Hebrenjve: 1. Biri më i pushtetshëm se engjëjt

1

1 Pasi Hyji herë pas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve, 2 së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha gjërave, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë. 3 Biri, që është pasqyrimi i Lavdisë dhe vula e qenies së Hyjit, që me të fuqishmen fjalën e vet mban gjithësinë, pasi e kreu pastrimin e mëkateve, ndenji në të djathtën e Madhërisë në qiell; 4 u bë aq më i pushtetshëm se engjëjt sa më të madhërueshëm se ata e trashëgoi Emrin!

Biri më i pushtetshëm se engjëjt

5 Dhe vërtet, cilit prej engjëjve Hyji i tha ndonjëherë:

»Ti je im Bir

unë sot të linda

Dhe prapë:

»Unë do t’i jem Atë

dhe ai do të më jetë Bir

6 Dhe prapë, kur dërgon të Njëlindurin Birin e vet në botë, thotë:

»Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Hyjit

7 Kurse për engjëjt Ai thotë kështu:

»Ai i bën engjëjt e vet erëra,

shërbëtorët e vet flakë zjarri«.

8 Ndërsa për Birin thotë:

»Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, dhe skeptër drejtësie - skeptri i Mbretërisë sate.

9 E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer padrejtësinë:

prandaj, o Hyj, Hyji yt të shuguroi me bagmin e gëzimit si asnjë ndër shokët e tu«.

10 Edhe:

»Ti, o Zot, në fillim e krijove tokën edhe qiejt janë vepër e duarve të tua. 11 Ata do të zhduken kurse ti qëndron, të gjithë do të vjetrohen si petku: 12 porsi petk do t’i mbështjellësh - porsi mantel - dhe do të ndërrohen. Ti vetëm i vetmi mbetesh i njëjtë - vitet e tua nuk kanë mbarim«.

13 Po e për cilin ndër engjëj tha ndonjëherë:

»Më rri në të djathtën time

derisa t’i vë armiqtë e tu

shtrojë të këmbëve të tua?!«

14 A nuk janë, thua, të gjithë engjëjt shpirtra të ngarkuar me ndonjë shërbim, të dërguar për t’u shërbyer atyre që do ta trashëgojnë shëlbimin?

Hebrenjve: 2. Shëlbimi i madh

2

1 Për këtë arsye na duhet t’ia vëmë shumë më mirë mendjen gjërave që kemi dëgjuar, që të mos e humbim qëllimin. 2 E njëmend, në qoftë se fjala e shpallur nëpër engjëj qe e palëkundshme dhe çdo shkelje apo padëgjesë mori ndëshkimin e drejtë, 3 si do të mund të shpëtojmë në qoftë se e lëmë pas dore një shëlbim kaq të madh? Këtë shëlbim filloi ta shpallë Zoti, qe përforcuar në mesin tonë me anë të atyre që e kishin dëgjuar, 4 po edhe Hyji njëkohësisht e dëshmoi me shenja, me vepra bindëse, me mrekulli të larmishme dhe me dhurata të Shpirtit Shenjt, të ndara sipas vullnetit të tij.

Autori i shëlbimit

5 Sepse Hyji nuk e ka vënë nën pushtet të engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim. 6 Madje dikush diku bëri këtë dëshmi:

»Çka është njeriu që të bie ndër mend për të, biri i njeriut që të kujdesesh për të? 7 E bëre pak më të vogël se engjëjt, e kurorëzove me lavdi e nder, 8 çdo gjë vure nën këmbët e tij«.

Dhe duke [i] vënë çdo gjë nën këmbë, ai s’la asgjë që të mos i jetë e nënshtruar. Vërtet, tani nuk shohim ende se gjithçka është nën pushtetin e tij, 9 por Atë që qe përulur për pak kohë më poshtë se engjëjt, Jezusin, e shohim të kurorëzuar me lavdi e nder për arsye të vdekjes që pësoi që kështu, për hir të Hyjit, vdekja e shijuar prej tij të jetë në dobinë e të gjithë njerëzve.

10 Dhe, vërtet, i kishte hije Atij, për të cilin dhe prej të cilit është çdo gjë dhe që donte t’i çojë në lumturi shumë bij - ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve Udhëheqësin e shëlbimit të tyre. 11 Sepse si Shenjtëruesi ashtu të shenjtëruarit, janë të gjithë prej Njërit. Prandaj as nuk turpërohet t’i quajë vëllezër, 12 kur thotë:

»Vëllezërve të mi do t’ua shpall Emrin tënd;

do të të lavdëroj në mes të mbledhjes«.

13 Edhe më:

»Në Të do ta vë shpresën«.

Dhe përsëri:

»Ja, unë dhe fëmijët që m’i dha Hyji«.

14 Dhe, pasi fëmijët kanë të përbashkët gjakun e mishin, kështu edhe Ai u bë pjesëtarë në këtë gjë, në mënyrë që me anë të vdekjes ta shfuqizonte atë, që kishte në dorë pushtetin e vdekjes - d. m. th. djallin, 15 për t’i çliruar ata që ishin të nënshtruar skllavërisë për tërë jetën prej frikës së vdekjes. 16 Sepse Ai nuk u vjen në ndihmë engjëve, por u vjen në ndihmë pasardhësve të Abrahamit. 17 Këndej u desh që në gjithçka të bëhej i ngjashëm me vëllezër për të qenë Kryeprift i mëshirshëm dhe njëkohësisht besnik në ato gjëra që i përkasin Hyjit në mënyrë që t’i shpërblente mëkatet e popullit. 18 Dhe, vërtet, pikërisht pse ai e sprovoi personalisht vuajtjen, është në gjendje t’i ndihmojë ata që janë në sprovë.

Hebrenjve: 3. Jezusi është më i madh se Moisiu

3

1 Këndej, o vëllezër të shenjtë, pjesëtarë të thirrjes qiellore, vëreni mirë të Dërguarin dhe Kryepriftin e fesë sonë - Jezusin. 2 Ai është i besuari i Atij që e bëri Kryeprift siç ishte edhe Moisiu në tërë shtëpinë e Hyjit. 3 Por në krahasim me Moisiun, Jezusi është patjetër për një lavdi më të madhe, aq sa nderi i ndërtuesit e tejkalon nderin e vetë shtëpisë. 4 Dhe njëmend, çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt; ndërsa ai që e ka ndërtuar gjithçka është Hyji. 5 Tashti edhe Moisiu qe i besuar në tërë shtëpinë e Hyjit, por vetëm si shërbëtor, për të qenë dëshmitar i të gjitha atyre që duheshin thënë prej Hyjit, 6 kurse Krishti është ai Bir mbi mbarë shtëpinë e Hyjit: shtëpia e tij jemi ne, në qoftë se e ruajmë sigurinë e plotë dhe mburrjen e shpresës.

