1 i Kronikave: 1. Prejardhja e tri grupeve të mëdha

1

1 Adami, Seti, Enosi, 2 Kainani, Malaleeli, Jaredi, 3 Henoku, Matusala, Lameku, 4 Noehi, Semi, Kami e Jafeti.

Jafetët

5 Bijtë e Jafetit: Gomeri, Magogu, Madaji, Javani, Tubali, Mosoku, Tirasi. 6 Kurse bijtë e Gomerit: Askenezi, Rifati e Togorma. 7 Bijtë e Javanit: Elisa, Tarsisi, Ketimi e Rodanimi.

Kamajt

8 Bijtë e Kamit: Kusi, Mesraimi, Futi e Kanaani. 9 Kurse bijtë e Kusit: Saba, Hevila, Sabata, Regma e Sabataka. Kurse bijtë e Regmës: Saba e Dadani. 10 Kusit i lindi Nemrodi i cili i pari filloi ta ushtrojë pushtetin në tokë.

11 Kurse prej Mesraimit rrjedhin Ludët, Anamët, Laabët, Neftujt, 12 Fetrusët edhe Kaslujt. Prej këtyre rrjedhin Filistinët dhe Kaftorët. 13 Kanaanit i lindi Sidoni, djali i parë, Heti, 14 Jebuseu, Amorreu dhe Gergezeu, 15 Heveu, Araceu, Sineu, 16 Aradiu, Samareu dhe Emateu.

Semitët

17 Bijtë e Semit: Elami, Asuri, Arfaksadi, Ludi dhe Arami. Bijtë e Aramit: Usi, Huli, Geteri dhe Mesi.

18 Arfaksadit i lindi Saleu, të cilit i lindi Heberi. 19 Heberit i lindën dy djem: njëri e kishte emrin Faleg, sepse në kohën e tij u nda toka, kurse emri i vëllait të tij ishte Jektan.

20 Jektanit i lindën Elmodadi, SAlefi, Asarmoti, Jareu, 21 Adurami, Uzali, Dekla, 22 Ebali, Abimaeli edhe Saba, 23 Ofiri, Hevila, Jobabi. Të gjithë këta janë bijtë e Jektanit.

Prej Semit e deri te Abrahami

24 Semi, Arfaksadi, Saleu, 25 Heberi, Falegu Reu, 26 Sarugu, Nahori, Tareu, 27 Abrami: ky është Abrahami.

28 Bijtë e Abrahamit: Izaku e Ismaeli.

29 Dhe ja, pasardhësit e tyre:

Ismaelajt

I parëlinduri i Ismaelit Nabajoti, pastaj Cedari, Adbeeli, Mabsami, 30 Masma, Duma, Masa, Hadadi, Tema, 31 Jeturi, Nafisi, Cedma. Këta janë bijtë e Ismaelit.

32 Kurse bijtë e Ceturës, shemrës së Abrahamit: ajo i lindi: Zamranin, Jeksanin, Madanin, Madianin, Jesbokun, Suehun. Kurse bijtë e Jeksanit: Saba e Dadani. Bijtë e Dadanit: Asurajt, Latusajt e Loomajt. 33 Bijtë e Madianit: Efa, Oferi, Henoku, Abida e Eldaaja. Të gjithë këta bijtë e Ceturës.

Izaku dhe Ezau

34 Abrahamit i lindi Izaku. Bijtë e Izakut Ezau e Izraeli.

35 Bijtë e Ezaut: Elifazi, Rahueli, Jehusi, Jalami, Koreu. 36 Bijtë e Elifazit: Temani, Omari, Sefoja, Gatami, Cenezi, Tamna, Amaleku. 37 Bijtë e Rahuelit: Nahati, Zara, Sama e Meza.

Seiri

38 Bijtë e Seirit: Lotani, Sobali, Sebeoni, Ana, Disoni, Eseri, Disani. 39 Bijtë e Lotanit: Horiu, Hemani. Kurse motra e Lotanit ishte Tamna. 40 Bijtë e Sobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Sefoja e Onami. Bijtë e Sebeonit: Aja e Ana. 41 Bijtë e Anës: Disoni. Bijtë e Disonit: Hemdani, Esebani, Jetrani e Karani.

42 Bijtë e Eserit: Balaani, Zavani dhe Jakani. Bijtë e Disanit: Usi e Arani.

Mbretërit e Edomit

43 Këta janë mbretërit që sunduan në tokën e Edomit para se bijtë e Izraelit të kishin mbret: Baleu, biri i Beorit; qyteti i tij quhej Denab. 44 Vdiq Baleu e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zareut prej Bosrës. 45 Pasi vdiq edhe Jobabi, në vend të tij mbretëroi Husami, prej tokës së Temanëve. 46 Kur vdiq edhe Husami e në vend të tij mbretëroi Adadi, biri i Badadit, i cili e mundi Madianin në tokën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 47 Kur vdiq edhe Adadi, në vend të tij mbretëroi Semla prej Masrekës. 48 Kur vdiq edhe Semla e në vend të tij mbretëroi Sauli prej Rohobotit që është përbri Lumit. 49 Si vdiq edhe Sauli, në vend të tij mbretëroi Baalanani, biri i Akoborit. 50 Kur vdiq edhe ky, në vend të tij mbretëroi Adadi. Qyteti i tij quhej Fau. Gruaja e tij quhej Meetabelë. Ishte bija e Matredit nga Mezaabi.

Princat e Edomit

51 Pas vdekjes së Adadit, filluan të sundojnë princat në vend të mbretërve në Edom: princi Tamnë, princi Alvë, princi Jetet, 52 princi Oolibamë, princi Elë, princi Finon, 53 princi Cenez, princi Teman, princi Mabsar, 54 princi Magdiel, princi Iram. Këta ishin princat e Edomit.

1 i Kronikave: 2. Bijtë e Izraelit

2

1 Bijtë e Izraelit janë: Rubeni, Simoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni, 2 Dani, Jozefi, Beniamini, Neftaliu, Gadi, Aseri.

Pasardhësit e Judës

3 Bijtë e Judës janë: Heri, Onani e Sela. Këta të tre i lindën prej Kanaanës, bijës së Suehit. Heri, i parëlinduri i Judës, ishte i mbrapshtë në sytë e Zotit dhe prandaj Zoti e vrau. 4 Tamara, reja e tij, ia lindi Faresin dhe Zarën. Kështu, pra, gjithësej bijtë e Judës ishin pesë.

5 Bijtë e Faresit: Hesroni e Hamuli.

6 Bijtë e Zarës: Zamriu, Etani, Emani, Kalkoli dhe Darda: të gjithë së bashku pesë.

7 Bijtë e Harmiut: Ahari, që shkaktoi të këqia në Izrael sepse nuk e çoi në vend ngarkimin me mallkim.

8 Bijtë e Etanit: Azaria.

Prejardhja e Davidit

9 Djemtë që i lindën Hesronit: Jerameeli, Rami e Kalubi.

10 Ramit i lindën: Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahasoni, princi i bijve të Judës. 11 Nahasonit i lindi Salma, prej të cilit lindi Boozi. 12 Boozit i lindi Obedi, prej të cilit lindi Isai. 13 Isaisë i lindi djali i parë Eliabi, djali i dytë Abinadabi, djali i tretë Samaaja, 14 djali i katërt Natanaeli, i pesti Radaji, 15 i gjashti Asomi, i shtati Davidi. 16 Motrat e tyre qenë: Sarvia e Abigaila. Bijtë e Sarvisë: Abisai, Joabi, Asaeli, tre. 17 Kurse Abigailës i lindi Amasa, baba i të cilit ishte Jetër Ismaheli.

Kalebi

18 Kalebi, biri i Hesronit, pati fëmijë prej gruas së vet që quhej Azubë e prej saj i lindën: Jerioti, Jaseri, Sobabi e Ardoni. 19 Kur vdiq Azuba, Kalebi mori për grua Efratën, prej të cilës i lindi Huri. 20 Hurit i lindi Uriu, e Uriut i lindi Beseleeli. 21 Pastaj Hesroni u bashkua me bijën e Mahirit, babait të Galaadit; e mori për grua kur ai i kishte gjashtëdhjetë vjet. Prej saj i lindi Segubi.

22 Segubit i lindi Jairi, e ky pati njëzet e tri qytete në tokën e Galaadit. 23 Por Gesuri e Arami ua pushtuan atyre fshatrat e Jairit, Kanatin me fshatrat, gjashtëdhjetë qytete. Të gjitha këto i pushtuan bijtë e Mahirit, babait të Galaadit.

24 Kur vdiq Hesroni, Kalebi hyri tek Efrata, gruaja e babait të tij. Por Hesroni pati për grua edhe Abinë, prej të cilës i lindi Ashuri, babai i Tekuesë.

Jerameeli

25 Të parëlindurit të Hesronit, Jerameelit, i lindën: i parëlinduri i tij Rami, Buna, Arani, Asomi e Ahia. 26 Jerameeli mori edhe një grua tjetër që quhej Atarë e kjo qe nëna e Onamit.

27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerameelit qenë: Moosi, Lamini e Ahari.

28 Onami pati këta djem: Semejin dhe Jadën. Kurse bijtë e Semejit janë: Nadabi e Abisuri. 29 Gruaja e Abisurit quhej Abiailë. Kjo i lindi Ahobanin dhe Molidin. 30 Kurse bijtë e Nadabit qenë: Saledi e Apfaimi. Por Saledi vdiq e nuk la fëmijë. 31 Apfaimi pati djalë Jesiun. Jesiut i lindi Sesani. Sesanit i lindi Oholai. 32 Bijtë e Jadës, vëllait të Semeit ishin: Jeteri e Jonatani. Por edhe Jeteri vdiq pa lënë fëmijë. 33 Jonatanit i lindën Faleti e Ziza. Këta qenë pasardhësit e Jerameelit.

34 Sesani nuk pati djem, por vetëm vajza. Kishte edhe një shërbëtor egjiptian me emër Jeraja. 35 Këtij ia dha vajzën e vet për grua prej së cilës i lindi Eteji. 36 Prej Etejit lindi Natani. Natanit i lindi Zabadi. 37 Zabadit i lindi Oflali, Oflalit i lindi Obedi. 38 Obedit i lindi Jehui, Jehuit i lindi Azaria. 39 Azarisë i lindi Helesi, Helesit i lindi Elasa. 40 Elasës i lindi Sisamoji, Sisamojit i lindi Selumi, 41 Selumit i lindi Ikamia. Ikamisë i lindi Elisama.

Kalebi

42 Bijtë e Kalebit, të vëllait të Jerameelit: i parëlinduri i tij Mesa, baba i Zifit, dhe djali i tij Maresa, baba i Hebronit.

43 Kurse bijtë e Hebronit: Koreu, Tapfuai, Recemi e Sama. 44 Samës i lindi Rahami, babai i Jerkaamit, kurse Recemit i lindi Samaji. 45 Djali i Samajit: Maoni. Maoni është baba i Betsurit.

46 Kurse shemra e Kalebit, Efa, lindi: Haranin, Mosën e Gezezin. Haranit i lindi Gezezi.

47 Bijtë e Jahadajit: Regomi, Jotami, Gesani, Faleti, Efa e Saafi.

48 Maaka, konkubina e Kalebit, lindi Saberin e Taranën. 49 Saafa e lindi babanë e Madmenës, Suehin dhe babanë e Makbenës, si dhe babain e Gabaasë. Aksa qe bija e Kalebit.

50 Këta qenë bijtë e Kalebit.

Huri

Bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratës: Sobali, babai i Hariatëve, 51 Salma, babai i Betlehemit, Harifi, babai i Betgaderit. 52 Bijtë e Sobalit, babait të Hariatëve, Raaja, gjysma e Manahatëve 53 dhe vëllazëritë e hariatëve: jetrenjtë, futenjtë, sematenjtë e maserenjtë. Prej tyre rrjedhin saraitët e estaolitët.

54 Bijtë e Salmës: Betlehemi, Netofatasit, Atarotbetioabi dhe gjysma e Manahatëve prej Saraasë, 55 si dhe vëllezërit e Haraiatseferit që banojnë në Jabes: teratenjtë, simatenjtë dhe suhatenjtë. Këta janë cinenjtë, që rrjedhin nga Amati, babai i shtëpisë së Rekabit.

1 i Kronikave: 3. Bijtë e Davidit

3

1 Këta janë bijtë e Davidit që i lindën në Hebron: i parëlinduri Amnoni prej Akinoamës së Jezrahelit, i dyti Danieli prej Abigailës së Karmelit, 2 i treti Absalomi, biri i Maakës, bijës së Tolmeut mbretit të Gesurit, i katërti Adonia, djali i Hagitës, 3 i pesti Safatia i Abitalës, i gjashti Jetrahami i gruas së tij Eglës. 4 Kështu, pra, gjashtë i lindën në Hebron, ku mbretëroi shtatë vjet e gjashtë muaj, kurse në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tri vjet. 5 Në Jerusalem i lindën këta djem: Samuai, Sobabi, Natani dhe Salomoni, katër djem prej Betsabesë, bijës së Amielit; 6 Jebahari, Elisama, 7 Elifaleti, Nogehi, Nafegu dhe Jafia 8 si dhe Elisama, Eliada dhe Elifaleti: nëntë.

9 Të gjithë këta janë bijtë e Davidit pa i numëruar bijtë e konkubinave dhe motrën e tyre Tamarën.

Mbretërit e Judës

10 Biri i Salomonit: Roboami; Abia biri i tij, pati djalë Asën; prej tij lindi Jozafati 11 baba i Joramit. Joramit i lindi Ohozia, prej të cilit lindi Joasi. 12 Djalit të këtij, Amasisë i lindi djali Azaria, kurse Azarisë i lindi Joatami, 13 të cilit i lindi Akazi, babai i Ezekisë, prej të cilit lindi Manaseu. 14 Manaseut i lindi Amoni, babai i Jozisë. 15 Bijtë e Jozisë qenë: i parëlinduri Johanani, i dyti Joakimi, i treti Sedecia, i katërti Selumi. 16 Të bijtë e Joakimit: Jekonia, ndërsa djali i tij qe Sedecia.

Shtëpia mbretërore pas shpërnguljes

17 Bijtë e Jekonisë të zënë rob qenë: Salatieli, djali i tij, 18 Melkirami, Fadaja, Senaseri, Jecemia, Hosama e Nadabia. 19 Bijtë e Fadajës qenë Zorobabeli e Semeji. Zorobabelit i lindi Mosola, Hanania, dhe Salomita, motra e tyre. 20 Pastaj Hasaba, Oholi, Barakia, Hasadia e Josabhesedi: pesë. 21 Bijtë e Hananisë: Faltia, Jeseja, Rafaja, Arnani, Obdia dhe Sekenia. 22 Bijtë e Sekenisë: Semeja, Hati, Jegaali, Baria, Naaria dhe Safati: gjithsej gjashtë. 23 Bijtë e Naarisë: Elioenaji, Ezekia, Ezrikami: tre. 24 Bijtë e Elioenajit: Oduja, Eliasibi, Feleja, Akubi, Johanani, Dalaja e Ananiu: shtatë.

1 i Kronikave: 4. Juda. Sobali

4

1 Bijtë e Judës: Faresi, Hesroni, Karmiu, Huri, Sobali. 2 Reaja, biri i Sobalit, pati djalë Jahatin, prej të cilit lindën Ahumaji e Laadi: këto janë vëllazëritë e saraitëve.

Huri

3 Këta janë pasardhësit e Etamit: Jezraheli, Jesema, Jedebosi. Motra e tyre quhej Asalelfuni. 4 Fanueli qe baba i Gedorit, kurse Ezeri baba i Hosës. Këta janë bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratës, babait të Betlehemit.

Askuri

5 Askuri, babai i Tekuesë, kishte dy gra: Halanë e Naarën. 6 Prej Naarës i lindën Oozami, Heferi, Temaniu dhe Ahastariu: këta janë bijtë e Naarës. 7 Kurse bijtë e Halasë: Sereti, Saari e Etnani.

8 Kosit i lindën Anobi, Soboba dhe familjet e Aharehelit, të birit të Arumit. 9 Jabesi ishte më i spikaturi ndër vëllezërit e vet dhe nëna e tij ia ngjiti emrin Jabes sepse thoshte: “E linda me dhimbje”. 10 Jabesi e thirri në ndihmë Hyjin e Izraelit: “Nëse vërtetë do të më bekosh, atëherë zgjeroji kufinjtë e mi, mbaje dorën tënde me mua dhe bëj të mos më ndrydhë e keqja.” Hyji i dha çka Jabesi i kërkoi.

Kalebi

11 Kalebi, vëllai i Suasë, pati djalë Mahirin, që qe trungu i Estonit. 12 Estonit i lindën Betrafa, Feseu e Tehinai, babai i Irnaasit /d. t. th. i qytetit Naas/: këta janë njerëzit e Rekës.

13 Bijtë e Cenezit: Otonieli e Saraja. Bijtë e Otonielit: Hatati e Maonatiu. 14 Maonatiut i lindi Ofra; Sarajës i lindi Joabi, babai i geharasve /d. t. th. Lugina e Mjeshtrave/: sepse këtu ishin mjeshtra.

15 Bijtë e Kalebit, të birit të Jefoneut: Hiri, Ela, Nahami. Biri i Elës: Cenezi. 16 Bijtë e Jaleleelit: Zifi, Zifa, Thiria dhe Asraeli. 17 Bijtë e Ezrës: Jeteri, Meredi, Eferi e Jaloni. Jeterit i lindën Mariami, Samaji, Jezba, babai e Estemit. 18a Këta janë bijtë e Betisë, të bijës së faraonit që e mori për grua Meredi: 18b lindi Jaredin, babain e Gedorit, Heberin, babain e Sokos dhe Ikutielin, babain e Zamnoesë.

