Duke ngarkuar...

< Ps 40 Ps 42 >
Psalmet(Ps 41)
41

1 Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.

2 I lumi ai që e kujton nevojtarin: në ditë të vështirë Zoti do ta shpëtojë.

3 Zoti do ta ruajë, do ta kërthndezë në jetë, të lum do ta bëjë mbi tokë dhe s’do ta lëshojë në duar të armiqve të vet.

4 Zoti do t’i çojë ndihmë mbi shtratin e dhembjeve të tija: do ta përtërish në sëmundjen e tij.

5 Unë thashë: “Ki mëshirë për mua, o Zot, ma shëro shpirtin, sepse mëkatova kundër teje.”

6 Armiqtë e mi flasin keq për mua: “Kur do të vdesë e do t’i harrohet emri”?

7 Po edhe nëse vjen kush të më shohë, flet kotësi, në zemër mbledh paudhësi, del përjashta e më vë në lojë.

8 Të gjithë armiqtë e mi pëshpëritin kundër meje së bashku e ma mendojnë të keqen:

9 “Lëngatë e madhe e ka kapur! Kë kap kjo sëmundje ai më nuk çohet”!

10 Po edhe miku im, në të cilin pata shpresë, që hëngri bukën time, u çua kundër meje.

11 Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua, më shëro dhe unë do t’ua kthej huanë!

12 Me këtë do ta marr vesh se më do nëse nuk lejon të ngihet armiku im në mua,

13 e ma jep dorën për shkak të pafajësisë sime dhe më lejon të rri në praninë tënde për amshim.

14 Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, prej amshimit në amshim. Amen. Amen.



Fjala e Zotit