Teprica e popullit të Hyjit

7 Prandaj, siç thotë Shpirti Shenjt:

»Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, 8 mos jini zemërgurë si në ditën e Kryengritjes, si në ditën e vënies në provë në shkretëtirë, 9 ku më ngacmuan etërit tuaj dhe më vunë në provë edhe pse i panë veprat e mia 10 gjatë dyzet vjetëve. Prandaj m’u ndye ajo brezni dhe thashë: ‘Gjithmonë gënjehet zemra e tyre, e nuk i marrin vesh udhët e mia’. 11 Kështu u përbetova në      zemërimin tim: »Kurrë s’do të hyjnë në pushimin tim 

12 Kini kujdes, o vëllezër, që ndonjëri prej jush të mos e ketë zemrën e keqe, të pafe që të shkëputet nga Hyji i gjallë, 13 por nxiteni njëri-tjetrin dita-ditës deri sa të zgjasë kjo: »Sot«, që të mos »ngurohet« ndokush prej jush i ngashnyer prej mëkatit. 14 Sepse jemi bërë pjesëtarë të Krishtit - merret vesh - në qoftë se qëndrojmë të palëkundshëm në shpresë deri në fund ashtu si filluam. 15 Kur thuhet:

»Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgurë si në ditën e Kryengritjes«.

16 kush janë, pra, ata që, pasi e dëgjuan, u çuan në kryengritje? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut? 17 Po kush thua, qenë ata që ‘ia mërzitën për dyzet vjet?’ Vallë a jo ata që mëkatuan, ‘kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?’ 18 Dhe cilëve ‘iu përbetua se nuk do të hynin në pushimin e tij’, në qoftë se jo atyre që nuk iu nënshtruan? 19 Ne e shohim se nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.

Hebrenjve: 4. Jezusi Kryeprifti i madh

4

1 Prandaj, le të trembemi se, deri sa mbetet premtimi të hyhet në Pushimin e tij, të mos vërtetohet për ndonjërin prej jush se ka vonuar. 2 Sepse edhe ne e kemi marrë lajmin e mirë sikurse edhe ata, por atyre nuk u vlejti gjë fjala që dëgjuan sepse nuk u bashkuan me fe me ata që e pranuan fjalën. 3 Në Pushim veç, në të vërtetë hyjmë ne që besuam sipas fjalës që ka thënë:

»Kështu, u përbetova në zemërimin tim:

kurrë s’do të hyjnë në Pushimin tim«.

Ndonëse veprat i kishin marrë fund që në krijimin e botës. 4 E njëmend ka thënë diku për të shtatën ditë kështu: »Dhe Hyji pushoi nga të gjitha veprat e veta të shtatën ditë«. 5 E këtu prapë: »Kurrë s’do të hyjnë në Pushimin tim«.

6 Mbetet, pra, se disa do të hyjnë në të dhe, pasi ata që të parët e morën lajmin e gëzueshëm, nuk hynë për shkak të padëgjesës, 7 Ai cakton rishtas një ditë - një »Sot« - duke thënë pas sa kohe me gojë të Davidit, siç u tha më parë:

»Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij,

mos jini zemërgurë«.

8 Vërtet, po t’i kishte futur Jozuehi në Pushim, Hyji nuk do të kishte folur pastaj për një ditë tjetër. 9 Këndej, mbetet një pushim i të shtunës për e Hyjit. 10 Sepse, kush hyri në pushimin e tij, edhe ai pushoi nga veprat e veta, sikurse edhe Hyji prej veprave të tij.

11 Të vrapojmë, pra, për të hyrë në atë Pushim, që asnjë të mos mbarojë pas shembullit të të njëjtës padëgjesë!

12 Vërtet, fjala e Hyjit është e gjallë dhe vepruese. Është më e mprehtë se çdo shpatë dy tehesh. Përshkon aq sa ndan frymën dhe shpirtin, gjymtyrët dhe palcin, edhe shqyrton ndjenjat dhe dëshirat e zemrës. 13 Nuk ka krijesë të fshehur para saj. Gjithçka është cullak e zhveshur para syve të Atij, të cilit do t’i japim llogari.

Jezusi Kryeprifti i madh

14 Prandaj, pasi e kemi Kryepriftin e Madh, Jezusin, Birin e Hyjit, i cili i ka përshkuar qiejt - të jemi të palëkundshëm në dëshmimin e fesë! 15 Sepse, nuk kemi Kryeprift që nuk mund të ketë dhimbje për dobësitë tona, pasi ai vetë i ka sprovuar të gjitha si ne, me përjashtim vetëm të mëkatit.

16 T’i afrohemi, prandaj, plot guxim fronit të hirit, që të fitojmë mëshirë dhe të gjejmë hir për të pasur ndihmë në kohë të duhur.

Hebrenjve: 5. Qortim rreth apostazisë

5

1 Sepse, çdo Kryeprift zgjidhet nga mesi i njerëzve dhe vihet kryeprift për të mirën e njerëzve në marrëdhëniet e tyre me Hyjin. Detyra e tij është të kushtojë dhurata e fli për shpërblim të mëkateve. 2 Ai është në gjendje të ketë dhembshuri për ata që nuk dinë e gënjehen, sepse edhe ai vetë është i ngarkuar me ligështi. 3 Këndej i duhet të kushtojë fli për mëkatet si për popull ashtu edhe për vete. 4 Dhe askush nuk e merr për vetvete këtë nder, por vetëm ai që thirret prej Hyjit tamam si Aroni.

5 Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë nderin të bëhet kryeprift, po ia dha Ai që i tha:

»Ti je im Bir,

unë sot të linda«;

6 sipas asaj fjale që e thotë diku gjetiu:

»Ti je prift për amshim

në mënyrën e Melkizedekut«.

7 Ai, në ditët e jetës së vet këtu mbi tokë, i kushtoi lutja dhe lutje me ofshama të mëdha dhe me lot Atij që mundte ta shpëtonte nga vdekja, dhe qe vështruar për shkak të nënshtrimit të vet. 8 Ai, megjithëse ishte Bir, mësoi nga ato që pësoi të jetë i dëgjueshëm 9 dhe, pasi e fitoi përsosmërinë, për të gjithë ata që e dëgjojnë, u bë shkaku i shëlbimit të amshuar, 10 i shpallur prej Hyjit Kryeprift »në mënyrën e Melkizedekut«.