19 Bijtë e gruas së tij nga Judeja, të motrës së Nahamit, babait të Ceilës: Dalaja e Simoni, babai i Jomanit. Bijtë e Nahamit, babait të Ceilës Garmit dhe të Estemit Makatit. 20 Bijtë e Simonit: Amoni, Rina, Banhanani, Tiloni. Bijtë e Jesiut: Zoheti e Benzoheti.

Sela

21 Bijtë e Selës, të birit të Judës: Heri, babai i Lehës dhe Laada, babai i Maresës, si dhe vëllazëritë e shtëpisë që punonin pëlhura në Betsabé, 22 Jokimi dhe njerëzit e Kozebës, Joasi e Sarafi, që ishin princa në Moab e u kthyen në Betlehem: por është fjala për ngjarje të hershme. 23 Këta janë poçarët që banonin në Nataim e në Gaderë te mbreti dhe punonin për të e banonin aty.

Simoni

24 Bijtë e Simonit: Namueli, Jamini, Jaribi, Zara, Sauli. 25 Djali i Saulit ishte Selumi, Mabsami ishte djali i këtij, kurse Masma ishte djali i këtij. 26 Djemtë e Masmës: Hamueli dhe biri i tij, Zahuri dhe biri i tij, Semeji. 27 Semeji kishte gjashtëmbëdhjetë djem e gjashtë vajza. Vëllezërit e tij nuk patën shumë djem dhe të gjitha familjet e tyre së bashku nuk kishin aq sa kishte Juda. 28 Banonin në Betsabé, në Moladë, në Hasarsuhal, 29 në Bilhë, në Asom, në Tolad, 30 në Batuel, në Hormë, në Siceleg 31 në Betmarhabot, në Asarsusim, në Betberaj dhe në Saarim: këto ishin qytetet e tyre deri në kohën e mbretit David. 32 Kurse fshatrat e tyre ishin: Etami, Aeni, Remoni, Toheni, Asani: pesë qytete. 33 Edhe të gjitha vendbanimet që ishin përreth këtyre qyteteve deri në Baal. Këto ishin vendbanimet e tyre dhe pema e brezave të tyre.

34 Masobabi, Jemlehu e Josa, biri i Amasisë, 35 Joeli, Jehui, biri i Jozabisë, të birit të Sarajës, të birit të Asielit; 36 Elioenaji, Jakoba, Isuhaja, Asaja, Adieli, Isimieli, Banaja, 37 Ziza, biri i Sefejit, të birit të Alonit, të birit të Jedajës, të birit të Semriut, të birit të Samajës: 38 këta që u përmendën ishin prijësit të vëllazërive të veta. Familjet e tyre u shtuan shpejt 39 dhe shkuan në hyrje të Gadorit deri në lindje të luginës për të kërkuar kullota për grigjat e veta. 40 Atje gjetën kullota të begatshme dhe shumë të mira, vend shumë të gjerë, të qetë e pjellorë, në të cilin më parë kishin banuar pasardhësit e Kamit. 41 Simonajt, që ishin të shkruar emër për emër në kohën e Ezekisë, mbretit të Judës, erdhën dhe u ranë çadrave të tyre, i shkretuan, i vranë dhe i zhdukën Maonitët të cilët i gjetën aty dhe vendin e tyre e banuan deri në ditët e sotme, sepse aty gjetën kullota të pasura.

42 Disa prej bijve të Simonit, pesëqind burra, shkuan në bjeshkët Seir: Për prijës kishin Faltinë, Naarinë, Rafajën e Ozielin, bijtë e Jesiut. 43 I vranë amalekasit që kishin mundur të shpëtonin dhe u ngulitën me banesa deri në ditët e sotme.

1 i Kronikave: 5. Rubeni

5

1 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit ‑ ai ishte i parëlindur, por kur e përdhosi shtratin e të atit, të drejtat e parëlindësisë së tij iu dhanë bijve të Jozefit, të birit të Izraelit.

Barku i Rubenit e humbi të drejtën e parëlindësisë, 2 sepse Juda e mori përparësinë mbi vëllezërit e vet ndërsa prej tij rrodhi princi, porse e drejta e parëlindësisë i mbeti t’i takonte Jozefit.

3 Bijtë e Rubenit, të të parëlindurit të Izraelit: Enoku, Falui, Hesroni e Karmiu.

Joeli

4 Bijtë e Joelit: Semaja, djali i të cilit qe Gogu, djali i këtij Semeji, 5 djali i Semejit, Miha, djali i Mihës Reaja, djali i Reajës Baali, 6 djali i Baalit Beera, të cilin e treti në mërgim Teglatfalnasari, mbreti i asirëve; ky ishte princi i Rubenajve.

7 Vëllezërit e tij, janë të shënuar në gjenealogjinë e tyre, sipas barqeve që ishin: më në krye është Jehieli, pastaj Zakaria, 8 Bela, biri i Azazit të Samës së Joelit. Ky banonte në Aroer që shtrihej deri në Nebo e në Beelmeon. 9 Në lindje pronat e tij shtriheshin deri në hyrje të shkretëtirës që kufizohet me lumin Eufrat, sepse grigjat e tyre u shtuan për së forti në dheun e Galaadit. 10 Në kohën e Saulit luftuan kundër agarenjve të cilët i zhdukën dhe i banuan çadrat e tyre në mbarë krahinën në lindje të Galaadit.

Gadi

11 Bijtë e Gadit, zunë vend përballë tyre, në tokën e Basanit që shtrihej deri në Selhë: 12 në krye Joeli, Safami i dyti, Janaji e Safati në Basan. 13 Vëllezërit e tyre, sipas vëllazërive të tyre, ishin: Mikaeli, Mosolami, Sebeu, Joraji, Jakani, Zieu e Heberi: shtatë. 14 Këta ishin bijtë e Abihajlit, të birit të Huriut, të birit të Jaroehit, të birit të Galaadit, të birit të Mikaelit, të birit të Jesesiut, të birit të Jedos, të birit të Buzit. 15 Ahiu biri i Abdielit, të birit të Guniut, ishte prijësi i barqeve të tyre. 16 Banonin në Galaad e në Basan dhe në rrethet e tija si dhe në të gjitha fshatrat e Saronit deri në kufi. 17 Të gjithë këta u shkruan në pemën e breznive në kohën e Joatamit, mbretit të Judésë, dhe në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.

18 Bijtë e Rubenit e të Gadit si dhe të gjysmës së fisit të Manaseut, luftëtarë që mbartnin shqyt e shpatë dhe që ngrehnin harkun, mjeshtra luftimi, ishin dyzetëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë ushtarë. 19 Luftuan kundër agarenjve, iturenjve, nafisenjve dhe nodabenjve. 20 Ata qenë të ndihmuar kundër këtyre, sepse gjatë sulmit e thirrën ndihmën e Hyjit dhe Hyji u ndihmoi sepse e kishin vënë shpresën; kështu në duar të tyre ranë agrenjtë me të gjithë ata që ishin në anën e tyre. 21 Ua rrëmbyen gjithçka patën: pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele e dhi dhe dy mijë gomerë, dhe robëruan njëqind mijë njerëz. 22 Dhe ranë të vrarë shumë, sepse kjo luftë qe dërguar nga Zoti. Pas kësaj ata u ngulitën në vendin e tyre deri në shpërngulje.

Gjysma e fisit të Manaseut

23 Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut e banuan vendin prej Basanit e deri në Baalhermon e në Sanir dhe në malin Hermon: ishin shumë në numër. 24 Këta ishin prijësit e familjeve të tyre: Eferi, Jesiu, Elieli, Ezrieli, Jeremia, Odoja dhe Jedieli: luftëtarë të fortë, njerëz në zë, prijës të familjeve të tyre.

25 Por e lanë Hyjin e të parëve të vet dhe bënë tradhëti me zotat e popujve të vendit që Hyji i dëboi para tyre.

26 Atëherë Hyji i Izraelit e nxiti shpirtin e Fulit, mbretit të Asirisë, dhe shpirtin e Teglatfalnasarit, mbretit të Asirisë, dhe i dëboi Rubenajt, Gadajt dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halë, në Habor, në Arë e në lumin Gozan deri në ditën e sotme.

1 i Kronikave: 6. Pasardhësit e Levit

6

1 Bijtë e Levit: Gersoni, Kaati e Merariu. 2 Këta janë emrat e bijve të Gersonit: Lobniu e Semeji. 3 Bijtë e Kaatit: Amrami, Isaari, Hebroni e Ozieli. 4 Bijtë e Merariut: Moholiu e Musiu.

Këto janë familjet e bijve të Levit sipas etërve të tyre:

5 Gersoni, biri i tij Lobniu, biri i Lobniut Jahati, biri i Jahatit Zama, 6 biri Zamës Joahi, biri i Joahit Adoja, biri i Ados Zara, biri i Zarës Jetraji.

7 Bijtë e Kaatit: biri i tij Aminadabi, biri i këtij Koreu, biri i këtij Asiri, 8 biri i këtij Elkana, biri i këtij Abiasafi, biri i këtij Asiri, 9 biri i këtij Tahati, biri i këtij Urieli, biri i këtij Ozia, biri i këtij Sauli.

10 Bijtë e Elkanës: Amasaji e Akimoti. 11 Biri i këtij Elkana, biri i këtij Sofaji, biri i këtij Nahati, 12 biri i këtij Eliabi, biri i këtij Jerohami, biri i këtij Elkana dhe biri i këtij Samueli.

13 Bijtë e Samuelit: Joeli i pari dhe Abija i dyti.

14 Bijtë e Merariut: Moholiu, biri i këtij Lobniu, biri i këtij Semeji, biri i këtij Oza, 15 biri i këtij Samaja, biri i këtij Hagija dhe biri i këtij Asaja.

Këngëtarët

16 Ja ata të cilëve Davidi ua besoi detyrën e këndimit në Shtëpinë e Zotit që kur në të qe vendosur Arka. 17 Ata e ushtronin shërbesën e këndimit prej kur u vendosën këtu e në Tendën e Takimit para Banesës deri sa Salomoni e ndërtoi në Jerusalem Tempullin e Zotit. Shërbesën e vet e kryenin sipas rregullave të përcaktuara për ta.

18 Këta janë ata që e kryenin këtë shërbesë dhe djemtë e tyre: prej bijve të Kaatit: këngëtari Heman, biri i Joelit të Samuelit, 19 të Elkanës, të Jerohamit, të Elielit, të Tohuit, 20 të Sufit, të Elkanës, të Mahatit, të Amasajit, 21 të Elkanës, të Joelit, të Azarisë, të Sofonisë, 22 të Tahatit, të Asirit, të Abiasafit, të Koreut, 23 të Isaharit, të Kaatit, të Levit, të Izraelit.

24 Vëllai i tij Asafi, qëndronte në të djathtën e tij. Asafi ishte biri i Barakisë së Samajit, 25 të Mikaelit, të Basajës, të Melkisë, 26 të Atanajit, të Zarës së Adajës, 27 të Etanit, të Zamës, të Semejit, 28 të Jetit, të Gersonit, të Levit.

29 Bijtë e Merariut, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtën: Etani, biri i Kusiut, të Abdiut, të Malokut, 30 të Hasabisë, të Amasisë, të Helcisë, 31 të Amasait, të Boniut, të Somerit, 32 të Moholiut, të Musiut, të Merariut, të Levit.

Levitët e tjerë

33 Vëllezërit e tyre, levitët, ishin të caktuar për të kryer çdo shërbesë në Banesën e Shtëpisë së Zotit. 34 Aroni dhe bijtë e tij i kushtonin mbi lter flitë e shkrumbimit dhe flitë e kemimit, përkujdeseshin për gjithçka kërkohet për Shenjëtëroren e shenjtëroreve, e kryenin ritin e pajtimit mbi Izraelin sipas rregulloreve që kishte urdhëruar shërbëtori i Hyjit, Moisiu.

35 Ja bijtë e Aronit: Eleazari, biri i tij, Fineesi biri i Eleazarit, Abisuehi biri i Fineesit, 36 Bokciu biri i Abisuehit, Oziu biri i Bokciut, Zarahia, biri i Oziut, 37 Merajoti i biri Zarahisë, Amaria biri i Merajotit, Akitobi biri Amarisë, 38 Sadoku biri i Akitobit, Akimaja i biri i Sadokut.

Vendbanimet e bijve të Aronit

39 Këto janë vendbanimet e tyre sipas të dëbanishtave në krahinat e tyre: bijve të Aronit prej familjes së Kaatajve ‑ sepse këtyre u ra shorti ‑ 40 u takoi Hebroni në tokat e Judës me kullotat që i ka përreth. 41 Fusha e qytetit dhe fshatrat i takuan Kalebit, birit të Jefoneut. 42 Bijve të Aronit ua dhanë qytetin e strehimit: Hebronin dhe Lebnën me rrethinat e tyre, 43 Jeterin dhe Estemon me rrethina, pastaj Helonin dhe Dabirin me rrethinat, 44 si edhe Asanin, Jetën, Betsamesin me rrethinat. 45 Kurse në fisin e Beniaminit: Gabaonin, Gabanë me rrethinat, Almatin me kullotat si edhe Anatotin me kullotat: gjithsejt trembë‑ dhjetë qytete sipas familjeve të tyre.

Vendbanimet e levitëve të tjerë

46 Bijve të tjerë të Kaatit sipas vëllazërive të tyre u dhanë prej fisit të Efraimit e prej fisit të Danit dhe prej gjysmës së fisit të Manaseut për pronë dhjetë qytete.

47 Bijve të Gersonit, sipas vëllazërive të tyre, u qenë dhënë prej fisit të Isaharit, prej fisit të Aserit, prej fisit të Neftaliut dhe prej fisit të Manaseut në Basan: trembëdhjetë qytete.

48 Kurse bijve të Merariut, sipas vëllazërive të tyre u dhanë prej fisit të Rubenit, prej fisit të Gadit e prej fisit të Zabulonit me short dymbëdhjetë qytete.

49 Kështu bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve këto qytete me kullotat e tyre. 50 Prej fisit të bijve të Judës, prej fisit të bijve të Simonit dhe prej fisit të bijve të Beniaminit ua dhanë me short këto qytete të përmendura me emër.

51 Bijve të tjerë të Kaatit u qenë dhënë qytetet në territorin e fisit të Efraimit. 52 U qe dhënë si qytet strehimi: Sikemi me kullotat e tija në malin e Efraimit edhe Gazeri me kullotat e tija, 53 Jekmaami me kullotat, po ashtu edhe Betoroni. 54 Po ashtu edhe Ajaloni me kullotat dhe gjithashtu edhe Getremoni. 55 Kurse prej gjysmës së fisit të Manaseut: Tanaku me kullotat, dhe Jeblaami me kullotat e tija u qenë dhënë vëllazërive të bijve tjerë të Kaatit.

56 Kurse bijve të Gersonit, sipas vëllazërive të tyre, u qe dhënë: prej gjysmës së fisit të Manaseut: Gauloni në Basan me kullotat dhe Astaroti me kullotat. 57 Prej fisit të Isaharit: Cedesi me kullotat, Dabereti me kullotat, 58 Ramoti me kullotat si dhe Anemi me kullotat. 59 Kurse prej fisit të Aserit: Masali me kullotat, po ashtu edhe Abdoni, 60 Hukoku me rrethinën dhe Rohobi me kullotat. 61 Kurse prej fisit të Neftaliut: Cedesi në Galile me kullotat, Hamoni me kullotat dhe Kariathaimi me kullotat.

62 Të tjerëve, bijve të Merariut, u qe dhënë prej fisit të Zabulonit: Remonoja me kullotat, dhe Tabori me kullotat. 63 Përtej Jordanit, përballë Jerihonit, në lindje të Jordanit, u dhanë nga toka e fisit të Rubenit: Bosorit në shkretëtirë, me kullotat, Jasa me kullotat, 64 Kademoti e rrethinat e tija dhe Mefaati me kullotat e tija. 65 Kurse prej fisit të Gadit: Ramoti në Galaad me kullotat, Mahanaimi me kullotat, 66 Heseboni me kullotat dhe Jazeri me kullotat.

1 i Kronikave: 7. Isahari

7

1 Bijtë e Isaharit: Tola, Fuai, Jasubi e Samaroni: katër.

2 Bijtë e Tolës: Oziu, Rafajai, Jerijeli, Jemaji, Jebsemi e Samueli: prijësit e familjeve të Tolës, trima të vlefshëm. Në regjistrimin në kohën e Davidit numri i tyre ishte njëzet e dy mijë e gjashtëqind, sipas breznive të tyre.

3 Bijtë Oziut: Izrahia, prej të cilit lindën: Mikaeli, Obadia, Joeli, Jesia, pesë, të gjithë prijës. 4 Sipas regjistrimit të kryer sipas familjeve, kishin tridhjetë e gjashtë mijë vetë në trupat e tyre të armatosura për luftë, sepse kishin shumë gra e fëmijë. 5 Vëllezërit e tyre ndër të gjitha vëllazëritë e Isaharit numëroheshin burra të fortë për luftë tetëdhjetë e shtatë mijë.

Beniamini

6 Bijtë e Beniaminit: Bela, Bohori e Jadiheli, tre.

7 Bijtë e Belës: Esboni, Oziu, Ozieli, Jerimoti e Uraji, pesë prijës të familjeve dhe trima shumë të fortë për luftë. Ishin të regjistruar njëzet e dy mijë e tridhjetë e katër.

8 Bijtë e Bohorit: Zamira, Joasi, Eliezeri, Elioenaji, Amriu, Jerimoti, Abia, Anatoti dhe Almati: të gjithë bijtë e Bohorit. 9 Në regjistrimin e pjesëtarëve të këtyre prijësve të familjeve ishin: njëzet mijë e dyqind trima të fortë për luftë.

10 Bijtë e Jadihelit: Balani. Bijtë e Balanit: Jehusi, Beniamini, Aodi, Kanana, Zetani, Tarsisi dhe Ahisahari. 11 Të gjithë këta ishin bijtë e Jadihelit, prijës të vëllazërive të veta, shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind burra shumë të fortë për luftë, të gjithë të aftë për të luftuar.

