1
Hyji mbretëron! U vesh me madhëri!
Zoti u vesh, me fuqi u ngjesh.
Të palëkundshme e bëri botën:
assesi s’do të trandet!
2 I patundshëm është froni yt që prejfillimit,
ti je i amshueshëm!
3 Lumenjtë e ngritën, o Zot,
lumenjtë e ngritën zërin e vet,
lumenjtë e ngritën ushtimën e vet shurdhuese!
4 Më i fortë se ushtima e ujërave të mëdha,
më i përfrigueshëm se deti i tërbuar:
i madhërueshëm është Zoti në lartësi!
5 Dëshmitë e tua janë plotësisht të besueshme,
shenjtëria i përket Shtëpisë sate
përgjithmonë e jetës, o Zot.