1
I bijve të Koreut. Psalm. Këngë.
Themelet e tija janë mbi malet e shenjta,
2 Zoti i do më shumë dyert e Sionit
se të gjitha banesat e Jakobit.
3 Gjëra të mrekullueshme fliten për ty,
o Qyteti i Hyjit!
4 “Po përmend Rahabin e Babiloninë
ndër ato që më njohin;
ja, Filisteja, Tiri e Etiopia
edhe ato lindën atje.”
5 Për Sionin do të thuhet: “Të gjithë në të lindën,
sepse e forcoi vetë i Tejetlarti!”
6 Zoti do të shkruajë në librin e popujve:
“Këta lindën atje!”
7 Dhe duke hequr valle do të këndojnë:
“Të gjitha burimet e mia janë në ty!”