Qortim rreth apostazisë

11 Lidhur me këtë çështje kemi shumë për të thënë, të vështira për t’u shtjelluar me fjalë, sepse jeni bërë të ngadalshëm për të kuptuar. 12 E pra, për kah koha, duhej që të ishit tashmë mësues, kurse kështu keni nevojë t’iu mësojë dikush elementet e para të fjalëve të Hyjit. Keni arritur deri në atë gjendje sa të keni nevojë për qumësht dhe jo për ushqime të forta. 13 Dhe njëmend, kush ende ushqehet vetëm me qumësht, nuk është i aftë të ndjekë një shtjellim mbi drejtësinë - sepse është ende foshnjë. 14 Përkundrazi, ushqimi i fortë është për të rritur, për ata që i kanë shqisat e stërvitura për të dalluar të mirën e të keqen.

Hebrenjve: 6. Premtimi i sigurt i Hyjit

6

1 Prandaj, po e lëmë njëherë mësimin fillestar mbi Krishtin dhe të kalojmë në atë që është për të rritur duke mos e vënë përsëri themelin: kthimin nga veprat e vdekura dhe besimin në Hyjin; 2 mësimin mbi pagëzimet dhe mbi vënien e duarve, ngjalljen nga të vdekurit dhe gjyqin e amshuar. 3 Edhe këtë do ta bëjmë në dashtë Hyji.

4 Vërtet, është e pamundur që ata njerëz, të cilët qenë njëherë të shndritur, që e shijuan dhuratën qiellore, që u bënë pjesëtarë të Shpirtit Shenjt, 5 që e shijuan të bukurën Fjalë të Hyjit dhe fuqitë e jetës së ardhshme, 6 dhe megjithatë e borën fenë, të përtërihen rishtas me kthim, kur ata vetë përsëri e kryqëzojnë Birin e Hyjit dhe botërisht e poshtërojnë. 7 Dhe njëmend, një tokë e ngirë me shi që bie shpesh në të dhe prodhon bimë të dobishme për atë që e punon, merr bekimin prej Hyjit, 8 ndërsa ajo që qe murriza dhe ferra, është pa kurrfarë vlere dhe është afër mallkimit dhe fundi i saj është: »Në zjarr!«

9 Por, për sa ju përket juve, o të dashur, edhe pse flasim kështu, jemi plotësisht të bindur se ju jeni në gjendje të mirë dhe në rrugën e shëlbimit. 10 Sepse, Hyji nuk është i padrejtë që ta harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat ndaj Emrit të tij, duke u shërbyer dhe duke vazhduar t’u shërbeni shenjtërve. 11 Dëshirojmë veç, që secili prej jush ta tregojë të njëjtin kujdes që shpresa të plotësohet deri në fund, 12 që të mos ju pakësohet zelli, por t’u përngjani atyre që, në saje të fesë dhe të duresës, trashëgojnë të mirat e premtuara.

Premtimi i sigurt i Hyjit

13 Dhe njëmend, kur Hyji i jepte Abrahamit premtimin, pasi nuk kishte se me kë më të madh t’i përbetohej, iu përbetua me vetveten 14 duke thënë:

»Vërtet do të të mbuloj me bekime dhe do të të jap trashëgimtarë të panumërueshëm«.

15 Kështu Abrahami duke pritur me duresë i fitoi premtimet. 16 Njerëzit, veç, përbetohen me dikënd që është më i madh se ata dhe beja për ta është një garanci që i jep fund çdo mosmarrëveshjeje. 17 Kështu edhe Hyji: duke dashur t’ua vërtetojë në mënyrë më të plotë trashëgimtarëve të premtimeve palëkundshmërinë e vendimit të vullnetit të vet, u bë dorëzanë me përbetim. 18 Në këtë mënyë, në fuqi të dy veprimeve të pandërrueshme - në të cilat është e pamundur që Hyji të gënjejë - ne, që u strehuam në Hyjin, jemi shumë të nxitur të mbështetemi në shpresën që na u parashtrua. 19 Atë e kemi spirancë të sigurt dhe të fortë të shpirtit »që hyn në brendinë përmbas Tisit«, 20 atje, ku për ne, si pararendës depërtoi Jezusi, pasi u bë Kryeprift i amshuar në mënyrën e Melkizedekut.

Hebrenjve: 7. Kryeprifti në mënyrën e Melkizedekut

7

1 Në të vërtetë, ky - Melkizedeku - Mbreti i Salemit, Prifti i Hyjit të Tejetlartë, i doli para në takim Abrahamit, që po kthehej nga luftimi pasi i shfarosi mbretërit, dhe e bekoi. 2 Këtij Abrahami i dha të dhjetën e të gjithave. Emri i tij në përkthim do të thotë më së pari: »Mbreti i drejtësisë« dhe pastaj edhe: »Mbreti i Salemit« domethënë »Mbreti i paqes«. 3 Ky është pa babë, pa nënë, pa brezni; s’ka as fillim as mbarim të jetës - pra, i ngjashëm me Birin e Hyjit - mbetet prift për amshim.

4 Vëreni, pra, sa i madh duhet të jetë ai njeri, të cilit Abrahami si patriark i dha të dhjetën e më së mirës pjesë të presë!

5 Vërtet, edhe ata prej bijve të Levit që marrin priftërinë, kanë urdhër nga Ligji të marrin të dhjetat nga populli, d. m. th. nga vëllezërit e vet, edhe pse edhe ata janë pasardhës të Abrahamit. 6 Por ai që nuk është në brezninë e tyre, i mori të dhjetën Abrahamit dhe e bekoi atë që kishte premtimet. 7 Dhe është jashtë çdo diskutimi: ai që është më i madh e bekon atë që është më i vogël. 8 Këtu shto edhe se të dhjetën e mbledhin njerëzit e vdekshëm, ndërsa atje ai, për të cilin dëshmohet se jeton! 9 Madje, në personin e Abrahamit, pothuajse edhe vetë Levit që merr të dhjetat, i merret e dhjeta, 10 sepse ende ishte në ijën e t’et, kur Melkizedeku i doli para në takim Abrahamit.

11 Tashti, po të ishte fituar përsosmëria me anë të priftërisë levitike - sepse në bazë të saj populli e fitoi Ligjin - ç’nevojë atëherë do të kishte pasur të ngritet një tjetër prift në mënyrën e Melkizedekut dhe të mos emërtohej sipas mënyrës së Aronit?

