1
Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Mos shkatërro…” Psalm. I Asafit. Këngë.
2 Do të të këndojmë lavde, o Hyj,
do të lavdërojmë e do ta thërrasim Emrin tënd,
do t’i shpallim mrekullitë e tua.
3 “Kur unë të caktoj kohën
do të gjykoj me drejtësi.
4 Në dashtë, le të lëkundet toka
me të gjithë banorët e vet,
unë jam ai që ia kam forcuar shtyllat.
5 U thashë krenarëve: “Mos u krenoni!”
edhe të paudhëve: “Mos çoni krye!
6 Mos e lartësoni ashtu kokën tuaj,
mos folni kundër Hyjit poshtërsi!”
7 As prej lindjes, as prej perëndimit,
as prej shkretëtirës nuk vjen lartësimi,
8 sepse gjykatës është Hyji:
këtë e përul e lartëson atë.
9 Sepse në dorë të Zotit është gota
plot verë shkumuese me dra përzier.
Prej saj ai jep të pihet:
do ta pinë veç deri në fundërri mëkatarët,
krejtësisht do ta pinë deri edhe llumin”.
10 E unë do ta shpall përgjithmonë,
do t’i këndoj Hyjit të Jakobit.
11 “Kokën do t’ua thyej të gjithë keqbërësve,
kurse kokën e të drejtit do të lartësohet”;