Duke ngarkuar...

< Ps 59 Ps 61 >
Psalmet(Ps 60)
60

1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “lili i urdhrit” Poemë e Davidit.

2 Kur luftoi kundër Aram Naharaimit e Aram Sobës e kur Joabi, në kthim, i mundi 12. 000 edomas në Luginën e Kripës.

3 O Hyj, ti na flake tej, na theve: ishe zemëruar! Kthehu prapë tek ne!

4 E tunde dheun, copë e ndave, shëroja plasaritjet se po fundoset!

5 Bëre që populli yt të shohë të vështirësi të mëdha, na dhe të pimë verë që të merr mendtë!

6 Por ti u dhe shenjë të dashurve të tu të tërhiqen nga goditja e harkut,

7 por që të shpëtojnë të dashurit e tu ndihmo me të djathtën tënde e na dëgjo!

8 Hyji foli në Shenjtëroren e vet: “Do të gëzohem, do ta ndaj Sikemin, do ta mas Luginën Sukot!

9 Imi është Galaadi, imi Manaseu, Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im,

10 Moabi legeni ku unë lahem, në Edom do ta hedh këpucën time, mbi filistenj do të brohoris fitoren”!

11 Kush do të më çojë deri në fortesë! Kush do të më prijë deri në Idume?

12 Vallë, mos jo ti, o Hyj, që na flake tej, vallë a s’do të dalësh, o Hyj, me forcat tona? Deh, na ndihmo në ditë të ngushtimit, sepse s’ka shpëtim prej ndihmës së njeriut!

13 Bashkë me Hyjin mrekulli do të bëjmë, ai do t’i shqelmojë armiqtë tanë!



Fjala e Zotit