< Zan 34 Zan 36 >
Lexim prej librit të Zanafillës(Zan 35)
35

1 Atëherë Hyji i tha Jakobit: “Çohu dhe ngjitu në Betel e bano atje! Ndërtoje nje lter në nder të Hyjit që t’u dëftua kur ikje prej Ezaut, vëllait tënd”.

2 Jakobi e bashkoi tërë familjen e tha: “Flakni hyjnitë e huaja që i keni me vete dhe pastrohuni! Ndërroni petkat tuaja!

3 Të çohemi e të ngjitemi në Betel për t’ia ndërtuar atje një lter Hyjit që më vështroi në ditët e vështirësisë sime dhe më shoqëroi në udhën time”.

4 Ia dhanë të gjithë idhujt e huaj që i kishin dhe vathët që i kishin në veshë të tyre. Jakobi i futi në dhe rrëzë Qarrit që është afër qytetit Sikem.

5 Ata u nisën dhe tmerri i Hyjit i kapi të gjitha qytetet përreth dhe nuk patën guxim t’i përndjekin bijtë e Jakobit.

6 Atëherë Jakobi mbërriti në Luzë, që është në dheun e Kanaanit, d. m. th. në Betel, ai dhe i tërë populli me të.

7 Aty e ndërtoi lterin dhe atë vend e quajti Hyji i Betelit. Sepse këtu iu duk Hyji, kur ikte nga vëllai i vet.

8 Po në këtë kohë vdiq Debora, nanshorja e Rebekës dhe qe varrosur në rrëzë të Betelit pranë një lisi. Ai vend u quajt Qarri i Vajtimit.

9 Hyji iu dëftua edhe një herë Jakobit pasi u kthye prej Padanaramit, i dha bekimin

10 me këto fjalë: “Nuk do të quhesh më Jakob, por emri yt do të jetë Izrael”, dhe e quajti Izrael.

11 I tha edhe:

“Unë jam Hyji i gjithëpushtetshëm!

Shumohu dhe shtohu!

Prej teje do të dalë        

një popull, një shumicë popujsh;

mbretër do të rrjedhin prej ijëve të tua!

12 Po edhe tokën që ia dhashë

Abrahamit dhe Izakut,

do ta jap ty

dhe farës sate pas teje”.

13 Dhe Hyji prej tij u ngrit lart.

14 Jakobi ndreqi gurngulurin në vend, ku i pati folur Hyji. Atëherë e njomi me fli njomjeje duke i qitur vaj

15 dhe atë vend e quajti Betel.

16

Atëherë çuan zemërimiën nga Beteli. Kishte edhe pak udhë deri tek Efrata, kur Rakela lindi.

17 Për shkak të vështirësisë në të lindur filloi të jetë në rrezik. Mamia i tha: “Mos ki frikë se edhe kësaj here ke djalë”!

18 Ndërsa po i dilte shpirti sepse ishte në fill të vdekjes, e quajti djalin e vet Benoni (d. m. th. Djali i dhimbjes sime); kurse i ati e quajti Beniamin (d. m. th. Djali i të djathtës).

19 Vdiq, pra, Rakela dhe qe varrosur në udhë që shpinte në Efratë, d. m. th. në Betlehem.

20 Jakobi ngriti një gurngulur mbi varrin e Rakelës; ky gurngulur i varrit të Rakelës qëndron deri në ditën e sotme.

21

Izraeli u çua prej andej dhe shkoi e nguli zemërimiën përtej Magdalederit (d. m. th. Kulla e grigjës).

22 Ndërkohë që Izraeli po qëndronte atje, shkoi Rubeni dhe fjeti me Bilhën, konkubinën e të atit. Izraeli e mori vesh.

@@@

Jakobi pati dymbëdhjetë djem.

23 Bijtë e Lisë: i parëlinduri Rubeni, pastaj Simoni, Levi, Juda, Isahari dhe Zabuloni.

24 Bijtë e Rakelës: Jozefi e Beniamini.

25 Bijtë e Bilhës, shërbëtores së Rakelës: Dani e Neftaliu.

26 Bijtë e Zelfës, shërbëtores së Lisë: Gadi e Aseri.

Këta janë bijtë e Jakobit që i lindën në Padanaram.

27

Jakobi shkoi tek i ati, Izaku, që ishte në Mambre të Kariatarbeesë, d. m. th. në Hebron. Këtu kishin zemërimiuar Abrahami dhe Izaku.

28 Izaku i kishte mbushur njëqind e tetëdhjetë vjet.

29 Vdiq dhe iu bashkua të parëve të vet, i moshuar dhe i ngarkuar me shëngjergja. E varrosën të bijtë Ezau e Jakobi.



Fjala e Zotit