1 Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.
2 Të dëgjoftë Zoti në ditë të vështirë, zot të daltë Emri i Hyjit të Jakobit!
3 Ta çoftë ndihmën prej Shenjtërores e të mbroftë nga Sioni!
4 i rëntë në mend për të gjitha flitë e tua, u kënaqtë në flinë tënde të shkrumbimit!
5 I plotësoftë të gjitha dëshirat e tua, i çoftë në vend të gjitha synimet e tua!
6 U gëzofshim për ngadhënjimin tënd, lart i ngritshim flamujt për nder të Emrit të Hyjit! I plotësoftë Zoti të gjitha kërkesat e tua!
7 Tani po e di se Zoti e shpëton të shuguruarin e vet, e dëgjon nga qielli i vet i shenjtë me fuqi ngadhënjyese të së djathtës së vet.
8 Disa mburren me qerre e disa me kuaj: ne në Emër të Zotit, Hyjit tonë, jemi të fortë.
9 Ata rrëshqitën dhe u rrëzuan, ne qëndrojmë drejt, të pathyeshëm.
10 O Zot, shpëtoje mbretin tonë, na dëgjo kur të të thërrasim në ndihmë.