< Ps 1 Ps 3 >
Psalmet(Ps 2)
2

1

Përse paganët çohen peshë
e përse popujt bluajnë punë të kota?

2 Mbretërit e tokës po ngrihen,
princat me përbetim çohen kundër Zotit e Mesisë së tij:

3 “Le t’i këputim vargjet e tyre,
le ta flakim prej nesh zgjedhën e tyre”!

4 Qeshet Ai që selinë e ka në qiell,
i Larti Zot i përqesh ata!

5 Pastaj u thotë në hidhërimin e vet,
me zemërimin e hidhërimit të vet i huton:

6 “Unë e kam shuguruar mbretin tim
mbi Sion, malin tim të shenjtë”!

7 Unë do ta shpall vendimin e Zotit.
Ai më tha: “Ti je im Bir,
unë sot të linda!

8 M’i kërko e unë për pronë do të t’i jap popujt,
nën sundimin tënd gjithçka përfshin toka.

9 Sundo mbi ta me skeptër hekuri
dhe do t’i thyesh porsi vegsha vorbëtari”!

10 E tanipra, merrni vesh, o mbretër,
mësoni ju që gjykoni dheun!

11 Shërbejini Zotit me druajtje të madhe,
nënshtrojuni Atij me nderim e dridhje,

12 bëni siç kërkon Ai që të mos hidhërohet
e të sharroni nga udha.
Papritmas flakë i ndizet zemërimi.
Lum zemra e atyre që shpresojnë në Të!



Fjala e Zotit