1 Mjeshtrit të korit. Mbi: “Jonat elem rehokim”. I Davidit. Poemë. Kur filistenjtë e zunë rob në Gat.
2 Ki mëshirë për mua, o Hyj, se po më shkel armiku, sulmuesi im po më ngushton gjithë ditën.
3 Armiqtë e mi po më shqelmojnë çdo ditë e sulmuesit e mi janë tepër shumë, o i Tejetlartë!
4 Atë ditë që do të më kapë frika, në Ty do ta vë shpresën!
5 Në Hyjin, të cilit ia lavdëroj fjalën, në Hyjin e kam vënë shpresën, nuk trembem: çka mund të më bëjë njeriu?
6 Çdo ditë m’i shpjegojnë mbrapsht fjalët, s’mendojnë tjetër veçsepër të ma bërë shpellën:
7 ngjallin grindje, më vënë pusi, m’i ruajnë hapat, mendojnë kokën të ma hanë!
8 Shpaguaj sipas fajeve të tyre, në furinë tënde përplasi, o Hyj, përdhe paganët!
9 Ti i ke numëruar ditët e mërgimit tim, lotët e mi mblidhi në rrëshiqin tënd! A thua s’janë të shkruar në librin tënd?
10 Atëherë armiqtë e mi do të zmbrapsen kur ta kërkoj ndihmën tënde, sepse e di mirë se Hyji është me mua.
11 I jap lavdi fjalës së Hyjit, e madhëroj fjalën e Zotit.
12 Në Hyjin kam vënë shpresën, nuk do të trembem: çka mund të më bëjë njeriu?
13 Me ty, o Hyj, më lidhin kushtet e mia, do të të kushtoj fli falenderimi,
14 sepse ma ke shpëtuar jetën prej vdekjes, këmbët e mia prej rrëzimit që të mund të eci në praninë e Hyjit, në dritën e të gjallëve.