1
Mjeshtrit të korit. Psalm. I Davidit.
2 Më shpëto, o Zot, prej njeriut të keq,
më mbro prej njeriut të dhunshëm.
3 Prej atyre që mendojnë të këqija në zemër,
që gjithë ditën trillojnë luftëra.
4 Porsi gjarpri e mprehin gjuhën e vet:
nën buzë e kanë vrerin e nëpërkës.
5 Më ruaj, o Zot, prej kthetrave të mëkatarit,
më mbro prej njeriut të dhunshëm,
sepse mendojnë të ma vënë nënkëmbëzën.
6 Krenarët ma fshehën grackën
me litar ma përgatitin rrjetën,
gjatë udhës m’i ngrehin kurthet.
7 I thashë Zotit: “Ti je Hyji im,
dëgjoje, o Zot, britmën e lutjes sime.
8 O Zot, o Zot, fuqia e shëlbimit tim,
ma mbrojte kokën ditën e përleshjes”.
9 Mos lejo të shkojnë në vend dëshirat e keqbërësit,
mos premto t’i çojë në vend synimet e veta.
10 Çojnë kokë ata që më rrethojnë:
rëntë mbi ta e keqja e buzëve të tyre!
11 Mbi ta rënçin gacat e zjarrit,
i plandossh në gropë e mos dalshin!
12 Jetë mos pastë mbi dhe njeriu shpifës,
e i dhunshmi u shoftë mbi faqe të dheut.
13 E di se Zoti e mbron çështjen e të mjerit
dhe ia jep të drejtën të vobektit.
14 Po të drejtët do të lavdërojnë Emrin tënd,
shenjtërit do të jetojnë në praninë tënde.