1 Mjeshtrit të korit. Idutun. Psalm. I Davidit.
2 Thashë: “Do t’ia vë mendjen sjelljes sime që të mos mëkatoj me gjuhën time, fre do t’i vë gojës sime sa të jetë para meje keqbërësi.”
3 Heshta, nuk fola, vër me gojë nuk bëra, por më kot dhembja ime u përtërit.
4 Flakë u ndez në mua zemra, posa më shkonte mendja në të – flakë ndizesha,
5 fola me gjuhën time: “Ma zbulo, o Zot, mbarimin tim, cili është numri i ditëve të mia, që ta di sa e shkurtër është jeta ime”!
6 Ja, në gishta mund të numërohen ditët e jetës sime, jeta ime është asgjë para teje, vetëm avull është çdo njeri.
7 Porsi hije kalon jeta e njeriut, e kotë është krejt puna e tij: ai mbledh visare e s’di kush i gëzon.
8 E tani çka mund të pres, o Zot? Shpresa ime është në ty!
9 Më pastro prej të gjitha fajeve të mia, mos lejo të bëhem loja e të patenzonit!
10 S’bëj zë, gojën nuk e hap sepse je ti ai që vepron.
11 Largoji, deh, prej meje ndëshkimet e tua, se më doli shpirti nën peshën e dorës sate!
12 Ti njëmend me ndëshkim e përmirëson njeriun, porsi tenja e bren dëshirën e tij. Vërtet tytësi është çdo njeri!
13 Dëgjoje, o Zot, lutjen time, vështro klithmat e mia! Mos u bëj i shurdhët ndaj lotëve të mi! Para teje unë jam i huaj, endacak porsi etërit e mi.
14 Më lër njëherë të lirë të marr frymë, para se të shkoj e të mos jem më!