1 Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë: “Sëmundja…” Poemë. E Davidit. Tha i marri në zemrën e vet: “S’ka Hyj!”
2 Njerëzit u prishën, bëjnë vepra të urryeshme: s’ka më njeri që bën mirë!
3 Prej qiellit Hyji vështron mbi bijtë e Adamit, për të parë a ka ndonjë të ndershëm, ndonjë që kërkon Hyjin.
4 Të gjithë e lanë rrugën, të gjithë së bashku u prishën, s’është asnjë që të bëjë mirë,s’mbeti as edhe një!
5 Po a s’e kuptojnë keqbërësit që e gëlltisin popullin tim si kafshatë buke e Hyjin nuk e thërrasin në ndihmë?
6 U dridhën nga frika ku frikë nuk kishte. Hyji i shpërndau eshtrat e sulmuesve të tu, të turpëruar do të mbesin, sepse Hyji i përbuzi.
7 Kush do t’ia japë prej Sionit shpëtimin Izraelit? Kur Hyji ta riatdhesojë popullin e vet nga robëria, do të gëzojë Jakobi, do të galdojë Izraeli.