12 Dhe s’ka dyshim, në qoftë se ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe Ligji. 13 Sepse, ai, për të cilin është fjala, është nga një fis tjetër, prej të cilit askush nuk i qe kushtuar lterit. 14 Dhe dihet se Zotëria ynë vjen nga fisi i Judës, fis ky për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinjtë. 15 Dhe kjo bëhet shumë më qartë, në qoftë se prifti tjetër vihet në mënyrën e Melkizedekut, 16 që nuk bëhet prift në fuqi të rregullores së Ligjit të trashëgimisë trupore, por në fuqi të jetës së pashkatërrueshme. 17 Sepse dëshmohet:

»Ti je prift për jetë të jetës

në mënyrën e Melkizedekut«.

18 Këndej zhbëhet rregullorja e mëparshme për shkak të paaftësisë së saj dhe të padobisë, 19 - sepse asgjë s’ka përsosur Ligji - dhe shtihet në fuqi shpresa më e mirë, me anë të së cilës i afrohemi Hyjit.

20 Dhe kjo nuk ndodhi pa përbetim, kurse ata u bënë priftërinj pa përbetim, 21 ndërsa Ky në bazë të përbetimit të Atij që i tha:

»U përbetua Zoti dhe nuk do të pendohet:

ti je prift për jetë të jetës

22 Në këtë mënyrë Jezusi u bë dorëzani i Besëlidhjes më të mirë.

23 Për më tepër asi priftërinjsh qenë shumë, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin përgjithmonë. 24 Kurse Ai, pasi mbetet përgjithmonë, ka priftërinë që nuk kalon kurrë. 25 Këndej edhe mund t’i shëlbojë plotësisht ata që nëpër Të i afrohen Hyjit - sepse gjithmonë jeton për të ndërmjetësuar për ta.

26 Vërtet, një Kryeprift i tillë edhe na lypej ta kishim: i shenjtë, i pafajshëm, i panjollë, i ndarë nga mëkatarët dhe më i madhërueshëm se qiejt 27 - i cili s’ka nevojë, sikurse ata kryepriftërinjtë e tjerë, të kushtojë si një ditë për ditë fli më parë për faje të veta dhe pastaj për faje të popullit. Këtë Ai e bëri njëherë e përgjithmonë kur flijoi vetveten.

28 Ligji në të vërtetë, vë për kryepriftërinj njerëz të nënshtruar dobësive, kurse fjala e betimit - që vjen pas Ligjit - vë Birin që u bë i përsosur për amshim.

Hebrenjve: 8. Kryeprifti i Besëlidhjes së re dhe të përmirësuar

8

1 Dhe ja, pika kryesore në këtë shtjellim: kemi një Kryeprift të tillë, i cili rri në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiell, 2 si Mbarështues i Shenjtërores dhe i Tendës së vërtetë, të cilën e ngriti Zoti dhe jo njeriu.

3 Meqenëse çdo kryeprift vihet për të kushtuar dhurata dhe fli, këndej edhe Ai ka për detyrë të ketë çka të kushtojë. 4 Po të ishte Ai mbi tokë, nuk do të ishte as prift, sepse janë ata që në fuqi të Ligjit i kushtojnë dhuratat. 5 Këta i shërbejnë figurës dhe hijes së Tendës qiellore, sikurse qe udhëzuar Moisiu, kur mendonte të ndërtonte Tendën, sepse:

»Shiko - i thuhet - bëji të gjitha sipas gjedhes që të qe dëftuar në mal

6 Por tani Krishti, fitoi një shërbesë shumë më të shquar, sepse është ndërmjetësi i Besëlidhjes më të mirë, të themeluar mbi premtime më të mira.

7 Po të kishte qenë me të vërtetë Besëlidhja e parë e patëmetë, nuk ishte dashur t’i bëhej vend tjetrës. 8 Sepse, duke i prozhmuar, u thotë:

»Ja, po vijnë ditët - thotë Zoti - kur do të bëj me Shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës një Besëlidhje të re.

9 Jo më si Besëlidhja që pata bërë me etërit e tyre, kur i mora për dore për t’i nxjerrë nga toka e Egjiptit. Meqenëse ata nuk qëndruan besnikë ndaj Besëlidhjes sime, prandaj as vetë nuk u kujdesova për ta - thotë Zoti.

10 Dhe ja, Besëlidhja të cilën do ta lidh me Shtëpinë e Izraelit pas këtyre ditëve - thotë Zoti: ligjet e mia do t’i thadroj në shpirtrat e tyre dhe do t’i zgavëroj me shkronja në zemrat e tyre.

Unë do të jem Hyji i tyre kurse ata do të jenë populli im.

11 Askush nuk do ta mësojë bashkëqytetarin e vet, askush vëllain e vet duke thënë: ‘Njihe Zotin!’, sepse të gjithë do të më njohin, prej më të voglit e deri në më të madhin ndër ta, 12  sepse do të kem mëshirë për fajet e tyre dhe s’do t’i kujtoj mëkatet e tyre«.

13 Kur thotë »Të Renë« dëshmon se »E Para« është plakur; tashti, çka plaket e vjetrohet, është afër zhdukjes.

Hebrenjve: 9. Shenjtërorja tokësore dhe ajo qiellore

9

1 Patjetër, edhe Besëlidhja e parë i kishte rregulloret e kultit dhe Shenjtëroren, por tokësore. 2 Dhe njëmend qe ndërtuar Tenda. Në pjesën e parë të saj ishte qirimbajtësja, tryeza dhe bukët e kushtimit, dhe quhet Shenjtërorja. 3 Pastaj, pas tisit të dytë, ishte pjesa e dytë e Tendës, që quhet Shenjtërorja e Shenjtëroreve, 4 në të ishte kemorja e artë, Arka e Besëlidhjes - gjithkah e veshur me ar dhe në të ena e artë me manë, shkopi i Aronit që pati lulëzuar dhe Rrasat e Besëlidhjes. 5 Përmbi arkën ishin kerubinët e Madhërisë që i bënin hije Pajtimores. Por për këtë tani nuk është vendi të flasim imtësisht.

6 Pasi këto janë kështu të rregulluara, në pjesën e parë të Tendës në çdo kohë hyjnë priftërinjtë për të kryer shërbesat; 7 ndërsa, në të dytën pjesë, vetëm një herë në vit dhe vetëm kryeprifti, madje jo pa gjak, të cilin e kushton për vete dhe për gabimet e popullit. 8 Shpirti Shenjt ka dashur të dëftojë kështu se ende nuk është shfaqur udha që çon në Shenjtëroren e Shenjtëroreve, pasi ende qëndron pjesa e parë e Tendës. 9 Kjo është një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme: kushtohen dhurata e fli, të cilat nuk mund ta përsosin në ndërgjegje shërbesat e kultit 10 - pse të themeluara në të ngrënë e në të pirë dhe në larje të ndryshme - të gjitha rregullore thjesht trupore, të vlefshme derisa t’u vijë koha të rregulloheni si duhet.

