Duke ngarkuar...

< Ps 45 Ps 47 >
Psalmet(Ps 46)
46

1 Mjeshtrit të korit. I bijve të Koreut. Me melodi: “Virgjërat…” Këngë.

2 Hyji është për ne strehim dhe fuqi, ndihmë gjithherë e gatshme në çdo vështirësi.

3 Prandaj as s’do të trembemi edhe nëse lëkundet toka dhe nëse malet do të kapërdihen nga deti!

4 Le të gjëmojnë e le të përzihen ujërat e tija, le të dridhen malet në furinë e tij!

5 Rrëketë e lumit do ta gëzojnë qytetin e Hyjit, tendat e shenjta të të Lartit Zot.

6 Hyji është brenda nuk do të tronditet askurrë, Hyji i ndihmon heret në agim.

7 Ulëritën popujt, ranë mbretëritë, bubulloi Zoti, toka u shkri!

8 Zoti i Ushtrive është me ne, strehimi ynë, Hyji i Jakobit!

9 Ejani e shikoni veprat e Zotitmrekullitë që i bëri ai përmbi dhe!

10 Ndalon luftërat deri në skajet e tokës, do t’i thyejë harqet, do t’i copëtojë armët, mburojat në zjarr do t’i djegë.

11 Ndaluni e shihni se unë jam Hyji, i madhërueshëm mbi popuj, i madhërueshëm mbi tokë!

12 Me ne është Zoti, Hyji i Ushtrive, strehimi ynë, Hyji i Jakobit.



Fjala e Zotit