1 Psalm. I Davidit. E Zotit është toka dhe gjithçka ajo ka, rruzulli mbarë e të gjithë banorët e tij.
2 Ai vetë e themeloi mbi dete, dhe e bëri të qëndrueshme mbi lumenj.
3 Kush do të ngjitet mbi malin e Zotit e kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
4 Ai që duart i ka të pafajshme e zemrën të pastër, ai që nuk e drejtoi shpirtin e vet në kotësi, ai që nuk betohet në gënjeshtër.
5 Ky do ta marrë bekimin prej Zotit, shfajësimin e Hyjit, Shëlbuesit të vet.
6 E tillë është breznia e atyre që kërkojnë Zotin, e atyre që kërkojnë fytyrën e Hyjit të Jakobit.
7 “Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj! Lartësohuni, o dyer të amshueshme, që të hyjë Mbreti i lavdisë”!
8 Kush është ky Mbreti i lavdisë? Zoti, i Forti, Ngadhënjyesi! Zoti, Ngadhënjyes në luftë!
9 Lartësoni, o dyer, ballnikët tuaj, lartësohuni, o dyer të amshueshme, që të hyjë Mbreti i lavdisë!
10 “E kush është ky Mbreti i lavdisë? Ai, Zoti i Ushtrive, ai vetë është Mbreti i lavdisë”!