12 Ishin edhe Sufami e Hufami, bijtë e Hirit; Hasimi biri i Aherit.

Neftaliu

13 Bijtë e Neftaliut: Jasieli, Guniu, Jeseri e Selumi. Bij të Bilhës.

Manaseu

14 Biri i Manaseut: Esrieli. Këtë ia lindi konkubina e tij siriane. Kjo i lindi edhe Mahirin, babain e Galaadit. 15 Mahiri mori grua prej Hufamit e Sufamit. E kishte edhe motrën që quhej Maakë. Emri i djalit të dytë ishte Salfaad. Salfaadit i lindën vajza.

16 Gruaja e Mahirit, Maaka, lindi djalë, të cilin e quajti Fares, kurse vëllai i tij quhej Sares ndërsa djemtë e këtij quheshin: Ulam e Recem.

17 Biri i Ulamit: Badani. Këta janë bijtë e Galaadit, të birit të Mahirit, të birit të Manaseut. 18 Motra e tij Amalekteti i lindi Isodin, Abiezerin e Moholën.

19 Kurse bijtë e Semidës ishin: Ahini, Sekemi, Leciu e Aniami.

Efraimi

20 Bijtë e Efraimit: Sutala, Baredi biri i tij, Tahati biri i tij, Elada biri i tij, Tahati biri i tij, 21 biri i këtij Zabadi, biri i këtij Sutala, biri i këtij Ezeri e Eladi. Këta i vranë njerëzit vendas të Getit, sepse patën zbritur për t’ua pushtuar pronat. 22 Këndej edhe babai i tyre Efraimi mbajti zi gjatë për ta ndërsa vëllezërit i vinin për ta ngushëlluar. 23 Efraimi hyri te gruaja e vet e kjo ngjizi dhe e lindi djalin të cilin e quajti Berijë, sepse lindi në mjerimin e familjes së tij.

24 Vajza e tij ishte Sara. Kjo e ndërtoi Betoronin e Poshtëm e të Sipërm dhe Ozensarën. 25 Pastaj djali i tij Rafa e Resefi, dhe Taleu, biri i tij, prej të cilit lindi Taani, 26 të cilit i lindi Laadani. Po edhe djalit të këtij Amiudit i lindi Elisama, 27 prej të cilit lindi Nuni, që e pati djalë Jozuehun.

28 Prona dhe vendbanimet e tyre ishin: Beteli me pjesët përkatëse të tija, në lindje Norani, në anën e perëndimit Gazeri me pjesët përkatëse, po ashtu edhe Sikemi me pjesët përkatëse deri tek Haji me pjesët përkatëse. 29 Ishin edhe prona të bijve të Manaseut: Betsani me pjesët përkatëse, Tanaku me pjesët përkatëse, Magedoja me pjesët përkatëse, Dori me pjesët përkatëse. Në këto vende jetonin bijtë e Jozefit të birit të Izraelit.

Aseri

30 Bijtë e Aserit: Jemna, Jesua, Isuji e Beria dhe motra e tyre Sara.

31 Bijtë e Berisë: Heberi e Melkieli që është baba i Barzaitit.

32 Heberit i lindën: Jeflati, Someri, Hotami dhe Suaja, motra e tyre.

33 Bijtë e Jeflatit: Foseku, Bamaali e Asoti: këta ishin bijtë e Jeflatit.

34 Kurse bijtë e vëllait të tij, Somerit ishin: Roaga, Haba, Arami.

35 Bijtë e Hotamit, të vëllait: Sufa, Jemna, Selesi e Amali.

36 Bijtë e Sufës: Suehi, Harnaferi, Suali, Beriu, Jamra, 37 Bosori, Odi, Sama, Salusa, Jetrani dhe Beera.

38 Bijtë e Jeterit: Jefoneu, Fasfa, e Ara.

39 E bijtë e Olës: Areeu, Hanieli e Resia.

40 Të gjithë këta ishin bijtë e Aserit, prijës të familjeve, burra të zgjedhur e të fortë, krerë mes princërve. Numri i atyre që ishin të shkruar në ushtri për të luftuar ishte njëzet e gjashtë mijë vetë.

1 i Kronikave: 8. Pasardhësit e Beniaminit

8

1 Beniamini e lindi, të parëlindurin Baleun, Asbelin të dytin, Aharën të tretin, 2 Nohanë të katërtin, Rafën të pestin.

3 Bijtë e Baleut ishin: Adari, Gera, baba i Aodit, 4 poashtu edhe Abisuehi, Naamani, Ahoehi, 5 edhe Gera e Sefufani dhe Hurami.

Në Gabaa

6 Këta janë bijtë e Aodit, prijësit e familjeve që banonin në Gabaan, që qenë shpërngulur me dhunë në Manahat; 7 Naamani, Ahia e Gera: ky i shpërnguli dhe gjinikoi Ozën e Ahiudin.

Në Moab

8 Saharaimi, pasi i lëshoi gratë e veta Husimën e Barën, në tokën e Moabit i lindën: 9 prej gruas së tij Hodesës, Jobabi, Sebia, Mesa, Melkami, 10 Jehusi, Sekia, Marma. Këta janë bijtë e tij, prijës në familjet e tyre.

Në Ono e në Lod

11 Kurse prej Husimës i lindën: Abitobi e Elfaali. 12 Kurse bijtë e Elfaalit ishin: Heberi, Misaami e Samadi. Ky e ndërtoi Onon dhe Lodin me fshatrat e tija.

Në Ajalon

13 Beria e Sama ishin prijësit e familjeve të atyre që banonin në Ajalon. Këta i dëbuan banorët e Getit.

Në Jerusalem

14 Ahiu, Sesaku, Jerimoti, 15 Zabadia, Arodi, Ederi, 16 Mikaeli, Jesfa, e Joha, bijtë e Berisë.

17 Zabadia, Mosolami, Hezeci, Heberi, 18 Jesamariu, Jezlia e Jobabi, bijtë e Elfaalit.

19 Jacimi, Zehriu, Zabdiu, 20 Elioenaji e Seletaji, Elieli, 21 Adaja, Baraja e Samarati, bijtë e Semejit.

22 Jesfami, Heberi, Elieli, 23 Abdoni, Zekriu, Hanani, 24 Hanania, Elami, Anatotia, 25 Jefdaja e Fanueli, bijtë e Sesakut.

26 Samsariu, Sohoria, Otolia, 27 Jersia, Elia dhe Zekriu, bijtë e Jerohamit.

28 Këta ishin krerët e familjeve sipas breznive të tyre.

Banonin në Jerusalem.

Në Gabaon

29 Në Gabaon banuan Jehieli, babai i Gabaonajve. Gruaja e tij e kishte emrin Maakë. 30 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj Suri, Cisi, Baali, Neri, Nadabi, 31 Gedori, Ahio, Zaheri, Maceloti. 32 Macelotit i lindi Samaja. Edhe këta, përballë vëllezërve të vet, jetuan bashkë me ta në Jerusalem.

Sauli dhe familja e tij

33 Nerit i lindi Cisi, kurse Cisit i lindi Sauli. Pastaj Saulit i lindi Jonatani, Melkisuai, Abinadabi dhe Isbaali. 34 Biri i Jonatanit: Meribaali. Meribaalit i lindi Mika. 35 Bijtë e Mikës: Fitoni, Meleku, Taraja e Ahazi. 36 Ahazit i lindi Joada. Joadës i lindi Alamati, Azmoti e Zamriu. Kurse Zamriut i lindi Mosai. 37 Mosait i lindi Banaja. Djali i këtij qe Rafaja, prej të cilit lindi Elasa, të cilit i lindi Aseli. 38 Aseli pati gjashtë djem me këta emra: të parëlindurin e tij, Ezrikën, Ismahelin, Sarinë, Azarinë, Obdinë dhe Hananin. Të gjithë këta janë bijtë e Aselit.

39 Bijtë e Esekut, vëllait të tij: Ulami, i parëlinduri, Jehusi, i dyti, dhe Elifaleti, i treti. 40 Ulami pati djem shumë trima të fortë për luftë dhe qitës të zotë për hark e edhe këta patën shumë fëmijë e nipa: njëqind e pesëdhjetë.

Të gjithë këta ishin pasardhës të Beniaminit.

1 i Kronikave: 9. Jerusalemi qytet Izraelit dhe qytet i shenjtë

9

1 Të gjithë izraelitët qenë numëruar dhe shkruar shuma e tyre në Librin e Mbretërve të Izraelit e të Judës. Qenë humbur në Babilon për shkak të fajit të tyre. 2 Të parët banorë që u rikthyen në pronat e në qytetet e veta ishin izraelitët: priftërinj, levitë e natinenj.

3 Në Jerusalem banuan ca prej bijve të Judës, prej bijve të Beniaminit, prej bijve të Efraimit dhe të Manaseut.

4 Oteji, biri i Amiudit, biri i Amriut, biri i Omrait, biri i Baniut: bijtë e Judës prej bijve të Faresit. 5 Prej Selanitëve: Asaja, i parëlinduri dhe bijtë e tij. 6 Kurse prej bijve të Zarës: Jehueli dhe vëllezërit e tij: gjashtëqind e nëntëdhjetë vetë.

7 Kurse prej bijve të Beniaminit: Saloja, biri i Mosolamit, të birit të Odujës, të birit të Asanës; 8 Joabnia, biri i Jerohamit dhe Ela, biri i Oziut, të birit të Mohorit dhe Mosolami, biri i Safatisë, të birit të Rahuelit, të birit të Jebanisë 9 dhe vëllezërit e tyre sipas barqeve nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë. Të gjithë këta ishin të parë, secili për barkun e vet.

10 Kurse prej priftërinjve: Jedaja, Jojaribi, Jakini, 11 dhe Azaria, biri i Helcisë, biri i Mosolamit, biri i Sadokut, biri i Marajotit, dhe biri i Akitobit, mbikëqyrës i Shtëpisë së Hyjit. 12 Adaja, biri i Jerohamit, biri i Fasurit, biri i Melkisë dhe Masaji, biri i Adielit, biri i Jezrës, biri i Mosolamit, biri i Mosolamotit, biri i Emerit. 13 Vëllezërit e tyre, krerë të familjeve të tyre, ishin një mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë, njerëz të aftë në çdo punë për shërbesën e Shtëpisë së Hyjit.

14 Kurse prej levitëve: Semeja, biri i Hasubit, të birit të Ezrikamit, të birit të Hasabisë, prej bijve të Merariut; 15 Bakbakari, Haresi, Galali e Matania, bir i Mikës, të birit të Zekriut, të birit të Asafit 16 dhe Obdia, biri i Semejës, të birit të Galalit, të birit të Iditunit dhe Barakia, biri i Asës, të birit të Elkanës, që jetonte në fshatrat e Netofatit.

17 Derëtarët: Selumi, Akubi, Telmoni dhe Ahimani: vëllai i tyre Selumi prijës, 18 dhe deri në kohën e tanishme është në Derën Mbretërore, në lindje të qytetit. Këta ishin derëtarët e fushimeve të bijve të Levit. 19 Selumi, biri i Koreut, të birit të Abiasafit, të birit të Koreut me vëllezërit e vet, nga familja e tyre, këta kujdeseshin për shërbesën liturgjike dhe e ruanin pragun e Tendës. Ndërsa etërit e tyre e ruanin hyrjen në fushimin e Zotit, 20 dhe, Fineesi biri i Eleazarit, dikur ishte kryetari i tyre ‑ Zoti qoftë me të! ‑ 21 Zakaria biri i Mosolamisë, ishte derëtari i Tendës së Takimit. 22 Gjithsej derëtarë të zgjedhur të prgjeve ishin dyqind e dymbëdhjetë. Ishin të shkruar në listat e breznive sipas fshatrave të tyre. I kishte themeluar Davidi dhe vëguesi Samuel me detyrë të përhershme 23 si ata ashtu edhe bijtë e tyre për kujdestarë të dyerve të Shtëpisë së Zotit, d. t. th. të Shtëpisë së Tendës. 24 Derëtarët qëndronin në katër anët: në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug. 25 Vëllezërit e tyre që jetonin në fshatrat e tyre, vinin kohë pas kohe dhe qëndronin me ta nga shtatë ditë. 26 Vetëm katër prijësit e derëtarëve ishin vazhdimisht në shërbim. Ishin levitë dhe përgjegjës për dhomat dhe thesaret e Shtëpisë së Zotit. 27 E kalonin natën rreth Tempullit të Zotit sepse e kishin për detyrë ta ruanin dhe në mëngjes t’i hapnin dyert.

28 Disa prej tyre ishin përgjegjës për enët e shërbesës. Ata i numëronin kur nxirreshin dhe kur ktheheshin enët. 29 Disa prej tyre ishin përgjegjës për orenditë, për të gjitha gjërat e shenjta, për miellin e mirë, për verën, vajin, kemin dhe erërat e mira, 30 kurse ata që i përgatitnin erërat e mira ishin priftërinj.

31 Njëri prej levitëve ‑ Matatia, biri i parëlindur i Selumit Koreaj, ishte përgjegjës i përhershëm mbi ato që fërgoheshin në tava. 32 Kurse prej vëllezërve të tyre, disa Kaataj ishin përgjegjës për bukët e kushtimit, që të bëheshin gjithmonë gati bukë të freskëta për çdo të shtunë.

33 Këta ishin këngëtarët, kryetarët e familjeve të levitëve. Kur ishin të lirë, banonin në dhomat e tempullit, sepse ishin ditë e natë në shërbesë.

34 Këta ishin krerët e familjeve të levitëve sipas barqeve të tyre, prijës sipas breznive të tyre. Këta banonin në Jerusalem.

9. SAULI, PARAARDHËSI I DAVIDIT

Breznitë e Saulit

35 Në Gabaon jetonte babai i Gabaonit Jehieli. Gruaja e tij e kishte emrin Maakë. 36 I parëlinduri i tij ishte Abdoni, pastaj Suri, Cisi, Baali, Neri, Nadabi, 37 Gedori, Ahioja, Zakaria e Maceloti. 38 Macelotit i lindi Samaami. Edhe këta, banuan bashkë me vëllezërit e vet, në Jerusalem.

39 Nerit i lindi Cisi, kurse Cisit i lindi Sauli. Saulit i lindi Jonatani. Melkisuai, Abinadabi dhe Isbaali. 40 Biri i Jonatanit: Meribaali. Meribaalit i lindi Mika. 41 Bijtë e Mikës: Fitoni, Meleku, Taraja dhe Ahazi. 42 Ahazit pastaj i lindi Jarai. Jarait i lindi Alamati, Azmoti e Zamriu. Zamriut i lindi Mosai. 43 Mosait i lindi Banaja. Djali i këtij ishte Rafaja i cili e lindi Elasën, prej të cilit lindi Aseli. 44 Kurse Aseli pati gjashtë djem. Ja emrat e tyre: Ezrikami, i parëlinduri i tij, Ismaheli, Saria, Azaria, Obdia, Hanani. Këta janë bijtë e Aselit.

1 i Kronikave: 10. Vdekja e Saulit

10

1 Filistenjtë e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën para filistenjve dhe ranë të plagosur për vdekje në malin Gjelboé. 2 Filistenjtë iu afruan Saulit e bijve të tij duke i ndjekur. E goditën Jonatanin, Abinadabin dhe Melkisuanë, bijtë e Saulit. 3 Luftimi më i tmerrshëm u bë kundër Saulit. E gjetën shigjetarët dhe e plagosën me shigjeta. 4 Sauli i tha armëmbartësit të vet: “Nxirre shpatën tënde dhe më vra që të mos vijnë këta të parrethprerët e të luajnë me mua”. Por armëmbartësi i tij i tmerruar prej frikës nuk deshi ta bënte këtë. Atëherë Sauli e kapi shpatën e vet dhe u hodh në të. 5 Kur e pa këtë armëmbartësi i tij, se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai në shpatën e vet e vdiq. 6 Pra, u vra Sauli dhe tre djemtë e tij; mbarë shtëpia e tij u shua përnjëherësh.

7 Kur të gjithë burrat e Izraelit që jetonin në luginë, panë se ikën izraelitët dhe se u vranë Sauli me bijtë e tij, i lëshuan qytetet e veta dhe ikën kush andej e kush këndej. Atëherë erdhën filistenjtë dhe banuan në to.

8 Të nesërmen erdhën filistenjtë për t’i plaçkitur të vrarët, e gjetën Saulin dhe bijtë e tij të vrarë në malin Gjelboé. 9 Pasi e zhveshën e ia prenë kokën, ia zhgjeshën edhe armët, të cilat i shëtitën në tokën e tyre për të dhënë sihariq ndër tempujt e idhujve dhe në popullin e tyre. 10 Armët e tija i kushtuan në shenjtëroren e Astaretit, kurse kokën e varën në tempullin e Dragoit.

11 Kur dëgjuan burrat e Jabesit të Galaadit për këtë, të gjitha çfarë bënë filistenjtë mbi Saulin, 12 u çuan të gjithë burrat e fortë, shkuan dhe e morën kufomën e Saulit dhe të bijve të tij, i sollën në Jabes dhe i varrosën eshtrat e tyre nën qarr që ishte në Jabes dhe agjëruan shtatë ditë.

13 Vdiq, pra, Sauli për shkak të pabesnikërisë së vet ndaj Zotit, sepse shkeli urdhrin e Zotit që ia kishte urdhëruar dhe nuk e zbatoi. Për më tepër e pyeti edhe shpirtrapyetësen 14 e nuk u këshillua me Zotin. Prandaj edhe e vrau dhe mbretërinë e tij e kaloi mbi Davidin, birin e Isait.

1 i Kronikave: 11. Davidi shugurohet mbret i Izraelit

11

1 Mbarë Izraeli u mblodh te Davidi në Hebron. I thanë: “Jemi ashti dhe mishi yt! 2 Edhe më parë, kur ende mbretëronte Sauli, ishe ti ai që i drejtonte të gjitha lëvizjet e Izraelit. Sepse ty të tha Zoti, Hyji yt: ‘Ti do ta kullotësh Izraelin, popullin tim, dhe ti do të sundosh mbi ta’”.

