< Ps 122 Ps 124 >
Psalmet(Ps 123)
123

1

Këngë shtegtimi. E Davidit.
Drejt teje po i lartësoj sytë, e mi,
drejt teje që banon në qiell.

2 Ja, porsi sytë e shërbëtorëve
drejt dorës së zotërinjve të vet,
porsi sytë e shërbëtores
drejt duarve të zonjës së vet,
ashtu priren sytë tanë drejt Zotit, Hyjit tonë,
derisa të ketë mëshirë për ne.

3 Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne,
sepse për së tepërmi na kanë mbuluar me përbuzje.

4 Sepse u ngi së tepërmi shpirti ynë
me përqeshje të të ngopurve,
me përbuzje të krenarëve.



Fjala e Zotit