< Ps 123 Ps 125 >
Psalmet(Ps 124)
124

1

Këngë shtegtimi. E Davidit.
Po të mos kishte qenë Zoti me ne
le ta pohojë ballafaqe Izraeli –

2 po të mos kishte qenë Zoti me ne,
kur njerëzit u ngritën kundër nesh:

3 atëherë do të na kishin përpirë gjallë,
kur u mori flakë zemërimi kundër nesh.

4 Atëherë ujët do të na kishte marrë,
rrjedha e përroit do të na kishte marrë,

5 do të na kishin mbytur
valët e ujërave të tërbuara!

6 Qoftë bekuar Zoti
që s’na dha kafshatë
për dhëmbët e tyre!

7 Shpirti ynë shpëtoi si trumcaku
prej gracke të gjuetarëve:
laku u këput
e ne shpëtuam!

8 Ndihma jonë është në Emër të Zotit,
që krijoi qiellin e tokën.



Fjala e Zotit