< Ps 81 Ps 83 >
Psalmet(Ps 82)
82

1

Psalm. I Asafit.
Hyji u ngrit në kuvendin hyjnor,
po gjykon mes hyjnorëve.

2 “Deri kur do të gjykoni padrejtësisht
e krah do t’u mbani të paudhëve?

3 Dilni zot të dobtit e të mjerit,
jepjani të drejtën të përvuajturit e skamnorit!

4 Lironi të ndrydhurin e të vobektin,
shpëtojeni prej thonjve të të paudhit”!

5 Por ata s’kuptojnë, vesh nuk marrin,
ecin nëpër errësirë;
po lëkunden të gjitha themelet e tokës!

6 E pra, unë thashë: “Ju jeni zota,
bij të Tejetlartit të gjithë”!

7 Por të gjithë do të vdisni si njerëzit,
poshtë do të bini si një, ju, o princa!

8 Ngrihu, o Hyj, gjykoje tokën,
sepse me të drejtë je Pronari i të gjitha kombeve!



Fjala e Zotit