11 Por erdhi Krishti, Kryeprifti i të mirave që do të vijnë. Dhe, nëpër një tendë më të madhe dhe më të përsosur, të punuar jo me dorë - d. m. th. jo të kësaj krijese 12 dhe nëpër gjak jo të cjepve dhe të mëzetërve, por nëpër gjak të vet, hyri njëherë e përgjithmonë në Shenjtëroren e Shenjtëroreve dhe fitoi shpërblimin përfundimtar.

13 Dhe njëmend, në qoftë se gjaku i stërpikur i cjepve dhe i mëzetërve dhe hiri i mështjerrës i shenjtëron të papastrit duke ua pastruar ritualisht trupin, 14 sa më tepër Gjaku i Krishtit - i cili nëpër Shpirtin e amshuar ia flijoi vetveten Hyjit porsi fli të panjollë - do ta pastrojë ndërgjegjen tonë nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Hyjit të gjallë!

15 Për këtë arsye Ai është Ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që - me anë të vdekjes për shpërblim të fajeve të bëra në kohën e Besëlidhjes së parë - të grishurit ta fitojnë trashëgimin e përjetshëm të premtuar. 16 Këndej, gjithkund ka ndonjë testament është e domosdoshme të vërtetohet vdekja e atij që e bëri testamentin. 17 Sepse testamenti hyn në fuqi vetëm pas vdekjes: askurrë s’ka vlerë derisa të jetë gjallë ai që e bëri. 18 Prandaj as Besëlidhja e parë nuk qe themeluar pa gjak. 19 Sepse, pasi Moisiu ia shpalli mbarë popullit çdo urdhër siç është në Ligj, mori gjak mëzetërish e ujë, dhe me lesh të kuq e me hisop, e stërpiku Librin dhe mbarë duke thënë: »Ky është gjaku i Besëlidhjes që Hyji ju caktoi«. 21 Pastaj e stërpiku me gjak Tendën dhe të gjitha enët e shërbesës hyjnore. 22 Dhe, sipas Ligjit, pothuajse gjithçka pastrohet me gjak dhe, pa derdhje gjaku nuk ka falje.

Flia e Krishtit e shlyen mëkatin

23 Në qoftë, pra, se shëmbëllesat e realiteteve qiellore janë pastruar me rite të tilla, atëherë është e domosdoshme që vetë realitetet qiellore të pastrohen me fli më të mira se këto. 24 Sepse Krishti nuk hyri në Shenjtëroren e Shenjtëroreve të punuar me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e thjeshtë e asaj të vërtetës, por drejt në qiell: që tani të ndërmjetësojë për ne para fytyrës së Hyjit. 25 Jo veç, që shumë herë ta flijojë vetveten sikurse kryeprifti çdo vit hyn në Shenjtëroren e Shenjtëroreve me gjak të huaj; 26 - përndryshe do t’i ishte dashur të pësojë shumë herë që prejkrijimit të rruzullit. Por tani u dëftua një herë të vetme - në mbarimin e kohës - për ta asgjësuar mëkatin me anën e flijimit të vetvetes.

27 Dhe, sikurse njerëzve u duhet një herë të vdesin - e pastaj vjen gjyqi - 28 kështu edhe Krishti: u flijua vetëm një herë për të shlyer mëkatet e të gjithëve, kurse herën e dytë - jo më në lidhje me mëkate - do t’u duket atyre që e presin për t’u shëlbuar.

Hebrenjve: 10. Feja

10

1 Feja është një mënyrë të pasuri të gjërave që shpresohen, mjet të njihen gjërat që nuk shihen. 2 Në fuqi të saj, madje, të parët tanë fituan një dëshmi të mirë.

3 Me anë të fesë e dimë se botërat u trajtuan prej fjalës së Hyjit, në mënyrë që çka shihet u përftua nga ato që nuk shihen.

4 Me anë të fesë Abeli i kushtoi Hyjit fli më të mirë se Kaini. Me anë të saj mori dëshminë se është i drejtë - Hyji u dha dëshmi dhuratave të tij - dhe, me anë të saj, edhe pse i vdekur, ende flet.

5 Me anë të fesë Henoku u ndërrua vendit që të mos e shohë vdekjen dhe më nuk u gjet, sepse Hyji i ndërroi vend. E njëmend, para mbartjes mori dëshminë se i kishte pëlqyer Hyjit. 6 Por pa fe nuk është e mundshme t’i pëlqehet Hyjit, sepse ai që i afrohet duhet të besojë se Hyji është dhe se i shpërblen ata që e kërkojnë.

7 Me anë të fesë Noehi, i mësuar prej Hyjit për gjëra që ende nuk shiheshin, i bindur në shpirt, e punoi arkën për shpërtimin e familjes së vet; me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtari i drejtësisë që vjen nga feja.

8 Me anë të fesë Abrahami, kur qe grishur, dëgjoi të çohet dhe të niset drejt vendit që do ta fitonte në trashëgim; e la vendin edhe pse nuk dinte se ku do të shkonte. 9 Me anë të fesë erdhi të banojë në tokën e premtuar si në tokën e huaj dhe jetoi nën tenda me Izakun dhe me Jakobin, bashkëtrashëgimtarët e të njëjtit premtim, 10 sepse priste Qytetin me themele të palëkundshme, arkitekti dhe ndërtuesi i të cilit është Hyji.

11 Me anë të fesë - edhe vetë Sara beronjë - fitoi mundësinë të bëhej nënë - megjithëse i kishte kaluar mosha - sepse e mbante besnik Atë që i dha premtimin. 12 Këndej, prej një njeriu - dhe ai gati i vdekur, lindi një shumicë e madhe porsi yjet në qiell dhe rëra e panumërueshme në bregun e detit.

13 Të gjithë këta vdiqën në fe pa marrë çka u qe premtuar. Ata vetëm e vërejtën prej së largu dhe e përshëndetën duke pranuar se janë të huaj dhe udhëtarë përmbi tokë. 14 Vërtet, ata që flasin kështu, dëftojnë qartë se kërkojnë atdheun. 15 Patjetër, po të kishin menduar për atdheun prej të cilit dolën, do të kishin pasur kohë të ktheheshin. 16 Por, tashti, ata dëshirojnë një atdhe më të mirë - d. m. th. atmen qiellore. Për këtë arsye Hyjit nuk i vjen turp të quhet Hyji i tyre: vërtet, Ai ua ka bërë gati Qytetin.

