1
ALELUJA!
Lëvdojeni Emrin e Zotit,
lëvdojeni ju, o shërbëtorët e Zotit,
2 që qëndroni në Shtëpinë e Zotit,
në oborret e Shtëpisë së Hyjit tonë!
3 Lavdëroni Zotin sepse i mirë është Zoti,
këndoni Emrit të tij sepse është i ëmbël!
4 Sepse Zoti e zgjodhi Jakobin për vete,
Izraelin për pronën e vet.
5 Unë e di mirë se i madh është Zoti,
Hyji ynë është mbi të gjithë hyjtë.
6 Gjithçka do Zoti bën në qiell e në tokë,
në det e në të gjitha humnerat.
7 Bën të mblidhen retë prej skajeve të tokës,
me vetëtima e prodhon shiun,
erën e nxjerr nga vendet e strehimit.
8 Ai Egjiptit ia mbyti të parëlindurit