1 Mjeshtrit të korit. Me vegla muzikore me korda. Poemë. E Davidit,
2 pasi Zifenjtë shkuan te Sauli e i thanë: “Ja, Davidi fshihet ndër ne.”
3 Më shpëto, o Hyj, pashë Emrin tënd, me fuqinë tënde mbroje të drejtën time.
4 O Hyj, vështroje lutjen time, vështroji fjalët e gojës sime!
5 Sepse krenarët u çuan kundër meje, mizorët kërkojnë të ma marrin shpirtin: për Hyjin ata s’kanë kujdes.
6 Por, ja, Hyji po më vjen në ndihmë, shpirtin tim ai po e merr ndore.
7 Rëntë e keqja mbi armiqtë e mi: shfarosi, o Zot, pashë të vërtetën tënde.
8 E unë me ëndje do të të kushtoj fli, do ta lavdëroj Emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë,
9 sepse ti më shpëtove nga çdo vështirësi, me përbuzje syri im i shikon armiqtë.