< Ps 66 Ps 68 >
Psalmet(Ps 67)
67

1

Mjeshtrit të korit. Me vegla muzikore me korda. Psalm. Këngë.

2 Hyji pastë mëshirë për ne e na bekoftë,
bëftë të ndriçojë fytyra e tij mbi ne,

3 që në tokë të njihet udha e tij,
në të gjitha kombet shpëtimi i tij.

4 Të dhënçin lavdi mbarë popujt, o Hyj,
mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

5 Le të galdojnë e le brohorisin popujt,
sepse popujt i gjykon me drejtësi,
sepse kombet mbi tokë ti i sundon.

6 Të lavdërofshin mbarë popujt, o Hyj,
mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

7 Toka e dha frytin e vet:
na bekoftë Hyji, Hyji ynë!

8 Na bekoftë Hyji!
Frikë e paçin mbarë skajet e botës!



Fjala e Zotit