1 Këngë. Psalm. I bijve të Koreut.
2 I madhërishëm është Zoti e tejet i lavdishëm, në qytetin e Hyjit tonë!
3 Mali i tij i shenjtë, kodrinë e bukur, gëzimi i mbarë botës: Mali Sion, në veriun e skajshëm, Qyteti i Mbretit të madh,
4 Hyji në pirgjet e tija u tregua kështjellë e pathyeshme.
5 Dhe ja, u bashkuan mbretërit, sulmuan së bashku,
6 posa panë, u rrudhën, e, të hutuar, ikën praptazi.
7 Aty i kapën të dridhurat si dhimbjet e lindëses,
8 ishin si stuhia e lindjes që i thyen anijet e Tarsisit.
9 Siç kemi pasë dëgjuar, tani po shohim, në qytetin e Zotit të Ushtrive,
10 Po e kujtojmë, o Hyj, mëshirën tënde në mesin e Tempullit tënd.
11 Sikurse Emri yt, o Hyj, ashtu edhe lavdia jote arrin deri në skajin e botës, e djathta jote është plot drejtësi.
12 Le të galdojë mali i Sionit, le të brohorisin qytetet e Judës për shkak të gjyqeve të tua!
13 Silluni rreth e rreth Sionit, përshkojeni kryq e tërthor, numërojani kullat e tija,
14 vëreni mirë muret e tija, vëzhgoni hollë pallatet e tija që të mund t’i tregoni breznisë së ardhshme:
15 Ky është Hyji, Hyji ynë për amshim e në shekuj të shekujve; Ai na prin në amshim.