Duke ngarkuar...

< Ps 24 Ps 26 >
Psalmet(Ps 25)
25

1 Davidit. Te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim!

2 Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem! Të mos ngihen në mua armiqtë e mi,

3 dhe askush që shpreson në ty mos u turpëroftë! Turpi i mbuloftë ata që për asgjë tradhtojnë.

4 Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua e m’i mëso shtigjet e tua. He

5 Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Hyji im, Shëlbuesi im, @@@ në ty shpresoj gjithmonë.

6 Të të bien në mend mëshirat e tua, o Zot, dhe dashuria jote që është e amshueshme.

7 Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë:

të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate
për hir të mirësisë sate, o Zot.

8 I ëmbël e i drejtë është Zoti, mëkatarët i kthen në udhë të drejtë,

9 të përvuajtëve u prin në drejtësi, të butëve ua mëson udhën e vet.

10 Të gjitha udhët e Zotit janë mëshirë dhe e vërtetë për ata që mbajnë Besëlidhjen e tij e urdhërimet.

11 Pashë Emrin tënd, o Zot, ma fal mëkatin: njëmend është i madh.

12 A ka njeri që e druan Zotin? Vetë Zoti ia mëson udhën që duhet të marrë.

13 Ai do ta kalojë jetën në mirëqenie, pasardhësit e tij do ta trashëgojnë dheun.

14 Miqësisht sillet Zoti me ata që e druajnë, për t’ua njoftuar Besëlidhjen e vet.

15 Sytë e mi përherë i drejtoj te Hyji, sepse ai i nxjerr këmbët e mia prej lakut.

16 Më shiko, o Zot, e ki dhembje për mua, sepse jam i vetmuar e i mjerë.

17 Lehtësoji dhembjet e zemrës sime e më nxirr nga vështirësitë e mia.

18 Shihe përvujtërimin tim dhe mundimin dhe m’i fal të gjitha fajet e mia.

19 Shikoji armiqtë e mi: se ç’u shumuan dhe më urrejnë me urrejtje të tërbuar!

20 Ruaje shpirtin tim dhe më shpëto; mos lejo të turpërohem pasi jam në ndoren tënde.

21 Le të më mbrojë pafajësia dhe drejtësia, sepse në ty e kam vënë shpresën.

22 Shpëtoje, o Hyj, Izraelin prej të gjitha vështirësive të tija.



Fjala e Zotit