3 Erdhën, pra, të gjithë të parët e Izraelit te mbreti në Hebron, dhe aty Davidi bëri besëlidhje me ta në praninë e Zotit. E shuguruan Davidin mbret mbi Izraelin sipas fjalës së Zotit që e kishte folur me gojën e Samuelit.

Pushtimi i Jerusalemit

4 Davidi atëherë u nis bashkë me mbarë Izraelin drejt Jerusalemit, që është Jebusi, në të cilin atëherë banonin jebusenjtë. 5 Banuesit e Jebusit i çuan fjalë Davidit: “Ti s’do të hysh këtu”. Por Davidi e pushtoi qytezën Sion, d. t. th. qytetin e Davidit.

6 Davidi tha: “I pari që ta vrasë një jebusé do të bëhet prijës e kapiten”. I pari u ngjit Joabi, biri i Sarvisë, dhe u bë prijës. 7 Atëherë Davidi nguli banesën në qytezë dhe për këtë arsye e quajti Qytet i Davidit. 8 E forcoi qytetin gjithkund përreth prej Melos gjithreth e rreth, kurse Joabi i përmirësoi pjesët e tjera të qytetit. 9 Davidi sa vinte e po rritej dhe Zoti i Ushtrive ishte me të.

Trimat e Davidit

10 Këta janë trimat e trimave të Davidit të cilët, i ndihmuan atij që të bëhej mbret mbi mbarë Izraelin sipas fjalës së Zotit që ia kishte thënë Izraelit. 11 Ja, lista e trimave të Davidit:

Jesbaami, biri i Hakamonit, djalë i Hakamonajve, prijës ndër të Tridhjetët: ky e lartësoi heshtën e vet mbi treqind vetë dhe i vrau njëherësh.

12 Pas tij Eleazari, biri i Dodos, Ahohitaj, që ishte njëri ndër Tre trimat. 13 Ky qe me Davidin në Afesdomim, kur filistenjtë u bashkuan për luftë në atë vend. Aty ishte një fushë plot me elb. Ushtria iku para filistenjve. 14 Ky qëndroi mes fushës dhe e mbrojti atë. I vrau filistenjtë dhe Zoti shënoi aty një fitore të madhërishme.

15 Tre prej të Tridhjetë prijësve zbritën një herë në çetën ku ishte Davidi, në shpellën Odolam, atëherë kur filistenjtë ishin fushuar në Rafaim. 16 Në atë kohë Davidi ndodhej në fortesë, kurse posta e filistenjve ishte në Betlehem. 17 Atëherë Davidi psherëtiu dhe tha: “Oh, sikur të më jepte kush ujë prej ublës së Betlehemit, që është te dera e qytetit”. 18 Prandaj këta të tre, kaluan përmes fushimeve të filistenjve dhe nxorën ujë prej ublës së Betlehemit, prej asaj që është te dera, dhe ia sollën Davidit të pijë. Por Davidi nuk deshi ta pijë; por e derdhi fli njomjeje për nder të Zotit 19 dhe tha: “Mos e thëntë Hyji im ta bëj këtë! Ta pi gjakun e këtyre trimave, që me kokë në gërshërë për jetën e tyre ma sollën ujin”! Për këtë arsye s’deshi ta pijë. Këtë trimëri e bënë këta tre trima të mëdhenj.

20 Po edhe Abisaji, vëllai i Joabit. Ishte kryetar i të tridhjetëve edhe ai e lartësoi heshtën e vet kundër treqind vetëve, dhe i vrau. Emërohej ndër Tre 21 dhe ngallinte ndër të tridhjetët me nder të dyfishtë dhe ishte i pari i tyre. Porse, prapëseprapë nuk arriti te të Tretë.

22 Banaja, biri i Jojadit, trim mbi trima, që bëri shumë vepra trimërie. Ishte prej Kabseelit. Ky i vrau dy trimat e Moabit dhe ky qe ai që zbriti dhe e vrau luanin në mes të shpellës në kohën e borës. 23 Po ky e vrau edhe atë egjiptianin, trupi i të cilit ishte pesë kute i lartë dhe e kishte shkopin e heshtës porsi shul tezgjahu. Ky iu afrua me thupër, ia mori prej dorës heshtën dhe e vrau me heshtën e tij. 24 Këto i bëri Banaja, biri i Jojadës dhe numërohej ndër Tre trimat e fortë, 25 i pari ndër të tridhjetët. Porse, prapëseprapë nuk arriti ndër të Tretët. Davidi e emëroi atë për kryetar të rojës së vet trupore.

26 Dhe ja trimat në ushtri:

Asaeli, vëllai i Joabit,

Elkanani, biri i Dodos, nga Betlehemi,

27 Samot Haroditi,

Elika Haroditi

Heles Faloniti,

28 Ira, biri i Akcesit Tekui,

Abiezeri Anatoti,

29 Sobokaji Husati,

Ilaji Ahohi,

30 Maharaji Netofatit,

Heledi, biri i Baanës Netofatit,

31 Itaji, biri i Ribajit, nga Gabaa e bijve të Beniaminit,

Banaja Faratonit,

32 Huraji nga përrenjtë e Gaasit,

Abieli Arbataj,

33 Azmoti Bahurimaj,

Eliaba Saalbonaj,

34 Azemi Gezonaj,

Joatani, biri i Sageut Araraj,

35 Abiami, biri i Saharit Araraj,

Elifali, biri i Urit,

36 Heferi Mekerataj,

Ahia Felonaj,

37 Hesroja Karmelaj,

Naaraji, biri i Azbajit,

38 Joeli, vëllai i Natanit,

Mibahari, biri i Agarajit,

39 Seleku Amonaj,

Naaraji Berotaj, armëmbartësi i Joabit, birit të Sarvisë,

40 Ira Jetreaj,

Garebi Jetreaj,

41 Uria Heteaj,

Zabadi, biri i Oholiut,

42 Adina, biri i Sizës Rubenaj, prijës i

Rubenajve dhe me të, tridhjetë vetë tjerë,

43 Hanani, biri i Maakës,

Jozafati Matanaj,

44 Ozia Astarotaj,

Sama e Jahieli, bijtë e Hotamit Aroeraj,

45 Jediheli, biri i Samriut

dhe Joha, vëllai i tij, Tosataj,

46 Elieli Mahumaj

e Jeribaji dhe Josaja, bijtë e Elnaemit,

e Jetma Moabaj,

47 Elieli, Obedi dhe Jasieli nga Soba.

1 i Kronikave: 12. Aleatët e parë të Davidit

12

1 Edhe këta erdhën te Davidi në Siceleg kur ende ikte prej Saulit, birit të Cisit. Ishin trima të fortë dhe luftëtarë të zgjedhur, 2 mjeshtra të harkut dhe me të dy duart mund të qitnin gurë dhe të drejtonin shigjeta.

Prej vëllezërve të Saulit, prej Benjaminajve:

3 Prijësi Ahiezeri dhe Joasi, bijtë e Samasë Gabaanaj, Jazieli e Faleti, bijtë e Azmotit, Baraha e Jehui Anatotaj, 4 Samajasi Gabaonaj, trim i fortë ndër të Tridhjetët dhe në krye të të Tridhjetëve. 5 Jeremia, Jehezieli, Johanani dhe Jozabadi Gaderonaj, 6 Eluzaji, Jerimuthi, Baalia, Samaria e Safatia Harufaj, 7 Elkana, Jesia, Azareeli, Joezeri, Jesbaami nga Karehimi, 8 Joela dhe Zabadia, bijtë e Jerohamit nga Gedori.

9 Po ashtu edhe prej Gadit kaluan në anë të Davidit, kur po fshihej në shkretëtirë, disa burra të fortë dhe luftëtarë të përmendur që mbanin shqyt e heshtë. Për kah duka ishin si luan e për kah shpejtësia si dhitë e egra të bjeshkëve.

10 Ezeri, prijës, Obdia, i dyti, Eliabi, i treti, 11 Masmana i katërti, Jeremia, i pesti, 12 Etthiu, i gjashti, Elieli, i shtati, 13 Johanani, i teti, Elzebadi, i nënti, 14 Jeremia, i dhjeti, Makbanaji, i njëmbëdhjeti. 15 Këta ishin prej bijve të Gadit, prijës ushtarakë: më i vogli ngadhënjente mbi njëqind e më i madhi mbi një mijë. 16 Këta janë ata që e kaluan Jordanin në muajin e parë, kur e kishte zakon të vërshonte mbi brigjet e veta, dhe i dëbuan të gjithë banuesit e luginave në lindje e në perëndim.

17 Erdhën edhe prej djemve të Beniaminit e të Judës në qytezën ku qëndronte Davidi. 18 Davidi u doli përpara dhe u tha: “Nëse vini tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me ju; por, nëse vini për të më tradhtuar e për të më vënë pritë në vend të kundërshtarëve të mi, pasi unë jam i pafajshëm, paftë Hyji i etërve tanë e gjykoftë”! 19 Atëherë Shpirti i frymëzoi Amasajin prijësin ndër të Tridhjetëve, e tha:

“Të tutë jemi, o David,

e me ty, o biri i Isait!

Paqja, paqja me ty

e paqja me ndihmësit e tu:

sepse ty të ndihmon Hyji yt”!

Davidi i pranoi dhe i bëri krerë togash.

20 Në anën e Davidit kaluan edhe disa prej fisit të Manaseut, kur Davidi po shkonte në luftë kundër Saulit me filistenj, por nuk luftoi bashkë me ta, sepse e kthyen prijësit e filistenjve pasi u këshilluan, me këto fjalë: “Në dëm të kokës sonë ky do të kthehet te zotëria i tij Sauli”. 21 Kështu, kur u kthye në Siceleg, prej Manaseut tek ai kaluan: Ednasi, Jozabadi, Jediheli, Mikaeli, Jozabadi, Eliu e Salatiu që ishin prijës të mijërave të Manaseut. 22 Këta iu bënë ndihmë Davidit kundër cubave. Njëmend të gjithë ishin burra të fortë dhe u bënë prijës në ushtri. 23 Por edhe dita‑ditës vinin tek Davidi për t’i ndihmuar derisa u bë në numër aq i madh gadi si ushtria e Hyjit.

Luftëtarët që e bënë mbret

24 Ky është numri i prijësve të ushtrisë që erdhën te Davidi kur ishte në Hebron për t’ia kaluar atij mbretërinë e Saulit sipas urdhrit të Zotit:

25 Prej bijve të Judës që mbanin shqyt e heshtë: gjashtë mijë e tetëqind të armatosur për luftë.

26 Prej bijve të Simonit, shtatë mijë e njëqind burra të fortë për luftë.

27 Prej bijve të Levit katër mijë e gjashtëqind; 28 po kështu edhe prijësi Jojada, prej barkut të Aronit, e bashkë me të tri mijë e shtatëqind vetë. 29 Gjithashtu edhe prijësi i ri Sadoku trim i trimave dhe familja e tij, njëzet e dy prijës.

30 Prej fisit të Beniaminit, vëllezërve të Saulit, tri mijë; shumica e të cilëve deri atëherë kishte qenë në shërbim të shtëpisë së Saulit.

31 Kurse prej bijve të Efraimit njëzet mijë e tetëqind, trima të fortë, njerëz të zgjedhur të familjes së tyre.

32 Prej gjysmës së fisit të Manaseut, tetëmbëdhjetë mijë, të caktuar me emër, për ta shpallur mbret Davidin.

33 Po ashtu edhe prej bijve të Isaharit, njerëz të ditur, që ishin të aftë për ta njohur kohën e për të mësuar se çfarë duhej të bënte Izraeli; dyqind prijës dhe të gjithë vëllezërit e tyre nën urdhrat e atyre.

34 Kurse prej Zabulonit, të aftë për luftë dhe të armatosur me të gjitha armët luftarake, erdhën pesëdhjetë mijë, për t’u bashkuar në ndihmë jo me zemër me zhibla.

35 Prej Neftaliut një mijë prijës dhe bashkë me ta të armatosur me shqyta e me heshta tridhjetë e shtatë mijë luftëtarë.

36 Prej Danit, të gatshëm për luftë, njëzet e tetë mijë e gjashtëqind.

37 Kurse prej Aserit dyzet mijë të aftë për luftë e të gatshëm për luftim.

38 Prej Transjordanit njëqind e njëzet mijë vetë, prej Rubenit, prej Gadit e prej gjysmës së fisit të Manaseut, burra të armatosur me çdo lloj armësh lufte.

39 Të gjithë këta burra luftëtarë të aftë për të luftuar, me zemër të çiltër erdhën në Hebron për ta bërë Davidin mbret mbi mbarë Izraelin; por edhe të gjithë izraelitët e tjerë ishin të mendimit që Davidi të bëhej mbret. 40 Qëndruan te Davidi tri ditë. Hëngrën e pinë sepse vëllezërit u kishin përgatitur gjithçka. 41 Por edhe ata, fqinjët e tyre më të afërt, që ishin përreth, prej Isaharit, Zabulonit e Neftaliut, kishin sjellë ushqime në gomarë, deve, mushka dhe qe: miell, bukëfike, rrush të thatë, verë, vaj, bagëti të trasha e të imëta me shumicë, sepse ishte gëzim në Izrael.

1 i Kronikave: 13. Arka e Besëlidhjes bartet prej Kariatiarimit

13

1 Davidi e mbajti një këshillim me mijëtarët, me urdhraqindës dhe me tërë parinë. 2 Dhe i tha mbarë bashkësisë së Izraelit: “Nëse ju duket edhe juve dhe nëse Zoti, Hyji ynë e vendos ashtu siç po them unë, po u çojmë fjalë vëllezërve tanë të tjerë në mbarë krahinat e Izraelit si dhe priftërinjve dhe levitëve që banojnë në qytete e kullota të tyre, të bashkohen me ne, 3 që ta sjellim Arkën e Hyjit tonë te ne: sepse nuk e kërkuam në kohën e Saulit”.

4 Mbarë populli u përgjigj që të bëhej ashtu: e njëmend mbarë popullit i pëlqeu parashtrimi.

5 Kështu, pra, Davidi e bashkoi mbarë Izraelin prej Sihorit të Egjiptit deri në hyrje të Ematit për ta sjellë Arkën e Hyjit nga Kariatiarimi. 6 Davidi shkoi me mbarë Izraelin në Baalë, në Kariatiarim, që është në Judë për ta marrë prej andej Arkën e Hyjit, të Zotit që rri mbi kerubinë, ku u thirr emri i tij. 7 E ngarkuan Arkën e Hyjit mbi një qerre të re prej shtëpisë së Abinadabit. Oza e Ahioja e drejtonin qerren. 8 Ndërsa Davidi dhe mbarë Izraeli vallëzonin sa mundnin para Hyjit me këngë, me citara, me cetra, me tupana, me cimbale dhe bori.

9 Kur arritën te lëma e Kidonit, Oza e shtriu dorën e vet për ta mbajtur Arkën, sepse qetë përpak që nuk e kapërdinë. 10 Atëherë Zoti u hidhërua kundër Ozës dhe e goditi pse e preku Arkën dhe vdiq po aty në praninë e Hyjit. 11 Davidit i erdhi keq që Zoti e goditi ashtu Ozën dhe ai vend u quajt Faresoza /d. m. th. Plasja e Ozës/ deri në ditën e sotme.

12 Davidin atëherë e kapi frika e Hyjit dhe tha: “Si do të mundem ta shtie Arkën e Hyjit tek unë”? 13 Dhe për këtë arsye nuk e çoi te vetja, d. m. th. në Qytetin e Davidit, por e ktheu në shtëpinë e Obededomit Geteaj. 14 Kështu, pra, Arka e Hyjit qëndroi në shtëpinë e Obededomit për tre muaj.

Zoti e bekoi shtëpinë e tij dhe gjithçka kishte.

1 i Kronikave: 14. Davidi në Jerusalem. Pallati i tij dhe fëmijët e tij

14

1 Hirami, mbreti i Tirit, dërgoi te Davidi lajmëtarë, lëndë cedri, muratorë e marangozë për t’ia ndërtuar shtëpinë. 2 Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte përforcuar si mbret mbi Izraelin dhe se e kishte lartësuar mbretërinë e tij prej dashurisë ndaj popullit të vet, Izraelit.

3 Davidi në Jerusalem mori edhe gra të tjera dhe i lindën edhe të tjerë bij e bija.

4 Ja emrat e atyre që lindën në Jerusalem:

Samuai, Sobabi, Natani, Salomoni, 5 Jebahari, Elisuai, Elifaleti, 6 Noga, Nafegu, Jafiai, 7 Elisama, Baaliada dhe Elifaleti.

Fitorja mbi filistenj

8 Kur filistenjtë e morën vesh se Davidi kishte qenë shuguruar mbret mbi mbarë Izraelin, u çuan të gjithë kundër tij për ta zënë. Po edhe Davidi, kur e mori vesh, u doli përpara. 9 Filistenjtë kur erdhën u shpërndanë në luginën Rafaim. 10 Atëherë Davidi kërkoi këshillë prej Hyjit. Pyeti: “A të dal në luftë kundër filistenjve dhe a do të m’i lëshosh në dorë”? Zoti iu përgjigj: “Bjeru e unë do t’i lëshoj në dorë”. 11 Ata dolën në Baalfarasim. Aty Davidi i mundi dhe tha:”Hyji i përshkoi me dorën time armiqtë e mi siç përshkohen ujërat”. Prandaj ai vend u quajt Baalfarasim /d. m. th. Zoti i përshkimeve/. 12 Filistenjtë i lanë aty zotat e tyre, të cilët Davidi dha urdhër të digjen.

