< Ps 83 Ps 85 >
Psalmet(Ps 84)
84

1

Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Shrydhësit… ”. I bijve të Koreut. Psalm.

2 Sa të dashura janë banesat e tua,
o Zoti i rruzullimit!

3 Shpirti im shkrihet e meket
për pallatet e Zotit.
Zemra ime e trupi im
i brohoritin Hyjit të gjallë.

4 Edhe trumcaku e gjen bunin e vet
edhe turtulli çerdhen e vet
ku i vë zogjtë e vet:
e unë lterët e tu, o Zoti i ushtrive,
Mbreti im e Hyji im!

5 Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde:
do të të lavdërojnë për amshim.

6 Lum ai që në ty gjen forcën
dhe vendos për shtegtim të shenjtë.

7 Kur kalojnë nëpër luginën e thatë
e shndërrojnë në burim uji të gjallë,
sepse shiu i mëngjesit e vesh me bekime.

8 Shtegtojnë e shtegtojnë gjithnjë e më të kërthndeztë
derisa të shohin Hyjin e hyjnive në Sion.

9 O Zot, Hyji i ushtrive, dëgjo lutjen time,
më vështro, o Hyji i Jakobit.

10 Shiko, o Hyj, Mbrojtësi ynë,
shikoje fytyrën e të shuguruarit tënd!

11 Vërtet, më e mirë është një ditë në Shtëpinë tënde
se të tjera me mijëra!
Parapëlqej të qëndroj te pragu i Shtëpisë së Hyjit tim,
më tepër se të banoj në tendat e mëkatarëve.

12 Sepse diell e shqyt është Zoti Hyj,
ai dhuron hirin e nderin.
Zoti nuk ua mohon të mirat atyre
që jetojnë të pafajshëm.

13 O Zot Sabaot, lum njeriu që shpreson në ty!



Fjala e Zotit