< Tit 2 Flm 1 >
Lexim prej letrës së Shën Palit apostull drejtuar Titit(Tit 3)
3

1 Përkujtoju se u duhet t’i nënshtrohen pushtetit dhe autoritetit: t’i dëgjojnë, të jenë të gatshëm për të kryer çdo vepër të mirë.

2 Të mos fyejnë askënd, t’u shmangen grinjdeve, të lëshojnë pe, të tregojnë butësi të vazhdueshme kundrejt të gjithë njerëzve.

3 Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, të padëgjueshëm; endeshim larg së vërtetës, robër të dëshirave dhe të prirjeve të ndryshme; kemi jetuar, në të këqija dhe në smirë, të denjë për të qenë të përbuzur; kemi urryer njëri-tjetrin.

4 Por, kur, u dëftua mirësia e Hyjit, Shëlbuesit tonë, dhe dashuria e tij ndaj njerëzve

5 Ai na shëlboi, jo në saje të veprave tona që ne i bëmë në drjetësi, por në saje të mëshirës së vet: me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes që jep Shpirti Shenjt,

6 të cilin me begati e ndikoi në ne nëpër Jezu Krishtin, Shëlbuesin tonë,

7 që, të shfajësuar me anë të hirit të tij të jemi, në saje të shpresës, trashëgimtarë të jetës së pasosur.

8 Kjo fjalë është e denjë për t’u besuar dhe dua që të përsëritësh pa pushim që ata, që besuan në Hyjin, të mundohen të jenë të parët në vepra të mira. Kjo gjë është e bukur dhe e dobishme për njerëzit.

9 Kurse diskutimeve të marra, gjenealogjive, grindjeve dhe përleshjeve lidhur me Ligjin, ikju! Ato janë të padobishme dhe të kota.

10 Me feshtrembërin, pasi ta kesh qortuar një ose dy herë, mos ki punë më me të,

11 pasi e di mirë se është njeri jashtë rruge dhe vazhdon në mëkate: ai vetë e dënon vetveten.

12 Kur ta dërgoj te ti Artemin ose Tihikun, nisu e eja te unë në Nikopol, sepse atje vendosa të kaloj dimrin.

13 Jepu çka u nevojitet për udhëtim Zenës, juristit, dhe Apolonit që të mos u mongojë gjë.

14 Kështu edhe tanët le të mësojnë të jenë të parët për vepra të mira lidhur me nevojat jetësore që të mos jenë të pafrytshëm.

15 Të përshëndesin të gjithë ata që janë me mua.

Përshëndeti ata që na duan në fe. Hiri qoftë me ju të gjithë!



Fjala e Zotit