1 Mjeshtrit të korit. Me vegla muzikore me korda. I Davidit.
2 Vështroje, o Hyj, përlutjen time, dëgjoje lutjen time!
3 Nga skaji i dheut të thërras në ndihmë, se më ka lëshuar zemra: më nxirr në qetë që s’mund t’i afrohem.
4 Sepse ti je shpresa ime, kala e fortë përballë armikut.
5 Përjetë do të banoj në tendën tënde, do të gjej mbrojtje nën sqetullën tënde,
6 sepse ti, o Hyji im, i pranon kushtet e mia, u jep trashëgim atyre që e druajnë emrin tënd.
7 Ditë mbi ditë shtoji jetës së mbretit, vjetët e tij zgjati nga breznia në brezni!
8 Le të mbretërojë gjithmonë ndër sytë e Hyjit: rojë iu bëfshin hiri dhe e vërteta!
9 Kështu do t’i këndoj këngë Emrit tënd pa pushim, do t’i plotësoj kushtet e mia si një ditë për ditë!