17 Me anë të fesë, Abrahami, i vënë në provë, e flijoi Izakun. Flijonte djalin e vetëm ai që kishte marrë premtimin, 18 të cilit i qe thënë: »Pasardhësit e tu do të rrjedhin prej Izakut«, 19 plotësisht i bindur se Hyji mund të ngjallë edhe të vdekurit. Prandaj edhe e rifitoi - dhe qe një shëmbëlltyrë.

20 Me anë të fesë Izaku bekoi Jakobin dhe Ezaun pikërisht në vështrim të gjërave që kishin për të ndodhur.

21 Me anë të fesë Jakobi - në fill të vdekjes - bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe, thellë u përkul i mbështetur mbi dorëzën e shkopit të vet.

22 Me anë të fesë Jozefi - në fill të vdekjes - përmendi Daljen e bijve të Izraelit dhe dha urdhër lidhur me eshtrat e vet.

23 Me anë të fesë Moisiu, i sapolindur, qe fshehur për tre muaj nga prindërit, sepse panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk e druajtën urdhrin e mbretit.

24 Me anë të fesë Moisiu, kur u rrit, nuk pranoi të quhej më djalë i bijës së faraonit. 25 Më fort deshi të pësojë me e Hyjit se të gëzojë për pak kohë dëfrimin e mëkatit. 26 E çmoi pasuri më të madhe mundimin e Krishtit se visaret e Egjiptit, sepse i kishte sytë të ngulur në shpërblim.

27 Me anë të fesë e la Egjiptin pa e druajtur zemërimin e mbretit - i patrandshëm si ai që sheh të Papashmin.

28 Me anë të fesë i kremtoi Pashkët dhe bëri stërpikjen me gjak që Engjëlli vrasës të mos i prekte të parëlindurit e Izraelit.

29 Me anë të fesë kaluan nëpër Detin e Kuq si nëpër tokë të thatë dhe, kur e sprovuan egjiptianët, u mbytën.

30 Me anë të fesë u rrëzuan muret e Jerihonit, pasi u qarkuan për shtatë ditë.

31 Me anë të fesë Rakaba lavire nuk u vra bashkë me kryengritësit, sepse i priti vëzhguesit paqësisht.

32 Po çka të them më? Nuk do të më dilte koha të flas për Gjedeonin, për Barakun, për Samsonin, për Jeftin, për Davidin, për Samuelin dhe për profetët, 33 të cilët me anë të fesë nënshtruan mbetëri, vunë në veprim drejtësinë, fituan premtimet, mbyllën gojën e luanëve, 34 shuan fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, u shëruan nga sëmundjet, u dëftuan trima të fortë në luftë, zmbrapsën ushtritë e të huajve. 35 Disa gra i fituan, me anë të ngjalljes, të vdekurit e vet. Të tjerë, të vënë në mundime, nuk e pranuan faljen, që të fitonin një ngjallje më të mirë. 36 Prapë disa të tjerë sprovuan poshtërime, frushkullime, madje, edhe pranga dhe burgje; 37 u vranë me gurë, u sharruan, u prenë me teh të shpatës, u enden të veshur me lëkura delesh, me lëkura dhish, në skamje, të nëpërkëmbur, të marrë me të keq 38 - bota nuk ishte e denjë për ta - endeshin nëpër shkretëtirë, nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër gropa dheu.

39 Të gjithë këta, edhe pse e morën dëshminë e mirë me anë të fesë, megjithatë, nuk morën çka u qe premtuar, 40 sepse Hyji parapa diçka më të mirë për ne: që pa ne ata të mos e arrijnë përsosmërinë.

Hebrenjve: 11. Feja

11

1 Feja është një mënyrë të pasuri të gjërave që shpresohen, mjet të njihen gjërat që nuk shihen. 2 Në fuqi të saj, madje, të parët tanë fituan një dëshmi të mirë.

3 Me anë të fesë e dimë se botërat u trajtuan prej fjalës së Hyjit, në mënyrë që çka shihet u përftua nga ato që nuk shihen.

4 Me anë të fesë Abeli i kushtoi Hyjit fli më të mirë se Kaini. Me anë të saj mori dëshminë se është i drejtë - Hyji u dha dëshmi dhuratave të tij - dhe, me anë të saj, edhe pse i vdekur, ende flet.

5 Me anë të fesë Henoku u ndërrua vendit që të mos e shohë vdekjen dhe më nuk u gjet, sepse Hyji i ndërroi vend. E njëmend, para mbartjes mori dëshminë se i kishte pëlqyer Hyjit. 6 Por pa fe nuk është e mundshme t’i pëlqehet Hyjit, sepse ai që i afrohet duhet të besojë se Hyji është dhe se i shpërblen ata që e kërkojnë.

7 Me anë të fesë Noehi, i mësuar prej Hyjit për gjëra që ende nuk shiheshin, i bindur në shpirt, e punoi arkën për shpërtimin e familjes së vet; me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtari i drejtësisë që vjen nga feja.

8 Me anë të fesë Abrahami, kur qe grishur, dëgjoi të çohet dhe të niset drejt vendit që do ta fitonte në trashëgim; e la vendin edhe pse nuk dinte se ku do të shkonte. 9 Me anë të fesë erdhi të banojë në tokën e premtuar si në tokën e huaj dhe jetoi nën tenda me Izakun dhe me Jakobin, bashkëtrashëgimtarët e të njëjtit premtim, 10 sepse priste Qytetin me themele të palëkundshme, arkitekti dhe ndërtuesi i të cilit është Hyji.

11 Me anë të fesë - edhe vetë Sara beronjë - fitoi mundësinë të bëhej nënë - megjithëse i kishte kaluar mosha - sepse e mbante besnik Atë që i dha premtimin. 12 Këndej, prej një njeriu - dhe ai gati i vdekur, lindi një shumicë e madhe porsi yjet në qiell dhe rëra e panumërueshme në bregun e detit.

13 Të gjithë këta vdiqën në fe pa marrë çka u qe premtuar. Ata vetëm e vërejtën prej së largu dhe e përshëndetën duke pranuar se janë të huaj dhe udhëtarë përmbi tokë. 14 Vërtet, ata që flasin kështu, dëftojnë qartë se kërkojnë atdheun. 15 Patjetër, po të kishin menduar për atdheun prej të cilit dolën, do të kishin pasur kohë të ktheheshin. 16 Por, tashti, ata dëshirojnë një atdhe më të mirë - d. m. th. atmen qiellore. Për këtë arsye Hyjit nuk i vjen turp të quhet Hyji i tyre: vërtet, Ai ua ka bërë gati Qytetin.

