1 Ma jep të drejtën, o Hyj, mbroje çështjen time prej njerëzve të pafe, më shpëto prej njeriut të keq e dinak.
2 Sepse ti je Hyji i strehimit tim, përse më dëbon, përse të endem i trishtuar, i shkelur prej armiqve?
3 Dërgoje dritën tënde dhe të vërtetën tënde: ato le të më prijnë, le të më përcjellin në malin tënd të shenjtë, në Tendën tënde.
4 Atëherë do të hyj te lteri i Hyjit, tek Hyji i gëzimit të galdimit tim. Do të galdoj, do të të këndoj me harpë, ty, o Hyj, Hyji im!
5 Përse, o shpirti im, lëngon në trishtim? Përse gjëmon në mua? Shpreso në Hyjin, prapë do ta lëvdoj, Shëlbuesin tim, Hyjin tim.