Duke ngarkuar...

< Ps 46 Ps 48 >
Psalmet(Ps 47)
47

1 Mjeshtrit të korit. I bijve të Koreut. Psalm.

2 Duartrokitni, o popuj të gjithë, brohoritni Hyjit me zë gëzimi!

3 Sepse Hyji është i tejetlartë, i tmerrshëm, Mbreti i madh mbi tokën mbarë.

4 Popujt i vuri nën sundimin tonë, paganët nën këmbët tona.

5 Ai e rizgjodhi trashëgimin tonë për ne, nderin e Jakobit, të dashurit të vet.

6 Ngjitet Hyji me brohori, Zoti me zë trumbete.

7 Këndoni Hyjit, këndoni, këndoni mbretit tonë, këndoni!

8 Sepse Hyji është mbreti i mbarë tokës: këndoni këngë me mjeshtëri!

9 Hyji mbretëron mbi mbarë popujt, Hyji rri mbi fronin e vet të shenjtë.

10 Princat e popujve paganë bashkohen me popullin e Hyjit të Abrahamit, sepse Hyjit i përkasin mburojat e botës, Ai është i lartësuar mbi të gjithë.



Fjala e Zotit