1 Psalm. I Davidit. Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon.
2 Më pushon kullotave të gjelbra, më prin në ujëra të qeta,
3 shpirtin ma përtërin. Ai më prin shtigjeve të drejta në saje të dashurisë së Emrit të vet.
4 Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua: thupra jote dhe kërraba për mua janë ngushëllim.
5 Ti ma shtron tryezën përpara ndër sy të armiqve të mi, me vaj erëmirë kokën ma lyen, gotën ma mbush plot e përplot.
6 Hiri dhe mirësia do të më përcjellin në të gjitha ditët e jetës sime, do të banoj në shtëpinë e Zotit derisa të jem gjallë.