13 Edhe një herë tjetër filistenjtë u sulën dhe u shpërndanë në luginë. 14 Davidi përsëri e pyeti për këshillë Hyjin dhe Hyji i tha: “Mos i ndiq pas. Rrethoji e sulu kundër tyre ballë për ballë prej pas vidhave. 15 Kur të dëgjosh shushuritjen e atij që ecën majave të lëndëve të vidhave, atëherë sulu në luftë: sepse Hyji ka dalë para teje, që t’i shpartallosh taborret e filistenjve”. 16 Davidi bëri si i kishte urdhëruar Hyji dhe i shpartalloi taborret e filistenjve prej Gabaonit deri në Gazer. 17 Dhe u përhap emri i Davidit në të gjitha krahinat e Zoti ua futi frikën e tij mbarë popujve.

1 i Kronikave: 15. Përgatitjet për bartjen

15

1 Atëherë Davidi ndërtoi për vete shtëpi në Qytetin e Davidit, e bëri gati vendin e Arkës së Hyjit dhe e ngrehi për të tendën. 2 Atëherë Davidi tha: “S’është e lejueshme për askënd që ta mbartin Arkën e Hyjit, përveç se për levitët, që i zgjodhi Zoti për ta bartur dhe për t’ia kryer atij shërbesën përgjithmonë”.

3 Atëherë Davidi e bashkoi në Jerusalem mbarë Izraelin për ta sjellë Arkën e Hyjit në vendin e saj që ia kishte bërë gati. 4 Ai i bashkoi gjithashtu bijtë e Aronit dhe levitët. 5 Prej bijve të Kaatit: ishte Urieli prijës dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij. 6 Prej bijve të Merariut: Asaja prijës dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij. 7 Prej bijve të Gersonit: Joeli prijës dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij. 8 Prej bijve të Elisafanit: Semeja prijës dhe dyqind vëllezërit e tij. 9 Prej bijve të Hebronit: Elieli prijës dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij. 10 Prej bijve të Ozielit: Aminadabi prijës dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.

11 Davidi i thirri edhe priftërinjtë Sadokun dhe Abiatarin dhe levitët Urielin, Asajamin, Joelin, Semejën, Elielin e Aminadabin 12 dhe u tha: “Ju që jeni prijësit e familjeve të levitëve shenjtërohuni me vëllezërit tuaj dhe silleni Arkën e Zotit, Hyjit të Izraelit në vendin që e kam bërë gati. 13 Për shkak se ju nuk qetë pranë herën tjetër, Zoti, Hyji ynë, na shitoi; nuk i ishim drejtuar Atij ashtu siç e kërkojnë rregullat”.

14 Priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për ta mbartur Arkën e Zotit, Hyjit të Izraelit. 15 Bijtë e Levit e morën Arkën e Hyjit, me shtatka në krah sipas urdhrit të Moisiut që e kishte marrë prej Zotit.

16 Atëherë Davidi u tha prijësve të levitëve të caktojnë prej vëllezërve të vet këngëtarë me vegla muzikore përcjellëse, d. m. th. me harpa, me cetra dhe me cimbale që të jehojë thekshëm zëri i gëzimit. 17 Atëherë levitët e caktuan Hemanin, birin e Joelit dhe, prej vëllezërve të tij, Asafin, birin e Barakisë. Prej bijve të Merariut, vëllait të tyre, Etanin, birin e Kasajës, 18 dhe me ta vëllezërit e tyre të rendit të dytë, Zakarinë, Baniun, Jazielin, Semiramotin, Jahielin, Aniun, Eliabin, Banajën, Maasinë, Matatinë, Elifaluen, Maceninë, Obededomin e Jehielin dertarë. 19 Kurse këngëtarët Hemanin, Asafin e Etanin i caktuan t’u bien tingëllueshëm cimbalëve të bronztë, 20 ndërsa Zakaria, Ozieli, Semiramoti, Jahieli, Aniu, Eliabi, Maasaja e Banaja u binin harpave sipas “Virgjërave”. 21 Kurse Matatia, Elifaliu, Macenia, Obededomi, Jehieli e Ozaziuji u binin cetrave në oktavë. 22 Kurse Konenia, prijësi i levitëve që bartnin Arkën, drejtonte bartjen, sepse ishte shumë i dijshëm. 23 Barakia dhe Elkana ishin dertarë tek Arka. 24 Ndërsa Sebania, Jozafati, Natanaeli, Amasaji, Zakaria, Banaja dhe Eliezeri, priftërinj, u binin borive para Arkës së Hyjit; kurse dertarë para Arkës ishin Obededomi dhe Jehiai.

Sjellja e bartjes

25 Kështu Davidi, paria e Izraelit dhe mijëtarët shkuan me hare për ta bartur Arkën e Besëlidhjes së Hyjit prej shtëpisë së Obededomit. 26 Kur Hyji u ndihmoi levitëve që po e mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit, qenë flijuar shtatë mëzetër e shtatë desh. 27 Davidi ishte mbështjellë me mantel prej pëlhure të hollë, po kështu edhe levitët që e mbartnin Arkën, këngëtarët dhe Konenia që e drejtonte bartjen e Arkës ‑ kurse Davidi ishte i veshur edhe me shpinorin e lintë ‑ 28 mbarë Izraeli e shpiente Arkën e Besëlidhjes së Zotit duke brohoritur plot gëzim me zëra brirësh, me bori, me cimbale ëmbëltingëlluese, me harpa e me cetra. 29 Kur Arka e Besëlidhjes së Zotit arriti në Qytetin e Davidit, Mikola, bija e Saulit, duke vërejtur prej dritares, e pa mbretin Davidin duke kërcyer e duke vallëzuar dhe e përbuzi në zemrën e vet.

1 i Kronikave: 16. Shërbesa e levitëve para Arkës

16

1 Kështu e futën Arkën e Hyjit dhe e vendosën në mes të tendës që e kishte ngrehur e bërë gati Davidi për të. Pastaj kushtuan fli shkrumbimi dhe pajtimi para Hyjit. 2 Kur Davidi i dha fund kushtimit të flive të shkrumbimit dhe të pajtimit, e bekoi popullin në emër të Zotit. 3 Pastaj u ndau secilit prej izraelitëve ‑ trim e grua ‑ nga një bukë rrumbullake, një copë mish e nga një ëmbëlsirë rrushi të thatë.

Shërbesa e levitëve para Arkës

4 Davidi i caktoi disa levitë në shërbesë para Arkës së Zotit që t’i përkujtojnë veprat e Zotit dhe ta lavdërojnë e ta madhërojnë Zotin, Hyjin e Izraelit: 5 Asafin për prijës, Zakarinë, i dyti i tij, pastaj Jahielin, Semiramotin, Jehielin, Matatinë, Eliabin, Banajën, Obededomin e Jehielin me harpa e me cetra. Asafi u binte cimbaleve, 6 kurse priftërinjtë Banaja dhe Jazieli u binin vazhdimisht borive para Arkës së Besëlidhjes së Hyjit.

7 Po atë ditë Davidi, për herë të parë e ngarkoi me detyrë Asafin dhe vëllezërit e tij ta lavdërojnë Zotin me këtë këngë lavdie:

8 “Lëvdojeni Zotin, thirreni në ndihmë Emrin e tij,

shpallini ndër popuj veprat e madhërishme të tijat!

9 Këndoni në nder të tij, bini veglave muzikore,

dhe tregoni të gjitha mrekullitë e tija!

10 Lëvdojeni Emrin e tij të shenjtë,

le të galdojnë zemrat e atyre që e kërkojnë Zotin!

11 Kërkojeni Zotin dhe fuqinë e tij,

kërkojeni vazhdimisht fytyrën e tij!

12 Përkujtoni mrekullitë që i ka bërë,

punët e mëdha dhe gjyqet e gojës së tij.

13 Fara e Izraelit shërbëtorët e tij,

bijtë e Jakobit të zgjedhurit e tij.

14 Ai është Zoti, Hyji ynë,

ligj mbi mbarë tokën janë gjyqet e tija.

15 Përkujtojeni vazhdimisht Besëlidhjen e tij,

‑ fjalë urdhri për mijëra brezni‑;

16 Paktin që bëri me Abrahamin,

edhe premtimin që ia bëri Izakut.

17 E caktoi ligj për Jakobin,

e bëri Besëlidhje të amshuar për Izraelin,

18 kur tha: ‘Ty do ta jap tokën e Kanaanit,

për pjesë të pronës tuaj’.

19 Kur ende ishin pak në numër,

pak dhe ardhacakë në të.

20 E endeshin prej një populli në tjetrin,

prej një mbretërie në një popull tjetër.

21 Nuk la askënd t’u bënte farë dëmi,

për shkak të tyre i ndëshkoi mbretërit:

22 ‘Mos i prekni të shuguruarit e mi,

mos u bëni keq profetëve të mi’.

23 Mbarë toka le t’i këndojë Zotit,

shpalleni çdo ditë shpëtimin e tij!

24 Tregojuni paganëve për lavdinë e tij,

mbarë popujve mrekullitë e tija.

25 Sepse i madh është Zoti e tejet i lavdishëm,

më i tmerrshëm se të gjithë zotat!

26 Asgjë, s`janë asgjë zotat e paganëve!

Qiejt vetëm Zoti i krijoi!

27 Para tij është shkëlqimi e lavdia,

në Tempullin e tij pushteti e bukuria.

28 Jepini Zotit, o familjet e popujve,

jepini Zotit nder e pushtet!

29 Jepini Zotit lavdinë e Emrit të tij,

kushtoni fli dhe dilni para tij,

adhurojeni Zotin me të veshura të shenjta.

30 Le të dridhet para tij mbarë toka,

sepse ai e forcoi rruzullin të mos tundet!

31 Galdo, o qiell! Gëzo, o tokë,

Thoni ndër paganë: “Zoti mbretëron”!

32 Le të buçasë deti me çka ka në të,

le të gëzojnë fushat me çka kanë ato.

33 Le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve

para Zotit,

sepse erdhi për ta gjykuar tokën.

34 Lëvdojeni Zotin, sepse është i mirë,

sepse e amshueshme është dashuria e tij!

35 Thoni: “Na shpëto, o Hyj, Shëlbuesi ynë,

na bashko e na shpëto prej popujve paganë,

që ta lavdërojmë Emrin tënd të shenjtë

e të kënaqemi në këngët e tua!

36 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit,

prej amshimit e deri në amshim’”!

Mbarë populli brohoriti: “Amen!” dhe “Lavdi Zotit!”.

37 Atëherë Davidi e la aty, pranë Arkës së Besëlidhjes së Zotit, Asafin e vëllezërit e tij që vazhdimisht të shërbesojnë pranë Arkës sipas ritit të secilës ditë. 38 Kurse Obededomin dhe vëllezërit e tij, gjashtëdhjetë e tetë vetë, Obededomin, birin e Iditunit, dhe Hozën i bëri dertarë. 39 Kurse priftin Sadok dhe vëllezërit e tij priftërinj, i la pranë Banesës së Zotit në kodrën që është në Gabaon, 40 që vazhdimisht t’i kushtojnë Zotit mbi lterin e shkrumbimit në mëngjes e në mbrëmje, sipas të gjitha rregullave që janë të shkruara në Ligjin e Zotit, që ia urdhëroi Izraelit. 41 Me ta e la edhe Hemanin, Iditunin dhe të zgjedhurit e tjerë që qenë përmendur me emra për t’i dhënë nderim Zotit: “Sepse e amshueshme është dashuria e tij”. 42 Me ta ishin edhe Hemani e Idituni që u binin borive, cimbaleve dhe të gjitha veglave muzikore për ta përcjellë këngën e lavdit për nder të Hyjit: kurse bijtë e Iditunit i bëri derëtarë.

43 Atëherë u shpërnda mbarë populli, secili shkoi në shtëpi të vet, kurse Davidi u kthye për ta bekuar familjen e vet.

1 i Kronikave: 17. Profecia e Natanit

17

1 Kur Davidi u vendos të banojë në pallatin e vet, i tha profetit Natan: “Ja, unë po banoj në shtëpi prej cedri, ndërsa Arka e Besëlidhjes së Zotit nën lëkura”. 2 Atëherë Natani i tha: “Bëj gjithçka të dëshiron zemra, sepse Hyji është me ty”.

3 Porse shih atë natë i qe drejtuar Natanit kjo fjalë e Hyjit: 4 “Shko e thuaj Davidit, shërbëtorit tim: Kështu thotë Zoti: Ti s’ke për të më ndërtuar Shtëpi që të banoj në të. 5 Kurrë nuk kam banuar në Shtëpi që prejkohës kur e nxora Izraelin deri në ditën e sotme, por jam endur prej tendës në tendë e prej zemërimiës në zemërimië. 6 Ngado që kam udhëtuar në mbarë Izraelin, a i jam ankuar ndonjërit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilëve u kisha urdhëruar ta udhëheqin popullin tim, a mos u kam thënë: Pse nuk ma ndërtuat një shtëpi cedri? 7 Prandaj kështu m’i thuaj shërbëtorit tim Davidit: Kështu thotë Zoti i gjithësisë: Unë të kam marrë nga kullosat kur po e mballosje grigjën që të jesh prijës i popullit tim Izraelit 8 dhe qeshë me ty kudo shkove. Unë i vrava të gjithë armiqtë e tu ndër sytë e tu, e rrita emrin tënd si emrin e njërit ndër të mëdhenjtë e tokës. 9 Unë ia caktova popullit tim Izraelit vendin e banimit dhe e ngulita që të banojë në të dhe më nuk do të shpërngulet dhe bijtë e mëkatit më s’do të vazhdojnë t’i dëmtojnë si më parë, 10 në kohën kur popullit tim Izraelit i dhashë gjyqtarë dhe i mposhta të gjithë armiqtë e tu. Prandaj po të lajmëroj se Zoti do ta ndërtojë ty shtëpinë. 11 Kur ti t’i kesh mbushur ditët e tua për të shkuar tek etërit e tu, unë do ta ngre pasardhësin tënd pas teje e ky do të jetë prej bijve të tu, dhe mbretërinë e tij do ta bëj të qëndrueshme. 12 Ky do të ma ndërtojë mua Shtëpinë e unë do ta bëj fronin e tij të qëndrueshëm për amshim. 13 Unë do të jem për të babë e ai do të jetë për mua bir. Atij s’do t’ia heq përkrahjen time, siç ia hoqa atij që qe para teje. 14 Atë do ta mbaj vazhdimisht në shtëpinë time dhe për amshim në mbretërinë time; froni i tij do të jetë i paluhatshëm për jetë të jetës”.

15 Natani ia tregoi Davidit të gjitha këto fjalë dhe mbarë këtë zbulesë.

Lutja e Davidit

16 Atëherë Davidi shkoi, u ul në praninë e Zotit dhe tha: “Po kush jam unë, o Zot Hyj, e ç’vlerë ka shtëpia ime, që më solle deri këtu? 17 Madje edhe kaq u duk pak syve të tu, o Hyj, por t’i po i shtrin premtimet e tua edhe mbi familjen e shërbëtorit tënd edhe në një të ardhme të largët. Ti po më shikon mua si një varg njerëzish të lartësuar, o Zot Hyj! 18 E çfarë mund të shtojë më tepër Davidi, kur ti kaq fort e lartësove shërbëtorin tënd? Ti e njeh mirë atë. 19 O Zot, për dashuri ndaj shërbëtorit tënd dhe sipas dëshirës së zemrës sate e ke kryer këtë vepër të madhërishme për t’i zbuluar gjithë këto vepra të mëdha! 20 O Zot, nuk ka një tjetër të ngjashëm me ty dhe një zot tjetër përveç Teje, nuk kanë dëgjuar veshët tanë. 21 A ka ndokund mbi tokë, një popull tjetër si populli yt Izraeli, tek i cili të ketë shkuar Hyji për ta shpaguar e bërë popull të vetin, për ta bërë Emrin tënd të madh e të tmerrshëm duke i dëbuar kombet para popullit tënd që e çlirove prej Egjiptit? 22 Kështu e bëre popullin tënd Izraelin popull të vetin për amshim dhe ti, o Zot, u bëre Hyji i tij. 23 Tani, o Zot, le të të shkojë në vend zotimi që e dhe lidhur me shërbëtorin tënd dhe lidhur me familjen e tij për amshim: bëj ashtu siç the! 24 Le të jetë i palëkundshëm për madhërinë e Emrit tënd në jetë të jetës e të thuhet: ‘Zoti i gjithësisë, Hyji i Izraelit, është Hyj mbi Izraelin e shtëpia e shërbëtorit tënd Davidit le të jetë e qëndrueshme para Teje’, 25 sepse Ti, o Hyji im, i premtove shërbëtorit tënd se do t’ia ndërtosh atij shtëpinë. Këndej edhe shërbëtori yt gjeti forcë të lutet para teje. 26 Tani, pra, Ti o Zot, ti je Hyj, dhe ti ia dhe shërbëtorit tënd këtë premtim të mrekullueshëm 27 dhe fillove ta bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd që të jetë përgjithmonë para teje: sepse, në qoftë se ti, o Zot, do ta bekosh, do të jetë e bekuar për jetë të jetës”.

1 i Kronikave: 18. Fitoret e Davidit

18

1 Pas kësaj Davidi i goditi filistenjtë, i mposhti dhe prej duarve të filistenjve e mori Getin me pjesët përkatëse të tija, 2 i goditi edhe moabët dhe kështu edhe moabët u bënë skllevër të Davidit dhe i paguanin tatimet.

