillu, o Sulamitë,
kthehu, kthehu duam të të shikojmë!
I fejuari
Çju pëlqen në Sulamitën
tek vallëzon në mes dy koresh?
2 Oh sa të bukura këmbët e tua,
në sandale, o moj bijë princash!
Beli yt porsi gjerdani
punuar me dorë mjeshtrore!
3 Prehri yt kupë rrumbullake,
gjithmonë plot me verë të erandshme!
Barku yt një grumbull gruri
rreth e rreth thurur me lila!
4 Gjinjtë e tu dy drerë të rinj
të drenushës dy binjakë!
5 Qafa jote kullë fildishi!
Sytë e tu dy liqene në Hesebon
aty në hyrje të Batrabimit!
Hunda e bukur si kulla e Libanit
që rri në rojë përballë Damaskut!
6 Ma ke kokën si bjeshka e Karmelit,
mi ke flokët porsi kadife:
në gërsheta të ngatërrohet mbreti!
7 Sa e bukur, sa e hijshme je,
o më e dashura ndër kënaqjet!
8 Ardhur shtatit porsi palma,
parzmat tua vile rrushi!
9 Thashë:
Do ti ngjitem palmës në majë,
do ti këpus frutat e saj!
Parzmat tua vile rrushi,
era e gojës si era e mollës.
10 Qiellza jote më e mira verë...
që rrjedh drejt te i dashuri im
për ta pirë,
për ti lagur buzë e dhëmbë.
E fejuara
11 I përkas të dashurit tim
edhe ai shkrihet për mua.
12 Eja, o i dashur, e të shkojmë në fushë,
të banojmë sa kohë në katunde:
13 në agim herët shkojmë ndër vreshta,
shohim a lulëzon hardhia,
a çel lulja, a lulëzon shega:
atje dashurinë tdhuroj.
14 Mandragorat po erëzojnë,
nshtëpinë tonë kem çdo lloj frutash
të reja e të vjetra:
i ruajta për ty, o i dashur!
1 O sikur të të kisha vëlla,
që ka pirë gjinjtë e nënës sime,
po të kisha gjetur jashtë,
do të kisha puthur me afsh
dhe askush sdo të më kish` përbuzur.
2 Unë do të merrja,
do të çoja në shtëpi të nënës sime,
aty ti do të më mësoje mua
e unë do të jepja të pish
verë të erandshme,
edhe lëng prej shegash të mia.
3 E majta e tij nën kokën time
e me të djathtën më përqafon.
I fejuari
4 O bija të Jerusalemit,
ju përbej të mos ma zgjoni,
të mos ma zgjoni të dashurën time
deri sa të zgjohet vetë.
PËRFUNDIMI
Kori
5 Kush është kjo që po ngjitet nga shkretëtira
në të dashurin e vet e mbështetur?
I fejuari
Të zgjova nën hije të mollës,
aty ku të ngjizi jotëmë,
aty ku të lindi jotëmë!
E fejuara
6 Mvendos si vulë mbi zemrën tënde,
porsi vulë mbi dorën tënde
se dashuria është e fortë si vdekja,
i pashmangshëm është si dheu i zi lakmimi;
vapa e saj si vapa e zjarrit,
flakë hyjnore!
7 Ujërat e mëdha dashurinë nuk mund ta ndalin,
nuk e fikin as lumenjtë!
Kush do të jepte
gjithçka ka në shtëpinë e vet
me qëllim të blejë dashurinë,
do të përbuzej prej gjithkujt.
SHTOJCAT
Dy epigrame
8 E kemi një motër të vocërr
ende parzmash të patrajtuar.
Çfarë do të bëjmë për motrën tonë
kur të vijë dita për të tflitet?
9 Sikur ajo të ishte mur
do të ndërtonim
pirgje të argjendta mbi të;
sikur ajo të ishte derë
do ta mbronim me dërrasa cedri.
10 Unë jam mur,
gjintjë e mi janë porsi kulla!
E tillë jam unë në sytë e tij,
si ajo që e gjeti paqen.
11 Salomoni e kishte vreshtin
në Baalhamon.
Ai rojëtarëve ua dha;
secili duhej ti jepte
për prodhim
një mijë sikla të argjendtë.
12 Vreshti im është para meje!
Merri, Salomon,
ata një mijë sikla të tu,
ja dhe dyqind për ata
që i ruajnë frutat e tija!
Shtojcat e fundit
13 Ti njome që banon në kopshte,
‑ miqtë po dëgjojnë,
fol që unë ta dëgjojë zërin!
14 Ik, o i dashur,
ji si sorkadhja,
si dreri i ri
në bjeshkë të erandshme