17 Me anë të fesë, Abrahami, i vënë në provë, e flijoi Izakun. Flijonte djalin e vetëm ai që kishte marrë premtimin, 18 të cilit i qe thënë: »Pasardhësit e tu do të rrjedhin prej Izakut«, 19 plotësisht i bindur se Hyji mund të ngjallë edhe të vdekurit. Prandaj edhe e rifitoi - dhe qe një shëmbëlltyrë.

20 Me anë të fesë Izaku bekoi Jakobin dhe Ezaun pikërisht në vështrim të gjërave që kishin për të ndodhur.

21 Me anë të fesë Jakobi - në fill të vdekjes - bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe, thellë u përkul i mbështetur mbi dorëzën e shkopit të vet.

22 Me anë të fesë Jozefi - në fill të vdekjes - përmendi Daljen e bijve të Izraelit dhe dha urdhër lidhur me eshtrat e vet.

23 Me anë të fesë Moisiu, i sapolindur, qe fshehur për tre muaj nga prindërit, sepse panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk e druajtën urdhrin e mbretit.

24 Me anë të fesë Moisiu, kur u rrit, nuk pranoi të quhej më djalë i bijës së faraonit. 25 Më fort deshi të pësojë me e Hyjit se të gëzojë për pak kohë dëfrimin e mëkatit. 26 E çmoi pasuri më të madhe mundimin e Krishtit se visaret e Egjiptit, sepse i kishte sytë të ngulur në shpërblim.

27 Me anë të fesë e la Egjiptin pa e druajtur zemërimin e mbretit - i patrandshëm si ai që sheh të Papashmin.

28 Me anë të fesë i kremtoi Pashkët dhe bëri stërpikjen me gjak që Engjëlli vrasës të mos i prekte të parëlindurit e Izraelit.

29 Me anë të fesë kaluan nëpër Detin e Kuq si nëpër tokë të thatë dhe, kur e sprovuan egjiptianët, u mbytën.

30 Me anë të fesë u rrëzuan muret e Jerihonit, pasi u qarkuan për shtatë ditë.

31 Me anë të fesë Rakaba lavire nuk u vra bashkë me kryengritësit, sepse i priti vëzhguesit paqësisht.

32 Po çka të them më? Nuk do të më dilte koha të flas për Gjedeonin, për Barakun, për Samsonin, për Jeftin, për Davidin, për Samuelin dhe për profetët, 33 të cilët me anë të fesë nënshtruan mbetëri, vunë në veprim drejtësinë, fituan premtimet, mbyllën gojën e luanëve, 34 shuan fuqinë e zjarrit, shpëtuan nga tehu i shpatës, u shëruan nga sëmundjet, u dëftuan trima të fortë në luftë, zmbrapsën ushtritë e të huajve. 35 Disa gra i fituan, me anë të ngjalljes, të vdekurit e vet. Të tjerë, të vënë në mundime, nuk e pranuan faljen, që të fitonin një ngjallje më të mirë. 36 Prapë disa të tjerë sprovuan poshtërime, frushkullime, madje, edhe pranga dhe burgje; 37 u vranë me gurë, u sharruan, u prenë me teh të shpatës, u enden të veshur me lëkura delesh, me lëkura dhish, në skamje, të nëpërkëmbur, të marrë me të keq 38 - bota nuk ishte e denjë për ta - endeshin nëpër shkretëtirë, nëpër male, nëpër shpella dhe nëpër gropa dheu.

39 Të gjithë këta, edhe pse e morën dëshminë e mirë me anë të fesë, megjithatë, nuk morën çka u qe premtuar, 40 sepse Hyji parapa diçka më të mirë për ne: që pa ne ata të mos e arrijnë përsosmërinë.

Hebrenjve: 12. Disiplina e Hyjit

12

1 Këndej, pra, edhe ne, të rrethuar me një re kaq të madhe dëshmitarësh, ta flakim tej çdo barrë dhe mëkatin që na pengon dhe të vrapojmë me qëndresë në luftimin që na u caktua, 2 me shikim të drejtuar mbi Autorin dhe Përkryesin e fesë, Jezusin, i cili, në vend të gëzimit që i takonte, duroi kryqin duke e përbuzur turpin dhe ndenji në të djathtën e fronit të Hyjit. 3 Mendoni, pra, atë që duroi nga ana e mëkatarëve një kundërshtim aq të madh kundër vetes, në mënyrë që ju të mos moliseni dhe të mos ju lëshojë zemra.

4 Ju ende, duke luftuar kundër mëkatit, nuk bëtë qëndresë deri në derdhje të gjakut, 5 dhe e harruat qortimin që ju drejtohet si bijve:

»Biri im, mos e përbuz qortimin e Zotit, as mos të të lëshojë zemra kur ai të qorton, 6 sepse atë që e do Zoti e edukon me disiplinë, e frushkullon atë që e pranon për bir«.

7 Hiqni keq për edukimin tuaj! Hyji sillet me ju si me bij. Dhe, a ka djalë të cilin i ati nuk e edukon me disiplinë? 8 Në qoftë se nuk ndëshkoheni siç ndëshkohen të gjithë bijtë e tjerë, atëherë nuk jeni bij të vërtetë, por të paligjshëm.

9 Pastaj etërit tanë tokësorë na edukuan me disiplinë dhe patëm nderim për ta. A thua nuk do t’i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave për të fituar jetën? 10 Ata në të vërtetë na qortuan për pak kohë dhe ashtu si ua merrte mendja, ndërsa Ai, për të mirën tonë me qëllim që të na japë shenjtërinë e vet.

11 Dhe njëmend, çdo qortim njëherë për njëherë, nuk duket se sjell gëzim, por trishtim, porse më vonë të ushtruarve në të u sjell fryt paqeje dhe drejtësie.

12 Prandaj ngritni lart duart e lodhura dhe gjunjët e molisur, 13 dhe rrafshoni udhët për këmbët tuaja që e çala të mos gjymtohet, por më mirë të shërohet.

Ndëshkimi për ata që e përbuzin hirin e Hyjit

14 Kujdesohuni për paqe me të gjithë dhe për shenjtërim, pa të cilin askush nuk do ta shohë Zotin. 15 Mundohuni që askush të mos i shmanget hirit të Hyjit, që të mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe të shkaktojë turbullim ose ta infektojë bashkësinë, 16 që të mos bëhet ndokush fëlligështar ose çnderues gjërash të shenjta si Ezau, i cili për një ngrënie të vetme shiti të drejtat e parëlindësisë. 17 Ju e dini se edhe më vonë, kur deshi të trashëgojë bekimin, qe përjashtuar, sepse nuk pati mundësi ndërrimi, edhe pse e kërkoi me lot.

