1 I Davidit Ma jep të drejtën, o Zot, sepse jetoj në pafajësi, i mbështetur në ty nuk kam se si të ligështohem.
2 Më shqyrto, o Zot, e më vër në provë, m’i pastro me zjarr veshka e zemër!
3 Para sysh e kam dashurinë tënde, jetoj e veproj sipas drejtësisë sate.
4 Nuk rri me njerëz të këqij as s’bëj shoqëri me njerëz shtiracakë.
5 I urrej mbledhjet e të paudhëve, e me njerëz të pabesë nuk do të rri.
6 Në pafajsi i laj duart e mia e rreth i sillem lterit tënd, o Zot,
7 për ta shpallur botërisht lavdinë tënde, për t’i kumtuar të gjitha mrekullitë e tua.
8 O Zot, e dua shtëpinë ku ti banon dhe vendin ku qëndron Lavdia jote.
9 Mos e shoqëro shpirtin tim me atë të mëkatarëve as jetën time me atë të gjakësorëve.
10 Në duart e tyre është paudhësia, e djathta e tyre është plot dhurata.
11 E unë jetoj në pafajësinë time, më shpërble, o Zot, e ki dhembje për mua.
12 Tashmë këmba ime shkel në udhë të drejtë: në bashkime do ta bekoj Zotin.