1
Mjeshtrit të korit. I Davidit.
Tha i marri në zemrën e vet: “Nuk ka Perëndi!”
U prishën të gjithë, veprat e tyre të urryeshme,
s’ka më njerëz të ndershëm!
2 Prej qiellit Zoti vëren
drejt bijve të njerëzve
që të shohë në ka ndonjë njeri të mençëm,
ndonjë që e kërkon Hyjin.
3 Të gjithë e lanë rrugën,
të gjithë së bashku u prishën,
4 A thua s’do të zënë mend ata që bëjnë keq,
ata që përpijnë popullin tim siç e hanë bukën?
Nuk e thërrasin në ndihmë Emrin e Zotit,
5 pra, një ditë do të dridhen prej tmerrit,
sepse Hyji është me brezninë e të drejtëve.
6 Dëshironi ndoshta ta çoni kotsynimin e të mjerit?
Dijeni veç se Zoti është strehimi i tij.
7 Izraelit i ardhtë shëlbimi prej Sionit!
Kur ta kthejë Zoti popullin e vet nga robëria,
seç do të gëzojë Jakobi, seç do të galdojë Izraeli!