< Ps 91 Ps 93 >
Psalmet(Ps 92)
92

1

Psalm. Këngë. Për të shtunën.

2 Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin,
ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë.

3 Të shpallim dashurinë në mëngjes
e gjatë natës bësnikërinë tënde,

4 me harpë dhjetëkordash e me lirë,
me këngë përcjellë me cetër.

5 Se ti, o Zot, më gëzove me veprat e tua,
kënaqem për veprat e duarve të tua.

6 Sa të madhërishme janë veprat e tua, o Zot,
sa të thella mendimet e tua!

7 Njeriu i pamend nuk i di,
dhe i marri nuk do t’i kuptojë.

8 Po edhe në mbifshin mëkatarët porsi bari,
e në lulëzofshin ata që bëjnë keq,
janë të caktuar për bjerrje të pasosur,

9 vetëm ti je i Tejetlartë për amshim, o Zot!

10 Sepse ja, o Zot, armiqtë e tu,
sepse ja, o Zot, armiqtë e tu do të birren,
do të shpërndahen të gjithë keqbërësit.

11 Ti ma rrite fuqinë porsi të buallit,
më shugurove me më të pastrin vaj.

12 Prej së larti i shikon syri im ata që më urrejnë,
veshët e mi pa tronditje i dëgjojnë kundërshtarët e mi.

13 I drejti lulëzon si palma,
rritet porsi cedri i Libanit.

14 Të mbjellë në Shtëpinë e Jakobit
lulëzojnë në banesat e Hyjit tonë.

15 Japin fruta edhe në pleqëri,
janë të kërthndeztë e plot shëndet,

16 për të shpallur se Zoti është i drejtë:
Qeta ime, në të cilin nuk ka të meta!



Fjala e Zotit