< Ps 133 Ps 135 >
Psalmet(Ps 134)
134

1

Këngë shtegtimi.
Tani bekojeni Zotin
të gjithë ju, shërbëtorët e Zotit,
që qëndroni natën në Shtëpinë e Zotit.

2 Ngritni duart tuaja drejt Shenjtërores
e bekojeni Zotin!

3 Prej Sionit të bekoftë Zoti
që krijoi qiellin e tokën!



Fjala e Zotit