3 Davidi e mundi edhe Adadezerin, mbretin e Sobës, në Emat, atëherë kur doli ta shtrijë sundimin e vet deri në lumin Eufrat. 4 Kështu Davidi zuri rob një mijë karroca lufte, shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Ua preu leqet e këmbëve të gjithë kuajve të karrocave, me përjashtim të njëqind karrocave, të cilat i la për vete. 5 Arriti edhe Siri i Damaskut për t’i sjellë ndihmë Adadezerit, mbretit të Sobës; por edhe këtij Davidi ia goditi njëzet e dy mijë ushtarë 6 kështu Davidi vendosi një garnizon në Siri të Damaskut që edhe Siria t’i shërbente e t’i paguante tatime. Zoti i ndihmonte Davidit në gjithçka ndërmerrte. 7 Davidi i mori si pre lufte armët e arta të oficerëve të Adadezerit dhe i solli në Jerusalem. 8 Gjithashtu mori prej qyteteve të Adadezerit Tebahit e Hunit shumë bronz, me të cilin Salomoni e punoi detin e bronztë, shtyllat dhe enët e bronzta.

9 Kur Toui, mbreti i Ematit, mori vesh se Davidi e kishte mundur mbarë ushtrinë e Adadezerit, mbretit të Sobës, 10 e dërgoi Adoramin, djalin e vet te Davidi për ta përshëndetur e për t’i uruar se kishte luftuar dhe e kishte mundur Adadezerin, sepse Adadezeri kishte qenë armik i Touit. 11 Pastaj mbreti David të gjitha enët e arta, të argjendta e të bronzta ia kushtoi Zotit bashkë me argjendin dhe arin që i kishte rrëmbyer prej të gjithë popujve, si atë prej Idumesë, Moabit, bijve të Amonit si edhe atë prej filistenjve e amalekëve.

12 Abisaji, biri i Sarvisë, e mundi Edomin në Luginën e Kripës: vrau tetëmbëdhjetë mijë vetë 13 dhe e vendosi në Edom një garnizon që Idumeja t’i shërbente Davidit. Ngado që Davidi shkonte. Zoti e qiste fitues.

Administrimi i mbretërisë

14 Davidi mbretëroi mbi mbarë Izraelin, vepronte me drejtësi dhe ia jepte të drejtat mbarë popullit të vet.

15 Joabi, biri i Sarvisë, ishte në krye të ushtrisë; Jozafati, biri i Ahiludit, ishte këshilltar. 16 Sadoku, biri i Ahitobit, dhe Akimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj e Suza ishte shkruesi. 17 Kurse Banaja, biri i Jojadës, ishte në krye të keretëve e të peletëve. Bijtë e Davidit, të parët afër mbretit.

1 i Kronikave: 19. Fyerja bërë të dërguarve të Davidit

19

1 Pastaj vdiq Naasi, mbreti i amonëve, dhe në vend të tij u bë mbret biri i tij. 2 Davidi tha në vete: “Dua t’i tregoj dashuri Hanonit, birit të Naasit, sepse edhe i ati i tij u dëftua i mirë me mua”. Dhe Davidi dërgoi disa lajmëtarë për t’i shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së t’et. Por kur shërbëtorët e Davidit arritën në tokën e amonëve për t’ia shprehur ngushëllimet Hanonit, 3 krerët e amonëve i thanë Hanonit: “Ty ndoshta të thotë mendja se Davidi i ka dërguar këta ngushëllues pse dëshiron ta nderojë tët atë. Ti nuk kujtohesh se shërbëtorët e tij kanë ardhur për të bërë hetime, për të spiunuar e për ta përmbysur vendin tënd”. 4 Prandaj Hanoni i kapi shërbëtorët e Davidit, i rruajti, ua preu petkat prej mollaqeve deri në fund të këmbëve dhe i nisi. 5 Këta shkuan dhe i çuan fjalë Davidit. Kishin qenë vërtet tepër rëndë të poshtëruar, prandaj Davidi ua dërgoi atyre një njeri me këtë porosi: të qëndronin në Jeriko derisa t’u rritej mjekrra e pastaj të ktheheshin.

Lufta e parë amonite

6 Kur amonët e panë se i kishin rënë në faj Davidit, si Hanoni ashtu edhe populli tjetër, dërguan një mijë talenta argjendi për të marrë me pagesë karroca lufte e kalorës nga Mesopotamia, nga Siria Maaka dhe nga Soba. 7 I paguan të luftojnë për ta tridhjetë e dy mijë karroca lufte dhe mbretin e Maakës me ushtrinë e tij. Këta erdhën dhe e ngulën fushimin në krahinën e Medabës. Po ashtu edhe amonitët u mblodhën prej qyteteve dhe erdhën në luftë.

8 Kur Davidi e mori vesh, e dërgoi Joabin me mbarë ushtrinë e trimave të zgjedhur për luftë. 9 Amonitët dolën dhe u rreshtuan për luftë në hyrje të qytetit, kurse mbretërit e marrë me pagesë për ndihmë, qëndruan veçmas në fushë. 10 Duke parë se kishte për të luftuar njëkohësisht ballë për ballë dhe pas shpine, Joabi i zgjodhi më të guximshmit e mbarë Izraelit dhe u drejtua kundër sirëve, 11 kurse pjesën tjetër të ushtrisë ia besoi Abisajit, vëllait të vet, dhe u nisën kundër amonitëve. 12 I tha: “Nëse sirët do të jenë më të fortë se unë, ti më eja në ndihmë, po ashtu nëse bijtë e Amonit do të jenë më të fortë se ti, unë do të të vij në ndihmë. 13 Merr guxim e të veprojmë si trima të vërtetë për popullin tonë e për qytetet e Hyjit tonë: Zoti le të bëjë atë që është mirë ndër sytë e tij”! 14 U sul, pra, Joabi dhe ushtria që ishte me të kundër Sirit në luftë e sirët ikën para tyre. 15 Po ashtu edhe bijtë e Amonit, kur panë se ikën sirët, ikën edhe ata para Abisajit, vëllait të tij, dhe hynë në qytet. Atëherë Joabi u kthye në Jerusalem.

Fitorja kundër sirëve

16 Kur sirët panë se u kthyen prej izraelitëve, dërguan lajmëtarë e sollën në ndihmë sirët që ishin përtej Lumit. Prijësi i tyre ishte Sofaku, prijësi i ushtrisë së Adadezerit.

17 Kur e lajmëruan Davidin, ky e bashkoi mbarë Izraelin, e kaloi Jordanin, erdhi tek ata dhe u rreshtua në luftë kundër tyre. Plasi lufta! 18 Ikën sirët para izraelitëve e Davidi i rrahoi shtatë mijë karroca lufte e dyzet mijë këmbësorë prej sirëve edhe Sofakun, prijësin e ushtrisë. 19 Kur shërbëtorët e Adadezerit panë se u mposhtën prej Izraelit, bënë paqe me Davidin dhe u bënë skllevër të tij. Sirëve s’u shkoi më në mend t’u vijnë në ndihmë bijve të Amonit.

1 i Kronikave: 20. Luftërat kundër filistenjve

20

1 Në fillim të vitit të mëvonshëm, në kohën kur mbretërit e kanë zakon të dalin në luftë, Joabi e mori pjesën më të fortë të ushtrisë dhe i ra ta shkretojë tokën e amonëve. Shkoi dhe e rrethoi Rabën. Davidi qëndronte në Jerusalem kur Joabi e goditi dhe e rrafshoi Rabën. 2 Atëherë Davidi, mbretit të tyre Melkomit ia hoqi prej kokës kezën dhe e pa se ishte e rëndë një talent ari dhe në të ishte edhe një gur i paçmueshëm. Davidi e vuri në kokë të vet. Mori edhe një pré tejet të madhe prej qytetit. 3 Popullsinë e atij qyteti e nxori jashtë dhe i dënoi të punojnë me sharra, me capa e me sakica. Kështu ua bëri Davidi të gjitha qyteteve të bijve të Amonit. Atëherë u kthye me ushtrinë e vet në Jerusalem.

Luftërat kundër filistenjve

4 Pas kësaj plasi lufta kundër filistenjve në Gazer, në të cilën Sobokaji nga Kusa e vrau Safajin prej fisit Rafaim dhe i nënshtroi.

5 U bë edhe një luftë tjetër kundër filistenjve, në të cilën Elkanani, biri i Jairit, e vrau Lahmiun, vëllanë e Goliatit Geté, dorëza e heshtës së të cilit ishte porsi shuli i tezgjahut.

6 Edhe një tjetër luftë ndodhi në Get, në të cilin ishte një njeri shumë truplartë dhe kishte nga gjashtë gishtrinj, d. m. th. të gjithë së bashku njëzet e katër. Edhe ky ishte prej fisit Rafa. 7 Ky e shau Izraelin dhe prandaj e vrau Jonatani, biri i Samasë, vëllait të Davidit. Këta janë bijtë e Rafës në Get, që qenë vrarë prej dorës së Davidit e të shërbëtorëve të tij.

1 i Kronikave: 21. Regjistrimi

21

1 Satani u ngrit kundër Izraelit dhe e nxiti Davidin ta numërojë Izraelin. 2 Dhe Davidi i tha Joabit e prijësve të Izraelit: “Dilni e regjistrojeni Izraelin prej Bersabesë e deri në Dan dhe ma sillni numrin që ta di”. 3 Joabi iu përgjigj: “Zoti e shtoftë popullin e vet edhe njëqindfish më shumë se ç’është! Vallë, o Imzot mbret, a nuk janë të gjithë shërbëtorët e tu? Pse po e kërkon këtë gjë Zotëria im që t’i numërohet si mëkat Izraelit?”.

4 Por fjala e mbretit ishte më e fortë se e Joabit. Doli pra, Joabi dhe e qarkulloi mbarë Izraelin dhe u kthye në Jerusalem. 5 Joabi ia dha Davidit numrin e regjistrimit dhe doli numri i gjithmbarshëm i Izraelit një milion e njëqind mijë burra të aftë për shpatë, kurse prej Judës dolën katërqind e shtatëdhjetë mijë vetë të aftë për shpatë. 6 Joabit nuk i pëlqeu urdhëri i mbretit këndej edhe nuk e regjistroi fisin e Levit as të Beniaminit.

Murtaja dhe falja e Zotit

7 Ky urdhër nuk i pëlqeu Hyjit, prandaj edhe e goditi Izraelin.

8 Atëherë Davidi i tha Hyjit: “Mëkatova shumë që e bëra këtë gjë. Të lutem, shlyeja fajin shërbëtorit tënd, sepse veprova tepër marrëzisht”. 9 Zoti i tha Gadit, vëguesit të Davidit: 10 “Shko, fol me Davidin e thuaj: Kështu thotë Zoti: Tri gjëra i vë para teje: zgjidhe njërën, cilën të duash. Do të bëj atë që ta zgjedhësh”. 11 Gadi erdhi te Davidi e i tha: “Kështu thotë Zoti: Zgjidh çfarë të duash: 12 ose tri vjet urie, ose tre muaj të ikësh para armiqve të tu e të mos mundesh t’u ikësh shpatave të tyre, ose tri ditë shpatën e Zotit e murtaja ta përshkojë vendin dhe engjëlli i Zotit të shfarosë brenda mbarë kufijve të Izraelit. Vendos, pra, tani se çfarë duhet t’i përgjigj Atij që më ka dërguar”.

13 Davidi i pëgjigji Gadit: “Nga çdo anë qenkam ngusht! Por më mirë le të bie në duar të Zotit, sepse mëshira e tij është e madhe, e të mos bie në duar të njerëzve”!

14 Kështu Zoti dërgoi murtajën në Izrael dhe vdiqën prej izraelitëve shtatëdhjetë mijë burra. 15 Gjithashtu Zoti e dërgoi engjëllin edhe në Jerusalem për ta goditur edhe atë. Kur filloi ta godasë, e pa Zoti, i erdhi dhimbje për këtë të keqe dhe i urdhëroi engjëllit shfarues: “Mjaft! Ndale dorën tënde”!

Atëherë engjëlli po qëndronte pranë lëmës së Ornan Jebuseut. 16 Davidi i lartësoi sytë dhe e pa engjëllin e Zotit duke qëndruar ndërmjet qiellit e tokës. E kishte nxjerrë shpatën prej millit dhe e kishte drejtuar dorën kundër Jerusalemit. Davidi dhe paria të veshur me grathore ranë me fytyrë përdhe. 17 Atëherë Davidi iu lut Hyjit: “Po a nuk jam unë ai që dha urdhër të regjistrohet populli? Unë jam ai që mëkatova, unë e bëra të keqen: po ç’faj ka kjo grigjë? O Zot, Hyji im, le të sillet dora jote, po të lutem, kundër meje e kundër familjes së tim eti, deh të mos goditet populli yt”!

Ngritja e lterit

18 Atëherë engjëlli i Zotit i urdhëroi Gadit t’i thotë Davidit të ngritet e ta ndërtojë një lter në nder të Zotit në lëmën e Ornan Jebuseut. 19 Kështu, pra, Davidi veproi sipas urdhërit të Gadit që ia tha në emër të Zotit. 20 Ornani, kur u soll dhe e pa engjëllin, u fsheh ai dhe katër djemtë e tij sepse: në atë kohë po fshinte grurin në lëmë. 21 Kështu, pra, kur Davidi erdhi tek Ornani, po sa e pa Ornani, u nis e i doli përpara prej lëmës dhe u përkul para tij në nderim me fytyrë përdhe. 22 Davidi i tha: “Ma jep lëmën tënde që ta ndërtoj në të një lter në nder të Zotit. Ma jep për aq argjend sa vlen e të pushojë shuplaka në popull”. 23 Ornani iu përgjigj Davidit: “Merre lirisht e Imzot mbreti të bëjë me të çfarë të dojë. Unë i jap edhe kafshët për fli shkrumbimi dhe shqupitë për dru dhe grurin për fli kushtimore: të gjitha këto i jap falas me gjithë ëndje.”

24 Davidi mbret i tha Ornanit: “Jo, kështu assesi! Por do t’i paguaj me argjend sa të vlejnë. Sepse nuk dua t’ia kushtoj Zotit gjënë tënde, t’ia kushtoj Zotit fli shkrumbimi gjënë e falur”.

25 Davidi i dha Ornanit për atë vend gjashtëqind sikla të artë me peshë të saktë 26 dhe e ndërtoi aty lterin në nder të Zotit, i kushtoi flitë e shkrumbimit, të pajtimit dhe e thirri në ndihmë Zotin. 27 Atëherë Zoti i urdhëroi engjëllit dhe ky e ktheu shpatën në mill.

28 Po në këtë kohë, pasi Davidi pa se Zoti ia kishte dëgjuar lutjen në lëmën e Ornan Jebuseut, Davidi zuri të kushtojë aty fli. 29 Banesa e Zotit, e ndërtuar prej Moisiut në shkretëtirë, si dhe lteri i flive të shkrumbimit aso kohe ishin në kodrinën në Gabaon; 30 por Davidi nuk mundi të shkonte ta këshillonte Zotin atje, sepse e kishte kapluar një frikë e madhe duke e parë shpatën e engjëllit të Zotit.

1 i Kronikave: 22. Përgatitja për ndërtimin e Tempullit

22

1 Këndej edhe Davidi tha: “Kjo është Shtëpia e Zotit Hyj e ky është lteri i flive të shkrumbimit të izraelitëve”.

Përgatitja për ndërtimin e Tempullit

2 Davidi dha urdhër të bashkohen të gjithë të huajt që jetonin në tokën e Izraelit dhe prej tyre i caktoi njerëzit për të latuar e gdhendur gurë për ndërtimin e Shtëpisë së Hyjit. 3 Davidi e bëri gati gjithashtu edhe hekurin për gozhda për krahët e dyerve, për përputhje për shula, si dhe bronz me peshë të pamasë. 4 Ndërsa lënda e cedrit që e kishin sjellë te Davidi sidonasit e tirianët as që mund të çmohej. 5 Davidi tha: “Salomoni, im bir, është ende fëmijë i vogël dhe i njomë e Shtëpia që do të ndërtohet në nder të Zotit duhet të jetë e tillë që në çdo vend të flitet për të e të lëvdohet. Dua, pra, të bëj gati gjithçka duhet për të”. Kështu Davidi, para se të vdiste, bëri gati pothuajse gjithçka.

6 Atëherë e thirri Salomonin, djalin e vet, dhe i urdhëroi t’ia ndërtojë Shtëpinë e Zotit, Hyjit të Izraelit. 7 Davidi i tha Salomonit: “Biri im, dëshira ime ishte t’ia ndërtoj Emrit të Zotit, Hyjit tim, Shtëpinë, 8 porse më erdhi fjala e Zotit që më tha: ’Ke derdhur shumë gjak e ke luftuar luftëra të mëdha. Ti s’do ta punosh Shtëpinë në nder të Emrit tim, pasi ke derdhur gjithë atë gjak para syve të mi. 9 Do të të lindë një djalë që do të jetë njeri shumë paqegëzues: sepse unë do të bëj që ai të jetë në paqe me të gjithë armiqtë e tij përreth dhe për këtë arsye do të quhet Salomon dhe unë do t’i jap Izraelit paqe e qetësi gjatë gjithë kohës së tij. 10 Ai do ta ndërtojë Shtëpinë në nder të Emrit tim. Ai do të jetë djali im e unë do të jem babai i tij. Fronin e tij mbi Izrael do ta bëj të amshueshëm’. 11 Tani, biri im, Zoti qoftë me ty dhe nxito e ndërtoje Shtëpinë në nder të Zotit, Hyjit tënd, ashtu siç ka thënë për ty.

12 Zoti të dhëntë veç mend e urtësi që të mund ta sundosh Izraelin e ta mbash Ligjin e Zotit, Hyjit tënd. 13 Sepse vetëm atëherë do të mund të përparosh nëse do t’i mbash urdhërimet e ligjet që Zoti ia urdhëroi Moisiut për Izraelin. Ji i fortë e vepro si burrë: mos u tremb as mos ki frikë! 14 Ja, unë, me kujdesin tim i kam bërë gati ca gjëra për Shtëpinë e Zotit: njëqind mijë talenta ar, një milion talenta argjend, kurse bronzi e hekuri as që mund të peshohen, sepse aq shumë janë! 15 Ke gjithashtu edhe shumë njerëz të vyer: gdhendës, muratorë, mjeshtra druri dhe të gjithfarë mjeshtrie për të kryer vepra. 16 Në lidhje me ar, me argjend, me bronz e me hekur as që dihet të numërohen. Kështu, pra, nisja punës e Zoti qoftë me ty”!

