1
Jakobi nguli banimin në dheun e Kanaanit, nëpër të cilin zemërimionte i ati i tij.
2 Ja, historia e trashëgimisë së Jakobit.
Jozefi, kur ishte shtatëmbëdhjetëvjeç, ruante grigjën e t’et bashkë me vëllezërit e vet. Jozefi ishte ende i ri e shkonte me bijtë e Bilhës dhe të Zelfës, gratë e t’et. Jozefi i tregoi t’et për zërin e tyre të keq.
3 Izraeli e donte Jozefin mbi të gjithë djemtë e tjerë, sepse e kishte fëmijë të pleqërisë. Ai ia punoi një petk deri në fund të këmbëve.
4 Duke parë vëllezërit e tij se i ati e donte më tepër se të gjithë bijtë e tjerë, ia morën aq mëri dhe nuk mundnin t’i flisnin më njerëzisht.
5 Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve. Kjo shkaktoi ta urrenin edhe më zi.
6 Ai u tha: “Dëgjojeni ëndrrën që pashë.
7 Më dukej se po lidhnim dorëza gruri në arë. Më dukej se dorëza ime ngrihej e qëndronte ngulur, kurse dorëzat tuaja përkuleshin rreth e rreth me nderim ndaj dorëzës sime.
8 Vëllezërit i përgjigjën: “A mos do të bëhesh mbreti ynë? A thua do t’i nënshtrohemi sundimit tënd”? E për shkak të ëndrrave dhe të fjalëve të tija e urrenin edhe më tepër.
9 Pa edhe një ëndërr tjetër. Edhe këtë ua tregoi vëllezërve dhe u tha: “Pashë në ëndërr se dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje po më adhuronin”.
10 Kur këtë ëndërr ia tregoi t’et dhe vëllezërve, i ati i bërtiti dhe i tha : “Çfarë do të thotë kjo ëndërr që paske parë? A thua unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu do të të adhurojmë me fytyrë për dhe”?!
11 Për këtë vëllezërit e tij ia kishin smirë, kurse i ati në heshtje e bluante me mend këtë ngjarje.
12
13 Izraeli i tha Jozefit: “Vëllezërit e tu po kullotin berret në Sikem. Çohu e shko tek ata”! Ky iu përgjigj:
14 “Po, si jo”! E Izraeli shtoi: “Shko e shih a janë mirë vëllezërit dhe gjëja e gjallë dhe më trego si janë punët”.
Jozefi i dërguar prej luginës së Hebronit erdhi në Sikem.
15 Atje e gjeti një njeri, ndërsa ky po i kërkonte nëpër fushë dhe e pyeti çka po kërkonte.
16 Jozefi iu përgjigj: “Po kërkoj vëllezërit e mi. Më trego ku do t’i kullotin grigjat”.
17 Ai njeri i tha: “E kanë lëshuar këtë vend, por unë i dëgjova duke thënë: ‘Të shkojmë në Dotain”.
Kështu Jozefi u nis pas vëllezërve të vet dhe i gjeti në Dotain.
18 Ata e panë prej së largu. Para se të arrinte tek ata, vendosën ta vrasin.
19 I thanë njëri‑tjetrit: “Ja, po vjen ëndërrtari!
20 Ejani ta vrasim e ta hedhim në ndonjë ubël dhe do të themi:
‘E shqyen egërsirat’! Atëherë do të shihet sa i vlejnë ëndrrat e tija”!
21 Rubeni i dëgjoi dhe donte ta shpëtojë prej duarve të tyre. U tha:
22 “Mos t’ia marrim jetën”! Dhe shtoi: “Mos derdhni gjak! Por hidheni në këtë ubël që është këtu në shkretëtirë e mos çoni dorë në të”! Tha kështu, sepse donte ta shpëtojë prej duarve të tyre e t’ia kthente të atit.
23 Posa arriti te vëllezërit e vet ata ia zhveshën petkun e gjatë deri në fund të këmbëve
24 dhe e hodhën në ubël, që nuk kishte ujë.
25
Dhe u ulën të hanë bukë.
Kur i çuan sytë, panë se po vinin disa udhëtarë ismaelitë prej Galaadit me deve të ngarkuara me rrëshinë, balsam dhe peshkve erëmirë; i çonin në Egjipt.
26 Atëherë Juda u tha vëllezërve të vet: “Çfarë fitimi kemi nëse e vrasim vëllanë tonë në moh?
27 Më mirë është t’u shitet ismaelitëve dhe të mos i përdhosim duart tona. Sepse ai është vëllai ynë ‑ mishi ynë!” Vëllezërit e dëgjuan.
28 Ndërsa po kalonin andej disa tregtarë madianitë, vëllezërit e nxorën Jozefin prej ublës dhe ua shitën ismaelitëve për njëzet sikla argjendi. Ata e çuan në Egjipt.
29 Kur u kthye Rubeni tek ubla, nuk e gjeti djaloshin.
30 Atëherë i shqeu petkat e veta, shkoi te vëllezërit dhe u tha: “Nuk është djali! E unë kah t’ia mbaj”?!
31 Atëherë e morën petkun e tij, e zhytën në gjakun e një edhi që e prenë,
32
dërguan disa për t’ia çuar t’et e për t’i thënë: “E gjetëm këtë petk. Shiko a mos është petku i gjatë i djalit tënd apo jo”?
33 I ati e njohi dhe tha: “Është petku i tim bir! E paskan ngrënë egërsirat! Bisha e paska ngrënë Jozefin”!
34 Ia paskan shqyer petkat. Veshi grathoren dhe e qau djalin e vet për një kohë shumë të gjatë.
35 Kur u mblodhen të gjithë fëmijët e tij për të ngushëlluar të atin, ai nuk donte të ngushëllohej, sepse thoshte: “Me vaj do të zbres tek im bir në banesën e të vdekurve”.
I ati e qante,
36 kurse madianitët, Jozefin, ia shiten në Egjipt Putifarit, oborrtarit të faraonit, kryetarit të rojeve.