18 Sepse ju nuk iu afruat malit të prekshëm, as flakëve të zjarrit, as errësirës, as territ, as stuhisë, 19 as zërit të trompetës, as ushtimës së fjalës - ata që e dëgjuan, u lutën të mos u fliste më, 20 sepse s’mund ta duronin urdhrin: »Nëse edhe një shtazë e prek malin, le të vritet me gurë!« 21 sepse aq e tmerrshme ishte ajo pamje, sa që vetë Moisiu tha: »Fort po trembem dhe po dridhem!« 22 Përkundrazi, i jeni afruar malit Sion, qytetit të Hyjit të gjallë, Jezusalemit qiellor: numrit të pamasë të engjëjve të bashkuar në festë, 23 bashkimit të të parëlindurve, emrat e të cilëve janë të shkruar në qiell, Hyjit - Gjyqtarit të të gjithëve, shpirtrave të të drejtëve që e arritën përsosmërinë, 24 Jezusit - Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re dhe Gjakut stërpikës që flet më mirë se gjaku i Abelit.

25 Kini kujdes të mos e përbuzni Atë që ju flet! Sepse, në qoftë se nuk mundën të gjenin shpëtim ata që nuk deshën ta dëgjojnë atë që jepte urdhra mbi dhe, aq më pak do të mund të shpëtojmë ne në qoftë se nuk e dëgjojmë Atë që flet nga qielli. 26 Zëri i tij atëherë e trandi tokën, kurse tani premton: »Edhe një herë do ta tund nga themeli, jo vetëm tokën, por edhe qiellin«. 27 Dhe fjala: »Edhe një herë«, do të thotë se gjërat që mund të tunden, janë të caktuara të zhduken, sepse të krijuara, në mënyrë që të mbeten vetëm ato që nuk mund të tranden. 28 Prandaj, pasi ne marrim në trashëgim mbretërinë që nuk mund të trandet, le ta ruajmë këtë hir me anë të të cilit t’i japim Hyjit një kult të pëlqyeshëm me nderim e me frikë. 29 Vërtet, Hyji ynë është zjarr që përpin!

Hebrenjve: 13. Shërbesa që i pëlqen Hyjit

13

1 Dashuria vëllazërore le të jetë e qëndrueshme!

2 Mos e lini pas dore mikpritjen, sepse me anë të saj, disa, pa ditur, pritën miq engjëjt! 3 Kujtoni të burgosurit, si të ishit edhe ju të burgosur me ta; të salvuarit - sepse edhe ju jeni ende në trup.

4 Martesa le të jetë plot nder ndër të gjithë dhe shtrati martesor i panjollë, sepse Hyji do t’i gjykojë fëlligështarët dhe kurorëthyesit.

5 Në sjelljen tuaj të mos ndikojë paraja! Jini të kënaqur me aq sa keni, sepse Hyji ka thënë: »Jo, nuk do të të lë, unë nuk do të të braktis në ditë të ngushtë!« 6 Këndej të mund të themi plot besim:

»Zotin e kam ndihmë

[edhe] nuk kam frikë:

çka mund të më bëjë njeriu?«

7 Mos i harroni eprorët tuaj, të cilët e shpallën fjalën e Hyjit: vëreni mbarimin e jetës së tyre e ndiqni fenë e tyre!

8 Jezu Krishti është i njëjtë dje e sot dhe do të jetë për amshim. 9 Mos lejoni të gënjeheni me mësime të ndryshme të huaja! Sepse është mirë që zemra të forcohet me hir e jo me ushqime, që kurrë nuk u sollën dobi atyre që bëjnë çështje çka bën të hahet e çka jo. 10 Kemi një lter prej të cilit nuk kanë të drejtë të hanë ata që i shërbejnë Tendës. 11 Meqenëse trupat e bagëtive, gjakun e të cilave kryeprifti e shtjen në shenjtëroren e Shenjtëroreve për të shpërblyer mëkatet, digjen jashtë vendbanimit, 12 për këtë arsye edhe Jezusi, për ta shenjtëruar me gjakun e vet, pësoi jashtë derës së qytetit. 13 Këndej, le të dalim edhe ne jashtë fushimit në takim me Të duke e marrë mbi vete poshtërimin e tij. 14 Sepse, nuk e kemi këtu qytetin e përhershëm, por kërkojmë atë të ardhshmin. 15 Këndej, me anë të tij t’i kushtojmë vazhdimisht Hyjit fli lavdie, d. m. th. frytin e buzëve që dëshmojnë Emrin e tij.

16 Mos e harroni bamirësinë dhe ndihmën bashkësisë, sepse flitë e tilla i pëlqejnë Hyjit.

17 Dëgjojini eprorët tuaj dhe nënshtrohuni atyre, sepse ata kujdesen për shpirtrat tuaj, si ata që kanë detyrë të japin llogari. Dëgjoni që ta bëjnë këtë gjë me gëzim dhe jo duke u ankuar, sepse kjo nuk do t’iu sillte dobi.

18 Lutuni për ne! Vërtet jemi të bindur se e kemi ndërgjegjen e pastër dhe se në çdo gjë kemi dëshirën të sillemi mirë. 19 Ju porosis, pra, ngrohtësisht ta bëni këtë gjë që t’iu kthehem sa më parë.

Bekimet dhe përshëndetjet e fundit

20 E Hyji, burimi i paqes,

që e nxori lart nga të vdekurit

me anë të gjakut të Besëlidhjes së amshuar

Bariun e madh të deleve,

- Zotin tonë Jezusin,

21 ju bëftë të aftë për çdo vepër të mirë

që ta kryeni vullnetin e tij!

Ai bëftë në ne

çka Atij i pëlqen,

nëpër Jezu Krishtin,

të cilit i qoftë lavdia në shekuj [të shekujve].

Amen.

22 Po ju lutem, vëllezër, t’ia veshin kësaj fjale ngushëllimi! Ju shkrova shkurtimisht.

23 Dijeni se vëllai ynë Timoteu i liruar nga burgu. Nëse mbërrin së shpejti, do të vij te ju me të.

24 Përshëndetni të gjithë eprorët tuaj dhe të gjithë shenjtërit!

Ju përshëndesin këta të Italisë.

25 Hiri qoftë me ju të gjithë!