17 Gjithashtu Davidi u urdhëroi të gjithë krerëve të Izraelit që t’i ndihmojnë Salomonit, birit të tij. 18 U tha: “Ju po shikoni se Zoti, Hyji juaj, është me ju dhe se ju ka dhënë paqe gjithkund përreth dhe se i ka lëshuar në duar tuaja banorët e vendit e se vendi i ka qenë nënshtruar Zotit e popullit të tij. 19 Tani jepuni me gjithë zemrën tuaj e me gjithë shpirtin tuaj në kërkimin e Zotit, Hyjit tuaj. Ngrihuni të gjithë së bashku e ndërtojeni Shenjtëroren e Zotit Hyj që të futet Arka e Besëlidhjes së Zotit dhe enët e kushtuara Hyjit në Shtëpinë që ndërtohet në nder të Emrit të Zotit”.

1 i Kronikave: 23. Rendet dhe funksionet e levitëve

23

1 Davidi i mplakur dhe në moshë të thellë e bëri mbret mbi Izrael djalin e vet, Salomonin. 2 Atëherë i bashkoi të gjithë prijësit e Izraelit, priftërinjtë dhe levitët.

3 U numëruan levitët prej tridhjetë vjetësh e sipër dhe u gjet se ishin tridhjetë e tetë mijë burra. 4 Urdhëroi: “Njëzet e katër mijë prej këtyre le ta drejtojnë shërbesën në Shtëpinë e Zotit; mbikëqyrës dhe gjykatës le të jenë gjashtë mijë, 5 kurse dertarë le të jenë katër mijë dhe po aq muzikantë që të këndojnë në nder të Zotit e t’u bien veglave që i kam punuar për lavdërimin e Zotit”.

6 Davidi i ndau në rende sipas bijve të Levit, d. t. th. të Gersonit, Kaatit dhe Merariut.

7 Bijtë e Gersonit: Leedani e Semeji. 8 Bijtë e Leedanit: prijësi Lahieli, Zetami dhe Joeli, tre. 9 Bijtë e Semejit: Salomiti, Hozieli e Arani, tre. Këta janë trungjet e barqeve të Ledanit. 10 Kurse bijtë e Semejit: Jeheti, Ziza, Jausi e Beria. Këta janë bijtë e Semejit, katër. 11 Jeheti ishte i pari, Ziza i dyti, kurse Jausi e Beria nuk patën shumë fëmijë dhe prandaj u numëruan si një bark e një shtëpi.

12 Bijtë e Kaatit: Amrami, Isaari, Hebroni dhe Ozieli, katër. 13 Bijtë e Amramit: Aroni e Moisiu. Aroni qe ndarë veçmas për të kushtuar gjëra tejet të shenjta, ai dhe bijtë e tij për amshim, të djegë kem para Zotit, të kryejë shërbesa liturgjike e të bekojë në emër të Zotit përgjithmonë. 14 Po edhe bijtë e Moisiut, njeriut të Hyjit, qenë numëruar në fisin e Levit. 15 Bijtë e Moisiut: Gersami dhe Eliezeri. 16 Bijtë e Gersamit: Subaeli, i pari. 17 Bijtë e Eliezerit qenë: Rohobia, i pari dhe Eliezeri e nuk pati tjerë djem, kurse bijtë e Rohobisë u shtuan shumë. 18 Bijtë e Isaarit: Salomoti i pari. 19 Bijtë e Hebronit: Jeriau, i pari, Amaria, i dyti, Jahazieli, i treti, Jekmaami, i katërti. 20 Bijtë e Ozielit: Mika, i pari, Jesia, dyti.

21 Bijtë e Merariut: Moholiu e Musiu. Bijtë e Moholiut: Eleazari e Cisi. 22 Eleazari vdiq e nuk la djalë, por vajza. Vajzat i morën bijtë e Cisit, vëllezërit e tyre. 23 Bijtë e Musiut: Moholiu, Ederi dhe Jerimoti, tre.

24 Këta janë bijtë e Levit, sipas barqeve të tyre, prijësit e familjeve, të numëruar emër për emër e kokë për kokë, që kryenin shërbesa në Shtëpinë e Zotit, prej moshës njëzet vjeçare e lart.

25 Davidi tha: “Zoti, Hyji i Izraelit, i dha popullit të vet paqe dhe përgjithmonë do të banojë në Jerusalem. 26 Levitët nuk do ta bartin më Tendën e Zotit as enët e ndryshme për shërbesë në të”. 27 Sepse, sipas fjalëve të fundit të Davidit, bijtë e Levit kanë qenë numëruar prej moshës njëzet vjeçare e lart. 28 Ata ishin të detyruar të qëndronin nën urdhër të bijve të Aronit të kujdesen për Shtëpinë e Zotit në treme e në sallona për pastrimin e çdo gjëje të shenjtëruar dhe në shërbim të Tempullit të Hyjit. 29 Kanë për detyrë të kujdesen për bukët e kushtimit, për endën e kushtimit, për kuleçët e pabrumë, për pjekje e fërgesa dhe për çdo peshë e masë. 30 U duhej të paraqiteshin çdo mëngjes për të kënduar e lavdëruar Zotin, po ashtu edhe në mbrëmje. 31 Po ashtu edhe në kushtim të flive të shkrumbimit në nder të Zotit të shtunave, për hënë të re, për të kremte sipas numrit të caktuar sipas rregullave. Kjo detyrë u takon vazhdimisht ta kryenin para Zotit. 32 Dhe u duhet t’u përmbahen rregulloreve të Tendës së Takimit dhe ritit të Shenjtërores dhe rregulloreve të bijve të Aronit, vëllezërve të vet, për të shërbyer në Shtëpinë e Zotit.

1 i Kronikave: 24. Rendet e priftërinjve

24

1 Rendet e bijve të Aronit:

Bijtë e Aronit: Nadabi, Abiuhi, Eleazari e Itamari. 2 Nadabi e Abiuhi vdiqën para babait të tyre dhe nuk lanë fëmijë. Priftërinj u bënë Eleazari e Itamari.

3 Davidi bashkë me Sadokun i ndau, njërin prej bijve të Eleazarit dhe me Akimelekun, njërin prej bijve të Itamarit, sipas rendevee shërbesës së tyre. 4 Dhe doli se për kah numri i meshkujve ishin shumë më shumë bijtë e Eleazarit se sa bijtë e Itamarit. Prandaj edhe formoi gjashtëmbëdhjetë rende prej bijve të Eleazarit me prijës dhe tetë rende prej bijve të Itamarit me prijës të familjeve e të shtëpive. 5 E i ndau të dy familjet me short: sepse duhej të ishin prijës të Shenjtërores e prijës të Hyjit qoftë prej bijve të Eleazarit qoftë prej bijve të Itamarit. 6 Njëri prej levitëve, shkruesi Semeja, biri i Natanaelit, i regjistroi para mbretit, para prijësve, para Sadokut prift, para Akimelekut, birit të Abiatarit dhe para prijësve të familjeve priftërore e levitike: një familje prej Eleazarit dhe një familje prej Itamarit.

7 Shorti i parë i ra Jojaribit, shorti i dytë Jedejës, 8 i treti Harimit, i katërti Seorimit, 9 i pesti Melkisë, i gjashti Maimanit, 10 i shtati Akosit, i teti Abisë, 11 i nënti Jezuait, i dhjeti Sekenisë, 12 i njëmbëdhjeti Eliasibit, i dymbëdhjeti Jacimit, 13 i trembëdhjeti Hopfës, i katërmbëdhjeti Isbaabit, 14 i pesëmbëdhjeti Belgës, i gjashtëmbëdhjeti Emerit, 15 i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Afsesit, 16 i nëntëmbëdhjeti Fetahisë, i njëzeti Hezekielit, 17 i njëzetenjëti Jakinit, i njëzetedyti Gamulit, 18 i njëzetetreti Dalajahut, i njëzetekatërti Maaziahut.

19 Këto ishin ndërresat e tyre sipas shërbesave për të hyrë në Shtëpinë e Zotit; hynin sipas ritit të vet nën drejtimin e Aronit, atit të tyre, siç ka urdhëruar Zoti, Hyji i Izraelit.

20 Lidhur me të tjerët bijtë e Levit:

Prej bijve të Amramit: Subaeli. Prej bijve të Subaelit: Jehedeja. 21 Prej bijve të Rohobisë: prijësi Jesia. 22 Prej Isaaritëve: Salomoti. Prej bijve të Salomotit: Jahati. 23 Prej Hebronajve: Jeriahu, Amaria i dyti, Jahazieli i treti, Jekmaami i katërti. 24 I biri i Ozielit: Mika. Prej bijve të Mikës: Samiri. 25 I vëllai i Mikës: Jesiai. Prej bijve të Jesiajit: Zaharia. 26 Bijtë e Merariut: Moholi e Musiu. Bijtë e tij: Jaziahu e Baniu. 27 Biri i Merariut: prej Jaziahut, të birit të tij: Soami, Zakhuri e Hebriu. 28 Prej Moholit, biri Eleazari që nuk kishte fëmijë. 29 Biri i Cisit: Jerameeli. 30 Bijtë e Musiut: Moholi, Ederi dhe Jerimoti.

Këta janë bijtë e Levit sipas barqeve të tyre.

31 Edhe këta hodhën short porsi vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, në praninë e mbretit David, të Sadokut e të Akimelekut dhe të prijësve të familjeve priftërore e levitike: qoftë të mëdhatë qoftë të voglat: të gjitha në mënyrë të barabartë u ndanë me short.

1 i Kronikave: 25. Këngëtarët

25

1 Davidi me prijësit e ushtrisë i caktoi në shërbesë bijtë e Asafit, të Hemanit e të Iditunit të këndojnë me cetra, me harpa e me cimbale. Numri i këtyre njerëzve të ngarkuar po për këtë veprimtari ishte:

2 Prej bijve të Asafit: Zakuri, Jozefi, Natania e Asarela, bijtë e Asafit nën drejtim të Asafit, i cili e udhëhiqte muzikën nën drejtimin e mbretit.

3 Prej bijve të Iditunit: Godolia, Soriu, Jesaia, Hasabia dhe Matatia, gjashtë, nën drejtimin e babait të tyre Iditunit, i cili i binte cetrës për ta lavdëruar e madhëruar Zotin.

4 Po edhe prej të Hemanit: bijtë e Hemanit: Bociau, Mataniau, Ozieli, Subueli, Jerimoti, Hanania, Hananiu, Eliata, Gedeltiu, Romemtiezeri, Jesbakasa, Meilotiu, Otiri e Mahazioti. 5 Të gjithë këta bijtë e Hemanit, vëguesit të mbretit lidhur me fjalën e Zotit. Zotynë për t’ia rritur pushtetin, i fali Hemanit katërmbëdhjetë djem e tri vajza.

6 Të gjithë këta nën drejtimin e babait të tyre këndonin në Tempullin e Zotit të përcjellë me zërin e cimbaleve, të harpës e të cetrës, në shërbim të Shtëpisë së Tenzot me urdhër të mbretit, nën drejtimin e Asafit, Iditunit e Hemanit.

7 Dhe ishin, së bashku me vëllezërit e tyre, këngëtarë të mësuar të këndojnë këngë në nder të Zotit, dyqind e tetëdhjetë e tetë, të gjithë mjeshtra të mirë. 8 Hodhën short për rendin që do të mbanin i vogël e i madh, mësues e nxënës.

9 Shorti i parë i ra Jozefit, që ishte i Asafaj. Shorti i dytë i ra Godolisë, vëllezërve të tij dhe bijve të tij: dymbëdhjetë. 10 I treti i ra Zahurit, bijve të tij dhe vëllezërve të tij: dymbëdhjetë. 11 I katërti i ra Isariut, bijve të tij e vëllezërve të tij: dymbëdhjetë. 12 I pesti i ra Natanisë, bijve dhe vëllezërve të tij: dymbëdhjetë. 13 I gjashti i ra Bokciaut, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 14 I shtati i ra Izreelës, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 15 I teti Jesaisë, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 16 I nënti Matanisë, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 17 I dhjeti Semejës, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 18 I njëmbëdhjeti Azareelit, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 19 I dymbëdhjeti Hasabisë, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 20 I trembëdhjeti i ra Subaelit, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 21 I katërmbëdhjeti Matatisë, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 22 I pesëmbëdhjeti Jerimotit, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 23 I gjashtëmbëdhjeti Hananisë, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 24 I shtatëmbëdhjeti Jezbakasës, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 25 I tetëmbëdhjeti Hananiut, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 26 i nëntëmbëdhjeti i ra Melotit, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 27 I njëzeti Eliatës, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 28 I njëzetenjëti i ra Otirit, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 29 I njëzetedyti i ra Gedeltiut, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 30 I njëzetetreti Mahaziotit, bijve e vëllezërve të tij, dymbëdhjetë. 31 I njëzetekatërti Romemtiezerit, bijve dhe vëllezërve të tij, dymbëdhjetë.

1 i Kronikave: 26. Derëtarët

26

1 Rendet e dertarëve ishin:

Prej Koreajve: Meselemia, biri i Koreut, prej bijve të Abiasafit. 2 Bijtë e Meselemisë: i parëlinduri Zakaria, i dyti Jadiheli, i treti Zabadia, i katërti Jatanaeli, 3 i pesti Elami, i gjashti Johanani, i shtati Elioenaji.

4 Bijtë e Obededomit: i parëlinduri Semeja, i dyti Jozabadi, i treti Joaha, i katërti Sahari, i pesti Natanaeli, 5 i gjashti Amieli, i shtati Isahari, i teti Folati, sepse Hyji e kishte bekuar. 6 Semejit, birit të tij, i lindën djem që ishin të parë në vëllazërinë e tyre, sepse ishin shumë burra të mirë. 7 Bijtë e Semejit: Otniu, Rafaeli, Obedi, Elzabadi me vëllezërit e tyre Eliun dhe Samakinë ‑ burra të fortë. 8 Të gjithë këta prej bijve të Obededomit, këta dhe bijtë e vëllezërit e tyre, njerëz të aftë për të shërbyer: ishin gjashtëdhjetë e dy prej Obededomit.

9 Kurse Meselemia kishte tetëmbëdhjetë njerëz të vyer, djem e vëllezër.

10 Bijtë e Hosës, prej Merariajve, ishin: Semriu, kryetar, edhe pse nuk kishte qenë i parëlindur, i ati i tij e vuri për kryetar ‑ 11 Helcia, i dyti, Tabelia, i treti, Zaharia, i katërti: të gjithë këta bijtë e vellezërit e Hosës trembëdhjetë.

12 Këto ishin rendet e derëtarëve: sipas krerëve të meshkujve, kishin për të kryer shërbesa në Shtëpinë e Zotit, sikurse edhe vëllezërit e tyre. 13 U qit, pra, shorti njëlloj si për të vegjël e të mëdhenj sipas familjeve e për çdo derë.

14 Për krahun e lindjes shorti i ra Selemisë; kurse Zakarisë, birit të tij, që ishte këshilltar i dijshëm dhe shumë i mençur, nga shorti i qiti pjesa veriore. 15 Obededomit shorti i ra në krahun e jugut, kurse bijve të tij u ranë magazinat. 16 Sefimit e Hosës u ra krahu i perëndimit pranë derës së Saleketit te rruga që çon në ngjitje. Roja ishte përbri rojës: 17 në krahun e lindjes, ditën, gjashtë vetë, në veri katër; në lindje, ditën, katër; te magazina dy nga dy.

18 Për Parbarin, në krahun perëndimor, katër levitë në udhë e dy për Parbarin. 19 Këto janë rendet e derëtarëve të bijve të Koreut e të Merariut.

Funksione të tjera të levitëve

20 Kurse levitët, vëllezërit e tyre, kishin për detyrë mbikëqyrjen e thesarëve të Tempullit të Hyjit dhe thesarin e gjërave të shuguruara:

21 Prej bijve të Ledanit Gersonaj, prijës të barqeve të Ledanit Gersonaj ishin Jahielajt. 22 Bijtë e Jahielit, të Zatamit e të vëllezërve të tij Joelit, ishin mbikëqyrës të visareve të Shtëpisë së Zotit.

23 Prej bijve të Amramit, të Isaharit, Hebronit e të Ozielit:

24 Subaeli, biri i Gersamit, të birit të Moisiut, ishte mbikëqyrës mbi visaret. 25 Vëllezërit e tij prej Eliezerit: Rahabia, djali i tij, Isaia, djali i tij, Jorami, djali i tij, Zekriu, djali i tij, Selemiti, djali i tij. 26 Ky, Selemiti, dhe vëllezërit e tij, ishin mbikëqyrës të të gjithë thesarëve të gjërave të kushtuara, që i kushtoi mbreti David, krerët e barqeve, mijëtarët, urdhërqindësit dhe prijësit e ushtrisë 27 i kishin kushtuar prej presë së luftës për ta përforcuar e mbajtur Tempullin e Zotit. 28 Po ashtu edhe gjithçka kishte kushtuar vëguesi Samuel, Sauli, biri i Cisit, Abneri, biri Nerit dhe Joabi, biri i Sarvisë: të gjitha dhuratat e shenjtëruara ishin nën kujdesin e Selemitit e të vëllezërve të tij.

29 Prej bijve të Isaharit ishin Konenia dhe bijtë e tij të ngarkuar me punët publike të Izraelit: mbarështues të drejtësisë dhe mbikëqyrës.

30 Kurse prej Hebronajve: Hasabia e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind burra të vyer, sundonin me Izraelin përtej Jordanit në perëndim në çdo vepër të Zotit e në shërbim të mbretit. 31 Prijësi i Hebronajve ishte Jeria, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre. Në vitin dyzet të mbretërimit të Davidit i regjistruan breznitë e familjeve dhe u gjetën burra të fortë në Jazer të Galaadit. 32 Vëllezërit e tij, burra të vyer, ishin dy mijë e shtatëqind krerë familjesh; Mbreti David i vuri ata prijës mbi të gjitha punët hyjnore e mbretërore, mbi Rubenajt, Gadajt dhe mbi gjysmën e fisit të Manaseut.

