1 Për fëmijë.
Kush e do djalin e vet, nuk i kursen thuprat
me qëllim që një ditë të gjejë gëzim në të.
2 Kush e edukon si duhet djalin e vet,
do të ketë dobi prej tij,
e do të mund të lavdërohet ndër të njohurit e vet.
3 Kush e mëson mirë djalin e vet,
e bën smirëzi armikun e vet.
4 Nëse i vdes i ati, është si të mos ketë vdekur:
e lë djalin porsi veten.
5 Gjatë jetës së vet kënaqet duke e shikuar
e ditën e vdekjes nuk sprovon shqetësim.
Nuk pati pse t’i vijë turp para armiqve
6 sepse e la mbrojtësin e shtëpisë së vet kundër armiqve
e atë që di t’ua kthejë nderin miqve.
7 Kush e përkëdhel djalin, do t’ia lidhë plagët
e në çdo ofshamë të tij zemra do t’i copëtohet.
8 Kali i pamësuar bëhet tekanjoz
e djali i përkëdhelur bëhet kokëfortë.
9 Llastoje djalin e do të të shtijë frikën,
luaj me të e do të të trishtojë.
10 Mos qesh me të nëse dëshiron të mos qash me të
e në fund të kërcashësh me dhëmbë.
11 Mos i jep tepër liri në rini
e mos i nënçmo gabimet e tija.
12 Ulja zverkun e tij sa është i ri,
shkundja ijet e tij sa është ende i vogël
që të mos ngurohet për së tëpërmi e të mos të besojë
e zemra do të sporvojë dhimbje për shkak të tij.
13 Edukoje djalin e ki kujdes për të
që të mos heqësh keq e të turpërohesh për shkak të tij.
14 Më mirë skamnor i shëndoshë e plot fuqi
se i pasur e i dobët e i pashëndet.
15 Shëndeti i shtatit është më i mirë se çdo ar e argjend
dhe trupi i fuqishëm se pasuria e madhe pa masë.
16 S’ka pasuri më të madhe se pasuria e shëndetit të trupit
dhe s’ka gëzim më të madh se gëzimi i zemrës.
17 Më e mirë është vdekja se jeta e hidhur
dhe pushimi i pasosur se sëmundja e gjatë.
18 Ushqimet e mira para gojës së mbyllur
janë porsi gostitë e shtruara para varrit.
19 Çka i vlen flia e njomjes idhullit?
Sepse as s’e ha as nuk i merr erë:
20 po ashtu edhe ai që e përndjek Zoti,
duron pagën e paudhsisë:
21 shikon me sy e ofshan
si tredhaku që përqafon vajzën e ofshan.
22 Mos iu shtro trishtimit të zemrës sate
e mos i shtjer trazim vetes me mendime të tua.
23 Gëzimi i zemrës është jetë për njeriun,
visar i pashtershmëm i shenjtërisë
e kënaqja e njeriut jeta e gjatë.
24 Mos e shqetëso shpritin tënd e gëzoje zemrën tënde,
larg prej teje flake trishtimin.
25 Shumëkënd e ka vrarë trishtimi
e ai nuk sjell asnjë dobi:
26 smira e zemërimi i shkurtojnë ditët
e kujdesjet e tepruara plakin para kohe.
27 Zemra e kthjellët e shijon ushqimin,
ushqimi që merr i bën mirë.