1
Ma vër veshin, o Zot, e më dëgjo,
sepse jam i mjerë e skamnor.
2 Ma ruaj shpirtin se jam i devotshmi yt,
Hyji im, shpëtoje shërbëtorin tënd që shpreson në ty.
3 Ki mëshirë për mua, o Zot,
se gjithë ditën të thërras në ndihmë.
4 Gëzoje shpirtin e shërbëtorit tënd,
sepse tek ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim.
5 Sepse ti, o Zot, je i ëmbël e i butë,
plot mëshirë për ata që të thërrasin në ndihmë.
6 Dëgjoje, o Zot, lutjen time,
vështroje zërin e lutjes sime.
7 Në ditë të vështirë klitha tek ti
pse e di se ti më dëgjon.
8 Nuk ka hyjni që të përngjan ty, o Zot,
asgjë s’mund të matet me veprat e tua.
9 Të gjithë paganët prej teje të krijuar,
do të vijnë e do të të adhurojnë, o Zot,
dhe do të madhërojnë Emrin tënd,
10 sepse ti je i madhërueshëm e bën mrekulli,
ti je i vetmi Hyj.
11 Ma mëso, o Zot, udhën tënde,
që të eci sipas drejtësisë sate,
mësoje zemrën time ta nderojë Emrin tënd.
12 Do të të falënderoj, o Zot, Hyji im,
me gjithë zemrën time,
për amshim do ta madhëroj Emrin tënd.
13 Sepse e madhe është mëshira jote mbi mua,
ti e nxore shpirtin tim nga thellësia e Nëntokës.
14 O Hyj, krenarët u çuan peshë kundër meje,
një grumbull të marrësh ma helmuan jetën
e për ty nuk janë kujdes.
15 Por ti, o Zot, Hyj i mëshirshëm e i dhimbshëm,
i ngadalshëm në zemërim, plot dashuri e durim,
16 shiko mbi mua e ki mëshirë për mua,
jepi fuqi shërbëtorit tënd
dhe shpëtoje birin e shërbëtores sate.
17 Bëj për mua një shenjë mirësie,
që të shohin urryesit e mi e të turpërohen
se ti, o Zot, më ndihmon e më ngushëllon.