1 Psalm. I Davidit. Jepni Zotit, o bijtë e Hyjit, jepni Zotit lavdinë e fuqinë!
2 Jepni Zotit nderin e Emrit të tij, adhurojeni Zotin në shkëlqimin e shenjtë!
3 Dëgjo! Zoti gjëmon mbi ujëra, Hyji i madhërishëm gjëmon, Zoti bubullin mbi ujëra të mëdha!
4 Dëgjo! Zoti gjëmon fuqishëm, Zoti gjëmon me madhëri!
5 Ja, zëri i Zotit i copëton cedrat, Zoti i thërmon cedrat e Libanit!
6 E bën të kërcejë si viç Libanin, Sarionin si kotorr bizoni!
7 Ja, zëri i Zotit – përhap flakë zjarri,
8 ja, zëri i Zotit e godet shkretëtirën, e godet Zoti shkretëtirën Kades!
9 A ke ç’ndien? Prej tmerrit pjellin shutat, zëri i Zotit i shkurton pyjet! Ndërkaq në Tempullin e tij të gjithë thonë: “Lavdi”!
10 Zoti e ka fronin përmbi përmbytje, Zoti mbretëron përgjithmonë e jetë!
11 Zoti i jep fuqi popullit të vet, Zoti e bekon popullin e vet me paqe.