1 i Kronikave: 27. Organizimi qytetar dhe ushtarak

27

1 Bijtë e Izraelit sipas numrit të tyre:

prijësit e vëllazërive, mijëtarët, urdhërqindësit, mbikëqyrësit që ishin në shërbim të mbretit e sipas rendeve të tyre, ku një radhë hynte e tjetra dilte për çdo muaj të vitit. Çdo radhë kishte nga njëzet e katër mijë vetë.

2 Jesboami, biri i Zabdielit, ishte në krye të rendit të parë në muajin e parë. Nën urdhrin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë. 3 Ishte prej bijve të Faresit, prijësi i të gjithë prijësve të ushtrisë në muajin e parë.

4 Dudi Ahohaj e mbante rendin e muajit të dytë. Nën urdhërin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë.

5 Prijësi i rendit të tretë në muajin e tretë ishte Banaja, biri i Jojadës prift dhe në rendin e tij ishin njëzet e katër mijë vetë. 6 Ky është Banaja, ai trimi i trimave ndër të Tridhjetët e mbi të Tridhjetët. Në krye të rendit të tij ishte i biri Amizabadi.

7 I katërti, në muajin e katërt, ishte Asaeli, vëllai i Joabit, dhe pas tij Zabadia, i biri. Edhe rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

8 I pesti, në muajin e pestë, ishte prijës Samaot Zaraita. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

9 I gjashti, në muajin e gjashtë, ishte Hira, biri i Akcesit Tekuit. Në rendin e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

10 I shtati, në muajin e shtatë, ishte Heles Faloniti, prej bijve të Efraimit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

11 I teti, në muajin e tetë, ishte Sobokaji Husataj, prej rodit të Zarës. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

12 I nënti, në muajin e nëntë, Abiezer Anatotaj, prej fisit të Beniaminit. Rendi i tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

13 I dhjeti, në muajin e dhjetë, Maraji Netofataj, prej rodit të Zarës. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

14 I njëmbëdhjeti, në muajin e njëmbëdhjetë, Banaja Faratonaj, prej bijve të Efraimit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

15 I dymbëdhjeti, në muajin e dymbëdhjetë, Holdaji Netofataj, prej racës të Otonielit. Turma e tij kishte njëzet e katër mijë vetë.

16 Kurse fiseve të Izraelit u ishin në krye: Rubenajve u ishte prijës Eliezeri, biri i Zekriut, Simonajve Safatia, biri i Maakës. 17 Levitëve Hasabia, biri i Kamuelit. Aronajve Sadoku. 18 Judës Eliu, prej vëllezërve të Davidit. Isaharit Amriu, biri i Mikaelit. 19 Zabulonit, Jesmaia, biri i Abdisë. Neftaliut Jerimoti, biri i Ozrielit. 20 Bijve të Efraimit Ozea, biri i Ozaziut. Gjysmës së fisit të Manaseut Joeli, biri i Fadajës. 21 Gjysmës së fisit të Manaseut në Galaad Jadoja, biri i Zaharisë. Beniaminit Jasieli, biri i Abnerit. 22 Danit Ezrieli, biri i Jerohamit. Këta ishin prijësit e fiseve të Izraelit.

23 E Davidi nuk deshi t’i numërojë ata që ishin të moshës njëzet vjeçare e poshtë, sepse Zoti kishte premtuar se do ta shtonte Izraelin porsi yjet e qiellit. 24 Joabi, biri i Sarvisë, e kishte filluar regjistrimin, por nuk e çoi deri në fund, sepse për këtë Hidhërimi u zbraz mbi Izraelin. Për këtë arsye numri nuk qe shënuar në Librin e Analeve të mbretit David.

25 Mbikëqyrës mbi pasurinë e mbretit ishte Azmoti, biri i Adielit. Mbi pronat që i kishte në krahinë, në qytete, në fshatra e në qyteza kryekujdestar ishte Jonatani, biri i Ozisë. 26 Kryekujdestar mbi bujq që lëronin tokat ishte Ezriu, biri i Kelubit. 27 Vreshtarëve Semejë Ramataj. Kujdestar i qilarëve të verës në vreshta ishte Zabdia Sefamataj. 28 Kujdestar i ullishtave dhe i pronave me mana që ishin në Sefelë, ishte Balanami Gaderaj, kurse mbi depot e vajit Joasi. 29 Kujdestar mbi gjedhin që kullotej në Saron ishte Setraji Saronaj ndërsa mbikëqyrës i lopëve që ishin në vërri ishte Safati, biri i Adliut. 30 Kujdestar i gamileve ishte Ubili Ismahelaj, mbikëqyrës i gomaricave ishte Jadia Meronataj. 31 Kujdestar i deleve Jazis Agareu: të gjithë këta ishin kujdestarët e të mirave që i përkisnin Davidit.

32 Jonatani, ungji i Davidit, burrë i urtë dhe i ditur, ishte këshilltar, e bashkë me Jahielin Hakamonaj përkujdesohej për fëmijët e mbretit. 33 Po edhe Akitofeli ishte këshilltar i mbretit e Kusaji Arahaj mik i mbretit. 34 Pas Akitofelit, u bë këshilltar Jojada, biri i Banajës, dhe Abiatari. Prijësi i ushtrisë së mbretit ishte Joabi.

1 i Kronikave: 28. Udhëzimet e Davidit lidhur me Tempullin

28

1 Davidi i bashkoi të gjithë prijësit e Izraelit, prijësit e fiseve dhe udhëheqësit e rendeve që ishin në shërbim të mbretit: mijëtarët e urdhërqindësit, si edhe ata që ishin kryekujdestarë të pasurisë së mbretit dhe të fëmijëve të tij, me oborrtarë, me trimat e fortë që i kishte në Jerusalem. 2 Davidi u ngrit në këmbë dhe tha:

“Më dëgjoni, vëllezërit e mi e populli im! Unë kam menduar të ndërtoj një shtëpi në të cilën të pushojë Arka e Besëlidhjes së Zotit e të jetë shtrojë për këmbët e Hyjit tonë. Gjithçka duhet për ta ndërtuar e kam bërë gati. 3 Porse Hyji më tha: ‘Ti s’do ta ndërtosh Shtëpinë në nder të Emrit tim, sepse je luftëtar e ke derdhur gjak’.

4 Prej mbarë shtëpisë sime Zoti, Hyji i Izraelit, më zgjodhi mua që të jem mbret mbi Izraelin përgjithmonë. Judën e zgjodhi për derë të parë, kurse prej shtëpisë së Judës, shtëpinë e tim eti e prej bijve të babait tim Atij i pëlqeu të më zgjedhë mua për mbret mbi mbarë Izraelin. 5 Po ashtu edhe prej bijve të mi ‑ e Zoti më fali fëmijë shumë ‑ Zoti e zgjodhi Salomonin, tim bir, për të ndenjur mbi fron të mbretërisë së Zotit mbi Izraelin. 6 Sepse Zoti më tha: ‘Salomoni, yt bir, do të ma ndërtojë shtëpinë dhe tremet e mia: sepse atë e kam zgjedhur për birin tim dhe unë do t’i jem atij babë. 7 Mbretërinë e tij do ta bëj të qëndrueshme deri në amshim në qoftë se do të vazhdojë t’i kryejë urdhërimet e mia dhe ligjet siç po vepron sot’.

8 E tani, para mbarë Izraelit, bashkësisë së Zotit, ku po na dëgjon Hyji ynë, ruani e shqyrtoni hollë të gjitha urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, që ta gëzoni këtë tokë të mirë e t’ua lini fëmijëve tuaj trashëgim pas jush brez pas brezit deri në amshim.

9 Kurse ti, o biri im Salomon, njihe Hyjin e babait tënd e shërbeji me zemër të përsosur e me shpirt të gatshëm, sepse Zoti i shqyrton zemrat e të gjithëve dhe i di të gjitha mendimet e mendjeve: nëse do ta kërkosh, ai do të lejojë ta gjesh; nëse do ta lësh atë, ai do të të përbuzë e do të të flakë për amshim. 10 Kuptoje, pra, tani se Zoti të ka zgjedhur që ta ndërtosh Shtëpinë e Shenjtërores: merr guxim e kryeje”.

11 Davidi ia dha Salomonit, djalit të vet, gjedhen e paraderës, të tempullit, të magazinave, të dhomave të brendshme, të dhomave në katin e shtëpisë dhe të Shtëpisë së Pajtimit; 12 si dhe gjedhen e të gjithave që i kishte sajuar me mendje, për treme të Shtëpisë së Zotit, të të gjitha dhomave përreth, për thesarë të Shtëpisë së Zotit dhe për thesarë të gjërave të shuguruara, 13 për rendet e priftërinjve e të levitëve, për çdo punë në shërbesë të Shtëpisë së Zotit dhe për çdo enë të shërbesës së Tempullit të Zotit; 14 arin në peshë për çdo enë të shërbesës, argjendin në peshë për të gjitha enët e argjendta që duhen për shërbime të ndryshme. 15 Po ashtu edhe qirinjmbartës të artë e dritëza të arta për ta e dha arin sipas masës së duhur të secilit qirinjmbartës e dritëz në peshë; po edhe për qirinjmbartës e dritëza të tyre të argjendta i dha argjend në peshë. 16 Arin në peshë për tryeza në të cilat kanë për t’u vendosur bukët e kushtimit, për secilën tryezë, po ashtu edhe argjendin për tryezat e tjera të argjendta. 17 Gjithashtu për pirunj, për kusia, për kupa ari të kulluar, për gota të arta sipas cilësisë aq sa duhej për një gotë; po ashtu edhe për gota të argjendta, caktoi argjend në peshë për çdo gotë. 18 Po ashtu edhe për lterin e kemimit, ar të pastër e ar për koçinë me kerubinë që i shtrijnë krahët dhe e mbulojnë Arkën e Besëlidhjes së Zotit. 19 “Të gjitha këto ‑ tha ‑ ishin të shkruara me dorën e Zotit që të mund t’i njohë të gjitha veçorit e gjedhes”.

20Atëherë Davidi i tha birit të vet Salomonit edhe: “Vepro si burrë, ki guxim dhe nisja punës dhe mos u tremb as mos ki frikë! Vërtet, Zoti, Hyji im, do të jetë me ty dhe nuk do të të lëshojë as s’do të lërë deri sa ta kryesh mbarë punën lidhur me Shtëpinë e Zotit. 21 Ja, rendet e priftërinjve dhe të levitëve: do të jenë të gatshëm në çdo shërbesë të Shtëpisë së Tenzot. Pranë teje për të ndihmuar do të jetë me vullnet çdo njeri i ditur për cilëndo punë për këtë vepër. Të gjithë prijësit dhe mbarë populli janë nën urdhrin tënd”.

1 i Kronikave: 29. Kushtet

29

1 Atëherë mbreti David i tha mbarë bashkësisë: “Salomoni, im bir, që të vetmin Hyji e zgjodhi, është ende i ri e i njomë, kurse vepra është e madhe: sepse kjo ndërtesë nuk është për njeri, por për Hyjin, Zotin tonë. 2 Unë, njëmend, me të gjitha fuqitë e mia bëra gati për Shtëpinë e Hyjit gjithçka lypet: arin për enë të arta, argjend për enë të argjendta, bronz për enë të bronzta, hekur për të hekurta, lëndë për enë të drunjta, gurë oniksi e brilantë, gurë të palatuar dhe të ngjyrave të ndryshme, gjithfarë gurësh të paçmueshëm dhe mermer të bardhë me shumicë. 3 Për më tepër, prej dashurisë që kam për Shtëpinë e Hyjit, jap edhe prej çka kam personalisht ar e argjend për Tempullin e Hyjit tim, përveç atyre që kam bërë gati për godinën e shenjtë: 4 tri mijë talenta ar prej arit të Ofirit e shtatë mijë talenta argjend të kulluar për t’i veshur muret e Tempullit. 5 Ar për enë të arta dhe kudo lypet argjend për enë të argjendta dhe për vepër të dorës mjeshtrore. Nëse edhe ndokush tjetër ka dëshirë të dhurojë vullnetarisht, le të jetë dorëgjerë sot e le të dhurojë çka i dëshiron zemra në nder të Zotit”.

6 Atëherë vullnetarisht dhuruan prijësit e vëllazërive, krerët e fiseve të Izraelit, mijëtarët dhe urdhërqindësit dhe mbikëqyrësit e veprës së mbretit. 7 Këta, për ndërtimin e Tempullit të Hyjit dhanë pesë mijë talenta ar, dhjetë mijë monedha, dhjetë mijë telenta argjend, tetëmbëdhjetë mijë talenta bronz dhe njëqind mijë talenta hekur. 8 Edhe kushdo kishte gurë të paçmueshëm, të gjithë i jepnin si dhuratë për thesarin e Shtëpisë së Zotit në dorë të Jahielit Gersonaj. 9 Popullit i kënaqej shpirti sepse ishin të gatshëm shpirtërisht të gjithë t’ia dhuronin Zotit me gjithë zemër. Po edhe mbreti David vërtet u gëzua fort.

10Pastaj Davidi e bekoi Zotin para mbarë bashkësisë dhe tha: “I bekuar je, o Zot, Hyji i Izraelit, atit tonë, prej amshimit e në amshim!

11 Ty, o Zot, të përket madhëria e pushtetit,

lavdia, shkëlqimi dhe lartëmadhëria!

Sepse gjithçka në qiell e në tokë, janë të tuat!

Ty, o Zot, të përket mbretëria,

ti lartësohesh si kokën përmbi çdo gjë!

12 Prej teje vjen pasuria dhe lavdia,

ti zotëron me gjithçka!

Në dorën tënde fuqia dhe pushteti.

Ti mund të bësh gjithçka të madhërishme e të qëndrueshme!

13 Prandaj, o Hyji ynë, po të madhërojmë

e po e lavdërojmë Emrin tënd të madhërishëm!

14 Po e kush jam unë dhe çfarë është populli im që të mund të t’i kushtojmë ty të gjitha këto gjëra? Por të gjitha këto janë të tuat dhe gjithçka të kushtuam, të gjitha i morëm prej dorës sate! 15 Shtegtarë jemi para Teje e ardhacakë, si etërit tanë, jeta jonë si hije mbi tokë dhe pa farë shprese. 16 O Zot, Hyji ynë, gjithçka kemi përgatitur për t’ia ndërtuar Shtëpinë Emrit tënd të shenjtë, vjen prej dorës sate dhe të gjitha janë të tuat. 17 Mirë e di, Hyji im, se ti i vë në provë zemrat dhe se të pëlqen thjeshtësia: këndej edhe unë, në thjeshtësinë e zemrës sime, t’i kushtova të gjitha këto me gëzim. Po edhe mbarë popullin tënd, që është këtu, e pashë se me një gëzim të jashtëzakonshëm t’i kushtoi këto dhurata vullnetarisht. 18 O Zot, Hyji i Abrahamit, i Izakut e i Izraelit, i etërve tanë, ruaje për amshim këtë vullnet të zemrës së tyre. Bëj që zemra e tyre të qëndrojë gjithmonë në nderimin tënd. 19 Po edhe Salomonit, tim bir, jepi një zemër të përsosur që t’i ruajë urdhërimet e tua, dëshmitë dhe ligjet e tua e t’i zbatojë të gjitha dhe t’ia dalë ta ndërtojë Shtëpinë për të cilën unë i bëra të gjitha përgatitjet”.

20 Atëherë Davidi iu drejtua mbarë bashkësisë: “Bekojeni tani Zotin, Hyjin tuaj”! Dhe mbarë kuvendi e bekoi Zotin, Hyjin e etërve të vet. Pastaj u përkulën në nderim njëherë Hyjit e pastaj mbretit.

Salomoni hip në fron, Davidi vdes

21 Të nesërmen i flijuan Zotit therorë dhe ia kushtuan flitë e shkrumbimit: një mijë mëzetër, një mijë desh, një mijë qengja me flitë e njomjes së tyre dhe shumë fli të tjera për mbarë Izraelin. 22 Atë ditë në praninë e Zotit hëngrën e pinë me gëzim të madh. Për së dyti e bënë mbret Salomonin, birin e Davidit dhe e shuguruan sipas dëshirës së Zotit për princ, kurse Sadokun e shuguruan për prift. 23 Kështu Salomoni hipi mbi fronin e Zotit që të jetë mbret në vend të të jatit, Davidit; punët i shkonin për së mbari e mbarë Izraeli e dëgjonte. 24 Po ashtu edhe të gjithë prijësit e trimat e zgjedhur si dhe të gjithë bijtë e mbretit David ia shtrinë dorën duke dëshmuar se i nënshtrohen mbretit Salomon.

25 Zoti e ngriti shumë Salomonin në sytë e mbarë Izraelit dhe ia dha një madhëri aq të madhe mbretërisë së tij, sa që të tillë kurrë nuk e pati asnjë mbret i Izraelit.

26 Kështu Davidi, biri i Isait, mbretëroi mbi mbarë Izraelin. 27 Mbretërimi i tij mbi Izraelin zgjati dyzet vjet. Në Hebron kishte mbretëruar shtatë vjet, kurse në Jerusalem mbretëroi tridhjetë e tri vjet. 28 Vdiq në pleqëri të lume, plot pasuri e lavdi. Në vend të tij u bë mbret i biri, Salomoni. 29 Veprat e mbretit David janë të shkruara prej fillimit deri në mbarim, në Librin e Samuelit vëgues, të Natanit profet dhe në vëllimin e Gadit vëgues 30 me mbarë mbretërimin e tij, trimëritë dhe kohërat që kaluan nën sundimin e tij qoftë në Izrael e qoftë në të gjitha mbretëritë e tokës.