Duke ngarkuar...

< Ps 44 Ps 46 >
Psalmet(Ps 45)
45

1 Mjeshtrit të korit. Me melodi “Lili…” E bijve të Koreut. Poemë. Këngë dashurie.

2 Nga zemra më burojnë fjalët e këndshme, këngën time ia kushtoj mbretit: gjuha ime si lapsi i shkruesit të shpejtë!

3 Ti je i bukur, më i pashmi ndër bijtë e njerëzve, u zbraz hiri në buzët e tua, prandaj Hyji të bekoi për amshim.

4 Ngjeshe shpatën në ije, o trimi i trimave, vishu me shkëlqim e me madhëri!

5 Nisu, t’u priftë e mbara, hip në karrocë për të mbrojtur të vërtetën, butësinë e të drejtën e të të mësojë të bësh emnesë e djathta jote!

6 Të mprehta janë shigjetat e tuapopujt do të bien nën sundimin tënd –në zemra të armiqve të mbretit!

7 Froni yt, o Hyj, në shekuj të shekujve, skeptër drejtësie skeptri i mbretërisë sate!

8 Ti e do drejtësinë, ti e urren padrejtësinë, prandaj të shuguroi Hyji, Hyji yt, me vaj gëzimi gjithkëndin ndër shokët e tu.

9 U vjen era mirë, aloejë e kasje petkave të tua, në pallate – asht elefanti, harpat të argëtojnë.

10 Bija mbretërish janë në përcjelljen tënde, në të djathtë të qëndron mbretëresha, në ar Ofiri e ngrirë.

11 Më vështro, o bijë, shih e dëgjo: harroje popullin tënd dhe shtëpinë e babait tënd,

12 atëherë mbretit do t’i pëlqejë bukuria jote. Ai është zotëria yt, nderoje atë!

13 Populli i Tirit vjen me dhurata, përkrahjen tënde e dëshirojnë princat e popullit.

14 E lavdishme është bija e mbretit përbrenda, e mbështjellë me petk të qëndisur me ar.

15 Në petka lara-lara ia sjellin mbretit, përcjellja e saj, shoqet e saja, vajza.

16 Me hare u prijnë e me brohori, ja, po hyjnë në pallatet e mbretit!

17 Në vend të etërve të tu do t’i kesh fëmijët, do t’i vësh princa mbi mbarë dheun.

18 Do të bëj të përmendet emri yt prej breznie në brezni; prandaj edhe popujt do të të lavdërojnë në amshim e në shekuj të shekujve.



Fjala e Zotit